Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

28 June 2025 at 09:50

Ndërsa Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash, ai ka nisur një fushatë të kushtueshme PR-i jashtë vendit – në një përpjekje për të bindur publikun në Shqipëri, një proces që ngre pyetje mbi kufijtë mes […]

The post PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik appeared first on BoldNews.al.

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

27 June 2025 at 12:58

Kur Erion Veliaj u arrestua për korrupsion, ai fillimisht e sulmoi drejtësinë. Tani po zhvillon një fushatë joshjeje në rrjetet sociale për të fituar simpatinë e publikut. A do të funksionojë? Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe […]

The post Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

23 June 2025 at 21:14

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, është duke u mbrojtur nga një kompani londineze e marrëdhënieve me publikun, “Kendal Global Advisory”, e cila po përpiqet të ruajë dhe forcojë reputacionin e tij ndërsa ai qëndron i izoluar në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.

Në një komunikim me “shteg.org”, kompania pranoi se Veliaj është klienti i tyre, ndërkohë që në faqen zyrtare të saj prezantohen projekte suksesi të ndryshme me klientë nga qeveri dhe korporata globale, deri te investitorë strategjikë në Gjirin Persik.

Sipas raportimeve të “The PR Insider”, tarifat mujore për shërbimet e kompanive të mëdha të PR-it si “Kendal Global Advisory” arrijnë deri në 25 mijë paund, rreth 29 mijë euro. Një analizë e bërë nga “Essential Content” tregon se mesatarisht këto shërbime kushtojnë rreth 4,672 paund në muaj, ose rreth 5,465 euro.

Përveç kontaktimit me kompanitë e PR-it, sipas analistit Indrit Vokshi, politikanët shqiptarë që kanë probleme me ligjin krijojnë operacione propagande duke dëmtuar imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në epokën e informacionit të shpejtë dhe rrjeteve sociale, reputacioni politik është bërë një aset shumë i brishtë dhe vendimtar për karrierën e çdo figure publike. Ekspertët e komunikimit theksojnë se “menaxhimi i kujdesshëm dhe strategjik i reputacionit shpeshherë përbën çelësin për mbijetesën politike, sidomos kur politikanët përballen me sfida ligjore dhe presion mediatik”.

Në këtë kontekst, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, vepra penale këto që dyshohet t’i ketë kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, duket se nuk ka tjetër rrugë veçse të përpiqet të ruajë dhe të shpëtojë emrin e “mirë të Lali Erit”.

Ndonëse për 4 muaj ai i ka qëndruar deklaratës së tij se ndodhet i izoluar padrejtësisht, Veliaj i është drejtuar një kompanie angleze të strategjisë së komunikimit dhe marrëdhënies me publikun (PR) për të mbrojtur reputacionin.

Me anë të një e-maili të ardhur pranë redaksisë së “shteg.org”, përfaqësues të “Kendal Global Advisory” pranojnë se kryebashkiaku Erion Veliaj është klienti i kësaj shoqërie.

Sipas tyre, është e rëndësishme të theksohet se Veliaj është i arrestuar në bazë të dyshimeve, por ende nuk ka një tregues se kur, apo nëse do të ngrihet akuza ndaj tij.

“Zoti Veliaj i mohon kategorikisht këto akuza dhe paraburgimi i tij para gjykimit është një element që mund të rrezikojë vetë aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian” – shkruajnë përfaqësues të Kendal Global Advisory.

Ndërkohë, pyetjet e “shteg.org” se kush është nënshkruesi i kontratës dhe sa ka kushtuar kjo kontratë nuk morën një përgjigje as nga kompania, as nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Por, sipas një analize të bërë nga “Essential Content” me tarifat mujore fikse të 61 agjencive të pavarura të PR-it në Mbretërinë e Bashkuar, siç është ajo e përzgjedhur nga Veliaj, mesatarisht tarifa mujore që duhet të paguajë klienti për të marrë shërbimin, konsultimin është 4,672.55 paund, ose thënë ndryshe 5,464.63 euro.

Megjithatë, kompania e përzgjedhur prej Veliajt ofron shërbime në shtete të ndryshme të botës në fusha të ndryshme, ku përveç personave fizikë, përfshihet: mbrojtja e reputacionit të personave me përgjegjësi shoqërore, çështje gjyqësore të klientëve, këshillim strategjik për korporata të mëdha, si dhe forcim i reputacionit të klientëve në disa nga ngjarjet më të mëdha në botë.

“Në Kendal, ne jemi të përqendruar ekskluzivisht në ofrimin e këshillave me ndikim, që ndihmojnë klientët të menaxhojnë reputacionin e tyre, një faktor kyç i vlerës në botën e sotme”, – kjo është fjalia e parë që lexojnë vizitorët e faqes web të kompanisë së PR-it “Kendal Global Advisory”.

Sipas të dhënave publike “Kendal” rezulton me vendndodhje në Londër dhe zhvillon veprimtarinë e saj në një gamë të gjerë klientësh në mbarë botën.

“Ne punojmë me një gamë të gjerë klientësh, nga korporata të mëdha deri te biznese të reja (start-up), organizata joqeveritare (OJQ), qeveri, zyra familjare dhe individë me pasuri të konsiderueshme” – thuhet në rubrikën “Rreth Nesh”, ndërkohë që si sukses së saj kompania ndan rastet ku strategjia e ndjekur prej tyre kanë ndihmuar klientët të rrisin reputacionin e tyre, madje dhe të kthehen në investitorë të besueshëm strategjikë.

“Një zyrë familjare e vetme në Lindjen e Mesme na kërkoi ndihmë për të mbrojtur dhe zgjeruar reputacionin e tyre në sektorë të rinj ku po fillonin të bënin investime strategjike”, – shkruhet në Kendal, ku pasi tregohet se si familja është ndihmuar me anë të përgatitjes së fjalimeve në konferenca dhe artikujve të rëndësishëm për investitorët, është bërë e mundur ndërtimi i imazhit të një investitori të besueshëm, çka është reflektuar dhe në pasurimin më të madh financiar të kësaj familjeje.

Analisti politik Indrit Vokshi vë në dukje se në Shqipëri, kur politikanët përballen me akuza ligjore, shpesh përdorin strategji të avancuara propagandistike, për të ndikuar opinionin publik dhe për të minuar besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

“Madje kanë tentuar të krijojnë mendimin sikur politikanët janë të ndershëm por ata janë viktima të përndjekjes nga prokuroria e gjykata”, – thotë gjatë intervistës për “shteg.org” analisti Voksi.

Një nga strategjitë e ndjekura nga kompanitë e PR-it është dhe publikimi i “punëve të mira” të bëra nga klientët, të cilët duhet tua rikujtojnë vazhdimisht ndjekësve apo audiencës së tyre për të arritur në qëllimin e tyre, fitimin apo rifitimin e besueshmërisë.

Një strategji e tillë, nga hulumtimi në rrjetin social “Instagram” rezulton të jetë ndjekur edhe nga Kryebashkiaku Veliaj, cili ndonëse prej 4 muajsh rezulton i izoluar fizikisht, në hapësirën online vazhdon të mbetet aktiv.

Ai ka qëndruar aktiv më shpërndarjen e përmbajtjeve të ndryshme në rrjetet sociale, duke nisur nga rrëfimet e përditshme për arrestimin e padrejtë, sipas tij, tek ngjarjet kulturore të Tiranës, ndërtimi i objekteve publike të Tiranës gjatë kohës së drejtimit të bashkisë nga ai, ndarja nga jeta e artistëve të kinematografisë dhe Papa Françeskut e të tjerë.

Nga data 10 shkurt deri më 23 qershor Veliaj numëron të publikuar në rrjetin social “Instagam” 156 postime. Thënë ndryshe, 156 postime janë publikuar në 134 ditë, çka do të thotë se mesatarisht Kryebashkiaku poston për ndjekësit e tij 1 ose 2 herë në ditë.

“Prioritet kryesor i një shoqërie duhet të jetë mbajtja përgjegjësise dhe nën kontroll gjyqësor e politikanëve të cilët duke menaxhuar pushtet dhe financa kanë mundësi edhe të pasurohen e të krijojnë “shtete private”, struktura të infiltruara brenda shtetit të cilat shmangin ligjin dhe interesin publik dhe marrin vendime për interesa okulte” – përfundon Vokshi.

Nuk është hera e parë që Erion Veliaj, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, firmos një kontratë me kompani të huaja për të menaxhuar betejat ligjore dhe imazhin publik. Në mars të vitit 2025, në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë u publikua kontrata mes Veliajt dhe studios ligjore elitare “Kasowitz Benson Torres”, firmosur prej tij dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj.

Dokumenti përfshin ofrimin e shërbimeve ligjore, strategjike dhe komunikative për procesin penal që ai po përballon në Shqipëri. Pagesat për orë pune variojnë nga 500 deri në 1,950 dollarë, ndërsa marrëveshja përfshin gjithashtu lobim pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe institucioneve të tjera qeveritare në SHBA.

Studioja ligjore e angazhuar do të ofrojë gjithashtu konsulencë mbi marrëdhëniet me publikun në raport me qeverinë dhe legjislacionin shqiptar. Një përfaqësues i saj mbërriti në Tiranë në fillim të marsit për të ndjekur nga afër seancën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë ndaj Veliajt, por nuk u lejua të marrë pjesë për shkak të kufizimeve të legjislacionit vendas.

Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), përballet me akuza për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, të cilat dyshohet t’i ketë kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, nëntë episode korruptive janë identifikuar ku ai dyshohet se ka përfituar personalisht ose përmes të afërmve.

 

 

 

The post Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme appeared first on Sot News | Lajme.

Palnikaj: MBZHR, masa të forta kundër përhapjes së murtajës së ruminantëve

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Dritan Palnikaj u bëri thirrjes sërish sot fermerëve të zbatojnë me përpikëri të gjitha udhëzimet e veterinerëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR), e cila, megjithëse nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, përbën kërcënim serioz për sektorin bujqësor dhe ekonominë rurale

Palnikaj sqaroi në një intervistë në media se janë ngritur menjëherë qendra të krizës në zonat ku janë identifikuar rastet e para, duke filluar nga Shkodra, ku u konstatua edhe vatra e parë.

Sipas tij, këto qendra janë ngritur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Doganor për të siguruar ndalimin e përhapjes përmes bllokimit të lëvizjes së kafshëve.

“E vetmja mënyrë për të penguar përhapjen e kësaj sëmundjeje është kufizimi i lëvizjes dhe kontaktit ndërmjet kafshëve. Prandaj kemi forcuar kontrollet në një rreze deri në 10 kilometra nga vatrat e identifikuara, kemi ndaluar tregtimin e bagëtive të imëta dhe kemi shtuar praninë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe AKVMB në terren”, tha Palnikaj.

Ai theksoi se në këtë operacion po bashkëpunohet ngushtësisht me Bashkimin Europian dhe organizata ndërkombëtare si FAO. Sipas tij, përfaqësues të BE-së kanë vizituar vendin dhe janë informuar hap pas hapi për masat e marra, në bashkërendim me DG SANTE dhe Komisionin Europian.

Po ashtu, theksoi ai, Shqipëria ka përfituar edhe nga ekspertiza e Greqisë, e cila ka kaluar më herët një situatë të ngjashme.

“Ne jemi aktualisht në një fazë lufte kundër kësaj sëmundjeje. Apelojmë që fermerët të respektojnë protokollet, të mos lëvizin bagëti nga një tufë në tjetrën dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit mund ta frenojmë përhapjen”, u shpreh ai.

Masat përfshijnë gjithashtu ndalimin e hyrjes së bagëtive nga vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, si dhe monitorimin e nyjeve rrugore kryesore nga forcat e policisë dhe inspektorët veterinarë.

Palnikaj siguroi se procesi po zhvillohet me transparencë të plotë dhe do të vlerësohet më tej për të përcaktuar hapat e ardhshëm, si dhe për të analizuar ndikimin ekonomik dhe social që kjo situatë mund të sjellë. Ai theksoi se qëllimi kryesor është çrrënjosja e sëmundjes dhe mbrojtja e sektorit blegtoral në Shqipëri. /j.p/

The post Palnikaj: MBZHR, masa të forta kundër përhapjes së murtajës së ruminantëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Dita Botërore e Muzikës, ose “Fête de la Musique”, kremtohet çdo 21 qershor. Ajo nisi fillimisht në Francë, por me kalimin e viteve është përhapur dhe festohet në rreth 110 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) organizoi dje edicionin e 16-të të RockFest, te “Reja”, në kryeqytet.

Ky event i përvitshëm që i kushtohet muzikës u zhvillua dje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, ndërsa skena e konstelacionit “Reja” u mbush me tingujt e bandave rock më të mira vendase dhe energjinë që vetëm ky festival di të sjellë.

Sipas njoftimit të APR-së, ky event solli një atmosferë të bukur, me muzikë live, ritme dhe publik të zjarrtë që erdhi për të festuar, për të kënduar dhe për të qenë pjesë e një nate që mbahet mend gjatë.

Dita Botërore e Muzikës ka për qëllim ta bëjë muzikën më gjithëpërfshirëse dhe të inkurajojë njerëzit të ndërveprojnë shumë më tepër me të gjitha llojet e melodive, ndërsa edhe një mundësi për muzikantët që të shkojnë me pranë audiencës se tyre.

Kjo datë e veçantë promovon muzikën në dy mënyra: duke inkurajuar muzikantë të rinj dhe profesionistë për të performuar në rrugë dhe duke organizuar koncerte muzikore falas, duke mbuluar të gjitha zhanret e muzikës, në mënyrë që publiku të mund të njihet me muzikën e re.

Nga edicioni i 16-të të RockFest në Tiranë
1 nga 12

/e.i//r.e/

The post Dita Botërore e Muzikës, mbahet edicioni i 16-të i RockFest në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis procesi i spërkatjes për largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit të Tiranës

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit bëri të ditur sot se në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve.

Përmes një njoftimi për qytetarët, APR nënvizon se ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.

APR u bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.

Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara, qentë të mbahen të lidhur dh të mos lejohen fëmijët që të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.

/e.i/j.p/

The post Nis procesi i spërkatjes për largimin e gjarpërinjve në zonën e Liqenit të Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Rezultatet në PS, falë grupeve kriminale’, Mediu: Procesi elektoral është manipuluar

30 May 2025 at 14:58

Kryetari i Partisë Republikane dhe njëherësh aleat i koalicionit “PD-ASHM”, Fatmir Mediu, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se procesi elektoral është manipuluar dhe detyra e opozitës është të sjellë faktet për ta provuar këtë.

Në një studio televizive, Mediu tha se votat janë blerë nga krimi i organizuar, duke shtuar se në Kuvend nuk ka më figura të qenësishme të PS, por njerëz që sipas tij nuk dihet kush janë.

“Detyra e opozitës është të sjellë faktet për manipulimin e procesit zgjedhor. Disa rezultate janë qartësisht jo efekt i rezultatit të raportit kandidat votues, por të grupeve kriminale që duan të kenë përfaqësuesin  tyre në Kuvend.

Ne nuk kemi në parlament figura të qenësishme të PS-së, por kemi figura që as nuk e dimë kush janë, nuk kanë patur aktivitet publik, për të patur këtë aktivitet që kanë”, tha ai.

Ndër të tjera Mediu u shpreh se qëndrimi i opozitës lidhet me fatin e Shqipërisë.

“Opozita ka marrë një qëndrim që nuk lidhet thjeshtë me të, por lidhet me fatin e Shqipëri, a do të jemi në demokraci. A do të vendosin qytetarët kush është qeveria dhe parlamenti, apo do të vendosin grupet kriminale”, u shpreh kreu i PR.

The post ‘Rezultatet në PS, falë grupeve kriminale’, Mediu: Procesi elektoral është manipuluar appeared first on Sot News | Lajme.

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

20 May 2025 at 22:58

Senati italian ka miratuar dekretin e Qeverisë së Giorgia Melonit për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të kampit të refugjatëve në Gjadër. Dekreti është shndërruar në ligj me 90 vota pro, 56 kundër dhe një abstenim. Dekreti në fjalë lejon përdorimin e qendrave të hapura në Shqipëri për refugjatëve që janë në pritje të riatdhesimit, […]

The post Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR appeared first on BoldNews.al.

Opozita greke kërkon hetim për lidhjet e qeverisë me një kompani PR

By: user 4
1 May 2025 at 17:35

Partitë opozitare në Greqi po kërkojnë një hetim të plotë për lidhjet e qeverisë me kompaninë e komunikimit “Blue Skies”, të cilën e lidhin me financim të padeklaruar dhe propagandë digjitale në shërbim të partisë në pushtet, Demokracia e Re.

Në qendër të debatit ndodhen disa figura të rëndësishme të Demokracisë së Re dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, përfshirë Thanasis Bakolas, sekretari i përgjithshëm në largim i Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Kompania “Blue Skies”, themeluar nga Thomas Varvitsiotis (djali dhe vëllai i dy ish-ministrave të Demokracisë së Re) dhe Yiannis Olympios, është një derivat i agjencisë më të njohur “V+O”, që përfaqëson disa prej bizneseve më të mëdha në Greqi.

Ajo që pretendon opozita është se Blue Skies ka punësuar zyrtarë të lartë të partisë si formë financimi politik në hije dhe se rreth 15 punonjës të saj kanë drejtuar fushata online në favor të qeverisë, përfshirë sulme ndaj familjeve të viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi.

Partia opozitare PASOK kërkon sqarime mbi lidhjet mes qeverisë, kompanive private dhe asaj që e quan “makineri propagandistike”. Eurodeputeti i Syriza, Kostas Arvanitis, u bëri thirrje institucioneve të BE-së të ndërhyjnë për të “rikthyer besimin në procesin demokratik”.

Deputeti i Nea Aristera, Nasos Iliopoulos, akuzoi qeverinë se po përdor fonde publike për propagandë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve për transparencën.

Një raport i gazetës Documento thekson se më shumë se gjysma e 57 punonjësve të regjistruar të “Blue Skies” kishin pozicione partiake ose pranë zyrës së kryeministrit, por nuk i kishin deklaruar rolet e tyre në kompani.

Emrat përfshijnë:
• Thanasis Bakolas, EPP
• Domna Michailidou, Ministre e Punës
• Konstantinos Kyranakis, Zv. Ministër i Transportit
• Orsaki Roussetou, Zyrtar i komunikimit pranë zyrës së Kryeministrit

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, i quajti akuzat “fantazi shkencore” dhe argumentoi se nuk është e jashtëligjshme që persona me role partiake të kenë edhe punë në sektorin privat.

Kyranakis konfirmoi se ka qenë i punësuar në Blue Skies nga 2016 në 2019 dhe e quajti veten “punonjës i zakonshëm që paguante taksa”.

Kompania Blue Skies, nga ana e saj, refuzoi të komentojë për emra konkretë për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, por e mohoi kategorikisht përfshirjen në ndonjë projekt politik dhe tha se kritikat për financim të tërthortë nuk pasqyrojnë realitetin.

“Team Truth”: propaganda online që ndezi polemikat

Hetimet e portalit investigativ Inside Story zbuluan se dy punonjës të Blue Skies kishin themeluar faqen “Team Truth”, e cila ka ndjekës të shumtë në rrjetet sociale dhe shpërndan përmbajtje në mbështetje të qeverisë.

Kjo faqe është kritikuar për sulme të drejtpërdrejta ndaj familjeve të viktimave të tragjedisë së trenit në Tempi, duke ngjallur zemërim të gjerë publik.

Blue Skies u distancua, duke thënë:

“Ne nuk kontrollojmë llogaritë personale të punonjësve tanë. Por dënojmë çdo përdorim të anonimatit për të dëmtuar apo shpifur.”

Megjithatë, zyrtarë të qeverisë dolën publikisht në mbrojtje të ekipit që qëndron pas “Team Truth”.

“Kam shumë respekt për ta,” tha Marinakis. “Nuk kam lidhje me ta, por i mbështes kundër fushatës së shpifjes.”/Politico

The post Opozita greke kërkon hetim për lidhjet e qeverisë me një kompani PR appeared first on Lapsi.al.

Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale

7 April 2025 at 18:31

Prej disa ditësh, komuniteti i ekspertëve të teknologjisë në Shqipëri ka ngritur alarmin për rreziqet e përdorimit të pajisjeve të njohura si “Deep Packet Inspection”, DPI, në ndihmë të vendimit të qeverisë shqiptare për të bllokuar rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pretendon se DPI janë një teknologji që […]

The post Masat për mbylljen e TikTok ngrenë shqetësime për cenimin e të dhënave personale appeared first on Reporter.al.

“Kundër sulmeve ndaj SPAK”, Parlamenti Europian: Shqipëria, arritje për integrimin në BE

5 April 2025 at 19:29

Parlamenti Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, i hartuar nga eurodeputeti David McCallister mbeshtetet ambicia e vendit tonë për të mbyllur të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në 2027.

Po ashtu kundërshtohet çdo përpjekje për të minuar punën e drejtësisë. Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë,

“Parlamenti përshëndet përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit për Shqipërinë në fund të vitit 2023 dhe hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues mbi themelet dhe mbi marrëdhëniet e jashtme (Grupi 6) në vitin 2024; përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit.  Parlamenti paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”

Parlamenti Europian thekson domosdoshmërinë e një opozitë konkurruese, ku kërkohet të lihet pas pluralizmi politik.

“Thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”

Gjithashtu, raporti vlerëson qëndrimin në një linjë me politikën e jashtme të sigurisë së Bashkimit Europian, përfshirë edhe masat kufizuese të unionit kundër Rusisë dhe Bjellorusisë/abcnews.al

 

Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë

By: M C
20 February 2025 at 21:35

Presidenti francez Emmanuel Macron, pas takimit të dytë me liderët e BE-së që nuk ishin të pranishëm në samitin e parë duke përfshirë Kanadanë, tha se përpjekjet e BE-së për paqen do të vazhdojnë në parimin e përfshirjes së Ukrainës dhe respektimit të të drejtave të saj.

“Pozicioni i Francës dhe partnerëve të saj është i qartë dhe i bashkuar. Ne dëshirojmë një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ne mbështesim Ukrainën dhe do të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurimin e paqes dhe sigurisë në Evropë. Ky është një interes themelor i Francës, dhe unë jam garantuesi i saj”.

Macron siguroi se liderët e BE-së “ndajnë qëllimin”, i cili është edhe qëllimi i Presidentit Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës që Rusia ka zhvilluar për gati tre vjet.

“Përpjekjet tona për paqe do të vazhdojnë. Ukraina duhet të përfshihet gjithmonë dhe të drejtat e saj duhet të respektohen. Ne jemi të bindur për nevojën për të rritur shpenzimet dhe kapacitetet tona të mbrojtjes dhe sigurisë për Evropën”.

Macron u shfaq i hapur ndaj idesë së dërgimit të forcave në Ukrainë, por theksoi se kjo mund të ndodhte vetëm në mënyrën më të kufizuar dhe larg vijave të frontit.

Ndërkaq edhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Evropa duhet të “zgjohet nga letargjia gjeopolitike dhe ekonomike në të cilën fatkeqësisht ka rënë për disa kohë”.

“Për fat të keq, zhvillimet e fundit dhe ky këndvështrim i ndryshëm i situatave nga Shtetet e Bashkuara tani na detyron jo vetëm të përballemi me të vërtetën, por të ecim me një shpejtësi shumë të madhe dhe të zbatojmë vendimet që kemi diskutuar prej kohësh. Jam veçanërisht i kënaqur që Presidentja e Komisionit Evropian e ka njohur tashmë zyrtarisht nevojën për t’u dhënë më shumë fleksibilitet buxhetor shteteve anëtare, në mënyrë që ato të shpenzojnë më shumë burime për mbrojtjen. Evropa duhet të zgjohet”.

Disa vende ishin të pakënaqur që takimi ishte vetëm për liderët e përzgjedhur dhe jo një samit i plotë i BE-së, sipas një deklarate nga zyrtarët europianë.

The post Macron: Unë jam garantues i paqes në Europë appeared first on Albeu.com.

Grupi BALFIN: 2024 një vit tjetër i suksesshëm në gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve

27 December 2024 at 12:11

Elvin Nosi: “Këtë vit kemi krijuar mbi 600 vende të reja pune, kemi rritur fondin e pagave me mbi 13 milionë euro dhe kemi rritur me 26% fondin e trajnimeve.”

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë dhe impaktit që Inteligjenca Artificiale ka në tregun e punës, duket se kapitali njerëzor përbën shtyllën kryesore të kompanive. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë po kthehet vëmendja te gjetja, rritja dhe trajtimi i profesionistëve të të gjitha kategorive. Për të kuptuar më mirë se si po përballohet kjo sfidë dhe se çfarë po ndodh brenda kompanive, i jemi drejtuar Grupit BALFIN si një grup ndërkombëtar me zyra qendrore në Shqipëri, që operon në rajonin e Ballkanit dhe dy kontinente.

Drejtori i Burimeve njerëzore i Grupit BALFIN, Elvin Nosi, ka ndarë me ne se cilat janë mekanizmat e Grupit për të përthithur profesionistët më të mirë dhe për të zhvilluar talentet. Ai tha se BALFIN krijon çdo vit vende të reja pune, ndonëse ka mbi 5,300 të punësuar të drejtpërdrejtë dhe mbi 10’000 të tjerë të punësuar nga partnerët e kompanive të grupit. Vetëm gjatë vitit 2024, Grupi BALFIN ka krijuar mbi 600 vende të reja pune, me një rritje fondi pagash me mbi 13 milionë euro. Po gjatë këtij viti, Grupi ka paguar një vlerë për paga dhe shpërblime prej rreth 67 milionë euro.

Z.Nosi përmendi gjithashtu programet e rritjet profesionale të Grupit BALFIN, si Talent Pool apo BALFIN Training Academy, sikurse u ndal edhe te politikat dedikuar ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj personale.

Është bërë e vështirë të gjesh njerëz të kualifikuar? Çfarë strategjish përdor Grupi BALFIN për të tërhequr dhe mbajtur talentin kryesor, veçanërisht në industri apo tregje konkurruese?

Një ndër prioritetet e strategjisë sonë të Burimeve Njerëzore është të rekrutojmë talentet më të mira dhe sa më shpejt. Vënia në jetë e kësaj strategjie fillon me një njohje sa më të mirë të potencialit të talenteve në tregjet ku operojmë. Për këtë qëllim, në mënyrë proaktive, ekipet e Burimeve Njerëzore të kompanive tona çdo vit kryejnë një proces hartëzimi të talenteve të tregut. Në këtë mënyrë, në rast nevoje rekrutimi, dimë ku të orientohemi në treg dhe procesi i rekrutimit bëhet më efektiv, duke i plotësuar kështu më shpejt nevojat e biznesit.

Natyrisht, vitet e fundit, për disa profile të caktuara pune (sidomos IT,  dhe digjital), duket se është bërë më sfidues procesi i rekrutimit. Megjithatë, një pjesë të mirë të kompanive tona, të cilat udhëheqin tregjet në sektorët ku operojnë, gëzojnë një reputacion si “punëdhënësi më i mirë”, imazh të cilin kujdesen ta ruajnë duke u investuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e vlerës së shtuar që u ofrojmë punonjësve tanë.

Disa nga elementet kryesore që ne u propozojmë punonjësve tanë si vlerë janë: vëmendja e vazhdueshme tek kompensimet dhe përfitimet e punonjësve nëpërmjet pasurimit të tyre dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të qenë konkurrues në treg. Tjetër element është investimi i vazhdueshëm në zhvillimin e tyre duke caktuar fondet e nevojshme që mundësojnë ofrimin e aktiviteteve zhvillimore të larmishme. Mirënjohja e vazhdueshme e arritjeve të punonjësve tanë është një tjetër element i rëndësishëm që zbatojmë dhe që ndikon ndjeshëm në motivimin dhe mbajtjen e tyre në kompani.

Në fillim viti, u bë me dije se Grupi BALFIN kishte parashikuar një rritje të fondit të pagave me 13 milionë euro. Ka ndodhur kjo gjë dhe nëse po, mendoni se vetëm rritja e pagave mjafton për të mbajtur të motivuar punonjësit?

Po, ka ndodhur. Fondi i pagave për vitin 2024 u rrit me mbi 13 milionë euro. Rreth 9 milionë euro rritje erdhi si pasojë e vendeve të reja të punës që u krijuan dhe mbi 4 milionë euro, për rritjen e pagave të punonjësve ekzistues. Rritja e pagave për ne mbetet një praktikë konstante në kuadrin e paketës së kompensimeve dhe përfitimeve në tërësi që iu ofrohet punonjësve tanë. Po për vitin 2024, Grupi ka paguar një vlerë për paga dhe shpërblime prej rreth 67 milionë euro.

Padyshim, paga dhe rritja e saj me kalimin e kohës luan një rol të rëndësishëm në motivimin e punonjësve, megjithatë si një element i vetëm nuk siguron motivimin e punonjësit. Janë shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë në motivimin e punonjësit, përtej pasjes së një page të drejtë dhe konkurruese në treg apo pranisë së incentivave të ndryshme monetare ose jo monetare. Ndër këta faktorë të rëndësishëm do të veçonim kryesisht, stilin e vendimmarrjes, qartësinë në objektivat e punës, kulturën e brendshme të kompanisë, mundësinë e zhvillimit profesional dhe mirënjohjen për punën e kryer.

Beson Grupi BALFIN te zhvillimi dhe mësimi i përhershëm i punonjësve? Keni politika apo programe të veçanta për këtë?

Në Grupin BALFIN, investimi për zhvillimin e punonjësve tanë e konsiderojmë një faktor suksesi kyç në arritjen e objektivave të biznesit si dhe në motivimin e punonjësve. Ofrimi i programeve të trajnimit, si Balfin Training Academy, Talent Pool apo të tjera programe për udhëheqësit ekzekutivë, të ndërthurura me mundësitë për karrierë brenda Grupit, përbëjnë një avantazh të fortë  konkurrues që Grupi BALFIN ka në tregun e punës për tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve. Punonjësit tanë përfitojnë mbi 100,000 orë trajnimi në vit. Më konkretisht, përsa i përket trajnimeve, gjatë vitit 2024, çdo punonjës ka marrë mesatarisht 21 orë trajnim dhe çdo muaj janë trajnuar mesatarisht 670 punonjës. Viti 2024 pati një rritje të ndjeshme, prej 26% të shpenzimeve për trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve me një fond mbi 650 mijë euro.

A ka Grupi BALFIN një përllogaritje mbi vendet e reja të punës që janë krijuar gjatë këtij viti? Në cilat industri dhe cilat shtete janë krijuar më shumë vende pune të reja?

Bazuar në planet 3-vjeçare të biznesit, çdo vit ne kemi një parashikim të saktë të vendeve të reja të punës që duhet të hapen për t’iu përgjigjur nevojave të rritjes së biznesit. Gjatë vitit 2024 u krijuan drejtpërdrejt mbi 600 vende të reja pune në strukturat e kompanive të Grupit. Gjithashtu, si pasojë e shtimit të volumit të biznesit për partnerët, indirekt u krijuan edhe rreth 2,000 vende të reja pune.

Pjesa më e madhe e vendeve të reja të punës kryesisht janë krijuar në kompanitë që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, në vendet ku ne operojmë, jo vetëm në Shqipëri. Rritje të vendeve të reja të punës pati gjithashtu në sektorin e ndërtimit dhe kryesisht rritja konsiston në shtimin e numrit të punonjësve të nënkontraktuar.

Si e mbështet Grupi mirëqenien e punonjësve dhe ekuilibrin mes punës dhe jetës private?

Grupi BALFIN e ka në vëmendje te vazhdueshme ndaj mirëqenies së punonjësve, çka në fakt ndikon edhe në ekuilibrin mes punës dhe jetës private. Ne ndërmarrim iniciativa të vazhdueshme që synojnë mirëqenien e punonjësve, qoftë nëpërmjet ofrimit të seancave këshilluese me profesionistë të shëndetit të specialiteteve të ndryshme, organizimit të aktiviteteve sportive apo përfshirjes së aktiviteteve rekreative në mjediset e punës si dhe jashtë saj.

Një tjetër element i rëndësishëm është edhe fleksibiliteti që kemi prezantuar nëpërmjet mundësisë që kanë punonjësit për të punuar në distancë apo adoptimin e një orari ditor pune fleksibel. Gjithashtu monitorojmë me kujdes qasjet më të fundit që ekzistojnë tashmë në tregje më të zhvilluara, persa i përket praktikave më të mira që shtojnë vlerë në mirëqenien e punonjësve, me qëllim që t’i adoptojmë në kohë në Grupin tonë.

Shumë kompani ndërkombëtare, kategori ku bën pjesë edhe Grupi BALFIN, kanë programe për zbulimin e talenteve nëpër universitete. Po ju a i shikoni studentët e sotëm për të zbuluar punonjës të talentuar të se ardhmes? Nëse po, si e bëni?

Vetë Presidenti i Grupit BALFIN, Z. Samir Mane ka një interes të veçantë në mbështetjen dhe zhvillimin e studentëve që kanë talente dhe aftësi. Ne si Grup kemi zgjedhur të ndjekim paralelisht dy rrugë në gjetjen, afrimin dhe mbajtjen e studentëve që tregojnë se kanë potencialin dhe ambicien e duhur për t’ju bashkuar kompanive të Grupit. Vetë Grupi është investitori dhe aksioneri kryesor i një universiteti, Tirana Business University. Duke pas një universitet tonin e kemi shumë më të thjeshtë të përshtatim kurikula të caktuara akademike sipas nevojave dhe prirjeve që ka tregu i punës. Kjo është një ndihmë e madhe edhe për vetë studentët pasi studiojnë për profesione reale dhe jo teori që gjejnë pak zbatim pasi mbarojnë studimet.

Ndërkohë ne kemi edhe një program tonin, B4Students, mbështet startup-et e studentëve, ndërhyn në përmirësimin e infrastrukturës së universiteteve publike, ofron praktika profesionale dhe bursa studimi. B4Students është një program dinamik, tërësisht i përshtatur dhe plotësisht i dedikuar për studentët dhe mbështetet nga Fondacioni Mane.

Mendoj se nëpërmjet Tirana Business University dhe B4Students arrijmë që të evidentojnë studentë e talentuar, sipas shembujve më të mirë ndërkombëtar, por përfitues të programeve tona janë një numër disa herë më i madh studentësh.

 

The post Grupi BALFIN: 2024 një vit tjetër i suksesshëm në gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve appeared first on Revista Monitor.

Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi

20 December 2024 at 16:51

Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje të paimagjinueshme dhe me protagonistë personazhe të dashur për publikun, që nga këngëtarët Elgit Doda e futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, deri te babagjyshi i Vitit të Ri, Grinçi dhe elfët për më të vegjlit.

“Vodafone 5G holoshow” është spektakli i Vodafone në ambientet e qendrës tregtare TEG, i cili ka nisur në 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri në 21 dhjetor, duke sjellë të tjerë personazhe të dashur si Marsela Çibukaj e Dj Zava në ditët në vijim. Një projekt novator që tregon potencialin transformues të Rrjetit Vodafone 5G, duke ofruar një përvojë argëtuese gjithëpërfshirëse dhe interaktive.
Platforma HoloShow shfrytëzon fuqinë e rrjetit 5G, pra shpejtësinë e lartë dhe latencën e ulët, për të krijuar imazhe realiste 3D. Kamerat e smartphone-it kapin imazhet e një personi apo objekti dhe i transmetojnë në kohë reale si një imazh holografik tredimensional. Ky imazh përpunohet përmes një motori të avancuar të imazhit 3D dhe transmetohet në një vend që mund të jetë shumë larg atij ku janë përftuar imazhet fillestare. Imazhi holografik mund të shfaqet në një mjedis virtual ose të mbivendoset në një mjedis të botës reale.

Vizitorët e shumtë në qendrën tregtare TEG patën mundësi të shijonin performancat e këngëtarit Elgit Dode, i cili ndonëse nuk ndodhej fizikisht aty, krijoi një lidhje të fortë me shikuesit falë teknologjisë së holoshow-t që siguron imazhe reale dhe të drejtpërdrejta.

“Jemi shumë entuziastë që po sjellim këtë projekt inovativ në TEG, i cili është një dëshmi e aftësive të jashtëzakonshme të rrjetit tonë 5G”, tha zoti Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania. “Vodafone 5G HoloShow është shembulli perfekt se si po i hapim rrugë dhe po udhëheqim në zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e përvojës së klientit.”

Falë teknologjisë 5G që është përhapur tashmë në shumë qytete anembanë globit, Vodafone Albania mbetet në krye të inovacionit, duke e sjellë përvojën e vërtetë 5G edhe në Shqipëri. Magjia vazhdon edhe për pak ditë, ndaj mos e humbisni! Ejani dhe përjetoni të ardhmen e argëtimit me Vodafone në TEG HoloShow.

The post Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi appeared first on Revista Monitor.

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

20 December 2024 at 10:42

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]

The post Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku appeared first on Reporter.al.

OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike

19 December 2024 at 11:59

OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike; për pavarësinë e energjisë, eficiencë ekonomike dhe mbrojtjen e burimeve natyrore

Në Shqipëri, shtysa drejt energjisë së rinovueshme ka pësuar zhvillim, sidomos në potencialin e lartë për energji diellore, për shkak të klimës mesdhetare.

Ndërsa vendi ynë varet fuqimisht në energjinë hidrike për prodhimin e energjisë, një zgjidhje premtuese janë panelet fotovoltaike, duke u ofruar bizneseve dhe banesave një përfitim të qëndrueshëm ekonomik.

Qeveria shqiptare ka prezantuar politika për nxitjen e investimeve në drejtim të energjisë së rinovueshme, duke përfshirë incentiva financiare dhe subvencione si: subvencion i qeverisë për Konsumatorët Familjarë deri në masën 70% për panelet diellore, apo proceset konkurruese (ankandet) për panelet fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 MW dhe 100 MW (përfshirë).

Një interes në rritje për panelet fotovoltaike shfaqet sidomos në sektorët si prodhim dhe agrikulturë, për të reduktuar kostot operacionale dhe ofruar mbrojtje nga luhatjet në tregun e energjisë.

Investimi në teknologjinë fotovoltaike në Shqipëri shihet jo vetëm si një mundësi për të krijuar siguri energjetike për kompanitë, por gjithashtu si një mënyrë për të përmbushur objektivat mjedisorë, një aspekt ndaj të cilit është përkushtuar dhe Banka OTP Albania, ndër bankat lider në treg:

“Banka OTP Albania përkushtohet në mbështetjen e bizneseve drejt zgjidhjeve të energjisë së rinovueshme. Nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve të dedikuara për klientët e biznesit, ofrohen zgjidhje të përshtatura financimi për panelet fotovoltaike që nxisin pavarësinë e energjisë dhe kosto më të ulëta.” – shprehet z. Alban Eltari, Menaxher i Departamentit Mid Corporate dhe Leasing-ut, në Divizionin e Biznesit të OTP Bank Albania, i cili ndan përmes një interviste më poshtë, strategjinë që Banka OTP aplikon në financimin dhe mbështetjen e energjisë së rinovueshme.

Cili është qëllimi (koncepti) i paneleve FV dhe mënyrat sesi bizneset mund të përfitojnë prej tyre?

Panelet fotovoltaike kanë për qëllim shndërrimin e rrezatimit diellor, në energji elektrike.

Bizneset mund të përfitojnë përmes kësaj teknologjie me ndërtimin e centraleve fotovoltaike për prodhim energjie (në bazë të një license apo koncesioni), ose nëpërmjet ndërtimit të paneleve fotovoltaike për vetëkonsum: në këto raste, biznesi ndërton një panel në tarracën e godinës së biznesit, apo në një mjedis të afërt (gjithmonë me lejen nga autoritetet). Energjia nga këto panele konsumohet dretpërdrejt nga biznesi, me qëllim reduktimin e kostos.

Kur flasim për këtë teknologji i referohemi emisioneve zero CO2, kostove më të ulëta të energjisë, ku koha e kthimit të investimit (ROI) është 5 – 10 vjet (në varësi të teknologjisë së përdorur dhe vendndodhjes). Vlen të theksohet dhe pavarësia energjitike përmes reduktimit të varësisë nga furnizuesit e jashtëm të energjisë, si dhe rritja e aftësisë për të kontrolluar burimet energjitike. Synimi i Bankës OTP Albania është të mbështesë teknologjinë e gjelbër, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe avancimin e teknologjive të reja dhe të qëndrueshme.

Avantazhet kyçe në përdorimin e paneleve fotovoltaike janë shumë-dimensionale, duke përfshirë aspektin e gjelbër, si edhe atë reputacional me përkushtim ndaj energjisë së vetë-qëndrueshme. Kështu, një rol të rëndësishëm në vendim marrje për këto financime në OTP Bank Albania, luan edhe Sektori i Politikave të Kreditimit & ESG, në Divizionin e Riskut, ku për këto aspekte shprehet znj. Brunilda Muça.

A mund të përmendni opsionet e financimit për panelet fotovoltaike, duke u fokusuar tek avantazhet që mundëson Banka OTP Albania për bizneset që synojnë drejt zgjidhjeve të gjelbra?

Banka OTP Albania financon investime në panele fotovoltaike përmes kushteve shumë lehtësuese si:

  • Financim për përdorim vetjak, deri në vlerën 500 mijë euro, si p.sh. thjesht bllokimin e paneleve diellore si garanci
  • Gjithashtu, mundësohet 100% financim për bizneset me risk të ulët dhe 90% për ato me risk të lartë

Banka OTP natyrisht orientohet nga fleksibiliteti tepër i lartë dhe nxitja për të financuar, por kjo përcaktohet rast pas rasti.

Si i përshtat OTP Bank zgjidhjet financuese për të përmbushur nevojat unike të çdo klienti biznesi që investon në energjinë e rinovueshme?

Afati dhe strukturimi i kredisë është i personalizuar, në bazë të karakteristikave të projektit dhe të biznesit përkatës. Banka OTP ka një staf të dedikuar i cili ka eksperiencën e duhur për të përshtatur financimin sipas nevojave të klientit, duke respektuar kuadrin rregullativ të politikave të bankës dhe njëkohësisht ta bëjë atë të përballueshëm nga biznesi, pa krijuar shtrëngime në menaxhimin e fluksit të parasë.

Gjithashtu, ekzistojnë disa kritere të përcaktuara, si kushte minimale dhe maksimale (solar power policy requirements), të cilat rishikohen çdo vit për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe teknologjisë në këtë fushë. Në varësi të kërkesës specifike të klientit, banka ka fleksibilitet dhe mundësi përshtatje, pothuajse në çdo situatë.

Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë bizneset për financimet deri në 100% të investimit?

Opsioni i financimit 100% ekziston vetëm për panelet fotovolatike për vetë-konsum. Kriteri i vetëm është që të kemi një biznes të besueshëm, funksional me një historik të qëndrueshëm dhe me aftësi të mira paguese. Gjithashtu, për biznesin është e nevojshme që kursimi energjitik që derivon nga instalimi i këtyre paneleve, të justifikojë marrjen e një kredie bankare, 100% të vlerës.

Si e vlerësoni adaptimin e paneleve FV në procesin e biznesit dhe ndikimin e përgjithshëm të tyre në tregun energjitik?

Panelet për vetë-konsum kanë treguar që kanë qenë opsion i mirë, veçanërisht në momente kur ka patur rritje të fortë të çmimit të energjisë, sidomos bizneset që janë intensive nga ana e konsumit të energjisë, si ato të prodhimtarisë të cilat kanë përfitime të mëdha në uljen e kostove dhe përmirësimin e marzheve të fitimit.

Cilat janë trendet që jeni duke shqyrtuar në sektorin bankar, për sa i përket financimit të projekteve të energjisë së rinovueshme:

Strategjia afat-mesme e Bankës OTP Albania përcakton matës konkretë për rritjen e portofolit të gjelbër. Hidrocentralet Fotovoltaike janë tërheqës dhe banka jonë ka prirjen për t’i financuar.  Tendenca është të kemi një portofol të rëndësishëm në këtë fushë, po ashtu dhe në projekte me energjinë e erës.

Banka OTP Albania do të vazhdojë të mbështesë financimet e hidrocentraleve, si shtylla kryesore e sistemit energjitik shqiptar, megjithatë duhet theksuar se ato janë në një fazë pjekurie pasi ka pak, ose aspak projekte të reja.

Mendohet që në 5 vitet e ardhshme do të kemi 3-5 GWp fuqi centralesh fotovoltaike të instaluar.  Kjo do të kërkojë vendosjen e kapitaleve të rëndësishëm nga bankat në këtë sektor.

The post OTP Bank Albania financon panelet fotovoltaike appeared first on Revista Monitor.

Banka OTP Albania shpallet “Banka më e mirë e vitit 2024” nga revista prestigjioze The Banker

11 December 2024 at 12:04

Banka OTP Albania është nderuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2024 nga revista ndërkombëtare The Banker.

Ky çmim, i konsideruar si një ndër më të rëndësishmit në industrinë globale bankare, i është akorduar Bankës OTP Albania për përmirësimin e kostove operacionale duke përmirësuar raportin kosto/të ardhura dhe aftësisë për të menaxhuar projekte komplekse të transformimit të saj.

Ky është viti i tretë radhazi që Banka OTP Albania vlerësohet me këtë titull prestigjioz, duke rikonfirmuar rolin e saj si një bankë lider në sektorin bankar shqiptar.

Në këtë moment të rëndësishëm për Bankën OTP Albania, Drejtori i Përgjithshëm i saj, z. Bledar Shella u shpreh: “Ky është viti i tretë radhazi që ne marrim këtë vlerësim të rëndësishëm për bankën tonë. Unë besoj se çmimi nga The Banker, i bazuar në cilësinë e lartë të procesit të bashkimit të bankave rritjen e biznesit dhe performancës së shkëlqyer financiare që kemi patur ndër vite, përfaqësojnë mesazhin e duhur që duhet të merrnim këtë fundvit”.

Revista The Banker, pjesë e grupit prestigjioz Financial Times, vlerëson çdo vit bankat që dallohen për performancën e tyre financiare, inovacionin dhe shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve. Çmimi për vitin 2024 vjen si një vlerësim për arritjet e mëposhtme të Bankës OTP Albania:

  • Produktet dhe ofertat e reja të ofruara gjatë vitit 2024 për segmentit e SME, duke e përcaktuar këtë segment si një treg kryesor;
  • Ofrimin e produkte të reja për financimin e kapitalit qarkullues dhe aseteve fikse për bizneset Start-Up dhe atyre që operojnë në sektorin bujqësor, i cili kontribuon me gati 20% të PBB në Shqipëri; dhe
  • Ofrimin e shërbimit të bankingut të hapur për klientët individë, i cili mundëson akses në kryerjen e pagesave dhe shërbimeve të tjera përmes aplikacioneve të palëve të treta.

Është patjetër një vlerësim që i shkon punonjësve të rrallë që kemi në skuadrat tona, por mbi të gjitha klientëve tanë që kanë mirëkuptuar ndryshimet dhe kanë përqafuar të ardhmen e përbashkët”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella.

Çmimi “Banka më e mirë” për vitin 2024 reflekton edhe njëherë përkushtimin e Bankës OTP Albania ndaj rritjes së qëndrueshme, investimeve në zhvillimet teknologjike në shërbimet bankare dhe përmbushjes së nevojave të klientëve me profesionalizëm dhe inovacion.

Ai shërben si një motivim i fuqishëm për të vijuar me rritjen, duke forcuar rolin e kësaj banke si një institucion lider dhe partner i besueshëm financiar në Shqipëri. Si pjesë e Grupit OTP, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Banka OTP Albania reflekton vlerat dhe standardet e larta të grupit, duke kontribuar në rritjen dhe fuqizimin e tij në tregun bankar shqiptar.

The post Banka OTP Albania shpallet “Banka më e mirë e vitit 2024” nga revista prestigjioze The Banker appeared first on Revista Monitor.

❌
❌