Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

10 August 2025 at 14:32

Edi Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura. Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel […]

The post Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë/ Policia identifikon autorin, nisin hetimet

By: V K
9 August 2025 at 13:13

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkisin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera.

Policia e Orikumit ka identifikuar dhe proceduar penalisht S. M., 55-vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për plagosjen me armë gjahu të një kali në territorin e Parkut të Llogarasë.

Fillimisht, dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të një 46-vjeçari, por verifikimet zbuluan se ishte plagosur vetëm njëri prej tyre.

“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46-vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55-vjeç, banues në Orikum”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.

The post Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë/ Policia identifikon autorin, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë

9 August 2025 at 13:14

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë gjahu ndaj një tufe me kuajsh në parkun kombëtar të Llogarasë. Bëhet fjalë për shtetasin S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Sipas Policisë, fillimisht […]

The post Qëlloi me armë kuajt në Llogara, identifikohet autori, procedohet penalisht në gjendje të lirë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Llogara/ Qëllohen me çifte 22 kuaj, dyshohet për shkak të konkurrencës mes pronarëve

By: Rovena
8 August 2025 at 10:22

22 kuaj janë qëlluar me armë çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë dhe është bërë e ditur edhe policia.

Sipas dyshimeve të para, autorët mund të jenë gjuetarë të paligjshëm, që kanë vepruar gjatë natës. Nga të shtënat, jo të gjithë kuajt kanë ngordhur, disa janë ende të plagosur, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim mjekësor. Pjesa tjetër nuk është gjetur ende dhe vijojnë kërkimet neper malit te Karaburunit

Burime nga zona bëjnë me dije se motivi mund të lidhet me konkurrencën ose konflikte mes pronarëve që zhvillojnë guida me kuaj. Disa prej kafshëve të qëlluara ishin të lira në pyjet e Llogarasë për t’u parë nga turistët, ndërsa të tjera përdoren për shëtitje dhe guida turistike.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu”, njofton policia./abcnews.al

E rëndë! Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara

By: gaze tare
8 August 2025 at 10:46

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë dhe është bërë e ditur edhe policia. Sipas pronarit të këtyre kuajve Foni Konomi i cili nëpërmjet telefonit shprehet se nuk mund ta imagjinojë se si mund të qëllosh me armë zjarri një kafshë si kali.

Sipas dyshimeve të para, autorët mund të jenë gjuetarë të paligjshëm, që kanë vepruar gjatë natës. Nga të shtënat, jo të gjithë kuajt kanë ngordhur; disa janë ende të plagosur, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim mjekësor. Pjesa tjetër nuk është gjetur ende dhe vijojnë kërkimet neper malit te Karaburunit

Burime nga zona bëjnë me dije se motivi mund të lidhet me konkurrencën ose konflikte mes pronarëve që zhvillojnë guida me kuaj. Disa prej kafshëve të qëlluara ishin të lira në pyjet e Llogarasë për t’u parë nga turistët, ndërsa të tjera përdoren për shëtitje dhe guida turistike.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve.

The post E rëndë! Qëllohen me çifte 22 kuaj në zonën Dukat–Llogara appeared first on iconstyle.al.

Krim i rëndë në Llogara/ Sulmohet me çifte tufa e kuajve, vriten 7 kafshë dhe tre të tjera plagosen, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave (VIDEO)

By: V K
8 August 2025 at 10:02

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkasin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera.

Policia e Vlorës, është njoftuar për këtë krim mostruoz, duke shkuar në vengjarje së bashku me disa pronarë të Kafshëve, të cilët kanë konstatuar të vrara në mal, dy mushka, 5 të tjera të zhdukura, pasi ende nuk kanë gjendur dhe 3 kuaj të tjerë janë plagosur me saçma në pjesën e qafës.

Pamjet filmike tregojnë sulmin me armë që i është bërë kafshëve që qëndrojnë në malin e Llogarasë.

Një mjek veteriner, ka shkuar me banorë të zonës për mjekimin e 3 kuajve, duke i hequr saçmat e çiftes nga pjesa e qafës ku ishin goditur.

Mësohet se pjesa më e madhe e tufës së kafshëve që qëndrojnë të lira në llogara dhe gadishullin e Karaburunit, i përkasin Ksenofon Konomi, nga fshati Dukat i Vlorës.

Ky i fundit është një nga guidat më të vjetra të udhëtimit të turistëve me kafshë, në zonën e Karaburunit dhe Llogarasë.

Policia dyshon se për shkak të biznesit të tij mund të ketë ndodhur dhe ngjarja, ku motivi është konkurenca.

Ksenofon Konomi, ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Vlorës, duke kërkuar zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e personit që vrau me armë zjarri 7 kafshë në malin e llogarasë dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës, tashmë kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes dhe keqtrajtimin të kafshëve shtëpiake”, ku shpresohet të identifikohet autori.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar disa saçma të nxjera nga fishekë të qëlluar nga armë zjarri çifte, janë fotografuar kafshët e vrara dhe të plagosura.

Mësohet të jetë marë në pyetje veterineri që mjekoi kuajt e plagosur.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që një tufë me kafshë të buta si mushka dhe kuaj, sulmohen në grup me armë zjarri çifte.

Kujtojmë se prej vitit 2019, Shqipëria ka bërë ndryshime në Kodin Penal, duke sjellë një nene të reja që parashikojnë dënime për ata që dhunojnë,braktisin apo vrasin kafshët e shtëpisë.

 

The post Krim i rëndë në Llogara/ Sulmohet me çifte tufa e kuajve, vriten 7 kafshë dhe tre të tjera plagosen, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

By: Oldi
28 July 2025 at 12:52

Në mars të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli një tender me fond limit 506.6 milionë lekë ose 5.22 milionë euro për të lidhur Tunelin e Llogarasë me rrugën ekzistuese Palasë-Dhërmi. Gara u shpall se do të zhvillohej në 28 prill. Por pak ditë para tenderit, ARRSH vendosi në mënyrë të beftë anullimin e tij. […]

The post Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë

23 July 2025 at 09:49

Rreth 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët.

Gazetari i Top Channel, raporton se ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili prej pesë ditësh po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat si dhe është në pikën kritike duke ju afruar Parkut të Llogorasë.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogoranë, ku terreni mjaft i vështirë, e bën te pamundur ndërhyrjen nga toka, ndërkohë që janë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore.

Sipas emergjencave civile, situata deri tani duket në kontroll, por era që rreth orës 11 nis në ketë zonë e bën të rrezikshme situatën./TCH/

The post Zjarri vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh, flakët po i afrohen Parkut të Llogorasë appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Llogara, rrezikohen stanet me bagëti

By: Elva
19 July 2025 at 17:52

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Llogarasë, duke rrezikuar stanet me bagëti të banorëve të zonës. Flakët përhapen shpejt në terrenin e vështirë e pyllëzuar, ndërsa shqetësimet për dëme të mëdha janë në rritje. Banorët janë të alarmuar, pasi nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, zjarri mund të shkaktojë dëme në sipërfaqe të gjelbërta, […]

The post Zjarr i madh në Llogara, rrezikohen stanet me bagëti appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

By: Ela
19 July 2025 at 17:17

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët. Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i […]

The post Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit appeared first on BoldNews.al.

Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

10 July 2025 at 08:38

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv.

Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri-lindje dhe kjo situatë ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogarasë.

Banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.

The post Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë appeared first on Sot News | Lajme.

Balluku: Qendra e monitorimit te tuneli i Llogorasë, mbikëqyrje trafikut me kamera 24/7

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Qendra e monitorimit dhe operimit të tunelit të Llogarasë, në Vlorë, përmes kamerave mbikëqyr dhe koordinon 24/7 lëvizet e të gjitha automjeteve që kalojnë përmes kësaj vepre.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, vizitoi sot ambientet e kësaj qendre moderne e cila plotëson të gjitha kushtet e monitorimit dhe sigurisë, veçanërisht tani në sezonin veror kur shtohet dhe fluksi i lëvizjeve.

Brenda ambienteve të qendrës, ofrohen të gjitha shërbimet e emergjencës në tunel, ku janë të përfshirë edhe stafi i emergjencës dhe i zjarrfikëseve, në total me 50 punonjës ku secili turn ka 12-13 punonjës. Ndërsa qëndron e stacionuar në garazhdin e kësaj qendre një makinë zjarrfikëse, për çdo rast nevoje që paraqite.

Balluku tha se, “është shumë e rëndësishme për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kuptojnë se janë të monitoruar 24 orë në tunelin e Llogorasë”.

“Rastet e fundit ku janë evidentuar shkelje të Kodit Rrugor, duhet evituar në tunelin e Llogorasë. Nuk ka parakalime dhe sinjalistika duhet respektuar. Gjithçka është e regjistruar dhe policia rrugore ka çdo minutë nga operimi i tunelit”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, të gjithë ata që kanë shkelur limitin e shpejtësisë, të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e sigurisë rrugore, apo kanë kryer parakalime, duhet të dinë që do përballen me Policinë Rrugore, e cila do të marrë masat e duhura.

“Nëse nuk ju kanë ndaluar, nuk do të thotë se nuk do të vijë një gjobë apo një penalizmi për sa i përket lejes së drejtimit”, theksoi ajo, teksa garantoi se përmes kësaj qendra është e monitoruar çdo gjë në çdo minutë, me instrumentet e duhura për të garantuar siguri maksimale të lëvizjeve të mjeteve në tunelin 6 km të gjatë.

/a.f/

The post Balluku: Qendra e monitorimit te tuneli i Llogorasë, mbikëqyrje trafikut me kamera 24/7 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, pa pagesë deri në 15 shtator

By: user 8
23 May 2025 at 16:30

Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.

Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

The post Hapet nesër tuneli i Llogarasë, pa pagesë deri në 15 shtator appeared first on Lapsi.al.

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

23 May 2025 at 16:49

Qeveria, përmes ministres Belinda Balluku, ka njoftuar se ditën e nesërme (24 Maj) do të rihapet tuneli i Llogarasë vetëm për automjetet, jo për mjetet e tonazhit të rëndë, teksa ky projekt është konsideruar si një aferë korruptive, e cila po hetohet nga SPAK. Tuneli ishte i hapur edhe vitin e kaluar nga 5 korrik, […]

The post Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për aferën e tunelit të Llogarasë, reagon Berisha: Lubi Balluku, një nga figurat më të zeza të korrupsionit

22 April 2025 at 13:28

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar hetimet që SPAK ka nisur me tunelin e Llogarasë. Gjatë një konference me gazetarët, ai shigjetoi zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën tha se “përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në Shqipëri”.

Sali Berisha tha se rasti i tunelit të Llogarasë është si puna e Nesti Angonit, ndërsa deklaroi se pazari për ndërtimin e tij është bërë në Ankara. Po ashtu, kreu i PD përmendi inceneratorin e Tiranës, që siç tha ai për 5 vite me radhë Belinda Balluku nuk bëri asnjë raport se ku shkuan 130 milionë eurot.

“Se çfarë përfaqëson ajo në historinë e këtij vendi mendoj se përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në gjithë ekzistencën e Shqipërisë. Djegësi i Tiranës, 130 mln euro shkuan në gjykatë për dënime qesharake nga Skapi.

Për djegësin e Tiranës u dënuan 2-3 drejtorë që kishin firmosur, ata kanë përgjegjësi për firmosje. Por nga momenti i firmosjes së tyre nëse njësia e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit do të kryente detyrën ligjore, që varej nga Lubi Balluku, që gjendjen në ministrinë e saj si autoritet kontraktues, që asnjëri nga këta persona të mos mbajë përgjegjësi ligjore, që kishte përgjegjësi te raportonte për ndërtimin, fazën, ecurinë e punimeve.

Në asnjë mënyrë Skapi nuk i merrte dot këta, se po ti merrte këta ose do bëheshin të burgosur të paguar, do u paguante Belinda kaq milion, ose nuk do tregonin se nuk na ka lënë Belinda për të bërë mbikëqyrjen. Dhe se paratë janë dhënë sepse i ka marrë Belinda, minimumi. Unë them që paratë i ka marrë Rama, por Belinda duke e ditur që paratë i merrte Rama me Veliajn një pjesë, ajo heshte. Kjo për 5 vite me radhë. Kështu që ai tuneli i Llogarasë është si puna e Nesti Angonit. Duhet të raportonte çdo muaj. Pazari është bërë në Ankara. Kompania ishte e dytë me 130 mln euro, kompania me 180 dhe tani po shkon 230 dhe prisni ju. Se këta janë të paimagjinueshëm”, tha Sali Berisha.

The post Hetimet për aferën e tunelit të Llogarasë, reagon Berisha: Lubi Balluku, një nga figurat më të zeza të korrupsionit appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK shënjestron Ballukun, sekuestron dokumentet e vjedhjes 50 mln euro në tunelin e Llogarasë

By: Oldi
22 April 2025 at 10:57

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ndërtuese të Tunelit të Llogarasë. Bëhet fjalë për dokumentet e kompanisë “Hill Interna-tional NV”, e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë. Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prenci. Mësohet se ka nisur verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj […]

The post SPAK shënjestron Ballukun, sekuestron dokumentet e vjedhjes 50 mln euro në tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Llogara, era favorizon flakët

By: user 8
16 April 2025 at 17:58

Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë përhapur në një zonë të mbjellë me pisha dhe bimësi karakteristike të territorit, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin natyror të parkut.

Gjithashtu si pasojë e erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi dhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Situata është përkeqësuar edhe më tej nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të tjera pyjore.

Lexo më tej: The Guardian: Kalimet e parregullta të emigrantëve në Evropë bien me 30% 

The post Zjarr në Llogara, era favorizon flakët appeared first on Lapsi.al.

Berisha nga Vlora: Lubi Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë

By: Oldi
15 April 2025 at 20:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Vlora hodha akuza në drejtim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke thënë se “mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë”. Berisha akuzoi atë dhe kryeministrin Rama se ndërton rrugë për të falimentuar bizneset në parkun e Llogarasë. AI tha se kur PD të vijë […]

The post Berisha nga Vlora: Lubi Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Llogara, autobusi përplaset me një kamion

By: M C
9 April 2025 at 19:33

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në njërën nga kthesat e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Për shkak të aksidentit, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Situata është përkeqësuar edhe më shumë nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbadhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Llogara, autobusi përplaset me një kamion appeared first on Albeu.com.

Aksident në Llogara/ Autobusi përplaset me kamionin, nuk raportohet për të lënduar

9 April 2025 at 19:44

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një nga kthesat e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion.

Fatmirësisht, nuk ka raporte për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit, trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Situata është përkeqësuar edhe më tej për shkak të mbylljes së tunelit të Llogarasë, i cili është në punime. Autoritetet po punojnë për të pastruar zonën dhe për të rikthyer normalitetin në trafikun e zonës.

The post Aksident në Llogara/ Autobusi përplaset me kamionin, nuk raportohet për të lënduar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌