TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimut Rural, Anila Denaj ishte sot në Konsipol, ku bashkë me kryetarin e bashkisë, Ergest Dule, zv.ministrin e Bujqësisë, Dhimiter Kote, deputetin e zgjedhur Ardit Bido dhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe fermerë të zonës diskutuan për projektin e sistemit të ujitjes me presion, që do të realizohet me financim të Qeverisë Shqiptare.
Denaj u shpreh se, ky projekt do të sigurojë ujitjen e 2,215 hektarëve tokë bujqësore, kryesisht me kultura agrumore, përmes një sistemi modern e efikas që ul ndjeshëm koston e ujitjes dhe eliminon humbjet e ujit.
Krahas ndërtimit të sistemit nën presion, shtoi Denaj, projekti parashikon ndërhyrje edhe në sistemin kryesor dhe sekondar të ujitjes.
“Qasja e MBZHR është që ndërhyrjet në zonën Konispol–Xarrë të jenë të integruara, duke përfshirë edhe digjitalizimin e menaxhimit të ujitjes, si pjesë e vizionit për një bujqësi të qëndrueshme dhe moderne”, theksoi Denaj. /j.p/
The post Denaj në Konispol: Projekti i sistemit të ujitjes me presion për 2,215 hektarë tokë bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.