Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

20 July 2025 at 18:23

Autoritetet kufitare bullgare sekuestruan një sasi rekord kokaine nga një furgon me targa belge që udhëtonte drejt Turqisë.

Sipas zyrtarëve doganorë, kjo ishte sasia më e madhe drogës së sekuestruar në kufi tokësor, rreth 206 kilogramë. Droga ishte fshehur në 179 çanta të vulosura të fshehura midis sendeve personale në pesë valixhe.

Tre personat që po përpiqeshin të kalonin kufirin për në Turqi ishin një diplomat 40-vjeçar nga Republika Demokratike e Kongos i akredituar në Belgjikë, një shtetas belg 54-vjeçar dhe një shofer bullgar 43-vjeçar.

Nëse ata dënohen për akuzat e trafikimit të drogës, mund të përballen me deri në 20 vjet në burg.

Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim në bashkëpunim me partnerët europianë për origjinën e kokainës dhe blerësit e saj të fundit.

Bullgaria, e cila ka ndërmarrë hapa vitet e fundit kundër trafikimit të drogës, konsiderohet një pikë tranziti në të ashtuquajturën rrugë ballkanike të trafikimit të drogës, e cila përdoret për të furnizuar Evropën Perëndimore me heroinë nga Azia dhe Lindja e Mesme, si dhe me kokainë nga Amerika Latine.

/abcnews.al/

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare

4 July 2025 at 23:29

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil.

Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit.

Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestra kap vlerën e 90 milionë dollarëve.

Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre./Euronews Albania

The post Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare appeared first on Telegrafi.

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

By: Oldi
23 June 2025 at 21:34

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 ka zgjeruar rrjetin e patronazhimit dhe shpërdorimin e burimeve shtetërore publike. Vokshi tha se ditën e sotme në Strasburg i prezantoi deputetëve të EPP-së të gjithë rrjetet e drogës se ku ishin vendosur dhe çfarë kandidatë mbulonin. “Meqenëse do të […]

The post Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Qielli i thyer”, Mejdini: Autoritetet evropiane thanë se gjuha shqipe ishte gjuha e dytë e përdorur në “SkyECC”

6 June 2025 at 23:19

Ish-hulumtuesja e BIRN Shqipëria, tani pjesë e Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar, Fatjona Mejdini, ka folur për të dhënat që rrodhën nga aplikacioni ‘SkyECC’.

“Në bazë të autoriteteve europiane, gjuha shqipe ka qenë gjuha e dytë më e përdorur në këtë platformë”, thotë Mejdini.

Sipas saj, ky është rasti i parë që Kosova që materialet e Sky ECC përdoren për një rast kriminal.

“’SkyECC’ përdorej nga kriminelët nëpër botë. Këto grupe kanë funksionuar në mënyrë ndërkufitare. Është e qartë që këto grupe përveç që kanë qenë aktive me trafikim në Kosovë, kanë funksionuar edhe në vendet e Bashkimit Europian”, shtoi tutje Mejdini.

Sipas Mejdinit, të dhënat e ‘SkyECC’ janë në dorë të autoriteteve europiane që nga viti 2021 deri edhe kur ka funksionuar ky grup.

Brenda këtij aplikacioni janë siguruar dosje të ndryshme, emra, fotografi, të dhëna, të cilat në këtë rast i janë ndarë edhe Kosovës për hetim, që më pas rezultoi edhe me aksionin më të madh më 03.06.2025.

Ahmet Tahiri është avokati i Avni Rekaliut, i cili është njëri nga 22 të arrestuarit për rastin e përgjimeve që dolën nga aplikacioni “SkyECC”.

Sipas dosjes, nga dekriptimi i disa mesazheve dolën emrat e pjesëtarëve të dy grupeve, të cilat merreshin me trafikim të narkotikëve, shpëlarje parash e funksiononin në mënyrë të organizuar.

Tahiri, i cili është edhe avokati i Rekaliut, tha se nuk kanë pasur qasje në dosjet që ka Prokuroria dhe se në kërkesë për masën e sigurisë nuk kanë dhënë detaje në lidhje me veprimtarinë e klientit të tij.

“Me thanë të drejtën as ai vetë nuk e di për çka është arrestu, as unë si mbrojtës nuk e kam të qartë pse është arrestu. Na është thënë që ka përgjime nga aplikacioni ‘SkyECC’”, tha Tahiri.

Avokati tutje gjatë debatit tha edhe se klienti i tij është një person që punon si fermer dhe nuk jeton në shtëpi apo vende luksoze andaj dhe nuk e kanë të qartë si mbrojtje pozitën e tij në grupin e dyshuar si kriminal.

Përmes rrugëve detare ishte bartur droga e cila porositej në Iran, Turqi e Ekuador, nga grupi i dyshuar i cili u arrestua më 03.06.2025 në një aksion të gjerë policor e që u udhëhoq nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dosja përshkruan se droga fillimisht u porosit në shtete të Amerikës Jugut, Iranit e Turqisë, e më pas u soll në Kosovë – për t’u transportuar pastaj në vende europiane.

Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç, janë të arrestuarit e dyshuar, në aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer” në 45 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Viti, Suharekë e Pejë.

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj tyre, pasi që të njëjtit dyshohen se janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera me dashje dhe dijeni kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike. E nga kjo veprimtari grupi dyshohet se pati fitim milionësh.

Bartja e narkotikëve në bazë të dosjes thuhet se është bërë përmes kontejnerëve të ndryshëm për bartjen e mallrave të ndryshme, përmes anijeve transportuese, përmes kamionëve për transport mallrash, përmes veturave të pajisura me bunkerë në formë të kamufluar nëpër vende të posaçme të rregulluar ekstra për fshehjen e narkotikëve.

Rruga e cila është përshkruar është përmes rrugëve tokësore, porteve detare në Shqipëri, Maqedonisë së Veriut për në Kosovë.

Gjithashtu në dosje përshkruhet edhe se pjesëtarët e grupit kishin bërë përzierjen e narkotikëve me sodë bikarboni dhe përbërës të tjerë me qëllim të shtimit të peshës e më pas ishte paketuar me anë të një makine me presion dhe përsëri narkotikun e vendosnin duke e kamufluar në mjetet e transportit.

Pas pranimit të drogës në Kosovë, grupi dyshohet se më pas përmes mjeteve të transportit shisnin në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjermani, Zvicër dhe shtete tjera të BE-së.

Aktivitetin të dyshuarit sipas Policisë dhe Prokurorisë e bënin edhe në bashkëpunim me persona të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës.

Grupi dyshohet se përmes këtij aktiviteti të trafikimit të drogës ka fituar miliona euro në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu dosja përshkruan edhe se nga viti 2019 deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera përmes aktivitetit kriminal të dyshuarit një pjesë të pasurisë së fituar e kishin transferuar nëpër biznese të ndryshme, biznese këto të themeluara nga vet të dyshuarit dhe persona të tjerë.

Po ashtu një pjesë tjetër e fitimit të kundërligjshëm sipas Prokurorisë është konvertuar në prona të luajtshme e të paluajtshme, tokë, shtëpi, vetura, banesa e të tjera.

I gjithë rasti i cili rezultoi me 22 të arrestuar, me 29 vetura të sekuestruara, 800 mijë euro të ngrira nga banka, mbi 130 mijë euro kesh, e sekuestrim të dhjetëra dokumenteve erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Gjatë vitit 2024-2025, Prokuroria Speciale kishte pranuar disa transkripta të përgjimeve të ‘SkyECC’ nga Franca,  EUROPOL dhe po ashtu edhe nga Belgjika përmes bashkëpunimit të Kosovës me Agjencinë e Bashkimit Europian për Zbatimin e Ligjit- EUROPOL.

Në bazë të raporteve në vitin 2021 pas një hetimi të një rasti nga Belgjika dhe Franca në një operacion policor përveç drogave dhe dëshmive të tjera ishte arritur edhe gjurmohet një server i ‘SkyECC’.

Gjatë dekriptimit të të dhënave në këtë aplikacion është kërkuar edhe që në hetim të jetë edhe Kosova.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 16.08.2024 pas sigurimit të informacione nga raportet analitike kishte nisur një hetim ndaj Kujtim Nerziraj, Ardian Mazrekaj dhe Edin Berisha për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim me drogë.

E pas nisjes së hetimit, është arritur edhe identifikimi i personave të tjerë të arrestuar më 03.06.2025 të cilët të gjithë dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim me drogë, kryesisht kokainë, heroinë e marihuanë.

Në një aksion të gjerë anti-drogë të koduar “Qielli i Thyer”, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale arrestuan 22 persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, trafikim me narkotikë dhe pastrim parash.

Operacioni i cili është zhvillua gjatë orëve të mëngjesit të datës 03.06.2025, është rezultat i një hetimi disa mujor dhe është realizuar në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës zyrtare, aksioni është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa janë bastisur 47 lokacione të ndryshme, ku morën pjesë rreth 600 policë.

Operacioni është zhvilluar me mbështetje nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it, ndërsa Prokurori i PSRK-së ka qenë i pranishëm gjatë zbatimit të urdhrave për kontroll.

Përveç të arrestuarve, policia gjatë operacionit sekuestroi: 29 vetura; 134,900 euro para të gatshme; 20,040 franga zvicerane; 490 dollarë; 13,000 euro para të falsifikuara; 9 orë dore luksoze; 36 armë të llojeve të ndryshme; 1,569 fishekë dhe 1,292 copë municion; një prese për paketim heroine dhe kokaine; laptopë, telefona, USB dhe dokumente.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, janë ngrirë rreth 800 mijë euro në llogari bankare dhe janë vënë nën ndalim të gjitha paluajtshmëritë që u përkasin të dyshuarve.

Operacioni është zhvilluar me mbështetje nga autoritetet e Belgjikës, Holandës dhe Europol-it, ndërsa Prokurori i PSRK-së ka qenë i pranishëm gjatë zbatimit të urdhrave për kontroll. /Kallxo.con/

The post Operacioni “Qielli i thyer”, Mejdini: Autoritetet evropiane thanë se gjuha shqipe ishte gjuha e dytë e përdorur në “SkyECC” appeared first on Telegrafi.

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

By: Ela
6 June 2025 at 11:30

Një 25-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për shpërndarje të drogave të forta. Arrestimi i 25-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati […]

The post Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kriza e drogës gërryen BE-në: Rriten vdekjet, “lumë” substancash sintetike

By: fra nc
5 June 2025 at 16:28

Me një fluks “të paprecedent” kokaine dhe qetësuesish dhimbjeje të falsifikuar që përmbajnë substanca të rrezikshme sintetike me bazë opimi, problemi i drogës në Evropë është bërë më kompleks se kurrë.

Kështu thotë Agjencia e Bashkimit Evropian për Drogën, EUDA, sipas të cilës shitja e drogave po arrin pikun në të gjithë bllokun për shkak të rritjes së vartësisë, problematikave të kujdesit shëndetësor dhe dhunës në rritje mes bandave.

“Sot përballemi me një situatë që po ndryshon me shpejtësi”, ka deklaruar Alexis Goosdeel, drejtor ekzekutiv i agjencisë për Euronews.

Rreth 7 mijë e 500 persona humbën jetën si pasojë e mbidozave të drogës në 2023-shin, kuotë kjo në rritje krahasuar me vitin paraardhës, kur viktimat ishin 7.100.

Shumica e mbidozave vijnë si pasojë e drogave me bazë opiumi, por rreziqet po ndryshojnë pasi njerëzit po u drejtohen edhe drogave sintetike dhe po përdorin substanca të ndryshme.

Kështu, pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin në 2021-shin dhe ndaluan prodhimin e opiumit, vitin që pasoi njerëzit i kthyen sytë ndaj drogave me derivat fentanili, ose sintetike.

Në 2023-shin, autoritetet çmontuan 14 laboratorë prodhimi heroine në Evropë, shumica e të cilëve të ngritur në Holandë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, rreth 4.6 milionë të rritur evropianë përdorën kokainë, duke e kthyer atë në stimuluesin më të përdorur.

Kokaina po bëhet gjithashtu edhe më popullore, pasi në 2023-shin, vendet anëtare të BE-së sekuestruan 419 tonë, duke shënuar vitin e shtatë rresht të rekordeve.

Konfiskimet më të mëdha u kryen në Belgjikë, 123 tonë, Spanjë, 118 tonë dhe Holandë, 59 tonë, që mbeten portat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë.

Ndërkohë, 8.4 për qind e të rriturve, ose 24 milionë persona, përdorën kanabisin vitin e kaluar, duke e kthyer atë në drogën më të zakonshme.

Edhe konfiskimet e kanabisit u rritën lehtshëm në 2023-shin pasi ranë një vit më parë, konstaton raporti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kriza e drogës gërryen BE-në: Rriten vdekjet, “lumë” substancash sintetike appeared first on Euronews Albania.

Vazhdon operacioni policor në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan – deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona

3 June 2025 at 14:29

Operacioni policor kundër veprimtarive të lidhura me drogën dhe krimet kibernetike është duke vazhduar. Ai ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit.

Sipas burimeve të Telegrafit, deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këto aktivitete kriminale.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Telegrafin se janë kontrolluar disa lokacione në kuadër të këtij operacioni.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka pohuar ai.

Lidhur me aksionin që po zhvillohet në disa rajone të Kosovës janë deklaruar edhe nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha për Telegrafin se aksioni lidhet mbi dyshimet për kontrabandim me substanca narkotike.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, deklaroi ajo./Telegrafi/

 

The post Vazhdon operacioni policor në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan – deri tani janë arrestuar rreth dhjetë persona appeared first on Telegrafi.

Spanja dhe Ekuadori përplasen për ekstradimin e Dritan Gjikës

By: user 5
28 May 2025 at 20:45

Ekuadori dhe Spanja po shkojnë drejt një mosmarrëveshje ligjore mbi ekstradimin e Dritan Gjikës, i cili dyshohet se është udhëheqës i një organizate shqiptare të trafikut të drogës, pas arrestimit të tij të fundit në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjika, i njohur si ‘Tony’, ka qenë i arratisur që nga viti 2024, i kërkuar për planifikimin e një operacioni transnacional të kontrabandës së kokainës nga Kolumbia përmes Ekuadorit në Evropë. Arrestimi, i konfirmuar nga autoritetet ekuadoriane më 26 maj 2025, erdhi në kuadër të çështjes ‘Pampa’, një hetim i përbashkët nga Ekuadori dhe Spanja, ku u zbulua një rrjet përgjegjës për pastrimin e mbi 30 milionë dollarëve përmes kompanive ekuadoriane.

Bosi shqiptar i kokainës, Dritan Gjika, 48 vjeç, është arrestuar për rolin e tij në drejtimin e operacionit të kartelit për të importuar male me kokainë përmes Costa del Sol. Organizata kriminale dyshohet se përdorte biznese të ligjshme, duke përfshirë eksportuesit e bananeve, për të fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frutash të destinuar për në portet evropiane.

Arrestimi i Gjikës ka bërë që Ekuadori dhe Spanja të fillojnë procedurat e ekstradimit. Vendimi tani u takon autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat do të përcaktojnë se cili vend do ta ndjekë penalisht i pari të dyshuarin. Duke pasur parasysh provat e shumta të mbledhura nga të dy kombet, rezultati i kësaj beteje ekstradimi mund të ndikojë ndjeshëm në luftën më të gjerë kundër rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të drogës.

The post Spanja dhe Ekuadori përplasen për ekstradimin e Dritan Gjikës appeared first on Lapsi.al.

Nga Kolumbia në Evropë, ZDF: Si Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet, për të kontrolluar tregun e drogës

28 May 2025 at 15:44

Media kryesore gjermane, televizioni ZDF ka publikuar një dokumentar ku heton rolin e mafies shqiptare në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe lidhjet e saj me kartelet e Amerikës Latine.

Gazetari britanik Matt Shea udhëtoi në Kolumbi për të zbuluar si mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet e drogës dhe kontrollojnë shpërndarjen e kokainës në Evropë.

Ai hedh dritë mbi mënyrën se si kokaina shpërndahet nëpër Evropë, deri tek rrugët e Londrës, Amsterdamit e Tiranës.

“Konsumi i kokainës është në rritje në Evropë. Droga transportohet me anije mallrash nga Amerika Latine në Evropë dhe mafia shqiptare luan një rol kyç në këtë trafik”, evidenton dokumentari.

Ai zbulon gjithashtu se si grupe si “Hellbanianz”, të njohur për videot ku shfaqin pasurinë e tyre luksoze, e çojnë drogën deri tek konsumatorët.

Matt Shea takon anëtarë bandash, trafikantë rruge, zyrtarë dogane dhe gazetarë investigativë, të cilët dëshmojnë sesi klanet shqiptare janë bërë të pazëvendësueshme në tregun ndërkombëtar të drogës. Ato operojnë me një disiplinë ushtarake, teknologji të avancuar dhe janë të lidhura ngushtë me rrjete financiare për pastrimin e parave.

Sipas Shea, shqetësimi i vërtetë nuk qëndron vetëm te droga, por te fuqia e jashtëzakonshme ekonomike dhe territoriale që këto grupe po fitojnë. Ato po ndërtojnë struktura paralele që sfidojnë ligjin dhe rendin në shumë shtete evropiane. Për më tepër, mungesa e koordinimit ndërkombëtar dhe niveli i lartë i korrupsionit në disa vende ndihmon në mbijetesën dhe fuqizimin e këtyre organizatave.

Dokumentari është pjesë e një serie ndërkombëtare që eksploron format e reja të krimit të organizuar dhe përpiqet të kuptojë rrënjët dhe përhapjen globale të këtij fenomeni. Ai është një alarm për autoritetet, por edhe për shoqërinë: krimi shqiptar nuk është më një problem lokal – është një forcë transnacionale që po kërcënon sigurinë dhe rendin në të gjithë Evropën.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës, ka një histori të trazuar. Varfëria, dobësia e institucioneve, korrupsioni dhe trashëgimia e regjimit komunist e kanë kthyer këtë shtet të Ballkanit në një terren të përshtatshëm për lulëzimin e krimit të organizuar.

Kjo seri e dokumentarit investigon ngritjen e mafies shqiptare në një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Përmes bisedave me anëtarë bandash, shpërndarës rrugësh, doganierë dhe gazetarë investigativë, Matt Shea nxjerr në pah se si kartelet, klanet dhe rrjetet financiare ushqejnë së bashku një nga tregjet më fitimprurëse të drogës në botë.

Në të gjithë globin, ekipe gazetarësh hetojnë format e reja të krimit të organizuar. Bisedat e tyre me viktima, autorë dhe hetues ofrojnë një vështrim të thelluar në botën e errët të krimit. /Euronews/

The post Nga Kolumbia në Evropë, ZDF: Si Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet, për të kontrolluar tregun e drogës appeared first on Telegrafi.

“Grupet shqiptare, mafie me hierarki”/ Flet eksperti i sigurisë: Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, strukturë e…

27 May 2025 at 21:42

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në një studio televizive foli lidhur me operacionin “Ura” zhvilluar mes antimafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme, ndaj një grupi shqiptar që zhvillonte aktivitetin në Itali dhe Shqipëri.

Duke u ndalur te fjala e prokurorit italian të çështjes menjëherë pas operacioni, që e cilësoi si Mafia shqiptare me shtrirje të madhe në botë, Softa është i mendimit se mafia shqiptare është e strukturuar me hierarki dhe ka një shtrirje jo vetëm lokale apo në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta, të Amerikës Latine.

Softa: Italianët nuk gabojnë në termin e duhur. E përdori disa herë dhe e përsërit. Grupet e organizuara depërtojnë dhe kanë element me infrastrukturën shtetërore politikën. A janë këto element? Janë. Për sa kohë grupet kriminale kanë patur ndikim përderisa u ngrit SPAK. A ka pasur raste kur krimi ka nxjerrë deputet? Kemi rastin e Durrësit. Kemi rastin e punonjësve të administratës, marrja e tenderave shtetërore. Lejet e ndërtimit. Grupet kanë gjetur format për ti marrë këto leje.

E kemi ne në konceptin, në kodin penal, këtu ishte diferenca mes atij që thoshte mafia shqiptare dhe prokurorisë që ishte më e kujdesshme. Aktiviteti i këtyre grupeve nuk zhvillohet më lokal, por janë brenda dhe jashtë. Jo vetëm në vendet fqinje, por edhe në vende të largëta. Mafia është një strukturë e rregullt me formën e hierarkisë. Është një grup që merret me drejtimin, financat, rekrutimin, punë në polici, apo gjyqësor që ndihmojnë aktivitetin e tyre. Këto struktura ndihmojnë.

The post “Grupet shqiptare, mafie me hierarki”/ Flet eksperti i sigurisë: Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, strukturë e… appeared first on Sot News | Lajme.

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

By: Mirgen
25 May 2025 at 21:22

Është arritur t’i jepet një goditje e rëndësishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri, për të cilin ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave”, tha Altin Dumani, kryeprokuror i SPAK. Një deklaratë e tillë e thënë nga kryeprokurori i […]

The post Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

By: Mirgen
23 May 2025 at 22:42

Në lidhje me operacionin Shqipëri-Itali, ku u goditën 3 grupe kriminale të trafikut të drogës, Panorama Online ka zbardhur pjesë nga dosja e SPAK. Nga transkriptimi i bisedave mes anëtarëve të grupeve kriminale në SkyEcc, ka edhe mosmarrëveshje mes tyre, si ajo e Orges Mollës, me Gëzim Thartorin, të cilët kanë diskutuar lidhur me 10 […]

The post Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Telefononi DEA-n

By: fra nc
22 May 2025 at 14:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka ndarë një mesazh të rëndësishëm në rrjetet sociale, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit të qytetarëve në luftën kundër trafikut të drogës.

Në njoftimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që kanë informacione në lidhje me aktivitetete të paligjshme që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave nga droga, që t’i ndajnë këtë informacion me DEA-n amerikane. Për këtë qëllim, është vendosur një linjë e veçantë sinjalizimi, ku qytetarët mund të kontaktojnë në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale.

Në vijim është njoftimi i plotë i ambasadës:

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të denoncojnë trafikun e drogës: Telefononi DEA-n appeared first on Euronews Albania.

“Afrika e Jugut, gjenocid ndaj të bardhëve”, Trump akuzon homologun, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

21 May 2025 at 23:04

Presidenti amerikan Donald Trump shkoi i përgatitur në Zyrën Ovale për takimin me homologun e tij nga Afrika e Jugut , Cyril Ramaphosa.

Për të mbështetur pretendimet e tij se një gjenocid ndaj njerëzve të bardhë po ndodh në Afrikën e Jugut, Trump urdhëroi të fikeshin dritat dhe shfaqi një video, ku bëheshin thirrje për dhunë dhe vrasje.

Në videon gati 5-minutëshe, që më vonë u postua edhe në rrjetet sociale të shtëpisë së Bardhë, shfaqej një politikani opozitar Julius Malema duke kënduar një këngë që përmbante frazën “vrisni boerët”, term që përdoret për fermerët e bardhë në vend.

“”Ka mijëra histori që flasin për këtë. Ka dokumentarë, ka lajme. Njerëzit po ikin nga Afrika e Jugut për sigurinë e tyre. Tokat e tyre po konfiskohen dhe në shumë raste ata po vriten”

Videoja mbyllej me imazhet e disa kryqeve të bardhë në anët e një autostrade, për të cilat Trump tha, se shënonin varret e fermerëve të bardhë të vrarë në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa, i habitur nga ç’po ndodhte në zyrën ovale, mohoi pretendimet dhe se në vendin e tij ekziston demokracia dhe liria për t’u shprehur. Ai e pyeti Trump nëse e dinte ku ishin këto pamje, pasi vendin në fjalë ai nuk e kishte parë kurrë më parë. Presidenti amerikan mohoi të dinte ku ishte ekzaktësisht vendi në fjalë dhe tha thjesht që është në Afrikën e Jugut.

“Politika jonë qeveritare është plotësisht, plotësisht kundër asaj që personi në video thotë. Ata janë një parti e vogël minoritare që lejohet të ekzistojë sipas kushtetutës sonë. Njerëzit që vriten, për fat të keq, përmes aktiviteteve kriminale, nuk janë vetëm njerëz të bardhë. Shumica e tyre janë njerëz me ngjyrë”

Skenat në zyrën ovale kujtuan përplasjen që Trump pati me Volodymyr Zelensky në muajin shkurt, por ndryshe nga lideri ukrainas, Ramaphosa qëndroi i qetë.

Ai madje me batutë i tha Donald Trump se i vjen keq që vendi i tij nuk mund t’i ofrojë një avion, referuar dhuratës nga Katari, një avion që do të përdoret në vazhdim nga Donald Trump.

“Shteti nuk drejtohet nga ligji, por nga droga”,Gjokutajt reagon ashpër: Trafikantët u lanë të lirë deri pas zgjedhjeve

21 May 2025 at 19:45

Pas lajmit të bujshëm të kësaj të mërkure ku autoritetet italiane goditën grupin kriminal të Troplinëve, juristi Genci Gjokutaj ka ngritur akuza të forta mbi lidhjet e ngushta mes tyre dhe institucioneve në Shqipëri kreut të qeverisë, Ramën.

I ftuar në  një emision televiziv, Gjokutaj duke përdorur termin e fortë “Narkoshtet”, e përshkruan situatën një realitet ku, sipas të cilit, shteti nuk është më i drejtuar nga ligji, por nga interesat e trafikut të drogës.

Genci Gjokutaj: Kjo shpjegohet thjesht me fjalën ‘Narkoshtet’. Pra, nuk është shteti i barkos, por narkotiku drejton shtetin. Kjo është. Edhe njëherë, deklarata e zotit Berisha që e ka bërë edhe përpara 14 prillit, e ka përmendur emrin. Llogarisni SPAK-un, i cili është marrë edhe me zgjedhjet. Këta janë të përfshirë në zgjedhje, ky është problemi. Dhe ky Dumani që sot thotë kemi bërë goditjen më të madhe ndaj narkotikut, ky ka hetuar për zgjedhjet, për vjedhjen e votave. Po votat kush i vjedh? Roja i parkingut?

Këta janë. Gjithë trafiku është në funksion të zgjedhjeve. Problemi duhet parë në një rreth shumë më të madh, sepse për mua, unë i besoj kryeministrit Rama kur thonë ‘ne jemi protektorati italian’. Si ka mundësi protektori, nuk është në dijeni të vonesës së vendimeve që vetë i ka lëshuar prokuroria e atij shteti. Problemi është tek italianët, të cilët në shkurt kanë lëshuar mandatet e arrestit dhe kur lëshohet mandati i arrestit, atëherë çështja ka dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova. Pra ka vendosur që këta duhet të shkojnë në masa sigurimi.

Tani, nga shkurti, kë do të fuste ky? Këta që merreshin me sistemim zgjedhor? Këta që i lëshojnë nëpër Shqipëri për të shantazhuar dhe për të vjedhur votat? Ka patur hall Rama. Mbaroi punë me ta, direkt sa mbaruan zgjedhjet pa u certifikuar rezultati, kanë mbaruar punë me ta. Dhe pjesa tjetër që kanë ikur, nuk ka nevojë, sepse drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë, që dje ka marrë vesh policia, nuk ka nevoja ta dekonspirojë polici këtë punë. Sepse nuk është polici ai që e mban në këmbë aferën. Është politika dhe Agjencia e saj, SPAK-u.

Një prokuror, vetëm deklaratën e kreut të opozitës të dëgjojë, bëhet kurioz dhe thotë: Ore ç’janë këto emra që përmend ky dhe qenkan të përfshirë edhe përfaqësues të trafikut, por shantazhokan edhe njerëzit.

 

The post “Shteti nuk drejtohet nga ligji, por nga droga”,Gjokutajt reagon ashpër: Trafikantët u lanë të lirë deri pas zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

U lëshuan 52 urdhër-arreste, pamje nga operacioni anti-drogë ‘Ura’

21 May 2025 at 09:42

Forcat Operacionale, Krimi Ekonomik dhe agjentët e BKH kanë nisur një operacion në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Fier.

Operacioni është në bashkëpunim me skuadrën anti mafia të Barit, janë lëshuar mes Italisë dhe Shqipërisë 52 urdher arreste me dyshimin për trafik të lëndëve narkotike, pastrim parash si dhe shpërdorim detyre.

ABC News ka siguruar edhe pamje të këtiij operacioni anti-drogë, të koduar ‘Ura’.

Deri më tani në rang vendi janë 10 të ndaluar./abcnews/

The post U lëshuan 52 urdhër-arreste, pamje nga operacioni anti-drogë ‘Ura’ appeared first on Telegrafi.

Në Kosta Rika gardianët e një burgu gjejnë në oborr një mace që kishte të ngjitur në trup dy pako me drogë

19 May 2025 at 21:11

Policia në Pococi Penitentiary të Kosta Rikës kanë zënë një mace, që po transportonte dy pako me drogë që i kishte të ngjitura në trup.

Sipas autoriteteve dhe ministria e Drejtësisë, gardianët kishin gjetur macen në një zonë të gjelbëruar pranë burgut gjatë natës së 6 majit.

Macja po transportonte pakot që kishin 235.65 gramë marihuanë dhe 67.76 gramë heroinë, transmeton Telegrafi.

Gardianët kanë sekuestruar drogën e ngjiturt në trupin e maces, kurse kafsha i është dorëzuar ekipeve të specializuara për kujdesin e kafshëve.

Deri më tani nuk dihet nëse ishte e dedikuar enkas për ndonjë të burgosur, apo thjesht ishte rastësi që u gjet pranë burgut. /Telegrafi/

The post Në Kosta Rika gardianët e një burgu gjejnë në oborr një mace që kishte të ngjitur në trup dy pako me drogë appeared first on Telegrafi.

Arrestohen katër persona për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve në Prizren

7 May 2025 at 23:57

Policia e Kosovës njofton se pas një hetimi intensiv ka realizuar arrestimin e katër personave në lidhje me rastin e kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, që kishte nisur më 23.04.2025 në Prizren.

Gjatë këtij operacioni paraprak ishin sekuestruar rreth 175 bimë kanabis.

Sot, gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër në Prishtinë, është kryer edhe një bastisje ku janë sekuestruar 461 gramë kokainë, një veturë Golf 7, para të gatshme dhe telefona mobilë.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndërkohë, një i dyshuar tjetër është në kërkim nga autoritetet.

The post Arrestohen katër persona për kultivim dhe shpërndarje të narkotikëve në Prizren appeared first on Telegrafi.

Kapet në flagrancë 23-vjeçari që priste drogën e trafikuar me postë nga SHBA

By: fra nc
23 April 2025 at 12:59

Një shtetas italian 23-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës, teksa po merrte një pako me lëndë narkotike që dyshohet se ishte trafikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I riu, banues në Tiranë, u ndalua në një degë postare në kryeqytet në momentin që po tërhiqte një pako me rreth 475 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë THC.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe 442 gramë të tjera të së njëjtës substancë, një shumë të konsiderueshme parash si dhe 7 aparate celularë.

Vlera e drogës në treg kapte shifrën e 200 mijë eurove.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë”, njofton policia.

The post Kapet në flagrancë 23-vjeçari që priste drogën e trafikuar me postë nga SHBA appeared first on Euronews Albania.

Aksion antidrogë në Prishtinë: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainë, armë dhe vetura – arrestohen pesë persona

22 April 2025 at 19:59

Një aksion i koordinuar ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Njësisë së Antidrogës së Policisë së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e mbi 2 kilogramëve substancë narkotike të dyshuar si kokainë, si dhe konfiskimin e armëve të zjarrit, veturave dhe provave të tjera materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi se aksioni ka nisur sot nga ora 15:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, si pjesë e një mase të veçantë hetimore, dhe se operacioni është ende në zhvillim në disa lokacione të tjera.

“Sot, më 22.04.2025, Policia e Kosovës ka filluar një aksion taktik në kuadër të një mase të veçantë hetimore. Deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar kokainë, armë zjarri, vetura dhe prova të tjera relevante,” deklaroi Hoxha.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar përmes një komunikate për media se operacioni është në vijim dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat e rastit.

Sipas autoriteteve, pritet që aksioni të zgjerohet edhe në lokacione të tjera, ndërsa pas përfundimit të bastisjeve do të publikohen më shumë detaje rreth rezultateve konkrete të operacionit./Telegrafi/

The post Aksion antidrogë në Prishtinë: Sekuestrohen mbi 2 kg kokainë, armë dhe vetura – arrestohen pesë persona appeared first on Telegrafi.

❌
❌