Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Përplasje me Ramën për shkarkimin e administratës? Reagon kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë

By: V K
16 July 2025 at 12:47

Kryebashkiaku i Konispolit, Erges Dule, ka reaguar pas zërave se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ka pasur një përplasje për shkarkimin e administratorëve.

“Përshëndetje të gjithëve! Ju falenderoj për interesimin dhe komentet por ju garantoj që nuk ka asnjë debat në lidhje me shkarkimin e administratorëve. Kjo është një nisëm për ripërtëritjen e administratës, për një rritje në cilësinë dhe sasinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kush e ndien veten që mund të bëjë më tepër është i ftuar të aplikojë për këto pozicione pranë sekretarisë se bashkisë Konispol. Me këtë administratë kemi bërë plot punë të mira për komunitetin, pastrim teritori, kanale kullues e vaditës, kemi shuar zjarre, kemi bere ndriçim publik ne 100% të teritorit, kemi shtruar rrugë rurale, infrastrukturë bujqësore, kemi bërë projekte, kemi pritur e trajtuar qindra kërkesa/ankesa, kemi asistuar në aplikime të ndryshme e-albania, kemi organizuar aktivitete kulturore, mirmbajtje rrugë rurale, mirmbajtie e investime në shkolla etj etj.

Ka akoma për të bërë? Patjetër që po. A janë të gjithë punonjësit njësoj të përkushtuar? Po ju them unë që jo. Por punonjësit varen dhe angazhohen nga ai që i drejton. Nëse drejtuesi nuk ka pasionin, dëshirën dhe dashurinë për vendin e vet atëherë dhe punonjësi do bëje aq sa për t’u dukur. Në Konispol ju siguroj se gjenden të gjitha këto dhe çdo ditë bëhet punë. A mjaftojnë këto? Sigurisht që jo. Këtu na duhet ndihma juaj dhe opinioni juaj.

Nëse administrata punon mirë dhe është në shërbim të qytetarit ska vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë. Opinioni juaj vlen dhe është vlerësimi i performancës për ne. Mos nguroni të shprehni mendimin tuaj per secilin nga punonjësit e bashkisë Konispol, na shkruani për cdo problematikë. Shpresoj që kjo nisëm të vazhdojë në çdo zyrë shteti ku i shërbehet qytetarëve!”.

The post Përplasje me Ramën për shkarkimin e administratës? Reagon kryebashkiaku i Konispolit: S’ka vend për frikë dhe nuk lëviz asnjë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi

15 July 2025 at 15:39

Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi   Konispol, 15 Korrik 2025 – Pas dorëzimit të dorëheqjeve nga drejtuesit e administratës në Bashkinë Konispol, kryetari Ergest Dule ka reaguar publikisht përmes një deklarate, duke sqaruar se situata nuk është pasojë e ndonjë debati, por pjesë e një procesi për të rritur […]

The post Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi appeared first on Saranda Web.

Përplasje në Konispol/ Rama-Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

By: V K
15 July 2025 at 14:12

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, raportohet se ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë.

Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin Rama, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon ata”.

Në Bashkinë e Konsipolit, deri më tani, kanë dhënë dorëheqjen vetëm dy nënkryetarë dhe disa administratorë, ndërsa drejtuesit e drejtorive vijojnë të jenë në detyrë.

The post Përplasje në Konispol/ Rama-Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët appeared first on Albeu.com.

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

By: Ela
15 July 2025 at 13:28

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, raportohet se ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë. Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin Rama, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon […]

The post Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët appeared first on BoldNews.al.

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”

14 July 2025 at 22:34

Kryetari i Bashkisë Konispol refuzon të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”   Një debat i fortë është regjistruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë.     Burime të besueshme nga takimi bëjnë me dije për […]

The post Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!” appeared first on Saranda Web.

Dule: Jemi fajtorë për humbjen/ Aleati i Berishës: Vota e opozitarëve ishte e përçarë

By: xhir jeta
10 July 2025 at 15:20

 

Parlamenti europian miratoi me shumicë votash raportin për Shqipërinë por njëjtë si aleati i tij, edhe Vangjel Dule, i lexon ndryshe qëndrimet e ndërkombëtareve kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Nuk kam konstatuar certifikim të këtyre zgjedhjeve, nga asnjë deklaratë, nga asnjë autoritet unilateral apo multilateral ndërkombëtar. Përkundrazi, është hera e parë që në raport nuk kemi atë shprehjen e famshme që pavarësisht problematikave u shënuan hapa para. Është thembra e Akilit. Nuk janë zgjedhje, për rrjedhojë mos prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të papranueshme dhe duhen përsëritur.” 

Dule thotë se opozita duhet ta ktheje gishtin nga vetja për disfatën e thellë në zgjedhje ndonëse humbjen e justifikon me përcarjen e opozitës dhe përpjekjet sipas tij për të blerë njerëzit prane saj.

“Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar. Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, se çfarë votë të shtuar do të kishte sjellë në rezultatin përfundimtar dhe ndoshta edhe përmbysje të rezultatit. Është investuar qeveria në përçarjen e opozitës. “

E teksa Sali Berisha po pret mbarimin e pushimeve për të nisur protestat, Dule thote se ato duhet të ishin të pandalshme, që pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Është çështje e shoqërisë sonë, e zgjedhësve tanë, që të reagojnë. Në çdo vend tjetër, pas një procesi të tillë si ai i 11 majit, protestat do të ishin të pandalshme. Por çfarë po ndodh? Ne kemi fenomene të tjera sociale që kanë ndodhur në vendin tonë. Qytetari im ndihet i mundur. Shoqëria jonë ndihet e mundur nga partia shtet. Këtu është përgjegjësia e opozitës”

Rezoluta e PE, Dule: Kritika për zgjedhjet dhe respektimin e pakicave

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), deputeti Vangjel Dule, nga Kryesia e Kuvendit foli në lidhje me rezolutën e miratuar dje nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë. Dule kritikoi pabarazinë që, sipas tij, u shfaq në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Së pari, kryefjala nuk mund të ishte tjetër veç zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe refreni si i rezolutës, dhe i gjithë debatit ishte mungesa e barazisë në zgjedhje. Termi tashmë i mirënjohur që në 12 maj, me raportin paraprak të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, që konstatonte mungesën e barazisë, mungonte barazia. Kur mungon në një proces barazia, a mund të jetë produkti i këtij procesi i barabartë dhe i pranuar? A mund të jetë legjitim? Në fund të fundit janë pyetje që nuk janë retorike. Si mund të ishin të pranueshme zgjedhjet e 11 majit, në kushtet e një pabarazie të konstatuar nga të gjithë aktorët dhe faktorët vendas dhe të huaj?”, tha Dule.

Dule u ndal gjithashtu dhe te respektimi i minoriteteve në Shqipëri.

“Kur bëhen dy vite nga censi, nuk kemi ende rezultatet e detajuar për çdo njësi administrative në lidhje me praninë e pjesëtarëve të minoriteteve etnike. Është domosdoshmëri dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe që krahas reformave të tjera në vendin tonë, të domosdoshme për përafrimin me realitetet evropiane, duhet gjetur forma në bashkëpunim të ngushtë në klimë mirëbesimi dhe në mekanizma të gjithëpranuara në juridiksionin e Këshillit të Evropës të përcaktohen se cilat janë hapësira ku jetojnë tradicionalisht dhe në numër të konsiderueshëm pjesëtarët e komuniteteve etnike”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së ngriti shqetësimin edhe për pronat e minoriteteve, ku theksoi se kërkohet një moratorium që, pa u dhënë zgjidhje çështjes së pronave, të ndërpritet çdo leje abuzive në hapësirat me status ende të papërcaktuar ligjërisht.

“Çështja e pronave është emergjente që qeveria të heqë dorë nga praktikat e mostrajtimit të çështjes së pronave, të lënies së tyre pezull, sidomos në zonat bregdetare, me qëllim që t’i shndërrojë ato në objekt të aferave klienteliste të qeverisë, kryeministrit dhe oligarkëve. Është momenti që kërkohet në moratorium që pa u dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave, të ndërpritet çdo dhënie leje abuzive në hapësirat me status ende të papërcaktuar ligjërisht”, tha Dule.

/m.q//a.f//r.e/

The post Rezoluta e PE, Dule: Kritika për zgjedhjet dhe respektimin e pakicave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

By: xhir jeta
6 March 2025 at 15:16

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali Berisha ka çuar Ilir Metën në listën e kandidatëve për deputetë në Fier..

Burime për ABC News, thonë se Partia e Lirisë ka propozuar te selia blu, emrin e Metës në listën e sigurt të qarkut të dytë më të madh në vend, pas Tiranës.

Berisha duketi kënaqur me zgjidhje, duke dhënë garancinë se aleati i tij do të jetë sërish deputet.

“Mund t’u konfirmoj se do jetë në listë të mbyllur dhe do jetë në parlament dhe do jetë fitimar”

Dhe pse në burg, Meta do të ketë shok dhe drejtues liste Gazment Bardhin, por që të bëjë fushatë, duhet t’i afrohet shtabit e të spostohet në qelitë e Fierit.

Dy musketierët e tij, Tedi Blushi e Erisa Xhixho janë propozuar në Tiranë, kurse Edmond Haxhinasto i kthehet kandidimit në Elbasan.

Agron Duka i PAA ka caktuar Artan Lukun për listën e sigurtë të Durrësit, kurse Mediut i mbetet Tirana.

Në pikëpyetje Berisha është vetëm për aleancën greko-çame. Kësaj radhe po kujdeset të mos i fusë në një listë, por t’i ndajë. Dulen në Vlorë për të mbajtur votat e Belerit në Himarë, kurse Idrizin si nip Tirane, do ta fusë në listë në kryeqytet.

Pasi mbylli aleatët kryesorë, Berisha me mendje është tek të vegjëlit e bashkimit madhështor portokalli. Por refuzoi të replikojë me kryeministrin Rama, pasi ky i fundit nga 25 aleatët, i mburri vetëm Kujtim Gjuzin, si qershia mbi torte.

Nuk replikoj me të, lëreni në botën e tij, me zhaba, bretkosa e zhapikë”/abcnews.al

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, PD dorëzon në KQZ koalicionin me 26 parti

By: Besnik
4 March 2025 at 07:12

Partia Demokratike dorëzoi të hënën në mbrëmje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e plotë të partive që do të përbëjnë koalicionin e saj për zgjedhjet e 11 majit.

Koalicioni, i emërtuar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike, duke përfshirë aleatët kryesorë të PD-së si; PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.

Një zhvillim i rëndësishëm është përfshirja e Shpëtim Idrizit, lider i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), i cili, pas mbylljes së negociatave me PD-në, ka vendosur të bashkohet me koalicionin. Po ashtu, pjesë e tij është edhe Vangjel Dule i PPDNJ.

Në listat zgjedhore, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Agron Duka do të kenë nga një deputet secili. Kështu, koalicioni siguron 8 mandate të sigurta për aleatët e PD-së.

Marrëveshja e depozituar në KQZ specifikon se çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke u bazuar në peshën elektorale dhe negociatat përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, PD dorëzon në KQZ koalicionin me 26 parti appeared first on Euronews Albania.

LAJM I FUNDIT/Fill Pas burgosjes së Erion Veliajt, arrestohet edhe një biznesmen,del emri

By: E.K
10 February 2025 at 17:25

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka vazhduar hetimet ndaj individëve të përfshirë në skema korruptive, duke arrestuar pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe biznesmenin Elman Adule. Ky i fundit u paraqit në SPAK rreth një muaj më parë, ku u mor në pyetje nga prokurorët. Pavarësisht se Elman Abule nuk ishte përmendur në njoftimin […]

The post LAJM I FUNDIT/Fill Pas burgosjes së Erion Veliajt, arrestohet edhe një biznesmen,del emri appeared first on FaxWeb.

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takojnë Metën/ “Shfajësohet” SPAK-u: Nuk e japim ne lejën

31 January 2025 at 16:02

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka reaguar në lidhje me akuzat e Tedi Blushit se ky institucion kishte penguar dhunshëm deputetin Vangjel Dule dhe eurodeputetin Fredi Beleri për të takuar Ilir Metën në paraburgimin “313” në kryeqytet. Përmes një komunikate për mediat, SPAK shfajësohet duke thënë se miratimi i lejës në rastet e deputetëve jepet […]

The post Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takojnë Metën/ “Shfajësohet” SPAK-u: Nuk e japim ne lejën appeared first on BoldNews.al.

Beleri dhe Dule u penguan të takonin Metën? SPAK: Nuk u paraqit asnjë kërkesë

By: redi
31 January 2025 at 15:54

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për akuzat e ngritura nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit tha se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe eurodeputeti grek Fredi Beleri nuk u lejuan të takojnë Ilir Metën në burg. Sipas SPAK, nga këta shtetas nuk ka mbërritur një kërkesë e tillë për të takuar Metën. “Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të…

Source

Blushi: SPAK pengon deputetin Dule dhe eurodeputetin Beleri të takohen me Ilir Metën

By: Oldi
31 January 2025 at 14:35

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pasi SPAK nuk ka lejuar deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë. “Në shkelje flagrante të ligjit […]

The post Blushi: SPAK pengon deputetin Dule dhe eurodeputetin Beleri të takohen me Ilir Metën appeared first on BoldNews.al.

Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko”

31 January 2025 at 09:54

Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko”   Konispol: Përurimi i Dy Kabineteve të Reja në Shkollën “Bido Sejko” me Mbështetjen e TIKA dhe Fondacionit Alsar   Në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bido Sejko” në Konispol u zhvillua një takim i rëndësishëm me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Turqisë në […]

The post Konispol: Turqit investojnë për 2 kabinete të reja në shkollën “Bido Sejko” appeared first on Saranda Web.

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, Vangjel Dule: Nuk ishte thjesht njeri i kishës dhe teologjisë, kishte ndikim të gjerë në shoqëri

By: A M
27 January 2025 at 22:54

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, ka folur për figurën e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Athinë pas javësh i shtruar.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Dule tha se Kryepeshkopi Anastas ishte në përmasat e një apostulli të kohës moderne.

“Ai ishte në përmasat e një apostulli të kohëve moderne,” tha Dule.

Ai shtoi se kryepeshkopi ishte edhe një njeri me ndikim të gjerë në shoqëri dhe kulturë.

“Nuk ishte thjesht një njeri i Kishës dhe teologjisë; ai kishte një ndikim të gjerë në shoqëri dhe kulturë,” tha Dule.

EMRAT-VIDEO/ Të maskuar me kapuça dhe shaje, arrestohen 3 hajdutët e dyqaneve dhe makinave në Vlorë

23 January 2025 at 11:39

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, të cilët dyshohen si autorë për 5 raste të vjedhjes dhe një rast i tentativës për vjedhje brenda 11 ditësh në qytetin bregdetar. Në kuadër të operacionit të koduar “Target 6” janë vënë në pranga shtetasit Klodjan Dule, 30 vjeç, Gëzim Çuçaj, 28 vjeç dhe Franko Pulaj, 30 […]

The post EMRAT-VIDEO/ Të maskuar me kapuça dhe shaje, arrestohen 3 hajdutët e dyqaneve dhe makinave në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Dule konfirmon aleancën me PD, nuk vendos kushtet për PDIU: Dua të jem në qarkun…

By: redi
16 January 2025 at 20:12

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të jetë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike. ”PBDNJ e di se ku e ka influencën e vetë më të madhe dhe këto janë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe më pas Tirana. Kështu që dhe preferencat do të ishin me të njëjtën renditje prioritarizimi, por gjithmonë në koalicion nuk je dhe nuk vendos vetëm. Do të jetë objekt i një vendimmarrje të…

Source

Viti 2005 kokëposhtë!

7 January 2025 at 10:59

Nga Skënder Minxhozi

Ka një ndërmarrje të suksesshme elektorale në politikën shqiptare në këto 34 vite, të cilën edhe kundërshtarët nuk kanë arritur dot ta hedhin poshtë. Në harkun e një viti para zgjedhjeve të 2005, PD dhe Sali Berisha arritën që t’i japin formë një rikthimi të bujshëm në piedestalin e pushtetit, duke u ricikluar tërësisht nga hija e errët e vitit 1997, kur Berisha tregohej me gisht për gjëmën e fajdeve dhe mizoritë që pasuan, kur lëvizte vetëm i shoqëruar me eskortë në qytetet kryesore dhe ishte praktikisht i bojkotuar nga të gjitha shtetet kryesore partnere.

Berisha ndërtoi një skemë zgjedhore që parashihte nxjerrjen e një brezi të rinjsh në radhën e parë të karrigeve të opozitës, një truk i suksesshëm ky që i dha një imazh të ri një politikani thellësisht problematik, që në fakt meritonte skualifikim dhe dalje nga politika, e jo rikthim në postin e kryeministrit. Por Berisha bëri edhe më shumë se kaq. Pas Bashës e të tjerëve “mustaqe pa dirsur”, ai riktheu në PD edhe ata që kishte rrahur rrugëve, që kishte përzënë brutalisht nga partia apo që kishte akuzuar në mënyrë monstruoze. Kjo qe mrekullia elektorale që e risolli në pushtet njeriun që, pas tragjedisë së vitit ’97, në një republikë normale s’duhej të ishte lejuar të aplikonte as për postin e drejtorit të ujësjellësit në një qytet provincial. Berisha bëri asokohe gjithçka (s)po bën sot dhe u zgjodh kryeministër.

Ajo që ndodhi në 2005 është parë shpesh brenda PD si një hipotekë e përjetshme dhe e rinovueshme suksesi elektoral, e cila mund të përdorej si kartë magjike nën mëngë sa herë që PD të ndodhej keq. Mjaftojnë 12 vjetët e fundit për të kuptuar sesa unikale dhe e papërsëritshme ka qenë ringritja e vitit 2005. Uji nuk rrjedh kurrë nën të njëjtat ura thotë proverbi.

Sot PD e Doktorit s’ka asnjë trajtë sado të përafërt me partinë që rimori pushtetin 20 vjet më parë. Përtej faktit që në krye është sërish Berisha, gjithçka tjetër duket e kthyer kokëposhtë në partinë dikur të madhe demokratike. Djathtas dhe në qendër një grup kërcënues partish të reja kanë ngritur krye duke kërkuar vota e duke reklamuar mandate të cilat shfaqen aktualisht në të gjitha sondazhet e opinionit publik. Fama e përbashkuesit të madh s’po punon më për Berishën.

Në anën tjetër, aleatë të vjetër si Shehi e Duka ndjehen të lirë të thonë se duhet një kurs i ri politik duke nënkuptuar largimin e Berishës ndërkohë që Alibeaj, Kulluri dhe një pjesë zyrtarësh dikur pranë Lulzim Bashës premtojnë bejejë të ashpër për votat në disa qarqe. Edhe një aleat historik si Mediu vijon të endet gjyqeve, ndërsa çamët kanë kohë që janë rreshtuar me Ramën. I mbetet vetëm besnikëria sterile e Vangjel Dules.

Berisha e di se nuk i binden më jashtë kornizës së vogël të partisë së tij të shkërmoqur nga sherret dhe koha. Prandaj edhe s’ka bërë asnjë demarsh serioz për të ndërtuar një koalicion me opozitën tjetër, çka do të ishte edhe një lloj riciklimi pas emrave të rinj që kanë dalë në skenë. Partitë e reja me makinë llogaritëse në dorë, e shohin prezencën e tij si një mundësi për të marrë ca vota më shumë djathtas dhe në qendër, miqtë e vjetër e kanë kuptuar se me të nuk shkohet larg dhe ai vetë e di këtë më mirë se të gjithë këta të marrë së bashku. Nuk do të garojë për t’u rikthyer në pushtet, po për të mbajtur atë që ka: partinë që ja rrëmbeu Bashës me gjyq.

Si të mos mjaftonte kjo, Berisha e sheh veten të mbetur vetëm para këtyre zgjedhjeve, edhe me shkrirjen de facto të asaj që dikur njihej si partia që bënte shumicën e pushtetit. Partia e Lirisë sot s’ka as kryetarin që ndodhet në burg, as çiftin historik që e themeloi dhe i dha kuota shifrore shumë serioze në të shkuarën. Një parti me të paktën 100 mijë vota elektorale në dy zgjedhjet e fundit, sot ndodhet praktikisht përballë asgjesimit, e kjo është një rrethanë e kobshme për PD e Berishës pasi është i vetmi aleat formal që i ka mbetur.

Kjo nebulozë stemash politike opozitare, dikur pjesë thelbësore e mrekullisë elektorale të vitit 2005, sot duket e hallakatur, jashtë kontrollit dhe në një masë të mirë edhe konkurente e kundërshtare për PD. Djajtë kanë dalë nga shishja dhe s’ka zot t’i mbledhë më nën autoritetin dhe hijen e Doktorit. Ajo që dikur konsiderohej historike, pra rikthimi, sot tingëllon po kaq imperative dhe e pakthyeshme në sensin e kundërt: pra, largimi! Berisha ka vendosur të jetojë gjatë në politikën shqiptare dhe ky vendim ka pasoja. Kush jeton gjatë sheh e jeton edhe gjëra që s’do të donte t’i shihte e jetonte.

Ky nuk është vetëm një problem aleancash të pamundura. Vetë PD përfundoi aty ku pritej. Tamam si një skenën e dhunshme të 8 janarit, kur Berisha sulmoi selinë e partisë me besnikët e vet të armatosur me hunj e gurë. Doktori premtoi kolegjialitet në parti dhe ndërtoi pushtetin absolut – të vetmen gjë që di të bëjë, premtoi primare dhe sot me to tallet edhe roja i selisë, premtoi të hapte partinë dhe mbeti i rrethuar prej një grushti mbështetësish fanatikë, premtoi të lejonte zërat ndryshe dhe kontrollon deri edhe listën e atyre që pranojnë të kërcejnë me këngët e tij në mbrëmjen e vitit të ri.

Njëzet vjet më parë Sali Berisha ishte i akuzuar por jo i hetuar. Sepse njëzet vjet më parë nuk kishte askush guximin që të hetonte ose të insistonte që të hetohej ish-presidenti i vitit ’97. Sot e shohim në moshë të thyer dhe duke u paraqitur në dyert e drejtësisë, aty ku refuzoi me kokëfortësi të shkojë për dekada të tëra për të dëshmuar, madje edhe pas vrasjes së Azem Hajdarit. Një ndryshim thelbësor me dy dekada më parë, ka sjellë demistifikimin dhe rënien e paprekshmërisë së figurës më dominuese politike të 30 viteve të fundit. Tani Doktorit i vijnë akuza nga të gjitha krahët, i hetohen pronat e fëmijëve, i është rihapur Gërdeci dhe 21 janari. Një tokë e përvëluar që po merr energjitë jo vetëm të familjes Berisha, por të gjithë PD së vendosur në dispozicion të axhendës së tij penale. Partia dhe kryetari janë ngujuar kështu në një dikotomi fatale që po e merr teposhtë godinën megjithë sa janë brenda. Është një 2005 e kthyer kokëposhtë!

Pse SPAK po fokusohet te Ajola dhe jo tek Erioni

By: user 2
24 December 2024 at 14:19

Këtë fillim jave bashkëshortja e Erion Veliaj, Ajola Xoxa u vu në qendër të vëmendjes për herë të dytë, që pas të premtes së 6 Dhjetorit, kur agjentët e BKH-së ia behën në shtëpinë dhe zyrat e saj për kontroll, duke i sekuestruar madje edhe celularin dhe shuma të mëdha parash. Të hënën në datë 23, ajo kapërceu pragun e SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij.

Pas këtij fokusimi të projektorëve mediatikë dhe atyre të drejtësisë mbi figurën e bashkëshortes së kryebashkiakut, e cila nuk mban ndonjë funksion publik, natyrshëm lind pyetja: Pse theksi po vihet mbi Ajolën dhe jo mbi Erionin? Pse kur ky i fundit ka dyshime per inceneratotin, 5D, lejet e ndërtimit, në epiqendër është vënë gruaja e tij?

Vendimi i plotë/ Si u bind gjykata për kontrollin në shtëpinë e Erjon Veliajt

Për të dhënë një përgjigje për këtë, Lapsi.al është munduar të depërtojë nëpër labirinthet e fshehta të hetimit që ende nuk janë thënë në publik. Aty ka elementë që spjegojnë dilemën se përse është implikuar znj. Xoxa. Sikurse dihet tashmë nga vendimi i gjykatës për kontrollin e banesës, i bërë publik para pak ditësh, SPAK po e heton Veliajn dhe familjarët e vet për, “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”.

Në kuadër të këtij hetimi ka rezultuar se “ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, shtetasin Erion Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kane interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme”.

E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt

Por pyetja sërish mbetet: Ku hyn Ajola Xoxe në të gjithë këtë? Një burim i mirëinformuar brenda institucionit tha për Lapsi.al se dyshohet se asaj i derdheshin paratë për vendimet që merrte i shoqi. Pikërisht këtu po zhvillohet një nga pistat e hetimit, duke u fokusuar tek lidhja e personazhit kontrovers, të dënuar më parë në Belgjikë dhe bashkëjetueses së tij Marisa Nito, shoqe e ngushte me Ajola Xoxën. Elman Abdule emri, i të cilit është përfolur në shtyp si bashkëudhëtar arratisjesh turistike me Veliajn, prej të cilit ka marrë edhe leje ndërtimi, ka hedhur para edhe në llogaritë e Ajolës. “Flitet për një pagesë të paktën 180 mijë euro”, tha burimi i Lapsi.al, duke shtuar se pretendohet se ajo është bërë si shërbim konsulence nga Zyra Juridike e Ajola Xoxës, por dyshimet e hetuesve janë se pagesa është bërë në llogari private dhe jo siç e do ligji, në llogarinë e saj të biznesit. Pra hamendësohet se ky mund të jetë një rryshfet për privilegjet që Elman Abdule ka marrë nga bashkëshorti i Ajolës.

Detajet/ Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt

Hetuesit dyshojnë se e njëta skemë, Erioni firmos dhe Ajola arkëton, është zhvilluar edhe përmes një personi tjetër, me emër Adela Kondakçiu, për të cilën ka dalë urdhër për kontroll banese nga gjykata. Ajo ka shërbyer si financiere e bizneseve të Ajolës, ndërkohë që e e kryente këtë punë edhe për një kompani tjetër të lidhur me Bashkinë e Tiranës. Kjo kompani ka kryer prishje ndërtesash për llogari të institucionit që drejton Veliaj, si psh Gjimnazi Sami Frashëri dhe ajo gjithashtu, në rastin më të mirë në konfikt interesi, ka bërë pagesa konsulence për Ajola Xoxën.

Andi Bushati: Rënia e butë e Erion Veliajt

Pra, skema që po gjurmon SPAK-u përmblidhet me fjalë të thjeshta në mundësinë që gruaja të ketë përfituar para falë veprimeve që ka ndërmarrë bashkëshorti kryebashkiak. Prandaj kjo shpjegon dhe faktin e përqëndrimit të vëmendjes tek Ajola Xoxa, pasi përmes saj mund të zbardhet e tërë skema e korrupsionit. Ndonëse i njëjti burim i Lapsi.al bëri të ditur se edhe Erion Veliaj do të thirret ditët e ardhshme përsëri në SPAK.

©Lapsi.al

 

 

The post Pse SPAK po fokusohet te Ajola dhe jo tek Erioni appeared first on Lapsi.al.

Detajet/Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt

By: user 2
12 December 2024 at 20:39

Kontrolli i para një jave në shtëpinë e Erion Veliajt dhe në zyrën e bashkëshortes së tij, të cilës iu sekuestrua celulari nuk ka mbetur vetëm në kuadër të familjes. Nga vendimi i gjyqtares Atalanta Zeqiri, në bazë të kërkesë së prokurorit të SPAK, Olsi Dado rezulton shumë më tepër sesa është thënë në publik. Urdhri për kontrollin e banesës nuk ka ardhur, as si pasojë e hetimit të dosjes së inceneratorit të Tiranës, as nga ajo e 5D. Kryebashkiaku i Tiranës po hetohet për korrupsion, pra për dyshimet se përmes montimit të një skeme të komplikuar financiare, nga ato që Altin Dumani i etiketon si “krime intelektuale”, ai ka përfituar duke shfrytëzuar pushtetin e tij në bashki.

Dhe hipoteza që ngrihet është ajo se ky korrupsion i dyshuar, ka lidhje me personazhin kontrovers Elman Abdule. Pak i njohur për publikun, ky njeri, që disa e etiketojnë si biznesmen dhe të tjerë si të lidhur me trafikanntët, njihet si një mik i afwrt i Veliajt. Prej kohësh në media qarkullon e vetmja foto e tij që ekziston (Ketu poshte), ku duket në krahë të kryebashkiakut, në aeroportin Fiumicino të Romës. Nga veshja ngjan sikur ka të bëjë me një udhëtim qejfi. Avdule Veliaj

Emri i tij bëri bujë në qershor të këtij viti, kur SPAK shpalli se kishte sekuestruar pasuri me vlerë rreth 50 milionë euro (shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila), të dyshuara si pastrim parash. Aty u tha për herë të parë se Abdule kishte edhe shtetësi belge madje dhe se kishte bërë më parë burg në këtë vend, për trafik narkotikësh.

E premtja e zezë e kontrollit/ Orët e fundit të Erion Veliajt

Pra, këtij personazhi kaq kontrovers dhe të njohur për prokurorët i është bërë kontroll banese ku gjendej bashkëshortka dhe i janë sekuestruar objekte që e lidhin veprimtarinë e tij edhe me atë të kryebashkiakut, për të provuar dyshimet se ai ka hyrë edhe në marëdhënie financiare me Veliajn.

“Spak dyshon se familjare të Veliajt ose persona të afërt me të kanw marrw perfitime financiare mes transfertash bankare  dhe per keto jane gjetur edhe kontrata fiktive” shpjegoi gazetaria Klodiana Lala gjatë një bisede me Ylli Rakipin.

Në fakt, deri më tani në media është denoncuar një rast kur Veliaj ka formosur një leje ndërtimi për një pallat në kombinat (foto poshte), në favor të një shoqërie përfituesi fundor i së cilës ishte Abdule. Në muajin maj disa banorë të kombinatit shtëpitë e të cilëve qenë prishur nga tërmeti u ngritën në protestë pasi panë të fillonin punimet për një pallat shtatë katsh që do e ndërtonte Avdule. Ajo gjendej mbi një lulishte mes disa pallateve, në rrugën “Llambi Bonata”, në Kombinat. Shumë pranë zonës ku po ngrijej ky pallat bashkia kishte vendosur të kryente prishjen e disa godinave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Banorët kërkuan nga Bashkia që godinat e reja për familjet e pastreha të ndërtoheshin në të njëjtin vend. Por ata u refuzuan në këtë kërkesë, me argumentin se trualli në atë zonë ishte i papërshtatshëm për ndërtim.

Shkullaku: Suel Çela dhe Erion Veliaj, anatomia e rënies së SPAK

Dhe pikërisht në atë tokë, e cila iu mohua banorëve për “papërshtatshmëri”, Erion Veliaj dha lejen e ndërtimit për godinë 7-katëshe për biznesmenin Abule.

Nuk dihet nëse kjo godinë që u kthye në mollë sherri dhe që më pas u sekuestrua nga Prokuroria e Tiranës në kuadër të pasurive 50 milionë euroshe që iu sekuestruan Elman Abdules, ka lidhje me dosjen e tanishme të SPAK. Por, fakt i pamohueshëm është se Veliaj po hetohet si i dyshuar për korrupsion pasi mund të ketë përfituar financaiarisht në disa kompani që ndodhen në Evropën qëndrore nga paratë e Abdueles.

Andi Bushati: Kurthi ku na fton Veliaj

Edhe më e vështirë është të kuptosh se përse SPAK ka zgjedhur të ç’tjerrë këtë fill tejet të ngatëruar kur ai e ka në tavë rolin e kryebashkiakut në firmat tek inceneratorët dhe tenderat e bashkisë në favor të kompanisë 5D. Disa mund të thonë se po ndiqet e njëjta skemë si për Ilir Beqen, i cili nuk u prangos për koncesionet në shëndetësi, por për abuzim me faturat në restorantit e tij privat. Por ajo që dihet me siguri është se Erion Veliaj është deri tani zyrtari më i lartë në detyrë të cilit SPAK i ka bërë kontroll banese dhe kjo në sajë të lidhjes së tij të dyshuar me një personazh të etiketuar më parë si trafikant. 

©Lapsi.al

 

The post Detajet/Kush është personazhi për lidhjet me të cilin iu bë kontroll Veliajt appeared first on Lapsi.al.

❌
❌