Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rriten lehtë kreditë e këqija/ Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme

10 July 2025 at 16:41

ëstet e kredive nuk po paguhen në kohë nga qytetarët dhe bizneset. Pas një rënie të vazhdueshme, muaj maj regjistroi një stopim të tkurrjes së kredive me probleme. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në muajin maj 4.12% e totalit të kredive të dhëna ishte me probleme, nga 4% që ishte në muajin prill. Shtimi i kostove të jetesës ndikuar prej çmimeve të larta, duket se po ul mundësitë financiare për të shlyer në kohë kreditë e marra. Pavarësisht kësaj rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar huatë me probleme janë në rënie me gati 1%.

E përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 362 milionë euro kredi me probleme, vlerë kjo e rritur gjatë këtij viti, pasi në janar ishin vetëm 346 milionë euro kredi të këqija. Kjo rritje në vlerë ndikohet edhe nga shtimi i kreditimit sipas bankës qendrore, pasi në fillim të vitit totali i kredisë ishte 8.4 miliardë euro, ndërsa në fund të muajit maj arriti në 8.8 miliardë euro.

Ndërsa në raport me majin e vitit 2024, huaja e keqe është në rënie me 15 milionë euro, pasi vjet në të njëjtin muaj kredia me probleme përllogaritej në 376 milionë euro. Ndikim në këtë reduktim të këtyre kredive të pashlyera në kohë në raport me vitet e kaluara kanë dhënë ulja e interesave, si rezultat i uljes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.

Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.

The post Rriten lehtë kreditë e këqija/ Raporti i BSH: Në bilancet e bankave janë 362 mln euro kredi me probleme appeared first on Sot News | Lajme.

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

By: V K
7 July 2025 at 10:17

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit,  pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë, si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.

Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri, kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë, duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend.

Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute, duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

Skyweb.al, mësoi se disa nga gratë nuk ishn në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë, konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë, si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi, si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania, deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara, përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.

Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se; “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 23 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se; “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

Skyweb.al, komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare,  duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al, është në kontakt me Policinë e Shtetit, viktima të mashtrimit, si edhe aktorë të tjerë të sektorit në fjalë për të vijuar zbardhjen e këtij rasti problematik./skyweb.al

The post Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i Berishës: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

By: V K
4 July 2025 at 12:52

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se situata me kompanitë e mikrokredisë në Shqipëri, ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe po kthehet në një tragjedi sociale.

Berisha ndan një denoncim të ardhur nga një qytetar nga Puka, i cili përshkruan në mënyrë rrëqethëse pasojat e përballjes me dy prej këtyre kompanive ‘Iute Kredit’ dhe ‘Kredo.al’.

Sipas qytetarit, këto kompani i kanë dhënë kredi pa asnjë kriter ligjor, për ta futur më pas në një spiral përmbarimi, presionesh psikologjike dhe shkatërrimi ekonomik.

Berisha deklaron se qeveria hesht përballë skandalit të mikrokredive që po bëhen shkak shqetësues për vetëvrasjet.

Reagimi i plotë nga Sali Berisha:

“E dërgojnë drejt fatalitetit!

Dënoj me forcën më të madhe indiferencën e narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit për mikrokreditë!

Përshëndetje Doktor Berisha. Jam një qytetar nga qyteti i Pukës dhe dua të bëj një ankesë, për 2 filiale mikrokredi, Iute Kredit dhe Kredo.al. Kam marrë tek këto kredi dhe ma morën shpirtin. Kam marrë 3.5 milion të vjetra tek njëra, si ka mundësi që japin dhe pa sigurime, pa marrëdhënie pune dhe pastaj vendosin lakun në fyt. Më kanë mbytur, sakatuar, me letra përmbarimi, me çdo gjë – vetëm banka nuk janë këto. Këto janë lekë me fajde. Më shkatërruan totalisht. A ka mundësi ta bësh një shkrim, një ankesë apo diçka, verifiko dhe shiko se na shkatërruan me presione kompanitë përmbaruese, po më çojnë drejt vetëvrasjes. Çfarë janë këto filiale, që mirë që me mua merren, por telefonojnë familjarët, vëllezër, motra, grua, nënën, babanë. Unë jam ndarë me familjen që 10 vite. Të lutem bëj diçka sepse nuk jam i pari – na shkatërruan fare. A i vra para SPAK-ut burri i huaj? Bëri vetëvrasje sepse e shkatërruan këto banka.

Kam marrë 2.5 milion dhe e kam lënë 35 ditë pa paguar këstin e parë dhe më ka shkuar kredia totale 5.2 milion, dhe ma kanë kaluar me studio ligjore. Studio ligjore fut dhe 30 përqind të principalit të mbetur që do me thënë miliona lekë pa fund.

Më kanë shkatërruar, po më çojnë drejt vetëvrasjes”.

The post Denoncimi i Berishës: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht appeared first on Albeu.com.

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

By: M C
29 June 2025 at 23:33

Në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës vendosi të veprojë për aferën e mikrokredive duke sekuestruar dy kompanitë në qendër të skandalit.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Microcredit Albania dhe Final kaluan nën administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Por skandali i mikrokredive tashmë është shndërruar në kaosin e mikrokredive. Dokumentat zyrtarë tregojnë se në më pak se 1 vit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka ndryshuar 4 administratorë për secilën kompani. Sipas dokumentave, fillimisht Risena Xhaja emëroi si adminsitratore Dorina Janon.

Një muaj më vonë zonja Jano u shkarkua duke u zëvendësuar nga Indrit Karaj. Ky i fundit, qendroi deri në janar në këtë detyrë duke u zëvendësuar me Nikolin Ballin. Ndërsa dy javë më parë edhe Nikolin Balli u shkarkua për t’ia lënë vendin Ismet Goranit.

Tashmë Ismet Gorani është administratori që administron të dy shoqëritë, si Final ashtu dhe MCA. Por fakti që çdo administrator qëndron më pak se 3 muaj në detyrë, ngre pikëpyetje të mëdha, se si po administrohen dy kompanitë në qendër të skandalit të mikrokredive nga shteti.

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara është një institucion me kapacitete dhe staf modest. Por për shkak të rritjes së sekuestrove nga SPAK, tashmë kjo agjenci duhet të menaxhojë kompani inceneratorësh, kompani ndërtimi, kompani financiare e madje edhe protfol kriptomonedhash.

Në rastin e mikrokredive situata duket totalisht kaotike. Fillimisht Banka e Shqipërisë hodhi idenë që kreditë e MCA dhe Final të riktheheshin nga bankat që ishin dhënë. Por bankat nuk e pranuan duke deklaruar se këto ishin asete që ato i kishin shitur një herë.

Më tej Banka hodhi edhe idenë e caktimit të një likuidatori nga ajo që do të çonte të dy kompanitë në likujdim të kontrolluar. Por edhe ky variant u rrëzua dhe administratori iu besua agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Tashmë Agjencia është vet në situatë paligjshmëri. Kjo pasi si MCA ashtu dhe Final janë pa liçencë për të ushtruar aktivitet në mbledhjen e detyrimeve, pasi liçenca e tyre u hoq nga Banka e Shqipërisë.

Por pavarësisht kësaj, Agjencia po mbledh kreditë e qytetarëve, në një kohë që shumë nga kreditë të dhëna nga MCA dhe Final nuk janë të regjistruara në regjistrin e kredive, ndërsa dosjet përmbarimore thjesht nuk ekzistojnë.

Teksa çështja e mikrokredive tashmë ka kaluar në SPAK, kaosi vazhdon dhe mijëra qytetarë të mashtruar nuk e dinë se si do të shkojë fati i tyre.

Kjo pasi, qeveria nuk e pa të arsyeshme, që të gjente një zgjidhje ligjore, duke bërë nul të paktën kreditë e dhëna në mashtrim nga MCA dhe Final./ Kapital.al

The post Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final appeared first on Albeu.com.

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

By: Oldi
29 June 2025 at 21:17

Në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria e Tiranës vendosi të veprojë për aferën e mikrokredive duke sekuestruar dy kompanitë në qendër të skandalit. Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Microcredit Albania dhe Final kaluan nën administrim të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara. Por skandali i mikrokredive tashmë […]

The post Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final appeared first on BoldNews.al.

U tha se janë bllokuar kreditë për bizneset, Nurboja: Rritja është dyshifrore, deklaratat e pabazuara nuk i shërbejnë askujt

18 June 2025 at 09:30

Ditë më parë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka folur lidhur me atë se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore kanë bllokuar kreditë për bizneset, ndonëse siç ka thënë një informacion i tillë nuk e ka të konfirmuar zyrtarisht.

Lidhur me këtë deklaratë të Shahinit ka reaguar kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja.

Ai ka thënë se rritja e kreditimit zakonisht pasqyron perceptimin që ka tregu mbi të ardhmen ekonomike të vendit.

“Për t’i dhënë fund spekulimeve të z. Agim Shahini nga Aleanca për Biznes, po ndaj trendin e kredidhënies. Siç shihet nga grafiku, rritja është dyshifrore dhe tregon besim të qëndrueshëm në ekonomi.

Deklaratat e pabazuara nuk i shërbejnë askujt, veçanërisht jo bizneseve. Banka Qendrore e Kosovës është institucion transparent dhe publikon të gjitha të dhënat në faqen zyrtare – informohuni në burime zyrtare”, ka shkruar Nurboja në Facebook.

Ndryshe, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit në një intervistë për Periskopin, foli për shqetësimin e ngritur se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Qendrore kanë bllokuar kreditë për bizneset.

Shahini u shpreh se aktualisht ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht, por që bizneset kanë ngritur shqetësimin.

”Nuk kemi ende informacion të saktë për një veprim të tillë. Nëse është e vërtetë, atëherë impaktet do të jenë shumë të rënda për ekonominë dhe për ekzistimin e bizneseve sepse asnjë biznes nuk mund të rritet, zhvillohet pa mbështetje financiare bankare, andaj dua që kjo të mos jetë e vërtetë.

Por, kur rrjedhin informacionet, për fat të keq gjithmonë dalin të vërteta. Ende e kemi në kuadër si informacion, bizneset janë të shqetësuara, janë duke pyetur për një veprim të tillë por ende s’kemi përgjigje nga bankat që kjo është e vërtetë”, tha Shahini. /Telegrafi/

 

The post U tha se janë bllokuar kreditë për bizneset, Nurboja: Rritja është dyshifrore, deklaratat e pabazuara nuk i shërbejnë askujt appeared first on Telegrafi.

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

By: Ela
16 June 2025 at 13:28

Dosja e mikrokredive vazhdon të jetë e hapur në SPAK! ‘Dëshmi’ për këtë ishte dhe marrja në pyetje e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili u thirr nga hetuesit e çështjes. Por duket se nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi që do të duhet të japë llogari për dëmin […]

The post Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje appeared first on BoldNews.al.

Bizneset dhe qytetarët morën 100 mld lekë kredi për një vit, rritje 13% në prill

By: fra nc
29 May 2025 at 14:56

Bankat kanë një portofol kredie me vlerë 872 mld lekë. Shifra tregon për interes të shtuar të biznesit dhe qytetarëve për të investuar përmes huas bankare.

Kredia e përgjithshme, e cila është marrë në bankat tregtare në Shqipëri ka arritur në fund të muajit prill vlerën 872 miliardë lekë.

Në krahasim me prillin e kaluar, vihet re një rritje 13%, çka tregon se individët dhe bizneset përveç interesit për të investuar, kanë rritur besimin për sektorin financiar.

Me të dhënat që raporton Banka Qendrore, rezulton se për një muaj kredia është rritur 5.5 miliardë lekë, dhe për një vit 101 miliardë lekë.

Për krahasim, zgjerimi  i atribuohet kryesisht kreditimit për biznesit, i cili ka kërkuar 54 mld lekë përgjatë një viti.

Po ashtu, kredia në valutë ka shënuar rritje 18%, e cila ka dominuar mbi kredinë në lekë që është zgjeruar 7%.

Rritja e kreditimit në prill është sinjal i mirë për ekonominë dhe sistemin bankar. Ajo tregon një sistem financiar aktiv dhe që mbështet rritjen ekonomike. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me kujdes dhe politika të qëndrueshme për të ruajtur cilësinë e borxhit.

The post Bizneset dhe qytetarët morën 100 mld lekë kredi për një vit, rritje 13% në prill appeared first on Euronews Albania.

BSH: Kreditë me probleme, në minimum historik

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur sot se raporti i kredive me probleme zbriti në muajin mars 2025, në nivelin 4%, nga 4,2% që ishte një muaj më parë.

Sipas BSH-së, ky është niveli më i ulët në 10 vitet e fundit, ku niveli i kredisë me probleme zbriti në 4% nga 25% që arriti maksimalisht në muajin shtator 2014.

Ndikim pozitiv në pagimin në kohë të kësteve të kredive ka dhënë ulja e normave të interesit për të gjitha kreditë si në valutë, ashtu edhe në monedhën kombëtare.

Gjithashtu edhe ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave ka ndikuar pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.

Nga ana tjetër, vlerëson BSH-ja, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.

/r.e/j.p/

The post BSH: Kreditë me probleme, në minimum historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendoset tavan për kreditë e shtëpive: 85% për banesën e parë, 80% e dyta

By: fra nc
8 May 2025 at 14:55

Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime për kredinë që mund të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Masën e bëri të ditur guvernatori Gent Sejko, i cili tregoi tavanin për banesat e para dhe të dyta.

“Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë në lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj vlera e kredisë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë. Është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.

Duke argumentuar këtë masë, Sejko tha se në raport me të ardhurat mujore, kësti i kredisë nuk do të jetë më I lartë se 40%.

“Kësti ndaj të ardhurave si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj. Ndërsa për shtëpinë e dytë raporti do të jetë kësti i kredisë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave”.

Këto ndryshime vijnë në në periudhë kur kërkesa për blerje prone në vend mbetet e lartë, ndërkohë që edhe shlyerja e kredive kryhet në kohë në 96% të rasteve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vendoset tavan për kreditë e shtëpive: 85% për banesën e parë, 80% e dyta appeared first on Euronews Albania.

Shehu: Kreditë me probleme në nivelin 4,2%, më i ulti në 15 vitet e fundit

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Drejtori i departamentit të Stabilitetit Financiar pranë Bankës së Shqipërisë, Klodion Shehu, deklaroi se, “cilësia e kredisë është përmirësuar në gjashtëmujorin e dytë 2024, duke shënuar rënie në 4,2% të kredisë me probleme, që është niveli më i ulët në 15 vitet e fundit”.

Gjatë prezantimit sot në Tiranë, të Raportit të Stabilitetit Financiar, të Bankës Qendore, Shehu theksoi se, gjithashtu edhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj rrezikut të tregut, kryesisht kursit të këmbimit dhe normave të interesit, mbetet i kontrolluar.

“Sektori bankar ka rritur, ka siguruar veprimtarinë e tij edhe më tej gjatë vitit 2024, edhe gjatë periudhës. Në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pesha e tij ka arritur në 93,2%. Është rritur në terma të periudhës, por ka rënie të lehtë në krahasim me një vit më përpara. Në përgjithësi, kontributin pozitiv në ecurinë e aktiveve të sektorit bankar, e ka dhënë rritja e kreditimit dhe investimet në letra me vlerë”, tha ai.

Sipas tij, fitimet e bankave u përmirësuan gjatë vitit 2024, kryesisht prej të ardhurve neto nga interesi në formën e komisioneve, apo të ardhurave nga përmirësimi i pozicionit në investimet ndërkombëtare.

“Ekonomia shqiptare u rrit në 4,1% në terma vjetorë, rritje kjo që është mbështetur nga konsumi i brendshëm dhe investimeve nga sektori privat”, theksoi Shehu.

Duke u ndalur në zhvillimet ndërkombëtare, Shehu vuri në dukje se lufta tregtare mund të ndikojnë në konsum dhe investime.

“Kemi zhvillime të rëndësishme në nivel ndërkombëtar, për shkak të situatës gjeopolitike dhe luftës tregtare, dhe për këtë arsye mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati i këtij zhvillimi që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare, por sidoqoftë në rast se ai shoqërohet me rritje të pasigurisë, ka shumë mundësi që të ketë rritje të normave të interesit, rritje të presioneve inflacioniste dhe kjo të ndikojë në terma të konsumit dhe të investimeve në përgjithësi, dhe sigurisht edhe ekonomia jonë mund të preket nga këto ndikime”, pohon Shehu.

/r.e/a.f/

The post Shehu: Kreditë me probleme në nivelin 4,2%, më i ulti në 15 vitet e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO lë në burg “bosin e mikrokredive”, Arben Meskutin

By: Ela
28 March 2025 at 13:54

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me skandalin e “Mikrokredive”. Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemën piramidale. Procedimi […]

The post Apeli i GJKKO lë në burg “bosin e mikrokredive”, Arben Meskutin appeared first on BoldNews.al.

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

11 March 2025 at 14:29

Banka Qendrore e Kosovës përmes një raporti ka publikuar të dhënat që lidhen me të hyrat dhe shpenzimet e bankave në Kosovë.

Sipas raportit, gjatë 2024, të hyrat e përgjithshme të bankave komerciale vitin e kaluar kanë shkuar në 503.3 milionë euro, përderisa fitimi neto ka qenë 182.1 milionë euro.

Të hyrat e bankave janë siguruar nga kamatat dhe shërbimet bankare.

Në raportin e BQK-së tutje bëhet e ditur se gjatë vitit 2024 norma mesatare e interesit ka shkuar në 5.9 për qind, ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita 3.4 për qind.

Sipas këtij raporti, numri i bankave është 11, prej të cilave me pronësi të huaj janë 8.

BQK ka paraqitur të dhënat edhe për institucionet mikrofinanciare dhe ato financiare jobankare.

Ndërkaq, javë më parë GAP ka prezantuar një grafikë ku ka treguar se fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë në vitin 2024 ishte 182 milionë euro, apo rreth 17% më i lartë krahasuar me vitin 2023.

Gjersa thuajse një dekadë më pas, në vitin 2015 fitimi neto i këtij sektori ishte 95 milionë euro.

Në vitin 2016 ishte 76 milionë, në 2017 fitimi neto ishte 85 milionë euro, në vitin 2018 fitimi neto i bankave ka shkuar në 88 milionë.

Fitimi neto i bankave përgjatë viteve ka shkuar vetëm duke u rritur, me përjashtim të 2019 dhe 2020.

Në vitin 2019 bankat kanë fituar 86 milionë dhe në vitin 2020 fitimi ishte 80 milionë.

Në vitin 2021 fitimet e bankave kanë shkuar në 118 milionë, 140 milionë euro në vitin 2022 dhe 155 milionë euro në 2023.

Shifra rekorde bankat fituar në vitin 2024, ky fitimi neto ka qenë 182.1 milionë euro. /Telegrafi/

 

 

 

The post Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve appeared first on Telegrafi.

Skandali i mikrokredive/ Si u ‘investuan’ te BKT paratë e kredive të këqija (Dokumenti)

By: Ela
5 February 2025 at 22:29

Prokuroria e Tiranës u ka sekuestruar “grupit të kredive të këqija” shumën prej 10 milionë eurosh. Sipas një dokumenti të siguruar nga “weblajm”, paratë që personat e marrë si të pandehur kanë fituar nga kreditë e këqija, i kanë investuar në banka si llogari investimi ose obligacione thesari. Siç duket edhe nga të dhënat e […]

The post Skandali i mikrokredive/ Si u ‘investuan’ te BKT paratë e kredive të këqija (Dokumenti) appeared first on BoldNews.al.

Si funksiononte skema/ Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në qeli pronarin e disa shoqërive që ngritën “skemën piramidale”

By: V K
5 February 2025 at 11:37

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Meskuti mbahet në qelinë e paraburgimit, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes mikrokredive. Ky i fundit, është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Skema e mashtrimit

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën.

Skema e mashtrimit të qytetarëve nga subjekti financiar MCA dhe Final, po konsiderohet e njëjti si në rastin e firmave piramidale. Dy kompanitë kishin në total 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre ishin në sekuestro preventive.

The post Si funksiononte skema/ Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në qeli pronarin e disa shoqërive që ngritën “skemën piramidale” appeared first on Albeu.com.

Strehimi në Tiranë, si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

3 February 2025 at 09:12
BESARTA BASHA/ E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të madh të banorëve për metër katror, por edhe numrin më të madh të familjeve që nuk kanë një strehë të tyren në pronësi. Përballë kësaj situate, janë ngritur mekanizmat për

Pas skandalit me mikrokreditë, një nismë ligjore depozitohet në Kuvend

By: Ardit
19 January 2025 at 12:12

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës i delegoi SPAK-ut dosjen e asaj që e konsideroi organizata kriminale për krijimin e skemave mashtruese me mikrokreditë, e cila akuzohet se ka zhvatur mbi 17 mijë qytetarë shqiptarë që prej vitit 2015. Sipas hetimit, grupi i mësipërm akuzohet se ka zhvatur të paktën 36.8 milionë euro dhe […]

The post Pas skandalit me mikrokreditë, një nismë ligjore depozitohet në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Ulja e interesave për mikrokreditë, Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet

14 January 2025 at 20:22

Banka e Shqipërisë kërkon të ulë sërish interesat e mikrokredive.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka propozuar disa ndryshime në rregulloren që përcakton tavanet e interesave që mund të aplikojnë bankat dhe institucionet e tjera financiare në kreditë konsumatore. Deri më sot, ky limit llogaritej si mesatare e thjeshtë e interesave të aplikuara përgjatë 6 muajve të fundit, duke i shtuar edhe 1/3. Tanimë kjo shtesë bie, në përpjekje për të reduktuar më tej koston e huave të dhëna nga mikrofinancat.

Kursimi do të ndihet tek qytetarët si për këstet e kredive, ashtu edhe për shumën totale që do t’u duhet t’i kthejnë kredidhënësve. Tavani i interesave nisi të zbatohej në vitin 2022, si një mjet për të ulur abuzimet nga mikrokreditë. Nisma uli fillimisht interesat maksimalë nga 171% para 3 vitesh në 95% sot, por zbritja ka qenë vazhdimisht e më pak e prekshme, për shkak të formulës.

The post Ulja e interesave për mikrokreditë, Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet appeared first on Sot News | Lajme.

Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira”

9 January 2025 at 09:21

Që nga fillimi i muajit janar, ka hyrë në fuqi rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Rregullorja në fjalë ka vendosur për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka. Një […]

The post Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira” appeared first on BoldNews.al.

PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Partia Demokratike në nisje të këtij viti ka bërë një propozim ligjor për të adresuar çështjen e mikrokredive.

Ka qenë deputetja Jorida Tabaku e cila ka bërë prezantimin e nismës ligjore nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, ku ka theksuar urgjencën për të mbrojtur konsumatorët dhe pronat e tyre nga abuzimet në sektorin e mikrokredive dhe bankar.

“Viti 2024 do mbahet mend nga të gjithë dhe për skandalin e mikrokredive. Mijëra konsumatorë të kredive të vogla, të kredive që merren shpejt, fatkeqësisht u ndodhën përpara një skeme piramidale, një skeme korruptive që i detyroi ato të vendosin në rrezik dhe pronën e tyre. Fatkeqësisht pati dhe humbje jetësh”, thekson Tabaku.

“Partia Demokratike i propozoi Kuvendit të Shqipërisë, ngritjen e një grupi pune për të marrë masa që kjo të evitohej në të ardhmen, që të evitohej fakti që konsumatorët të liheshin në mëshirë të fatit dhe të mos kishte mbrojtje për kreditë e tyre, të mos rrezikohej prona e tyre”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi më tej se “pritëm për thuajse 6 muaj dhe kur kjo nuk ndodhi kemi arritur që të përafrojmë të gjithë rregulloren e Bashkimit Europian për ta përshtatur atë me legjislacionin shqiptar”.

Tabaku nënvizon se propozimi për mbrojtjen e konsumatorit në sektorin bankar bëhet për të pasur standarde më të mira për të mbrojtur konsumatorët, për t’i siguruar atyre informacion, por edhe për t’i siguruar atyre mbrojtjen e pronës së tyre.

Sipas deputetes, mijëra qytetarë shqiptarë u përballën me një skemë korruptive që vuri në rrezik pronën e tyre dhe i detyroi të përballonin situata të vështira financiare.

“1700 prona u sekuestruan dhe pothuajse 100 mijë qytetarë u përfshinë në një skemë të paparë korruptive, që la shumë familje në mëshirë të fatit, ” deklaroi Tabaku.

Sipas PD-së, propozimi përfshin masa konkrete për të siguruar: Informim të plotë dhe të qartë për konsumatorët në lidhje me kushtet e kredive; Mbrojtjen e pronës dhe të ardhurave të konsumatorëve nga abuzimet; Forcimin e mbikëqyrjes dhe standardeve në sektorin bankar dhe financiar.

Tabaku i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë këtë projektligj, duke e konsideruar atë një hap të domosdoshëm drejt mbrojtjes së konsumatorëve dhe ndërtimit të një sistemi financiar më të drejtë dhe më të sigurt.

/a.f/

The post PD nismë ligjore për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga abuzimi me mikrokreditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌