Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktorja e filmave për të rritur: Do të doja të xhiroja një skenë në hapësirë

By: user 6
10 July 2025 at 21:44

Një nga yjet më të njohura të industrisë së filmave për të rritur, Angela White, ka zbuluar disa sekrete nga prapaskenat e karrierës së saj, përfshirë dëshirën më të pazakontë: të xhirojë një skenë intime në hapësirë!

E shpallur tri herë “Performuesja Femër e Vitit” dhe e nderuar në “Sallën e Famës” të AVN, australiania ka pranuar se ndonëse ka shumë përvoja të guximshme në ekran, ajo ende ëndërron për një skenë që sfidon gravitetin.

“Jam e magjepsur nga ideja. Do të ishte një sfidë e madhe teknike, por edhe shumë emocionuese”, – ka thënë ajo për “News.com.au”.

Angela White Sexy Photo - 10x15cm (4x6 inch) Cameroon | Ubuy

Por ndërkohë që eksploron kufijtë e rinj të kinemasë për të rritur, White është shumë e qartë për kufijtë e saj në tokë: “Nuk do të bëja kurrë asgjë që është e paligjshme, plot urrejtje apo nënçmuese”.

Në një reflektim më personal, ylli ka rrëfyer edhe një pendesë të vetme, mënyrën se si i komunikoi fillimisht të afërmve për karrierën e saj.

Angela White 8x10 Fine Art Poster Print Bikini Model SKU1030 | eBay

“Do të doja të kisha pasur më shumë durim, të kisha dëgjuar shqetësimet e tyre në vend që t’ua njoftoja thjesht si fakt i kryer”, – tregon Angela. /LAPSI.al

The post Aktorja e filmave për të rritur: Do të doja të xhiroja një skenë në hapësirë appeared first on Lapsi.al.

Anibar shpalos programin e edicionit të 16-të, pjesë e festivalit mbi 25 filma në tre programe të veçanta

By: Kult Plus
9 July 2025 at 22:05

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “Anibar” shpalos zyrtarisht përmbajtjen e tre programeve të veçanta të titulluara Palestine Animated, Shorty and Trashy dhe WTF OFF, që këtë vit sjellin në ekranet e Pejës 28 filma nga më shumë se 16 vende të botës, të cilët sfidojnë perceptimin tonë mbi realitetin.

Filmat e përzgjedhur për këto tri programe në këtë edicion të 16-të, eksplorojnë absurditetin njerëzor,
frikën, dhimbjen, shpresën e rezistencën e njeriut edhe atëherë kur ndjehet plotësisht i harruar nga bota.
Ndër to, prodhime të veçanta i japin zë popullit palestinez i cili vazhdon të krijojë art edhe nën kushte
gjenocidiale.

Pjesë e programit “Palestine Animated” janë 8 filma që ofrojnë një pasqyrë të realitetit në Palestinë dhe
përballjes së përditshme me terrorin e luftës. Filmi “Night” përçon vuajtjen e një nëne që pret kthimin e
djalit të saj, kurse “The Tower”, është një rrëfim i ndjerë për jetën në kampet e refugjatëve, i treguar
përmes syve të një vajze të vogël.

Filmi “Grandmother wore us out” është një animacion i krijuar nga artistë të rinj në bashkëpunim me
UNRWA-në. Pastaj “Uncle, Give Me a Cigarette” frymëzohet nga jeta e shkrimtarit palestinez Walid Daqqa dhe eksploron betejat e burgosjes. “Mariam”, ekranizon një histori për trashëgiminë kulturore si formë e qëndresës ndaj humbjes dhe dhunës.

Po ashtu përfshihen edhe “Memory of the Land”, “Limitless” dhe “Zoo”, që trajtojnë temat e lirisë së
kufizuar dhe përballjes me realitetin e ashpër.

Në anën tjeter, Programi “Shorty and Trashy” kuruar nga Miyu Distribution shpalos filmat si “Animals”
nga Danimarka, ku një udhëtim i zakonshëm në metro shndërrohet në një betejë për mbijetesë. “The
Night I Dance with Death”, është një eksplorim i frikës së brendshme përmes një udhëtimi psikedelik
ndërsa në “Deadman’s Reach”, shfaqet udhëtimi i një burri ne një shkretëtirë pas një dashurie të
humbur.

Nga programi “WTF OFF” do të shfaqen gjithsej 12 filma përfshirë “Little Donnie” apo kukulla e
animuar Donald Trump që terrorizon vendin, “Corn Man” një njeri misri që lufton me rosa, dhe
“Satellite Jockey – Paix Sociale”, që e paraqet presidentin francez Emmanuel Macron si një valltar
diskoje, vampir-bankier dhe si një ekstremist i skijimit në ujë.

Këto janë vetëm disa nga shumë udhëtimet në tema që kanë në qendër shumë pikëpyetje të realitetit tonë.

Peja do të jetë nikoqiri juaj nga 14 deri më 20 korrik./ KultPlus.com

Mbrëmje vere? Ja çfarë filmi i shkon fiks kësaj nate

By: gaze tare
5 July 2025 at 20:37

Ka diçka magjike te mbrëmjet e verës. Ajri i ngrohtë, qetësia e lagjes dhe aroma e lules së natës krijojnë atmosferën perfekte për… një film që të rrëmben. Dhe jo, nuk po flasim për blockbuster të zhurmshëm, por për histori që të mbeten në shpirt.

Këtu janë 5 sugjerime filmi për një mbrëmje ideale vere:

1. Call Me By Your Name (2017)
Një verë italiane, një dashuri e papritur dhe emocione që nuk harrohen kurrë. Ky film nuk është thjesht histori, është ndjesi.

2. Before Sunrise (1995)
Një djalë dhe një vajzë takohen rastësisht në tren dhe vendosin të kalojnë një natë në Vjenë. Një udhëtim filozofik mes romancës dhe reflektimit.

3. Midnight in Paris (2011)
Perfekt për ata që ëndërrojnë Parisin, artin dhe udhëtimin në kohë. I lehtë, por plot ngjyra dhe kuptim.

4. Lost in Translation (2003)
Në Tokio, dy të huaj gjejnë ngushëllim te njëri-tjetri. Një film i qetë, por thellësisht emocional, ideal për netët kur nuk ke nevojë për shumë zhurmë, vetëm ndjeshmëri.

5. Licorice Pizza (2021)
Një histori rinore, pak e çuditshme, shumë estetike dhe… tamam si një verë kaliforniane e ’70-ave. Nostalgji e pastër në ekran.

The post Mbrëmje vere? Ja çfarë filmi i shkon fiks kësaj nate appeared first on iconstyle.al.

100 filmat më të mirë të shekullit 21-të

4 July 2025 at 10:34

Nga Gazeta “SI”– Pas publikimit të listës zyrtare të filmave më të mirë të shekullit të 21-të, e përbërë nga votat e më shumë se 500 profesionistëve të industrisë së filmit, lexuesit e New York Times u ftuan të japin mendimin e tyre. Përgjigjja ishte e jashtëzakonshme, me mbi 200,000 vota të regjistruara për filmat e preferuar nga lista.

Midis filmave që nuk arritën të futen në 100-shen origjinale janë disa blockbusterë të njohur si “Sinners”, “Barbie” dhe dy versione të filmit “Dune”. Ndërkohë, në garë janë përfshirë edhe xhevahire ndërkombëtare si “Drive My Car” dhe “The Handmaiden”, si dhe filma si “Midsommar” dhe “Mean Girls” që u shtuan në diskutim. Ndër filmat me renditje të qëndrueshme mbeten “Mulholland Drive” dhe “The Social Network”.

Për ata që nuk i kanë parë ende këto filma, është e mundur të krijojnë një listë shikimi të personalizuar dhe të ruajnë titujt që dëshirojnë të shikojnë.

Lista e 100 filmave më të mirë të shekullit 21-të

01. Parasite (Bong Joon Ho)

02. Mulholland Drive (David Lynch)

03. There Will Be Blood (Paul Thomas Anderson)

04. In the Mood For Love (Wong Kar Wai)

05. Moonlight (Barry Jenkins)

06. No Country For Old Men (Joel & Ethan Coen)

07. Eternal Sunshine of the Spotless Mind (Michel Gondry)

08. Get Out (Jordan Peele)

09. Spirited Away (Hayao Miyazaki)

10. The Social Network (David Fincher)

11. Mad Max: Fury Road (George Miller)

12. The Zone of Interest (Jonathan Glazer)

13. Children of Men (Alfonso Cuaron)

14. Inglourious Basterds (Quentin Tarantino)

15. City of God (Fernando Meirelles)

16. Crouching Tiger, Hidden Dragon (Ang Lee)

17. Brokeback Mountain (Ang Lee)

18. Y Tu Mama Tambien (Alfonso Cuaron)

19. Zodiac (David Fincher)

20. The Wolf of Wall Street (Martin Scorsese)

21. The Royal Tenenbaums (Wes Anderson)

22. The Grand Budapest Hotel (Wes Anderson)

23. Boyhood (Richard Linklater)

24. Her (Spike Jonze)

25. Phantom Thread (Paul Thomas Anderson)

26. Anatomy of a Fall (Justine Triet)

27. Adaptation (Spike Jonze)

28. The Dark Knight (Christopher Nolan)

29. Arrival (Denis Villeneuve)

30. Lost in Translation (Sofia Coppola)

31. The Departed (Martin Scorsese)

32. Bridesmaids (Paul Feig)

33. A Separation (Asghar Farhadi)

34. WALL-E Andrew Stanton)

35. A Prophet (Jacques Audiard)

36. A Serious Man (Joel & Ethan Coen)

37. Call Me By Your Name (Luca Guadagnino)

38. Portrait of A Lady on Fire (Celine Sciamma)

39. Lady Bird (Greta Gerwig)

40. Yi Yi (Edward Yang)

41. Amelie (Jean-Pierre Jeunet)

42. The Master (Paul Thomas Anderson)

43. Oldboy (Park Chan-wook)

44. Once Upon A Time in Hollywood (Quentin Tarantino)

45. Moneyball (Bennett Miller)

46. ROMA (Alfonso Cuaron)

47. Almost Famous (Cameron Crowe)

48. The Lives of Others (Florian Henckel Von Donnersmarck)

49. Before Sunset (Richard Linklater)

50. Up! (Pete Docter)

51. 12 Years A Slave (Steve McQueen)

52. The Favourite (Yorgos Lanthimos)

53. Borat (Larry Charles)

54. Pan’s Labyrinth (Guillermo Del Toro)

55. Inception (Christopher Nolan)

56. Punch-Drunk Love (Paul Thomas Anderson)

57. Best in Show (Christopher Guest)

58. Uncut Gems (Josh and Benny Safdie)

59. Toni Erdmann (Maren Ade)

60. Whiplash (Damien Chazelle)

61. Kill Bill Vol. 1 (Quentin Tarantino)

62. Memento (Christopher Nolan)

63. Little Miss Sunshine (Dayton & Faris)

64. Gone Girl (David Fincher)

65. Oppenheimer (Christopher Nolan)

66. Spotlight (Tom McCarthy)

67. TAR (Todd Field)

68. The Hurt Locker (Kathryn Bigelow)

69. Under The Skin (Jonathan Glazer)

70. Let The Right One In (Tomas Alfredson)

71. Ocean’s Eleven (Steven Soderbergh)

72. Carol (Todd Haynes)

73. Ratatouille (Brad Bird)

74. The Florida Project (Sean Baker)

75. Amour (Michael Haneke)

76. O Brother, Where Art Thou (Joel & Ethan Coen)

77. Everything Everywhere All At Once (The Daniels)

78. Aftersun (Charlotte Wells)

79. Tree of Life (Terrence Malick)

80. Volver (Pedro Almodovar)

81. Black Swan (Darren Aronofsky)

82. The Act of Killing (Joshua Oppenheimer)

83. Inside Llewyn Davis (Joel & Ethan Coen)

84. Melancholia (Lars Von Trier)

85. Anchorman (Adam McKay)

86. Past Lives (Celine Song)

87. The Fellowship of the Ring (Peter Jackson)

88. The Gleaners and I (Agnes Varda)

89. Interstellar (Christopher Nolan)

90. Frances Ha (Noah Baumbach)

91. Fish Tank (Andrea Arnold)

92. Gladiator (Ridley Scott)

93. Michael Clayton (Tony Gilroy)

94. Minority Report (Steven Spielberg)

95. The Worst Person in the World (Joachim Trier)

96. Black Panther (Ryan Coogler)

97. Gravity (Alfonso Cuaron)

98. Grizzly Man (Werner Herzog)

99. Memories of A Murder (Bong Joon-ho) 100. Superbad (Greg Motolla)

Burimi: The New York Times

The post 100 filmat më të mirë të shekullit 21-të appeared first on Gazeta Si.

Festivali i filmit shqiptar në Boston ‘Fan Noli’ 2025 mbyll edicionin e dytë

23 June 2025 at 15:01

Nga Gazeta “SI”- Me një atmosferë të ngrohtë dhe pjesëmarrje të madhe  nga komuniteti shqiptar në SHBA, u përmbyll edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston. Gjatë tri netëve të mbushura me emocione, art dhe diskutim, festivali u shndërrua në një festë të vërtetë të shpirtit shqiptar në Diasporë.

Salla e Katedrales Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, në jug të Bostonit, u kthye për tri ditë në një kinema shqiptare. Në ekran u shfaqën 21 filma nga trevat shqiptare dhe Diaspora mes tyre 6 filma artistikë me metrazh të gjatë, 7 të shkurtër, 5 dokumentarë dhe 6 filma të animuar. Pas çdo shfaqjeje, publiku pati mundësinë të bashkëbisedonte me regjisorë, aktorë dhe producentë që kishin udhëtuar posaçërisht drejt Bostonit.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore dhe Libraria “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me Katedralen, dhe u drejtua nga regjisori dhe producenti Bujar Alimani, si drejtor artistik i festivalit, dhe Robert Tochka si President i tij.

Bujar Alimani

Ky edicion u mbështet nga organizata të komunitetit shqiptar në Massachusetts, mes tyre VATRA Boston, Albanians Fighting Cancer, MaasBesa, Labëria, Albanian Community Center (Çunat e Bostonit), Albanian American Bar Association, Eagle Soccer Academy, Gocat e Bostonit e të tjerë – një dëshmi e bashkimit kulturor dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë sonë.

Luiza Xhuvani

Çmimet dhe emrat fitues

Juria profesionale e përbërë nga Rafaela Prifti (kryetare), Herion Mustafaraj, Enkelejda Klosi, Sevdije Kastrati dhe Dhimitër Cika ndau çmimet për veprat më të spikatura:

Filmi më i mirë artistik: Tre dritare dhe një varje

Regjisori më i mirë: Gjergj Xhuvani për Liqeni im

Skenaristi më i mirë: Robert Budina për Streha mes reve

Aktorja më e mirë: Irene Aliu për Tre dritare dhe një varje

Aktori më i mirë: Arben Bajraktarai për Streha mes reve

Muzika më e mirë: Lola Gjoka për dokumentarin Lola Aleksi Gjoka

Dokumentari më i mirë: Eneos Carka me Another Day

Filmi më i mirë i shkurtër: Elvis Lule me Shija e derrit

Katedralja Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, Boston

Filmi më i mirë i animuar: Rikarda Nenshati & Ergys Faja për Balada e Druvarit

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Luiza Xhuvani (Liqeni im, Emili, Mbjellja, Pemet)

Aktori më i mirë në rol dytësor: Tristan Halilaj për Liqeni im

Çmimi i veçantë i jurisë: Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur

The post Festivali i filmit shqiptar në Boston ‘Fan Noli’ 2025 mbyll edicionin e dytë appeared first on Gazeta Si.

KINEMA – Në 50-vjetorin e saj, Jolie përgatit listën me 50 gjërat që urren, i pari Brad Pitt

LOS ANXHELES, 3 qershor /ATSH-ANSA/ – Një festë ditëlindjeje, edhe pse jo pikërisht në datën e duhur, me të gjashtë fëmijët e saj në Kamboxhia, është dëshira e yllit të kinemasë, Angelina Jolie, e cila nesër mbush 50 vjeçe.

Ish-ambasadore e vullnetit të mirë e UNHCR-së dhe tani sipërmarrëse mode në shërbim të stilistëve emigrantë, ajo po përgatitet me ngurrim për një kapitull të ri në jetën e saj duke hartuar një listë me 50 gjërat të cilat urren në këtë përvjetor, duke filluar me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Sipas burimeve të brendshme, Angelina e urren të jetë në qendër të vëmendjes, por u ka dhënë dritën jeshile fëmijëve të saj për të organizuar diçka, që do të përfshinte shoqet Selma Hayek dhe Ellen Pompeo midis të ftuarve.

Ndërkohë, në 49 vitet e para, Angelina ka vënë shumë rregulla në harkun e saj, duke filluar me fëmijët e saj: Maddox, 23 vjeç, Pax, 21 vjeç, Zahara, 20 vjeçe, Shiloh, 19 vjeç, dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne, të ndarë me Brad, nga i cili u divorcua së fundmi pas një beteje ligjore disavjeçare që përfshinte edhe mosmarrëveshjen për fatin e Château Miraval, pronës në jug të Francës, të blerë së bashku në vitin 2018 për 60 milionë dollarë.

Moda, dhe veçanërisht moda e qëndrueshme, është në mendjen e superyllit, e cila në fund të vitit 2024 u pa në Paris gjatë xhirimeve të filmit të saj të fundit ‘’Couture’’, ndërsa filmi tjetër do të jetë me britaniken Aimee Lou Wood.

Ndërkohë, megjithatë, ka diçka që e shqetëson Angelinën.

“Më duhet të qëndroj në Los Anxheles për shkak të divorcit, por sapo binjakët të mbushin 18 vjeç do të largohem”, rrëfeu aktorja, e cila do të kalojë shumë kohë në Kamboxhia.

Pas ditëlindjes, vjen makthi i gjenetikës, pasi nëna e Angelinës, Marcheline Bertrand, vdiq nga kanceri në vitin 2007 në moshën 56 vjeçe dhe kjo e shtyu aktoren të testohej dhe të zbulonte se është bartëse e gjenit BRCA1, i cili rrit në mënyrë drastike rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit (87%) dhe vezoreve (50%).

Në vitin 2013, diva iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë dhe dy vjet më vonë asaj iu hoqën vezoret dhe tubat fallopiane.

Angelina i rrëfeu këto përvoja në dy artikuj në ‘’New York Times’’ për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e parandalimit dhe gjenetikës në luftën kundër tumoreve./  a.jor.

The post KINEMA – Në 50-vjetorin e saj, Jolie përgatit listën me 50 gjërat që urren, i pari Brad Pitt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Filmi “Sentimental Value” mori një duartrokitje rekord prej 15 minutash në Kanë, shumë e përshkruajnë atë si gjëja më e mirë që do të shihni këtë vit

24 May 2025 at 17:30

Pas një duartrokitjeje rekord prej 15 minutash në këmbë në premierën botërore, filmi “Sentimental Value” nga Joachim Trier fitoi kritika të shkëlqyera dhe tërhoqi vëmendjen më të madhe në Festivalin e Filmit në Kanë.

Joachim Trier i Norvegjisë është një nga regjisorët e fundit që ka prezantuar një film në garën kryesore këtë vit, por ai po merr kritika shumë pozitive për filmin “Sentimental Value”, me protagonistë Stellan Skarsgård, Elle Fanning dhe bashkëpunëtoren e gjatë të Trier, Renate Reinsve. Filmi për një familje norvegjeze të shkatërruar është tani favoriti për të fituar çmimin prestigjioz Palme d’Or.

Aktori Stellan Skarsgård kishte një zë të ngjirur në konferencën për shtyp të premierës së filmit, të cilën ai ia atribuoi festës pas premierës një natë më parë. Kasti dhe stafi i xhirimit kishin të drejtë të festonin – filmi mori 15-minuta duartrokitje në këmbë në premierën botërore, koha më e gjatë që publiku i festivalit i ka dhënë ndonjë filmi në programin garues këtë vit.

Në krahasim, edhe filmi “Paraziti” nga Bong Joon Ho, i cili fitoi Palmën dhe katër çmime Oscar, mori vetëm tetë minuta.

Nëse duartrokitjet do të ishin një barometër i asaj që mund të fitonte në Kanë, kjo do ta bënte filmin “Sentimental Value” favoritin e qartë, megjithëse vendimi në fund të fundit i takon Jurisë Ndërkombëtare të vitit 2025 dhe presidentes së saj, Juliette Binoche. Megjithatë, filmi ka gjithashtu potencialin, ashtu si fituesi i çmimit kryesor të vitit të kaluar, filmi “Anora” i Sean Baker, për të gjetur pikën e duhur midis kinemasë së autorëve, qëndrueshmërisë komerciale dhe tërheqjes së Gjeneratës Z në kinema.

“Sentimental Value” është filmi i gjashtë i Trier, i vendosur në një shtëpi të bukur në Oslo, e projektuar për të qenë pjesë integrale e filmit, dhe është një histori ndërgjeneracionale rreth një babai të larguar, Gustav Borg, luajtur nga Skarsgård, dhe dy vajzave të tij. Më e vogla, Agnes (luajtur nga Inga Ibsdotter Lilleaas), ka një familje dhe një djalë nëntëvjeçar, ndërsa vajza e madhe, Nora, e luajtur nga Reinsve, është aktore. Gustavi është regjisor filmash, megjithëse nuk ka bërë një film për një kohë të gjatë, dhe po përpiqet të përmirësojë marrëdhënien e tij me Norën duke shkruar një skenar për të. Kur ajo nuk do të pijë më prej tij, ai i kërkon një ylli të ri të Hollivudit, Rachel Kemp (luajtur nga Elle Fanning), ta shikojë atë në vend të tij.

Edhe pse filmi përmban shaka të brendshme rreth industrisë së filmit, skenari u lavdërua për thellësinë emocionale në mënyrën se si përshkruan lidhjen motrare midis Norës dhe Agnesit, si dhe marrëdhënien e hidhur dhe të ëmbël baba-bijë midis Norës dhe Gustavit.

Disa kritikë tashmë e quajnë “Sentimental Value” filmin më të mirë që do të shihni këtë vit, dhe është blerë në SHBA nga Neon, një kompani e pavarur prodhimi dhe shpërndarjeje filmash me një rekord mbresëlënës në përzgjedhjen e fituesve, duke përfshirë “Parasite”, “Titan”, “Triangle of Sadness”, “Anatomy of a Fall”, “Anora”, të cilët fituan të gjithë Palmën e Artë në Kanë. /Telegrafi/

The post Filmi “Sentimental Value” mori një duartrokitje rekord prej 15 minutash në Kanë, shumë e përshkruajnë atë si gjëja më e mirë që do të shihni këtë vit appeared first on Telegrafi.

Epoka e re e horror-it në Hollywood

28 April 2025 at 11:29

Nga Gazeta “Si” – Filmat horror gjithmonë kanë zënë një vend të veçantë në kulturën popullore dhe botën e kinemasë. Edhe pse kanë qenë tradicionalisht të suksesshëm në arkë dhe të mbështetur nga një audiencë besnike, horror-i ka qenë shpesh viktimë e stigmës kulturore. Kujtojmë fushatat kundër “video nasties” në vitet ’70-’80 ose kritikat ndaj dhunës në filmat “torture porn” të fillimviteve 2000.

Pavarësisht fitimeve të mëdha që nga vitet 1930, horror-i është parë për një kohë të gjatë si një zhanër “i ulët”, duke mbetur jashtë vëmendjes së kritikëve kryesorë, akademisë dhe trupave të çmimeve më prestigjioze.

Vetëm shtatë filma horror janë nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si filmi më i mirë dhe dy prej këtyre nominimeve kanë ardhur vetëm në dekadën e fundit. Mungesa e nominimit për Toni Collette në Hereditary (2018) nxiti një debat të gjerë për paragjykimin ndaj këtij zhanri.

Edhe kur horror-i arriti të depërtojë në qarqet elitare, si në rastin e filmave të studios së pavarur A24, ai vinte i paketuar si “horror autorësh”, i pranueshëm për publikun më të sofistikuar. Por viti 2025 po tregon një tjetër histori.

“The Substance”, “Nosferatu” dhe “Terrifier 3” kanë mbajtur ndezur debatin, duke përfaqësuar të gjitha format e horror-it  nga versionet e ngritura artistikisht deri tek prodhimet brutale të shkollës së vjetër.

“The Substance’ dhe “Nosferatu” të ashtuquajturit “horror i ngritur”, që fokusohen më shumë te atmosfera sesa te gjaku  triumfuan në skenën e çmimeve, duke mbledhur nominime të shumta në Oscar 2025. Së bashku me “Alien: Romulus”, horror-i mori gjithsej dhjetë nominime, performanca më e mirë që prej vitit 1974.

Në anën tjetër, “Terrifier 3” bëri histori si filmi i paklasifikuar më fitimprurës ndonjëherë. I ngarkuar me skena të dhunshme dhe të pamëshirshme, ky film ishte një sukses i madh në arkë, por nuk arriti të futet në garën për Oscar, megjithëse efektet e tij praktike dhe makijazhi u përmendën gjerësisht nga adhuruesit dhe profesionistët e industrisë.

Pse horror-i po fiton më në fund respektin?

Një arsye është se horror-i modern ka gjetur mënyra për të kapërcyer ndarjet klasike midis artit dhe kinemasë komerciale. “Horror-i i ngritur” arrin të përqendrohet në temat ekzistenciale dhe estetiken e kinemasë artistike, duke e bërë atë më të pranueshëm për kritikët tradicionalë.

Nga ana tjetër, horror-i ka qenë gjithmonë një reflektim i frikërave kolektive. Në një epokë të mbushur me paqëndrueshmëri politike, pandemi dhe kriza globale, ky zhanër është bërë më aktual se kurrë. Filmat horror i japin zë shqetësimeve të nënndërgjegjes sonë kolektive, duke përfaqësuar ankthet e kohës që jetojmë.

Në një kohë kur frekuentimi i kinemave është në rënie, horror-i mbetet ndër zhanret e pakta që arrijnë të mbushin sallat. Ngjarje si premiera e “Terrifier 3” janë kthyer në fenomene kulturore, duke provuar se, pavarësisht përbuzjes së dikurshme, horror-i është më i gjallë se kurrë.

Ndërsa industria e filmit lufton për të gjetur rrugë të reja për të mbajtur publikun të angazhuar, horror-i jo vetëm që mbijeton por po lulëzon dhe po kërkon me forcë vendin që i takon në panteonin e artit të shtatë.

Burimi: The conversation.com

The post Epoka e re e horror-it në Hollywood appeared first on Gazeta Si.

Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Shqip ‘Fan S. Noli’ në Boston, prezanton filmat pjesëmarrës

25 April 2025 at 12:02

Nga Gazeta “Si” – Në datat 19 deri më 22 Qershor në Boston , SH.B.A mbahet edicioni i dytë i festivalit të filmit shqip “Fan S. Noli.

Gjashtë  filma me metrazh të gjatë,  shtatë  filma me metrazh të shkurtër, katër dokumentare dhe pesë filma të animuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të konkurojnë mes tyre për një çmim në secilën kategori.

“Këtu vallëzohet me hijet” nga Pluton Vasi, “Liqeni im” nga Gjergj Xhuvani dhe “Emily” nga Ajola Daja, janë disa nga filmat pjesmarrës në këtë edicion të dytë të festivalit.

Për tre ditë , kisha ortodokse e Shën Gjergjit do të shndërrohet në kinema, si një ngjarje e rrallë dhe unike.

Festivali i filmit shqip “Fan Noli” organizohet nga “Sojli Art Productions” dhe “90 Productions”, me drejtor artistik regjisorin Bujar Alimani dhe synon të promovojë kulturën dhe kinematografinë shqiptare në diasporë.

The post Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Shqip ‘Fan S. Noli’ në Boston, prezanton filmat pjesëmarrës appeared first on Gazeta Si.

Filmat që shikojmë çdo Pashkë, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me festën

By: gaze tare
18 April 2025 at 20:51

-Home Alone – Po, ai është film i Krishtlindjeve, por për një arsye të çuditshme gjithmonë e gjejmë në TV edhe në Pashkë!

-Titanic – Mbyllja epike e një fundjave me drama dhe emocione.

-Ben-Hur – Ka pak kontekst biblik, por është më shumë për gara me qerre sesa për ringjalljen.

-Pretty Woman – Sepse asgjë nuk thotë “Pashkë” më shumë se Julia Roberts me një fund të bukur.

-The Sound of Music – Një klasik familjar që na jep ndjesinë e një feste të ngrohtë.

-Harry Potter – Asnjë festë nuk kalon pa magji, edhe nëse është e llojit Hogwarts.

-The Passion of the Christ – Ky ndoshta është i vetmi që ka një lidhje direkte, por gjithsesi shfaqet çdo vit.

-Mamma Mia! – Sepse Pashka kërkon pak muzikë, diell dhe… ABBA!

-The Ten Commandments – I gjatë, epik dhe gjithmonë aty për t’u parë ndërmjet drekës dhe ëmbëlsirës.

-La vita è bella – Një kujtesë e ndjenjave njerëzore që përshtatet me çdo festë shpirtërore.

The post Filmat që shikojmë çdo Pashkë, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me festën appeared first on iconstyle.al.

KINEMA – 19 filmat në konkurrim në Kanë

KANË, 10 prill /ATSH-AFP/ – Nëntëmbëdhjetë filma janë në garë për Palmën e Artë në Festivalin e 78-të të Filmit në Kanë, njoftoi sot delegati i festivalit, Thierry Frémaux.

Përzgjedhja zyrtare do të përfundojë javën e ardhshme, para hapjes më 13 maj.

– “Un simple accident”, nga Jafar Panahi. Misteri rreth këtij filmi të ri të regjisorit iranian mbetet i paprekur, pasi ai nuk ka dashur të zbulojë asgjë, shpjegoi Thierry Frémaux në një konferencë për shtyp.

– “The Pheonician Scheme”, nga amerikani Wes Anderson. Një komedi me Benicio Del Toro, Tom Hanks, Bill Murray, Scarlett Johansson dhe Mia Threapleton, vajza e Kate Winslet.

– “Jeunes Mères” nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne. Dy vëllezërit belgë, të cilët tashmë kanë fituar dy Palma të Artë (“Rosetta” në 1999 dhe “Fëmija” në 2005), rishikojnë historinë e pesë grave të vendosura në një maternitet që i ndihmon në jetën e tyre si nëna të reja.

– “Alpha”, nga Julia Ducournau. Katër vjet pasi fitoi Palmën e Artë me “Titane”, aktorja franceze prezanton një film të ri me Golshifteh Farahani dhe Tahar Rahim, historia e një vajze të re që u përball me epideminë e SIDA-s në vitet 1980.

– “Sentimental Value”, nga regjisori norvegjez Joachim Trier, me aktoren e tij Renate Reinsve dhe Stellan Skarsgard në rolin e një regjisori të rikthyer, i cili përpiqet sa më mirë të rilidhet me vajzat e tij.

– “Romería”, nga Carla Simón. Regjisorja spanjolle i rikthehet fëmijërisë së saj traumatike me këtë udhëtim familjar të një gruaje të re katalane në Galicia, pasi humbi prindërit e saj nga SIDA.

– “Sound of falling”, nga gjermanja Mascha Schilinski. Një dramë që bashkon katër gra nga katër breza të ndryshëm në të njëjtën fermë.

– “Les Aigles de la République”, nga suedez-egjiptiani Tarik Saleh. Në prag të humbjes së gjithçkaje, aktori më i nderuar i Egjiptit pranon rolin e presidentit në një biografi për veten e tij.

– “The Mastermind”, nga amerikane Kelly Reichardt. Historia e një grabitjeje arti të vendosur në sfondin e luftës së Vietnamit dhe lëvizjes së sapolindur për çlirimin e grave.

– “Dossier 137”, nga francezi Dominik Moll. Léa Drucker luan rolin e një hetuesi, pas një demonstrate të tensionuar gjatë së cilës një i ri u plagos nga një e shtënë.

– “L’Agent Secret”, nga braziliani Kleber Mendonça Filho. Një thriller politik i vendosur në fund të viteve 1970, gjatë viteve të fundit të diktaturës ushtarake të Brazilit.

– “Fuori”, nga italiani Mario Martone. Një biografi për aktoren dhe shkrimtaren italiane Goliarda Sapienza.

– “Deux procureurs” nga ukrainasi Sergei Loznitsa. Një film i vendosur në BRSS në vitet 1930, gjatë spastrimeve staliniste.

– “New Wave”, nga amerikani Richard Linklater. Një film rreth krijimit të “Breathless” të Jean-Luc Godard.

– “Sirat”, nga spanjolli Oliver Laxe. ”Një film për njerëz të çuditshëm, njerëz jashtë shoqërisë,” shpjegoi Frémaux.

– “La petite dernière”, nga Hafsia Herzi. Aktorja dhe regjisorja franceze tregon historinë e vajzës më të vogël të një familjeje emigrantësh algjerianë, e cila gradualisht emancipon veten nga familja dhe traditat e saj.

– “The History of Sound”, nga afrikano-jugor Oliver Hermanus. Gjatë Luftës së Parë Botërore, dy të rinj vendosin të regjistrojnë jetën, zërat dhe muzikën e amerikanëve të tjerë. Një film me Paul Mescal dhe Josh O’Connor.

– “Renoir”, nga japonezi Chie Hayakawa. Një dramë e moshës mbi elasticitetin, fuqinë shëruese të imagjinatës dhe një familje të traumatizuar.

– “Eddington”, nga Ari Aster. Një film për Amerikën bashkëkohore, me protagonist Joaquin Phoenix./  a.jor.

The post KINEMA – 19 filmat në konkurrim në Kanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Cinecittà’, madhështia e kinemasë italiane

8 April 2025 at 11:34

Nga Gazeta “SI”- Gjatë natës së 26 shtatorit 1935, një zjarr shkatërroi dy nga tre studiot e shtëpisë së prodhimit “Cines”  në rrugën “Veio” në Romë. Shumë shpejt pas kësaj ngjarjeje u gjet vendi ideal, një fshat për të krijuar një qytet të ri të kinemasë, në  “Via Tuscolana” , në periferi të Romës. Aty do të lindte “Cinecittà” e ardhshme. Bëhej fjalë për një hapësirë rreth 500,000 metra katrorë, ku u ndërtuan me kalimin e kohës teatro filmimi, stabilimente për zhvillim, shtypje dhe montim filmi, e gjithashtu selia e re e Institutit “Luce: dhe ajo e “Qendrës Eksperimentale të Kinematografisë”

Punimet filluan në janar të vitit 1936 dhe përfunduan pesëmbëdhjetë muaj më vonë. “Cinecittà” u inaugurua nga Mussolini më 28 prill 1937. Në vitin 1937 u prodhuan 19 filma dhe vitin pasues 31, shifra të vogla në krahasim me komplekset e tjera të mëdha evropiane, konkurrentët direkt të “Cinecittà-s”

Në vitin 1939 regjimi i Musolinit  miratoi një ligj të ri, Ligjin “Alfieri”, që çoi në lindjen e Entit Kombëtar të Industrive Kinematografike dhe i mundësoi Cinecittà-s të rritej me shpejtësi të jashtëzakonshme!

Rritja e shpejtë gjatë fashizmit

Që nga viti 1939, Luigi Freddi përshpejtoi ndërtimin e impianteve të reja. Teatrot e filmimit u dyfishuan nga pesë në dhjetë dhe njëkohësisht u rrit edhe numri i filmave të prodhuar.

Në fund të po atij viti, Freddi u bë fillimisht zëvendësdrejtor, pastaj drejtor i Cinecittà-s. Më pas, brenda pak muajsh, u bë edhe president i Cines të rilindur dhe i Entit Kombëtar të Industrive Kinematografike. Në këtë mënyrë, të gjitha pushtetet vendimmarrëse u përqendruan në një person të vetëm dhe kinemaja italiane u bë shprehje e regjimit fashist.

Luigi Freddi veproi në dy drejtime për të rritur zhvillimin dhe prestigjin e kinemasë italiane, duke marrë si shembull modelin e Hollivudit. Nga njëra anë, ai punoi për të bërë që “Cinecittà” të zgjerohej. Ndërtoi teatro të rinj filmimi dhe vendosi sekuestrimin e një sipërfaqeje të madhe ngjitur me pronën ekzistuese të Cinecittà-s, për të siguruar hapësira të reja që do ta bënin edhe më të madh këtë qytet të kinemasë.

Në të njëjtën kohë, jashtë vendit ai hapi agjenci reklamuese dhe tregtare dhe bleu të gjithë zinxhirë sallash kinemaje për të promovuar, shitur dhe shpërndarë filmat e prodhuar në studiot e qytetit të kinemasë.

Kjo veprimtari e dyfishtë solli një fluks të madh aktorësh dhe aktorësh që krijuan një yjësi kombëtare të ngjashme me atë të Hollivudit. E gjithë kjo vazhdoi derisa ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore ndaluan në mënyrë të dhunshme rritjen e Cinecittà-s.

Lufta dhe paslufta

Kur regjimi fashist u përmbys, Luigi Freddi u arrestua dhe zhvillimi i Cinecittà-s pësoi një goditje të rëndë. Vetëm disa muaj më vonë, gjatë pushtimit gjerman, studiot u plaçkitën. Pasi doli nga burgu, Freddi u përpoq të krijonte një degë të qytetit të kinemasë së Romës në Venecia, të quajtur “Cinevillaggio”, që përmbante vetëm tre teatro filmimi. Aty shkuan për të punuar disa aktorë, regjisorë dhe teknikë që kishin mbetur, kryesisht figura të dorës së dytë, pak të njohura.

Ndërkohë, gjatë viteve të luftës, Cinecittà ishte kthyer në depo dhe magazinë, fillimisht për nazistët e më pas për trupat aleate. Më pas, në fund të luftës, hapësirat e mëdha të qytetit të kinemasë u përdorën nga organizatat ndërkombëtare për të ndihmuar refugjatët dhe të zhvendosurit që kishte shkaktuar Lufta e Dytë Botërore.

Në fund të vitit 1945, nën drejtimin e producentit Valentino Brosio, u vendos rihapja e Cinecittà-s. Qyteti i madh i kinemasë, që pjesërisht ishte shkatërruar nga bombardimet aleate, nisi të restaurohej dhe të rindërtohej ngadalë. Por dëshira për ringjallje ishte aq e madhe, saqë gjatë punimeve, në vitin 1946, Cinecittà prodhoi tashmë dy filma të rinj.

Megjithatë, qyteti i kinemasë në Romë kishte pësuar një goditje shumë të fortë dhe rimëkëmbja e tij ishte më e ngadaltë nga sa pritej. Disa nga studiot u rihapën zyrtarisht në vitin 1947, por Cinecittà prodhoi vetëm shumë pak filma të rinj.

Rilindja e Cinecittà – vitet ’50

Në vitin 1949 ndërsa prodhimi i filmave u dyfishua, edhe pse mbeti në nivele relativisht modeste, ndodhën disa ngjarje të rëndësishme.

Ndryshimi i parë i madh dhe pozitiv ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje shumëvjeçare bashkëprodhimi me Francën.  Po ashtu, në vitin 1949, u zvogëlua zona e sekuestruar dhjetë vjet më parë, për ta bërë më të lehtë menaxhimin. Pastaj, gjatë verës, Cinecittà nisi sërish bashkëmenaxhimin me studion e rilindur Cines.

Në fund të vitit 1949, gjithashtu, Metro Goldwyn Mayer njoftoi dëshirën për të xhiruar filmin e ri madhështor “Quo Vadis” pikërisht në Cinecittà. Xhirimet nuk ishin aspak të lehta, për shkak të mungesës së strukturave të përshtatshme, por pikërisht falë refugjatëve u arrit të zgjidhej problemi i numrit të madh të figurantëve të nevojshëm për filmin.

Epoka e Artë: Vitet ’60

Veçanërisht bashkëpunimi me Francën kontribuoi në periudhën e bukur të kinemasë italiane që shtrihet nga fundi i viteve ’50 deri në fillim të viteve ’70. Gjatë kësaj periudhe, shumë filma të Roberto Rossellinit, Vittorio De Sica, Luchino Viscontit dhe Federico Fellinit të xhiruar në Cinecittà u prodhuan në bashkëpunim me shoqëri të njohura franceze. Kjo është periudha e Epokës së Artë të Cinecittà, ku kinemaja italiane pati një sukses të merituar ndërkombëtar, duke dhuruar për botën klasika të mëdha.

Këtu janë edhe vitet e ikona të vërteta të kinemasë italiane, si Sophia Loren dhe Marcello Mastroianni, të cilët luajtën role të paharrueshme në filma të njohur që kaluan në histori, si La Dolce Vita i vitit 1960 dhe Matrimonio all’Italiana i vitit 1964.

Filmat e mëdhenj të Cinecitta

“Quo Vadis” i xhiruar në vitin 1951 ishte një prodhim madhështor amerikan, dhe zgjedhja për ta xhiruar në Romë solli vëmendje ndërkombëtare. Filmi tregonte Romën e perandorit Neron duke u  bërë  shumë i famshëm për skenat e mëdha me qindra figurantë. Po ashtu filmi i famshëm “Cleopatra” me protagoniste Elizabeth Taylor ishte një nga bashkëprodhimet italo-amerikane që e rreshtuan Cinecitta një nga më të mëdha kompani filmike në botë.

Njëkohësisht me bashkëprodhimet, kishin nisur edhe xhirimet e filmave tërësisht italian. Disa nga filmat ikonë të atyre viteve, “La Dolce Vita” i Federico Fellinit realizuar në vitin 1960  një film ikonë absolute e kinemasë botërore, me skenën legjendare në Fontana di Trevi. apo “Nuovo Cinema Paradiso”  nga Giuseppe Tornatore i realizuar në vitin 1988.  Edhe pse jo tërësisht i xhiruar në Cinecittà, shumë nga skenat ikonike u mbështetën në teknologjitë dhe mjeshtrinë e studios.

Cinecittà e Shekulli XXI

Sot, “Cinecittà” është një qendër prodhimi multimedial në avancë që shkon përtej kinemasë tradicionale. Pavarësisht prodhimit të filmave dhe prodhimeve televizive, kompleksi mbështet projekte digjitale, ekspozita kulturore dhe shumë gjëra të tjera. Hollyëood-i ynë në Tiber ka shpërthyer si një vend frymëzimi dhe bashkëpunimi për artistë nga e gjithë bota. Nuk mund të mohohet që qendra e kinemasë në Romë është një vend ende magjik, ku janë lindur disa vepra të vërteta të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare. Po ashtu, aty janë formuar dhe janë rritur talente dhe yje të mëdha të kinemasë. Edhe sot, Cinecittà vazhdon të shkëlqejë si një qendër ekselence krijuese dhe vazhdon të jetë një nga lokacionet kinematografike më të influencuara dhe më të njohura në botë.

The post ‘Cinecittà’, madhështia e kinemasë italiane appeared first on Gazeta Si.

Pse ‘Borëbardha’ e Disney-t po konsiderohet dështim?

7 April 2025 at 15:30

Borëbardha po konsiderohet një dështim dhe jo vetëm financiar. A është për shkak se traileri i zymtë dukej si i krijuar nga inteligjenca artificiale? Apo sepse yjet e filmit, Rachel Zegler dhe Gal Gadot, dukeshin sikur i kishin marrë kostumet dhe grimin nga një dyqan festash? Apo sepse filmi përfaqëson statusin e Hollywood-it si një qendër riciklimi për pronat intelektuale të kalbura? Apo sepse është një film që askush nuk e kërkoi, për një princeshë që bie në gjumë?

Perspektiva e ribërjes së “Borëbardhës” ka shqetësuar shumë grupe individësh. Kritikët konservatorë u ankuan se Zegler, që është pjesërisht me origjinë kolumbiane, nuk ishte e bardhë (këto lloj kritikash ishin edhe më të zëshme disa vite më parë, kur aktorja me ngjyrë Halle Bailey u përzgjodh për versionin live-action të “Sirenës së Vogël” nga Disney). Disa u ofenduan nga komentet përçmuese të Zegler për versionin origjinal të vitit 1937. Aktori Peter Dinklage vuri në pikëpyetje arsyen pse kjo histori po rikthehej . “Ju jeni progresivë në një aspekt,” tha ai për përzgjedhjen e Zegler-it, “por përsëri po bëni atë histori të mbrapshtë për shtatë xhuxhë që jetojnë në shpellë”

Në një moment, edhe vetë Disney filloi ta bënte këtë pyetje. Pavarësisht një buxheti prej 270 milionë dollarësh, studioja e uli promovimin dhe premierën, madje mendohet se vonoi edhe mundësinë për të blerë bileta paraprakisht. Aktualisht në IMDb, “Borëbardha” po bombardohet me komente negative , me mbi 91% të përdoruesve që i japin notën më të ulët: 1 nga 10.

Shtypi i industrisë së filmit fajëson Zegler-in. Në një artikull të “Variety” , që premtonte të çonte lexuesit brenda fiascos së ‘Borëbardhës’ së Disney-t,” një agjent i rëndësishëm kritikoi studion për faktin që e lejoi aktoren 23-vjeçare të “kontrollonte narrativën” kur bëri një koment me humor për sjelljen përndjekëse të Princit Florian nga versioni origjinal.

Ndërkohë, skenaristja e filmit, Erin Cressida Wilson, ka thënë se e kishte fokusuar historinë e Borëbardhës te “zbulimi dhe besimi në zërin dhe qëllimin e saj me dhembshuri dhe forcë.”

“Variety” gjithashtu përmendi një episod nga gushti, kur Zegler publikoi në “X” një mesazh falënderimi për fansat dhe më pas shtoi: “dhe gjithmonë kujtoni, lironi Palestinën.”

Artikulli sugjeronte se kjo deklaratë çoi në kërcënime për vdekje ndaj bashkë-yllit të saj, Gadot, që është izraelite. U raportua gjithashtu se një nga producentët e filmit, Marc Platt, u zemërua aq shumë nga deklarata e Zegler-it, saqë fluturoi drejt Nju Jorkut për ta qortuar personalisht.

Ky detaj u duk i ekzagjeruar, por u konfirmua më pas nga djali i tij, Jonah, i cili shkroi në Instagram: “Po, babai im, producenti i një prone të madhe të Disney-t me qindra miliona dollarë në lojë, duhej të linte familjen për të fluturuar në anën tjetër të vendit dhe për të qortuar punonjësen e tij 20-vjeçare për përzierjen e politikës personale në mes të promovimit të filmit, për të cilin ajo kishte nënshkruar një kontratë shumë milionëshe.” Ai shtoi se veprimet e saj qartësisht dëmtonin suksesin në arkë të filmit.

Të fajësosh Zegler-in për dështimin e “Borëbardhës” është gati ironike. Kompania “Disney”  ka një kapital tregu prej rreth 180 miliardë dollarësh, dhe megjithatë, sipas “Variety”, nuk mundi të kapërcejë reagimin e madh negativ që ishte përgatitur si në një kazan përrallash.

Autorja e artikullit shton se fëmijët e saj janë pikërisht në grupmoshën e “Borëbardhës”, dhe nuk mendon se ata nuk donin ta shikonin sepse ylli i filmit kishte opinione jo të matura për Princin Florian, Presidentin Trump apo luftën në Gaza.

Shkaqet e dështimit të filmit janë strukturore dhe të ndërlikuara. Ato përfaqësojnë një industri që nuk ka më ide të reja dhe gjykim të dobët për atë çfarë vlen të ringjallet. Për shembull, Disney së fundmi anuloi një serial që do të bazohej në “Princeshën dhe Bretkosën”, që është ndoshta më moderni dhe më i suksesshmi ndër filmat e princeshave të Disney-t.

Pavarësisht nëse “Borëbardha” do të bëhet simbol i retorikës kundër “woke” gjatë epokës Trump II apo thjesht viktimë e lodhjes nga ribërjet, pikëpamjet dhe identiteti i një aktoreje nuk do të mjaftonin kurrë për të fundosur një film të tillë, e vetme.

Burimi: The New Yorker

The post Pse ‘Borëbardha’ e Disney-t po konsiderohet dështim? appeared first on Gazeta Si.

10 filmat më të mirë të gazetarisë bazuar në ngjarje reale

By: gaze tare
26 March 2025 at 19:50

Universiteti në New York ka publikuar një listë me dhjetë filmat më të mirë për gazetarinë të bazuar në histori reale. Lista u përpilua nga Adam Penenberg, drejtor i diplomës master në NYU në gazetarinë online.

Lista, e cila nuk renditet, por përkundrazi i grupon filmat në tre kategori të ndryshme, përfshin tituj të tillë si ‘All the President’s Men’, ‘Spotlight’ dhe ‘Zodiac’.

“Filmat më të mirë rreth gazetarisë jo vetëm që tregojnë se si funksionon profesioni , por edhe pse është i rëndësishëm,” zbuloi Peneberg. “Në një kohë kur gazetaria është nën sulm, këta filma na kujtojnë pse një shtyp i lirë është thelbësor dhe çmimi që gazetarët paguajnë shpesh për ekspozimin e së vërtetës,” shtoi ai.

Procesi se si funksionon gazetaria

‘All the President’s Men’ (1976)
‘Spotlight’ (2015)
‘Zodiac’ (2007)

Kur gazetari bëhet histori

‘Capote’ (2005)
‘The Insider’ (1999)
‘Kill the Messenger’ (2014)
‘Shattered Glass’ (2003)

Gazetaria përballë pushtetit dhe rrezikut

‘Good Night, and Good Luck’ (2005)
‘The Killing Fields’ (1984)
‘A Private War’ (2018)

The post 10 filmat më të mirë të gazetarisë bazuar në ngjarje reale appeared first on iconstyle.al.

Dhimbje dhe mohim i realitetit / Si e shpjegon psikologjia skenën finale të serialit  ‘Adolescence’

24 March 2025 at 15:37

Çdokush që ka parë serialin dramatik me katër pjesë, të udhëhequr nga Stephen Graham dhe aktorin debutuesi Owen Cooper, pa dyshim që është ende i prekur nga skena e fundit, ku babai i dëshpëruar Eddie (Graham) shpërthen në lot në dhomën e djalit të tij 13-vjeçar Jamie (Cooper) pasi mëson vendimin për të pranuar fajin për vrasjen e një nga bashkëmoshatarëve të tij, Katie.

Shikuesve të Netflix u shfaqet vetëm dy herë dhoma e Jamie-t gjatë katër serive, një herë në episodin e parë kur policia arreston adoleshentin dhe përsëri në fund, çka e bën atë edhe më intriguese.

Çfarë simbolizon skena nga një këndvështrim psikologjik?

Psikologia Dannielle Haig ka shpjeguar gjithçka që duhet të dimë mbi simbolikën e  dhomës së Jamie-t

Skena e dhimbshme e fundit e episodit të fundit përfundon me Eddie-n që ulet në dhomën e fëmijërisë së Jamie-t dhe jep lodrën e tij, arushin Teddy , një imazh që, sipas Dannielle, është “psikologjikisht goditës” për disa arsye.

Duke ndarë analizën e saj psikologja i thotë se skena prekëse mund të simbolizojë disa gjëra , e para prej të cilave është “dhimbja dhe mohimi prindëror”.

“Eddie që ulet në hapësirën e fëmijërisë së Jamie-t dhe angazhohet në një veprim kujdesi si t’i japë arushin  Teddy. Kjo mund të reflektojë një përpjekje të pavetëdijshme për të mbajtur imazhin e djalit të tij si një fëmijë të pafajshëm, në vend që të përballet me realitetin e asaj që ka bërë,” thotë Dannielle.

“Prindërit e fëmijëve që kryejnë krime të dhunshme shpesh përjetojnë një konflikt të thellë konjitiv dhe emocional, duke luftuar për të pajtuar perceptimin e fëmijës së tyre me tmerrin e veprimeve të tij.”

Sipas ekspertes, sjellja e Eddie-t këtu mund të “simbolizojë mohimin” ose një “përpjekje për të rikthyer kohën përpara se gjithçka të ndryshonte.” Kjo lidhet me disonancën konjitive dhe ndjenjën e pafuqisë.

Për më tepër, skena mund të tregojë ” pafuqinë” e  Eddie-t, siç thekson Dannielle: “Kontrasti i thellë ndërmjet pafajësisë së dhomës së Jamie-t dhe dhunës që ai ka kryer nxjerr në pah tensionin psikologjik që Eddie po përjeton.”

“Tani që Jamie ka vendosur të pranojë fajin, Eddie është i detyruar të përballet me të vërtetën, një të vërtetë që ai mund ta ketë kundërshtuar. Ulet në dhomën e djalit të tij dhe  duke u angazhuar në këtë veprim fëmijnor, ai përpiqet të përballojë këtë realitet të padurueshëm.”

Dhe, së fundmi, skena tregon një “humbje simbolike” të madhe.

“Ajo mund të përfaqësojë gjithashtu një ndjenjë pafuqie, pasi ai kupton se nuk mund ta mbrojë më Jamie-n ose të rikthejë atë që ka ndodhur. Në përgjithësi, kjo skenë është jashtëzakonisht e fuqishme sepse e detyron audiencën të përballet me kontrastin shkatërrues: një baba, në dhomën e djalit të tij, duke mbajtur një simbol të fëmijërisë, arushin Teddy pasi mëson se djali i tij është përgjegjës për një akt të pabesueshëm.” “Pakënaqësia që ajo shkakton është me siguri e qëllimshme, duke na lënë të përballemi me kompleksitetin e psikologjisë njerëzore, moralin”

Burimi: Tyla

The post Dhimbje dhe mohim i realitetit / Si e shpjegon psikologjia skenën finale të serialit  ‘Adolescence’ appeared first on Gazeta Si.

‘Adolescence’, seriali i Netflix që kritikët nuk po i gjejnë asnjë të metë…

18 March 2025 at 11:27

Nga Gazeta ‘Si’- Shikuesit dhe kritikët kanë lavdëruar dramën e fuqishme të Netflix-it, “Adolescence”, duke e cilësuar si të jashtëzakonshëm. Seriali britanik me katër pjesë u publikua javën e kaluar dhe gjatë fundjavës ishte shfaqja më e shikuar në platformë në mbarë botën.

Tom Peck nga “The Times” e përshkroi atë si “perfeksion i plotë”, një mendim që u pasua edhe nga Lucy Mangan e “The Guardian”, e cila e quajti “gjëja më e afërt me përsosmërinë televizive në dekada”.

Fansat në rrjetet sociale varionin nga regjisori amerikan Paul Feig, i cili e cilësoi episodin e parë si “një nga orët më të mira të televizionit që kam parë ndonjëherë”, deri te Jeremy Clarkson, i cili e quajti “mjeshtëror”.

“Adolescence” tregon pasojat e therjes me thikë të një vajze adoleshente, ku një djalë 13-vjeçar nga shkolla e saj është arrestuar për vrasjen.

Jamie, i riu i dyshuar, luhet nga aktori i ri Owen Cooper, ndërsa rolin e babait të tij e luan Stephen Graham.

Historia e serialit nxjerr në pah ndikimin shkatërrues të rrjeteve sociale dhe të influencuesve mizogjenë tek disa djem adoleshentë.

Graham tha se ishte frymëzuar për ta realizuar këtë serial pasi kishte parë dy raporte të ndryshme për djem që kishin therur vajza për vdekje.

“Thjesht mendova, çfarë po ndodh në shoqëri që gjëra të tilla po bëhen ngjarje të zakonshme?”, tha ai për “The One Show” të BBC-së.

“Thjesht nuk arrija ta kuptoja. Prandaj doja vërtet ta shikoja nga afër dhe të hidhja dritë mbi këtë problem.”

Çdo episod është xhiruar në një sekuencë të vetme, pa ndërprerje.

Në “The Guardian”, Lucy Mangan tha se arritjet teknike të serialit “përputhen me një sërë interpretimesh që meritojnë çmime dhe një skenar që arrin të jetë njëkohësisht realist dhe thellësisht emocionues”.

Ajo shtoi: “Adolescence” është një përvojë thellësisht prekëse dhe tronditëse.”

Në recensionin e tij për “The Times”, Tom Peck e nisi me fjalët: “Wow. Vetëm wow. Jam i tunduar të shkruaj fjalën ‘wow’ edhe 700 herë të tjera.

Kritikja televizive e “The Telegraph”, Anita Singh, tha se ishte “një shfaqje shkatërruese”, duke shtuar: “Është një dramë thellësisht shkatërruese në mënyrë të heshtur, sa nuk do ta harroj për një kohë shumë të gjatë.”

Singh tha se teknika me një plan të vetëm “ndonjëherë mund të duket si një truk”, por se aktrimi është “fenomenal”.

Ajo shtoi se Stephen Graham është “aktori më i mirë që punon sot”, por “interpretimi vërtet i jashtëzakonshëm është ai i Owen Cooper”.

“Ai lëviz mes ndjeshmërisë, zemërimit, trimërisë dhe frikës. Ajo që ai bën këtu është e mahnitshme.”

Nga ana tjetër, Jake Kanter i “Deadline” shkroi:

“Adolescence ishin katër orët më të përsosura të një drame televizive që kam parë ndonjëherë. Qëndron në mendje shumë kohë pasi të kenë mbaruar titrat. Mahnitës.”

Alan Sepinwall i “Rolling Stone” tha se ishte “ndër gjërat më të mira  dhe një pretendente për më të mirën që do të shihni këtë vit në ekranin e vogël”.

Margaret Lyons e “The New York Times” e quajti një “vepër e pasur kritike sociale”, duke përshkruar episodin e tretë si “një nga orët më interesante të televizionit që kam parë prej kohësh”.

Në emisionin “Must watch” të BBC Radio 5 Live, Hayley Campbell tha se drama nuk përpiqet të zgjidhë problemet që paraqet.

“Ajo thjesht i shtron problemet dhe vëzhgon. Bëhet fjalë për rritjen e mizogjinisë, sidomos tek djemtë e rinj, e nxitur nga figura si Andrew Tate, i cili përmendet në serial.

“Drama është më shumë rreth tmerrit të mungesës së kontrollit që ke mbi fëmijën tënd dhe atë që bën në telefonin e tij.”

Kritiku tjetër, Scott Bryan, shtoi: “Interpretimet janë absolutisht fantastike. Do të thosha që është i përsosur. Por personi që, sipas mendimit tim, meriton më shumë njohje është Owen Cooper, vetëm 15 vjeç.”

Burimi: BBC

The post ‘Adolescence’, seriali i Netflix që kritikët nuk po i gjejnë asnjë të metë… appeared first on Gazeta Si.

Triumfi i buxheteve të vogla, dështimi i transmetimit live-stream, deri te ‘skandali’ i Adrien Brody-t me orkrestrën / Momentet e veçanta të ceremonisë së çmimeve ‘Oscar’

3 March 2025 at 12:12

Në ndryshim nga filmi “Openhaimer” i cili vitin e kaluar rrëmbeu çmimet kryesore, dhe i cili kishte një buxhet shumë të madh këtë vit Oscar është orientuar dejt filmave me buxhet të vogël. “Anora” dhe “ The brutalist” të cilët  rrëmbyen çmimet kryesore  kushtuan 6  dhe 10 milion dollarë  respektivisht. Këto faktorë e vulosën ceremoninë e 97-të Oscar si nata e triumfit të filmave të pavarur.

Dështimi i livestream-it

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, transmetimi i Oscar i ishte besuar dhe platformës “Hoo-loo” e cila nëpërmjet pagesës do të bëntë të mundur shikimin e cermonisë nga celulari i amerikanëve. Por në mes të fjalimit të Brody, livestream-i ra duke lënë miliona amerikan pa sinjal dhe pa mundësinë e shijimit të ceremonisë Oscar.

Sean Baker, si fitues me filmin “ Anora” bëri një thirrje të fuqishme gjatë fjalës së tij, për më shumë filma të pavarur dhe për më shumë ekrane të cilat mund ta transmetojnë Oscar-in. Gjithsesi transemtimi livestream dështoi.

Adrien Brody-t nuk i mjaftojnë 45 sekonda fjalim.

Në natën  Oscar ka një rregull. Fjalimi i falënderimeve duhet të jetë maksimumi 45 sekonda. Nëse zgjatesh, është orkestra e cila të ndërpret. Por këtë rradhe ndodhi ndryshe. Brodyd nuk i mjaftuan 45 sekonda duke e zgjatur fjalimine  tij në 2 minuta. Sa herë orkestra tentonte ta shkëpuste, ai bënte me dorë shpesh duke urdhëruar: Fike atë muzikë dhe më lër të flas.

Natë horror-për filmat horror

 “The Substance” , një horror  i mbushur me gjak hyri në garë me pesë nominime Oscar dhe doli vetëm me një çmim, duke e fituar për grimin dhe stilimin e flokëve. Me fitues të mëparshëm në këtë kategori, përfshirë “The Wolfman” dhe “Bram Stoker’s Dracula,” mbrëmja e Oscar nuk ishte momenti i duhur për të shpresuar. Ylli Demi Moore u pa si kandidate kryesore për kategorinë e aktores më të mirë dhe shkrimtarja-regjisore Coralie Fargeat u konsiderua si një pretendente e madhe për skenarin  origjinal, por  të dyja humbën përballë Anora-s, një zgjedhje larg nga tradicionalja , por që qëndronte në terrenin më të sigurt të zhanrit. Edhe “Nosferatu”, një horror më serioz, nuk mundi të fitonte në asnjë nga katër kategoritë duke përmbyllur një natëtë frikshme për filmat e frikshëm.

Demi Moore vs Mickey Madison

Performanca e Mikey Madison në “Anora” është e jashtëzakonshme, por nuk mund të mos mos ndiheshe keq për Demi Moore, e cila ka pasur një periudhë magjike këtë sezon çmimesh. Ne mund të shpresojmë vetëm që “The Substance” të shënojë një rikthim në karrierë për të dhe që do të vazhdojmë ta shohim Moore në role vërtet emocionuese dhe të rëndësishme..

“Conclave” një dështim në Oscar

Ka qenë një sezon i çuditshëm, me kandidatët kryesorë që nuk dukeshin kurrë mjaftueshëm të fortë dhe me filma që ndiheshin si zgjedhje të pazakonta, shpesh radikale. Kishte një muzikale për shtriga, një komedi për një punonjëse seksuale, një opera për një shef kartele transgjinor. Kështu që “Conclave”, një adaptim i fortë i një romani të Robert Harris, plot me fytyra të njohura filloi të dukej si ishte fituesi potencial i lënë pas dore. Ishte një nga filmat më të pëlqyer nga publiku këtë sezon, pa ndonjë kontestim dhe kur fitoi çmimin Bafta për filmin më të mirë dhe më pas çmimin e ansamblit nga “Screen Actors Guild”, ndjehej sikur mund të shkonte për të fituar çmimin për filmin më të mirë. Por “Conclave” fitoi vetëm një kategori, duke e lënë në hije një nga filmat më të mirë të vitit të shkuar.

Burimi: The Guardian

The post Triumfi i buxheteve të vogla, dështimi i transmetimit live-stream, deri te ‘skandali’ i Adrien Brody-t me orkrestrën / Momentet e veçanta të ceremonisë së çmimeve ‘Oscar’ appeared first on Gazeta Si.

‘Conclave’/ Kur kultura e filmit proklamon idetë pro-majtiste thuajse radikale

1 March 2025 at 19:50

Mekanizmi dramatik i filmit “Conclave” shqyrton sekretet “gati-demokratike” të qeverisjes së kishës , që janë pak a shumë  si seancat e mbyllura të Kongresit të SHBA

Në mungesë të kinemasë politike që mund ta marrë seriozisht filmin (ose që mund të besohet se është e paanshme), “Conclave” fitoi Çmimin BAFTA për “Filmin më të Mirë në Britani” dhe u prit me entuziazëm nga “Akademia e Shkencave të Filmit” të SHBA, duke e vërtetuar mosbesimin  aktual ndaj institucioneve qeverisëse që kanë të bëjnë me filmin.

Por në vend që “Conclave” të shqyrtonte dështimin e procedurës “parlamentare” papale,   filmi kthehet në një sirenë e së majtës duke  i reduktuar çështjet filozofike dhe shpirtërore në një melodramë gati gati banale.

Nëse kjo quhet “kinematografi klasike” në një kulturë të  filmit që e ka braktisur estetikën dhe arsyen atëherë , nuk mjafton.  . “Conclave” e tejkalon  rubikonin e besueshmërisë, duke e vendosur përballjen kulminante mes kandidatëve konservatorë dhe liberalë.  E thënë kjo nga Berger ngjan qesharake dhe e pashpresë.

Asnjë nga karakteret e thjeshta si devotshmëria e Fiennes me sytë e butë, zëri i tij që dridhet duke pretenduar të përcjellë angazhimin për drejtësi ,  zemërimi i tepruar i Stanley Tucci për të treguar progresivizmin e drejtë, shfaqja e arrogancës nga John Lithgow, nuk parapërgatisin kulmin e shumë pritur.  

Filmi nuk ka debat etik, edhe pse Kardinali Thomas Lawrence i Fiennes është emëruar pas Thomas More kjo  nuk tregon asgjë nga sofistikimi i tekstit të skenaristit  Robert Bolt , i cili nxjerr në pah dhuntinë e tepruar  për aforizma dhe një lloj disiplinimi sublim për tu ngjitur deri në fjalë të rrepta dhe thjeshtësisht të besueshme.

Gjithashtu filmit i mungon takti dhe ndjeshmëria  madje duke kaluar shpejt nga gjendje të tilla artificiale si pendesa kardinalit të diskretituar afrikan (Lucian Msamati).

“Conclave” përmbledh pikëpamjen  jo-religjioze kur një kardinal cinik dëshiron që “Zoti të na japë një papë që dyshon.” Benitez, kardinali i filmit në stilin e Bergolio, justifikon reformën, duke deklaruar, “Kisha nuk është traditë. Kisha nuk është e kaluar. Kisha është ajo që do të bëjmë pas kësaj.” Ky mësim është shumë i ngjashëm me përkushtimin e Bergolio, i cili është gjithashtu është shumë i ngjashëm me traktatin “Çfarë duhet bërë?” të Vladimir Lenin-it.

“Conclave” reflekton monarkinë e humbur të Europës dhe mungesën globale të besimit politik. Në vend që të lavdëronte  agnostizimin radikal,  filmi përfundon duke diskutuar rolin e grave në kishë dhe të një kardinali interseksual dhe hermafrodit.

 Kur kultura e filmit pretendon të bashkëjetojë me idetë pro-majtiste thuajse radikale të perendimit , rezultati absurd është  “Conclave.”

Burimi: National Review

The post ‘Conclave’/ Kur kultura e filmit proklamon idetë pro-majtiste thuajse radikale appeared first on Gazeta Si.

Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale industrinë e filmit/ 6 filmat e famshëm që e përdorën

27 February 2025 at 15:02

Në fillim të viteve 2000, Andy Serkis dha një performancë të jashtëzakonshme të lëvizjeve si “Gollum” në trilogjinë e “Lord of the Rings”. Megjithatë, ai nuk u nderua nga juria kryesore të çmimeve, sepse nuk ishte fytyra e tij reale. Edhe më herët, Audrey Hepburn nuk arriti të merrte një nominim për Oscar për “My Fair Lady”, sepse performanca e saj u konsiderua e paplotë, pasi kishte pasur nevojë të dublohej  për disa nga skenat.

Sot, megjithatë, “Emilia Pérez” po udhëheq në çmimet e Oscar  me 13 nominime. Karla Sofia Gascon, aktorja kryesore e muzikës gangster, është nominuar për “Aktoren më të Mirë”, edhe pse zëri i saj i këndimit është përmirësuar me teknologji AI.

Po ashtu, aktorët e “The Brutalist”, Adrian Brody dhe Felicity Jones, janë nominuar për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë ndihmëse. Redaktori i filmit, Dávid Jancsó, pranoi se përdori AI për të përmirësuar dialogun e tyre në hungarisht. KritiKët kanë vënë në dyshim nëse performancat e tyre meritojnë lavdet sepse është pothuajse sikur ata po përdorin “PED” (substance stimuluese) për krijimin e filmave.

Po ashtu, studiot e filmit kanë studiuar mundësitë e përdorimit të mjeteve AI. James Cameron, gjithmonë në krye të teknologjive të reja të filmit, tani është pjesë e bordit të drejtorëve të “Stability AI”.

“warner Bros” ka bërë partneritet me “Cinelytic” për të përdorur AI në vendimmarrjen e kastit. “Lionsgate” ka kërkuar nga startup-i “AI Runway” të “krijojë një model gjenerativ të trajnuar me corpus-in e saj prej 20,000 titujsh që shtrihen për 27 vjet”. Qëllimi është të bëhet një paraproduksion më efektiv.

Ndërkohë që AI ende është jo-konsistent në më të shumtën e rasteve, është vetëm çështje kohe para se të perfeksionohet. Dhe, pavarësisht nëse dikush është pro ose kundër përdorimit të AI në krijimin e filmave, është e qartë se kjo tendencë nuk është rastësisht në industri dhe se ardhja e e AI do të jetë një ardhje e përhershme , për të qëndruar. Industria nuk ka zgjedhje tjetër veçse të përshtatet shpejt duke krijuar rregulla të sigurta ku mund të përfitojnë të gjithë.

Ja disa filma që tashmë kanë demonstruar fuqinë e AI .

  1. Emilia Perez

Muzikali përdori klonuesin e zërit AI, “Respeecher”, për të përzier zërin e aktores kryesore Karla Sofia Gascon me atë të këngëtares dhe kompozitores franceze Camille, në mënyrë që ajo të arrinte notat e larta.

2. The Brutalist

Filmi i nominuar për Oscar si “filmi më i mirë” përdori gjithashtu programin “Respeecher” për të përmirësuar dialogun në hungarisht të aktorëve. Redaktori i filmit, Dávid Jancsó, i cili është  Hungarez , përdori zërin e tij si burim për të përmirësuar shqiptimet.

Megjithatë, ai theksoi se performancat vokale të aktorëve u ruajtën ashtu siç ishin. “The Brutalist” gjithashtu përdori GenAI për të sjellë në jetë dizajnet arkitekturore të László Tóth (Brody).

3. Civil war

Për të promovuar filmin dystopik “Civil War” të vitit 2024, studioja publikoi një seri posterash që paraqisnin ngjarje kataklizmike në Tokë. Ndërkohë që skenat nuk ishin në film, postera ishin të destinuara për t’i ndihmuar shikuesit të imagjinonin ndikimin e luftës fiktive të paraqitur në film.

4. The Irishman

“Industrial Light & Magic”, e cila ishte gjithashtu përgjegjëse për efektet e de-aging në Star Wars, krijoi një motor të bazuar në AI që përdorte njohjen e fytyrës dhe mësimin e makinerisë për të analizuar performancat e mëparshme dhe krijuar versione më të reja të Robert DeNiro, Joe Pesci dhe Al Pacino.

5. Star Wars franchise

Industria e filmit fantastiko-shkencor  ka filluar gjithnjë e më shumë të përdorë AI për të mbështetur prodhimin. Në rastin e “Star Wars Franchise” u përdor një deepfake e Princeshës Leia të re dhe Grand Moff Tarkin në “Rogue One: A Star Wars Story”. Më pas, “Lucasfilm” punësoi deepfaker-in e YouTube, Shamook, pasi ai publikoi një version më të mirë të “Luke Skywalker” të rinovuar, krahasuar me atë që u përdor në “The Mandalorian”.

6. Secret Invasion

Miniseria Marvel përdori AI gjenerativ për të krijuar kreditë e hapjes. Prodhuesit e mbrojtën këtë vendim, duke thënë se ajo përputhej me “abstraktin”  që ndryshon formën. Sipas tyre, kjo ishte bërë që audienca të kishte kureshtjen se kush qëndronte pas gjithçkaje, duke qënë në përputhje me temën e filmit.

Burimi: Tatler   përshtati: Gazeta “SI”

The post Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale industrinë e filmit/ 6 filmat e famshëm që e përdorën appeared first on Gazeta Si.

Çfarë po ndodh? 31 filma po “zhduken” nga Netflix

By: gaze tare
26 February 2025 at 17:33

Nëse jeni një adhurues i filmave në Netflix, mund të jetë momenti i fundit për të parë disa nga titujt tuaj të preferuar! Platforma e njohur e transmetimit do të largojë një përzgjedhje filmash në fillim të muajit mars 2025, përfshirë disa nga më të shikuarit kohët e fundit.

Sipas raportimeve, këto filma do të jenë të disponueshëm vetëm deri më 1 mars 2025, ndaj shfrytëzoni kohën për t’i parë para se të zhduken nga katalogu i Netflix.

Lista e plotë e filmave që do të largohen më 1 mars 2025:
•21 Bridges
•A Haunted House
•A Haunted House 2
•Aloha
•Blended
•Cinderella Man
•Due Date
•Free State of Jones
•Green Lantern
•In the Heart of the Sea
•Inception
•Legends of the Fall
•Little
•Mr. Peabody & Sherman
•Oblivion
•Scooby-Doo
•Scooby-Doo 2: Monsters
•Seven Years in Tibet
•Sixteen Candles
•Stand by Me
•Still Alice
•The Angry Birds Movie
•The Other Guys

Këto ndryshime janë pjesë e rotacionit të zakonshëm të Netflix, i cili shton dhe largon përmbajtje bazuar në marrëveshjet e licencimit. Nëse ndonjë nga këta filma është në listën tuaj të pritjes, është koha e duhur për ta parë para se të largohet!

The post Çfarë po ndodh? 31 filma po “zhduken” nga Netflix appeared first on iconstyle.al.

❌
❌