Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

20 July 2025 at 19:47

Presidenti amerikan Donald Trump është diagnostikuar me një gjendje të njohur si insuficiencë venoze kronike, një sëmundje e zakonshme tek të moshuarit që shkakton grumbullim gjaku në vena, kryesisht në këmbë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti 79-vjeçar iu nënshtrua një kontrolli mjekësor pasi vuri re “enjtje të lehtë” në pjesën e poshtme të këmbëve. Mjekët konfirmuan diagnozën, […]

The post Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze appeared first on BoldNews.al.

U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd

3 May 2025 at 16:50

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd. Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.

Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.

Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Presidencës serbe ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.

Vizita e Vuçiçit në SHBA u zhvillua disa ditë para se ai të marrë pjesë në Ditën e Fitores në Moskë më 9 maj. Kjo vizitë e tij në Rusi është kritikuar nga Bashkimi Evropian. Serbia, që ka raporte të mira me Rusinë, deri më tani nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Bashkimi Evropian disa herë i ka bërë thirrje Serbisë, shtet që synon të antarësohet në bllok, që të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit./REL

The post U sëmur gjatë vizitës në SHBA dhe u kthye në Serbi, Vuçiç shtrohet në spitalin ushtarak në Beograd appeared first on Sot News | Lajme.

“Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

19 March 2025 at 08:01

Ishemitë cerebrale janë shkaktari i dytë më i madh i vdekjeve në Shqipëri, por sistemi publik shëndetësor nuk garanton ndërhyrjet jetëshpëtuese, duke i detyruar pacientët dhe familjarët e tyre që të paguajnë nga xhepi mijëra euro në një spital privat për të mbijetuar. Kur motra e tij pësoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u […]

The post “Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru appeared first on BoldNews.al.

Papa Françesku mesazh falenderimi nga spitali, “bekon” ata që i qëndruan pranë të sëmurëve

9 March 2025 at 17:28

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut sa vjen dhe po përmirësohet. Ati i Shenjtë, ka ndarë një mesazh nga spitali në të cilin është shtruar, duke shprehur falenderime për stafin mjekësor si dhe të gjithë ata që treguan ndjeshmëri ndaj të sëmurëve duke iu gjendur pranë, teksa po vijon shërimin e tij nga pneumonia. Pasi ka qëndruar për […]

The post Papa Françesku mesazh falenderimi nga spitali, “bekon” ata që i qëndruan pranë të sëmurëve appeared first on BoldNews.al.

Papa Françesku: Disa u lutën që të vdisja, por pronari ynë më la këtu

By: D Marku
20 February 2025 at 11:08

Zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi këtë mëngjes se “Papa Françesku kaloi një natë të qetë dhe hëngri mëngjes i ulur në kolltukun e dhomës së tij“, në poliklinikën katolike në Romë “Agostino Gemelli”.

Siç u zbulua gjithashtu, vizita e djeshme e kryeministrit italian Giorgia Meloni tek Papa zgjati afërsisht njëzet minuta. Sipas gazetës Corriere della Sera, Françesku, gjatë bisedës së tyre, dyshohet se i tha Melonit: “disa u lutën që unë të vdisja, por pronari ynë më la këtu”.

Pasditen e sotme pritet të dalë një njoftim i ri në lidhje me shëndetin e papës.

The post Papa Françesku: Disa u lutën që të vdisja, por pronari ynë më la këtu appeared first on Albeu.com.

Të sëmurë dhe pa shtëpi, familja nga Elbasani jeton në skamje

By: Mirgen
16 December 2024 at 21:38

Skamja dhe mjerimi e ka prekur deri në palcë familjen Karamuça në Elbasan. Kjo familje jeton prej vitesh me problemet shëndetësore të kryefamiljarit dhe djalit 13 vjeç, e sikur të mos mjaftonte kjo, një zjarr para 10 ditësh i shkrumboi edhe banesën. Dhimbje, lot e gjithçka të shkrumbuar gjejmë teksa takojmë kryefamiljarët, të cilët s’kanë […]

The post Të sëmurë dhe pa shtëpi, familja nga Elbasani jeton në skamje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌