Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trump: Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe, por unë i ndala

By: user 6
27 June 2025 at 20:40

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur sërish sot një marrëveshje të nënshkruar gjatë mandatit të tij të parë mes Kosovës dhe Serbisë si shembull se ai është një zgjidhës konflikesh botërore. Trump tha se Kosova dhe Serbia ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe, por nuk ndodhi për shkak të ndërhyrjes së tij. 

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonte drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi.

Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?

U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë. Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë. E ndaluam. Bëmë shumë punë.

Por ne kemi bërë punë të shkëlqyer. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq. Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje,” tha Trump. /LAPSI.al

The post Trump: Kosova dhe Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe, por unë i ndala appeared first on Lapsi.al.

“Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me SHBA”, Trump sërish: Serbia dhe Kosova ishin gati për luftë

27 June 2025 at 19:51

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, presidenti amerikan, Donald Trump, tha sërish se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, tha Trump.

“Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?

U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë.

Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë.

E ndaluam, bëmë shumë punë. Po ne kemi bërë punë të shkëlqyer. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq.

Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje”, tha Trump.

The post “Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me SHBA”, Trump sërish: Serbia dhe Kosova ishin gati për luftë appeared first on Telegrafi.

“Serbia do të përplasej, por i dhamë fund”, Trump: Kemi punuar me ta dhe me Kosovën

By: Besnik
25 June 2025 at 19:41

Në konferencën e tij pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë, Presidenti amerikan Donald Trump përmendi papritur konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar edhe në një përpjekje të Serbisë për përplasje.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me ambiciet territoriale të Presidentit rus Vladimir Putin përtej Ukrainës, Trump theksoi se javët e fundit ai dhe administrata e tij janë marrë edhe me situatën në Kosovë dhe Serbi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pyetje: Gjenerali Caine ka thënë se Putin ka ambicie territoriale përtej Ukrainës. E shihni edhe ju në të njëjtën mënyrë?

“Mundet. Dua të them që edhe mundet. Por di diçka: ai do që kjo punë të marrë fund sepse është një katastrofë për të. Putini më telefonoi para disa ditësh dhe më pyeti: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë, ‘Jo! Mund të më ndihmosh me Rusinë.’ Në javët e fundit kemi punuar me Indinë, Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Po ashtu, të premten do të na vizitojnë përfaqësues të Kongos dhe Ruandës, ku ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.

Ai nuk dha detaje të tjera, por në një moment të dytë, kur u pyet për vështirësinë e mbylljes së konflikteve nga ana e tij, Trump përmendi sërish Serbinë, e cila sipas tij do të niste një përplasje, por pa përmendur konkretisht nëse kishte lidhje me Kosovën.

“Shiko, ne sapo i dhamë fund një lufte në 12 ditë e cila po ziente prej 30 vitesh. I dhamë fund konfliktit me Ruandën dhe Kongon, të cilët do të vijnë të firmosin një dokument në Shtëpinë e Bardhë të premten. I dhamë fund edhe Serbisë, e cila do të niste një përplasje,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Serbia do të përplasej, por i dhamë fund”, Trump: Kemi punuar me ta dhe me Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi

By: Besnik
19 June 2025 at 11:51

Gazetari Rid Berisha foli në një lidhje nga Kosova për Euronews Albania ku komentoi situatën aktuale politike në vend dhe zhvillimet e fundit në rajon, me fokus të veçantë përpjekjet ndërkombëtare drejt një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari Berisha kujtoi se ka qenë vetë i pranishëm në marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e firmosur nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, por që më pas u rrëzua nga qeveria Kurti.

Ai e cilësoi si shumë të gabuar rrëzimin e asaj marrëveshjeje dhe theksoi se situata në të cilën ndodhet sot Kosova është edhe pasojë e këtij vendimi ndërsa tha se SHBA-të janë të vetmet që mund t’i japin drejtim final marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pozicioni aktual i qeverisë Kurti është i vështirë, pasi kjo është e njëjta legjislaturë që rrëzoi marrëveshjen e 4 shtatorit 2020. Me zotin Trump, ndoshta mund të kemi një zgjidhje më ultimative, ku nuk do të pyetet as Kosova e as Serbia, në kërkim të trofeut të administratës Trump për t’i dhënë fund këtij konflikti formal.”

Me një Bruksel të lodhur nga ndërmjetësimi me pak rezultate në bisedimet Kosovë–Serbi, Berisha vlerëson se SHBA-të janë e vetmja shpresë për të dhënë një orientim final dhe për të mbyllur çdo veprim që mund të prodhojë konflikt mes dy vendeve.

“Britania e Madhe duket se i ka kthyer shpinën Kurtit, të cilin dikur e mbështeste kur ishte në opozitë. Gjermanët kanë heshtur, francezët nuk duken të përfshirë. Britanikët madje e kanë udhëzuar të mos marrë veprime në veri. Zoti Kurti është në vëzhgim, dhe ata aleatë që i kishte, po e braktisin, sepse nuk mund të jenë më garantë për të.”

Gazetari risolli në vëmendje edhe prapaskenat e marrëveshjes së 2020-s, duke komentuar mënyrën dhe arsyet pse ajo, sipas tij, u sabotua:

“Sot po del që akuzat e administratës Trump janë drejtuar kundër administratës Biden, e cila me prokurorët e saj si Jack Smith e sabotoi një projekt paqeje. Kam qenë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe kishte ndërhyrje ndaj zotit Hoti që ishte në SHBA ndërkohë që liderët nga Prishtina e telefononin për t’i bërë presion se çfarë po bënte, çfarë po nënshkruante. Gjithë vendi ishte i mbushur me konspiracione dhe një fjalor pothuajse toksik, që ishte implantuar nga partia e zotit Kurti. Thuhej se në Shtëpinë e Bardhë po vendoseshin pikat në hartë për Kosovën – imagjino, kjo është çmenduri. Por opinioni publik kishte marrë tatëpjetën dhe po dyshonte”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi appeared first on Euronews Albania.

Trump: Ndala luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan, së shpejti paqe Iran-Izrael

By: user 8
15 June 2025 at 17:01

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur vetëm pak momente më parë se Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe sipas tij “do të bëjnë një marrëveshje”, në të njëjtën mënyrë si India dhe Pakistani pak kohë më parë, duke ndaluar konfliktin e drejtpërdrejtë ushtarak.

Trump rikujtoi se si në mandatin e tij të parë Serbia dhe Kosova, sipas tij “po shkonin drejt një lufte”, por ajo u ndalua nga administrata e tij.

Ai theksoi se ish-presidenti Joe Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime, por nënvizoi se ai do ta “rregullojë sërish”. 

Reagimi i Donald Trump: 

Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç i bëra të bënin India dhe Pakistani, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të NDALOJNË!

Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!).

Një rast tjetër është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre për një digë masive që po ndikon në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për momentin, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet kështu! Po kështu, do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, POPULLI e kupton. BËJENI LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!

The post Trump: Ndala luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan, së shpejti paqe Iran-Izrael appeared first on Lapsi.al.

Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara

11 June 2025 at 17:39

Ish-kryeministri i Suedisë dhe diplomati i njohur evropian, Carl Bildt, ka komentuar mbi takimin e mbajtur të martën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit të ri të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bildt tha se dialogu është ristartuar me Sorensenin si ndërmjetësues, por sipas tij pritjet për ndonjë zhvillim të madh në këtë fazë duhet të jenë të kufizuara.

“Mendoj se pritjet për një përparim të madh duhet të mbahen brenda kufijve të caktuar për momentin,” ka shkruar Bildt, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i punës së Sorensenit në këtë proces.

Emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen, ka mbajtur takimin e parë zyrtar me palët në kuadër të dialogut, ndërsa pritet që në javët në vijim të ketë angazhime të tjera drejt zhbllokimit të procesit.

With Peter Sørensen as new 🇪🇺 man for the issue the 🇷🇸 🇽🇰 dialogue was restarted yesterday. I think expectations for big breakthrough should be held within distinct limits for the time being. https://t.co/4zATclMo04

— Carl Bildt (@carlbildt) June 11, 2025

The post Bildt për dialogun Kosovë-Serbi: Pritjet duhet të jenë të kufizuara appeared first on Telegrafi.

A ka legjitimitet përfaqësimi Besnik Bislimi? – analistët komentojnë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel

10 June 2025 at 23:23

Analistët kanë komentuar takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, të ndërmjetësuar nga emisari i ri i BE-së, Peter Sorensen.

Analisti politik Afrim Kasolli duke folur për përfshirjen e kryenegociatorit Besnik Bislimit në këtë proces, theksoi mungesën e bazës ligjore dhe politike për përfaqësim serioz nga pala kosovare.

Kasolli tutje tha se Bislimi duhej të thoshte se “unë nuk mundem të vijë në dialog pa u krijuar institucionet e Kosovës, sepse nuk kam legjitimitet”.

Ndërsa, analisti Blerim Canaj, tha se pavarësisht premtimeve të Vetëvendosjes dialogu doli të ”jetë prioritet i të gjitha prioriteteve”.

“Pamë një takim me zero rezultat, thjesht një mesazh se u takuam dhe do të vazhdojmë të takohemi”, tha Canaj, për RTV21.

Ai shtoi se ky takim i dërgon një mesazh të qartë Kosovës: dialogut nuk mund t’i iket.

Edhe LDK ka reaguar pas takimit trepalësh të mbajtur në Bruksel ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, kryenegociatorit serb Petar Petkoviç dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në reagimin e LDK-së thuhet se Bislimi nuk ka asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

“Mandati i ish-qeverisë, në të cilën z. Bislimi ka qenë i emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti, ka përfunduar me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në këtë proces”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

The post A ka legjitimitet përfaqësimi Besnik Bislimi? – analistët komentojnë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

3 June 2025 at 16:54

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën se rruga evropiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jo “përmes veprimeve të njëanshme”.

Gjatë një debati të zhvilluar në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos ka thënë, gjithashtu, se Komisioni është i gatshëm të përgatisë mendimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, sapo të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli.

Kosova pati aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Sa ka folur për Kosovën, Kos ka bërë thirrje edhe për formimin e shpejtë të institucioneve, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, ka thënë mes tjerash ajo.

Kosova ende nuk ka Qeveri të re, si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Më 2 qershor Kuvendi ka dështuar që të konstituohet për të 25-ën herë.

Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit, dhe për propozimin e LVV-së për këtë pozitë, Albulena Haxhiun, duke e konsideruar figurë përçarëse.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Gjatë debatit me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili iu kushtua zgjerimit të BE-së, situatës në Ukrainë dhe politikës evropiane të fqinjësisë, Komisionarja evropiane, Marta Kos foli edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo përmendi se me Shqipërinë tashmë kanë filluar negociatat për 24 kapituj, ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se duhet të vazhdojë me reformat dhe të rikthejë besimin e publikut. Kos i dërgoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se vizita e tij në Moskë për festimet e 9 Majit e vështirëson përparimin e Serbisë në procesin evropian.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas saj, bllokada politike vazhdon, por dera për anëtarësim në BE mbetet e hapur.

Sipas saj, Mali i Zi po bën përparim të shpejtë në negociata – gjashtë kapituj janë mbyllur dhe pritet që procesi të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

Sipas Komisioneres, synimi i Komisionit është që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese të nevojshme.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të nisin bisedime intensive dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje dypalëshe. Unë jam e gatshme të ndërmjetësoj, nëse është e nevojshme”, tha Kos.

Ajo shtoi, gjithashtu, se Komisioni Evropian po shqyrton mënyra për t’i thjeshtuar procedurat e anëtarësimit, me qëllim që të shmanget rreziku që mosmarrëveshjet dypalëshe ta ngadalësojnë procesin, veçanërisht në këtë kontekst të ndjeshëm gjeopolitik.

Sa i përket Gjeorgjisë, Kos paralajmëroi se autoritetet atje po e largojnë vendin nga BE-ja dhe po rrezikojnë themelet e demokracisë.

“Duhet t’i ndërmarrim menjëherë hapat e ardhshëm me Ukrainën dhe Moldavinë – gjithçka është gati, dhe tani i takon Këshillit të BE-së t’i nisë negociatat. Nëse duam paqe dhe stabilitet në Evropë, duhet të jemi të pavarur dhe ta përfundojmë bashkimin e Evropës – kjo është një detyrë morale”, tha Kos mes tjerash.

Ajo shtoi se po jetojmë në një kohë të transformimeve të thella të rendit ndërkombëtar dhe se vetëm në gjashtë muajt e parë të mandatit të saj, peizazhi global ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Prandaj, sipas saj, në interes të sigurisë dhe të ardhmes së kontinentit, është e nevojshme “të përfundojë bashkimi i Evropës”.

“Për mua, zgjerimi është shumë më tepër se thjesht proces anëtarësimi. Bëhet fjalë për bashkimin e Evropës. Kjo nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, por edhe një kusht i qartë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt. Në këtë kontekst, zgjerimi e tejkalon kuptimin tradicional dhe shndërrohet në një mjet për të bashkuar Evropën rreth vlerave dhe parimeve të përbashkëta”, theksoi Kos.

Në këtë frymë, sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm të projektojë stabilitet dhe paqe në të gjithë kontinentin, si dhe në fqinjësinë strategjike evropiane në Azinë Qendrore dhe në Mesdhe.

Komisionarja evropiane për Zgjerim shprehu shpresën se gjatë katër viteve të ardhshme, të paktën edhe një vend do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. /REL/

The post Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme appeared first on Telegrafi.

Bislimi pas takimit me Sørensen: Serbia bllokuese e dialogut, kërkuam përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme

2 June 2025 at 17:50

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar sot në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Ky ishte takimi i parë bilateral mes dy zyrtarëve pas emërimit të Sørensen në këtë detyrë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi u fokusua në qasjen e re që Përfaqësuesi i BE-së synon të ketë në fazat e ardhshme të dialogut dhe në diskutimin e temave konkrete që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

“Diskutuam për temat që janë kyçe për ne dhe ku po shohim mungesë të madhe të angazhimit nga ana e Serbisë. Kemi kërkuar përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme”, tha Bislimi pas takimit.

Ai përmendi pengesat e Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, veçanërisht në mungesën e infrastrukturës në tri pika kufitare, dhe mungesën e reagimit ndaj propozimeve të Kosovës për pika sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Në fokus ishin edhe bllokimi i ndihmave për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ku Serbia ka bllokuar fondet në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Bislimi theksoi se është kërkuar një zgjidhje e menjëhershme për këtë situatë.

Një tjetër temë me rëndësi ishte energjia. Zëvendëskryeministri tha se mosfunksionalizimi i linjave të interkoneksionit me Serbinë po i shkakton humbje të mëdha Kosovës.

Ai akuzoi Serbinë se po vendos barriera artificiale dhe po refuzon zbatimin e obligimeve që i ka marrë në kuadër të marrëveshjes për energjinë.

Gjatë takimit u trajtua edhe fushata dezinformuese e Serbisë, për të cilën Bislimi tha se po synon të manipulojë opinionin ndërkombëtar dhe të mbajë qytetarët serbë në Kosovë nën presion të vazhdueshëm.

Takimi trilateral që ishte paraparë për sot nuk u zhvillua për shkak të mungesës së delegacionit serb, që sipas Bislimit nuk arriti në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë.

Në lidhje me ndikimin e situatës së brendshme politike në Kosovë mbi procesin e dialogut, Bislimi pranoi se “ka vështirësi, sidomos në mbajtjen e takimeve të nivelit të lartë”, por shtoi se Kosova duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për progres, pavarësisht vonesave në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve./Telegrafi/

The post Bislimi pas takimit me Sørensen: Serbia bllokuese e dialogut, kërkuam përgjigje nga Brukseli për shumë çështje të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe afër kufirit nuk është lajm i ri

28 May 2025 at 22:43

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka komentuar deklrartën e dhënë një ditë më herët lidhur me pozicionimin e trupave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Masqedonci ka thënë se kjo deklaratë një minutëshe është nxjerr nga një intervistë e tij 30 minutëshe për një televizion në Shqipëri, e cila ka qenë e fokusuar në stërvitjen e madhe ushtarake Defender Europe 25.

“Në tentativë për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga një ndër ngjarjet më të mëdha që po zhvillohet në Kosovë, atë të ushtrimit Defender Europe 25, nga akterë të ndryshëm në Kosovë, u nis një fushatë e gjerë në portale të ndryshme dhe rrjete sociale rreth deklaratës sime 1 minutëshe rreth pozicionimit të njësive ushtarake serbe e nxjerrë nga një intervistë 30 minutëshe në A2 CNN, intervistë kjo që ka mbizotëruar temën e ushtrimit Defender Europe 25. Ajo pjesa e vogël pak më shumë se një minutëshe e intervistës sime u tentua të bëhet lajm i ditës dhe të paraqitet si një propagandë me qëllim marrje së vëmendjes”, ka shkruar Maqedonci, në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Maqedonci ka thënë se e ndjen të nevojshme të sqarojë para qytetarëve, “se në pothuajse të gjitha paraqitjet e mija publike, për të paktën dy vitet e fundit, sa herë jam pyetur rreth pozicionimit të forcave ushtarake serbe kam dhënë gjithmonë të njëjtën përgjigje dhe kam paraqitur të njëjtat fakte”.

“Edhe këtë radhë për pyetjen e njëjtë dhashë përgjigjen e njëjtë. Propagandë do të ishte sikur unë të deklaroja që Serbia ka qasje miqësore, jo-militariste dhe paqësore në raport me Kosovën dhe fqinjët e saj të tjerë. Propagandë do të ishte sikur të deklaroja që Serbia nuk ka angazhuar agjentë dhe spiun për të baltosur ndërkombëtarisht luftën e drejtë të UÇK-së dhe sikur të deklaroja që Serbia nuk ka mbështetur grupet terroriste në veri. Por që jugu i Serbisë është i militarizuar dhe që Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste dhe agresive në raport me Kosovën është një realitet që asnjë nga ne nuk do të dëshironte të ishte i tillë”, ka shkruar ai.

Maqedonci ka thënë se “3 nga 4 Brigadat e kombinuara të ushtrisë serbe, pa përfshirë dhe njësi të tjera të specializuara janë të vendosura në jug të territorit serb jo larg kufirit me Republikën e Kosovës”.

“Brigada e 2 është e vendosur në Rashkë, Brigada e 3 në Nish dhe Brigada e 4 në Vranjë. Këto tre brigada kanë si tejzgjatje të tyre operacionale 28 baza të përparme operacionale përgjatë vijës kufitare me Kosovën në distancë nga 300 metra deri 5 kilometra nga vija kufitare. Për më tepër përgjatë vijës kufitare janë të vendosura edhe 20 baza të Xhandarmërisë serbe. Këto baza kanë personel ushtarak dhe pajisje luftarake kolektive. Vetëm një brigadë e ushtrisë serbe është e vendosur në pjesën veriore të territorit të Serbisë. Pra ashtu siç kam deklaruar rreth 70% e kapaciteteve dhe instalacioneve të ushtrisë për vite me radhë janë të vendosura në jug të territorit të Serbisë. Krejt këto fakte mund të vërtetohen edhe me një kërkim të thjeshtë në internet”, ka shkruar ministri.

Pavarësisht kësaj, Maqedonci ka thënë se gjatë këtyre viteve, institucionet tona kanë treguar maturi në qëndrime dhe vendosmëri në veprime për të kontribuar për paqe dhe siguri, kurse militarizimi i Serbisë nuk i kontribuon në asnjë rast stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Lajmi për pozicionimin e forcave ushtarake serbe nuk është një lajm i ri, ndërsa intervista kishte në fokus Ushtrimin Defender Europe 25”, ka shkruar ai, duke postuar hartën me lokacionet dhe njësitë e ushtrisë serbe e postuar nga institucionet tona në vitin 2023. /Telegrafi/

The post Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe afër kufirit nuk është lajm i ri appeared first on Telegrafi.

“FSK me aleatët e saj do t’i mbrojë kufijtë”, Maqedonci: 70 për qind e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës

27 May 2025 at 23:19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i është përgjigjur kërcënimeve të vazhdueshme nga Serbia për luftë dhe pushtim të Kosovës.

Maqedonci thekson se kërcënimet janë reale dhe se Beogradi zyrtar ka vendosur 70 për qind të ushtrisë në jug dhe jo larg kufirit me Kosovën

Ministri Maqedonci garantoi se FSK, bashkë me aleatët amerikanë dhe të NATO-s, do të mbrojnë çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

“Ne i shohim gjithmonë si të mundshme këto kërcënime. Ne e shohim gjithmonë të mundshme që Serbia në një moment mund të ndërmarrë veprime për të destabilizuar rajonin. Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi të përkushtuar që të ndërtojmë një forcë ushtarake të aftë për të mbrojtur territorin e Kosovës, për të mbrojtur jetën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në botë, duke përqafuar gjithmonë vlerat e NATO-s, vlerat perëndimore dhe duke shtyrë përpara interesat, të cilat i kemi si vendet demokratike”, tha Maqedonci, për A2CNN.

Ai tha se Kosova në vazhdimësi ngre  shqetësim prezencën e bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

“Diku 70 për qind e të gjitha kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, pra jo larg Republikës së Kosovës. Dhe kësaj duke i shtuar edhe këto 48 bazat e përparme që ne gjithmonë vlerësojmë se paraqesin kërcënim. Kur fqinji ti vendos në kufi forcat ushtarake në një farë forme apo një tjetër e kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e atij vendi”, tha ai.

Maqedonci tha se kjo nuk po bëhet rastësisht.

“Dhe kur e kemi gjithë këtë prezencë dhe kemi një mbështetje të grupeve kriminale dhe terroriste, siç ishte ai i Radoiçiqit, që tentoi aneksim të Veriut të vendit tonë, tregon për qasjen agresive që Serbia vijon ta ketë në raport me Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci.

The post “FSK me aleatët e saj do t’i mbrojë kufijtë”, Maqedonci: 70 për qind e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22 May 2025 at 20:31

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është e dobishme për të dyja vendet.

“Nëse mund të dëshmojmë se po lëvizim në drejtimin e duhur dhe po bëjmë hapa drejt normalizimit, për ta lënë pas të kaluarën dhe për t’u përqendruar në të ardhmen e përbashkët, mendoj se kjo është e dobishme si për popullin e Kosovës, ashtu edhe për atë të Serbisë”, tha Kallas në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Kryediplomatja e BE-së foli edhe për hapat konkretë do t’i ndërmarrë për ta rikthyer besimin në BE-në si partner i drejtë dhe ndoshta për t’i hequr sanksionet ndaj Kosovës.

“Pra, pikëpamja ime është: Po i dëgjoj të dyja palët. Të dyja kanë disa argumente dhe kritika të vlefshme, por mendoj se duhet ta lëmë pas të kaluarën. Pra, siç e kam premtuar ose siç kam propozuar, sapo Kosova të ketë një qeveri të bashkuar, ne duhet të ulemi në një nivel vërtet të lartë dhe t’i shqyrtojmë shqetësimet, sepse vërtet po përpiqemi ta kapërcejmë këtë pengesë. Është në interes të popullit të Kosovës. Do të ishte shumë më e lehtë t’u ndihmojmë vërtet njerëzve këtu në të gjitha aspektet nëse do ta kishim një normalizim të këtij procesi”, tha ajo.

Ndërkaq lidhur me takimin me presidentin serb Vuçiq, tha se ia ka bërë të qartë qëndrimet e saj, teksa vuri në dukje se ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskës të dalin para drejtësisë.

“Kështu që ia bëra shumë të qarta qëndrimet e mia, dhe i kamë bërë ato të ditura edhe publikisht. Tani, sa i përket përgjegjësisë, e ngrita edhe këtë çështje dhe u premtua se njerëzit që janë përgjegjës për ato sulme do të mbahen përgjegjës”, tha Kallas.

Kallas duke folur për të ardhmen e Kosovës në BE, ajo përmendi Estoninë, si një vend me të njëjtën situatë të para-anëtarësimit në BE.

“Do t’jua jap një shembull. Estonia ishte në të njëjtën situatë në fakt. Dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian na janë kërkuar disa reforma vërtetë të vështira. Por kërkohet edhe mendësinë e të gjithë popullit se duhet ta bëjmë këtë, sepse është më mirë për vendin tonë, për popullin tonë, pavarësisht se a je në opozitë apo në koalicion. Dhe i dolëm”, tha Kallas.

The post Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë appeared first on Telegrafi.

A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

22 May 2025 at 19:14

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.

Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.

Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.

Legjitimiteti i palëve biseduese

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.

Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.

“Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.

Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.

“Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.

“Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.

Faza e ardhshme e procesit

Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.

Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.

Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.

Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.
Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.

Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.

“Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.

Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.

Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.

“Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.

“Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.

Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi. /REL/

The post A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale? appeared first on Telegrafi.

Dialogu Kosovë-Serbi: Një test për ambiciet gjeopolitike të BE-së

22 May 2025 at 10:40

Në një moment kritik gjeopolitik, Bashkimi Evropian e gjen veten duke lundruar nëpër kriza në shumë fronte. Në Ukrainë, ndikimi i tij mbetet dytësor ndaj atij të SHBA-së dhe Rusisë; tensionet me Kinën janë përshkallëzuar në një luftë të plotë tregtare; dhe paqëndrueshmëria e ripërtërirë në Lindjen e Mesme vazhdon ta lërë mënjanë BE-në si […]

The post Dialogu Kosovë-Serbi: Një test për ambiciet gjeopolitike të BE-së appeared first on Reporter.al.

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

By: user 11
22 May 2025 at 09:19

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Kallas e cila një ditë më parë ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq sot do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në X.

The post Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së appeared first on Lapsi.al.

Kaja Kallas nis turneun në Ballkan: Dialogu Kosovë-Serbi, e domosdoshme të ecet para

22 May 2025 at 07:36

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas do të jetë për një vizitë në Ballkan, ndërsa në Kosovë do të jetë të enjten pasdite.

Në njoftimin për media të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bëhet e ditur se Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

Po ashtu është bërë e ditur se Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Kallas do të mbajë edhe një konferencë për media të enjten në ora 15:45.

Shefja e diplomacisë së BE-së para vizitës në Ballkan, ka shkruar edhe në platformën X.

“Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, tha ajo mbrëmë. /Telegrafi/

Back in the Western Balkans.

I will be visiting Serbia, Kosovo and North Macedonia in the next two days and engage with governments and the civil society on their EU path.

The Belgrade-Pristina Dialogue is a must in moving forward. Now is the time to re-engage. pic.twitter.com/u6dphKMOEp

— Kaja Kallas (@kajakallas) May 21, 2025

The post Kaja Kallas nis turneun në Ballkan: Dialogu Kosovë-Serbi, e domosdoshme të ecet para appeared first on Telegrafi.

Sorenseni në Berlin, diskuton me zyrtarët gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

20 May 2025 at 23:46

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, është takuar në Berlin me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin për Politikë të Jashtme të kancelarit gjerman Friedrich Merz, Gunter Sautter.

Sorensen në një postim në platformën “X” ka shkruar se është diskutuar se si të çohet përpara normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithmonë mirë të jem në Berlin. Takime të para shumë të mira me sekretarin e shtetit Geza von Geyr dhe këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës për Gjermaninë për mbështetje ndaj përpjekjeve të BE-së”, ka shkruar Sorensen, transmeton Telegrafi.

Always good to be in Berlin 🇩🇪. Very good first meetings with State Secretary Géza von Geyr and Chief Foreign Policy Adviser to Chancellor Merz, Günter Sautter. We discussed how to advance normalisation of relations between Kosovo and Serbia. Grateful for 🇩🇪 support to 🇪🇺 efforts pic.twitter.com/EcoxEBEgHY

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 20, 2025

Vizita e tij në Berlin vjen në një moment të ndjeshëm për dialogun Kosovë–Serbi, i cili ka hyrë në një fazë të zgjatur stagnimi, përkundër angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar për të rifilluar negociatat dhe për të zbatuar marrëveshjet e mëparshme. Gjermania, si një nga vendet kyçe brenda Bashkimit Evropian dhe me ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për stabilitetin dhe integrimin evropian të rajonit.

Takimet e Sorensen me zyrtarët gjermanë sinjalizojnë për një rifreskim të përpjekjeve diplomatike evropiane dhe një përfshirje më të madhe të Berlinit në procesin e ndërmjetësimit. Roli i Gjermanisë shihet si vendimtar në ofrimin e një mbështetjeje më të strukturuar dhe në rritjen e presionit ndaj palëve për të respektuar obligimet e marra në kuadër të dialogut.

Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i shqetësuar për tensionet në rritje në veri të Kosovës dhe për mungesën e progresit konkret në terren. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për veprime të maturuara dhe kthim në tryezën e bisedimeve, ndërsa paralajmëron se vonesat e mëtejshme mund të kenë pasoja në procesin e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Vizita e Sorensen pritet të pasohet nga takime të tjera në vende të ndryshme të BE-së, si pjesë e një ofensivë diplomatike për të rifilluar me vrull dialogun dhe për të ndërtuar konsensus ndërkombëtar për një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

The post Sorenseni në Berlin, diskuton me zyrtarët gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi appeared first on Telegrafi.

Macron kërkon rifillimin e dialogut me Serbinë, në Kosovë ka speticizëm

18 May 2025 at 19:57

Presidenti francez uroi që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut në javët në vazhdim. Por kjo, sipas njohësve të zhvillimeve politike, është e vështirë momentalisht, sidomos me situatën politike aktuale në vend.

Vargut të thirrjeve për kthimin e Kosovës e Serbisë në tryezën e dialogut, iu bashkua edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Unë uroj që në javët e ardhshme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me probleme politike e sociale, për të mundur të bëjmë avancime.”

Por, optimizmi i Macronit, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të paktën në Kosovë, pritet me skepticizëm.

Përderisa qeveria në detyrë as që e ka komentuar një mundësi të tillë, njohës të politikës vendore e shohin pak të mundshme një mundësi të tillë.
Afrim Kasolli thotë që Kosova dhe Serbia nuk kanë momentum politik për kthim në dialog.

Por, thotë që edhe në Bashkimin Evropian ka paqartësi, meqë përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, ka dhënë disa deklarata të ndryshme.

“Ka deklaruar se është mëse evidente që dialogu nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe se është koha të rishikohet e rivlerësohet se ku janë bërë gabime në procesin e deritanishëm, e tash mbetet e paqartë a është fillim i zbatimit të detyrimeve që të dyja palët kanë, apo fillim i procesit që ka për qëllim korrigjimin e gabimeve”, ka deklaruar Afrim Kasolli, analist politik.

Sipas Kasollit, për Kosovën më e dobishme do të ishte fillimi i korrigjimit të disa gabimeve në dialog.

Takime mes Kosovës dhe Serbisë nuk sheh në një të ardhme të afërt as analistja politike Mimoza Gavrani.

“Mendoj që është mesazh që, për t’u konsoliduar, u duhet shumë më shumë kohë. Në këtë rast, i duhet vendit që të konsolidohet edhe me situatën e stabilizimit politik që aktualisht kemi dhe të merren parasysh edhe opsionet që presidentja i ka në tavolinë dhe po diskutohen”, ka deklaruar Mimoza Gavrani, analiste politike.

Gavrani thotë që edhe kthimi i Kosovës në dialog mund të ketë kushte, siç është largimi i masave ndëshkuese nga BE-ja, por që nuk do të ishte e favorshme për vendin.

“Nuk jemi në pozicion politik për të kushtëzuar, sidomos duke pasur parasysh zhvillimet e egra gjeopolitike, pozicionimin e Rusisë, impaktin e politikës së presidentit Trump, pozicionimin e aleatëve të tjerë të cilët në vazhdimësi po punojnë në realizimin e qëllimeve të tyre afatgjata politike. Në këtë rast kam fjalën për Republikën e Serbisë në bashkëpunim me Rusinë”, ka theksuar Gavrani.

Përveç deklaratës së presidentit francez Macron për dialogun, nga Tirana erdhi edhe konfirmimi për vizitën në Kosovë e Serbi nga Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme e BE-së Kaja Kallas gjatë javës së ardhshme./Dukagjini/

The post Macron kërkon rifillimin e dialogut me Serbinë, në Kosovë ka speticizëm appeared first on Telegrafi.

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

18 May 2025 at 11:58

Analisti Nexhmedin Spahiu së fundmi ka qenë cak i kritikave të shumta si rezultat i një takimi që zhvilloi të shtunën me ministrin serb Marko Gjuriq në Beograd.

Ishte vetë Spahiu që publikoi fotografi nga ky takim.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djuriq,në zyrën e tij në Beograd”, shkroi Spahiu.

I njëjti në një deklaratë për Tëvë1 ka treguar arsyet e këtij takimi. Spahiu ka deklaruar se me ministrin serb njihen për më shumë se 10 vite dhe se gjatë takimit kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbajë në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu.

Ndërkaq ministri serb Marko Gjuriq gjithashtu në rrjetin “X” ka shkruar për takimin që kishte me analistin kosovar Nexhmedin Spahiu.

“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq./Telegrafi/

Разговор са професором Неџмедином Спахијуом о начинима за превазилажење тензија и унапређење међуетничких односа. pic.twitter.com/ghZQcb4WfJ

— Марко Ђурић (@markodjuric) May 17, 2025

The post U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 May 2025 at 14:51

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit.

Kështu vlerëson Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit.

Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Weber vlerëson se Berlini, në vend që të rifillonte me themel këtë proces, doli me propozimin franko-gjerman, çka çoi në “shkatërrimin e plotë të dialogut politik” dhe në dy marrëveshje që, sipas tij, nuk ekzistojnë në realitet.

Sipas Weberit, Qeveria e re e Gjermanisë duhet të ndërmarrë një “kthesë strategjike” ndaj Serbisë dhe ndaj politikës së regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që dialogu politik të mos fundoset.

“Gjermania duhet të marrë përsëri rolin udhëheqës në politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të ndihmojë në krijimin e një politike strategjike për rajonin – diçka që BE-së i ka munguar për më shumë se dy dekada – përfshirë edhe nevojën urgjente për një kthesë ndaj Serbisë dhe një qasje më politike ndaj krizës në Bosnje”.

Weber thotë për REL-in se mbetet për t’u parë nëse Gjermania ka apo po ndërton një strategji të përshtatshme të politikës së jashtme, por se me siguri do të shprehë shqetësime për “aktorët e tretë me ndikim të dëmshëm në Ballkan”.

Por, çfarë roli mund të luajë Gjermania në dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht nën udhëheqjen e kancelarit Merz?

“Qeveria e re konservatore përballet me trashëgiminë e dialogut politik që nisi kancelarja Merkel, me përkrahjen e deputetëve konservatorë.

Nën Scholzin, në vend të një rivendosjeje të thellë të dialogut, pas episodit të rrezikshëm të shkëmbimit të territoreve, Qeveria gjermane ndërmori iniciativën franko-gjermane me një vullnet të pamjaftueshëm politik, dhe duke vazhduar politikën e dështuar të pajtimit ndaj regjimit të Vuçiqit. Rezultati ishte shembja e dialogut, dhe dy marrëveshje që, në fakt, nuk ekzistojnë.

Pyetja është nëse Qeveria e re gjermane do të këmbëngulë në këto marrëveshje të papërmbushura, apo do të ketë guximin të nxisë një rinisje të thellë të dialogut – për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Kjo do të kërkonte një kthesë strategjike të politikës së BE-së ndaj Serbisë, duke mos e trajtuar regjimin e Vuçiqit si partner vlerash. Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndërprerjen e marrëdhënies së CDU-së me “partinë motër” SNS [Partia Progresive Serbe]. Mbetet për t’u parë nëse CDU-ja dhe Merz kanë forcën për këtë. Në të kundërt, dialogu do të thellohet edhe më shumë në krizë, dhe BE-ja do të humbasë më shumë kredibilitet si aktor demokratik, në Kosovë dhe në Serbi”, tha ai.

Weber ka folur edhe lidhur me kushtëzimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ndryshe nga Parisi, Gjermania ka qenë më e butë në kushtëzimin për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës. Nëse Berlini do të vazhdojë me këtë politikë për Asociacionin – në mungesë të një kuadri strategjik – mbetet për t’u parë, dhe do të varet nga ajo nëse do të ketë kthesë strategjike në politikën ndaj dialogut”, tha ai.

The post Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Telegrafi.

❌
❌