Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Main stream

Këto pamje vijnë nga zona e Vil-Bashtovës, e cila këtë të diel është përfshirë nga zjarri. Ajo çfarë shihet, është që një sipërfaqe e madhe është djeg...

By: @syritv
10 August 2025 at 19:00

Këto pamje vijnë nga zona e Vil-Bashtovës, e cila këtë të diel është përfshirë nga zjarri. Ajo çfarë shihet, është që një sipërfaqe e madhe është djegur plotësisht, përfshirë këtu edhe varrezat e zonës. Zjarri është përhapur me shpejtësi, si pasojë e erës së fortë që ka fryrë në zonë. Situata e zjarreve në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit, shteti është inekzistent duke shkaktuar kështu dëme të pallogaritshme ekonomike dhe mjedisore. ... #SyriTv #SyriNet #Zjarr #Varreza #Vilebashtove

13.1K views


💾

Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së poetit dhe dëshmorit të lirisë, Havzi Nela, që u mbajt në Kukës, bashkëshortja e tij rikujtoi me dh...

By: @syritv
10 August 2025 at 19:00

Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së poetit dhe dëshmorit të lirisë, Havzi Nela, që u mbajt në Kukës, bashkëshortja e tij rikujtoi me dhimbje tragjedinë e 10 gushtit 1998, kur poetin e mësuesin e shquar e arrestuan dhe më pas e ekzekutuan në mënyrë brutale, duke e varur në një vend publik. Në fjalën e saj, bashkëshortja denoncoi se urdhrin për ekzekutimin e Havzi Nelës e dha babai i Edi Ramës, fakt ky që tregon thellësinë e padrejtësisë dhe dhunës së regjimit të atëhershëm. Ajo theksoi se edhe pas 37 vitesh, drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë akt kriminal, ndërkohë që në pushtet vazhdojnë të jenë njerëz të lidhur me ish-regjimin komunist. Bashkëshortja kujtoi me krenari dinjitetin me të cilin Havzi Nela e dha jetën për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë, duke vendosur interesin e kombit mbi atë personal. ... #SyriTv #SyriNet #LavdieNela #HavziNela #Kukes

6617 views


💾

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërro...

By: @a2_cnn
10 August 2025 at 19:00

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërroi ëndrrën. Historia e tij është bërë virale në Azi, duke ndezur debate mbi koston e jetës së kursyer në mënyrë ekstreme. Në moshën 25-vjeçare, ai nisi punën në një kompani me stabilitet, por me orare rraskapitëse. Me rreth 29 mijë euro në vit, vendosi të kursente çdo qindarkë, duke jetuar në një dhomë kompanie për vetëm 175 euro në muaj, pa ngrohje e ajër të kondicionuar, dhe duke ngrënë darka minimale – shpesh vetëm turshi, oriz dhe perime të kripura, shkruan A2 CNN. Për 20 vite e 10 muaj, ai jetoi me idenë: “Do të tërhiqem patjetër nga puna”, duke iu përkushtuar vetëm kursimeve. Në janar 2025, arriti objektivin: 135 milionë jenë, afro 785 mijë euro. Por gëzimi zgjati pak. Në mesin e vitit, jeni pësoi një rënie të ndjeshme, duke i ulur ndjeshëm vlerën e kursimeve. “Pse kam punuar gjithë këto vite? Është e kotë, është tragjike”, shkroi ai. #a2cnn #lajmiifundit #kursime #news #kine

5289 views


💾

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë, si pasojë e të shtë...

By: @a2_cnn
10 August 2025 at 19:00

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë, si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Ibrahim Rugova”, ku viktimat u qëlluan për vdekje në ambientet e jashtme të një kafeneje. Mediat kosovare raportojnë se Selami dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, teksa shkak për krimin mendohet të ketë qenë përfshirja e tyre në fajde. Në mesin e të plagosurve është dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

6756 views


💾

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën "Ibrahim Rugova", në Gjilan. Ngjarja dyshohet ...

By: @a2_cnn
10 August 2025 at 19:00

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën "Ibrahim Rugova", në Gjilan. Ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një person, i njohur për Policinë e Kosovës, i cili për momentin ndodhet në arrati. “Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor,” tha zëdhënësi i policisë. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

4637 views


💾

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës. Personi...

By: @a2_cnn
10 August 2025 at 19:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës. Personi i arrestuar është shtetasi M.P. nga Elbasanit, të cilit iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, e ndarë në doza, gati për t’u shitur. Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

1689 views


💾

E dielë vrasjesh në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

By: njeshi
10 August 2025 at 18:56

Pas vrasjes në Kosovë të tre personave sot në mesditë nga Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, vjen edhe një vrasje tjetër në Tetovë. Një 46-vjeçar nga Tetova humbi jetën nga incidenti i armatosur në Tetovë që ndodhi sot në mesditë në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një shkëmbimi me armë zjarri nga dy automjete, që la pas edhe katër të plagosur.

Source

Vrasja e trefishtë në Gjilan nga Mefail Shkodra. Jeta luksoze në “Instagram” dhe akuzat për fajde dhe krim të rëndë

By: njeshi
10 August 2025 at 18:50

Emri i Mefail Shkodrës është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes pas akuzave për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit: vrasjen e trefishtë të ndodhur mesditën e së dielës në Gjilan. I njohur për jetën e tij luksoze dhe praninë e shpeshtë në rrjetet sociale, Shkodra nuk hezitonte të publikonte foto me makina luksoze si Range Rover dhe BMW X5, si dhe imazhe krah…

Source

Crystal Palace befason të gjithë, fiton Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit

By: rozalb
10 August 2025 at 18:42

Crystal Palace, fituesi në fuqi i FA Cup, ka mposhtur Liverpool-in kampion të Anglisë me rezultatin 5-4 pas penalltive, duke fituar kështu Community Shield 2025 dhe duke nisur sezonin e ri me një trofe. Ndeshja, e zhvilluar mes fituesve të FA Cup dhe kampionëve të Premier League, përfundoi 2-2 në kohën e rregullt. Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong shënuan për Liverpool-in…

Source

Malësorja Aurora Lumaj shpallet “Miss Bjeshka 2025”, kurorëzohet nga Presidenti, Bajram Begaj

By: berti
10 August 2025 at 18:05

Albert Vataj Më 10 Gusht 2025, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, u zhvillua një nga shpërfaqjet më fantastike dhe më origjinale të etnofolkut, një nga traditat më të shkëlqyera të Malësisë së Mdhe, Mis Bjeshka 2025. Pas një beteje konkurruese me vajzat e tjera malësore, juria ka zgjedhur më të bukurën e vajzave, më të bukurën e dheut të Malësisë, vajzën nga Vukli i Kelmendit…

Source

Shqiptari Alfred Mirashi-Milot dhe çelësi gjigant i Monteverginës, triumfojnë pas një beteje 6-vjeçare me burokracinë italiane

By: berti
10 August 2025 at 17:23

Nga Albert Vataj Media italiane ka trajtuar gjerësisht, përmes një materiali të Rosaria Carifano, Odisenë e gjatë të punës së artistit shqiptaro-italian, Alfred Mirashi – Milot. “I duruari, i fituari” thotë një proverb i vendlindjes së skulptorit me famë botërore, dhe në këtë rast, proverbi merr formë konkrete. Për gati gjashtë vite, Milot nuk luftoi vetëm me vështirësitë burokratike dhe…

Source

Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në

By: M C
10 August 2025 at 18:50

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas tha sot se çdo marrëveshje midis Uashingtonit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet të përfshijë Ukrainën dhe Bashkimin Evropian.

Kallas gjithashtu theksoi se ajo do të thërrasë një takim të ministrave të jashtëm evropianë të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“SHBA-të kanë fuqinë ta detyrojnë Rusinë të negociojë seriozisht. Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në, pasi është një çështje për sigurinë e Ukrainës, por edhe për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha Kalas në komentet e dërguara me email.

The post Kaja Kallas: Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në appeared first on Albeu.com.

❌
❌