Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 08:55

Një banore nga Thethi, ka treguar ftesën që ka marrë nga vetë Rama për të ndërtuar bujtina në Theth.

Ajo tregon se vetë kryeministri, i ka kërkuar asaj që të mbledhë fëmijët në Shqipëri e të investojnë këtu.

Ndërkohë që në fund tregon se ka mbetur e habitur në momentin që i kanë prishur shtëpizat që ka ngritur, për shkak se lejen për to e kishte marrë nga vetë Rama.

Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth. Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama.

Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhurn, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës. Vetë shteti na ka thënë ndërtoni e jetoni, ku është shpresa e të rinjve sot, ku është Edi Rama. Kam marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana e kam sjellë në Theth, dhe i kam dhënë votën Edi Ramës, m`u thafshin 2 duart që e kam futur atë votë në atë vend. Si më ja dhënë votën atij, shiko çfarë më bëri, edhe 3 shtëpi të tjera më ka prishur djalit tjetër atje lart. 4 shtëpi më kanë prishur”, shprehet banorja.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth, ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

 

The post Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“U rrethova nga policët dhe truprojat”, flet gruaja që nuk e lanë të takonte Ramën

By: user 5
7 July 2025 at 19:16

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme takime në bashkinë e Vlorës, ndërsa më pas doli për inspektime në terren. Pas daljes nga ambientet e bashkisë, në një moment një e moshuar ka kërkuar që të takojë vetë kryeministrin dhe u filmua teksa përpiqej të shkonte pas Ramës duke e thërritur këtë të fundit në emër me zë të lartë.

Pamjet e saj u bënë virale në rrjet, ndërsa 82-vjeçarja, Katina Thanasi ka treguar në një intervistë për Euronews Albania së përse këmbënguli të takonte kryeministrin. Thanasi ka treguar teksa provoi t’i afrohej Ramës, u shty nga një efektive dhe nga truprojat e kreut të qeverisë. Pasi Rama ndaloi dhe e pyeti se “çfarë kishte që bërtiste”, Katina tha se ajo i shpjegoi problemin e kanalit pranë banesës së saj, i cili duhej pastruar.

“Jam Katina Thanasi, jam 82 vjeçare. Doli Rama, unë isha atje, më rrethuan policët se s’donin të më linin të takoja Ramën. Unë i thashë do ta takoj. Shty ata policët, shty unë dhe ata duke më shtyrë mua. Përplasja me ta ishte e vështirë. Më thanë do të arrestojmë. I thashë: ‘S’më arrestoni dot, se s’kam bërë ndonjë gjë. Nuk kam vjedhur, s’kam bërë ndonjë gjë.’ Ishte një police vajzë dhe pesë të tjerë. Shty ata mua, shty unë ata. Rama ikte poshtë, i thashë: ‘Rama, mos ik se të dua! Mos ik se të dua për kokë të djalit’, kështu i thashë. Këta më shtynin mua, Rama qëndroi aty në anë. Policët më mbanin, ndërsa unë i shtyva. Rama më tha mua: ‘Pse bërtet?’ I thashë: ‘Po bërtas për këta’. I thashë Ramës, ky kryetari i bashkisë që rrin me ty… Kam dy vjet e gjysmë që i them për pastrimin e kanalit dhe të tokës dhe ky nuk vjen. Kam shqetësim që të më pastrohet kanali dhe toka.” – tregoi ajo.

Ndërkohë e pyetur nesë pas bisedës së shkëmbyer me kreun e qeverisë, ka shprësë që do t’i zgjidhet problemi, ajo u shpreh se pret që të shohë veprimë konkrete, ose do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje.

“Të them të drejtën, për kokë të djalit të vetëm, nuk është se kam shpresë se do më zgjidhet problemi për kokë të djalit, sepse këta të gënjejnë, të keqen nëna. Megjithatë pasi kam biseduar me Ramën, erdhen dy djem, i thanë këtij që ka tokën: ‘A të futemi dot te toka jote të pastrojmë?’ Ai i tha: ‘Futuni’, por ata s’janë futur akoma me prentendimin që nuk lejohet të futesh te toka e dikujt tjetër,” – thotë 82-vjeçarja.

Katina thotë se këtë problem më parë ia kishte parashtruar kryetarit të bashkisë dhe për gati dy vjet e gjysmë nuk ishte marrë asnjë masë

“Unë kam vajtur te kryetari, e takova dhe më krehu dorën kështu. Problemi kanalit të madh… Hedhin qen të ngordhur, mushkonjat të hanë se vijnë prej kanalit. S’kanë vënë një kazan të hedhin mbeturinat, mileti. Atë i thashë: ‘Vini një kazan se njerëzit janë të papërgjegjshëm. Shqiptarët i hedhin në kanal, po s’po vënë dorë.’ Unë e takova Ramën, po merakun s’e kam hequr akoma sa të pastrohet kanali. Merakun do ta çoj deri në fund. Nëse nuk vijnë këtu, më kanë atje nesër. Për kokë të djalit, që në mëngjes, në orën 8–9 jam atje, nëse nuk do vijnë,” – u shpreh 82-vjeçarja./ Euronews Albania

The post “U rrethova nga policët dhe truprojat”, flet gruaja që nuk e lanë të takonte Ramën appeared first on Lapsi.al.

Prokuroria e Shkodrës reagon ndaj deklaratave të Ramës për objektet në Theth

By: Besnik
7 July 2025 at 17:21

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi prokuroren Elsa Gjeli për refuzimin e hapjes së një çështjeje penale ndaj një biznesmeni.

Policia e Shtetit kishte bërë denoncim për ndërtimin pa leje të një kompleksi turistik në Theth ndërsa Rama i kërkoi ministrisë së Drejtësisë bërjen e një kërkese në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e kësaj prokuroreje.

Por sipas Prokurorisë së Shkodrës, vendimi i prokurores Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç, të Kodit të Procedurës Penale, që parashikon: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

“Nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuara nga Policia e Shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal”, njofton Prokuroria e Shkodrës.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria thekson se çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte apo indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve, të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurorët frikësohen nga vendimmarrjet e ligjshme që mund të mos përkojnë me interesat e pushteteve të tjera”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Prokuroria nënvizon se çdo shqetësim institucional duhet të adresohen përmes rrugëve ligjore të përcaktuara dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë të ushtrojnë presion mbi sistemin e drejtësisë.

Vendimi i arsyetuar i mosfillimit të hetimeve i prokurores “Gjeli” për rastin e Thethit

Reagim i plotë i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër

Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:

Vendimi i datës 30.05.2025 i prokurores zj. Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç, të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qenë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, është shprehur se kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qenë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

Vetë IMT, Bashkia Shkodër, në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore, e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale, dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet që kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.

Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale, dhe prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.

Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.

Respektimi i ndarjes së pushteteve është themel i funksionimit të shtetit demokratik dhe ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të institucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të perceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.

Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

The post Prokuroria e Shkodrës reagon ndaj deklaratave të Ramës për objektet në Theth appeared first on Euronews Albania.

“Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën

30 June 2025 at 22:31

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.

Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.

“Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë  gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike. Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk in kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë ë kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post “Jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës”, Bushati flet për raportet me Ramën appeared first on Euronews Albania.

Zelensky telefonon Ramën: E informova për sulmet me raketa dhe drone

26 May 2025 at 17:11

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka telefonuar kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social X Zelensky ka zbardhur detaje nga biseda me kreun e qeverisë shqiptare.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkroi Zelensky në X.

I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.

I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally… pic.twitter.com/ZtseGcEjPN

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025

The post Zelensky telefonon Ramën: E informova për sulmet me raketa dhe drone appeared first on Euronews Albania.

“Diskutuam bashkëpunimin me partnerët evropianë”, Zelensky telefonon Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Europa Juglindore

By: M C
26 May 2025 at 17:08

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në X ai shprehet se e ka ftuar këtë të fundit të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dronë nga Rusia. Këto sulme tregojnë sërish se Rusia nuk ka asnjë synim për ta përfunduar luftën. Prandaj kemi nevojë për presion të mjaftueshëm për ta detyruar atë të ndalet. Llogarisim që në të ardhmen e afërt të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim.

Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë — Europa Juglindore, dhe Shqipëria do të jetë e përfaqësuar. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit tonë”, ka shkruar Zelensky.

The post “Diskutuam bashkëpunimin me partnerët evropianë”, Zelensky telefonon Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Europa Juglindore appeared first on Albeu.com.

Marrja e mandatit/ Raportet me Ramën dhe pritshmëritë e qeverisë së re, flet Fatmir Xhafaj: Ja apeli për drejtësinë e re

By: V K
26 May 2025 at 11:23

Deputeti socialist z. Fatmir Xhafaj, dy herë fitues në listën e hapur të Tiranës (2021 dhe 2025), përmes një interviste ekskluzive për gazetën “Panorama”, bën një analizë post-zgjedhore mbi modelin dhe sfidat e garës në këto zgjedhje.

Z.Xhafaj flet për pritshmëritë dhe prioritetet në mandatin e katërt, opozitën, raportet e tij me Kryeministrin Rama dhe keqardhjen për mungesën e disa kolegëve në mandatin e ri.

Z.Xhafaj, më 11 maj ju zhvilluat dy beteja njëherësh, atë për nr.5 dhe atë personale si pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës. Ku ishte fokusi më i madh?

Në këtë garë elektorale, natyrisht që beteja për PS-në, për fitoren e numrit 5, ishte një prioritet madhor për të gjithë ekipin tonë, sepse është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo arritje kolektive dhe kushti kryesor që e bën të suksesshëm rezultatin individual dhe që i jep vlerë çdo mandati të marrë. Gara personale në listën e hapur kërkonte një angazhim të dyfishtë: përtej përfaqësimit të forcës sonë politike në zonën përkatëse – Njësia 10, të isha i pranishëm dhe aktiv në të gjithë qarkun e Tiranës, të dëgjoja dhe të komunikoja me sa më shumë zgjedhës, duke ndërtuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë besimi me ta.

Kjo ishte një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për të dëshmuar se përfaqësimi real vjen nga marrëdhënia me zgjedhësit, nga komunikimi i hapur me qytetarët dhe nga mbajtja e fjalës së dhënë. Fokusi im kryesor ka qenë dhe mbetet gjithmonë te qytetari dhe te përfaqësimi dinjitoz i vlerave të Partisë Socialiste, se si ato t’i kthej në angazhim aktiv, në shërbimin ndaj zgjedhësve të mi, në çuarjen përpara të kauzave që përfaqësoj e mbroj në politikë dhe në jetën parlamentare.

Sa e fortë ishte konkurrenca brenda llojit…?

Konkurrenca në listën e hapur kësaj radhe ishte më e fortë se në garat e mëparshme të këtij modeli. Kjo ndër të tjera, edhe sepse ishte hera e parë me këtë format në një garë elektorale, por ndikonte edhe pabarazia në ndarjen e territorit dhe mundësitë specifike favorizuese për kandidatë të veçantë, mungesa e disa rregullave të qarta të konkurrimit të brendshëm, numri i madh i kandidatëve të listës së hapur etj.. Gjithsesi, në një kuptim kjo garë, edhe pse e vështirë, kur është e drejtë, është një ushtrim i shëndetshëm për demokracinë e brendshme, sepse nxit meritokracinë, rrit përgjegjësinë dhe motivon secilin të japë më të mirën. Sistemi i listave të hapura, në thelb rrit peshën e votës së qytetarit për të zgjedhur jo vetëm forcën politike, por edhe përfaqësuesin konkret nga lista që i ofrohet. Çdo kandidat duhej të fitonte edhe besimin personal të zgjedhësve, përtej logos së partisë. Natyrisht, pati edhe raste të tejkalimit të kufijve etikë nga ndonjë kandidat, por personalisht zgjodha të fokusohem te gara e ideve dhe angazhimeve konkrete, duke ruajtur korrektësinë, etikën politike e njerëzore dhe respektin për kolegët.

Dy herë pjesë e listës së hapur, garuat dhe fituat sërish mandatin e deputetit. Si kanë ndikuar këto beteja personale te Fatmir Xhafaj?

Për mua personalisht kjo ishte hera e dytë në një garë të tillë, ku lidhej mandati me votën personale të marrë nga zgjedhësit. Në këtë kuptim ishte edhe hera e dytë e një sprove zjarri përmes një ushtrimi të drejtpërdrejtë konfirmimi për vlerat dhe integritetin individual në politik, për çfarë kam përfaqësuar e kam bërë në mandatin tim si përfaqësues dhe për të dëshmuar besimin e zgjedhësve ndaj meje. Këto beteja personale (dy herë konkurrim në sistem maxhoritar dhe dy herë në proporcional, por në listë të hapur) kanë qenë edhe një shkollë e vërtetë për mua, duke më konfirmuar edhe më tej bindjen se besimi i qytetarëve fitohet me punë të ndershme, me përkushtim dhe me transparencë. Ndryshe mund të fitosh një betejë, por jo më shumë dhe për më tepër në të njëjtën zonë elektorale prej disa mandatesh.

Në këndvështrimin tim, politika është një maratonë e gjatë dhe me shumë pengesa. Mund t’ia dalësh gjatë dhe të fitosh përmes votës së drejtpërdrejtë të zgjedhësve nëse mbetesh vetvetja dhe besnik i kauzave që iu shërbejnë interesave të qytetarëve. Çdo garë më ka bërë më të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart një mandat, më ka afruar më shumë me njerëzit dhe më ka dhënë mundësinë të dëgjoj, të reflektoj dhe të përmirësohem dhe kryesorja më ka bërë më të vendosur në vlerat e kauzat që mbroj.

Gjatë kësaj rruge, a kishte pengesa të ngritura ndaj jush…?

Po, gjatë kësaj rruge nuk kanë munguar pengesat, ishte një garë e vështirë, shumë konkurruese, me sfida të shumta dhe siç ju thashë më lart, në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë. Pabarazi që në nisje të garës, sidomos për shkak të numrit të vogël të zgjedhësve në Njësinë 10 që, siç mund ta dini është njësia me numrin më të vogël të votuesve në të gjithë Bashkinë e Tiranës dhe kjo ishte një ndër vështirësitë tona kryesore, një ndër pabarazitë e nisjes së kësaj gare në raport me konkurrentët e tjerë kryesorë brenda listës sonë. Vetëm 12% e votave të marra janë nga njësia 10, kurse të tjerat nga i gjithë qarku. Gjithçka, votë pas vote, me komunikime e takime të shumta me zgjedhësit dhe me një ekip vullnetarësh elektoralë në të gjithë qarkun, që funksionoi në përditshmëri e plot përkushtim, e të cilëve ju jam shumë mirënjohës.

Nga ana tjetër, nuk mund ta mohoj që në rastin tim ka qenë një proces edhe me sulme të ulëta nën brez. Që në nisje të tij, disa individë u përdorën të lëshonin në ndonjë media disa shpifje e trillime të ulëta ndaj meje për të ndikuar në opinionin publik, me një qëllim të vetëm, se si të isha humbës në këtë garë. Po siç ka ndodhur edhe më parë, ne ia dolëm me sukses edhe kësaj here duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura. Kjo, falë votave të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.

Kush është i interesuar brenda familjes suaj politike që ju të mbeteshit jashtë Parlamentit të ardhshëm?

Nuk besoj se ka pasur brenda forcës sime politike individë që janë investuar drejtpërsëdrejti në këtë gjë, në sulmet mediatike ndaj meje. Çdo garë e hapur natyrshëm sjell me vete edhe rivalitet, ndonjëherë edhe ambicie personale, që mund të shkojë përtej kufijve të shëndetshëm, por nuk është ky rasti besoj. Natyrisht, në politikë ndeshen e përplasen edhe ambicie, modele e qasje të ndryshme, të cilat shpesh iu hapin rrugë edhe intrigave, shpifjeve e sulmeve me goditje nën brez. Në karrierën time të gjatë politike nuk gjendet kurrë, po kurrë, një rast qoftë edhe i vetëm, që të kem tentuar të sulmoj dikë vetë apo edhe përmes të tretëve, ose medias për të përfituar në karrierën time; të merrem me jetën personale apo të familjes së kundërshtarëve të mi politikë dhe ca më keq, të bëj goditje nën brez për kolegët apo konkurrentët e mi në politikë.

Ndaj dhe kam papajtueshmëri morale dhe deri neveri për individë të tillë, cilëtdo qofshin ata ose ato. Në përgjigje të pyetjes suaj, mund të pohoj që jam plotësisht i vetëdijshëm se ka faktorë jashtë politikës apo edhe të lidhur me individë të caktuar politikë që e dëshironin këtë gjë, pra që të mbetesha jashtë parlamentit. E s’ka se si të ndodhë ndryshe kur realisht ke bërë beteja të forta në karrierën tënde politike. E, unë kam pasur disa të tilla gjatë kohës që drejtova Reformën në Drejtësi dhe po ashtu në funksionin e ministrit të Brendshëm. Fatkeqësisht, më duhet ta pranoj se këto angazhime të shoqëruara me përballje e vendimmarrje të vështira dhe sidomos ato që lidhen me Reformën në Drejtësi, një betejë e kahershme e jetës sime politike, krahas vlerësimit, kanë sjellë shpeshherë dhe penalizimin. Por, kjo kurrsesi nuk më ka prapsur nga qëndrimi se, pa asnjë dyshim, ky ka qenë investimi dhe kontributi më i madh që mund të jepja në dobi të interesit kombëtar. Në fund, është vota e qytetarëve ajo që vendos dhe në rastin tim vendosi dy herë radhazi.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja aktuale me Kryeministrin Edi Rama? A ka krisje të raportit mes jush?

Nuk di çfarë interesi mund të ketë për publikun kjo gjë, por nuk po i shmangem pyetjes suaj për të mos lënë më shumë keqkuptime e krijuar një cikël të ri thashethemesh. Edi Rama është kryetari i forcës politike ku unë bëj pjesë dhe njëherësh Kryeministri i qeverisjes së partisë ku unë shërbej e kontribuoj si deputet i zgjedhur me mbështetjen e saj. Marrëdhënia ime me Kryeministrin Rama para së gjithash është institucionale dhe e ndërtuar mbi respektin reciprok dhe bashkëpunimin në kuadër të forcës sonë politike dhe për çështje në interes të vendit, siç është Reforma në Drejtësi dhe procesi i integrimit europian. Në çdo bashkëpunim ka vend për debat dhe reflektim, por qëllimi ka qenë dhe mbetet gjithmonë interesi publik dhe përmbushja e misionit të përbashkët. Nuk ka vend për krisje personale, siç pyesni ju, sepse kam pasur dhe kam bindjen e fortë se përgjegjësia që mbartim është shumë më e madhe se çdo raport individual. Unë jam në politikë prej shumë vitesh me emrin tim, me kontributin tim dhe njëherësh me përgjegjësinë që të respektoj e bashkëpunoj me kolegët e mi dhe drejtuesit e forcës politike.

Qytetarët nuk na votojnë se si e shohim dhe se sa e duam ne njëri-tjetrin brenda një force politike, por për faktin se si punojmë e bashkëpunojmë për t’u shërbyer interesave të tyre. Gjatë këtyre dy vjetëve të fundit kam pasur një marrëdhënie dhe bashkëpunim shumë të mirë me zotin Rama në kuadrin e punës për ngritjen dhe funksionimin sa më mirë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për thellimin e reformave për mirëqeverisje, antikorrupsionin e sundimin e ligjit – proces i cili është ende në vazhdim, deri në fund të kësaj legjislature dhe ka pasur një rëndësi të posaçme për rolin e Kuvendit në thellimin e ciklit të reformave shtetndërtuese dhe në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit të vendit.

Si e konsideroni faktin që një pjesë e senatorëve të PS-së mbeti jashtë Kuvendit? A kishte prapavijë lënia e tyre në listën e hapur, pjesë e së cilës ishit edhe ju?

Sigurisht që ndjej keqardhje që shumë prej kolegëve e miqve të mi nuk do t’i kem krah rrugëtimit tonë në parlamentin e ri, por i tillë është rezultati i garës përmes një liste të hapur të këtij formati siç u ndërtua kësaj here. Jo çdo gjë varet nga cilësitë e kandidatit dhe beteja e kontributi që ai jep, por edhe nga rrethana e faktorë të tjerë jashtë tij. Natyrisht, kjo ka sjellë natyrshëm edhe ndryshime në përbërjen e grupit parlamentar, duke lënë jashtë disa figura me përvojë politike, si dhe disa figura me aftësi të spikatura profesionale, mungesa e të cilave besoj se do të ndjehet në mandatin e ri në raport me sfidat që përballemi. Këtë e shoh sidomos në rastin tonë në përfaqësimin e juristëve. Ndoshta kjo do të duhej të ishte menduar e organizuar më mirë. Çdo ndryshim është një mundësi për të rinovuar dhe për të forcuar përfaqësimin. Rezultati e sidomos listat e mbyllura kanë sjellë natyrshëm më shumë prurje të reja, duke e ndryshuar ndjeshëm përbërjen e përfaqësimit tonë parlamentar. Shpresoj të jenë realisht një vlerë e shtuar për ripërtëritjen e energjive, aktivitetit dhe kontributit tonë parlamentar në legjislaturën e re, e cila për nga rëndësia ka një peshë historike, atë të integrimit të vendit në BE. Ndërkohë që, sa u përket prapavijave, prirem të mos besoj në perceptime dhe nuk di pse ju përpiqeni t’i shihni gjërat në sensin negativ të tyre. Më vjen keq, por nuk e shoh kështu këtë gjë.

Çfarë i jep peshë pushtetit të Edi Ramës, nisur nga rezultati i11 majit? Cila është baza e pushtetit të Ramës në këtë rast?

Baza e pushtetit të Edi Ramës është PS-ja dhe besimi që i ka dhënë asaj populli për të qeverisur për një mandat të ri. Pushteti i dalë nga rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është pushtet kolegjial, sepse e tillë është edhe përgjegjësia e deleguar nga vullneti i sovranit. Dhe këtë barrë përgjegjësie, në vlerësim tim, na takon të gjithëve ta mbajmë mbi supe, si një forcë dhe familje e emancipuar politike. Edi Rama ka absolutisht meritën kryesore në suksesin e arritur, ashtu siç ka edhe përgjegjësinë kryesore të qeverisjes në këtë mandat të ri për shkak se është kryetari i kësaj force politike dhe njëherësh Kryeministri i vendit. E sa më lartë të jesh në pushtet, aq më e rëndë bëhet barra e përgjegjësisë politike e institucionale. Unë besoj fort se Edi Rama më shumë se kushdo tjetër brenda nesh është i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi të madhe të tij e të qeverisjes së udhëhequr prej tij.

Pritshmëritë janë shumë më të larta se në mandatet e mëparshme. Kjo sepse ne vetë kemi kontribuar në rritjen e tyre mandat pas mandati, por edhe sepse mandate të tilla në shifra kaq të larta historike janë njëherësh edhe përgjegjësi shumë më të mëdha, që mund t’i lartësojnë arritjet e deritanishme, ose ti “harrojnë”, nëse nuk bëjmë suksesin e duhur. E kësaj here ne nuk kemi thjesht timonin në duart tona, por të gjithë makinën qeverisëse. Kjo kërkon reflektim të thellë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes ekzekutive e legjislative. Jemi të dënuar të bëjmë sukses. Mbështetja e gjerë popullore kërkon rezultate konkrete të qeverisjes, kryesorja reforma shtetndërtuese dhe progres drejt integrimit europian të premtuar. Çdo hap i gabuar, çdo devijim nga rruga e reformave, çdo dështim për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve e angazhimeve të marra do të ishte një dëm i pariparueshëm jo vetëm për PS, por për vetë të ardhmen e vendit.

A janë 12 vite mjaft për PS-në që të qëndrojë në pushtet?

Përgjigjen e pyetjes suaj tashmë e ka dhënë me votë sovrani popull, që votoi më 11 maj. E votuesit ishin brenda dhe jashtë vendit. Votuan për një mandat të katërt për PS-në ata që kanë përjetuar reformat dhe ndryshimet e mëdha në qeverisjen tonë në 12 vite, por edhe ata që kanë pasur gjithë mundësinë ta vlerësojnë e gjykojnë atë nga jashtë e nga ftohtësia dhe këndvështrimi krahasues që ua lejon bota ku jetojnë e punojnë. Ose e thënë ndryshe, sipas opozitës sonë, votuan ata që i paska lënë në terr dhe varfëri qeverisja socialiste, por edhe ata që qenkan larguar në mërgim të detyruar prej qeverisjes së PS dhe Edi Ramës! 12 vite janë një rrugëtim ambicioz, që sjell me vete përgjegjësi të madhe për të reflektuar, për t’u përmirësuar dhe për të rinovuar energjitë. Qëndrimi në pushtet nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të realizuar projekte të mëdha dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

Çdo mandat është një provë e re, një kontratë e re besimi, që duhet nderuar me rezultate dhe me përulësi ndaj kritikave. Ky mandat është një mundësi e rrallë për të përmbyllur një mision historik: të çojmë Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo kërkon mençuri, guxim, transparencë dhe sidomos përunjësi – kërkon që të jemi të hapur ndaj kritikave, të reflektojmë mbi gabimet duke mos rënë në grackën e vetëkënaqësisë së pushtetit, të ripërtërijmë energjinë dhe të korrigjojmë kursin qeverisës sa herë që e lyp interesi kombëtar. Pikërisht sot, më shumë se kurrë, duke besuar se ne jemi mbartës të këtyre vlerave, Partia Socialiste është e thirrur të jetë forca që mban gjallë shpresën, që ruan stabilitetin, që garanton progresin dhe që i jep Shqipërisë një zë të fortë në familjen europiane. Historia do të na gjykojë për atë që do të bëjmë në këto katër vite dhe ky gjykim do të peshojë, për mirë apo për keq, mbi ne dhe brezat e ardhshëm për shumë kohë. Ndaj, nëse do të ketë një trashëgimi që do të lëmë pas, le të jetë ajo e një Shqipërie që nuk u tremb nga përgjegjësia, që nuk u lodh nga puna, që nuk u tërhoq nga sfidat, por që i përqafoi ato me dinjitet dhe i shndërroi në fitore për të gjithë.

A ka të drejtë opozita kur thotë se zgjedhjet u vodhën, gjë që problematika e tyre u vu në pah edhe në raportin e OSBE/ODHIR?

Akuzat për vjedhje të zgjedhjeve janë të pabazuara dhe nuk gjejnë mbështetje në faktet e paraqitura nga institucionet përgjegjëse. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidenton disa problematika që sigurisht duhen adresuar, por nuk vë aspak në dyshim integritetin e procesit dhe rezultatit të dalë prej tij. Ne jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme dhe çdo rast i dyshuar duhet hetuar nga institucionet përkatëse, jo të përdoret si justifikim politik. Rezultati i numrave me mandatet e fituara, votëbesimi i dhënë nga zgjedhësit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nuk lë vend për asnjë diskutim për mbështetjen popullore për qeverisjen socialiste për një mandat të ri qeverisës. Ne kemi përgjegjësinë ta administrojmë me mençuri, me një qeverisje shumë më të mirë këtë besim, kurse ata, opozita, kanë përgjegjësinë ta pranojnë, ta respektojnë e lexojnë me vetëreflektim të fortë këtë rezultat të thellë dhe të përgatiten për garën e ardhshme elektorale pas 4 vjetësh.

Opozita nuk do t’i njohë rezultatet e 11 majit…

Kjo është një kërkesë utopike, që nuk gjen mbështetje as në realitetin politik, as në vullnetin e qytetarëve dhe as atë të ndërkombëtarëve. Zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike dhe janë certifikuar nga institucionet përkatëse, nga vetë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet e Administrimit Zgjedhor, nga KQZ, por edhe nga arbitri ndërkombëtar. Qeveria teknike është një zgjidhje e jashtëzakonshme që mund të përdoret vetëm në raste të rënda krize, jo si mjet për të justifikuar humbjen elektorale të opozitës sa here që ajo humb zgjedhjet. Mjafton të kthejmë pas në kohë shiritin e kasetës së humbësit dhe do të gjeni të njëjtën vjershë të recituar sa herë që është gjendur përballë disfatës. E ndoshta është kjo një ndër arsyet kryesore që ajo është futur në këtë rreth ciklik humbjesh elektorale. Opozita në kuptimin e kundërshtarit elektoral nuk është problemi ynë. Po në kuptimin e demokracisë së shëndetshme, ajo është e rëndësishme edhe për ne.

Personalisht jam i keqardhur në gjendjen që gjendet opozita sot. E këtu e kam fjalën për PD, partinë kryesore të opozitës, e cila problemin kryesor të saj, në këndvështrimin tim, ka krizën e lidershipit. Nuk janë numrat ato që e bëjnë një opozitë të dobishme dhe efiçente, por kauzat që ndërton e mbron, raporti i besimit që krijon te qytetarët, është lidershipi me vizionin e konstruktivitetin e tij, ato që i japin peshë dhe rol në demokraci. Ne e kemi përjetuar vetë këtë si forcë politike. Kujtoni opozitën tonë në 2005–2009 dhe 2009–2013 dhe do ta kuptoni shumë mirë për çfarë po flas. Opozita aktuale ka gabuar rëndë në këto vite. Fatkeqësisht me keqardhje konstatoj se nuk ka nxjerrë mësime nga dështimet e saj. Ajo është duke gabuar përsëri dhe kjo është trishtuese në këndvështrimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe së ardhmes afatgjatë të vendit.

Të ndalemi pak më gjerësisht te Reforma në Drejtësi, të cilën ju e keni hartuar dhe drejtuar, por pas kaq vitesh, a po vepron ajo njësoj mbi të gjithë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin?

Të jemi të qartë, unë jam pjesë e atyre që e ideuan, e konceptuan dhe realizuan Reformën në Drejtësi dhe natyrisht kam pasur barrën kryesore të drejtimit dhe organizimit të atij procesi reformues të jashtëzakonshëm, unik në gjithë këto dekada demokracie, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformimin e drejtësisë. Reforma në Drejtësi ka vendosur një standard të ri përgjegjshmërie dhe i ka dhënë goditje fenomenit të pandëshkueshmërisë me forcë të paprecedentë në historinë tonë mbi njëshekullore shtetndërtuese. Askush nuk është më mbi ligjin dhe institucionet e reja po funksionojnë me pavarësi. Sigurisht, procesi ka sfidat e veta dhe kërkon përmirësim të vazhdueshëm, por është e rëndësishme të theksohet se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa dallim partie, krahine, pushteti apo pasurie. Ajo që është vërtet e rëndësishme sot është të shohim drejtësinë si një sistem të tërë, që adreson jo vetëm çështjet e politikanëve, zyrtarëve të lartë apo krimit të organizuar, por mbi të gjitha që shërben për hallet dhe nevojat e përditshme të qytetarëve. Qytetarët presin nga drejtësia vendimmarrje profesionale, transparencë, zgjidhje të shpejta të çështjeve, siguri për barazi para ligjit dhe respektim të të drejtave të tyre. Ky është thelbi i reformës që kemi ndërmarrë: të ndërtojmë një sistem drejtësie që i shërben çdo qytetari, që garanton besim, barazi dhe siguri ligjore për të gjithë dhe që duhet çuar deri në fund me përkushtim dhe integritet.

A veproi drejtësia në mënyrë selektive mbi disa individë me pushtet, në mënyrë që ata të largohen nga vendimmarrja?

Realisht nuk e shoh aktualisht këtë dukuri dhe nuk do ta pranoja, nëse do të provohej një gjë e tillë. Kryefjalë e kësaj reforme është që kurrsesi drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe e motivuar nga hakmarrje politike apo edhe personale. Çdo rast i tillë duhet të hetohet me seriozitet. Çdo ndërhyrje selektive do të ishte një dëm i madh për besimin e qytetarëve dhe për vetë reformën, sikurse edhe detyrimi për të respektuar afatet ligjore, të drejtat dhe liritë kushtetuese të individit, siç i shprehin e garantojnë aktet ndërkombëtare, Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Prandaj, angazhimi ynë parlamentar, siç e kërkon dhe na obligon Kushtetuta e vendit është të monitorojmë e të kërkojmë që drejtësia, duke ruajtur integritetin dhe pavarësinë e saj, të veprojë njësoj për të gjithë duke mishëruar në vendimmarrjet e saj në hetim e gjykim standardet më të mira europiane dhe kushtetuese.

The post Marrja e mandatit/ Raportet me Ramën dhe pritshmëritë e qeverisë së re, flet Fatmir Xhafaj: Ja apeli për drejtësinë e re appeared first on Albeu.com.

“Votat tona nuk do bashkohen kurrë me Edi Ramën” – Deklarata e fortë e Shehajt

20 May 2025 at 19:58

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj tha në një intervistë për Euronews Albania se votat e partisë që drejton nuk do t’i bashkohen kurrë Edi Ramën për çfarëdolloj çështjeje.

Shehaj u shpreh se përplasja e kësaj qeverie me drejtësinë është e pashmangshme pasi qëllimi i kryeministrit është që të kapë drejtësinë për të shpëtuar veten nga aferat ku sipas tij, është i përfshirë.

The post “Votat tona nuk do bashkohen kurrë me Edi Ramën” – Deklarata e fortë e Shehajt appeared first on Euronews Albania.

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen

17 May 2025 at 17:40

Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë.

Përmes një postimi në platformën X, Macron shprehet se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se Franca e mbështet këtë rrugëtim.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë”, shkruan Macron.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen appeared first on Euronews Albania.

Meloni batuta me Ramën: Uroj Edin për rizgjedhjen e tij të papritur si kryeministër, më bëre të ndihem shumë e re me atë video

By: V K
16 May 2025 at 15:23

Pas momenteve gazmore në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama, u ul në gjunjë teksa i uroi mirëseardhjen homologes italiane, Giorgia Meloni, në nisje të takimit të Komunitetit Politik Europian nuk munguan as batutat mes tyre.

Meloni iu drejtua Ramës se me videon e animuar, e cila u transmetua më herët e kishte bërë të ndihej më e re.

Jam i kënaqur që Europa do të mund të mbështetet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Shqipëriaorganizon Komunitetin Politik Europian për herë të parë dhe ky është një moment vërtetë shumë i rëndësishëm për kombin shqiptar por edhe për të gjithë ne.

E kam menduar gjithnjë që identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia edhe përpara gjeografisë. Shqipëria është sigurisht Europa si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Dhe gjithnjë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë të vendosë se kush është Europian e kush nuk është. Të gjitha këto shtete që janë rreth kësaj tryeze, disa kanë vendosur të mos jenë pjesë BE, të tjerët dëshirojnë, por të gjitha janë po aq europiane sa 27 vendet anëtare të BE.

The post Meloni batuta me Ramën: Uroj Edin për rizgjedhjen e tij të papritur si kryeministër, më bëre të ndihem shumë e re me atë video appeared first on Albeu.com.

Kryeministri britanik Keir Starmer vizitë në Kryeministri, takim me Ramën

By: V K
15 May 2025 at 11:30

Këtë të enjte, kryeministri britanik Keir Starmer, ka mbërritur në Kryeministri, pas takimit që pati me presidentin Bajram Begaj.

Ai u prit me ceremoni zyrtare, përpara se të hyjë në kryeministri dhe të zhvillojë takim “tetë a tetë” me kreun e qeverisë shqiptare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mirëpritur me një ceremoni zyrtare homologun e tij britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron për herë të parë në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Rama theksoi se kjo vizitë, shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dypalëshe dhe partneritetit midis Tiranës dhe Londrës.

Gjatë qëndrimit të tij, Starmer pritet të shpallë masa të reja që synojnë ndalimin e rikthimit të shtetasve shqiptarë të dëbuar më parë nga Britania e Madhe, si dhe forcimin e bashkëpunimit për goditjen e aktiviteteve kriminale financiare, përfshirë pastrimin e parave.

Në kuadër të kësaj nisme, ai do të dhurojë dy pajisje të specializuara për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me synimin për të identifikuar më lehtë individët që përpiqen të përdorin pasaporta të rreme.

Po ashtu, Starmer pritet të bëjë publike edhe zgjerimin e grupit të përbashkët të punës për çështjet e migracionit, duke përfshirë në këtë nismë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, me qëllim krijimin e një qasjeje më të gjerë rajonale ndaj kësaj sfide.

The post Kryeministri britanik Keir Starmer vizitë në Kryeministri, takim me Ramën appeared first on Albeu.com.

Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

By: V K
14 May 2025 at 11:20

Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Macron e cilëson Ramën një “mik të dashur” dhe thekson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Postimi:

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative.

Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.

Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!”, shkruan ai.

The post Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane appeared first on Albeu.com.

“Drejt mandatit të katërt”, DW: Socialistët e Shqipërisë sigurojnë fitoren historike

By: Besnik
13 May 2025 at 22:22

Media gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, ku thotë se pas numërimit të shumicës së votave, kryeministri Rama po shkon i sigurt drejt mandatit të katërt.

Shkrimi i plotë

Socialistët e Shqipërisë, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, duket se kanë siguruar një fitore të qartë.

Ndërkohë që Rama ka premtuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda pesë vjetësh, opozita ka vënë në dyshim nëse vendi është gati për këtë proces.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të shpallura të martën tregojnë një fitore të qartë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, me Kryeministrin Edi Rama në rrugën e tij për një mandat të katërt në detyrë.

Qeveria aktuale mori mbështetje nga zgjedhësit që mbështesin përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe që mbështesin kandidaturën e Kryeministrit Edi Rama për një mandat të katërt.

Si po shkojnë rezultatet e votimit në Shqipëri?

Me rreth 96% të votave të numëruara, socialistët e Ramës siguruan 52.09%, ose 82 vendet në Kuvendin me 140 vende.

Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës ka arritur 34.44%, ose 52 vende. Tre parti të tjera më të vogla do të marrin vendet e mbetura.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit.

Partia e Ramës ka premtuar të sigurojë anëtarësimin në BE brenda pesë vjetëve — një objektiv që Berisha dhe konservatorë të tjerë argumentojnë se Shqipëria ende nuk është gati ta arrijë.

Çfarë do të thonë rezultatet për parlamentin?

Me numrat e tanishëm, socialistët e majtë të Shqipërisë mund të qeverisin vetëm. Pjesëmarrja paraprake në zgjedhje të dielën ishte 42.21%, rreth 4% më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar se, sipas ligjit, rezultatet përfundimtare duhet të shpallen brenda 48 orëve nga votimi.

Megjithatë, rezultatet mund të vonohen pasi opozita kërkoi që të mos numërohen votat nga diaspora në Greqi — rreth 53,000 — duke pretenduar se ato janë manipuluar.

Këto zgjedhje ishin hera e parë që votuesit nga diaspora mund të merrnin pjesë përmes postës. Rreth 195,000 njerëz dërguan vota postare.

Votuesit e ligjshëm në Shqipëri dhe jashtë saj ishin duke zgjedhur 140 ligjvënës për një mandat katërvjeçar.

Për shkak të emigracionit masiv, Shqipëria ka një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, por ka rreth 3.7 milionë votues të regjistruar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Drejt mandatit të katërt”, DW: Socialistët e Shqipërisë sigurojnë fitoren historike appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën: Urime për fitoren bindëse në zgjedhje

By: Besnik
13 May 2025 at 21:37

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njëkohësisht lider i Partisë Socialiste Spanjolle (PSOE), ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Sanchez shkruan:

“Gëzuar, Edi Rama për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në shumicë përpjekjet që Shqipëria t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Urime.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën: Urime për fitoren bindëse në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje

13 May 2025 at 21:30

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar. Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni uron Ramën për fitoren

13 May 2025 at 19:05

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar homologun shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

“Dëshiroj t’i dërgoj urimet më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si drejtues i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni uron Ramën për fitoren appeared first on Euronews Albania.

Berisha flet për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet

By: V K
27 April 2025 at 12:52

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Selanik, Greqi.

Ai u ndal në gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa u shpreh se kryeministri po mundohet të gjejë strehë në sharje e shpifje, që të heqë vëmendjen nga vjedhjet dhe aferat.

“Burreci 2 metra i gjatë i trembur deri në palcë flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Çyryk, zhapik, budalla, buf, fjalor i turpshëm, që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’iu fshehur përgjegjësive.

Në kohën e Covid-it ku la 4 ditë në Kapshticë. Krim kundër njerëzimit. Fushata jonë është eprore sepse ne vijmë me program, ai vjen më sharje, shpifje bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet”, tha ai.

The post Berisha flet për gjuhën e Ramës në fushatë: Bën klounin të mbulojë vjedhjet dhe skandalet appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Ilir Vrenozi dërrmoi Ramën, u tregua epik, zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin

By: V K
25 April 2025 at 13:56

Kryetari i PD, Sali Berisha i pyetur në konferencën me gazetarët për personazhin demokrat të rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, tha se ai është tashmë “star”-i i kësaj fushate.

Ai e cilësoi ndërveprimin e tij me kryeministrin Edi Rama si “epik”, ndërsa e krahasoi atë me betejën biblike mes Davidit dhe Goliathit.

“Ilir Vrenozi ishte epik. Zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin, e kllaposi Ramën, e dërrmoi. Rama shkoi me atë mentalitetin anadollak për ta blerë, por ai i dha një përgjigje që Rama s’e ka parë ndonjëherë. Rama nuk ka turp. Vrenozi është faktikisht stari i kësaj fushate”, tha Berisha.

The post Sali Berisha: Ilir Vrenozi dërrmoi Ramën, u tregua epik, zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin appeared first on Albeu.com.

Berisha në Sarandë: Në qeveri po hanë të gjithë dardha me Ramën

By: user 5
24 April 2025 at 19:57

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral ditën e sotme në Sarandë. Berisha tha se të gjithë në qeveri po hanë gjithë ditën dardha me kryeministrin Edi Rama duke nënkuptuar se po vjedhin qytetarin.

Ai shtoi ndër të tjera në fjalën e tij se në qoftë se mjeku ka vënë dorën mbi fondet e ilaçeve të të sëmurit, ai duhet të marrë ndëshkimet më të rënda si kriminel për krimet e rënda kundër njerëzimit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

A mund të jetë Saranda madhështore, atëherë, Saranda e burrave dhe grave që numërojnë kafshatën, që nuk marrin ilaçet? A mund të jetë Saranda madhështore? Ka gjithë këtë teatër, qindra e mijëra vjet më parë. Sot nuk ka asnjë teatër. A mund të jetë Saranda madhështore, kur fëmijët e saj nga viti në vit, nga 2013 gjer sot, ranë në cilësinë e shkollimit dhe dolëm dy vite më parë me rënien më të madhe në botë në testin e cilësisë së arsimit, sepse bëjnë me klasa kolektive, sepse bëjnë me dy turne, sepse mësuesit, një pjesë bëhen militantë, etj., etj.

A mund të jetë Saranda madhështore, kur ka një spital, por nuk ka shërbime mjekësore? A mund të jetë Shqipëria madhështore, kur i le të sëmurët të vdesin për mungesë ilaçesh në kthetrat e sëmundjeve? Dhe ku kryeministri i vendit thotë: po thotë, aty në spitalin Onkologjik u kryhen krime kundër njerëzimit. Po në qoftë se thua janë kryer krime kundër njerëzimit, dhe janë kryer, ua them unë ju me definicon, është krim kundër njerëzimit, në qfotë se ti e le të sëmurin pa ilaçe, të cilat janë jetike për t’i zgjatur jetën apo për të shpëtuar jetën.

Por në qoftë se ti, e ditke pra, e di që janë kryer krime, çfarë masash more? Asnjë! Po, pse? Sepse je autori i krimeve. Kërkove vetëm si njeriu primitiv që nuk njeh asnjë përgjigjësi, t’ja shkarkosh mjekut. Por, në qoftë se mjeku ka vënë dorën mbi fondet e ilaçeve të të sëmurit, ai duhet të marrë ndëshkimet më të rënda si kriminel për krimet e rënda kundër njerëzimit. Po nuk i ka vënë mjeku dorën aty ku ka vënë dorën ministri i tij. Ata, që thotë, po ha dardha prapa shpinës sime, po hanë gjithë ditën dardha me të dhe vjedhin qytetarin gjithë ditën me të.

The post Berisha në Sarandë: Në qeveri po hanë të gjithë dardha me Ramën appeared first on Lapsi.al.

Ilir Vrenozi zbulon telefonatat me Ramën dhe Peleshin: Kryeministri më ftoi për kafe… (VIDEO)

By: V K
20 April 2025 at 12:42

Përmes një video në rrjete sociale, simpatizanti i famshëm demokrat Ilir Vrenozi, tha tha se është ftuar për një kafe nga kryeministri Edi Rama.

Fillimisht thotë se nuk e ka pranuar, duke rrëfyer edhe mbështetjen dhe idealet për PD.

Në fund të videos, ai tha se do ta pranojë ftesën pas zgjedhjeve parlamentare.

“Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi.

Po ç’duan ata, ngaqë jam i varfër dhe duan të përfitojnë? Ata nuk e dinë ç’gjak rrjedh tek mua për ideale, milionat kurrë s’më tundojnë. O i gjatë, unë me ty kafen do ta pi, për mua është e mirëpritur ftesa, pas zgjedhjeve më prit se do të vij do ta pimë kafen bashkë atje tek pesa. Ata që më njohin ma dinë zemrën, shpirtin, liria për mua është ëndrra më e madhe, po lind një frymë e re dhe shpresat po më bindin, do të fitojmë”, tha Vrenozi.

 

The post Ilir Vrenozi zbulon telefonatat me Ramën dhe Peleshin: Kryeministri më ftoi për kafe… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌