Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prishi vendimin e Shkallës së Parë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako që e ka dënuar me 4 vite burg, duke e rikthyer çështjen për rigjykim.

Bëhet fjalë për dosjen hetimore të Inceneratorit të Tiranës. Apeli i Posaçëm e dha vendimin pasi shqyrtoi ankimimin e SPAK dhe të vetë Alqi Bllakos, pas vendimit të Shkallës së Parë.

Në apelimin e vendimit të Shkallës së Parë, Alqi Bllako kishte kërkuar pafajësi me argumentin se posti i tij nuk futet tek zyrtarët e lartë dhe nuk mund të ngrihet akuzë e tillë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani kryesuese dhe më anëtare Miliana Muça dhe Tereza Merkaj shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur nga i pandehuri Alqi Bllako ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Apeli vendosi prishjen e vendimit të 11 marsit 2025 duke u urdhëruar dërgimi i akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

The post Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen ndaj Alqi Bllakos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

By: redi
23 July 2025 at 15:27

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga…

Source

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

23 July 2025 at 15:29

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur ditën e sotme vendimin për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili kishte ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që seanca u mbajt të enjten e kaluar. Apeli ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim appeared first on BoldNews.al.

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

17 July 2025 at 16:59

Rreth dy orë ka zgjatur seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës. Bllako u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në […]

The post Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon appeared first on BoldNews.al.

Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj…

13 May 2025 at 09:23

Është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave, në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Mësohet se në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj… appeared first on Sot News | Lajme.

Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave

By: V K
11 May 2025 at 13:25

Ditën e sotme, katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako, të cilët ndodhen në paraburgimin e Durrësit, ende nuk kanë votuar në zgjedhjet e kësaj të diele.

Sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, katërshja në fjalë kanë refuzuar të votojnë dhe kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Në burgun e Durrësit gjenden 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë.

The post Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave appeared first on Albeu.com.

BIRN: Afera e inceneratorit “fantazmë” të Tiranës u shfry si flluskë sapuni

By: user 6
16 April 2025 at 21:05

Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm.

I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. Gjyqtarja Elsa Ulliri urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e Kokës për këtë çështje, lirim i cili pengohet nga dy dënime të mëparshme për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit.

E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me 80 orë punë me interes publik. Ndërsa Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale. Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Kompania koncesionare e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët famëkeqë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Megjithatë, gjatë konkluzioneve përfundimtare në muajin shkurt, SPAK kërkoi dënime minimale për të pandehurit, dënime që u zbutën më tej edhe në gjykatë.

Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike e konsideroi vendimin e së mërkurës “një thërrime” në raport me përgjegjësitë e atyre që e ideuan, miratuan dhe zbatuan skemën e korrupsionit në këtë kontratë.

Tabaku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit në lidhje me këtë aferë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari atë. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Afera e inceneratorit “fantazmë” të Tiranës u shfry si flluskë sapuni appeared first on Lapsi.al.

Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 2.8 vjet për incineratorin e Tiranës

11 March 2025 at 14:56

Gjykata e Posaçme shpalli të martën më 11 mars vendimin për çështjen penale në ngarkim të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, duke e deklaruar atë fajtor për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e incineratorit të Tiranës. Gjykata vendosi dënimin e tij me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u […]

The post Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 2.8 vjet për incineratorin e Tiranës appeared first on Reporter.al.

GJKKO dënon me 2,8 vite burg Alqi Bllakon për akuza korrupsioni

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi me 4 vite burg Alqi Bllakon, dënim që konvertohet me 2 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar dhe dënim plotësues 5 vite heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Mediet raportuan se GJKKO ka marrë vendimin ndërsa Alqi Bllako nuk ndodhej në seancë për arsye shëndetësore, por u përfaqësua nga avokati Eduart Sheko.

Bllako akuzohet nga SPAK për kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit se u përfshi në dy shkelje korruptive që lidhen me inceneratorin e Tiranës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e dërgoi për gjykim, ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, nëntorin e kaluar me akuzat për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë.

SPAK bëri me dije se janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119.715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

The post GJKKO dënon me 2,8 vite burg Alqi Bllakon për akuza korrupsioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako dënohet me 2.8 vite burg për korrupsion

By: Re Nato
11 March 2025 at 14:21

Ish deputeti socialist, Alqi Bllako është dënuar me 4 vite burg në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të kryejë 2.8 vite burg.

Bllako akuzohet për korrupsion, në lidhje me procedurat për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

“GJKKO ka caktuar me 4 vite heqje lirie, po ndaj tij procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, duke e dënuar përfundimisht me 2.8 vite burg. Bllako u veçua nga pjesa tjetër e personave të përfshirë. Bllako akuzohej nga prokuroria për korrupsion, Për 5 vitet e ardhshme nuk do të zhvilllojë asnjë funksion publik”, raportoi gazetari Ermal Vija./abcnews.al

SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, Alqi Bllako në gjykatë: Deklarohem i pafajshëm

By: fra nc
7 March 2025 at 14:47

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 5 vite e 4 muaj burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij mund të reduktohet në 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bllako në fjalën e tij shprehu respekt për gjykatën dhe u deklarua i pafajshëm.

“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm,” tha Bllako, duke mohuar akuzat ndaj tij. Ai argumentoi se, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk kishte pasur ndonjë ndikim apo përgjegjësi në procesin e dhënies së koncesionit.

Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në dy raste. Sipas organit të akuzës, ai ka përfituar një shumë prej 120 mijë eurosh nga kompania e biznesmenit Klodian Zoto për të mbështetur fabrikën e birrës së babait të tij. Po ashtu, SPAK pretendon se Bllako ka ndikuar në punësimin e Klodian Zotos si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit, duke shfrytëzuar lidhjet dhe ndikimin e tij në vendimmarrje.

Gjykata pritet të shpallë vendimin e saj në vijim, ndërsa çështja e inceneratorëve mbetet një nga dosjet më të rëndësishme të SPAK.

The post SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, Alqi Bllako në gjykatë: Deklarohem i pafajshëm appeared first on Euronews Albania.

Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

28 February 2025 at 15:43

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi të premten më 28 shkurt deklarimin fajtor të ish-deputetit socialist Alqi Bllako për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i reduktohet 1/3-ta […]

The post Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon appeared first on Reporter.al.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

By: xhir jeta
28 February 2025 at 13:29

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 5 vite burg për Alqi Bllakon në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë.

Për ABC News, gazetari Ermal Vija tha se si dënim plotësues përvec atij me burg, SPAK kërkoi edhe që Bllako për 5 vitet e ardhshme të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj Alqi Bllakos duke e akuzuar për korrupsion pasiv, të kryer në dy raste në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Bllako ka përfituar në mënyrë të parregullt shuma monetare prej 119,715 euro dhe 7,520,000 lekësh për Vladimir Bezhanin, gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Bllako akuzohet gjithashtu se ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej 119,715 eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij në Ersekë./abcnews.al

SPAK kërkon pesë vite burg për Alqi Bllakon

28 February 2025 at 13:35

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon dënimin me 5 vite burg për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

Sipas SPAK, Bllako është fajtor për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë” për 2 raste, të konsumuar gjatë kontratës koncesionare të Inceneratorit të Tiranës.

Përveç dënimit me burg, SPAK kërkoi edhe një dënim plotësues, heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Seanca e radhës, për konkluzionet e mbrojtjes, do të mbahet më 7 mars, ora 13:00.

The post SPAK kërkon pesë vite burg për Alqi Bllakon appeared first on Telegrafi.

SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës

20 January 2025 at 15:12

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha të hënën gjatë një komunikimi me gazetarët se Prokuroria e Posaçme po vazhdonte hetimet për të gjetur përfituesit e parave publike nga kontrata kontroverse e incineratorit të Tiranës. Dumani deklaroi gjithashtu se një pjesë e përfituesve ishin zbuluar vitin e kaluar, megjithëse nuk ishin ekzekutuar urdhërndalimet. Nga […]

The post SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës appeared first on Reporter.al.

I akuzuar për Inceneratorin e Tiranës, nis seanca e parë në GJKKO për Alqi Bllakon

14 January 2025 at 14:01

Ka nisur sot seanca e parë në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist, njëherësh ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryër në dy raste ku sipas SPAK, ai përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të marte.

Hetimet për Bllakon përfunduan në 17 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

The post I akuzuar për Inceneratorin e Tiranës, nis seanca e parë në GJKKO për Alqi Bllakon appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO merr vendimin

By: Ardit
14 January 2025 at 14:36

Në GJKKO ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, i cili akuzohet për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se nëse shpallet fajtor i ulet 1/3 e dënimit. Kjo kërkesë e ish-ligjvënësit socialist, që u […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO merr vendimin appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori i Tiranës/ Nis gjykimi për Alqi Bllakon! GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin e PS

By: E.K
14 January 2025 at 14:31

Nis procesi gjyqësor në themel për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste. Ai ka kërkuar të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, që do të thotë se, nëse shpallet fajtor, i ulet 1/3 e dënimit. SPAK ka paraqitur në mënyrë […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Nis gjykimi për Alqi Bllakon! GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin e PS appeared first on FaxWeb.

❌
❌