Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

11 July 2025 at 19:31

Një tërmet me magnitudë 5 ndodhi pranë brigjeve të Zakinthos në perëndim të Peloponezit në orën 19:24 të premten, (ora lokale)

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Strofades dhe thellësia fokale ishte 10.8 kilometra. Deri tani nuk raportohet për viktima.

 

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

7 July 2025 at 20:58

Një tërmet i fortë ka goditur Kretën pak minuta më parë. Mediat greke bëjnë me dije se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.

Epiqendra e  tërmetit ka qenë 31 kilometra në lindje-verilindje të Zakrosit, ndërsa thellësia fokale ishte 7.8 kilometra.

 

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

The post Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Një tjetër lëkundje tërmeti “shkund” Tiranën

By: user 6
24 June 2025 at 22:06

Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja u regjistruar rreth orës 21:53 me magnitudë 3.4 të shkallës rihter.

Siç duket edhe nga hartën më poshtë epiqendra ishte pranë fshatit Nikël të Fushë Krujës ndërsa thellësia ishte vetëm 5 kilometra.  

Bëhet fjalë për të njëjtën epiqendër ku mëngjesin e sotëm u shënua një tërmet me magnitudë më të madhe. Sipas EMC lëkundjet e forta janë regjistruan në mëngjes rreth orës 5:00 me magnitudë 4.2 të shkallës rihter.

Raportohet se tërmeti i mëngjesit është ndjerë edhe në Durrës, Krujë, Vlorë dhe Podgoricë, ndërsa nuk pati të lënduar apo dëme materiale. Vetëm ditën e sotme IGJEO ka regjstruar 16 lëkundje në këtë zonë. /LAPSI.al

The post Një tjetër lëkundje tërmeti “shkund” Tiranën appeared first on Lapsi.al.

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

20 June 2025 at 16:16

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistruar këtë të premte në brigjet e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 47 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.

Ndërsa thellësia e tij vlerësohet në 20.6 kilometra.

The post Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

By: Oldi
20 June 2025 at 08:55

Një tërmet ndodhi mëngjesin herët të kësaj të premteje në ishullin e Zakinthos . Konkretisht, një dridhje sizmike me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 06:59, në Zakinthos, në një distancë prej 373 km në perëndim të Athinës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e dridhjeve ndodhet në zonën […]

The post Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

16 June 2025 at 21:23

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Kalkidhikisë në Greqi.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në jugperëndim të Paliourit në zonën e Kasandras, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Sipas burimeve, deri tani nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

The post Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

11 June 2025 at 15:49

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Tajvanit të mërkurën, tha Administrata Qendrore Meteorologjike e ishullit.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 30.9 kilometrash.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

The post Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

7 June 2025 at 15:17

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut, i cili ndodhet rreth 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të epiqendrës.

Zona më e afërt me epiqendrën është fshati bregdetar Sárti, vetëm 25 kilometra në jug-juglindje të saj, ku jetojnë rreth 1,100 banorë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Lexo edhe:

The post Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

6 June 2025 at 21:22

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur sot brigjet veriore të Kilit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës.

Sipas raportimeve të para, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 40 miljesh nën tokë, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në një zonë të gjerë. Më herët gjatë natës, një tjetër tërmet me magnitudë 6.5 ballë u regjistrua menjëherë pas mesnatës, ndërsa një lëkundje e tretë, po ashtu e fortë, u ndje në mesditë pranë qytetit Copiapo, në një thellësi prej vetëm 10 miljesh.

Zyra Kombëtare e Emergjencave (ONEMI) njoftoi se po monitoron nga afër zhvillimet dhe se autoritetet lokale janë në terren për të vlerësuar dëmet. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, për shkak të mundësisë së lëkundjeve pasuese

The post Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

3 June 2025 at 18:18

Një tërmet ndodhi pak pas orës 14:00 në zonën detare të Ierapetrës, Kretë. Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.3 ballë sipas shkallës Rihter.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 9.2 kilometrash dhe ndodhi 14 kilometra në lindje të Chryssi, pranë Ierapetrës.

Siç i tha për të përditshem greke ‘Kathimerini’, Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Athanasios Ganas, tërmeti i mëngjesit në Rodos dhe tërmeti i pasdites në Kretë nuk duket se janë të lidhur me njëri-tjetrin, megjithatë, të dy janë pjesë e harkut grek, në anën e tij juglindore.

“Tërmeti i pasdites në Kretë gjithashtu nuk lidhet me tërmetin e vitit 2020, me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, që ndodhi në jug të Ierapetrës. Tërmeti i sotëm erdhi nga një çarje që nuk kishte prodhuar aktivitet sizmik në dekadën e fundit dhe nevojitet më shumë kohë për të vlerësuar potencialin e tij sizmik. Ndryshe nga tërmeti i mëngjesit në Rodos, tërmeti në Kretë ishte sipërfaqësor dhe ndodhi në një distancë prej 30 kilometrash nga Ierapetra”,-tha eksperti grek.

Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe president i OASP, Efthimios Lekkas, ky është një tërmet i pavarur nga ai i mëngjesit, 5.8 Rihter në zonën detare në veri të Rodosit, por edhe nga ai që ndodhi disa ditë më parë në Arkalochori, 4.3 Rihter.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

1 June 2025 at 22:03

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

18 May 2025 at 17:13

Sot në mëngjes në orën 5 e 7 minuta dhe orën 5 e 16 minuta janë regjistruar disa  tërmete.

Epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni  Ohër Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me mangituda lokale të Rihterit, 3.4 dhe 2.3.

Kështu informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyror-matematikor në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti në orën 5 e 7 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.6 ‘shkund’ rajonin e…

8 May 2025 at 14:23

Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ), njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.6 goditi të enjten rajonin kufitar midis Perusë dhe Ekuadorit. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në një zonë malore të thellë përgjatë kufirit, çka ka ndihmuar në zbutjen e ndikimit të tij në zonat e banuara.

Tërmeti u regjistrua në orët e para të mëngjesit, por deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale. Autoritetet lokale në të dy vendet po monitorojnë situatën dhe kanë bërë thirrje për vigjilencë, sidomos në zonat rurale që mund të jenë më të ekspozuara ndaj pasgoditjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Peruja dhe Ekuadori ndodhen në të ashtuquajturin “Unazë e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton rregullisht tërmete të fuqishme.

The post Tërmeti i fortë me magnitudë 5.6 ‘shkund’ rajonin e… appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

2 May 2025 at 15:58

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, goditi zonën detare rreth 219 kilometra në jug të Ushuaias, në Tierra del Fuego, në Argjentinën jugore, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti ndodhi në orën 15:58 (sipas kohës lokale) me lëkundjet që u ndjenë ndjen deri në Kili.

 

 

BBC raporton se Agjencia Kombëtare Kiliane për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive ka urdhëruar evakuimin e zonës bregdetare të provincës Magallanes në Kilin jugor për shkak të rrezikut të një cunami të mundshëm pas tërmetit.

The post Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

22 April 2025 at 15:50

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur brigjet e Filipinëve. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se epiqendra e tërmetit ndodhet 269 kilometra në juglindje të Pundaguitan.

Deri më tani autoritetet nuk kanë lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

The post Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Italia goditet nga një tërmet, ja ku ishte epiqendra

By: Ardit
20 April 2025 at 11:22

Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në zonën e Picerno, rreth 12 kilometra në juglindje të qytetit të Potencës, në një thellësi prej 26 kilometrash, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.​ Lëkundjet janë ndjerë […]

The post Italia goditet nga një tërmet, ja ku ishte epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

14 April 2025 at 20:42

Një tërmet 5.2 goditi San Diego, Kaliforni dhe zonën përreth të hënën pasdite, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti goditi në orën 10:08 PDT me epiqendër në Julian, Kaliforni. Zyra e guvernatorit Gavin Newsom postoi në X menjëherë pas tërmetit se ai ishte informuar për situatën.

“Shteti po koordinon me autoritetet lokale për të vlerësuar çdo dëm dhe nëse nevojitet reagim emergjent”, thuhet në deklaratë.

Alarmet e urgjencës urdhëruan banorët të strehoheshin deri në Los Anxhelos.

“Largohu, mbulohu, mbaje. Mbro veten”, thuhej në alarm.

Julian, një qytet turistik me rrënjë floriri, ndodhet në malet Cuyamaca rreth një orë në verilindje të San Diegos. USGS vazhdoi të raportonte pasgoditje më të vogla në rajon në një orë pas tërmetit.

The post Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Rumania goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

By: Mirgen
14 February 2025 at 08:55

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Rumaninë lindore, në qarkun Buzau, raporton Agerpres Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 140 kilometrash, 61 kilometra në lindje të Brasovit dhe 77 kilometra në veri të Ploestit, raportoi Digi24.ro. Që nga fillimi i shkurtit, shtatë tërmete me magnitudë 2.4 dhe 4.2 […]

The post Rumania goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21 January 2025 at 22:34

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në qytetin Çanakkale të Turqisë.

Sipas AFAD, tërmeti ndodhi në detin Egje, 6 kilometra larg brigjeve të rrethit Ayvacık të Çanakkales.

Tërmeti është ndjerë në zonat përreth, veçanërisht në Stamboll.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, megjithëse nuk ka raporte për dëme të konsiderueshme apo viktima.

The post Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra

By: user 5
14 January 2025 at 19:59

Një tërmet me magnitudë 3.8 është rregjistruar mbrëmjen e kësaj të marte rreth ores 20.00.

Mësohet se epiqendra është në Ballgjin, Qarku i Elbasanit.

Ndërkohë, thellësia e regjistruar shënon 15 km

The post Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra appeared first on Lapsi.al.

❌
❌