Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

By: Ela
28 June 2025 at 16:12

QSUT, në një reagim në rrjete sociale, nuk dha asnjë shpjegim pse pajisja e Brakiterapisë (trajtim për shumë kancere ku trupi ekspozohet ndaj substancave radioaktive) është vënë në punë pa mirëmbajtje, pse është lejuar të funksionojë me burim të dyshimtë dhe të pakontrolluar, por u përpiqën të mbulojnë skandalin vrastar me gënjeshtra. Gazetari Osman Stafa, […]

The post Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut appeared first on BoldNews.al.

Alarmante në Onkologjik/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer!

By: Oldi
27 June 2025 at 15:55

Gazetari Osman Stafa ngre alarmin për situatën kritike në Spitalin Onkologjik, ku prishja e Akseleratorit Linear 2 po ndalon trajtimin e pacientëve me kancer. Stafa  denoncon mungesën e një plani emergjent dhe indiferenicën e institucioneve për një problem që kërcënon jetën e mijëra njerëzve. Sipas tij, situata është përkeqësuar nga fakti se Shqipëria disponon vetëm […]

The post Alarmante në Onkologjik/ Gazetari denoncon: Nërpriten trajtimet për pacientët me kancer! appeared first on BoldNews.al.

Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari Osman Stafa kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

21 June 2025 at 12:33

Gazetari Osman Stafa ka dorëzuar një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik.

Sipas Stafës, pajisja për brakiterapi, një trajtim jetik për pacientët me kancer, është lënë pa mirëmbajtje dhe nuk funksionon. Gazetari thotë se kallëzimi është vetëm hapi i parë në një betejë për të sjellë drejtësi dhe për të marrë përgjegjësitë për këtë situatë të rëndë.

Postimi:

E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.
Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim. Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion.

The post Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari Osman Stafa kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren

By: user 4
21 June 2025 at 11:34

Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke denoncuar mosfunksionimin dhe mungesën e mirëmbajtjes së aparaturës së brakiterapisë në Spitalin Onkologjik të QSUT-së – një trajtim për pacientët që luftojnë me kancerin.

Në dokument përfshihen si të kallëzuar drejtuesit e QSUT-së, titullarët e pavijonit onkologjik, si dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë ministren Albana Koçiu çdo funksionar që ka pasur përgjegjësi ligjore dhe institucionale për garantimin e shërbimit.

Sipas Stafës, pajisja e brakiterapisë është lënë jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, duke i privuar pacientët nga një ndër trajtimet më të rëndësishme për kancerin gjinekologjik.

“E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje”, shkruan gazetari në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe vetë kallëzimin.

Ai e konsideron këtë veprim si hapin e parë në një betejë për drejtësi dhe transparencë, ndërsa paralajmëron se do të vazhdojë me këmbëngulje për të nxjerrë në dritë përgjegjësit.

Çfarë është brakiterapia?

Brakiterapia, e njohur edhe si radioterapi e brendshme, është një metodë trajtimi kundër kancerit ku burimi radioaktiv vendoset shumë afër ose brenda vetë tumorit. Kjo teknikë është veçanërisht efektive për kancerin e qafës së mitrës, mitrës dhe vaginës, duke i dhënë pacientit shpresa reale për mbijetesë dhe rikuperim.

Aktualisht, në Shqipëri, ky trajtim nuk ofrohet, duke lënë pacientet përballë alternativës së për t’u kuruar jashtë vendit, ose përballë heshtjes spitalore që kushton jetë.

The post Neglizhenca për pacientët me kancer/ Gazetari Osman Stafa çon në SPAK ministren appeared first on Lapsi.al.

Skandali në Onkologjik/ Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer

By: Oldi
21 June 2025 at 09:57

Spitali Onkologjik vijon të lejë pa shërbim pacientët e sëmurë me kancer në Shqipëri. Gazetari Osman Stafa ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e pajisjes për “brakiterapi” e cila është jetike për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik. Stafa […]

The post Skandali në Onkologjik/ Stafa kallëzim në SPAK: Nuk punon pajisja jetike për pacientët me kancer appeared first on BoldNews.al.

“Skandal te Onkologjiku”/ Gazetari denoncon sërish: Pacientët me kancer sorollaten për një skaner

By: Elva
17 June 2025 at 11:10

Gazetari Osman Stafa ka ngritur sërish zërin për situatën e rëndë të pacientëve të diagnostikuar me kancer në vendin tonë. Në një reagim të fundit në rrjete sociale, ai ka denoncuar mungesën e pajisjeve ekzaminuese dhe neglizhencën e sistemit shëndetësor, që sipas tij po i sorollat pacientët nga një spital në tjetrin, pa iu ofruar […]

The post “Skandal te Onkologjiku”/ Gazetari denoncon sërish: Pacientët me kancer sorollaten për një skaner appeared first on BoldNews.al.

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

By: Oldi
7 June 2025 at 10:30

Kongresi i Onkologjisë u shndërrua në një “shoë” propagandues të qeverisë që në realitet është një sistemi shëndetësor i dështuar. Gazetari Osman Stafa nuk ndalet duke “çjerrë maskën” e Onkologjikut ku thekson se kongresi u shndërrua në një shfaqje të turpshme me theks te fasada institucionale dhe jo tek problemet. Dukë injoruar skandalet dhe mungesën […]

The post Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale appeared first on BoldNews.al.

‘Vrasje në heshtje’, gazetari denoncon rastin tek Onkologjiku: Nuk po japin trajtime, drejtuesit të mbajnë përgjegjësi

26 May 2025 at 22:26

Gazetari Osman Stafa ka rikthyer sot vëmendjen mbi krizën në Spitalin Onkologjik, duke denoncuar vonesat në trajtimin e pacientëve me kancer si krime më të rënda se çdo akt tjetër në vend. Ai sjell në vëmendje rastin e një pacienteje 60-vjeçare, e cila sipas mjekes onkologe u konsiderua rast urgjent dhe kishte nevojë të menjëhershme për trajtim.

Megjithatë, sistemi elektronik i spitalit vendosi që konsultën me kirurgun pacientja ta kishte më 11 qershor, duke injoruar urgjencën reale të rastit.

Në një postim të tij, Stafa kritikoi ashpër mungesën e përgjegjësisë dhe ndjeshmërisë njerëzore nga drejtuesit e sistemit, duke thënë se vonesat po shkaktojnë vrasje me vonesë dhe se këta drejtues duhet të mbajnë përgjegjësi për jetën e pacientëve.

Pjesë nga statusi i Osman Stafës:

“Krimi që ndodh në Spitalin Onkologjik është më i rëndë se çdo akt tjetër që ndodh në këtë vend. Nuk është më vetëm papërgjegjshmëri, është vrasje me vonesë.
Një grua rreth 60 vjeç, e vlerësuar si rast urgjent me kancer, duhet të kishte nisur trajtimin pa vonesë. Por sistemi nxori datën 11 qershor për konsultën me kirurgun, duke mos marrë parasysh urgjencën.
A keni ndjeshmëri njerëzore? Çfarë po bëni ju që drejtoni këtë sistem? Po i lini njerëzit të vdesin me radhë, si numra në një listë që s’ka fund. Po vrisni me heshtje, me pritje, me vonesë.”

The post ‘Vrasje në heshtje’, gazetari denoncon rastin tek Onkologjiku: Nuk po japin trajtime, drejtuesit të mbajnë përgjegjësi appeared first on Sot News | Lajme.

“Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë

By: Ardit
26 May 2025 at 21:34

Gazetari Osman Stafa përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka denoncuar sërish skandalet në Onkologjik, që sipas tij, krimet që ndodhin në këtëSpital, janë më të rënda se çdo akt tjetër që ndodh në këtë vend. Duke sjellë rastin e një pacienteje 60-vjeçare, e cila sipas mjekes u vlerësua si rast urgjent me kancer dhe […]

The post “Sistemi s’e nxjerr urgjencë”/ Gazetari denoncon rastin e 60-vjeçares me kancer: Është vrasje me vonesë appeared first on BoldNews.al.

Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës

8 May 2025 at 07:36

Në zyrën elektorale të Partisë Socialiste, dikur lokal bastesh sportive në katin e dytë të një servisi makinash në Rrashbull të Durrësit, një grup mbështetësish po bëjnë llogaritë e fundit mesditën e së shtunës – një javë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Origjina e tyre përfaqëson përbërjen sociale të periferisë: koordinatori i PS për […]

The post Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës appeared first on Reporter.al.

Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente

By: Ardit
31 March 2025 at 10:29

Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë sot në lidhje me spitalin e Onkologjikut. Sipas tij, mjekët e këtij spitali, telefonojnë pacientët që mos paraqiten për mjekim për shkak të mungesës së medikamenteve. Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron: “Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon […]

The post Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente appeared first on BoldNews.al.

Konsumatori shqiptar në “mëshirë të fatit”, Osman Stafa ngre alarmin: Po na vrasin!

By: Oldi
29 March 2025 at 11:35

Konsumatori shqiptar ndodhet në “mëshirë të fatit”. Pas skandalit të mishit të pulës me salmonelë, gazetari Osman Stafa ka shpërthyer ndaj AKU-së i cili sipas tij, është kthyer në një institucion gjobvënës. Stafa ngre alarmin se konsumatori shqiptar po helmohet çdo ditë, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për skandalet që dalin çdo ditë kurse ministrja […]

The post Konsumatori shqiptar në “mëshirë të fatit”, Osman Stafa ngre alarmin: Po na vrasin! appeared first on BoldNews.al.

Gazetari-Ramës: Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, por kimioterapi

By: Oldi
26 March 2025 at 12:00

Gazetari Osman Stafa publikoi një tjetër mesazh rrëqethës që tregon situatën dramatike në Spitalin Onkologjik. Stafa ironizon Ramën i cili nuk kthen kokën për të parë gjendjen skandaloze të spitaleve në vend por merret me fushatë duke premtuar pasaportë europiane. “Përshëndetje z. kryeministër Edi Rama. Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, […]

The post Gazetari-Ramës: Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, por kimioterapi appeared first on BoldNews.al.

Gazetari publikon mesazhin tronditës të pacientes me sëmundjen e rëndë: Nuk e blej dot ilaçin, “po vdes”…

By: V K
25 March 2025 at 14:07

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i njohur Osman Stafa, ka denoncuar një rast tejet të rëndë, se si një qytetare e ka të pamundur të sigurojë medikamentin kundër kancerit, për shkak të pamundësisë ekonomike për ta blerë atë.

Gazetari Stafa ka publikuar mesazhin e një pensionisteje nga Patosi, e cila përpos sëmundjes së diabetit i është shfaqur edhe ceroza në mëlçi, dhe më pas i ka prekur organet e tjera jetësore.

“Zonja Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu lexojeni këtë mesazh”, shkruan gazetari Osman Stafa teksa publion mesazhin denoncues:

 

 

Referuar mesazhit të bërë publik, qytetarja ankohet se përveç gjendjes së rënduar për shkak të sëmundjes, nuk mundet ta sigurojë ilaçin pasi shteti nuk e ofron mundësinë e rimbursimit.

Edhe pse i është drejtuar Fondit të Rimbursimit të Ilaçeve, qytetarja shkruan se as aty nuk ka gjetur zgjidhje.

Përmes këtij denoncimi dhe mesazhit të zonjës së moshuar të bërë publike, gazetari Osman Stafa, i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, që t’i japë zgjidhje rastit dhe atyre të ngjashme me to./B.news

The post Gazetari publikon mesazhin tronditës të pacientes me sëmundjen e rëndë: Nuk e blej dot ilaçin, “po vdes”… appeared first on Albeu.com.

“Po vdes!”/ Gazetari publikon mesazhin rrëqethës të pacientes me kancer: Nuk e blej dot ilaçin!

By: Oldi
25 March 2025 at 13:10

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një rast tejet të rëndë, se si një qytetare e ka të pamundur të sigurojë medikamentin kundër kancerit, për shkak të pamundësisë ekonomike për ta blerë atë. Një një postim në rrjetet sociale, gazetari Stafa ka publikuar mesazhin e një pensionisteje nga Patosi, e cila përpos sëmundjes së diabetit i […]

The post “Po vdes!”/ Gazetari publikon mesazhin rrëqethës të pacientes me kancer: Nuk e blej dot ilaçin! appeared first on BoldNews.al.

Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët

By: Ela
28 February 2025 at 13:59

Në orën nëntë të darkës në mesin e dhjetorit 2024, Armela, 30 vjeç nga Kamza ndjeu papritur dhimbje të forta barku dhe dyshimet për apandesit e nisën atë me urgjencë drejt spitalit. “Dyshova menjëherë për apandesit për shkak se kur përplasja thembrat në tokë, kisha dhimbje të forta,” tha Armela për BIRN. Nga Kamza ku […]

The post Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Osman Stafa: QSUT ngel pa ilaçe! Si po tallen Rama-Koçiu me fëmijën e sëmurë

By: Oldi
27 February 2025 at 11:58

Gazetari Osman Stafa vijon të denoncojë mungesën skandaloze të medikamenteve në spitalin dhe farmacinë e QSUT-së. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Stafa thekson se një vajzë 10-vjeçare që vuan nga “artriti reumatoid juvenil” prej 25 ditësh nuk merr medikamente të nevojshme. Stafa shkruan se ajo gjilpërë duhet të merret 4 herë në muaj, ndërkohë […]

The post Skandali/ Osman Stafa: QSUT ngel pa ilaçe! Si po tallen Rama-Koçiu me fëmijën e sëmurë appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi: Në Onkologjik nuk bëhen rreze, pajisja u prish sërish sot

17 February 2025 at 15:15

Skandalet vijojnë gjithnjë e të shtohen në spitalin Onkologjik në QSUNT ku trajtohen pacientët me sëmundje tumoriale. Pavarësisht denoncimeve të shumta, nuk ka asnjë reflektim nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët janë të fokusuar vetëm tek propaganda dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve. Ditën e sotme, gazetari Osman Stafa ka denoncuar se “Akserelator Linear […]

The post Denoncimi: Në Onkologjik nuk bëhen rreze, pajisja u prish sërish sot appeared first on BoldNews.al.

Kriminale/ 2-vjeçari mbetet pa kimio, mungon ilaçi te Onkologjiku

By: user 4
24 December 2024 at 14:30

Kriminale mund të konsiderohet ajo që po ndodh me mungesën e kimioterapisë për të sëmurët me kancer në spitalin e Onkologjikut.

Së fundmi gazetari Osman Stafa ka publikuar rastin e vogëlushit 2 vjeçar të diagnostifikuar me tumor dhe prej 10 ditësh është pa asnjë lloj trajtimi.

2 vjeçari mbahet në spital pa asnjë lloj trajtimi ndërkohë që ka nevojë për medikamentin “ACTINOMYCIN D” që ashtu si shumë medikamente të tjera mungojnë në këtë spital.

“Po të gjendet ilaçi, e lufton 75% të sëmundjes që ka fëmija. Kur nuk gjendet ilaçi, mjekohet me një tjetër por ulet mundësia e shërimit. Unë si nënë ndihem shumë e zhgënjyer prej shtetit tonë sepse as këtë medikament nuk e siguron për fëmijën, atëherë si të rrimë ne këtu?”- u shpreh nëna e vogëlushit.

Ajo i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Rama dhe ministres Albana Koçiu që të ndërhyjnë për të siguriar ilaçet themelore për mbijetesë.

Postimi i plotë i Osman Stafës:

ËSHTË VETËM 2 VJEÇ VUAN NGA KANCERI!

ÇFARË FAJI KA KY VOGËLUSH QË NUK KA KIMIO NË SPITAL?

ÇFARË MËKATI KA BËRË KY DJALË QË SHTETI SHQIPTAR, MINISTRIA E SHËNDETËSISË, NUK I MUNDËSON KIMIOTERAPINË?

DUHET TË KISHTE NISUR TRAJTIMI I TIJ ME KIMIO.

DJALI PO HUMBET KOHË TË VYER, PËR TË LUFTUAR PËR SHANSET E TIJ.

PREJ GATI 10 DITËSH, ËSHTË PA TRAJTIM.

MBAHET ATY NË SPITAL, PA DITUR ÇDO BËHET ME TË. KA NEVOJË PËR MEDIKAMENTIN “ACTINOMYCIN D”.

A NUK ËSHTË KJO KRIMINALE?

A NUK ËSHTË VEPËR PENALE?

Ministre e Shëndetësisë Albana Koçiu shko takoje djalin, e ke tek Pediatria Onkologjike, shko thuaji nënës së djalit se kur do të vijë ilaçi.

Kryeministri Edi Rama, kërkojini mikes suaj, Kryeministres Italiane, t’u bëj një nder e t’u japë mjekimin për këtë djalë, se Italia e ka. Është urgjent rasti i këtij djali. Kërkoni informacion, se mjekët e dinë sesa e fortë është sëmundja që po përballet ky fëmijë.

p.s Ju lutem, kush i njeh, tua nisin këtë post Prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj,

Gjyqtarit të Shkallës së Parë, Albert Meça, si dhe Gjyqtarit të Apelit, Dritan Hasani.

Ja pasojat e vendimeve tuaja.

Po të hetohej, dhe të viheshin përpara përgjegjësisë përgjegjësit, kjo situatë s’do ishte e tillë më.

Ky është një ndër rastet e shumta të denoncuara kur mungojnë ilaçe thelbësore për të mbajtur në jetë njerëzit e sëmurë me tumor.

Pavarësisht denoncimeve, duket se ende nuk ka ndërhyrje konkrete për të siguruar ilaçet që shpëtojnë jetë.

The post Kriminale/ 2-vjeçari mbetet pa kimio, mungon ilaçi te Onkologjiku appeared first on Lapsi.al.

SKANDALI/ Ilaçet kimio mungojnë në QSUT, shiten kontrabandë para Onkologjikut

4 December 2024 at 20:34

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal me repartin e Onkologjisë në QSUNT, teksa këtë herë bëhet fjalë për shitjen kontrabandë të ilaçeve kimio. Sipas gazetarit Stafa, këto ilaçe mungojnë tek Onkologjiku dhe shiten kontrabandë nga farmacitë rreth QSUNT-së. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se posedon edhe prova me biseda për […]

The post SKANDALI/ Ilaçet kimio mungojnë në QSUT, shiten kontrabandë para Onkologjikut appeared first on BoldNews.al.

❌
❌