Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Mediu merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Napoli, takime me figura të rëndësishme evropiane

By: V K
12 July 2025 at 11:32

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka marrë pjesë në konferencën e ECR (Konservatorët Europian) të zhvilluar në Napoli të Italisë.

Në foks të konferencës, ishin diskutimet për gjeopolitikën si dhe rolin e Mesdheut në këto zhvillime.

Mediu u shpreh se, në konferencë iu dha mundësia për të folur për zhvillimet në Ballkan dhe roli e tij dhe Shqipërisë në këto zhvillime.

Gjithashtu, thekson se u takua dhe bisedoi me personalitete të qeverisë dhe politikës Italiane Ministrin për mardhëniet me parlamentin Luco Ciriani, Kryetarin e ECR ish Kryeministrin e Polonisë Mateusz Moraëeicki, zv Kryetarin e Parlamentit Europian Roberts Zile, Z/Kryetarin e Konservatorëve Carëo Fidanza, Sekretarin e Përgjithshsëm Antonio Giordano, Caush Ahra nga SHBA ish funksionar i lartë i NSC në Administratën e Trump Caush Ahra ekspert i çështjeve të sigurisë dhe ekonomisë.

The post Mediu merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Napoli, takime me figura të rëndësishme evropiane appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Trump president atipik, por me qasje të qartë gjeopolitike”, Mediu: Ndërhyrja për konfliktin Iran-Izrael pati efekt të jashtëzakonshëm

By: Rovena
3 July 2025 at 21:01

Deputeti Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e SHBA-së në skenën ndërkombëtare. Ai theksoi se administrata amerikane, me në krye Donald Trump, po rikthen disa prej traditave të hershme diplomatike të Uashingtonit, duke e pozicionuar sërish Amerikën si një fuqi dominuese globale.

Sipas tij, jemi përballë një rikthimi të disa prej pozicioneve tradicionale të diplomacisë amerikane, të cilat, sipas tij, ishin dëmtuar apo lënë pas dore në vitet e fundit.

Mediu vlerësoi se kjo qasje nuk është një risi ekskluzive e Trump, por pjesë e një kthimi në një filozofi më të hershme të politikës së jashtme amerikane, që synon rikthimin e ndikimit global të SHBA-së. Ai e cilësoi Trump si një president atipik, por me vizion të qartë gjeopolitik, i cili, sipas tij, ka goditur drejtpërdrejt rivalët strategjikë të Amerikës, me theks të veçantë mbi Kinën dhe Iranin.

“Trump ka përcaktuar qartë se cili është rivali i tij, dhe ai është Kina. Ndërhyrjet e tij kanë shkaktuar një krizë të thellë në ekonominë kineze”, u shpreh Mediu. Ai shtoi gjithashtu se qasja e Trump ndaj marrëdhënieve mes Iranit dhe Izraelit ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në balancat gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Në përfundim, Mediu theksoi se nën drejtimin e Trump, SHBA po e rikthen rolin e saj jo vetëm si një fuqi ekonomike dhe ushtarake, por edhe si një shtyllë kyçe në arkitekturën e sigurisë globale, përfshirë brenda NATO-s.

“Unë mendoj që ka një rikthim të disa pozicioneve të SHBA në  raport me gjeopolitikën. Kjo diplomaci nuk është vetëm e Trump ka qenë e hershme. Është një rikthim i disa traditave amerikane, të cilat u dëmtuan rishtazi. Shkuan shumë larg nga sa ne mund ta mendonim. Për sa i përket Trump, dihet që është një President atipik, që ka atë këndvështrimin si president. Ai është një njeri që i ka pasur të gjitha gjërat me bollëk, dhe ajo që i kishte munguar është pushteti që ka tani.

Është president që jo vetëm që po e kthen Amerikën në forcë, po bën dhe një gjeopolitikë të re në mbarë botën. Kina po zhvillohej me ritme të tilla, që sipas ekspertëve ishte e pakonkurrueshme edhe nga Amerikan, në tregti, ekonomi, apo ushtri. Trump e ka përcaktuar qëndrimin e vet e ka gjetur se kush rivali i tij dhe padyshim që është Kina. Raporti që mori Trump me Kinën solli një krizë në ekonominë kineze. Lëvizjes e Trump ndaj Iran-Izrael pati një efekt të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Trump e ka çuar në një nivel tjetër fuqinë e Amerikës, si fuqi e NATO-s”, tha Mediu./abcnews.al

Krisafi: Shqipëria ka përfituar shumë nga fuqia e Amerikës. Mediu: Interesi amerikan, i lidhur me Ballkanin

By: Rovena
3 July 2025 at 20:38

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të diskutimit mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Real Story” në ABC News.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, theksoi se shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë mbështetjen e një fuqie të jashtme, duke përfituar historikisht nga roli dominues i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë një fuqi të jashtme. Në këtë pikë për të zëvendësuar Austro Hungarinë me SHBA. Ishin dhe një situatë historike krejt tjetër, ndryshuan situatat politike në atë pikë dhe jam i bindur që populli shqiptar ka përfituar më shumë se kushdo tjetër nga fuqia Amerika. Por, ndryshoi sistemi kombëtar SHBA u bë fuqia më e madhe botërore në atë periudhë saqë shqiptarët përfituan nga kjo fuqi amerikane. Nuk mendoj se e kanë zgjedhur drejtpërdrejt Amerikën ne”, tha Krisafi.

Ndërsa deputeti Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë strategjike të faktorit shqiptar dhe të Adriatikut në interesat amerikane në Ballkan, duke paralajmëruar për rritjen e ndikimit të aktorëve të tjerë globalë si Rusia dhe Kina në rajon.

“Unë mendoj se kemi dashur vetë që ta fusnin veten në qendër të Amerikës. Në fakt marrëdhëniet kanë ngecur dhe kanë evoluar shumë pozitivisht. Interesi amerikan është padyshim i lidhur me Ballkanin, është lidhur sidomos me Mesdheun për arsye gjeopolitike dhe në këtë aspekt faktori shqiptar dhe Adriatiku është goxha i rëndësishëm. Ky ka qenë dhe shkaktari i tërheqjes së forcave të tjera si Rusisë dhe Kinës. Dhe një nga arsyet më të mëdha që diskutohet sot është penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, u shpreh Mediu./abcnews.al

Krisafi: Shqiptarët e kanë parë Amerikën si shpëtim! Mediu: SHBA kërkoi raporte me regjimin komunist

3 July 2025 at 20:26

Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish Paskal Milo ish-ministër i Jashtëm, deputeti Fatmir Mediu, Ledion Krisafiu, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Mentor Beqa ekspert i çështjeve ndërkombëtare diskutuan për raportet e reja të SHBA më botën, duke u fokusuar te raporti i Amerikës me Shqipërinë.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, eksperti Ledion Krisafi, tha se shqiptarët kanë qenë një popull që u masakruan nga fqinjët, por edhe të ndarë. Ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare e shihte Amerikën si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territor, por edhe si një shpëtim.

“Është një popull që nga fqinjët u masakrua, nga pjesa tjetër e Evropës u nda më dysh. Ndërsa Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk prisnin ndarje. Austro-Hungaria e vetmja që i kishte mbështetur në luftës së parë botërore u shpërbë. Pra Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territorin shqiptar”, tha ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, Fatmir Mediu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijuan raporte me regjimin komunist, duke thënë se brenda shoqërisë shqiptare Amerika mbeti një ëndërr e madhe.

“Kanë vendosur krijuesin më pas njerëzit. Pra raportit nuk është me qeverinë por me të drejtat. Unë mendoj që ndonjëherë e kemi veshur edhe në mënyrë artificiale këtë raportin me Amerikën. Hapi i parë i një marrëdhënie të qëndrueshme të interesin tonë ka qenë i pavarësisë. Më pas për shkak të rrethanave që ne u lamë brenda bllokut komunist. Amerika tentoi, por tentativa që ne përpiqemi t’i ekzagjerojmë”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

“Ideja amerikane ka qenë gjithmonë prezente për shqiptarët”, Mentor Beqa: Amerika, frymëzim për elitat

By: Rovena
3 July 2025 at 20:16

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputeti Fatmir Mediu dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare Mentor Beqa folën mbi marrëdhënien historike dhe aktuale të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediu u shpreh se dikur politika shqiptare tregonte seriozitet në raport me SHBA-të, ndërsa sot kjo marrëdhënie po zbehet për shkak të qëndrimeve jo të përputhshme.

“Interesi i shqiptarëve ishte që të krijonin një aleancë të madhe dhe të kishe në krah SHBA-të ishte një kënaqësi shumë e madhe. Sot jemi në rrethana të tjera. Atëherë kemi qenë serioz, kurse sot nuk jemi serioz, sepse dalin nga goja e kryeministrit gjëra që nuk duhet të dalin. Flasin me gjuhën institucionale, por jo me gjuhën e tyre personale”, tha Fatmir Mediu.

Ndërkohë, Beqa theksoi se ideja amerikane ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi për elitën shqiptare dhe shoqërinë në tërësi, duke u rrënjosur thellë në identitetin politik dhe kulturor të vendit.

“Ideja amerikane në Shqipëri ka qenë e hershme, ndoshta edhe para krijimit të verë Shqipërisë. Gjithmonë Shqipëria ka pasur idenë që të jetë në gjurmët e Amerikës. Amerika dhe ideja amerikane ka qenë një frymëzim i jashtëzakonshëm edhe në intelektualëve të botës. Edhe një pjesë e madhe e elitës shqiptare ka marrë nga ajo perëndimorë. Ideja Amerikane ka qene gjithmonë prezente”, tha Beqa./abcnews.al

Berisha: Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar

By: user7
3 July 2025 at 14:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me zgjedhet e 11 majit. Berisha u shpreh se në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së Fatmir Mediu dhe Albana Vokshi paraqitën qartë farsën zgjedhore të 11 majit.

Ai shtoi se krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar. Sipas tij qytetarët janë në një terror nga një anë të bandave në pushtet dhe nga ana tjetër të bandave në terren. Ai shtoi se është detyrë e çdo shqiptari të kontribuojë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

“Në Porto isha së bashku me Fatmir Mediun, anëtar i Delegacionit të Parlamentit tonë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Albana Vokshin. Mendoj se me ndërhyrjet e tyre, Mediu dhe Vokshi dhanë një kontribut me të vërtetë të qenësishëm në ndriçimin e të gjithë shëmtisë së farsës zgjedhore të 11 majit. Pra në këto kushte ne zhvilluam një debat, jo vetëm me shqiptarët nëpërmjet medias, siç keni parë këtu çdo ditë. Unë kam paraqitur fakte, dokumente, por po kështu edhe me komunitetin ndërkombëtar.

Natyrisht farsa është farsë dhe nuk mund të pranohet kurrë. Por farsa është farsë e cila zgjidhet vetëm kur qytetarët shqiptarë të marrin në dorë fatin e votës së tyre. Dhe këtu dua të shpreh qëndrimin tim; asnjë njeri nuk ka të drejtë të fajësojë qytetarët shqiptarë. Duhet fajësuar për fajin që kanë narkodiktatori, narkopolicia, narkoskapi, narkogjykatat, që heshtin, mbështesin krimin zgjedhor.

Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar, dhe qytetarët në një terror nga një anë të bandave në pushtet, nga ana tjetër të bandave në terren ndaj dhe është detyrë e çdo shqiptari të kontribuojë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë,” tha ai.

The post Berisha: Krimi zgjedhor është krim kushtetues qeveritar appeared first on Lapsi.al.

‘Irani dhe Koreja e Veriut, shtyllat ndihmëse të agresionit rus ndaj Ukrainës’, Mediu në OSBE: Kërcënim për sigurinë

1 July 2025 at 13:14

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka denoncuar mbështetjen që Kina, Irani dhe Koreja e Veriut i kanë dhënë agresionit rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në Evropë.

Në mbështetje të një amendamenti të paraqitur nga Senatori amerikan Cornyn, Mediu theksoi se ky ndryshim e bën më të plotë kuadrin e analizës për agresionin rus, duke përfshirë jo vetëm aleancën me Korenë e Veriut, por edhe bashkëpunimin me Kinën dhe Iranin.

“Kina është partneri më i fuqishëm i Rusisë. Ajo ka mbështetur ekonominë ruse dhe ka ndihmuar në anashkalimin e sanksioneve, duke i siguruar Kremlinit burime jetike për vijimin e luftës,” deklaroi Mediu.

Ai shtoi se edhe Irani ka kontribuar ndjeshëm në këtë agresion, duke furnizuar Rusinë me qindra dronë vdekjeprurës që janë përdorur për të goditur civilët dhe infrastrukturën kritike në Ukrainë.

Mediu përmendi gjithashtu rolin e goditjeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke i cilësuar si veprime që kanë kontribuar në stabilitetin jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë ndëshkues edhe Rusisë.

The post ‘Irani dhe Koreja e Veriut, shtyllat ndihmëse të agresionit rus ndaj Ukrainës’, Mediu në OSBE: Kërcënim për sigurinë appeared first on Sot News | Lajme.

“Autokraci, jo demokraci”, Mediu paralajmëron ndërkombëtarët për krizën politike në Shqipëri:Arrestimet ndaj opozitës..

30 June 2025 at 19:15

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi sot se shqiptarët po përballen me një situatë shumë kritike, sepse nuk ka më sistem parlamentar.

Në fjalën e tij në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSCE-së, Mediu u shpreh se në vend ka autokraci, që nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur, por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së. Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-tha Mediu.

 

 

 

The post “Autokraci, jo demokraci”, Mediu paralajmëron ndërkombëtarët për krizën politike në Shqipëri:Arrestimet ndaj opozitës.. appeared first on Sot News | Lajme.

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

24 June 2025 at 13:44

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku ish-ministri i Mbrojtjes është marrë i pandehur.

Procesi aktualisht ndodhet në fazën e leximit të 150 pyetjeve dhe pikave të kontestimit që po lexon ish-ministri dhe që ka lexuar vetëm gjysmën e tyre. Kjo procedurë do vijojë edhe disa seanca, derisa Mediu të mbarojë objeksionet për ekspertimin.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjithashtu gjetjet e ekspertëve. Gjyqi për Mediun vijon që prej prillit 2023 dhe ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, e një prej viktimave të shpërthimit në 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

The post Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

Tensionet SHBA-Iran, Mediu thirrje të mblidhet Këshilli i Sigurisë: E papranueshme për një vend anëtar të NATO-s

By: redi
23 June 2025 at 21:43

Kreu i PR-së dhe një njohës i mirë i marrëdhënie ndërkombëtare, Fatmir Mediu, thotë se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Iranit bëjnë që të lindë nevoja e një analize të thellë të brendshme në Shqipëri, “për të parë se kush janë rreziqet që na kërcënojnë neve dhe masat që duhen marrë”. ”Duhet që të bëjmë një analizë të koordinuar, që vjen si informacion nga burimet e inteligjencës…

Source

“Drejtësia e politizuar si në kohën e Enver Hoxhës”, Mediu kritikon: SHBA është e shqetësuar për gjyqin ndaj meje

21 June 2025 at 16:03

Fatmir Mediu thotë se ka kërkuar në SHBA përmes 6 kongresmenëve një proces të rregullt ligjor ndaj tij.

Mediu po ashtu bëri me dije se SHBA-të kanë një qëndrim më të rezervuar për ta njohur procesin zgjedhor në Shqipëri si normal.

Sipas Mediut, ky qëndrim shihet si në administratën amerikane, po ashtu edhe në Kongres.

“Opozita është përpjekur të përcjellë të gjitha faktet e manipulimit të procesit edhe në BE, por edhe Kongresin amerikan, një raport të plotë me këto shkelje.

SHBA-të kanë qëndrim më të rezervuar për ta parë procesin zgjedhor si proces normal.

Kjo rezervë shihet edhe në administratën amerikane, por dhe Kongresin amerikan.

Detyra e opozitës është që të kontaktojë sa më shumë, që zëri të jetë më i fuqishëm në Kongresin amerikan.

Farsa elektorale s’përputhet me realitetin. Ka njerëz të vëmendshëm për të dëgjuar problemet që ka Shqipëria.

Duhet një punë më e organizuar nga opozita në këtë pikëpamje, duke shkuar në mënyrë institucionale, jo personale.

Përdorimi i drejtësisë për qëllime politike në Shqipëri ka qenë evident. Lidershipi politik i PS vazhdon i qetë edhe pas akuzave që janë të qenësishme.

Ka një qëndrim të njëanshëm dhe politik nga këto institucione. Kushtetuta kërkon një proces të drejtë dhe transparent ligjor.

Kur siguria juridike cenohet është njësoj sikur ta deklarosh fajtor përballë opinionin publik dhe pastaj të gjesh akuzën. Këtë ka bërë Enver Hoxha në kohën e vet.

Kanë shumë interes SHBA për këtë çështje në Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shtetit.

Në procesin tim duhet të përgjigjem për çështje ushtarake, që s’kanë lidhje me akuzën e ndërtuar, që është tërësisht e pabazë.

Ajo që kam kërkuar në SHBA përmes 6 kongresmenëve është një proces i rregullt gjyqësor, është shkelur garancia juridike, është një çështje e gjykuar, s’ka fakt të ri.

Shpërdorimi i detyrës qenka se unë paskam rritur kalibrat. Unë s’jam ushtarak. E kam firmosur urdhrin pasi kam marrë ekspertizën ushtarake”, tha ai për MCN.

I pyetur pse njoftohen zyrtarë amerikanë dhe cilat janë mekanizmat që ata mund të ndërhyjnë, Mediu tha:

“Atje ku është burimi i mbështetjes duhet parë edhe reflektimi për këtë çështje. DASH dhe Departamenti i Drejtësisë nuk hyjnë në çështjen e fajësisë, por kërkojnë një proces të rregullt ligjor dhe transparencë”.

 

 

 

The post “Drejtësia e politizuar si në kohën e Enver Hoxhës”, Mediu kritikon: SHBA është e shqetësuar për gjyqin ndaj meje appeared first on Sot News | Lajme.

“Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur mbahet seanca e radhës

18 June 2025 at 17:29

Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës në GJKKO për “Gërdecin”, dosje në të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit.

Gjatë seancës Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve. Ish-ministri kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.

Mediu në seancë: 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’.”

 

 

Ky veprim i Mediut vjen pasi GJKKO refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë. Seanca e radhës për Mediun është vendosur më datë 24 qeshor, ora 13:00.

 

 

The post “Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur mbahet seanca e radhës appeared first on Sot News | Lajme.

“Ju kam paralajmëruar”, Kokalari i ashpër me Mediun dhe mbështetësit në Texas: Do jesh targeti im kryesor, duhet të…

17 June 2025 at 21:33

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale. Ndryshe nga herët e saj të fundit që ka qenë e përqëndruar në kritikat ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, Kokalari ka vendosur në shënjestër të vëmendjes, Fatmir Mediun aleatin e palëkundur të demokratëve.

Aktivistja e nis statusin e saj duke thënë se ka biseduar me Prokurorin e Përgjithshëm Aaron Reitz, të cilit i ka thënë se, Mediu i përdor për foto në SHBA, që t’i shmanget gjyqit që ka në Shqipëri.

Kokalari thotë më tej se ka dhe një thirrje për komunitetin e shqiptarëve në Texas që sipas saj po i japin një vëmendje të gabuar Mediut dhe Bershës duke i bërë dëm të madh demokracisë në Shqipëri.

Statusi i Kokalarit

Këtë të djelë që shkoi Fatmir Mediu, rastësisht po flisja pikërisht me asistent prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z. Aaron Reitz, që është mik i mirë prej kohësh, dhe më përmëndi që ishte takuar me ty.

I bëra një shpjegim të detajuar për procesin e hapur që ke me SPAK në Shqipëri dhe çështjen e 26 të vrarëve në Gërdec. Tashti do ti dërgoi postimin tënd që ta kuptojë se si i përdor ti këta sa herë duhet të jesh në gjykatë.

“Nuk e dija” – më tha.

Sigurisht që nuk e dinte, as Keith Self dhe të tjerët që ti takon këtu nuk e dinë dhe besojnë pallavrat që i shet ti

Por tashti që Sali Berisha është i mbaruar, me ty do merrem. Një hap prapa do të më kesh, duke ju shpjeguar faktet atyre që ti i mashtron.

Ti duhet të rrish në Shqipëri dhe të investigohesh nga SPAK, sepse ky nuk është persekutim politik për ty. Je peshë e lehtë dhe nuk i intereson njeriut të merret me ty politikisht.

Dhe dy fjalë për komunitetin tonë në Texas e dini vetë kush jeni se më ndiqni në Facebook dhe ja u kam thënë më parë, boll mbështetet Mediun dhe Berishën, sepse po i bëni shumë dëm demokracisë në Shqipëri, që këta e kanë marrë peng. E kuptoj naivitetin tuaj ndaj Mediut, sepse dhe unë me naivitet i besova Berishës.

Fakti është që ne jemi mësuar ndryshe në Amerikë, politikanët këtu nëse janë në Kongres, kanë një farë kredibiliteti si njerëz të mirë.

E pra, ashtu e konsiderova unë të djathtën Shqiptare derisa kuptova që këta janë arsyeja kryesore pse Shqipëria nuk ecën përpara.

Të dashur bashkëatdhetarë të Texasit, po ja u them shumë hapur, nëse nuk hiqni dorë nga kjo përkrahje që i jepni Fatmir Mediut dhe nuk lini drejtësinë në Shqipëri të bëj punën e vet, target im kryesore do jeni pikërisht ju, sepse jeni ju që po bëheni pengesë për të djathtën në Shqipëri të marrë jetë.

Nëse keni nevojë për sqarime të më tejshme, telefonin tim e keni!

The post “Ju kam paralajmëruar”, Kokalari i ashpër me Mediun dhe mbështetësit në Texas: Do jesh targeti im kryesor, duhet të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Irani tentoi të rrëzonte avionin e Trump”, Mediu: Pse Izraeli sulmoi pikërisht tani

16 June 2025 at 21:46

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar mbi konfliktin Iran-Izrael.

Sipas tij konflikti në lindjen e mesme është një konflikt i lashtë dhe është shumë i vështirë për t’u zgjidhur. Në këtë konflikt sipas Mediut ka disa faktorë, ekonomik, politik dhe religjioz.

Ai bëri një analizë se përse Izraeli vendosi të sulmojë Iranin të premten.

“Një ditë më parë, agjencia në Vienë e cila mbikëqyr procesin ngriti alarmin se Irani nuk po pranonte më proceset e verifikimit të pasurimit të Uraniumit në centrifugat. U tha se brenda një jave Irani mund të arrinte të ndërtonte armë atomike dhe më pas edhe raketa balistike nukleare. Kjo do e bënte situatën shumë më të komplikuar dhe shumë më të vështirë”,-tha Mediu.

Ai shtoi se një ndikim ka patur edhe afati kohor i caktuar për marrëveshje nga Donald Trump, i cili u la kohë 60 ditë.

Ish-ministri tha gjithashtu se Irani ka qenë një problem i madh për SHBA-të

“Në Dhjetor në takimin që ka bërë IDU në Uashington, Waltz shpjegoi se problemi më i madh për SHBA-në ishte Irani. Për herë të parë kam dëgjuar aty që Irani kishte tentuar të rrëzonte avionin e presidentit Donald Trump, gjatë fushatës elektorale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Irani tentoi të rrëzonte avionin e Trump”, Mediu: Pse Izraeli sulmoi pikërisht tani appeared first on Euronews Albania.

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu

By: user7
13 June 2025 at 12:30

Seanca në GJKKO për çështjen “Gërdeci” është shtyrë për në datën 18 qershor pasi mësohet se shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

The post “Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu appeared first on Lapsi.al.

‘Rezultatet në PS, falë grupeve kriminale’, Mediu: Procesi elektoral është manipuluar

30 May 2025 at 14:58

Kryetari i Partisë Republikane dhe njëherësh aleat i koalicionit “PD-ASHM”, Fatmir Mediu, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se procesi elektoral është manipuluar dhe detyra e opozitës është të sjellë faktet për ta provuar këtë.

Në një studio televizive, Mediu tha se votat janë blerë nga krimi i organizuar, duke shtuar se në Kuvend nuk ka më figura të qenësishme të PS, por njerëz që sipas tij nuk dihet kush janë.

“Detyra e opozitës është të sjellë faktet për manipulimin e procesit zgjedhor. Disa rezultate janë qartësisht jo efekt i rezultatit të raportit kandidat votues, por të grupeve kriminale që duan të kenë përfaqësuesin  tyre në Kuvend.

Ne nuk kemi në parlament figura të qenësishme të PS-së, por kemi figura që as nuk e dimë kush janë, nuk kanë patur aktivitet publik, për të patur këtë aktivitet që kanë”, tha ai.

Ndër të tjera Mediu u shpreh se qëndrimi i opozitës lidhet me fatin e Shqipërisë.

“Opozita ka marrë një qëndrim që nuk lidhet thjeshtë me të, por lidhet me fatin e Shqipëri, a do të jemi në demokraci. A do të vendosin qytetarët kush është qeveria dhe parlamenti, apo do të vendosin grupet kriminale”, u shpreh kreu i PR.

The post ‘Rezultatet në PS, falë grupeve kriminale’, Mediu: Procesi elektoral është manipuluar appeared first on Sot News | Lajme.

“Veprim konkret nga administrata Trump për Aleancën”/ Defender 25 në Ballkan, Fatmir Mediu:Pozitive angazhimi i Kosovës

28 May 2025 at 22:05

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i opozitës Fatmir Mediu i ftuar në një intervistë televizive komentoi për stërvitjen e NATO-së në Ballkan, “Defender 25”.

Sipas tij, marin fund aludimet nëse administrata Trump e ka seriozisht angazhimin për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Mediu thotë se kjo stërvitje është një test për trupat amerikane. Më tej thekson se pozitive është dhe angazhimi i Kosovës në këtë stërvitje si i vetmi vend jo-anëtar i NATO-s.

Mediu: Është në stërvitje, organizimi ushtarak amerikan. Ka synim për të parë sa shpejt dhe efektivitet dislokohen në distancë të madhe trupat amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë dhe për të mbrojtur pjesën lindore të NATO. Ka vlerë të madhe politike dhe ushtarake. Janë 18 vende. Faza e parë ka filluar më 18 prill me zhvendosjen drejt Europës, pastaj drejt Baltikut, në aspektin ajror, dhe pastaj angazhimi në trupa dhe shtrirje gjeografike. Ndërveprimin ushtarak në vendet e NATO është element i rëndësishëm. Nga pikëpamja e komandos kontrollit.

Përfshin dhe rajone të rëndësishme: Artiku, Deti i Zi, pjesa e Mesdheut, që ka problemet e veta. Ajo që është pozitive angazhimi i Kosovës, si i vetmi vend jo anëtar i NATO. Ndodh se e para një politikë ushtarake amerikane pas pikëpyetjeve për administratën Trump, veprim konkret, e dyta vlen si deterancë për atë që ndodh në Rusi. Krijon qasje optimale. Dhe për Kosovën për problematikën që ka Ballkani me provokimet e ardhur nga Serbia.

Është një proces i marrëdhënieve, Amerika është qendra e gravitetit të NATO-s. Dhe NATO i krijuar për të mbrojtur Europën. Është një gjë që vendoset në test edhe me stërvitje. Ndodhja në këtë kohë i jep vlerë dimensionit historik që zoti Trump e pranon apo jo NATO. Dy komanda ka NATO, operacionalen dhe transformim.

The post “Veprim konkret nga administrata Trump për Aleancën”/ Defender 25 në Ballkan, Fatmir Mediu:Pozitive angazhimi i Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Pse SHBA nuk e ka uruar ende Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

By: V K
24 May 2025 at 08:30

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit, raport i cili sipas tij bazohet edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Komentet Mediu i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj, ku u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha gjithashtu se aktualisht brenda Bashkimit Europian është një situatë jo e mirë dhe sipas tij, kjo është arsyeja që një pjesë e liderëve të Europës gjenden krah kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht se flitet për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, aktualisht shtetet kryesore të BE-së janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Mediu: Po marr sot pjesën europiane. Europa sot ka një problem të madh, ka nevojë për një histori suksesi dhe histori suksesi quan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Deri para disa kohësh histori suksesi konsiderohej Mali i Zi, pavarësisht problemeve që ai vend ka me Serbinë dhe Rusinë.

Dhe kështu sjellja fashinante e Ramës për të treguar përralla dhe asnjë realitet shqiptar është bërë një histori e pranueshme, duke treguar që Shqipëria është një vëmendje skajore për BE-në. Nga një sinjal që ne kemi marrë në Bruksel, na thonë shiko, Europa kështu është, Komisioni, etj, etj.

Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës.

Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës.

Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo.

Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

The post Pse SHBA nuk e ka uruar ende Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu appeared first on Albeu.com.

Mediu shpreh pakënaqësinë për rezultatin e zgjedhjeve: Rama, servilizëm ekstrem me ndërkombëtarët

By: redi
23 May 2025 at 22:02

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu shpreh pakënaqësinë për rezultatin e zgjedhjeve, por nuk vonoi të lëshonte akuza ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë se me makinerinë e tyre zgjedhore, në bashkëpunim me bandat, i grabitën ato. Teksa bën përgjegjës kryeministrin për gjendjen e rëndë të demokracisë në vend, Mediu shprehet se sjellja e kreut të qeverisë ndryshon kur ka përballë ndërkombëtarë…

Source

Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

23 May 2025 at 22:09

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit, raport i cili sipas tij bazohet edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Mediu në një emision televiziv u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha gjithashtu se aktualisht brenda Bashkimit Europian është një situatë jo e mirë dhe sipas tij, kjo është arsyeja që një pjesë e liderëve të Europës gjenden krah kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht se flitet për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, aktualisht shtetet kryesore të BE-së janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Mediu: Po marr sot pjesën europiane. Europa sot ka një problem të madh, ka nevojë për një histori suksesi dhe histori suksesi quan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Deri para disa kohësh histori suksesi konsiderohej Mali i Zi, pavarësisht problemeve që ai vend ka me Serbinë dhe Rusinë. Dhe kështu sjellja fashinante e Ramës për të treguar përralla dhe asnjë realitet shqiptar, është bërë një histori e pranueshme, duke treguar që Shqipëria është një vëmendje skajore për BE-në. Nga një sinjal që ne kemi marrë në Bruksel, na thonë shiko, Europa kështu është, Komisioni, etj, etj. Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës. Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës. Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo. Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

The post Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌