Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aktakuzë kundër ministrit në detyrë Fikrim Damka

PRISHTINË, 4 korrik/ATSH/ Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe B.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”

“Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike. Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

/Kosovapress/

The post Aktakuzë kundër ministrit në detyrë Fikrim Damka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 July 2025 at 16:51

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj.

Prokurorët i akuzojnë Damkën dhe Kamberajn se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme në vlerë prej rreth 1 milion eurove.

Sipas një njoftimi të premten, Damka dhe Kamberaj akuzohen se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, Germin dhe Caritas Zviceran, gjatë periudhës mes 16 gushtit 2021 dhe 24 marsit 2022.

Prokurorët i ngarkojnë ata se kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kur kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, “duke i financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike”.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se i ka Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të dënohen deri në pesë vjet burgim, sipas kodit penal të Kosovës. Fikrim Damka – i cili është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës – u emërua ministër i për Zhvillim Rajonal në Qeverinë Kurti II në vitin 2021. REL/

The post Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës appeared first on Sot News | Lajme.

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Fikrim Damka

By: Ardit
4 July 2025 at 16:36

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit për Zhvillim Rajonal të Kosovës, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj Ministrie, Besim Kamberaj. Prokurorët i akuzojnë Damkën dhe Kamberajn se i kanë shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme në vlerë prej rreth 1 milion eurove. Sipas një njoftimi të premten, […]

The post Kosovë/ Ngrihet aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Fikrim Damka appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro

4 July 2025 at 14:43

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve G.G dhe personit T.G, për shkak të veprave penale Mashtrimi, Shmangia nga tatimi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike dhe kundër të pandehurve N.G, M.G për shkak të veprës penale “Pastrimi i parave”.

Prokuroria bën të ditur se rasti ka të bëjë me dyshimin për mashtrim kinse të ndërtimit të disa vilave brenda 60 ditëve.

“Sipas aktakuzës nga muaji tetor i vitit 2020 e në vazhdimësi deri më datë 16.08.2024 i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së fakteve të rreme kinse do t’ua ndërtoje vilat brenda 60 ditëve, dhe duke shpallë oferta për ndërtim të vilave me zbritje, i nxitë 131 të dëmtuar që të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, ashtu që më të njëjtit lidh kontrata për ndërtimin e shtëpive nga druri sipas llojit dhe modeleve në afat ndërtimi prej 60 ditëve, mirëpo asnjërit prej të dëmtuarve nuk ua ndërton vilat, ndërsa mjetet e pranuara nga ta i përdor në blerjen e pronave të cilat i regjistron në emrin e tij, biznesit të tij dhe bashkëshortes dhe në ketë mënyrë nga të dëmtuarit arrin të përfitoj kundërligjshëm dobinë pasurore prej 1,894,250.00 euro”, thuhet në njoftim.

The post Dyshohet se mashtruan me ndërtimin e vilave, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 4 personave – iu shmangën tatimit rreth 2 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

By: Oldi
4 July 2025 at 10:25

Pas pezullimit nga detyra, Jonaid Myzyri u paraqit këtë të premte në GJKKO. Gjykata e Posaçme mban seancën për vlerësimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim. Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin […]

The post Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Mashtroi pacientët se ishte mjek për 8 vjet radhazi – aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Ferizaj

30 June 2025 at 15:23

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet A.R., për ushtrim të kundërligjshëm të profesionit të mjekut, falsifikim të dokumenteve dhe heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, ka njoftuar Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës nga 04 korrik 2016 deri më 10 dhjetor 2024, në ordinancat “Almed” dhe më pas “Almedica”, ka ushtruar në mënyrë të paligjshme veprimtari mjekësore dhe farmaceutike, pa pasur diplomë të vlefshme apo licencë nga Ministria e Shëndetësisë.

“I pandehuri në vazhdimësi, pa pasur kualifikimet profesionale dhe autorizime ligjore, ka kryer trajtime mjekësore dhe shërbime farmaceutike në kundërshtim me rregullat dhe standardet e mjekësisë,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

A.R. akuzohet se ka përpiluar diplomë të falsifikuar, duke u paraqitur si i diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Tiranës, ndonëse “nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar si student dhe nuk ka përfunduar ndonjë program studimi”.

Me këtë dokument të falsifikuar, ai themeloi fillimisht ordinancën “Almed” dhe më vonë e ri-regjistroi atë në emër të djalit të tij me emrin “Almedica”, për të vazhduar aktivitetin e tij të paligjshëm.

Ai është prezantuar si “Internist – Endokrinolog”, duke përshkruar terapi mjekësore dhe duke përdorur faksimile që krijonin përshtypjen e një ordinancë të ligjshme.

Ndër të tjera, sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit të fundit më 30 maj 2025, Inspektorati Shëndetësor vendosi shenjat zyrtare për ndërprerje të punës, por “i pandehuri heq shenjën zyrtare me qëllim të vazhdimit të veprimtarisë së kundërligjshme mjekësore”.

Për këto veprime, Prokuroria e akuzon A.R. për: “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” (neni 256), “Falsifikimi i dokumenteve” (neni 390), dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” (neni 406) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes ka propozuar që pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, “i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit”. /Telegrafi/

The post Mashtroi pacientët se ishte mjek për 8 vjet radhazi – aktakuzë ndaj të dyshuarit nga Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. /rel/

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë

By: user7
27 June 2025 at 14:49

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.R., për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”. Hetimet zbuluan se gjatë periudhës 7-10 maj të vitit 1999, i pandehuri ka marrë pjesë në sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare në Gjakovë, thuhet në njoftim. Aty bëhet e ditur se ai ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë.

“Aktakuza e ngarkon të pandehurin me përgjegjësi për vrasjen e tre civilëve shqiptarë, të cilët më pas janë keqtrajtuar fizikisht, si dhe për dëbimin e dhunshëm të civilëve nga shtëpitë e tyre, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronave në disa lagje të qytetit”, bëri të ditur prokuroria.

Provat kundër të pandehurit përfshijnë dëshmi të viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e tij përmes fotografive, raporte të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe materiale të tjera të mbledhura gjatë hetimeve. I pandehuri ndodhet në paraburgim, ndërsa prokuroria tha se ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase, për shkak të rrezikut të arratisjes.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Dhjetë ditë më parë, një person u dënua me 15 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës.

The post Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë appeared first on Lapsi.al.

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

PRISHTINË, 13 qershor/ATSH/ Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq qershorin e vitit 2023.

Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për deputetin Simiq.

Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Sipas njoftimit, Simiq më 16 qershor 2023 gjatë protestave kundër vizitës së ministrit, tashmë në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, “me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më tepër se tetë persona, ashtu që në momentin që nga objekti i komunës së Leposaviqit del ministri E.K., personat civil të maskuar fillojnë të gjuajnë shok bomba në drejtim të veturës zyrtare, dhe pasi që kalon vetura zyrtare, i pandehuri u jep urdhër turmës duke thënë që të i sulmojnë mediat”.

Sipas Prokurorisë, sulmi ka vazhduar në drejtim të gazetarëve fillimisht me shok bomba, pastaj turma i ka goditur me grushte, shqelma, mjete të forta, tulla betoni, ngjyra e gjësende tjera dhe gjatë këtij sulmi kishin pësuar lëndime të rënda trupore dy gazetarë.

“Ndërkaq i pandehuri tjetër U.V., si i përfshirë drejtpërdrejtë në përdorimin e forcës ndaj gazetarëve të Republikës së Kosovës, akuzohet për kryerjen e veprave penale ‘Sulmi’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’”, u tha në njoftim, ku u shtua se Prokuroria i kërkon gjykatës që të dy të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Sulmi i 16 qershorit të vitit 2023 ishte dënuar nga politikanët vendorë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 2023, në Leposaviq por edhe në tri komunat e tjera në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – gazetarët ishin cak i disa sulmeve dhe dhunës, teksa ata po mbulonin protestat e serbëve lokalë kundër kryetarëve të zgjedhur shqiptarë të komunave.

Udhëheqësit serbë të këtyre komunave ishin tërhequr paraprakisht dhe më pas partitë serbe dhe serbët lokalë kishin bojkotuar zgjedhjet e mbajtura në prill, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.

Protestat nisën kur krerët e rinj komunalë shkuan në zyrat e tyre për të nisur punën. Tensionet në veri kulmuan me përplasjen mes protestuesve dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në Zveçan më 29 maj.

Gjatë përplasjes në Zveçan u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe protestues. /rel/

The post Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rëndon vetëm një akuzë”, flet avokati pas daljes së Elvis Roshit nga SPAK

9 June 2025 at 14:44

Avokati Andi Skënderi dha një prononcim të shkurtër për mediat menjëherë pas daljes së ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi nga ambientet e SPAK. Ky i fundit është thirrur këtë të hënë në organin e akuzës, dhe është marrë zyrtarisht i pandehur. Avokati nënvizoi se ndaj Roshit rëndon vetëm një akuzë.

“Ka vetëm një akuzë, ajo për shpërdorimin e detyrës për pjesën e tenderave që është diskutuar më herët nga Gjykata e Durrësit, nuk ka asnjë rrethanë tjetër. Do njihemi me aktet dhe do mbajmë një qëndrim në një moment tjetër”, tha avokati.

I pyetur se pse një çështje e tillë është zgjatur kaq shumë për rreth 10 vite, avokati Akënderi tha se: “Kjo është punë e Prokurorisë, nuk është punë e imja si avokat që të mbaj qëndrim në lidhje me këtë pjesë”. Hetimi ndaj tij nisi mbi bazën e një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili gjatë një auditimi të zhvilluar në vitet 2013-2014, periudhë kur Roshi ishte në krye të bashkisë, evidentoi një sërë parregullsish në sektorin e urbanistikës dhe në procedurat e prokurimit publik. Sipas raportit të KLSH-së, parregullsitë kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Elvis Roshi është paraqitur disa herë në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me këtë çështje, ndërsa më herët Gjykata e Durrësit ka pushuar një procedim penal ndaj tij për akuza të ngjashme. Pak javë më parë, ish-kryebashkiakut iu sekuestrua edhe telefoni celular, si pjesë e një tjetër hetimi që SPAK po zhvillon ndaj tij, kësaj here në kuadër të dyshimeve për krime zgjedhore.

The post “Rëndon vetëm një akuzë”, flet avokati pas daljes së Elvis Roshit nga SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

8 June 2025 at 13:06

Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë. Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Kalaja mohoi akuzat, duke e quajtur çështjen një “keqkuptim” dhe duke theksuar se ka qenë bashkëpunues me autoritetet në çdo hap të procesit.

Ahmet Kalaja gëzon reputacion të lartë në komunitetin mysliman shqiptar, me një prani të madhe në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra mijëra ndjekës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë appeared first on Euronews Albania.

Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, avokati: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet

28 May 2025 at 09:35

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Ish-prokurori dhe avokati Gentian Rumano shpjegoi sa vite burg rrezikon ish-presidenti Meta me akuzat e zyrtarizuar nga prokuroria sipas dispozitave të kodit penal.

“Nuk mund të marrin rolin e gjykatës, por ajo që mund të përcjellim një opinion janë dispozitat për të cilat akuzohet, edhe pse nuk kemi një njoftim zyrtar nga SPAK. Fshehja e të ardhurave që ka një marzh dënimi gjobë deri në 3 vite, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë, po t’i referohemi çështjesh CEZ DIA, që bëhet fjalë më 10 vjet më parë, prokuroria ka njoftuar akuzën tani për të parandaluar një parashkrim të veprës penale. Për këto akuza, që janë më të rëndat korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë nga 4-12 vite burg dhe pastrimi i parave që është edhe më e rënda 7-15 vite burg”, tha avokati.

The post Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, avokati: Ja sa vite burg rrezikon të dënohet appeared first on Sot News | Lajme.

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe

By: Ardit
23 May 2025 at 16:40

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten kundër një burri, të cilin e akuzon se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, për kohë të papërcaktuar. Të dyshuarin, e identifikuar vetëm me inicialet A.V., prokurorët e ngarkojnë me dy vepra penale, spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. […]

The post Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe appeared first on BoldNews.al.

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat fajde, armëmbajtje pa leje e pengim të procedurës, propozohet edhe konfiskimi i automjeteve

23 May 2025 at 11:51

Prokuroria Themelore në Prizren të premten ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale fajde, ndaj dy personave tjerë të dyshuar për veprat penale fajde e armëmbajtje pa leje dhe ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të pengimit të provuarit apo procedurës zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër J.Th., I.Th., A.Th., të cilët gjenden nën masën  e paraburgimit nga data 02.10.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të KPRK-së, L.G., dhe D.G., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 25.02.2025, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331, dhe secili veç e veç ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, dhe Gj.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton Telegrafi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, “i pandehuri J.Th., nga muaji maj 2023, e në vazhdimësi deri me datë 2 tetor 2024, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 (pesëqind) euro kamatë, dhe deri me datë 02.10.2024, kamatat tek i pandehuri kishin arritur vlerën prej 20.000 (njëzet mijë euro). Me datë 02.10.2024 i pandehuri takohet me të dëmtuarin i cili e njofton se ia ka sjellë shumën prej 5.000 (pesëmijë euro) në emër të kamatës, me ç’rast arrestohet në flagrancë nga policia. Me këto veprime J.Th., ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”.

Tutje thuhet se “të pandehurit I.Th., dhe A.Th., duke vepruar në bashkëveprim, takohen me të dëmtuarin, të cilin e paralajmërojnë se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 500 (pesëqind) euro kamata mujore, ndërsa më pas kamata javore 50 (pesëdhjetë) euro e më pastaj janë ndryshuar, duke u rritur në kamata në shumë prej 100 (njëqind) euro. Si rezultat i këtyre tek të pandehurit e lartpërmendur kamatat kishin arritur rreth 11,000 (njëmbëdhjetëmijë euro). Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së”.

“Të pandehurit D.G., dhe L.G., duke vepruar në bashkëveprim, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit J.A., pasi fillimisht i japin të holla me interes, i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare duke mos pasur mundësi kthimi të të hollave, në muajin qershor 2024, në lokalin e të pandehurit D.G., takohet me të njëjtin të cilit në emër të shumës prej 2,500 euro në të cilin përfshihet edhe interesi, të pandehurit D.G., ia jep automjetin e markës VW UP i vitit 2018 i cili automjet në çmim është dukshëm më i lartë, për shumën prej 2,500 euro sa ka pasur t’i jap i dëmtuari të pandehurve. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Fajdeja” KPRK-së”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, të pandehurit D.G. dhe L.G., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

“I pandehuri Gj.Th., në periudhën kohore gjatë muajit Nëntor të vitit 2024 e deri në muajin Shkurt 2025, në lokacione të ndryshme në Prizren, ka nxitur dëshmitarin J.A., i cili njëherit e ka cilësinë e të dëmtuarit – viktimës në këtë çështje penale, që i dëmtuari të jap deklaratë të rreme, me qëllim të lehtësimit të procesit gjyqësor të familjarëve të tij -të pandehurve J.Th., I.Th.,dhe A.Th., dhe lirimit të tyre nga masa e paraburgimit, ashtu që i pandehuri në vazhdimësi ka kërkuar nga i dëmtuari që të ndryshojë deklaratën e tij të dhënë më herët kundër të pandehurve, dhe në këmbim të ndryshimit të deklaratës do të hiqet borxhi në tërësi, e duke i premtuar se nuk do të ketë probleme me të pandehurit e lartpërmendur. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Gjithashtu, Prokurori i rastit ka propozuar të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjetit dhe objektit me të cilën është kryer vepra penale si dhe të konfiskohen sendet të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me veprën penale “Fajdeja”, për të cilat janë lëshuar Urdhërat Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, dhe atë automjeti i markës “Daimler Chrysler, automjeti i markës “Citroën”, Mercedes-Benz, E 220d4 MATIC, BMWX5 xhip, Telefona, 2.400 euro , 330 franga zvicerane, 50 dirhamas (kartëmonedha arabe). /Telegrafi/

The post Aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat fajde, armëmbajtje pa leje e pengim të procedurës, propozohet edhe konfiskimi i automjeteve appeared first on Telegrafi.

U arrestua më 10 shkurt/ SPAK njofton ngritjen e një akuze të re ndaj Veliajt, ja për çfarë dyshohet

22 May 2025 at 17:19

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal. 

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post U arrestua më 10 shkurt/ SPAK njofton ngritjen e një akuze të re ndaj Veliajt, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

22 May 2025 at 17:26

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rënduar pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, teksa i është shtuar një akuzë e re, si dhe i është sekuestruar edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre. Bëhet fjalë për apartamentin në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti i Erion […]

The post SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament appeared first on BoldNews.al.

Ngrihet aktakuzë kundër një burri për përdh*sjen e Kuranit në Prizren

By: user 5
20 May 2025 at 16:26

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte përdhosur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, muaj më parë.

Në një njoftim për media, prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet I.P. dhe tha se ai e kishte grisur Kuranin në fillim të marsit të këtij viti afër teqes “Saraçhane” në qytetin jugor të Kosovës, Prizren.

“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet formalisht për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, sipas nenit 141, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Vepra penale e nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit është e dënueshme me gjobë dhe burgim me kohëzgjatje deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal.

Por, prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë tretman të detyrueshëm psikiatrik në liri për të dyshuarin.

Prokurorët e kërkuan këtë masë të detyrueshëm psikiatrik “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta, ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”./REL

The post Ngrihet aktakuzë kundër një burri për përdh*sjen e Kuranit në Prizren appeared first on Lapsi.al.

Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik

20 May 2025 at 13:45

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të martën ka njoftuar se ka dorëzuar në organet gjyqësore aktakuzën ndaj të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, i cili dyshohet se në muajin mars të këtij viti ka grisur Kuranin në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren.

Me këtë rast PSRK ka propozuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas nenit 141, paragrafi 1 të KPRK-së. PSRK ka ngritur aktakuzë me propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj I.P.”, thuhet në njoftimin e PSRK-së, raporton Telegrafi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03 mars 2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”. /Telegrafi/

The post Grisi Kuranin në Prizren, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik appeared first on Telegrafi.

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

20 May 2025 at 11:13

Prokuroria Themelore në Prizren të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë lidhur me veprat penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë, vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, për një rast që ka ndodhur në janar të këtij viti.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: E.K për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” e mbetur në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.5 e lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 i KPRK-së.

V.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 i KPRK-së.

A.H.(1), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 i KPRK-së.

A.H.(2), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 par.1 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 29.01.2025 rreth orës 01:57 min në Prizren, në rrugën “Tranziti i Ri”, në hapësirat e parkingut të njërës prej pikave të karburantit, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit V.H, A.H.(1), dhe A.H.(2), dhe me atë rast kanë vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit F.T.

“I njëjti, pas një mosmarrëveshje paraprake e cila kishte ndodhur me datë 28.01.2025 rreth orës 23:00 min në afërsi të lokalit të të dëmtuarit F.T., në mes të pandehurit E.K dhe dëshmitarit Gj.Sh., në një anë dhe të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe F.T., në anën tjetër, në momentin kur i pandehuri E.K.,dhe dëshmitari  Gj.Sh., arrin me automjet tek pika e karburantit, vërejnë se aty ishte duke i pritur i dëmtuari V.H., i afrohen të njëjtit, bëjnë me gjeste në drejtim të të dëmtuarve A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., që të vijnë në afërsi të tyre, e më këtë rast dëshmitari F.H., arrin te kjo pompë e derivateve dhe takohet rastësisht me ta, kur aty vijnë edhe të dëmtuarit A.H.(1), A.H.(2), dhe F.T., i pandehuri E.K., nxjerrë nga brezi pistoletën e tipit “TT”, fillon të tërhiqet prapa dhe në një distancë nga 1-2 metra, shtie në drejtim të të dëmtuarve V.H., A.H.(1), dhe A.H.(2), me ç’ rast nga të shtënat, të dëmtuarit A.H.(1), dhe A.H.(2), marrin plagë të rënda, njëkohësisht i rrezikohet jeta edhe të dëmtuarit F.T.  Me këto veprime, E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja e Rëndë” e mbetur në tentativë sipas KPRK-së”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Tutje është theksuar se i pandehuri E.K., deri me datë 12.02.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët e Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pistoletën e tipit “TT” të kalibrit 7.62mm, M75 prodhim jugosllav, me të cilën ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve të lartcekur dhe se me këto veprime, ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  sipas  KPRK-së

“I pandehuri V.H., në vend dhe kohë të njëjtë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin E.K. I njëjti, në momentin kur vëren se nga të shtënat që  kishte shkrepur E.K., goditet i dëmtuari A.H.(1), dhe A.H.(2), nxjerrë pistoletën e tij të llojit “Sig Sauer” 9x19mm dhe shtie disa herë në drejtim të të dëmtuarit E.K. Me këto veprime, ka kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, i pandehuri A.H.(1), sipas Prokurorisë deri me datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim një pistoletë e llojit “Pietro Beretta”, cal. 7.65.

“Po ashtu, në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H.(1), e nxjerrë armën nga brezi dhe me të njëjtën ka shkrepur 6 herë.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se i pandehuri A.H.(2), deri me datë 29.01.2025 në Prizren, në kundërshtim me Ligjin për Armët të Republikës së Kosovës, ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën, një pistoletë e llojit “TT” me 7 fishekë në karikator, të cilën armë e ka mbajt në brez në momentin kur ka ndodhur rasti me të pandehurin E.K., i pandehuri A.H.(2), e nxjerrë armën nga brezi dhe në momentin kur rrëzohet për toke shkrepë armën njëherë.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Telegrafi.

Aktakuzë për shpërndarje të narkotikëve ndaj një personi në Prizren

19 May 2025 at 15:15

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par. 2, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas një njoftimi për media thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., me datë 24.01.2025, rreth orës 17:50 min, në fshatin Korishë – Komuna e Prizrenit, pa autorizim shpërndanë, substanca narkotike me qëllim të shitjes, shpërndarjes apo ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti bënë shitjen dhe shpërndarjen tek përdorues të substancave narkotike.

Me datë 24.01.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin, se ishte duke bërë shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, vërejnë veturën e markës “Golf 2” e cila  futet dhe del nga shtëpia e të pandehurit, të cilën veturë më pas e kontrollojnë, dhe aty arrijnë të gjejnë nën ulësen e shoferit një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë”, dhe më pas rreth orës 20:03 min, gjatë zhvillimit të kontrollit nga ana e policisë, i pandehuri merr një qese te substancës narkotike të cilën e fut nën xhaketë dhe arrin të largohet në pjesën malore afër shtëpisë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë, në dhomën e të pandehurit janë gjetur: Një qese me substancë narkotike të llojit ‘marihuanë’ me peshë prej 15.00 gram, një qese me substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ me peshë prej 1.76 gram, një qese plastike ngjyrë e bardhë brenda saj e një qese ngjyre e zezë e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 663.73 gram, të cilat kanë një peshë të përgjithshme prej 680.49 gram”.

Tutje në njoftim thyhet se me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Aktakuzë për shpërndarje të narkotikëve ndaj një personi në Prizren appeared first on Telegrafi.

❌
❌