Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KIEV – Sulme masive ruse gjatë natës, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur

KIEV, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia nisi një seri sulmesh me dronë dhe raketa në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, duke aktivizuar mbrojtjen ajrore në qendër të Kievit dhe shkaktuar dy viktima dhe 13 të pagosur.

Shpërthime nga ato që besohet se ishin raketa dhe dronë u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa mbrojtja ajrore iu përgjigj valëve të shumta sulmesh.

Forca ajrore ukrainase kishte paralajmëruar paraprakisht për raketa balistike që po vinin dhe dhjetëra dronë luftarakë.

Zyrtarët thanë se mbetjet e dronëve që binin shkaktuan zjarre në disa rrethe. Sirenat e sulmeve ajrore u aktivizuan në më shumë se gjysmën e vendit.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga një pushtim rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet dhe po u kërkon aleatëve perëndimorë të forcojnë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore mes sulmeve gjithnjë e më intensive ruse. /os/

The post KIEV – Sulme masive ruse gjatë natës, 2 të vdekur dhe 13 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr masiv në Spanjë, konfirmohen dy viktima, mijëra të tjerë të izoluar nga flakët

By: user 11
3 July 2025 at 10:13

Një zjarr masiv që ka shpërthyer në zonën rurale mes Sanauja dhe Ribelles po përhapet me shpejtësi drejt qytetit Agramunt, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë konfinimin e mijëra banorëve dhe të ndërhyjnë me forca të shumta zjarrfikëse.

Sipas autoriteteve, flakët kanë përfshirë mbi 6.500 hektarë, duke e klasifikuar këtë si një zjarr i gjeneratës së gjashtë – zjarre ekstremisht të dhunshme që krijojnë edhe motin e tyre përmes reve të tymit, të njohura si pirokumulus. Dy burra, 32 dhe 45 vjeç, humbën jetën tragjikisht pranë Agramunt.

Mbi 20.000 banorë të qyteteve përreth – përfshirë Agramunt, Pons, Guissona dhe Oliola – u detyruan të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut nga përhapja e zjarrit. Qielli mbi këto zona është kthyer në një ngjyrë portokalli të thellë, ndërsa në tokë bie hi.

Zjarri është përshkruar si “jashtë çdo parashikimi”, për shkak të një kombinimi të rrezikshëm: thatësisë ekstreme, nxehtësisë përvëluese dhe erërave me shpejtësi deri në 125 km/h.
Kjo ka shkaktuar përhapje të menjëhershme dhe të paparashikueshme të flakëve në disa drejtime.

Pas ndërhyrjes së dhjetëra ekipeve zjarrfikëse, avionëve dhe ndihmës nga reshjet e para të shiut, zjarri është aktualisht nën kontroll, megjithëse rreziku mbetet i lartë për ringjallje të vatrave.
Autoritetet kanë vendosur të mbajnë të aktivizuar planin emergjent INFOCAT për situata ekstreme gjatë verës.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale dhe nga media lokale tregojnë skena apokaliptike: qytete të mbuluara nga një mjegull portokalli, tym i trashë që ngrihet deri në 19 kilometra lartësi dhe fshatra të tëra të rrethuar nga flakët.

The post Zjarr masiv në Spanjë, konfirmohen dy viktima, mijëra të tjerë të izoluar nga flakët appeared first on Lapsi.al.

PAMJET/ Një zjarr masiv shkrumbon tregun industrial të Durrësit

By: user 6
29 June 2025 at 17:39

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës. Mediat raportojnë se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, të cilat kanë qenë të konsiderueshme.

Disa makina zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Disa prej trregtarëve u munduan të shpëtojnë mallin.

Tregu duket i gjithi i mbuluar nga flakët dhe tymi. Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën “Pavarësia” në plazh. Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit, por edhe në vitet e shkuara në këtë treg ka pasur incidente të ngjashme.

Shesh herë janë hedhur dyshime se zjarret mund të jenë të qëllimshmme për t’u hapur rrugë ndërtimeve të reja. Megjihatë nuk përjashtohet mundësia që zjarri të ketë qenë aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike apo dhe kushteve jo të sigurta të tregut. /LAPSI.al

The post PAMJET/ Një zjarr masiv shkrumbon tregun industrial të Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO)

By: V K
23 June 2025 at 09:42

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

 

 

Ekipet e zjarrfikësve kanë punuar dhe po punojnë pa ndërprerje për të përballuar situatën, duke përdorur mjete uji dhe forca të shtuara, por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive.

Era dhe mbetjet e ndezshme e kanë bërë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.

Ky është rasti i tretë brenda tre viteve që fusha e mbetjeve digjet, një fakt që ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, por hetimet paraprake nuk përjashtojnë mundësinë e një veprimi të qëllimshëm.

Rasti ka rikthyer në vëmendje mungesën e një plani të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Kukës, si dhe nevojën për monitorim të vazhdueshëm dhe investime në trajtimin e mbetjeve dhe sigurinë e ambienteve të depozitimit.

The post Zjarr masiv në fushën e mbetjeve në Kukës, shtëllunga të mëdha tymi “pushtojnë” zonën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sulm masiv në Ukrainë: 14 të plagosur, mes tyre tre zjarrfikës

20 June 2025 at 08:41

Odesa është goditur nga një tjetër sulm masiv me dronë gjatë natës së 20 qershorit, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, si pasojë e sulmit humbi jetën një person, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 14 – përfshirë tre zjarrfikës.

Sulmi u krye nga forcat e armatosura të Federatës Ruse me të paktën 10 dronë sulmues (UAV), të cilët goditën infrastrukturën civile të qytetit. “Si pasojë e sulmit, një person vdiq dhe 14 të tjerë morën lëndime me ashpërsi të ndryshme. Midis viktimave janë tre shpëtimtarë. Të dhënat mbi viktima të tjera të mundshme janë ende duke u verifikuar,” thuhet në deklaratën zyrtare të prokurorisë.

Sipas Shërbimit të Emergjencave, tre zjarrfikës u plagosën gjatë operacioneve të shpëtimit, kur strukturat e dëmtuara u shembën mbi ta. Ata ndodhen në spital dhe raportohen në gjendje të qëndrueshme.

Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën urbane: një ndërtesë 23-katëshe dhe disa objekte të tjera banimi shumëkatëshe u dëmtuan rëndë, njëra prej të cilave u shkatërrua plotësisht. Po ashtu, u prekën ndërtesa ndihmëse, një institucion arsimor, dyqane dhe makina të qytetarëve.

Autoritetet ukrainase kanë nisur inspektimet për të vlerësuar dëmet dhe për të përpiluar listën e plotë të pasojave të sulmit. Situata në Odesa mbetet kritike, me autoritetet në gadishmëri për ndërhyrje të mëtejshme në rast sulmesh të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm masiv në Ukrainë: 14 të plagosur, mes tyre tre zjarrfikës appeared first on Euronews Albania.

Sulm masiv rus ndaj Kievit: Dhjetëra të plagosur nga raketat dhe dronët

6 June 2025 at 11:56

Në orët e para të së premtes, Rusia ka nisur një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke shkaktuar 3 viktima dhe 49 të plagosur. Zyrtarët ukrainas raportuan shpërthime të fuqishme dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e qytetit, duke përfshirë ndalimin e shërbimit të metrosë dhe dëmtimin e shina hekurudhore.

Sipas ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, viktimat ishin tre ndihmës të shpejtë që po asistonin pas një prej sulmeve, ndërkohë që kryetari i bashkisë i kishte shpallur katër viktima.

Administrata ushtarake e Kievit njoftoi se sulmet e Rusisë pasuan një paralajmërim të Presidentit Vladimir Putin për kundërsulm, pas shkatërrimit të disa avionëve bombardues rusë nga dronët ukrainas gjatë sulmeve në territorin e Rusisë. Sulmi i fundit përfshiu 407 dronë dhe 45 raketa, ndërsa goditi jo vetëm Kievin, por edhe qytete të tjera ukrainase.

Në një reagim të menjëhershëm, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që të intensifikojnë presionin ndaj Moskës dhe të shtojnë mbështetjen ndaj vendit të tij, për të parandaluar më tej dëmet dhe viktimat.

Sulmet ruse shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike dhe transportuese të Kievit, duke përfshirë ndërprerjen e shërbimit të metrosë dhe devijimin e disa linjave hekurudhore për shkak të dëmtimeve në shina.

Në një postim të tij në X (Twitter), Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, akuzoi Rusinë për “hakmarrje” ndaj civilëve ukrainas si përgjigje për humbjet në frontin ushtarak, ndërkohë që theksoi rëndësinë e një veprimi më të fortë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm masiv rus ndaj Kievit: Dhjetëra të plagosur nga raketat dhe dronët appeared first on Euronews Albania.

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”/ Marco Rubio: Rrit rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore

30 May 2025 at 17:08

Në një deklaratë publike, Rubio u shpreh se emigracioni i pakontrolluar shpeshherë nuk është i motivuar nga shpresa për një jetë më të mirë, por nga rrjete kriminale që përfitojnë nga vuajtjet e njerëzve në nevojë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shprehur shqetësimin e tij për pasojat e emigracionit masiv, duke e lidhur këtë fenomen me shtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët” , deklaroi Rubio.

Deklarata e Sekretarit të Shtetit është shpërndarë edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, duke i dhënë një peshë të veçantë këtij mesazhi për opinionin publik në Shqipëri.

Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në luftën kundër trafikimit dhe do të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të frenuar këtë fenomen.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur emigracioni mbetet një temë kyçe në politikën ndërkombëtare dhe një sfidë për shumë vende që përballen me eksodin e popullsisë drejt shteteve më të zhvilluara.

The post “Duam të parandalojmë emigrimin masiv”/ Marco Rubio: Rrit rrezikun e trafikimit të qenieve njerëzore appeared first on Sot News | Lajme.

Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Rubios: Duam të parandalojmë emigracionin masiv

30 May 2025 at 14:51

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Ai ka shprehur shqetësimin për pasojat negative të emigracionit masiv, duke theksuar se ky fenomen mund të shërbejë si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore.

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët.”, thotë Rubio.

The post Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Rubios: Duam të parandalojmë emigracionin masiv appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK godet skemën e kontrabandës së cigareve, 36 masa për biznesmenë dhe doganierë

By: Besnik
28 May 2025 at 18:18

SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion këtë të mërkurë ku janë ekzekutuar disa masa sigurimi për një hetim në lidhje me një skemë të sofistikuar të kontrabandës së cigareve.

Në një njoftim zyrtar SPAK thotë se në këtë skemë janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore ndërsa dyshimet e prokurorëve janë se personat kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK në më shumë se 30 (tridhjetë) raste është ndryshuar destinacioni dhe më pas ngarkesa e destinuar për firmën porositëse është shkarkuar në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.

Po ashtu SPAK thotë se prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore nga vendi ku janë destinuar për tu shitur duke sjellë shkeljen e ligjit të akcizës.

Në njoftimi ne SPAK thuhet se këto veprime i kanë bërë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e 366.034.451,000 lekë dhe vendeve të BE-së në një rast në vlerën 2,802,159,90 euro nëse kontrabandimi do të ishte i suksesshëm, dhe në katër raste të tjera e kanë arritur qëllimin duke i humbur BE-së vlerën e taksuar në përafërsisht 10.000.000 Euro.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë lëshuar gjithsej 36 masa sigurie, përfshirë 15 masa “arrest me burg”, 20 masa “detyrim për t’u paraqitur” dhe 1 masë “arrest në shtëpi”.

Nga këto, masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 personat nën hetim, ndërsa masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” janë zbatuar për 15 nga 20 të hetuarit.

Masat e sigurmit të vendosura nga GJKKO në vendimin nr. 48 datë 27.05.2025 pas kërkesës së SPAK

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim; I.J, (pronar i fabrikës), D.J (administrator i fabrikës), S.D (shtetas i Maqedonisë së Veriut),  L.Q (shtetas kosovar si dhe me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar), Z.S (shtetas serb) dhe M.B (shtetas serb), të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172, pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim N. G i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172 pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim punonjës të doganave I.H, K.G, I.C, A.T, M.N,  G.T, G.S, E.SH dhe  I.K, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim M.D (punonjëse e doganave), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim (punonjës të doganave); E.H, Y.K, B.R, I.Ç, I.M, A.S, Y.S, L.Ç, I.Z, F.Z, G.D, N.S, L.M, D.P,  B.Z, A.N, V.G, SH.L dhe L.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20, viti 2023* për një skemë të sofistikuar kontrabande të cigareve, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore.

Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së. Konkretisht, subjekti tregtar (Fabrika e Cigareve “A.T”) i përfshirë ka aplikuar dhe është pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), nga autoritet doganore, me qëllim përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore si në import të lëndës së parë ashtu dhe në eksport.

Subjekti punon me regjim “fason”, duke prodhuar paketa cigare, për të cilat ka markë të regjistruar dhe eskluzivitet, për llogari të firmës porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent.

Kjo veprimtari është realizuar përmes legjitimimit të kontrabandës nga struktura të caktuara të doganës në shkelje të ligjit duke mos shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe çlirim eksporti fiktiv në sistemin “Asycuda World” sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.

Prokuroria e Posaçme falënderon autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA), ato kosovare, greke dhe qipriote për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal, veçanërisht në ekzekutimin e shpejtë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.

Shënim:

Veprat penale në kuadër të procedimit penal nr.20/2023:

“Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK godet skemën e kontrabandës së cigareve, 36 masa për biznesmenë dhe doganierë appeared first on Euronews Albania.

Shtëpitë e banorëve në rrezik/ Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët përfshijnë barërat e thata

25 May 2025 at 17:21

Duke përfshirë një sipërfaqe me barëra të thata, pasditen e sotme mësohet se ka rënë zjarr në lagjen Kordhocë të njësisë administrative Lazarat. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar banesat pranë zonës së djegur, duke krijuar panik te banorët.

Sipas raportimeve nga vendngjarja era e fortë ka favorizuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Aktualisht po ndërhyhet për izolimin e vatrës dhe për shmangien e çdo rreziku për banesat përreth. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të MNZ Gjirokastër, të cilët konstatuan se zjarri ishte në përmasa të mëdha.

Mësohet se puna për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa situata është ende nën kontroll. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritetet janë në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.

The post Shtëpitë e banorëve në rrezik/ Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët përfshijnë barërat e thata appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT)

By: V K
14 May 2025 at 11:32

Policia e Tiranës, ka dalë me një njoftim të shkurtër për mediat, në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.

Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”.

Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.

Uniformat blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28-vjeç dhe Zenel Trofi, 35-vjeç.

Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.

Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”

Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.

Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.

The post Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May 2025 at 08:22

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së. Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; […]

The post Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

By: V K
14 May 2025 at 08:41

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së.

Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian, së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.

Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar, ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %).

Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm.

Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).

Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse

Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.

Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%.

Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.

Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.

Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.

Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023

Të dhëna të tjera të Eurostat, bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit, është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona.

The post Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë appeared first on Albeu.com.

Shembja masivit të kromit/ Kushëriri i 29-vjeçarit: Nuk po gjejmë dot trupin! Duhen aparatura të posaçme

By: Oldi
5 May 2025 at 11:56

Prej dy ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në Klos. Kushëriri i Beshirit, Mevlan Taraj ka apeluar për ndihmë që të ndërhyjnë institucionet shtetërore që të ndihmojnë me gjetjen e trupit të të riut. Taraj u shpreh […]

The post Shembja masivit të kromit/ Kushëriri i 29-vjeçarit: Nuk po gjejmë dot trupin! Duhen aparatura të posaçme appeared first on BoldNews.al.

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në portin iranian

29 April 2025 at 13:33

Numri i viktimave nga shpërthimi masiv në portin kyç të Iranit, Shahid Rajaei, ka shkuar në 70, thanë autoritetet lokale. Ndërkaq, ministri i Brendshëm iranian fajësoi “neglizhencën” për incidentin, ku u plagosën më shumë se 1.000 persona.

Eskandar Momeni deklaroi për televizionin shtetëror iranian në mbrëmjen e 28 prillit se “mosrespektimi i masave të sigurisë dhe pakujdesia” kishin shkaktuar incidentin, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi zjarrin në depot e materialeve të rrezikshme dhe kimike.

Momeni tha se disa “fajtorë janë identifikuar dhe thirrur nga autoritetet” por nuk dha më shumë detaje.

Mehrdad Hassanzadeh, drejtori i zyrës për menaxhimin e krizave në provincën jugore Hormozgan, ku ndodhet porti që u përball me shpërthimin masiv, tha për televizionin shtetëror iranian se shumica e të plagosurve, veçse janë liruar nga spitali.

Më 27 prill, një ditë pas shpërthimit, Hossein Zafari, zëdhënës i organizatës për menaxhimin e krizave në Iran, dukej se i la fajin ruajtjes në mënyrë jo të duhur të kemikateve që gjendeshin në kontejnerë në këtë port.

Të dhënat publike sugjerojnë se Irani kishte pranuar në këtë port në shkurt dhe mars ngarkesa me përbërës kimikë nga Kina, që përdoren për karburant raketash. Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë iraniane të Mbrojtjes ka mohuar se ndonjë ngarkesë me përdorim ushtarak, përfshirë karburantin për raketa, po ruhej në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Gazeta The New York Times citoi një burim anonim, të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, i cili tha se substanca që shpërtheu ishte natrium perklorat, një përbërës kyç në karburantin e ngurtë, që përdoret për raketa.

Mes kritikave në rritje ndaj zyrtarëve për incidentin, regjisori i njohur iranian Jafar Panahi bëri thirrje për një “referendum të lirë dhe transparent, nën mbikëqyrje ndërkombëtare, për t’ia kthyer sovranitetin popullit”.

Në një postim në Instagram, Panahi e përshkroi shpërthimin si simbol të “kolapsimit të një regjimi që ka çuar Iranin drejt shkatërrimit për gati gjysmë shekulli”./REL

The post Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në portin iranian appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthimi masiv në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, ja sa shkon numri i tyre…

27 April 2025 at 16:30

Shpërthimi ndodhi në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i Iranit, afër qytetit jugor Bandar Abbas, mëngjesin e së shtunës. Sipas raportimeve të mediave shtetërore, gjashtë persona ende figurojnë si të zhdukur.  Autoritetet iraniane kanë njoftuar se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 800 janë plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një nga portet kryesore të Iranit.

Pamjet nga ajri treguan të paktën tre zona në flakë, ndërsa ministri iranian i Punëve të Brendshme më vonë konfirmoi se zjarri po përhapej nga një kontejner në tjetrin. Shkollat dhe zyrat në rajon morën urdhër të qëndronin të mbyllura të dielën. Banorët raportuan se ndjenë goditjen e shpërthimit deri në 50 kilometra largësi.

“E gjithë depoja ishte e mbushur me tym, pluhur dhe hiri. Nuk e mbaj mend nëse u fsheha vetë nën tavolinë apo shpërthimi më hodhi atje”, tha një dëshmitar për televizionin shtetëror iranian”.

The post Shpërthimi masiv në Iran/ Rritet bilanci i viktimave, ja sa shkon numri i tyre… appeared first on Sot News | Lajme.

28 të vrarë dhe 800 të plagosur nga shpërthimi masiv në portin më të madh të Iranit

27 April 2025 at 12:59

Të paktën 28 ​​persona janë vrarë dhe 800 janë plagosur në një shpërthim masiv në një nga portet kryesore të Iranit, thonë autoritetet.

Shpërthimi ndodhi në Shahid Rajaee, porti më i madh tregtar i vendit, pranë qytetit jugor të Bandar Abbas të shtunën në mëngjes.

Banorët raportuan se e ndjenë ndikimin e shpërthimit deri në 50 km larg. Gjashtë persona mbeten të pagjetur, raportojnë mediat shtetërore.

Videot e verifikuara nga BBC tregojnë një intensitet të zjarrit përpara një shpërthimi të madh, me njerëz që ikin më pas nga shpërthimi dhe të tjerë të shtrirë të plagosur në rrugë të rrethuar nga mbeturinat e tymit.

Nuk ka informacion të saktë për shkakun e shpërthimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA, dhe zëdhënësi i Organizatës së Menaxhimit të Krizave të Iranit, Hossein Zafari, tha se siguria e dobët e kimikateve në kontejnerë në portin Rajai ishte shkaku i aksidentit.

Presidenti iranian Massoud Pezeshkian urdhëroi një hetim mbi incidentin dhe dërgoi ministrin e brendshëm në vendngjarje. Shpërthimi theu xhamat disa kilometra larg dhe u dëgjua në Qeshm, një ishull 26 kilometra në jug të portit, raportuan mediat iraniane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 28 të vrarë dhe 800 të plagosur nga shpërthimi masiv në portin më të madh të Iranit appeared first on Euronews Albania.

“Le boycott”, francezët bojkot masiv për produktet amerikane

31 March 2025 at 08:38

Një lëvizje e re e quajtur “Le boycott” ka shpërthyer në Francë, duke nxitur qytetarët të bojkotojnë markat amerikane të njohura, si McDonald’s, Coca-Cola dhe Tesla.

Kjo fushatë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj politikave të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe pasojave të tij në tregtinë ndërkombëtare.

Pjesë e këtij bojkoti janë tarifa të larta tregtare të imponuara nga administrata Trump, si dhe një retorikë anti-europiane që ka shkaktuar shqetësime dhe pakënaqësi te qytetarët e Bashkimit Europian.

Ky bojkot ka marrë mbështetje të gjerë nga të rinjtë dhe disa grupe të tjera sociale, të cilët e shohin këtë si një mënyrë për të shprehur kundërshtimin ndaj politikave të Trump dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme.

Megjithatë, pjesëmarrja në këtë fushatë është e vështirë për shumë qytetarë, veçanërisht për studentët dhe punëtorët, të cilët përballen me vështirësi financiare dhe mundësi të kufizuara për të shmangur përdorimin e këtyre markave të mëdha, të cilat janë të përhapura kudo.

Në këtë mënyrë, bojkotimi i markave amerikane ka filluar të shndërrohet në një lëvizje më të madhe që thekson pakënaqësinë ndaj administratës Trump dhe politikat e saj, duke nxitur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku shumë individë e shohin këtë si një mundësi për të shprehur mendimet e tyre kundër administratës së SHBA-së.

Kampanja është bërë një simbol i unitetit dhe rezistencës ndaj asaj që shumë njerëz e shohin si një politikë të padrejtë dhe të dëmshme për ekonomitë europiane dhe interesat e qytetarëve, shkruan theguardian.

Ndërkohë, kjo fushatë bojkotimi ka pasuar një tendencë të ngjashme edhe në Kanada, ku qytetarët kanë vendosur të bojkotojnë gjithçka që vjen nga SHBA-ja, duke përfshirë produktet dhe shërbimet amerikane.

Kjo ka sjellë një unitet të plotë mes qytetarëve kanadezë, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin e politikave amerikane në vendin e tyre.

Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina! Pamjet nga vendngjarja

By: gsh
16 March 2025 at 20:16

Gjashtë makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Burime bëjnë me dije se për fat të mirë nga aksidenti masiv nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

The post Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina! Pamjet nga vendngjarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zjarr masiv në Gjorgoz të Fierit, problem terreni i vështirë (VIDEO)

By: V K
15 March 2025 at 14:49

Mesditën e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me pisha të buta 80-vjecare, në Gjorgoz të Fierit.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, duke iu afruar edhe tokave me ullinj të banorëve të zonës dhe duke djegur disa sipërfaqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete zjarrfikëse, dhe 18 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Fierit e Patosit për të bërë të mundur neutralizimin e vatrave të reja dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë kodrinor, e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve deri pranë vatrave të zjarrit, duke i detyruar të operojnë me mjete rrethanore.

Fatmirësisht, zjarri ndodhet larg shtëpive të banuara , ndërkohë që masivi pyjor me pisha i kodrave të Gjorgozit është pérfshire cdo verë nga zjarret masive të cilat kanë rrezikuar edhe banesat.

 

The post Zjarr masiv në Gjorgoz të Fierit, problem terreni i vështirë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌