Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shfaqet “Horizontet e kureshtjes”, historia sekrete e turizmit shqiptar në komunizëm

10 July 2025 at 18:27

Në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës u shfaq dokumentari “Horizontet e kureshtjes” i cili paraqet historinë sekrete të turizmit shqiptar në periudhën e sistemit komunist.

Filmi i autores Brunilda Liçaj me regji të Enerjeta Janit zbërthen një copëz të së shkuarës së heshtur: survejimi, hotelet, arratisjet, dëshmitë e protagonistëve.

“Dokumentari “Horizontet e kureshtjes” është i fokusuar në vitet 1945-1990, në kohën e komunizmi, në fluksin e turistëve që vinin tashmë nga vendet e huaja si ata mbërrinin, si ata bënin vizita turistike, si lëviznin nëpër territorin e Shqipërisë, pjesa e shpërndarjes së tyre dhe gjithë kjo ka të bëjë me sekretin se çfarë ndjenin turistët e huaj dhe si survejoheshin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, tha Brunilda Liçaj, autore.

Një vend të veçantë në këtë film dokumentar zë Gjirokastra me faktet dhe dëshmitë për turistët e huaj që vizituan qytetin e gurtë përpara viteve ’90-të

“Gjirokastra është një nga elementët kryesorë të kësaj historie, jo më kot dokumentari shfaqet në këtë qytet sepse ai ka edhe elemente të lidhura me mjediset, hotelet qytetit pra me gjithë pjesën e turizmit në kohën e komunizmit, Gjirokastra si një nga qytetet që kanë qenë më të vizituara në kohën e komunizmit, normalisht ka patur dhe incidentet e veta, problematikat e veta, dhe të gjitha këto dalin nëpërmjet dokumenteve”, shtoi autorja Liçaj.

Ky film dokumentar është një dëshmi me vlerë për njohjen e Shqipërisë së përpara viteve 90-të sjellë nëpërmjet turistëve të huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shfaqet “Horizontet e kureshtjes”, historia sekrete e turizmit shqiptar në komunizëm appeared first on Euronews Albania.

GREQI – Rojat bregdetare shpëtojnë qindra emigrante në Kretë

ATHINË, 7 korrik /ATSH/ – Qeveria greke njoftoi se ka shpëtuar qindra emigrantë pranë ishujve të Kretës dhe Gavdosit, duke regjistruar një rritje prej 350% të mbërritjeve këtë vit, sipas “Reuters”.

Rruga Tobruk-Kretë është bërë një korridor i rëndësishëm për emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia Jugore, përfshirë ata që ikin nga konflikti në Sudan.

“Autoritetet greke kanë shpëtuar qindra emigrantë në një seri operacionesh pranë ishujve jugorë të Kretës dhe Gavdosit që nga e premtja (4 korrik)”, tha roja bregdetare.

Rritja e numrit të kalimeve të emigrantëve nga Libia në ishujt grekë, konkretisht nga Tobruku në Gavdos dhe Kretë, ngre pyetje nëse kjo rrugë po bëhet një korridor emigrimi gjithnjë e më i rëndësishëm.

Vetëm dje, mbi 430 migrantë u shpëtuan në Gavdos, ishulli jugor i Greqisë.

Në një incident tjetër, agjencia kufitare e BE-së, “Frontex”, shpëtoi 96 emigrantë pranë Kretës.

Në total, rreth 750 migrantë mbërritën në Kretë gjatë fundjavës, shumica e të cilëve ishin nisur nga qyteti portual libian i Tobrukut. /Ad.Ab./ /a.i/

The post GREQI – Rojat bregdetare shpëtojnë qindra emigrante në Kretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkatërrime ‘biblike’ nga zjarri në Kretë, autoritetet evakuojnë shtëpi e hotele

3 July 2025 at 16:20

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin masiv që ka rënë në bregun jugor të Kretës, duke shkaktuar evakuimin e shtëpive dhe hoteleve.

Banorët e kanë cilësuar zjarrin, që ka detyruar autoritetet të japin tre urdhra largimi përmes portit Ierapetra, një “katastrofë totale”.

Erërat e forta e kanë bërë të vështirë punën e zjarrfikësve, me flakët që vazhdojnë të përhapen në pyjet e zonës kodrinore.

Zonat Ferma, Agia Fotia dhe Koutsounari janë më të prekurat, sipas autoriteteve lokale. Në Agia Fotia, banorët e përshkruan shkatërrimin si “biblik”, duke thënë se zjarri kishte rrafshuar gjithçka që i dilte në shteg.

Një alarm i ri u dha mbrëmjen e së mërkurës, që çoi në largimin e banorëve nga zonat e sipërpërmendura, si dhe për fshatrat Aklia dhe Galini.

Braktisja e shtëpive dhe hoteleve vazhdoi përgjatë gjithë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, ndërkohë që njerëzit që për arsye sigurie kishin zbritur në plazhe u evakuuan me varka.

Persona të tjerë ndërkohë u dërguan në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 230 zjarrfikës, të mbështetur nga 10 mjete fluturuese që hedhin ujë nga ajri.

Kreta është një nga destinacionet turistike më popullore të Greqisë dhe rreziku i zjarreve në ishull mbetet i lartë, bashkë me zona të tjera të jugut të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkatërrime ‘biblike’ nga zjarri në Kretë, autoritetet evakuojnë shtëpi e hotele appeared first on Euronews Albania.

Zjarrfikësit në betejë me tre vatra zjarri në Kretë

By: user7
3 July 2025 at 09:51

Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët për të vënë nën kontroll zjarrin që po shkatërron kilometra të tëra sipërfaqesh bujqësore dhe pyjore në Ierapetra në Kretë. 230 zjarrfikës, 46 automjete dhe 13 grupe alpinistësh po veprojnë në vendngjarje, ndërsa pritet të dërgohen gjithsej 10 mjete ajrore për të luftuar flakët, disa prej të cilave tashmë po hedhin ujë.

Në operacionin e madh që është ngritur, autoritetet lokale dhe vullnetarët po ndihmojnë me makineri ndërtimi, cisterna uji dhe gradues, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë. Shqetësimi i banorëve dhe i të tjerëve përqendrohet në faktin se erërat e forta që kanë fryrë në zonë që nga dje dhe që po i shpërndajnë flakët, duke e bërë më të vështirë detyrën e shuarjes së zjarrit, e cila është tashmë mjaft e vështirë për shkak të paarritshmërisë së zonës.

Qindra turistë braktisën akomodimet e tyre dhe u mblodhën në stadiumin e mbyllur të Ierapetrës, ndërsa të paktën një mijë banorë braktisën shtëpitë e tyre.

The post Zjarrfikësit në betejë me tre vatra zjarri në Kretë appeared first on Lapsi.al.

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

By: Elva
1 July 2025 at 08:47

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që vepronte në ishullin e Kretës, e cila dyshohet se importonte në mënyrë të paligjshme municione luftarake nga Shqipëria. Gjatë operacionit u arrestuan Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho. Sipas Protothema, hetimet zbuluan se që prej prillit 2025, anëtarët e kësaj […]

The post Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi appeared first on BoldNews.al.

Trafikonin municione nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë

By: user 11
1 July 2025 at 09:21

Policia greke ka arrestuar 5 person, mes tyre 4 grekë dhe 1 shqiptar, nën akuzën e trafikut të armëve. Sipas autoriteteve helene organizata funksiononte në ishullin e Kretës dhe konkretisht në Hania.

Policia greke kishte informacion se anëtarët e kësaj organizata trafikonin armë dhe fishekë nga Shqipëria në drejtim të Kretës.

Pas hetimeve, u vërtetua aktiviteti i trafikantëve dhe u krye operacionin për kapjen e tyre. Tre shtetasit grekë u ndoqën prej policisë dhe u panë në afërsi të kufirit greko- shqiptar në Kostur, teksa po ngarkonin pako me fishekë. Ata u ndoqën në distancë prej kufirit deri në ishullin e Kretës. Sapo zbritën nga anija, policia u vuri prangat tre grekëve të moshave 30, 65,72 dhe 73 vjeç, ndërsa një 41 vjeçar shqiptar u kap në zonën e Kosturit.

Në automjetin e përdorur prej trafikantëve u gjetën të fshehura 24.126 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pushkë gjermane, një automjet dhe një motoçikletë.

Në kërkim është shpallur një tjetër shtetas shqiptar i cili gjente dhe u dorëzonte trafikantëve brenda kufirit grek sasinë e fishekëve të sekuestruar. 65-vjeçari ishte arrestuar për të njëjtën akuzë në 2019.

Hetimet janë marrë në dorë nga departamenti i sigurisë së Haniasë dhe pritet që të dhëna konkrete t’ju jepen edhe autoriteteve shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e pjesëtarëve të tjerë të organizatës në territorin shqiptar.

The post Trafikonin municione nga Shqipëria, goditet organizata kriminale në Kretë appeared first on Lapsi.al.

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

25 June 2025 at 07:54

Donald Trump i është përgjigjur raportimeve në lidhje me vlerësimin e rrjedhur të inteligjencës mbi sulmin amerikan ndaj Iranit.

Duke postuar në Truth Social, Trump sulmoi ashpër mediat amerikane dhe raportimin e tyre.

“Lajmet e rreme CNN, së bashku me New York Times që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si CNN ashtu edhe CNN po kritikohen nga publiku!”

Administrata e Trump ka vazhduar të kundërshtojë raportin që thotë se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk e eliminuan programin e tij bërthamor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete appeared first on Euronews Albania.

Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar

By: user 6
24 June 2025 at 21:36

Në orët pas sulmit të parë të Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor, ku u vranë liderë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, agjentë të inteligjencës izraelite Mossad nisën një fushatë të fshehtë për të frikësuar zyrtarët e tjerë të lartë të Teheranit me qëllim përçarjen dhe destabilizimin e regjimit teokratik. Lajmi është konfirmuar nga “Washington Post” sipas tre personave që kishin dijeni për operacionin.

Persona që punojnë për shërbimet e sigurisë izraelite dhe flasin persisht, gjuha kryesore e Iranit, telefonuan zyrtarë të lartë iranianë në celularët e tyre dhe i paralajmëruan se edhe ata do të vriteshin nëse nuk ndalonin mbështetjen për regjimin e Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësit suprem të Iranit. Njëri prej burimeve vlerësoi se më shumë se 20 iranianë në pozita të fuqishme janë kontaktuar nga Mossad.

“Washington Post” ka siguruar një incizim audio dhe një transkript të një prej këtyre telefonatave, e cila ndodhi të njëjtën ditë, më 13 qershor, kur Izraeli nisi bombardimet ndaj Iranit.

“Mund t’ju këshilloj tani: keni 12 orë për të ikur me gruan dhe fëmijën. Përndryshe, jeni në listën tonë”, i tha një operativ i inteligjencës izraelite një gjenerali të lartë iranian të afërt me udhëheqësit e vendit, sipas regjistrimit audio. Operativi më pas sugjeroi se Izraeli mund t’i drejtonte armët ndaj gjeneralit dhe familjes së tij në çdo moment. “Jemi më afër jush sesa vena në qafën tuaj. Mbaje mend këtë. Zoti ju ruajtë,” tha ai.

Gjenerali, pjesëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u urdhërua të bënte një video në të cilën të distancohej nga qeveria iraniane. “Si duhet t’jua dërgoj?” – pyeti gjenerali. “Do t’ju dërgoj një ID në Telegram,” u përgjigj operativi, duke iu referuar aplikacionit të mesazheve Telegram. “Dërgoje.”

Operativi izraelit i theksoi këto vrasje në telefonatën e tij me gjeneralin iranian: “Po ta shpjegoj, dëgjo me kujdes. Po të telefonoj nga një vend që dy orë më parë e çoi Bagherin, Salamin, Shamkhanin, një nga një, në ferr,” i tha gjeneralit.

Nuk është e qartë nëse një video e tillë është bërë apo dërguar. Gjenerali besohet se është ende gjallë dhe në Iran, tha një nga personat e njohur me operacionin. Por një qëllim parësor i këtij operacioni ishte të frikësonte dhe të përçante udhëheqjen e Teheranit, tha një tjetër burim. Zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk pranoi të komentojë rastin.

Regjistrimi audio dhe një transkript në anglisht u vunë në dispozicion nga një individ izraelit që e kishte siguruar materialin dhe e ndau me “The Post”, së bashku me një përshkrim të një telefonate të dytë të ngjashme drejtuar një tjetër zyrtari të lartë iranian të afërt me Khamenein. “The Post” përgatiti vetë një transkript në anglisht të bisedës gati 4 minuta të gjatë, e cila u zhvillua në gjuhën perse.

Personi që dha regjistrimin deklaroi se përmbajtja e audios nuk ishte manipuluar në asnjë mënyrë, përveçse për të maskuar zërin e operativit izraelit për të mbrojtur identitetin e tij. “The Post” ka siguruar emrin e gjeneralit iranian, por nuk po e publikon dhe e ka hequr zërin e tij nga regjistrimi për të ruajtur anonimatin e tij.

Telefonatat ndaj figurave të larta ushtarake dhe të sigurisë iraniane ishin pjesë e një fushate të gjerë të veprimit të fshehtë, të përshkruar nga zyrtarët izraelitë të sigurisë si një komplement i ofensivës ushtarake kundër objekteve bërthamore, fabrikave të armëve dhe hedhësve të raketave.

Operacioni i përgjithshëm, i quajtur “Luani që ngrihet” nga qeveria izraelite, u mbështet në aktivizimin e ekipeve të fshehta të inteligjencës, stoqeve të armëve të fshehura më parë dhe aftësive të tjera që kishin qëndruar të fjetura brenda territorit iranian për javë ose edhe muaj, thanë zyrtarët izraelitë.

Netanyahu tha se Izraeli nisi operacionin e befasishëm, i cili është në javën e tij të dytë, për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore. Qeveria izraelite tha se në muajt e fundit, Irani po i afrohej aftësisë për ta kthyer rezervën e tij të uraniumit të pasuruar në një armë bërthamore. Izraeli nuk ka paraqitur ndonjë provë të re të detajuar për synimet apo përpjekjet e Iranit për armë bërthamore. Zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë thanë se, edhe pse kanë inteligjencë që tregon se Irani ka studiuar teknika që do t’i mundësonin të ndërtonte shpejt një pajisje bërthamore të thjeshtë nëse do të donte, nuk ka asnjë shenjë se ka marrë një vendim për të prodhuar një bombë atomike.

Presidenti Donald Trump urdhëroi një sulm të shumëfishtë ndaj objekteve bërthamore të Iranit këtë fundjavë, duke përdorur bomba nëndheshme të hedhura nga bombarduesit B-2 Spirit dhe raketa Tomahawk të lëshuara nga nëndetëset. Armët goditën objektin e thellë të pasurimit të uraniumit në Fordow, si dhe objektet bërthamore në Natanz dhe Isfahan.

Zyrtarët e lartë të Pentagonit deklaruan se tre objektet e goditura nga SHBA pësuan “dëme të rënda”, por shtuan se ishte ende herët për të thënë nëse Irani ende ruante ndonjë aftësi bërthamore. Sulmet ushtarake amerikane ndodhën tetë ditë pasi Izraeli nisi ofensivën e tij ndaj Iranit. Në orët e para të sulmit izraelit, pjesëtarë të rrethit të ngushtë të Khameneit dhe figura të rëndësishme të programit bërthamor iranian u vranë — në disa raste, si pasojë e dronëve me eksploziv ose pajisjeve të tjera që hapën vrima në muret e pallateve në qendër të Teheranit — sipas zyrtarëve të sigurisë izraelite dhe perëndimore, si dhe deklaratave zyrtare të regjimit për viktimat e njohura.

Ata që besohet se janë vrarë përfshijnë gjeneralmajor Hossein Salami, komandantin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC); gjeneralmajor Mohammad Bagheri, një veteran i IRGC-së dhe shef i shtabit të forcave të armatosura iraniane; si dhe Fereydoon Abbasi-Davani, një fizikant bërthamor dhe figurë kyçe në zhvillimin bërthamor të Iranit.

Lista e të vrarëve, sipas operativit, përfshinte edhe nënadmiralin Ali Shamkhani, ish-drejtorin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Mediat iraniane raportuan javën e kaluar se Shamkhani, megjithëse i plagosur rëndë, kishte mbijetuar një sulm izraelit dhe kishte dërguar një mesazh për Khamenein duke premtuar se “agimi i fitores është afër” për Iranin.

Izraeli ka treguar më parë se është i aftë të kryejë vrasje të shënjestruara në Teheran. Në korrik, vrau liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, duke përdorur një pajisje shpërthyese të futur fshehurazi brenda një shtëpie pritëse shtetërore në kryeqytetin iranian.

Fushata e fshehtë për frikësimin e figurave kyçe iraniane që mbijetuan ose nuk ishin objektiv në sulmet e para izraelite përfshiu disa nga agjencitë kryesore të sigurisë dhe ushtrisë së Izraelit, dhe kishte për qëllim të mbillte frikë tek figura të nivelit të dytë dhe të tretë, sipas dy personave të njohur me operacionin. Qëllimi ishte ta bënte më të vështirë për Khamenein, i cili kontrollon politikën e sigurisë kombëtare të Iranit, të emëronte zëvendësues për ata që Izraeli kishte vrarë.

“Udhëheqësia e nivelit të dytë, që supozohet të trashëgojë postet dhe tani të zëvendësojë ata që janë eliminuar, është e tmerruar,” tha një nga burimet. “Dhe atyre po u kujtohet personalisht çfarë ndodhi me pasardhësin e Nasrallah dhe komandantët e Hezbollahut që u eliminuan.”

Zyrtari iu referua Hasan Nasrallah-ut, liderit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, të cilin Izraeli e vrau në një sulm ajror në shtator. Më vonë, Izraeli vrau edhe pasardhësin e mundshëm të Nasrallah-ut.

“Khamenei po përballet me vështirësi serioze për të emëruar pasardhës për pozitat e zyrtarëve që u eliminuan,” tha zyrtari. “Edhe nëse ia del të emërojë dikë, këta janë njerëz që ai nuk i ka zgjedhur në fillim. Sepse ata më seriozët tani po refuzojnë t’i marrin këto poste.”

Zyrtarët perëndimorë të sigurisë thanë se nuk kanë parë shenja të dezertimeve nga anëtarë të rangut të lartë të ushtrisë iraniane apo të Gardës Revolucionare.

Zyrtari izraelit tha se disa figura të larta iraniane kanë marrë letra paralajmëruese të futura poshtë derës, disa janë kontaktuar me telefon direkt, dhe të tjerë janë kontaktuar përmes bashkëshortëve të tyre. “Ata e kuptojnë plotësisht se janë transparentë dhe të njohur nga ne, dhe se depërtimi ynë i inteligjencës është 100 për qind.” Disa nga zyrtarët e lartë iranianë janë kontaktuar disa herë, duke krijuar një lloj dialogu me inteligjencën izraelite, tha një nga personat e njohur me operacionet.  /LAPSI.al

The post Telefonata e Mossad që futi në kurth gjeneralët iranianë: Ke 12 orë për të shpëtuar appeared first on Lapsi.al.

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës

20 June 2025 at 16:32

Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet sizmike, pasi pasditen e sotme tërmeti ka goditur ishullin e Kretës, teksa herët në mëngjes një tërmet u regjistrua në ishullin e Zakynthos. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare, lëkundjet sizmike në Kretë kanë qenë me magnitudë 4.8 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 51 […]

The post Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë, godet brigjet e Kretës

20 June 2025 at 16:10

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistruar këtë të premte në brigjet e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 47 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.

Ndërsa thellësia e tij vlerësohet në 20.6 kilometra.

/abcnews.al/

Tërmeti godet zonën detare pranë Kretës, çfarë raportojnë autoritetet?

By: gaze tare
20 June 2025 at 16:26

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është ndjerë sot në zonën jugperëndimore të Kretës. Sipas të dhënave paraprake nga Instituti Gjeodinamik i Greqisë, epiqendra u regjistrua rreth 47 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, në rajonin e Hania-s.

Lëkundja ndodhi në një thellësi fokale prej rreth 20.6 kilometrash dhe është ndjerë kryesisht në zonat përreth, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo të lënduar.

Autoritetet janë në monitorim të situatës, ndërsa specialistët theksojnë se tërmete të tilla janë të zakonshme për rajonin dhe nuk përbëjnë rrezik serioz nëse nuk pasohen nga lëkundje të tjera më të forta.

The post Tërmeti godet zonën detare pranë Kretës, çfarë raportojnë autoritetet? appeared first on iconstyle.al.

Irani: Kemi siguruar sekretet bërthamore të Izraelit

9 June 2025 at 14:09

Irani pretendon se ka marrë një sasi të madhe informacioni mbi programin bërthamor të Izraelit, tha të dielën ministri i inteligjencës, pa dhënë asnjë provë për ta mbështetur këtë. 

Duke folur për televizionin shtetëror iranian pas një mbledhjeje të kabinetit, Esmail Khatib tha se Ministria e Inteligjencës kishte fituar “një thesar të rëndësishëm të inteligjencës strategjike, operative dhe shkencore” nga Izraeli. 

Khatib pretendoi se ishin sekuestruar mijëra dokumente, duke përfshirë informacione që lidheshin me Evropën, SHBA-në dhe vende të tjera individuale, megjithëse nuk shpjegoi se si ishte marrë informacioni.

Khatib, një klerik shiit i cili u sanksionua nga Thesari i SHBA-së në vitin 2022 për përfshirjen e tij të dyshuar në spiunazh kibernetik, tha se dokumentet do të bëhen publike së shpejti. Ai pretendoi se ato u morën përmes “infiltrimit” dhe “qasjes në burime”, por nuk ofroi detaje specifike ose prova.

Njoftimi, i cili erdhi disa ditë përpara se Teherani të përballet me presion të ripërtërirë diplomatik mbi aktivitetet e veta atomike, duket se synon të kundërshtojë një operacion të profilit të lartë të inteligjencës izraelite në vitin 2018.

Në atë kohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se agjentët e tij kishin nxjerrë kontrabandë “gjysmë ton” dokumente nga Irani në lidhje me programin e tij bërthamor. 

Operacioni u përmend nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kur ai tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin.

Pretendimet e fundit iraniane vijnë ndërsa bordi i guvernatorëve në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) përgatitet të takohet këtë javë, me vendet perëndimore që thuhet se planifikojnë të kritikojnë Iranin për dështimin e tij për të sqaruar pyetjet e vjetra në lidhje me aktivitetet e tij bërthamore. 

Një veprim i tillë mund të çojë në referimin e çështjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe potencialisht të shkaktojë rivendosjen e sanksioneve të OKB-së sipas mekanizmit të “rikthimit” të përshkruar në marrëveshjen e vitit 2015.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani: Kemi siguruar sekretet bërthamore të Izraelit appeared first on Euronews Albania.

Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

By: V K
8 June 2025 at 07:55

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, shkruan Laura Sanders në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”.

Pothuajse 12 milionë njerëz vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, shumë prej të cilëve u drejtuan drejt Rivierës me premtimin e një pushimi të përballueshëm në plazh.

“Undiscovered Balkans”, një kompani e vogël britanike udhëtimesh e specializuar në aventura të pazakonta, rekomandon ture në grupe të vogla, për të zbuluar disa nga thesaret më pak të njohura të jugut të Shqipërisë.

Laura Sanders – së bashku me “Undiscovered Balkans”, mori pjesë në një tur shtatëditor në jug të Shqipërisë (1,195 paund për person).

U bashkova me turin në maj dhe kalova një javë, duke eksploruar qytetet bregdetare – përpara se të zhytesha në brendësi të vendit – ku vizitova vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, notova në ujëvarat e fshehura, qëndrova me fermerë në male dhe lundrova me rafting në një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Ne përfunduam udhëtimin në plazhet me guralecë pa turma vizitorësh, 200 metra mbi nivelin e detit, në një fshat në brigjet e Liqenit të Ohrit.

Mbërrita në Qeparo, një nga fshatrat më të qetë bregdetarë në qarkun e Vlorës, ​​pas një udhëtimi tre-orësh me makinë nga Tirana.

U zgjova me pamje nga Qeparoja e Vjetër, fshati bujqësor në shpatin e kodrës, që zbriste nga mali për të takuar Qeparoin e Ri në bregdet, ku baret e plazhit dhe qendrat e marrjes me qira të varkave po përgatiteshin për sezonin.

Mikpritësja jonë ishte Mirela Kokëdhima, e cila drejtonte bujtinën në fermën e saj në majë të kodrës, diku midis dy Qeparove.

Ajo na shërbeu vezë, djathë dhie, kos, sallatë, ëmbëlsira me çokollatë të bëra në shtëpi, salçiçe dhe kafe turke.

Në këtë fillim sezoni, deti ishte shumë i trazuar për të lundruar me kajak, kështu që e kaluam ditën e parë duke ecur përgjatë bregdetit.

Grupi ynë prej tetë britanikësh, me moshë nga 30-50 vjeç, eci përgjatë shkëmbinjve gëlqerorë karstikë me pamje epike të fshatrave tradicionalë dhe ujërave të kristalta.

Aroma e luleve të egra ndihej kudo dhe zogjtë cicëronin nga degët aty pranë.

Nëntë milje më vonë zbritëm në plazhin e Borshit dhe i zhytëm këmbët e lodhura në ujin e freskët të Jonit, duke shijuar një birrë në dorë.

Të nesërmen iu bashkuam guidës sonë, Alfi Pepaj, për një aventurë piktoreske drejt Gjirokastrës, një qytet i epokës osmane i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Pamja ishte e gjitha fantastike, maja të mbuluara me gjelbërim dhe livadhe të gjera – pa askënd përreth për kilometra të tëra.

Gjatë rrugës, ndaluam në një ujëvarë. Një orë më vonë mbërritëm në Gjirokastër dhe u magjepsëm menjëherë.

Ne u akomoduam në një hotel të stilit osman. Në ditët e sotme, shumica do ta njohin Gjirokastrën për qytetin e saj të vjetër tradicional dhe pazarin, i cili ngjan me Mostarin e Bosnjë-Hercegovinës ose Krujën e Shqipërisë veriore.

Por, qyteti ishte gjithashtu vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit komunist që sundoi Shqipërinë për 40 vjet – deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Kalaja e shekullit XIII, e ruajtur në mënyrë të mrekullueshme, e Gjirokastrës ofron pamje të gjera të rajonit dhe muret e saj të ftohta prej guri – ofrojnë pushim nga nxehtësia e verës.

Qyteti është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve, por çmimet ishin të arsyeshme.

Të nesërmen në mëngjes u nisëm sërish drejt maleve – në një tjetër turne, ku na priste një peizazh spektakolar karstik.

Ne udhëtuam përgjatë shtigjeve marramendëse drejt fshatit Hoshtevë në Zagoria, qarku fqinj.

Bëmë disa ndalesa për foto – dhe më pas zbritëm kodrën drejt një kishe fshati të shekullit XII, e cila strehon disa nga afresket dhe ikonat më të ruajtura të Shqipërisë, të cilat i kanë mbijetuar disa luftërave, Perandorisë Osmane dhe diktaturës së Hoxhës.

U kthyem në shtëpinë e mysafirëve – Kristinës dhe Ladi Telos – për një tjetër pushim.

Hëngrëm në verandën e tyre, e cila ishte e zbukuruar me lule, pemë agrume dhe fole dallëndyshesh, asnjë zë nuk dëgjohej në horizont për kilometra të tëra.

Kristina e kishte shndërruar shtëpinë e saj në një shtëpi mysafirësh 12 vjet më parë.

Qëndrimi ynë i radhës ishte në një shtëpi fshati 120-vjeçare të restauruar me pamje nga lugina e Vjosës, ku rrjedh Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Për të arritur atje, udhëtuam me makinë në një shteg shkëmbor, vetëm disa centimetra larg një pjerrësie të pjerrët në disa pika, por ia vlente mundi.

Shtëpia e familjes së Kristaq Cullufe – tani është shndërruar në një Monumet Kulture të kategorise së I.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, familja e Cullufes u kthye nga qyteti i afërt i Përmetit dhe nisi restaurimin e shtëpisë fshatare.

Në dhomën e gjumit në katin e parë ndodhej – një arkë prej druri që nuset shqiptare e mbushnin me gjëra për t’i marrë me vete në shtëpinë e tyre martesore.

Të nesërmen, udhëtuam drejt Liqenit të Ohrit, ndalesa jonë e fundit. Por jo para se të argëtoheshim në Vjosë, duke bërë rafting në ujërat e kristalta dhe duke notuar në natyrë.

I shtrirë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, Ohri i mbrojtur nga UNESCO është një nga liqenet më të vjetra të Evropës.

Ne qëndruam në fshatin e qetë të Linit, i cili është një destinacion turistik.

Dita jonë e fundit ishte aktive, duke ecur dhe duke lundruar me kajak në plazhe të izoluara me guralecë në mëngjes dhe pasdite duke përshkuar me biçikletë zonën e liqenit që i takon Shqipërisë.

Udhëtimi i këndshëm prej 12 miljesh na çoi pranë tokave të mbjella dhe bunkerëve të mbuluar me bimësi.

Ndaluam në qytetin e Pogradecit, i cili ka një ndjesi të vërtetë bregdetare britanike: fëmijët qeshnin duke luajtur, aroma e karameleve dhe petullave përhapej në ajër dhe të moshuarit pinin cigare ndërsa luanin shah në shëtitore.

Pogradeci është një qytet turistik që ka gjetur ekuilibrin e duhur në turizëm – i gjallë, por i tejmbushur me vizitorë.

Nëse po kërkoni të përjetoni pushime autentike – me aventura në natyrë dhe trashëgimi kulturore – Shqipëria është vendi ideal.

The post Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

30 May 2025 at 14:35

Një specialist i IT-së në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA-së është arrestuar për dyshimin se është përpjekur t’i ofrojë informacion të klasifikuar një qeverie të huaj, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj politikave të Presidentit Donald Trump, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Nathan Vilas Laatsch, 28 vjeç, nga Aleksandria, Virxhinia, u akuzua të enjten për përpjekje për të ndarë informacion të klasifikuar me dikë që ai besonte se përfaqësonte një qeveri të huaj. Ai u ndalua pas një operacioni të FBI-së. Laatsch, i cili ka punuar si specialist i IT-së në Divizionin e Kërcënimeve nga Brendësia të DIA-s që nga viti 2019, dyshohet se shprehu qëllimin për të ndarë materiale të klasifikuara për shkak të dallimeve ideologjike me administratën Trump.

“Veprimet e fundit të administratës aktuale janë jashtëzakonisht shqetësuese për mua”, tha ai në një email që thuhet se është kapur nga FBI-ja. “Unë nuk pajtohem ose nuk pajtohem me vlerat e kësaj administrate dhe kam ndërmend të veproj për të mbështetur vlerat për të cilat Shtetet e Bashkuara dikur qëndronin.”

Departamenti i Drejtësisë tha se FBI kishte nisur një hetim në mars, pasi kishte marrë një informacion në lidhje me qëllimet e Laatsch. Agjentë të fshehtë, duke u paraqitur si përfaqësues të një qeverie të huaj, komunikuan me Laatsch, i cili filloi të transkriptonte informacione të klasifikuara në një bllok shënimesh në tavolinën e tij gjatë një periudhe tre-ditore. Më pas, dyshohet se ai i fshehu shënimet në çorapet dhe kutinë e drekës për t’i hequr ato nga objekti.

Më 1 maj, Laatsch thuhet se la një USB me dokumente të shënuara ‘Sekret’ dhe ‘Tepër Sekret’ në një vend të paracaktuar për dorëzimin e dokumenteve në një park publik në Virxhinian veriore. Më vonë ai shprehu interes për të marrë shtetësinë nga vendi i huaj, duke deklaruar se nuk priste që “gjërat këtu të përmirësoheshin në planin afatgjatë”, thanë prokurorët.

The post Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit appeared first on Sot News | Lajme.

Greqi/ Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

30 May 2025 at 12:05

Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Në orët e para të mëngjesit, Kreta është përballur me stuhi dhe breshër.

Rrugët në fshatrat e Heraklionit janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura.

Ndërkohë autoritetet të cilat janë vendosur në gatishmëri të shtuar, kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimet në rrugët problematike.

/abcnews.al/

Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën

By: Mirgen
25 May 2025 at 21:42

Pluhuri afrikan ka krijuar një peizazh të frikshëm në Heraklion dhe Hania të Kretës në Greqi, ku qielli ka marrë ngjyrë portokalli. Siç shihet edhe në foto, pluhuri mbulon thuajse të gjitha zonat e Kretës. E kombinuar me temperatura të arta, por edhe shi, është krijuar një atmosferë mbytëse për të gjithë banorët. Mbrojtja Civile […]

The post Pluhuri afrikan “mbulon” Kretën appeared first on BoldNews.al.

Macja parandjeu tërmetin e fuqishëm në Kretë, ja si vrapon për të gjetur strehë të sigurtë (Video)

22 May 2025 at 14:56

Tërmeti i fortë që goditi mëngjesin e sotëm Kretën, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Në një video të publikuar nga mediat greke dhe e regjistruar në Liqenet e Agios Nikolaos, shfaqet një mace që ecën qetësisht dhe duket se ndjen lëkundjet e tërmetit disa sekonda para se ato të fillojnë.

Në një moment, macja ndalet dhe fillon të shikojë rreth e rrotull, duke u munduar të kuptojë se çfarë po ndodhte, përpara se të nxitonte të fshihej. Pas pak sekondash, toka fillon të dridhet. Tërmeti, me magnitudë 6.2 ballë, u ndje edhe në vende fqinje si Turqia, Libia dhe Egjipti.

The post Macja parandjeu tërmetin e fuqishëm në Kretë, ja si vrapon për të gjetur strehë të sigurtë (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti 6.1 ballë trondit Kretën, banorët dalin në rrugë të alarmuar

By: gaze tare
22 May 2025 at 08:26

Një mëngjes që nisi me panik për banorët e Kretës: një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë goditi zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke u ndjerë fort në gjithë ishullin dhe përtej, deri në Athinë.

“U dëgjua një gjëmim i madh, më pas shtëpia u drodh e gjitha” – thonë banorët e alarmuar që kanë dalë jashtë banesave për siguri. Lëkundjet nuk kanë kursyer as supermarketet, ku raftet janë zbrazur nga të goditurat, ndërsa makinat dhe kabllot elektrike dridheshin në rrugë – pamje që tashmë kanë pushtuar rrjetet sociale.

Pasgoditjet nuk kanë munguar: deri tani janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera, të cilat po mbahen nën vëzhgim nga autoritetet sizmologjike.

Në disa rrugë janë raportuar rrëshqitje dheu, ndërsa në Heraklion, një pjesë ndërtese është shembur pjesërisht – fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Strukturat arsimore po kontrollohen nga inspektorët, ndërsa Bashkia e Heraklionit është vënë në gatishmëri të plotë.

Kryebashkiaku Alexis Kalokairinos ka zhvilluar kontakte të menjëhershme me autoritetet sizmologjike dhe po ndjek nga afër zhvillimet.

The post Tërmeti 6.1 ballë trondit Kretën, banorët dalin në rrugë të alarmuar appeared first on iconstyle.al.

Tërmeti i fortë në Kretë, regjistrohen 9 paslëkundje, rrëshqitje dherash në disa zona, shembet fasada e një ndërtese

22 May 2025 at 09:06

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1, që goditi mëngjesin e sotëm zonën e Kretës, ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e Kretës. Lëkundja u ndje edhe në Atikë, përfshirë Athinën. Dëshmitarët tregojnë se pas tërmetit u dëgjua një zhurmë e fuqishme, ndërkohë që video të publikuara tregojnë lëkundjen e fortë të kabllove elektrike dhe automjeteve. Në supermarkete janë rrëzuar produkte nga raftet duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani janë regjistruar edhe nëntë paslëkundje, me më të voglën prej 2.5 Rihter dhe më të madhën 3.5 Rihter.

Shërbimi zjarrfikës në Kretë është vënë në gatishmëri, me automjete që patrullojnë për të inspektuar gjendjen. Janë raportuar rrëshqitje të dheut në disa rrugë rurale, ndërsa në rrugën “25 Gushti” në Heraklion është rrëzuar një pjesë e një ndërtese. Në vendngjarje ndërhyri menjëherë policia bashkiake që rrethoi zonën, ndërkohë që po kryhen kontrolle edhe në zona të tjera të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Heraklionit, tha se gjendja e përgjithshme në qytet nuk është shqetësuese, por po mbahen kontakte të vazhdueshme me autoritetet dhe nuk do të mbyllen të gjitha shkollat, përveç atyre ku konstatohet ndonjë problem konkret. Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë dhënë udhëzim për kontrollin e objekteve arsimore. Deri tani nuk është raportuar ndonjë dëm serioz dhe të gjitha shkollat funksionojnë normalisht.

Mbyllet përkohësisht kanioni i Imbros në Sfakia

Si masë parandaluese, është mbyllur përkohësisht kanioni i Imbros në Sfakia. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Chania. Ndërkohë, autoritetet janë në pritje të një vendimi për funksionimin ose mbylljen e Parkut Kombëtar të Samarës, pas kontrolleve që po kryhen nga autoriteti për mbrojtjen e natyrës. Presidenti i OASP, Efthymios Lekkas, deklaroi se tërmeti ka pasur një thellësi të konsiderueshme, çka e bën të pamundur gjenerimin e cunamit dhe redukton rrezikun për dëme të mëdha.

Drejtori i kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Thanasis Ganas, e përshkroi si një tërmet klasik në thellësi të ndërmjetme, i cili ndjehet në një rreze të gjerë për shkak të natyrës së valëve sizmike. “Ky ishte tërmeti kryesor. Zona ka pasur aktivitet mikrosizmik për dy vite. Mund të ketë pasgoditje të tjera, ndoshta deri në 5 Rihter, por nuk pritet të ketë pasoja të rënda”, tha sizmologu Akis Tselentis theksoi: Pesëmbëdhjetë minuta pas tërmetit kryesor, është regjistruar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.1 Rihter, me epiqendër 53 kilometra në veri të Neapolis, Lasithi, dhe thellësi fokale prej 59.4 kilometrash.

The post Tërmeti i fortë në Kretë, regjistrohen 9 paslëkundje, rrëshqitje dherash në disa zona, shembet fasada e një ndërtese appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Greqinë

By: Re Nato
22 May 2025 at 08:25

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.

Lëkundjet u ndjenë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën, shkruan Protothema.

Pas lëkundjeve banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri.

Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.

❌
❌