Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Udhërrëfyesi për jurisprudencën e Kushtetueses, Gonzato: Qytetarët duhet ta kuptojnë e të kenë besim tek Drejtësia

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij në këtë aktivitet deklaroi se, drejtësia e dhënë nga gjykatat do të jetë një kontribut i çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gonzato theksoi se është me rëndësi që drejtësia të jetë e dukshme dhe e prekshme për qytetarët.

“Sot nuk është rasti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi për të theksuar vlerën e dialogut. Këto elemente janë kyçe që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm”, tha ai.

Drejtësia, shtoi ambasadori Gonzato, “jo vetëm duhet të jepet, por edhe duhet të duket që po jepet”.

Gonzato nënvizoi faktin se duhet dialog e transparencë e vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë.

“Vendimet e formës së prerë duhet të përmbushin standardet dhe të rrisin besimin, duke ndërtuar ura mes gjykatave dhe një gjuhë të përbashkët për këto institucione. Drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por qytetarët duhet ta shohin, ta kuptojnë e të kenë besim”, tha Gonzato.

Vetëm kështu, theksoi ai, “anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të shihet si një mundësi transformuese”.

Gonzato gjithashtu theksoi se, “Gjykata Kushtetuese ka krijuar një trupë të pasur dhe komplekse jurisprudence që ka mbrojtur të drejtat themelore dhe ka kontribuar në reformën në drejtësi”.

“Për ta kuptuar, këto sfida me të cilat përballen profesionistët nuk kanë të bëjnë vetëm me kuptimin e përmbajtjes së vendimeve, por interpretimin e tyre në kohë dhe zbatimin praktik”, tha ai.

Prandaj, shtoi Gonzato, “vlen ky udhërrëfyes sepse përfaqëson një përgjigje të fortë ndaj këtyre sfidave. Ky udhërrëfyes ofron një bazë praktike njohurish për të nxënit e vazhdueshëm gjyqësor”.

/gj.m/j.p/

 

The post Udhërrëfyesi për jurisprudencën e Kushtetueses, Gonzato: Qytetarët duhet ta kuptojnë e të kenë besim tek Drejtësia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses

By: Ela
14 July 2025 at 11:35

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë jalës së tij, Gonato i dha një ‘shuplakë’ qeverisë Rama teksa u bëri thirrje që të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel. […]

The post Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori nv shqyrtim ecurinv e punimeve në disa projekte të mëdha.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mori pjesë në takim ndërsa ministri Blendi Gonxhja e cilësoi hap të rëndësishëm për vijimin e transformimit të infrastrukturës kulturore.

Dskutimet u fokusuan mbi ecurinë e punimeve në Muzeun Historik Kombëtar; hapjen për publikun të Hamamit të Durrësit; përfundimin e punimeve në Kalanë e Bashtovës, një hap i rëndësishëm drejt aktivizimit të potencialit të saj kulturor e turistik; riorganizimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe procesin e muzealizimit; si edhe koordinimin e një kalendari të përbashkët eventesh kulturore në sitet përfituese të projektit.

“Në qendër të vëmendjes mbetet përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët përfshirë Delegacionin e BE-së dhe UNOPS”, tha Gonxhja.

Vlerësimi i këtyre hapësirave si qendra kreativiteti dhe lidhjeje me komunitetin do të mbetet prioritet për MEKI-n në vijim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në takimin e Komitetit Drejtues ...
1 nga 20

/e.i/j.p/

The post Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liria e shprehjes, Gonzato: Koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, mori pjesë sot në një tryezë diskutimesh për fazën e parë të një platforme kombëtare dialogu me fokus sigurinë e gazetarëve, kushtet e punës dhe pavarësinë e medieve.

Ai tha se tashmë është koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për të garantuar lirinë e shprehjes.

Disa nga rekomandimet kërkojnë ndryshime ligjore, një pjesë e të cilave do t’i paraqiten Parlamentit nga shoqëria civile përpara mbledhjes së tij në shtator.

Liria e shprehjes dhe e medias është një nga pikat e rëndësishme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ambasadori Gonzato, theksoi rëndësinë e adaptimit të standardeve që kërkon BE.

“Shqipëria ka marrë përsipër të përmbushë kriteret për negociatat në mënyrë ambicioze, për një kohë shumë të shkurtër, në 2027, ndaj nuk kemi kohë për të humbur. Sigurisht, shpejtësia nuk mund të cenojë transparencën dhe gjithëpërfshirjen”, tha Gonzato.

Angazhimi i të gjitha palëve shihet si faktor kyç për përmbushjen e kritereve të BE-së.

“Ky sesion plenar sot nuk është vetëm për të diskutuar gjetjet, por edhe një mundësi për të reflektuar sfidat dhe mundësitë që kemi. Këto janë të gjitha çështje shumë komplekse dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha palët”, u shpreh Giulia Re, drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Disa nga rekomandimet konkrete për probleme si, pasiguria ekonomike, kushtet e punës së gazetarit, kërcënimet, dekriminalizimi i shpifjes, ndihma ligjore falas dhe krijimi i mekanizmave të reagimit të shpejtë për gazetarët, janë propozuar si ndërhyrje në Kodin Penal dhe atë Civil.

Brenda muajit korrik, rekomandimet do t’i dërgohen Parlamentit. Kjo fazë e parë reformash është iniciativë e përfaqësisë së BE-së në Shqipëri, e realizuar nga Këshilli i Evropës dhe Departamenti i Gazetarisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (Universiteti i Tiranës).

/gj.m//r.e//a.f/

The post Liria e shprehjes, Gonzato: Koha që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“EU4Migration”, Gonzato: Reformat në fushën e migracionit çojnë përpara negociatat e anëtarësimit

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Bashkimi Evropian, së bashku me IOM, UNHCR dhe Ministrinë e Brendshme lançuan zyrtarisht sot në Tiranë projektin EU4Migration.

Me një buxhet prej 10 milionë eurosh të siguruar nga BE-ja, kjo nismë katërvjeçare synon të mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve të saj të menaxhimit të migracionit dhe azilit, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Projekti do të kontribuojë në krijimin e kornizave më efektive të qeverisjes, mbrojtjen e personave në lëvizje dhe përmirësimin e aksesit në shërbime për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët.

Ceremonia e hapjes u përshëndet edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gonzato theksoi se “sfidat globale të migracionit janë komplekse dhe kërkojnë korniza të forta qeverisjeje, si dhe bashkëpunim, besim dhe një vizion të përbashkët midis BE-së dhe vendeve partnere si Shqipëria”.

Sipas Gonzatos “menaxhimi efektiv i migracionit është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e kufijve tanë, por edhe si një pasqyrim i vlerave tona thelbësore: solidaritetit, dinjitetit njerëzor dhe respektit për të drejtat e njeriut”.

“Projekti ynë i ri, “BE për migracionin”, do ta mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve dhe kapaciteteve të saj në këtë fushë, në përputhje me strategjitë e menaxhimit të migracionit si të Shqipërisë ashtu edhe të BE-së. Reformat në këtë fushë do të ndihmojnë gjithashtu për çuarjen përpara të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe, në fund të fundit, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Gonzato.

Oficeri i lartë i operacioneve në Zyrën Rajonale të UNHCR për Evropën, Alexander de Chalus, tha se forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e migracionit dhe azilit është kyç për të përballuar lëvizjet e përziera. “Kjo bëhet edhe më e rëndësishme kur shihet në kuadër të potencialit transformues që ofron procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky projekt mbështet një shtyllë thelbësore të këtij procesi: zhvillimin e një sistemi azili të aksesueshëm, të drejtë dhe efikas, i cili duhet të dallojë nëse personi në fjalë është refugjat apo jo”, shtoi ai.

Projekti EU4Migration do të mbështesë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe përafrimin me acquis të BE-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në reformat për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri dhe Siguri. Gjithashtu, do të plotësojë përpjekjet në kuadër të Planit të Veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe pesë shtyllave kryesore të tij, përfshirë forcimin e menaxhimit të kufijve, përmirësimin e sistemeve të azilit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.

I zbatuar nga IOM dhe UNHCR në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe një numër të gjerë partnerësh kombëtarë dhe vendorë, projekti ndjek një qasje gjithëpërfshirëse. Përpjekjet e tij synojnë të mbështesin Shqipërinë në realizimin e vizionit strategjik për migracionin, siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2024–2030, dhe në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe detyrimeve globale për personat në lëvizje.

/m.q/

The post “EU4Migration”, Gonzato: Reformat në fushën e migracionit çojnë përpara negociatat e anëtarësimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato – Schmidt vlerësojnë SPAK-un: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato u takua sot me presidentin e Eurojust, Michael Schmidt, në kuadër të Forumit të 2-të Konsultativ të Kryeprokurorëve të Ballkanit Perëndimor.

Siç njoftoi Delegacioni i BE-së, diskutimi u përqendrua në rolin qendror të prokurorive në sistemin gjyqësor të Shqipërisë pas reformës në drejtësi.

“Të dy vlerësuan rolin e SPAK-ut, i cili shihet si një faktor që ndryshon rrënjësisht situatën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke forcuar sundimin e ligjit dhe besimin publik”, njoftoi më tej Delegacioni i BE në Shqipëri.

Sipas zyrës së BE-së në vendin tonë, “ata theksuan nevojën për të mbështetur më tej Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe për të siguruar që ato të kenë burimet e nevojshme”.

“Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit gjyqësor me shtetet anëtare të BE-së, duke e konsideruar Shqipërinë një partner të përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale të zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë.

/m.q/r.e/a.f/

The post Gonzato – Schmidt vlerësojnë SPAK-un: Shqipëria, partner i përkushtuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato në “Shtëpinë e Ngjyrave”: Shërbimet sociale, element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ “Shtëpia e Ngjyrave” në Tiranë shërben si një hapësirë e sigurt dhe mikpritëse për fëmijët, gratë dhe familjet që kanë përjetuar dhunë, trafikim apo shfrytëzim.

E menaxhuar nga Nisma ARSIS me mbështetjen e Bashkimit Evropian, UNICEF-it dhe Bashkisë së Tiranës, kjo qendër komunitare ofron strehim emergjent, mbështetje psikologjike, këshillim, mentorim dhe orientim. Gjithashtu ofron mundësi për zhvillim personal përmes klubeve rinore, aktiviteteve krijuese dhe angazhimit në komunitet.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato vizitoi sot qendrën duke riafirmuar angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të forcuar shërbimet sociale gjithëpërfshirëse, një element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se “përmes programit EU4SocialCare, BE-ja është krenare që mbështet nisma si kjo, që promovojnë dinjitetin, mbrojtjen dhe shpresën për ata që kanë më shumë nevojë”.

“Vizita në Shtëpinë e Ngjyrave sot ishte një përvojë vërtet emocionuese. Dashuria dhe kujdesi, përkushtimi dhe profesionalizmi i stafit, mirënjohja dhe qëndrueshmëria e fëmijëve dhe nënave që takova ishin prekëse. Kuptova sa shumë ndikim kanë shërbimet sociale të bazuara në komunitet dhe gjithëpërfshirëse. Sot pashë nga afër punën e njerëzve që mishërojnë vlerat mbi të cilat qëndron Bashkimi Evropian: të drejtat e njeriut, solidariteti dhe mosdiskriminimi”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

m.q/j.p/

The post Gonzato në “Shtëpinë e Ngjyrave”: Shërbimet sociale, element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë dhe bashkëpunimi është çelësi për ndërtimin e sistemeve digjitale të qëndrueshme.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe drejtorin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Igli Tafa.

Ai theksoi se, “Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në forcimin e kapaciteteve të saj në fushën e sigurisë kibernetike falë mbështetjes së Bashkimit Evropian”.

“Siguria kibernetike është një ndër prioritetet kryesore të BE-së. Partneriteti ynë i fortë me Shqipërinë, i bazuar në ekspertizën e Akademisë së Qeverisjes Elektronike të Estonisë, po forcon qëndrueshmërinë rajonale kibernetike, kapacitetet teknike dhe bashkëpunimin në një moment kyç”, tha ambasadori i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se, BE-ja ka mbështetur autoritetet shqiptare në përballimin e sulmeve kibernetike përmes programit “Cybersecurity Rapid Response” për vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga BE dhe i zbatuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike e Estonisë.

I nisur pas sulmeve kibernetike të vitit 2022 në rajon, ky program synon të forcojë qëndrueshmërinë kibernetike përmes trajnimeve të ekspertëve, konsulencës dhe ofrimit të softuerëve të avancuar të sigurisë kibernetike, duke rritur aftësinë e Shqipërisë për të zbuluar dhe reaguar në mënyrë efikase ndaj kërcënimeve kibernetike. /j.p/

1 nga 3

The post Gonzato: Shqipëria, përparim shumë të mirë në kapacitetet e sigurisë kibernetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Java e Evropës, Gonxhja: BE projekt i përbashkët, Shqipëria pjesë aktive

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, në përmbyllje të Javës së Evropës, u mblodhën në një hapësirë dialogu me artistë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shumë institucioneve e organizatave të kulturës dhe nga të gjitha fushat.

Gonxhja theksoi se, nën moton “A space to BE”, ky moment final mishëroi vlerat evropiane, bashkëpunimin, krijimtarinë, përkatësinë dhe të drejtat njerëzore përmes artit dhe kulturës.

“BE është më shumë se një pozicion gjeografik, është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane”, shkroi në një postim në rrjetet sociale Gonxhja.

“Performanca nga “was bleibt kollektiv” i Gentian Dodës dhe atmosfera festive që pasoi, ishin dëshmi e fuqisë që liria artistike ka për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme”, theksoi Gonxhja. /j.p/

The post Java e Evropës, Gonxhja: BE projekt i përbashkët, Shqipëria pjesë aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i BE, Gonzato: Deri në 2026, reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR

By: redi
28 May 2025 at 16:48

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026. Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se ky duhet të jetë një…

Source

Gonzato: Deri në 2026, reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026.

Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se ky duhet të jetë një angazhim i qartë i Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE.

Disa nga elementet që duhen përmirësuar në këtë reformë, tha Gonzato, lidhen me çështjet si transparenca në financimin e fushatës, rregullimi i medieve online dhe shmangia e shpërdorimit të burimeve publike.

“Mendoj se gjetjet e ODIHR-it këtë radhë konfirmojnë të njëjtat probleme që janë konstatuar në vitin 2021, kështu që këto probleme duhen zgjidhur. Ndaj në deklaratën e bërë nga Përfaqësuesja e Lartë Kallas dhe Komisionerja Kos ne u jemi referuar gjetjeve të misionit të OSBE-së, u referohen mangësive që ata kanë theksuar, dhe kërkojmë një reformë zgjedhore që të përfshijë të gjitha rekomandimet e bëra deri më tani, dhe ato që do të bëhen këtë herë. Ne e dimë se cilat janë çështjet: transparenca në financim, rregullimi i medias në internet, shpërdorimi i burimeve publike etj. Të gjitha këto elemente duhen trajtuar në reformën zgjedhore, e cila është diçka për të cilën Shqipëria është angazhuar të bëjë në kuadër të anëtarësimit. Ka një udhërrëfyes për shtetin e së drejtës, që përmban një angazhim të qartë për bërjen e kësaj reforme deri në 2026”, u shpreh ambasadori i BE-së.

Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Gonzato tha se BE-ja i qëndron gjetjeve të raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it, duke sqaruar se e kanë “keqcituar qëllimisht” për këtë.

“Këndvështrimi i BE për zgjedhjet e 11 majit është mirë ta përsëris, pasi jam keqcituar qëllimisht apo jam keqcituar në mënyrë përzgjedhëse. Më kujtohet kur kam mbërritur në Tiranë, më 1 dhjetor 2023. Një nga pyetjet ka qenë pikërisht qëndrimi për reformën zgjedhore dhe kam cituar që ‘ne iu qëndrojmë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it’. Gjatë muajve që vijuan e kam përsëritur thirrjen për të zbatuar këto rekomandime, për të garantuar që reforma zgjedhore që diskutohej mes partive të pasqyronte këto rekomandime. E përsëris edhe tani: i qëndrojmë analizës së OSBE/ODIHR-it. Analiza është në zotërim të gjithkujt dhe kemi disa përfundime paraprake, ende jopërfundimtare, pasi raporti përfundimtar do të përmbajë rekomandime që kanë të bëjnë specifikisht me këto zgjedhje. Përfundime paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka qenë një fushë e barabartë loje dhe tregon për një sërë problemesh që janë konstatuar nga misioni”, tha shefi i delegacionit europian në Shqipëri.

Gonzato theksoi gjithashtu se reformat duhet të jenë rezultat i dialogut politik, duke përfshirë edhe opozitën, pasi anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që nuk duhet përdorur për qëllime partiake.

“Gjithmonë kam bërë thirrje për këtë lloj dialogu kur vjen fjala për procesin e anëtarësimit. Të gjithë e dinë se objektivi i anëtarësimit në BE është një objektiv që e ndajnë të gjitha partitë dhe mbështetet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Ky është objektiv mbarëkombëtar dhe nuk është diçka që duhet të jetë objekt i politikave partiake. Në kontaktet e mia me të gjitha partitë, përfshirë edhe opozitën, kam theksuar faktin se për BE-në është e rëndësishme që ata të ishin përfshirë. Kur ndërmerr reforma e di se cilat janë standardet, por mënyra e zbatimit të tyre në Shqipëri ka dallim. Mund ta bëni në një mënyrë që nuk merr parasysh interesat e një klase të caktuar në nevojë. Duhen opinione të ndryshme dhe dialog politik për të siguruar që reformat të bëhen pozitive për popullin shqiptar”, u shpreh Gonzato.

Duke folur për procesin zgjedhor, ai vlerësoi administrimin profesional nga KQZ-ja dhe bashkëpunimin me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa dënoi presionet politike ndaj drejtësisë.

“Zgjedhjet janë administruar në mënyrë profesionale dhe vijoj të mbështes punën e bërë nga KQZ-ja dhe vijoj të përgëzoj bashkëpunimin që KQZ-ja ka pasur me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Mendoj se ishte shumë e rëndësishme që të punonin ngushtë së bashku për të hetuar mashtrimet e mundshme apo krimet që mund të jenë kryer. SPAK-u po e bën pjesën e vet të punës. Aty ku duhet të përqendrohemi është ana parandaluese, që të mbyllim hapësirat ku mund të lulëzojë korrupsioni”, u shpreh amabasadori i BE-së.

“Ka shenja të qarta edhe me hetimet e politikanëve se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Kritikat ndaj drejtësisë së re nuk janë të pranueshme dhe duhet pranuar pavarësia e gjyqësorit. Këtë lloj trysnie politike nuk e mirëpresim dhe është kundër detyrimeve që Shqipëria ka pranuar me nisjen diskutimeve për anëtarësim. Unë qëndroj krah respektimit të pavarësisë së gjyqësorit dhe drejtësia të jetë më efektive dhe të japë rezultate për qytetarët. Procedurat të modernizohen dhe afatet të shkurtohen që njerëzit të marrin drejtësinë që meritojnë”, tha Gonzato.

Ambasadori shprehu bindjen se Shqipëria mund të mbyllë negociatat deri në vitin 2027, duke kërkuar që reformat të përfshijnë të gjithë sektorët e shoqërisë.

“Kemi një dritare mundësie përballë nesh. Ka dinamika pozitive, qoftë këtu, edhe në Bruksel. Ka një gatishmëri nga shtetet anëtare të BE-së për t’u angazhuar me Shqipërinë dhe për ta shoqëruar atë drejt BE-së. Ajo që përsëris është se duhet ta kapim këtë mundësi, pasi është mjaft unike. Është bashkim faktorësh të ndryshëm. Duhet vijuar me reformat që të përmbushim objektivin. Ne duam ta mbështesim këtë objektiv. Nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga qeveria dhe institucionet shqiptare për atë që do të bëjnë për të përmbushur kriteret, që të çojnë në këtë objektiv ambicioz për t’i mbyllur negociatat brenda 2027. Duhet të ruajmë këtë ritëm reformash”, vuri në dukje Gonzato.

Sipas tij, një proces i suksesshëm anëtarësimi nuk varet vetëm nga qeveria, por është një proces mbarëshoqëror.

“Bisedimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, transparente, ku çdo sektor i shoqërisë të kuptojë se çdo të thotë të jesh pjesë e BE-së jo vetëm për avantazhet, por edhe detyrimet dhe gjërat që duhen bërë. Anëtarësimin në 2030 e shoh të mundur, por na duhet që t’i bëjmë qytetarët europianë, të kuptojnë se çfarë është Shqipëria sot. Na duhet ky proces familjarizimi”, u shpreh ambasadori Gonzato. /j.p/

The post Gonzato: Deri në 2026, reforma zgjedhore të përfshijë rekomandimet e OSBE/ODIHR appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Diskutuam mënyrat për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE

TIRANË, 27 maj /ATSH/ “Me 70% të legjislacionit të BE-së të zbatuar në nivel lokal, përfshirja e mëtejshme e bashkive dhe burimet shtesë të dedikuara për to mbeten me rëndësi të madhe”, u shpreh sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Me rastin e Javës së Evropës 2025, Gonzato vizitoi qytetin e Korçës dhe u takua me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.

Gonzato theksoi se, “ishte një rast i frytshëm për të bërë një bilanc të bashkëpunimeve të mëparshme të suksesshme në fushat e inovacionit, arsimit dhe turizmit, dhe për të gjetur mënyra të reja për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE”.

“Është e rëndësishme të sigurohet përfshirja e qytetit në zbatimin e Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformave”, theksoi ai.

“Ka shumë potencial në Korçë si në fushën e turizmit të qëndrueshëm ashtu edhe në atë dixhital. Erdha për të diskutuar me kryetarin e bashkisë se si mund t’i mbështesim më së miri përpjekjet e qytetit për të rritur atraktivitetin e tij dhe për të ofruar stimuj për të rinjtë e tij të talentuar. Gjithashtu i bëra thirrje kryetarit të bashkisë të përfitojë plotësisht nga procesi i integrimit në BE dhe vlerësova mënyrën se si bashkia ka investuar në marrëdhënien e saj me BE-në”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 5

The post Gonzato takim me kryebashkiakun Filo: Diskutuam mënyrat për të mbështetur Korçën me projekte të reja të financuara nga BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet/ Ambasadori i BE: Qeveria shqiptare të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse

By: Ela
27 May 2025 at 09:55

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria duhet të miratojë një reformë të re zgjedhore, që të përfshijë rekomandimet e OSBE-së, të shkuara dhe të tashme. Në një prononcim nga Korça, ku ndodhej për një aktivitet, Gonzato tha se kjo reformë duhet bërë si pjesë e rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin […]

The post Zgjedhjet/ Ambasadori i BE: Qeveria shqiptare të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse appeared first on BoldNews.al.

Zhvillimi i parqeve eko-industriale, bashkim i bizneseve në një hapësirë të përbashkët industriale

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja dhe Menaxheri i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC) për Evropën Javier Suarez, në prani të Ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, nënshkruan sot, në Shtëpinë e Evropës, një marrëveshje që i hap rrugën zhvillimit të parqeve eko- industriale në Shqipëri.

Kjo nismë është pjesë e Planit Evropian të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm industrial në Shqipëri, duke mbështetur vendin për përafrimin me standardet mjedisore të BE-së.

Parqet eko-industriale bashkojnë bizneset në një hapësirë të përbashkët industriale për të optimizuar përdorimin e burimeve, për të zvogëluar ndikimin mjedisor, si dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Shqipëria do të përmirësojë kuadrin e saj politik dhe rregullator, do të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave industriale, si dhe do të nxisë një brez të ri të zhvillimit industrial me karbon të ulët dhe efikasitet të lartë të burimeve.

“Përmes konceptit të parqeve eko-industriale, Shqipëria po pozicionohet strategjikisht në zemër të tranzicionit të gjelbër, në përputhje me standardet e Kapitullit 20, duke mbështetur politikat industriale dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme brenda procesit të integrimit në BE.

Kombinati në Tiranë do të jetë një nga zonat kryesore ku do të marrë formë ky model i ri zhvillimi, një hapësirë ​​me potencial të madh për t’u bërë një park eko-industrial që kombinon teknologjinë e gjelbër me ndërlidhjen efikase të biznesit dhe inovacionin.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në partneritet me IFC-në, synojmë të ndërtojmë korniza më të forta ligjore, të rrisim kapacitetet institucionale dhe të nxisim investimet private në teknologjinë e qëndrueshme. Kjo është rruga për ta shndërruar industrinë shqiptare në një histori suksesi të tranzicionit të gjelbër në rajon”, tha ministri Gonxhja.

Bashkimi Evropian po mbështet përpjekjet e Shqipërisë drejt një transformimi industrial të gjelbër dhe të qëndrueshëm përmes Planit Evropian të Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2022-2027, si dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për zhvillimin e parqeve eko-industriale në Shqipëri bëhet simbolikisht në të njëjtën ditë kur Shqipëria hap grup-kapitullin 3 të negociatave të saj të anëtarësimit në BE, me fokus te konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse. BE-ja po e financon këtë projekt për të mbështetur dekarbonizimin industrial të Shqipërisë.

Ne do të ofrojmë ekspertizë për krijimin e parqeve eko-industriale për të nxitur investimet e gjelbra dhe për t’i ndihmuar bizneset ekzistuese të kalojnë drejt praktikave më të qëndrueshme.

Reforma industriale – përfshirë tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital – është një element kyç i procesit të anëtarësimit në BE dhe BE-ja po e mbështet Shqipërinë në këtë rrugë”, tha Silvio Gonzato, ambasador i BE-së në Shqipëri.

E zbatuar nga IFC-ja, me mbështetjen e BE-së, kjo nismë do t’u ofrojë asistencë teknike autoriteteve shqiptare për përafrimin e politikave me standardet ndërkombëtare të parkut eko-industrial, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe hartimin e konceptit për një park të ri eko-industrial.

“Përmes modernizimit rregullator, ndërtimit të kapaciteteve dhe projektimit të zonave të reja industriale të qëndrueshme, ne po krijojmë kushtet për industri më të pastra, kanale më të forta investimesh dhe integrim më të ngushtë me tregjet globale.

Qëllimi ynë është ta mbështesim Shqipërinë që të bëhet lider në tërheqjen e investimeve të përgjegjshme brenda kësaj nisme në mbarë Ballkanin Perëndimor”, tha Javier Suarez, Menaxher i IFC-së për Këshillimin Vendor dhe Ekonominë për Evropën.

Ky bashkëpunim nxjerr në pah potencialin në rritje të Shqipërisë për të tërhequr investime të qëndrueshme, për të modernizuar sektorin e saj industrial, si dhe për t’u integruar më ngushtë në zinxhirët e vlerave evropiane dhe globale.

Në përputhje me politikat mjedisore dhe klimatike të BE-së, kjo nismë synon të mbështesë dekarbonizimin industrial dhe krijimin e zonave industriale të qëndrueshme dhe konkurruese.

Ajo financohet nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor me një grant prej 3.6 milionë eurosh, me qëllim vlerësimin e fizibilitetit të parqeve eko-industriale përmes katër studimeve pilote.

Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) ka qenë shumë e rëndësishme për mbështetjen e projekteve të tilla në të gjithë rajonin.

MEKI-IFC, marrëveshje për zhvillimin e eko-parqeve, Foto: Florian Abazaj
1 nga 10
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato - Foto: Flor Abazaj
Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja - Foto: Flor Abazaj

/a.f/

The post Zhvillimi i parqeve eko-industriale, bashkim i bizneseve në një hapësirë të përbashkët industriale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Plani i rritjes i BE-së do të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbështet zhvillimin e Parqeve Eko-Industriale në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Gonzato theksoi se, “Plani i Rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda një 10 vjeçari duke përmirësuar bashkëpunimin ekonomik, duke sjellë përmirësime në standardet ekonomike, por edhe rezistencën e duhur ekonomike dhe duke pasur konvergjencë me BE-në duke ecur përpara me reformat e BE-së dhe sigurisht duke rritur financimet”.

Ai theksoi se, “në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave Shqipëria mund të përfitojë nga pothuajse 1 miliardë euro për të ecur përpara me rritjen ekonomike të vendit”.

Kjo, shtoi Gonzato, “është një arritje vërtetë shumë e madhe”.

Ambasadori nënvizoi se, “objektiv i BE-së është që të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin”.

Ai foli për thirrjen që i është bërë sektorit privat që të investojë në Ballkanin Perëndimor.

“Duam që të marrim edhe investimet e tyre dhe prandaj parqet eko-industriale do të jenë një element shumë i rëndësishëm”, tha Gonzato.

Ai u shpreh se BE është e gatshme që të ndihmojë edhe sa i përket flukseve të kapiteleve.

“Këto parqe eko-industriale janë shumë të rëndësishme pasi mbështesin investimet, zhvillimin e ekonomisë, mbështesin bizneset si edhe kalimin në praktika më të mira dhe më miqësore ndaj mjedisit”, tha Gonzato.

Ceremonia u organizua nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), në bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja dhe nga Javier Suarez, Menaxher, Këshillimi për Shtetet dhe Ekonomitë, Evropa, IFC.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje Bashkëpunimi përfaqëson një hap kyç në zhvillimin e politikave dhe kuadrit rregullator të nevojshëm për të mundësuar transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale në Shqipëri, në përputhje me standardet mjedisore të BE-së dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

MEKI-IFC, marrëveshje për zhvillimin e eko-parqeve, Foto: Florian Abazaj
1 nga 11
Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja - Foto: Flor Abazaj
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato - Foto: Flor Abazaj

/a.f/

The post Gonzato: Plani i rritjes i BE-së do të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Arti, një nga mjetet më të fuqishme për të frymëzuar pranimin, dialogun dhe përfshirjen

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato mori pjesë në çeljen e ekspozitës së Bulevard Art Media Institute, kushtuar lirisë.

Gonzato u shpreh se, “arti është një nga mjetet më të fuqishme që kemi për të frymëzuar pranimin, dialogun dhe përfshirjen”.

“Dje, me mbështetjen e BE-së dhe përkushtimin e Valentina Bonizzi dhe kuratorëve të tjerë, Bulevard Art Media Institute hapi një ekspozitë të dedikuar lirisë: lirisë për të ekzistuar; lirisë për të dashuruar; lirisë për të folur hapur për barazi”, theksoi ai në një postim në rrjetet sociale.

“Duke u fokusuar në kreativitetin dhe përvojat personale të artistëve queer, ekspozita sjell së bashku vepra nga talente shqiptare dhe ndërkombëtare, duke nxitur një shprehje të fuqishme kolektive”, nënvizoi Gonzato.

“Për mua, ishte një moment i veçantë për të rikonfirmuar një të vërtetë të thjeshtë: në një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ka vend për të gjithë ne, pavarësisht kë dashurojmë”, shtoi ai.

1 nga 4

/r.e/

The post Gonzato: Arti, një nga mjetet më të fuqishme për të frymëzuar pranimin, dialogun dhe përfshirjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: KLSH, institucion i pavarur dhe sipas praktikave më të mira ndërkombëtare

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato mbajti fjalën e tij të rastit në aktivitetin për 100 vjetorin e Kontrollit të Lartë të Shtetit që u mbajt në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ambasadori Gonzato u shpreh se fakti që ky institucion u krijua pas pavarësisë dëshmon rëndësinë e madhe që ka një institucion i Kontrollit të Lartë të Shtetit për funksionimin e një shteti modern. Sipas Gonzatos, gjatë 100 viteve të fundit, por sidomos gjatë 10-vjeçarit të fundit KLSH ka ecur përpara duke u zhvilluar si një organ kombëtar i kontrollit fiskal dhe si një institucion i pavarur në përputhje me praktikat më të mira të auditimit ndërkombëtar.

“Çelja e negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe në veçanti çelja e grup-kapitujve Themeloret në tetor 2024 janë momente kyçe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Roli dhe funksionimi i KLSH-së mbulohet në mënyrë të posaçme nga kreu 32 i kontrollit financiar, pjesë e grup-kapitullit të Themeloreve të negociatave. Roli i KLSH shkon përtej këtij kreu, të legjislacionit të BE-së pasi luan një rol kyç në vlerësimin që i bëjnë sundimin të ligjit dhe demokracisë, por edhe integrimit dhe luftës kundër korrupsionit”, tha ai.

“Legjislacioni evropian kërkon që institucionet e KLSH-së të jenë të pavarura, me burimet e duhura dhe me mandatin e duhur për të bërë kontrollin e të gjitha të ardhurave dhe shpenzimeve të fondeve publike, përfshirë edhe atyre të BE-së dhe donatorëve të tjerë. Jemi të kënaqur që shohim dispozitat e duhura, edhe për ligjin e KLSH-së këto përmbushin shumicën e kërkesave themelore”, pohoi Gonzato.

Ambasadori i BE-së në Tiranë theksoi faktin se po bëhen diskutime për të harmonizuar disa dispozita, por cilat do qofshin ndryshimet, ato duhet të bëhen në përputhje të plotë me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare që aplikohen në institucione të Kontrollit të Shtetit.

Gonzato përgëzoi drejtuesin e institucionit të KLSH-së për përpjekjet për të zbatuar standardet ndërkombëtare, për të fuqizuar kapacitetet e tyre si edhe për të pasur perfomancën e duhur në kontrollet financiare.

“Dhe fakti që na keni kërkuar që ne të organizojmë një rishikim me homologë për metodat e kontrollit OECD/SIGMA tregon që ju jeni të angazhuar për të mësuar më shumë dhe për të përmirësuar punën tuaj. Një pjesë e suksesit të KLSH-së qëndron në përdorimin faktik të raporteve të këtij institucioni, së pari nga Kuvendi si pjesë e kontrollit të buxhetit dhe llogaridhënies, nga ekzekutivi në nivel qendror dhe vendor, për sa i përket gjetjeve, por edhe nga vetë qytetarët dhe shoqëria civile për raportet KLSH-së për t’i bërë pjesë të debateve”, cilësoi Gonzato.

“Funksionalizimi i nënkomisionit të Kuvendit në vitin 2024 për kontrollin e jashtëm është një zhvillim pozitiv. Ne shpresojmë që kjo do të japë kontributin e vet për mbikëqyrjen e Parlamentit dhe të sigurojë ndjekjen e rekomandimeve të kontrollit. Fakti që KLSH është e angazhuar për transparencën e treguar me raportimin publik dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile, si edhe roli i KLSH-së në parandalimin e mashtrimit dhe identifikimin e parregullsive në prokurimin publik dhe përmirësimi i mekanizmave të kontrollit të brendshëm është thelbësore për të krijuar një kulturë llogaridhënieje në administratën publike dhe më lejoni të theksoj rëndësinë e kësaj mendësie. Nuk bëhet fjalë për miratimin e ligjeve, apo për të dhënë rekomandimeve, por te ndryshimi i mendësisë”, u shpreh Gonzato.

Në fund të fjalës së tij, ambasadori Gonzato nënvizoi faktin se zbatimi i rekomandimeve të kontrollit dhe fuqizimi i mekanizmave të llogaridhënies do të jenë standarde shumë të rëndësishme që do të kontrollojnë për kreun 31 të legjislacionit të BE-së, por edhe për integrimit e plotë të menaxhimit të financave publike.

/a.f/

The post Gonzato: KLSH, institucion i pavarur dhe sipas praktikave më të mira ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Rezultatin e zgjedhjeve e shoh si mesazh që shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE-së

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke theksuar rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), veçanërisht në zbatimin për herë të parë të votës së diasporës.

Gonzato theksoi sot se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet është edhe kritik, duke theksuar se të gjitha rekomandimet e dhëna nga ODIHR duhet të adresohen dhe të trajtohen në një reformë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Ne do të mbështesim vlerësimin që do të bëhej nga misioni i OSBE-ODIHR, që është Zyra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut e OSBE-së sepse në fakt ata janë ekspertët, ata kishin sjellë një numër mbresëlënës vëzhguesish në misionin e tyre me vëzhgues afatshkurtër dhe afatgjatë. Edhe pse unë shkova në vende të ndryshme ditën e zgjedhjeve, e dija që nga fillimi që mbresat e mia nuk mund të zëvendësonin atë punë që bëjnë profesionistët. Raporti së pari lavdëron, përgëzon punën e bërë nga autoritetet zgjedhore dhe këtu e përsëris dhe një herë kam shumë respekt për KQZ-në në veçanti për kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashin, sepse ka bërë një punë mbresëlënëse. Këto zgjedhje ishin të ndryshme nga të tjerat sepse për herë të parë kemi pasur votën e diasporës dhe u desh që të realizohej në një kohë shumë të shkurtër për KQZ-në dhe kjo nuk ishte e lehtë. Nuk ishte e lehtë sepse Shqipëria nuk ka ndonjë rrjet shumë të zhvilluar konsullor nëpër botë. U desh që të krijohej një sistem që të ishte i besueshëm dhe i besueshëm vërtet aq saç duhej.

“Elementi i dytë është fakti se ato ndodhën në një moment kur Shqipëria ka çelur negociatat për t’u bërë shtet anëtar me BE-në, që do të thotë se pritshmëria nga BE është më e lartë, sepse ne kemi hapur grup-kapitujt e çështjeve themelore, funksionimi i demokracisë dhe zgjedhjet janë shprehja më e lartë e demokracisë. Siç e thashë, pjesa administrative e administratës ishte një aspekt që meritonte lëvdata, por raporti është edhe kritik në fakt ku flet për një fushë loje të pabarabartë për përdorimin e gjerë të burimeve administrative nga partia në pushtet, flet edhe për presion ndaj zgjedhësve, e intimidime etj.”, u shpreh Gonzato.

Gonzato theksoi se “po të shohim deklaratën e BE-së ne e shprehim fare qartë, e përgëzojmë Shqipërinë për organizimin e zgjedhjeve edhe që në veçanti që u ka dhënë zërin e tyre zgjedhësve jashtë Shqipërisë, diasporës, por e themi shumë qartë që tashmë ka një mazhorancë të qartë dhe që kjo mazhorancë duhet të kryejë ato reforma të cilat i nevojiten Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar dhe që tashmë ka një angazhim shumë të qartë për të trajtuar një herë e përgjithmonë të gjitha rekomandimet që ka dhënë ODIHR në të shkuarën dhe që ato të trajtohen dhe zgjidhen me anën e një reforme gjithëpërfshirëse që do të thotë se duhet të rishikohet Kodi Zgjedhor pas këtyre zgjedhjeve”.

Gonzato nënvizoi rëndësinë e transparencës në financimin e partive dhe në përdorimin e medieve online gjatë fushatës.

“Mendoj që një qytetar i thjeshtë duhet ta lexojë raportin për atë që thotë dhe thotë se ka elementë të rëndësishëm të cilët duhet të përmirësohen, si transparenca në financimin  e partive politike, duhet të ketë edhe një rregullore dhe rregullim të medieve online, sepse nuk ka qartësi të mjaftueshme, transparencë të mjaftueshme për përdorimin e medieve online sa i përket fushatës zgjedhore. Nuk vihet në pikëpyetje a duhet t’i përdorim mediet online për këtë çështje, por shikuesi duhet ta dijë se ajo që po shoh tani është një gjë që është përgatitur nga partia X dhe jo një gjë që postohet nëpërmjet një website dhe që nuk është e identifikuar qartazi. Tani unë e di që po lexoj diçka që është shkruar nga kjo apo ajo parti, duhet të ketë transparencë”, u shpreh Gonzato.

Gonzato shtoi se çështje tjetër është “dallimi i qartë nëpërmjet partive dhe shtetit”.

“ODIHR ka rekomanduar që nivelet më të ulëta të organeve zgjedhore duhet të jenë asnjanëse, neutrale, pra nuk duhet të këtë persona që kanë lidhje me partitë politike, që përshembull numërojnë votat. Të gjitha këto çështje duhen trajtuar, duhen zgjidhur”, tha Gonzato.

I pyetur në lidhje me fitoren e Partisë Socialiste me 83 mandate dhe rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Gonzato e cilësoi si “si një mesazh se shqiptarët duan të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Sipas tij, tashmë nuk duhet të ketë më justifikime për të mos zbatuar reformat që i kërkohen në rrugën drejt BE-së”.

“Nuk më takon mua të bëj komente, por me këtë mandat shumë të fortë qeveria duhet të vërë në zbatim ato reforma për të cilat jeni angazhuar t’i zbatoni, sepse nuk keni më kujt t’ia hidhni fajin. Pritshmëria jonë është që ritmi i reformave do të intensifikohet dhe më tej. Mesazhi tjetër është se përshpejtimi është i rëndësishëm, duhet ta ruajmë këtë moment edhe për anën tjetër që është BE.

Shqipëria është një vend që është angazhuar, për shkak të kësaj shumice dërrmuese të shqiptarëve që janë pro BE-së, pra të bëhet shtet anëtar i BE-së. Që të bëhet shtet anëtar i BE-së janë një sërë gjërash. Nuk jam i shqetësuar, unë do të flas haptazi, lirshëm në rast se disa reforma nuk po ecin në drejtimin e duhur. Roli im është lehtësimi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Këtë votë, për mendimin tim, e shoh si mesazh se shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE-së dhe mbeten të përkushtuar ndaj këtij objektivi”, tha Gonzato në një media televizive.

Sipas tij, “ne e shohim rezultatin në formë pozitive, është një sinjal, një mesazh, sepse kursi që po ndjek është i qartë. Shqipëria nuk ka ndonjë paqartësi për aspiratën e vet dhe kursin që po ndjek, nga ana e BE-së ky rezultat shihet si një sinjal që ne na duhet të mbajmë premtimet tona kundrejt Shqipërisë”.

/r.e/a.f/

The post Gonzato: Rezultatin e zgjedhjeve e shoh si mesazh që shqiptarët duan të bëhen pjesë e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Evropës, Gonzato: Kujtesë për atë çfarë na bashkon

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato kujtoi sot Ditën e Evropës.

Gonzato u shpreh se kjo ditë është “një kujtesë për atë çfarë na bashkon: lirinë, demokracinë, barazinë dhe respektin për të drejtat e njeriut”.

“Për të kremtuar këto vlera, kemi krijuar Javën e Evropës 2025 sëbashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë — duke kthyer idetë në muzikë, lëvizje, tregime dhe hapësira të përbashkëta në mbarë vendin”, theksoi ai.

“Evropa është Këtu. Dhe po e formësojmë së bashku. Gëzuar Ditën e Evropës”, u shpreh Gonzato.

Nga 17 deri më 31 maj, Java e Evropës 2025 do të jehojë përmes arteve vizuale, muzikës, lëvizjes dhe historive – duke krijuar një hapësirë që të gjithë ta përjetojnë kulturën së bashku.

Përmes një game të pasur dhe të larmishme disiplinash artistike, temash dhe vendndodhjesh, Java e Evropës 2025 shfaq fuqinë transformuese të kulturës në shoqëri. Programi synon të frymëzojë kreativitetin, të promovojë diversitetin, të nxisë dialogun, të nxisë progresin, si dhe të inkurajojë reflektimin dhe të menduarit kritik.

Më tepër se të përshkrim i Evropës, në edicionin e këtij viti të Javës së Evropës janë ftuar artistët që ta përkufizojnë atë dhe komunitetet që ta përjetojnë – përmes një qasjeje të udhëhequr nga kultura që i jep përparësi angazhimit kuptimplotë dhe lidhjes emocionale ndaj dukshmërisë së thjeshtë.

Pas një thirrjeje të hapur që tërhoqi mbi 200 aplikime, në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur për të marrë pjesë 11 artistë dhe grupe artistike. Veprat e tyre – duke filluar nga teatri, muzika, filmi, ekspozitat, performanca dhe arti bashkëkohor – ofrojnë eksplorime unike të identitetit, kujtesës, lirisë, dashurisë, pasigurisë dhe përkatësisë.

Projektet e përzgjedhura përfshijnë:

ATA Collective – Kanga eme – Teatër
Anna Shkreli – Shoqëria Post-Gjuhësore – Teatër
Blerta Kambo – Dashuria është e njëjtë – Arte pamore
Ema Andrea – Gjuha mëmë – Teatër
Musica Nova – Dialogë në tinguj – Koncert
Lorin Terezi – Vëndçe – Dokumentar ndërdisiplinor
Mardit Lleshi –Rrethi i Tingujve – Koncert
Olsi Hoxha –Pikënisje të paqarta – Ekspozitë vizuale
Redina Qose – Ku do të shkojnë dallëndyshet? – Ekspozitë
Rona Nishliu – JALBOZ – Koncert
Was bleibt kollektiv | Gentian Doda – Mes hapave dhe hijeve – Danc bashkëkohor

Këto vepra do të prezantohen në mbi 30 aktivitete kulturore në 9 qytete në Shqipëri: Tiranë, Kamzë, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pilur (Himarë) dhe Berat — duke krijuar një hartë kulturore që fton për angazhim dhe reflektim publik.

Përveç shfaqjeve dhe ekspozitave, Java e Evropës do të presë gjithashtu sesione bisedash mbi artin dhe biseda me artistë, duke ofruar një platformë për dialog dhe shkëmbim mbi muzikën, filmin, teatrin dhe artet performuese. Këto biseda do të eksplorojnë rolin e kulturës në formësimin e së tashmes dhe përfytyrimin e një të ardhmeje më të mirë.

Më shumë sesa një fushatë që promovon vlerat e BE-së, Java e Evropës 2025 është një hapësirë bashkëpunuese – një rrjet bashkautorësh, jo një markë. Është një hapësirë evropiane, ku diversiteti lulëzon, liria shprehet dhe shqiptarët bashkohen për bërë pyetjen: Çfarë do të thotë të jesh evropian?

/a.f/r.e/

The post Dita e Evropës, Gonzato: Kujtesë për atë çfarë na bashkon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonzato: Lajmi se kemi ndërhyrë në raportin e ODIHR totalisht i gënjeshtërt

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato deklaroi sot se, lajmi se Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka ndërhyrë tek ODIHR-i në raportin e tij është totalisht i gënjeshtërt.

Në një prononcim për mediet pas një takimi me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Gonzato u shpreh se, “Bashkimi Evropian as nuk ndërhyn, as nuk manipulon”.

“Kjo ishte thjesht një vizitë rutinë në Komision dhe te z. Celibashi për të marrë një përditësim mbi zgjedhjet. Por më lejoni, së pari, të flas për ‘elefantin në dhomë’. Do të doja të theksoja se, Bashkimi Evropian, të cilin unë e përfaqësoj këtu në Shqipëri, nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Dhe kjo është arsyeja pse bëra një hap mjaft të rrallë, atë të bërjes së një deklarate mohimi në shtyp dhe thashë se lajmi që u përhap se kishim ushtruar ndikim mbi ODIHR-in për të hequr emrat nga raporti i ndërmjetëm është krejtësisht i rremë. Dhe nëse njerëzit më njohin mua dhe nëse e njohin Bashkimin Evropian, ata e dinë se kjo është e rreme. Gjithashtu, çdo aktor politik e njeh metodologjinë e përdorur nga ODIHR-i në raportet e tij. ODIHR-i është plotësisht i pavarur dhe ne e respektojmë pavarësinë e tyre. Ne gjithmonë i mbështesim rekomandimet e tyre. Kjo është arsyeja pse po punojmë ngushtë me ta dhe mezi presim raportin e tyre përfundimtar”, tha Gonzato.

“Siç e thashë edhe më parë, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse janë zgjedhjet e para që ndodhin që kur hapëm negociatat me Shqipërinë dhe hapëm “Themeloret”, të cilat kanë të bëjnë edhe me institucionet demokratike edhe me proceset demokratike. Erdha këtu për të takuar z. Celibashi, pasi doja të merrja një përditësim, por edhe për të parë se si mund të vazhdojmë ta mbështesim Komisionin. Ne kemi besim të plotë te Komisioni dhe pas zgjedhjeve do të vazhdojmë ta mbështesim atë edhe financiarisht për të përmirësuar vazhdimisht mënyrën tuaj të punës, Komisioner, dhe mendoj se keni bërë një punë vërtet fantastike deri më tani”, shtoi Gonzato.

I pyetur lidhur me pastrimin e parave në Shqipëri dhe nëse mund të ndikojnë paratë e krimit të organizuar në zgjedhje, Gonzato u shpreh se, “unë nuk jap vlerësime para zgjedhjeve. Ne kemi besim, siç thashë, tek ODIHR-i. Ata po bëjnë një punë të shkëlqyer dhe është një mision masiv që është i pranishëm këtu në Shqipëri. Siç e dini, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. Ne gjithashtu kemi besim të plotë te puna e bërë nga SPAK-u, kështu që patjetër do ta mbajmë nën vëzhgim edhe këtë”.

Sa i takon procesit të votimit të diasporës, që po zbatohet për herë të parë në Shqipëri,  ambasadori Gonzato tha se, “mendoj se Komisioni ka bërë një punë fantastike. Sigurisht, ka sfida dhe z. Celibashi është më i përshtatshëm për t’i trajtuar dhe për të folur rreth tyre, por mendoj se procesi po kryhet në një mënyrë shumë transparente, gjë që është e rëndësishme. Ju mund të shihni të gjitha të dhënat në internet dhe nëse ka probleme, Komisioni është aty për t’i zgjidhur ato”.

I pyetur nëse reagimi i djeshëm ishte për Partinë Demokratike, Gonzato u shpreh se, “jo, nuk është për askënd. Është një deklaratë që thekson faktin se Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë, për ta shoqëruar atë. Ne nuk jemi këtu për të ndërhyrë në procese. Ne nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë. Dhe për këtë arsye, u shokova pak kur e pashë këtë, dhe ndjeva se duhej të reagoja. Nuk synon askënd. Synon thjesht atë informacion”.

Sa i takon problemeve që lidhen me krimin dhe korrupsionin që përmenden në raportin e Misionit të ODIHR-it, Gonzato tha se, “do t’i takojë ODIHR-it ta bëjë këtë vlerësim. Këto janë çështje që janë ngritur në mënyrë sistematike. Ju e dini që ne kishim shprehur shpresën që Parlamenti t’i miratonte të gjitha rekomandimet e ODIHR-it që përfshijnë financimin e fushatave, që përfshijnë edhe çështjet e shpifjes, si dhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor. Ne besojmë se këto do të trajtohen shumë shpejt nga Parlamenti i ri, sepse këto janë çështje shumë të rëndësishme”.

I pyetur nëse ka ndonjë koment në lidhje me konceptin e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike, ambasadori Gonzato theksoi se, “jo, nuk kam. Pres që autoritetet kompetente të japin mendimin e tyre”.

1 nga 3

/r.e/

The post Gonzato: Lajmi se kemi ndërhyrë në raportin e ODIHR totalisht i gënjeshtërt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌