Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave

By: V K
11 May 2025 at 13:25

Ditën e sotme, katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako, të cilët ndodhen në paraburgimin e Durrësit, ende nuk kanë votuar në zgjedhjet e kësaj të diele.

Sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, katërshja në fjalë kanë refuzuar të votojnë dhe kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Në burgun e Durrësit gjenden 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë.

The post Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ahmet Mashën

24 April 2025 at 15:27

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ahmet Mashën, bashkëpunëtorin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Ky i fundit bashkë me Mashën u arrestuan në tetor të 2024. Ndaj ish-deputetit rëndojnë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha.

The post Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ahmet Mashën appeared first on Sot News | Lajme.

Jurgis Çyrbjen të zgjidhej 2 herë deputet: Na ngrite moralin se na kishte ik mendja

By: redi
22 April 2025 at 20:50

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar krimin zgjedhor, cënimin e votës së lirë në Shqipëri, referuar rasteve të publikuara në media, disa prej të cilave janë pjesë e hetimit të SPAK. Rasti i ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja është një prej tyre ku nga të dhënat e përgjimeve të SkyECC, rezultoi se emri i tij ishte i diktuar nga eksponentë të krimit të organizuar, të cilit siç edhe në bisedat e…

Source

Dosja “Çyrbja”, një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

By: D Marku
20 April 2025 at 16:43

Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur është marrë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, rezulton një episod ku është rrëmbyer një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 m2 tokë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara të një gruaje të verbër.

Sh. Gjeçi, prej vitit 2013 kishte humbur shikimin dhe ka përfituar statusin e të verbrit, duke mos pasur mundësi as të shikojë por as të shkruajë.

Mirëpo në dokumentet e hipotekës së Durrësit, rezulton se ajo ka kryer një seri veprimesh noteriale duke autorizuar persona të ndryshëm me qëllim përpilimin e dokumenteve hipotekore e deri tek shitja e një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 metra katror në Shkallnur të Durrësit.

Sipërfaqja fillimisht është regjistruar në emër të N., Sh., dhe K Gjeçit. Më tej është shitur në qershor 2015 nga përfaqësuesi i tyre me prokurë.

Por gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, N. Gjeçit, ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për hipotekimin e kësaj pasurie dhe s’kishte asnjë dijeni për kontratën e shitjes, duke shtuar se personin e autorizuar G. Tushe nuk e njihte dhe as kishte lëshuar prokurë përfaqësimi për këtë shtetas.

Por një muaj më vonë nga shitja e tokës, në korrik 2015, në cilësinë e drejtuesit të hipotekës, Jurgis Çyrbja, ka lëshuar certifikatën hipotekore të kësaj pasurie për dy blerësit A. Xhafa dhe M. Merja.

Këta dy të fundit, pasi kanë marrë letra e pronës, kanë vendosur në 2018 të marrin një kredi prej 23 mijë euro, duke vendosur si garanci hipotekore pikërisht këtë pronë.

Përgjatë 3 viteve hetime, SPAK ka zbuluar se Jurgis Çyrbja në cilësinë e regjistruesit të hipotekës së Durrësit në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe kryetarin e komunës Shkallnur, kanë kryer veprime duke shpërdoruar detyrën në 5 raste. Bëhet fjalë për regjistrimin e 5 sipërfaqeve të tokë në fshatin Rrashbull.

Ndërkohë të pandehur për 5 rastet janë marrë Jurgis Çyrbja, ish-kryetar ZVRPP në Durrës (Deputet i PS), Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull, Qamil Lila, ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull, Ervis Mustafa, ish-specialist jurist në ZVRPP Durrës dhe Edlira Çollaku, ish-juriste.

The post Dosja “Çyrbja”, një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur appeared first on Albeu.com.

Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

20 April 2025 at 16:39

Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur është marrë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, rezulton një episod ku është rrëmbyer një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 m2 tokë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara të një gruaje të verbër. Sh. Gjeçi, prej vitit 2013 kishte humbur shikimin […]

The post Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur appeared first on BoldNews.al.

“Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK,zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin e PS-së

17 April 2025 at 14:43

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Dy ditë më parë u raportua se SPAK kërkonte dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. SPAK bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.

Ai u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39-vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

The post “Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK,zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin e PS-së appeared first on Sot News | Lajme.

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, shtyhen me 3 muaj hetimet për Jurgis Çyrbjan

17 April 2025 at 14:48

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të shtyrë dhe me 3 muaj të tjera hetimet për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Durrësit. Shkak për shtyrjen e hetimeve ka qenë pritja për marrjen e përgjigjeve për disa letër-porosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesën SPAK […]

The post Gjykata pranon kërkesën e SPAK, shtyhen me 3 muaj hetimet për Jurgis Çyrbjan appeared first on BoldNews.al.

Zgjaten me 3 muaj hetimet për ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

By: user7
17 April 2025 at 14:32

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Dy ditë më parë u raportua se SPAK kërkonte dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. SPAK bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.

Ai u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39-vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

The post Zgjaten me 3 muaj hetimet për ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja appeared first on Lapsi.al.

“E kam 100% të sigurtë”/ Berisha: Olsi i Altin Hajrit në bisedat e “Sky Ecc” është Ulsi Manja

4 April 2025 at 13:25

Sali Berisha ka akuzuar se personazhi “Ols” që permendet nga Altin Hajri në bisedat e “Sky Ecc” me Jurgis Çyrbjan nuk është as kryeprokurori Olsian Çela dhe as prokurori i SPAK Ols Dado, por ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Në bisedat e “Sky Ecc”, Altin Hajri shprehet shumë falenederues ndaj personazhit “Ols” për ndihmën e […]

The post “E kam 100% të sigurtë”/ Berisha: Olsi i Altin Hajrit në bisedat e “Sky Ecc” është Ulsi Manja appeared first on BoldNews.al.

SPAK arrestoi gabimisht të dyshuarin për trafik droge

3 April 2025 at 19:37

Kërkesa e të arrestuarit për trafik droge, Kreshnik Budlla(Farruku) rreth dy muaj më parë, me të cilën pretendoi para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë se nuk ishte ai zotëruesi dhe përdoruesi i PIN-it në aplikacionin SKY ECC, që u përdor nga SPAK si provë për ndalimin e tij, vendosi në lëvizje prokurorët e […]

The post SPAK arrestoi gabimisht të dyshuarin për trafik droge appeared first on Reporter.al.

Strategjia e SPAK kundër korrupsionit zgjedhor dhe përfshirjes së krimit të organizuar

21 February 2025 at 12:41

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK publikoi të enjten më 20 shkurt strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit, vetëm pak orë pasi kryeministri Edi Rama e sulmoi ngritjen e Task-Forcës si një “lajthitje” që cenonte sipas tij të drejtat e partive politike. Në strategjinë […]

The post Strategjia e SPAK kundër korrupsionit zgjedhor dhe përfshirjes së krimit të organizuar appeared first on Reporter.al.

Berisha deputetit Alban Xhelili: Si shpëtove pa shkuar te Jurgis Çyrbja?

By: Ela
17 February 2025 at 17:36

Sali Berisha i është drejtuar në Kuvend deputetit socialist, Alban Xhelili, duke e pyetur se si arriti të shpëtonte pa shkuar edhe ai te ish-kolegu i tij, Jurgis Çyrbja, i cili ndodhet në burg për shkak të përfshirjes me bandat kriminale në Durrës. Berisha e cilëson si habia e parlamentit për faktin se është i […]

The post Berisha deputetit Alban Xhelili: Si shpëtove pa shkuar te Jurgis Çyrbja? appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Rasti “Çyrbja”, simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor

By: user 6
3 February 2025 at 20:33

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Shijakut, Jurgis Çyrbja mori përmes një bisede në aplikacionin SKY ECC premtimin e një bosi lokal të krimit se ai do t’i siguronte mijëra vota në zonën e tij elektorale.

“3 mijë do ti jap unë, maje men,” citohet t’i ketë shkruar atij Altin Hajri, pronar i një resorti luksoz në Shijak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe zhdukjen e një personi. “E kena blindu Gjepalen”.

Zbulimi i komunikimeve të SKY ECC solli arrestimin në tetor 2024 të Jurgis Çyrbjes, pas një dekade karriere të vrullshme si drejtues i administrates lokale dhe deputet për dy mandate i Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të hetimit të Prokurorisë së Posaçme, rasti “Çyrbja” përfaqëson shembullin tipik të lidhjeve të thella që ekzistojnë mes krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri si dhe rolin e kësaj simbioze në procesin zgjedhor dhe në fushën e zbatimit të ligjit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme sugjerojnë se Çyrbja ishte një investim i krimit të organizuar në listën e sigurt të kandidatëve të Partisë Socialiste në zonën e Durrësit – ndërkohë që akuzohet se u shërbente atyre me informacione sekrete mbi operacionet policore apo me ndihmë në rastet kur kishin probleme me institucionet ligjzbatuese.

Si pasojë e këtyre lidhjeve, Çyrbja akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”, pasi dyshohet se arrinte të mobilizonte anëtarët e krimit të organizuar që të siguronin vota për Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti Çyrbja nuk është i izoluar. Dy hetime të mëparshme të Krimeve të Rënda, të njohura si dosjet 339 dhe 184 zbuluan përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 si dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër në favor të Partisë Socialiste. Gjithsesi, hetimet u mbyllën pa rezultate të dukshme.

“Përmes forcës dhe parave”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka hartuar një strategji për krimet zgjedhore, duke marrë një rol proaktiv në parandalimin dhe hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin në zgjedhje, keqpërdorimin e administratës apo përfshirjen e krimit të organizuar.

Strategjia përfshin gjithashtu ngritjen e një Task-Force për zgjedhjet, me një strukturë qëndrore në SPAK dhe grupe hetimore në terren për të mbuluar zonat zgjedhore në Shqipëri.

Megjithatë, vëzhgues të politikës dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve, nisur nga faktet e bëra publike për ndikimin që ushtrojnë grupet e krimit të organizuar në proceset elektorale.

Ervis Iljazaj, pedagog i Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës i tha BIRN se krimi i organizuar është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë, ekonominë dhe politikën shqiptare. Shërbimi i tyre për politikën, lidhet sipas Iljazajt me angazhimin e tyre në fushata elektorale përmes “forcës apo parave”.

“Tashmë nuk është më opinion, por një fakt që banda të caktuara në qytete të caktuara angazhohen për të mbledhur vota të cilat më pas kthehen në favore që pushteti i bën atyre,” – tha Iljazaj.

“Problemi qëndron se tashmë paratë e tyre nuk vijnë vetëm nga aktivitete kriminale, por nëpërmjet lidhjeve me politikën ata janë futur në ekonominë e ”rregullt”, sidomos në tregun e ndërtimeve,’ – shtoi ai.

Ndërsa vlerëson se pesha dhe roli ekzakt i krimit të organizuar në rezultatin final të zgjedhjeve është i vështirë për t’u përcaktuar, Iljazaj thotë se hetimet e Prokurorisë dhe të dhënat e publikuara në media e tregojnë qartë ndikimin.

“Me sistemin zgjedhor që kemi ne, një grusht votash mund të bëjnë diferencën për fitimin e një mandati apo humbjen e tij. Kështu që, po, në disa raste mund të jetë vendimtare duke deformuar vullnetin e lirë të zgjedhësve dhe sovranitetin popullor,” – theksoi ai.

Për Gentjan Serjanin, drejtues i organizatës “Drejtësi Sociale”, roli i krimit të organizuar shkon deri në përcaktimin e deputetëve të Parlamentit dhe është “përcaktues se cila parti do të jetë në pushtet”.

Serjani theksoi gjithashtu se krimi ndikon veçanërisht tek grupet vulnerabël të shoqërisë.

“Krimi vepron në sigurimin e votave nëpërmjet blerjes, kërcënimit të individëve që punojnë për kundërshtarët politikë, si dhe nëpërmjet mbështetjes financiare të fushatës elektorale për individë të caktuar,” tha Serjani.

“Krimi ndikon në të gjitha kategoritë, por më specifikisht tek grupet vulnerabël,” shtoi ai, duke theksuar se në këto raste përdoret kërcënimi.

Ekspertët vlerësojnë se përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është një rrezik i shtuar për demokracinë e brishtë shqiptare.

Sipas Iljazajt, krimi i organizuar ndikon sot në prishjen e demokracisë përmes “deformimit të vullnetit të lirë të njerëzve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”.

Edhe Serjani bie dakord, ndërsa thekson se përveç cenimit të vullnetit përmes votës, krimi i organizuar është një nga faktorët e krijimit të një “sistemi qeverisës nga një parti për shumë vite”.

“Gjithashtu, dihen pasojat e jetëgjatësisë tej normales të një partie në pushtet,” përfundoi ai. /Reporter.al

The post BIRN: Rasti “Çyrbja”, simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor appeared first on Lapsi.al.

Rasti ”Çyrbja”, BIRN: Simbioza kr*m-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor

By: redi
3 February 2025 at 14:34

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Shijakut, Jurgis Çyrbja mori përmes një bisede në aplikacionin SKY ECC premtimin e një bosi lokal të krimit se ai do t’i siguronte mijëra vota në zonën e tij elektorale. “3 mijë do ti jap unë, maje men,” citohet t’i ketë shkruar atij Altin Hajri, pronar i një resorti luksoz në Shijak, i shpallur në kërkim…

Source

Rasti “Çyrbja”/ Simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor

3 February 2025 at 09:42

Hetimet e fundit ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja ekspozojnë lidhjet e thella mes krimit të organizuar dhe politikës si dhe ndikimin e tyre në procesin zgjedhor – duke deformuar sipas ekspertëve votën e lirë dhe sistemin demokratik të vendit. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Shijakut, […]

The post Rasti “Çyrbja”/ Simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i ish-deputetit socialist, Rama largon përgjegjësitë nga vetja: Unë përgjigjem për punën time

28 December 2024 at 18:45

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, u pyet rreth hetimeve ndaj Jurgis Çyrbja, ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili sipas përgjimeve të SKY ECC, dyshohet të ketë lidhje me krimin e organizuar dhe të ketë ndikuar në listat e deputetëve në Qarkun e Durrësit.

Rama e hodhi poshtë lidhjen mes këtyre ngjarjeve dhe funksioneve të tij si Kryeministër. Ai theksoi se këto janë çështje që janë jashtë detyrës dhe kompetencës së tij, duke shtuar se përgjigjen për këtë çështje e ka dhënë tashmë dhe se nuk ka asnjë arsye të vazhdohet me pyetje mbi të.

Kryeministri theksoi se detyra e tij është të kujdeset për punën e tij dhe se nuk është përgjegjës për punët e pushtetit të pavarur, siç janë hetimet e prokurorisë.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Jurgis Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?

Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

The post Arrestimi i ish-deputetit socialist, Rama largon përgjegjësitë nga vetja: Unë përgjigjem për punën time appeared first on Sot News | Lajme.

Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024     

27 December 2024 at 07:55

Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbasanit. Një shok i thotë atij përmes aplikacionit SKY ECC se e kishte parë kur kishte dalë në patrullim nga lagjja e tyre, pasi ishte kapur nga kamerat e kontrolluara nga “miqtë e tij”. Ky nuk […]

The post Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024      appeared first on Reporter.al.

Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, thirret në SPAK, ish-kreu i OSHEE-së (Emri)

5 December 2024 at 10:52

Në kuadër të hetimeve për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish kreun e OSHEE Adrian Çela.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako. Jurgis Çyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.

The post Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, thirret në SPAK, ish-kreu i OSHEE-së (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌