Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit

5 August 2025 at 15:55

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Po atë ditë, në mbrëmje, thuhet se i njëjti u inkuadrua drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temë “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se përmes video-linkut, pas pyetjeve të moderatorit të emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzës, kishte deklaruar “Unë konsideroj që çdo njëri i cili bon të këqija siç bon Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër, sepse ajo është tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me këto veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij, Klinaku më 1 gusht deklaroi për “Betimi për Drejtësi” se mezi pret të ballafaqohet në Gjykatë me Kurtin.

“Mezi s’po pres me u ballafaqu, e postova edhe në FB një reagim”, kishte thënë ai./BetimipërDrejtësi/

The post “Më parë e vras Albin Kurtin…”- Aktakuza e plotë ndaj Klinakut dhe Selmanit për kanosjen ndaj Kurtit appeared first on Telegrafi.

“Zëra”, Episodi 4: Emirjon Senja analizon formësimin e realitetit përmes Inteligjencës Artificiale (AI)

4 August 2025 at 17:18

Në serinë e katërt të sezonit të katërt të podkastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu trajton me gazetarin dhe studiuesin e medias Emirjon Senja formësimin e realitetit ku jetojmë përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Në bisedë trajtohen çështje sikurse dezinformimi dhe se si duhet të mësohemi ta dallojmë atë dhe të mbrohemi prej tij; si mund gazetarët dhe punonjësit e medias të përdorin AI pa ndikuar në origjinalitetin dhe etikën e informacionit dhe po ashtu u sollën raste konkrete ku foto apo video të pavërteta të gjeneruara me AI kanë spikatur në narrativën publike.

Emirjon Senja, i angazhuar prej vitesh si gazetar dhe njohës i fushës së medias sjellë në bisedë një perspektivë personale sa i takon përdorimit të AI, por edhe të përgjithshme kur bëhet fjalët për mënyrën se si ne si qytetarë duhet ti qasemi informacionit ditët e sotme.

Sipas Senjës nëse më herët flisnim për foto të manipuluara, sot kemi video me figurë dhe zë të manipuluar.

“Unë besoj që e gjithë shoqëria nuk është ende gati për t’u përballur me këtë fluks të madh informacioni në radhë të parë, informacioni të manipuluar në radhë të dytë dhe me këtë potencial të jashtëzakonshëm që ka AI e bashkangjitur edhe me potencialin që kanë algoritmet në rrjetet sociale për të targetuar në mënyrë të shpejtë audienca të mëdha”, u shpreh Emirjon Senja në bisedën në “Zëra”.

Sipas tij me përdorimin e AI edhe format e dezinfomimit janë sofistikuar, duke ndikuar në vendimmarrje, votë apo krijimin e një perceptimi të gabuar për një çështje të caktuar. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të dyshojmë gjithçka lexojmë dhe shikojmë.

“Gjithmonë për këtë sugjeroj bërjen e një liste të shkurtër të mediave që ti i beson. Dy media, tre media”, u shpreh Emirjon Senja.

Sipas Senjës, duhet të ndajmë informacionin që kemi parë në rrjetet sociale me atë që kemi lexuar në një media të caktuar, qoftë në televizon apo edhe online.

“Jo gjithçka që del në ekran është domosdoshmërisht e vërtetë. Pra nuk jemi më në kohën që e pashë ne televizor dhe kjo është e vërtetë”, deklaroi Senja.

Në kohën kur inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pandashme, media ka një rol t shtuar në verifikimin e informacionit dhe në qartësimin e tij për publikun.

“Me Institutin e Medias kemi bërë një udhëzim për mënyrën se si duhet të përdoret përmbajtja e gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe një ndër pikat është që media duhet të vendosë një shënim në foto ose në tekst kur kemi të bëjmë me një përmbajtje të prodhuar e inteligjencë artificiale”, tha Emirjon Senja në “Zëra”.

Sot, edhe vetë platformat janë përshtatur me zhvillimet teknologjike.

“Edhe nëse mediat sot nuk duan ta bëjnë këtë gjë, vetë platformat, rasti më i fundit është META , në momentin që percepton që një imazh, një përmbajtje është prodhuar me AI, nuk të lejon që ti ta publikosh nëse nuk bën një shënim atje që imazhi i prodhuar me AI dhe e shënon këtë gjë”, solli në vëmendje Senja.

Në radhët e gazetarëve, përdorimi i AI tanimë është i pashmangshëm, mirëpo Senja e sheh si një mjet që ndihmon në punën e tyre, duke kërkuar që të respektohen parimet e etikës, transparencës dhe mbikëqyrjes njerëzore.

Ndiq gjithashtu:

The post “Zëra”, Episodi 4: Emirjon Senja analizon formësimin e realitetit përmes Inteligjencës Artificiale (AI) appeared first on Citizens.al.

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

By: Ela
26 July 2025 at 19:30

“Pellazgjishtja e lashtë është një gjuhë parahelene e zhdukur (ndërkohë që shqipja e sotme është një pasardhëse e vërtetë e saj…Pellazgjishtja e lashtë, nga e cila rrjedh shqipja e sotme, ka qenë gjuhë zanafillore e folur në Europë, Egje dhe Azinë e Vogël qysh të paktën prej viteve 6500 para Krishtit – koha e Neolitit)…”, […]

The post “Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes appeared first on BoldNews.al.

Pse gratë “kontrollojnë” më shumë ish-in, edhe kur janë “over it”?

By: gaze tare
21 July 2025 at 19:40

Sipas një studimi të botuar në Cyberpsychology, Behavior, and Social Networking Journal, gratë priren më shpesh se burrat të shikojnë profilin e ish-it në rrjete sociale, edhe kur ndihen të çliruara nga lidhja.

Psikologët shpjegojnë se kjo sjellje nuk lidhet me fiksimin, por me nevojën për përpunim emocional, kuriozitet… apo thjesht nga zakoni.

Ndërkohë, burrat kanë më shumë gjasa të distancohen plotësisht pas një ndarje.

Nëse ndonjëherë je kapur duke shfletuar faqen e partneres së re të ish-it, qoftë edhe nga një profil “i fshehtë”, nuk je aspak e vetmja.

The post Pse gratë “kontrollojnë” më shumë ish-in, edhe kur janë “over it”? appeared first on iconstyle.al.

Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje

By: gaze tare
10 July 2025 at 19:48

Noizy është liruar pas ndalimit të bujshëm nga autoritetet zvicerane, ngjarje që bëri jehonë të madhe në mediat rozë dhe rrjete sociale. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Në deklaratën e tij, Noizy shkruan se nuk mundi të performonte në koncertin e planifikuar të shtunën mbrëma, për shkak të një procedurë verifikimi nga autoritetet, të cilën e quan të padrejtë dhe të shkaktuar nga një shpifje e pastër.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran,” shkruan ai.

The post Lirohet Noizy! Reperi reagon pas ndalimit në Zvicër: Ishte një shpifje appeared first on iconstyle.al.

Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit!

By: gaze tare
2 July 2025 at 14:44

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Rasti ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, përfshirë edhe figura publike si Luiz Ejlli.

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania ka reaguar me tone të ashpra në rrjet, duke shpërthyer ndaj aktit makabër. Në një postim në Instagram, Luizi shkruan:

Screenshot

The post Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit! appeared first on iconstyle.al.

Aplikoni për vizë amerikane? Ja çfarë duhet të dini para se të dorëzoni kërkesën

By: gaze tare
25 June 2025 at 12:50

Një ndryshim i rëndësishëm ka hyrë në fuqi për të gjithë aplikantët e vizave amerikane të kategorive F, M dhe J. Autoritetet amerikane kërkojnë tashmë që aplikantët të kenë llogaritë e tyre të rrjeteve sociale të vendosura në mënyrë publike, për qëllime verifikimi të identitetit dhe vlerësimit të qëllimeve të udhëtimit.

Fshehja apo mosdeklarimi i informacionit të rrjeteve sociale mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë refuzimin e vizës dhe ndalimin nga aplikimet e ardhshme.

Rekomandohet që të gjitha informacionet online të jenë të përputhshme me të dhënat në aplikacion dhe që profili publik të reflektojë qëllimet e deklaruara për udhëtimin në SHBA.

The post Aplikoni për vizë amerikane? Ja çfarë duhet të dini para se të dorëzoni kërkesën appeared first on iconstyle.al.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut

By: user7
25 June 2025 at 11:05

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale. Bëhet fjalë për të ardhura të përfituara nga platformat Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google dhe PayPal.

Sipas njoftimit, nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara. Në deklaratën e shpërndarë thuhet se Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Në përfundim të njoftimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

POSTIMI:

Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.

The post Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis hetim ndaj “VIP-ave” të TikTok-ut appeared first on Lapsi.al.

Përndiqte 33 vjeçaren dhe hapte rrjete sociale me emrin e saj, në kërkim 54-vjeçari në Tiranë

13 June 2025 at 11:34

Një 54 vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim. Ky person me inicialet J.D. ka keqpërdorur të dhënat e një gruaje 33-vjeçare duke hapur llogari në rrjetet sociale me të dhënat e saj.

Gjithashtu, sipas policisë, ky person i ka përdorur llogaritë sociale për të përndjekur 33-vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur llogari në rrjete sociale, me kredencialet e një 33-vjeçareje, si dhe e ka përndjekur atë, nëpërmjet këtyre llogarive. Punohet për kapjen e 54-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Euronews/

The post Përndiqte 33 vjeçaren dhe hapte rrjete sociale me emrin e saj, në kërkim 54-vjeçari në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Macron sfidon platformat: Nën 15 vjeç, jashtë rrjeteve sociale

By: user 8
11 June 2025 at 13:37

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën mbrëma se do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç në Francë “në muajt në vijim” nëse nuk arrihet përparim në nivelin e BE-së.

Greqia, e mbështetur nga Franca dhe Spanja, po udhëheq përpjekjet për të detyruar BE-në të kufizojë ndjeshëm kohën që adoleshentët mund të kalojnë online. Por Macron, duke folur për publikun francez pas vrasjes së një asistenti mësimor në një shkollë të mesme mëngjesin e së martës, dëshiron të veprojë më shpejt.

“Nuk mund të presim,” tha Macron, duke folur për televizionin France 2 pas vrasjes në Nogent, Haute-Marne.

Ai njoftoi gjithashtu se do të vendoset verifikimi i moshës në Francë për faqet që shesin thika online, të ngjashëm me masat që aktualisht zbatohen për faqet pornografike.

“Një 15-vjeçar nuk do të mund të blejë më një thikë online. Kjo do të thotë që do të vendosim gjoba të mëdha financiare dhe ndalime,” premtoi ai. Më herët, Kryeministri François Bayrou kishte njoftuar se dëshiron të ndërmarrë shpejt hapa për të ndaluar shitjen e “të gjitha thikave” për të miturit.

Më vonë në mbrëmje, në një postim në X, Macron shkroi:

“Po ndaloj rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Platformat kanë aftësinë për të verifikuar moshën. Le ta bëjmë.”

Autoritetet franceze janë tashmë në proces për të detyruar disa rrjete sociale, duke përfshirë X, Reddit, Bluesky dhe Mastodon, të vendosin verifikim moshe, duke i klasifikuar si faqe pornografike.

Masat franceze që detyrojnë faqet pornografike të verifikojnë moshën e përdoruesve hynë në fuqi më 7 qershor, duke bërë që faqja më e madhe e pornografisë në botë, Pornhub, të ndalojë funksionimin në Francë. Kjo shkaktoi një rritje të menjëhershme të kërkesës për shërbime VPN, të cilat i lejojnë përdoruesit të mashtrojnë faqet duke menduar se ndodhen në një vend tjetër.

Ky është një veprim i paprecedentë për një shtet si Franca, që historikisht është pozicionuar si një mbrojtëse e lirive civile dhe të drejtave individuale në Evropë. Ndërhyrja direkte e shtetit në kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, përmes ndalimit të plotë dhe mekanizmave të detyrueshëm për verifikimin e moshës, shënon një kthesë të fortë në qasjen ndaj teknologjisë dhe lirisë së shprehjes në epokën digjitale. Ajo pasqyron një alarm në rritje për ndikimin e platformave sociale te të rinjtë dhe një gatishmëri për të sakrifikuar aksesin në emër të sigurisë dhe rendit publik. ©LAPSI.AL 

The post Macron sfidon platformat: Nën 15 vjeç, jashtë rrjeteve sociale appeared first on Lapsi.al.

Tiranë/ Denoncimi i 21-vjeçares: Më kanë hapur profil fals për të më prishur imazhin

By: Ardit
11 June 2025 at 10:55

Një 21-vjeçare ka kallëzuar në policinë  e Tiranës se i kanë hapur një profil fals në rrjetet sociale dhe po i prishin imazhin. Ndërsa policia thekson se po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. “Me datë 10.06.2025, shtetasja S. H., 21 vjeç, kallëzon se në rrjete sociale i është hapur […]

The post Tiranë/ Denoncimi i 21-vjeçares: Më kanë hapur profil fals për të më prishur imazhin appeared first on BoldNews.al.

Gjysma e Shqipërisë online, 1.4 milionë përdorues aktiv të rrjeteve sociale

By: fra nc
20 May 2025 at 13:38

Sipas një raporti të DataReportal, shqiptarët vazhdojnë të shprehen fuqishëm në fjalorin online. Për të gjashtin vit radhazi, fjala “translate” kryeson listën e termave më të kërkuar në Google, e ndjekur nga “Google”, “Albania”, “Moti” dhe “YouTube”.

Në fushën e argëtimit, shqiptarët kanë shije të ndryshme, me filma si Upgraded, Culpa Mía, The Idea of You dhe Road House ndër më të kërkuarit. Klasikët e televizionit amerikan si Modern Family, Grey’s Anatomy dhe Desperate Housewives mbeten gjithashtu ndër më të ndjekurit.

Të dhënat për janarin e vitit 2025 tregojnë se Shqipëria ka rreth 1.41 milion përdorues aktivë të rrjeteve sociale, që përbëjnë 50.7% të popullsisë. Megjithatë, këto shifra mund të përfshijnë përdorues me llogari të shumta ose llogari jo reale.

Facebook dhe Instagram kanë nga 1.2 milion përdorues secili, pa ndryshime nga viti i kaluar. TikTok, megjithatë, ka një ulje të përdoruesve, duke rënë në 1.41 milion në janar 2025, krahasuar me 1.53 milion vitin e kaluar.

Në rritje është LinkedIn, që ka shënuar një rritje prej 80 mijë përdoruesish, duke arritur në 660 mijë anëtarë aktivë. Më shumë se gjysma e përdoruesve janë nga grupmosha 25–34 vjeç, me një përqindje prej 54.1%.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjysma e Shqipërisë online, 1.4 milionë përdorues aktiv të rrjeteve sociale appeared first on Euronews Albania.

Rrjetet sociale: Mik apo armik i marrëdhënieve tona personale?

By: gaze tare
18 May 2025 at 19:37

Në ditët e sotme, kur pothuajse çdo moment i jetës ndahet në Instagram, Facebook apo TikTok, lind pyetja: a po i forcojnë rrjetet sociale marrëdhëniet tona personale, apo po krijojnë probleme?

Në një botë ku “like”-t dhe komentet shpesh lexohen si sinjale dashurie, shumë çifte përballen me xhelozi dhe keqkuptime për shkak të postimeve të partnerit. Për shembull, “pse më ke hequr nga lista e miqve?” apo “përse ky po të komenton?”

Ekspertët thonë se rrjetet sociale mund të krijojnë pritshmëri të paarsyeshme, ku jeta e çifteve të tjerë duket e përsosur, ndërsa e jona duket e mbushur me tensione dhe mosmarrëveshje.

Krahasimet dhe postimet e vazhdueshme krijojnë presion për të qenë “perfektë” dhe shpesh ndërtojnë mure mes dy njerëzve që janë bashkë.

Por jo gjithçka është negative. Rrjetet sociale mund të jenë edhe një mënyrë për të qëndruar afër, për të ndarë momente të bukura dhe për të mbajtur lidhjen gjallë edhe kur jemi larg.

Çelësi? Kufijtë dhe besimi. Sepse asnjë “like” nuk mund të zëvendësojë një bisedë të sinqertë apo një përqafim në jetën reale.

Pra, a janë rrjetet sociale miq apo armiq i marrëdhënieve tona? Përgjigjja varet nga ne — nga mënyra se si i përdorim.

The post Rrjetet sociale: Mik apo armik i marrëdhënieve tona personale? appeared first on iconstyle.al.

Dashuritë që nisin në DM: romantizëm modern apo thjesht për konsum?

By: gaze tare
16 May 2025 at 10:50

Nëse dikur njiheshe në shkollë, në punë, ose në ndonjë lokal, sot gjithçka nis nga… një emoji. Ndoshta një koment në story. Ndoshta ai “më doli në explore” që tani është fjalia më e përdorur në Shqipëri për të çelur bisedë.

Ka nga ata që nga DM kanë përfunduar në pushime, në bashkëjetesë, në dasmë. Ka dhe nga ata që s’kanë shkuar kurrë përtej një “Seen-i” pas një mesazhi 3 rreshta. Dhe natyrisht… ka edhe histori që kanë përfunduar në faqe rozë, me screen të publikuara, thumbime dhe unfollow publik.

Në 2025, lidhjet nuk janë më sekrete – janë një “screenshot larg” nga trending page-i.

Fakti është: rrjetet sociale kanë ndryshuar gjithçka. Të bëjnë të ndihesh i zgjedhur, i veçantë, derisa të kuptosh që e njëjta frazë i është dërguar dhe pesë të tjerëve.

Por prapë… të gjithë i hapim DM-të me pak kuriozitet dhe pak shpresë, apo jo?

The post Dashuritë që nisin në DM: romantizëm modern apo thjesht për konsum? appeared first on iconstyle.al.

MESAZHI/ Papa Leoni XIV bën postimin e parë në rrjetet sociale

14 May 2025 at 07:21

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka nisur përdorimin e rrjeteve sociale zyrtare të Vatikanit, me një postim në “Instagram “për herë të parë të martën ku ka përsëritur fjalët e njëjta që i ka thënë kur u zgjodh: “Paqja qoftë me ju të gjithë”.

Postimi përfshin disa nga fotografitë që dokumentojnë ditët e para të tij si papë.

Vatikani ka thënë se do t’i ruajë postimet nga Papa Françesku. Vatikani hapi faqen zyrtare në rrjete sociale  në vitin 2012 gjatë mandatit të Papa Benediktit XVI, raportojnë mediat e huaja.

Llogaritë menaxhohen nga zyrtarë të Vatikanit, në emër të papës./abcnews.al

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion

10 May 2025 at 11:45

Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”. “Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, […]

The post Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion appeared first on Reporter.al.

Vetmia në moshë të re: Pse ndihen të rinjtë më të izoluar se kurrë më parë

By: gaze tare
7 May 2025 at 11:14

Në një epokë ku lidhjet virtuale janë më të shumta se kurrë, paradoksi më i madh i brezit të ri është ndjenja e thellë e vetmisë. Të rinjtë – që sipas stereotipeve duhet të jenë në kulmin e jetës sociale – po raportojnë nivele të larta izolimi emocional, ankthi dhe boshllëku të brendshëm.

Psikologët e lidhin këtë dukuri me disa faktorë: varësia nga rrjetet sociale, presioni për të qenë “të suksesshëm” dhe mungesa e lidhjeve të sinqerta në jetën reale. Në vend të bisedave të thella, komunikimi sot është zëvendësuar nga “seen”-i, “likes”-at dhe story-t 24 orëshe që rrallë pasqyrojnë realitetin emocional.

Vetmia nuk është thjesht ndjenja e të qenit vetëm – është një boshllëk i brendshëm që shpesh shoqërohet me ndjesinë se askush nuk të kupton. Dhe për të rinjtë, kjo ndjenjë mund të përkthehet në dëshpërim, depresion dhe tërheqje sociale.

Rrjetet sociale kanë krijuar një iluzion të afërsisë, por mungesa e kontakteve të vërteta njerëzore është ajo që po lëndon më shumë. “Unë kam 5 mijë ndjekës, por ndonjëherë nuk kam asnjë që të më dëgjojë vërtet”, është një frazë që ndjehet gjithnjë e më shumë nga ky brez.

A është koha të rikthejmë lidhjet reale? Të mësojmë të dëgjojmë, të flasim për ndjenjat dhe të pranojmë që edhe vetmia është njerëzore – por jo diçka që duhet përjetuar vetëm.

The post Vetmia në moshë të re: Pse ndihen të rinjtë më të izoluar se kurrë më parë appeared first on iconstyle.al.

Në pasqyrën e filtrit: Obsesioni i vajzave për ‘perfeksionin’ që nuk ekziston

By: gaze tare
2 May 2025 at 14:58

Në një epokë ku ekrani është bërë pasqyra më e përdorur, gjithnjë e më shumë vajza po kapen në grackën e një realiteti të modifikuar – atë të filtrave.

Ajo që dikur njihej si një prekje estetike për ndriçim apo kontrast, tani është kthyer në një obsesion kolektiv për “fytyrën ideale”. Jo rrallë ndodh që një vajzë të mos njohë më veten pa filtër – e më keq akoma, të mos e pëlqejë më versionin e saj natyral.

Ky kult i perfeksionit të rremë po bën që vajzat të mos bëjnë më selfie pa “face-tune”, të kërkojnë të njëjtën pamje edhe te mjeku estetist, dhe të masin bukurinë me metrin e një aplikacioni. Filtri nuk është më thjesht një vegël vizuale – është bërë një standard vetëvlerësimi.

Ndryshe nga çdo epokë tjetër, sot bukuria nuk përcaktohet nga natyra, por nga algoritmi. Dhe ajo që është më e frikshme: nëse dikur vajzat krahasoheshin me njëra-tjetrën, sot krahasohen me një version të përpunuar të vetes. E humbasin identitetin, por nuk e kuptojnë, sepse duken “të bukura”.

Psikologët flasin për një “dysmorfizëm dixhital” – një lloj shqetësimi emocional ku filtri bëhet më i pranueshëm se fytyra reale. Dhe teksa rrjetet sociale ushqejnë këtë iluzion me çdo story apo reel, vajzat humbasin lidhjen me trupin dhe vetveten.

Në fund të ditës, ajo që mbetet është një pasqyrë e zbrazët: një version i përmirësuar për të tjerët, dhe një boshllëk i ndjeshëm për veten. Sepse kur obsesioni bëhet filtri, realiteti humbet ngjyrat.

The post Në pasqyrën e filtrit: Obsesioni i vajzave për ‘perfeksionin’ që nuk ekziston appeared first on iconstyle.al.

Fushata sociale dhe fuqia e mediave sociale: Si mund të bëjmë një ndryshim?

By: gaze tare
30 April 2025 at 15:56

Mediat sociale kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e përditshme dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndryshimin e shoqërisë. Ato ofrojnë mundësinë për të ndarë mesazhe që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë, duke krijuar mundësi për angazhim dhe veprime konkrete. Fushatat sociale të suksesshme kanë treguar se mediat sociale mund të jenë një mjet shumë i fuqishëm për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar kauza që i japin rëndësi çështjeve shoqërore si të drejtat e njeriut, mjedisi, barazia gjinore dhe shumë të tjera.

Një shembull i suksesshëm është lëvizja “MeToo”, e cila ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mënyrën se si njerëzit shohin dhe trajtojnë ngacmimin seksual dhe abuzimin. Kjo fushatë, e cila ka filluar si një postim të thjeshtë në Twitter, u bë një fenomen global që frymëzoi mijëra individë për të ndarë përvojat e tyre dhe për të kërkuar ndryshim. Përdorimi i mediave sociale ka mundësuar që ky mesazh të arrijë miliona njerëz dhe të krijojë një debat të rëndësishëm për sfidat që gratë dhe vajzat përballen.

Fushatat sociale që përdorin platformat si Facebook, Twitter dhe Instagram mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ndërgjegjësimin e publikut dhe të krijojnë mundësi për të mbështetur kauza që ndihmojnë individët, komunitetet dhe shoqërinë në përgjithësi. Ajo që është e rëndësishme është se këto fushata mund të shërbejnë si një mjet për të shënuar ndryshime të vërteta dhe për të nxitur veprime pozitive që mund të përmirësojnë jetën e shumë njerëzve.

The post Fushata sociale dhe fuqia e mediave sociale: Si mund të bëjmë një ndryshim? appeared first on iconstyle.al.

Shëndeti mendor në epokën e “perfeksionit” në rrjete sociale

By: gaze tare
24 April 2025 at 11:40

Në një botë ku gjithçka është për t’u parë, jemi mësuar të tregojmë më shumë seç ndjejmë dhe të fshehim më shumë seç duhet. Instagram, TikTok, Snapchat… janë kthyer në pasqyra digjitale ku nuk shohim më veten, por versionin që duam të shesim.

Shëndeti mendor po përkeqësohet, jo vetëm nga ngarkesa e jetës, por nga presioni për të qenë gjithmonë mirë. Duhet të jesh i bukur, i suksesshëm, i lumtur, krijues, i palodhur. Nuk ka vend për pasiguri, për dobësi, për mërzi. Sepse “çfarë do thonë njerëzit” – është kthyer në standard jetese.

Por realiteti nuk është me filtër. Askush nuk e kalon ditën në Bali, nuk ha çdo mëngjes “avokado toast”, dhe nuk e ka jetën e planifikuar me ngjyra pastel. Këto janë çaste të shkëputura, të kuruara, që ne i konsumojmë si të ishin norma – dhe pastaj krahasojmë jetën tonë të papërkryer me një iluzion perfekt.

Në këtë krahasim të përditshëm, vetëbesimi zbehet. Lumturia zbehet. Realiteti zbehet.

Shëndeti mendor nuk përkeqësohet gjithmonë nga trauma – ndonjëherë mjafton krahasimi i heshtur me dikë që nuk e njeh fare, por që të bën të ndihesh pas, mbrapa, jo mjaftueshëm.

Ndaj ndonjëherë, mbroje veten nga rrjeti – jo për të ikur nga bota, por për të rigjetur veten në të.

The post Shëndeti mendor në epokën e “perfeksionit” në rrjete sociale appeared first on iconstyle.al.

❌
❌