Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

By: Ardit
3 August 2025 at 08:55

Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar në qytetin italian të Gubbios, pasi akuzohet se ka mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike. Operacioni nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes […]

The post Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali

By: V K
3 August 2025 at 09:03

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios Itali, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës së kaluar, nën akuzën se kishte mbajtur të mbyllur në banesë ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, 7 dhe 11 vjeç, duke ushtruar ndaj tyre edhe dhunë fizike.

Operacioni u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Peruxhias dhe nisi falë një sinjalizimi të ardhur nga autoritetet shqiptare përmes rrjeteve konsullore.

Ato kishin marrë informacione se një shtetas shqiptar, po i mbante me forcë ish-gruan dhe fëmijët e tij në territorin italian.

Pas kontaktit me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë në Romë, mëngjesin e së premtes u lëshua një plan kërkimi i menjëhershëm nga Kompania e Karabinierëve në Gubbio, përfshirë patrulla, verifikime të menjëhershme dhe mjete teknike për të lokalizuar autorin dhe viktimat.

Vetëm një orë më pas, forcat e rendit arritën të ndalonin një automjet që drejtohej nga 53-vjeçari, brenda të cilit ndodheshin ish-bashkëshortja dhe dy fëmijët, në një gjendje të dukshme shqetësimi.

Menjëherë sapo panë karabinierët, gruaja dhe njëri prej fëmijëve kërkuan ndihmë, duke konfirmuar dyshimet e para dhe duke përfunduar operacionin me sukses.

Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se burri e kishte mashtruar ish-bashkëshorten që të vinte në Itali më 30 korrik së bashku me fëmijët, por pasi ata mbërritën, ua kishte marrë pasaportat dhe celularët për t’i ndaluar të largoheshin.

Gjatë ditëve të qëndrimit të detyruar, ai kishte ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Pas ndalimit të autorit, karabinierët vendosën nën mbrojtje nënën dhe dy fëmijët në një strukturë të sigurt.

Ndërsa për burrin, përveç akuzës për privim të paligjshëm të lirisë dhe dhunë në familje, rëndon edhe akuza për mbajtje të paligjshme të një thike. Ai është dërguar në burgun e Peruxhias me urdhër të prokurorit të çështjes.

The post Mbante të mbyllur në shtëpi ish-gruan dhe dy fëmijët, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

By: V K
1 August 2025 at 12:12

Ish-presidenti Ilir Meta, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datës 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve.

Meta, i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK, ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.

The post SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit appeared first on Albeu.com.

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

By: Ardit
11 July 2025 at 15:17

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera […]

The post Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën appeared first on BoldNews.al.

TEHERAN – Irani shtrëngon përsëri kufizimet e hapësirës ajrore

TEHERAN, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Irani ka hequr papritur lehtësimin e kufizimeve të trafikut ajror mbi territorin e tij.

”Pas kontrolleve të sigurisë në situatën aktuale, hapësira ajrore mbi pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit është mbyllur përsëri për fluturime ndërkombëtare”, raportoi transmetuesi SNN duke cituar një zëdhënës të ministrisë.

Autoriteti i aviacionit civil kishte dhënë lehtësim fillestar dhe disa leje fluturimi në ditët e fundit.

”Aeroporti i Teheranit, destinacioni kryesor për fluturime ndërkombëtare, mbetet i mbyllur. Mbyllja do të mbetet në fuqi deri të paktën në orën 14:00 sipas orës lokale të së enjtes”, theksoi ai.

Portali i ndjekjes Flightradar regjistroi disa fluturime të izoluara në Iranin lindor.

Irani e mbylli hapësirën e tij ajrore më 13 qershor, kur filluan sulmet izraelite.

Një armëpushim ka qenë në fuqi prej një jave./  /os/

The post TEHERAN – Irani shtrëngon përsëri kufizimet e hapësirës ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë

2 July 2025 at 19:54

Për të shmangur përgjegjësitë nga ushqimet me pesticide apo salmonelë, duket se Edi Rama do t’ia hedhë fajin mënyrës se si funksionon institucioni, në këtë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe jo Qeveria, emërimet politike, korrupsioni apo neglizhenca. Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më parë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj shkrirjen e institucionit […]

The post Rama: Të pezullohet urgjent veprimtaria e AKU, më shumë bën dëm se mirë appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

22 June 2025 at 16:53

Majlisi, Parlamenti i Teheranit në Iran është dakordësuar mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Gjithsesi, gjenerali i Gardës së Revolucionit, Esmail Kowsari, i cili është anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Majlis, është shprehur se vendimi përfundimtar i takon Këshillit […]

The post Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës appeared first on BoldNews.al.

Akuzohen për shkelje të barazisë në tendera/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 ish-zyrtarë (EMRAT)

By: V K
19 June 2025 at 10:20

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.175/1/4 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve:

Arbër Troka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Miranda Shkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Nikollaq Mihali, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Almir Hoxhaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Erjon Zemanaj, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25, i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Admir Pahumi, i akuzuar, për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).

Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.

Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.

Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit.

The post Akuzohen për shkelje të barazisë në tendera/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 5 ish-zyrtarë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

By: Ardit
13 June 2025 at 14:55

Pas nisjes së sulmeve të gjera ajrore ndaj Iranit, Izraeli ka marrë masa të jashtëzakonshme duke mbyllur të gjitha ambasadat e tij në botë dhe duke ndaluar përkohësisht ofrimin e shërbimeve konsullore. Ministria e Jashtme izraelite i ka kërkuar qytetarëve izraelitë që ndodhen jashtë vendit të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin shfaqjen e simboleve izraelite […]

The post Sulmi ndaj Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën appeared first on BoldNews.al.

AKU mbyll kopshtin e Gramshit

By: user7
30 May 2025 at 13:34

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit të kampionëve rezultoi që vesa e përdorur në kopsht ishte e kontaminuar me salmonelë, ndërsa rezultuan të pastra mishi dhe qumështi. Furnizimi i kopshtit bëhej nga kompania “Nelsa” shpk.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.

ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

Aktualisht gjendja shëndetësore e 6 fëmijëve që kërkuan kujdes shëndetësor paraqitet e qëndrushm dhe ata ndodhen në shtëpi.

AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në rikthimin e të gjithë parametrave të sigurisë shëndetësore dhe dezinfektimeve të mëtejshme.

The post AKU mbyll kopshtin e Gramshit appeared first on Lapsi.al.

SPAK mbyll hetimet për një pjesë të grupit të Suel Çelës, akuzat e plota (EMRAT)

By: V K
15 May 2025 at 11:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75/7 të vitit 2022 dhe paraqiti kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve;

Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika, të cilët përmes bashkëveprimit në formën e veçantë të bashkëpunimit në ‘Grup të Strukturuar Kriminal’*, kryen veprat penale të rradhitura më poshtë :

AKUZAT E PLOTA

1. I pandehuri Suel Çela (Marjus Lulaj) – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë ndaj shtetasit, Lulzim Masha, më datë 18.01.2022, rreth orës 09:40, në rrugën “Hiqmet Buzi”, pranë Liqenit Artificial (Tiranë) dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe atë të “Sigurimit të mjeteve dhe kushteve”, për të vrarë shtetasin, Kastriot (Elton) Kilen, më datë 29.03.2022, në Elbasan.

2. I pandehuri Talo Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në garazhin e një pallati në Durrës dhe veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”, atë të “Vrasjes me paramendim”, (e mbetur në tentativë) të Arben Islam Çetës, më 14.11.2013, rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar-restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e Ardit Uruçit, më datë 13.12.2019, në orën 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamit Haxhiu, më datë 11 Shkurt 2013, rreth orës 04:45, në lagjen popullore (Shijak);

Vjedhjen me armë të pasurisë së shtetasit, Xhemali Liçi, më datë 19.12.2012, në lagjen ‘Kala’, të qytetit të Elbasanit dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Lirak Bajraktari, më datë 22.02.2011 rreth orës 08:00, në Elbasan;

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Skënder Rroshi, më datë 28.04.2011 në lagjen nr.4, Kavajë;

Vjedhjen me dhunë të pasurisë së shtetasit, Astrit Ademi, më datë 31.05.2013, rreth orës 15:10, në fshatin Marikaj (Vorë);

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017, në fshatin Polizhan (Berat).

3. I pandehuri Eljo Bitri – I akuzuar për veprën penale “Shkatërrimin me eksploziv të pronës”, (katit të parë të një ndërtesë të banuar) së shtetasit, Mustafa Subashi, më datë 29.01.2020 rreth orës 20:45, në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasjen në rrethana cilësuese të shtetasve; Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, më datë 02.03.2020, ora 19:00, në lagjen 14, Durrës dhe veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasjen me paramendim të shtetasit, Emiljano Ramazani, më datë 20 Korrik 2020, në lagjen 28 Nëntori, Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

Vjedhjen me dhunë të banesës së shtetasit, Hamdi Sharka, më datë 04.2017 në fshatin Polizhan (Berat) si edhe “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

4. I pandehuri Festim Qoli – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të Fatmira (Habili) Dedaj, më datë 14.09.2013, rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, në Durrës, në garazhin e një pallati dhe për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Vrasjen me paramendim të shtetasit, Elvis Dedaj, më datë 05.06.2012, në orën 17:58, në lagjen nr.13, Durrës, tek hyrja e Restorantit ‘Xhenova’ dhe atë të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”,

Dhunën e ushtruar ndaj shtetases, Blerta Bengasi, më datë 30.01.2020 rreth orës 11:30, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

“Shkatërrimin me eksploziv të pronës” së shtetasit, Mustafa Subashi më datë 29.01.2020, rreth orës 20:45, kati i parë i një ndërtese të banuar në afërsi të disko Colombo (sektori Teuta), Durrës dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

5. I pandehuri Agron (Kamber) Mehja – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh- parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) si dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

6. I pandehuri Abedin Mama – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

7. I pandehuri Aleks Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

8. I pandehuri Florenc Çapia – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit, Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

9. I pandehuri Ervis Martinaj – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e shtetasit, Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

10. I pandehuri, Alket Xhixha – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

11. I pandehuri Elvin Merlika – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

5. I pandehuri Agron (Kamber) Mehja – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh- parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) si dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

6. I pandehuri Abedin Mama – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasit, Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit, Ardit Uruçi, më datë 13.12.2019, rreth orës 18:36, në rrugën nacionale Peqin-Elbasan dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

7. I pandehuri Aleks Çela – I akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” (e mbetur në tentativë) të shtetasit, Arben Islam Çeta, më 14.11.2013 rreth orës 22:00, në shesh-parkimin e bar restorant ‘Balla’, në Labinot- Fushë (Elbasan) dhe “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

8. I pandehuri Florenc Çapia – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për të kryer vrasjen e shtetasit, Sokol Sanxhaktari, para datës 30 Korrik 2020, në Elbasan.

9. I pandehuri Ervis Martinaj – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e shtetasit, Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

10. I pandehuri, Alket Xhixha – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

11. I pandehuri Elvin Merlika – I akuzuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

The post SPAK mbyll hetimet për një pjesë të grupit të Suel Çelës, akuzat e plota (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja synon mbylljen e MCC-së

By: Ardit
24 April 2025 at 16:34

Departamenti për Efikasitet të Qeverisë (DOGE) në Shtetet e Bashkuara, që udhëhiqet nga Elon Musk, raportohet po i jep fund punës së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), sipas incizimit të një takimit të stafit dhe të një emaili dërguar stafit, që i ka parë Reuters. MCC-ja është krijuar për zvogëluar varfërinë dhe për të […]

The post SHBA-ja synon mbylljen e MCC-së appeared first on BoldNews.al.

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

23 April 2025 at 15:37

Një gjykatës i një gjykate federale në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump, që të ndalë përpjekjet që synojnë shuarjen e Zërit të Amerikës (VOA), që u mbyll muajin e kaluar. VOA i ka cilësuar të paligjshme lëvizjet e administratës për mbylljen e transmetuesit. Gjykatësi Royce Lamberth vendosi më 23 prill për lëshimin […]

The post Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës appeared first on BoldNews.al.

RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty!

16 April 2025 at 13:53

Moderatori Ermal Peçi, ka konfirmuar largimin nga Radio Televizioni Shqiptar, duke ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar programi i tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peçi ka ndarë zhgënjimin e tij lidhur me pezullimin e emisionit “E Diela Jonë”, i cili sipas tij është ndërprerë papritur dhe në kundërshtim me çdo procedurë […]

The post RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty! appeared first on BoldNews.al.

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Prokuroria Speciale mbyll paraqitjen e provave ndaj Thaçit dhe të tjerëve

By: V K
16 April 2025 at 10:49

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka përfunduar zyrtarisht fazën e paraqitjes së provave në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si dhe ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë kësaj faze, ZPS-ja paraqiti 3 000 prova materiale në disa gjuhë dhe thirri në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë për të dhënë dëshmi të drejtpërdrejta, ndërsa dorëzoi mbi 1 430 parashtresa ligjore lidhur me çështjen.

Katër të pandehurit akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e mbi 100 personave, ndalime të paligjshme dhe torturë të qindra civilëve, kryesisht gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999, në disa lokalitete në Kosovë dhe Shqipërinë e veriut.

Sipas aktakuzës, krimet janë kryer ndaj civilëve dhe personave që nuk kanë marrë pjesë në luftime. Në këtë proces, mbi 150 viktima janë përfshirë dhe përfaqësohen nga Avokati i Viktimave.

Prokurorja e Specializuar Kimberly West, vlerësoi kurajon e viktimave dhe dëshmitarëve që kanë dëshmuar gjatë dy viteve të fundit:

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre që folën hapur në sallën e gjyqit”.

Ajo shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuuan në mbledhjen dhe paraqitjen e provave dhe nënvizoi rëndësinë e drejtësisë për të ardhmen e Kosovës.

“Duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura. Për Kosovën është jetike që sundimi i ligjit dhe procesi gjyqësor të respektohen për të ruajtur integritetin dhe për të zbuluar të vërtetën”.

Faza e mbrojtjes pritet të nisë në vijim, ndërsa ky proces mbetet një nga më të rëndësishmit në historinë e pasluftës për Kosovën dhe drejtësinë ndërkombëtare.

The post Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Prokuroria Speciale mbyll paraqitjen e provave ndaj Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Albeu.com.

Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së

20 March 2025 at 21:55

Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për mbylljen e Departamentit Federal të Arsimit (DoE), një lëvizje që synon të zvogëlojë qeverinë federale dhe të kursejë fonde.

Departamenti i Arsimit është përgjegjës për administrimin e huave studentore federale, ndihmën për studentët me të ardhura të ulëta dhe financimin e programeve për nxënësit me aftësi të kufizuara. Megjithatë, shumica e shkollave në SHBA administrohen dhe financohen nga shtetet, ndërsa vetëm 13% e fondeve vijnë nga burime federale.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shpërbërja e departamentit do të përmirësojë rezultatet e testimeve të studentëve dhe do të reduktojë shpenzimet qeveritare. Por Demokratët dhe kritikët e kësaj lëvizjeje paralajmërojnë se ajo mund të dëmtojë studentët më të cenueshëm, të cilët varen nga ndihmat federale për arsimin e tyre.

Ky vendim vjen si pjesë e një sërë masash të administratës Trump për të reduktuar madhësinë dhe ndikimin e qeverisë federale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ mbyll shqyrtimin e kërkesave, rreth 246 mijë emigrantë fituan të drejtën e votës, ja shifrat sipas qarqeve

By: V K
7 March 2025 at 10:37

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), mbylli mesnatën e 4 marsit aplikimet për emigrantët e diasporës në sistemin PER.

Ndërkohë ditën e sotme, është finalizuar plotësisht procesi i shqyrtimit të kërkesave të ardhura nga diaspora, duke çuar në total numrin e zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë në 245,975.

Nga 294,155 kërkesa që kanë mbërritur online në KQZ, 48,180 prej tyre janë refuzuar për gabime në aplikim apo parregullsi në dokumentacione.

Shifrat e kërkesave të diasporës për të votuar

Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim 294,155

Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa 245,975

Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa 48,180

Numri më i madh i aplikimeve është bërë nga shqiptarët e Italisë 148,178 zgjedhëz ose  40.6%, duke u ndjekur më pas nga Greqia me 103,421 aplikime ose 28.3%.

Vota e zgjedhësve do të numërohet në qarkun që ata janë rezidentë në Shqipëri. Në dominancë është Tirana me 74,566 regjistrime ose 20.4%, më pas është Fieri me 49,293 aplikime ose 13.5%, duke u ndjekur nga Durrësi, Korça, Vlora etj.

Keshtu, numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve.

Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Tiranë

74,566/20.4%

Fier

49,293/13.5%

Elbasan

39,690/10.9%

Durrës

38,562/10.6%

Korçë

30,001/8.2%

Vlorë

28,242/7.7%

Shkodër

26,068/7.1%

Berat

23,495/6.4%

Lezhë

22,267/6.1%

Dibër

15,792/4.3%

Gjirokastër

11,569/3.2%

Kukës

5,621/1.5%

 

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ mbyll shqyrtimin e kërkesave, rreth 246 mijë emigrantë fituan të drejtën e votës, ja shifrat sipas qarqeve appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Shqipëria mbyll TikTok për një vit mes shqetësimeve për dhunën mes fëmijëve

TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Qeveria shqiptare vendosi sot të mbyllë TikTok për 12 muaj, duke fajësuar platformën popullore të ndarjes së videove për nxitjen e dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve, sipas AP.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se zyrtarët janë në kontakt me TikTok për instalimin e filtrave si kontrolli prindëror, verifikimi i moshës dhe përfshirja e gjuhës shqipe në aplikacion.

Autoritetet kishin kryer 1 300 takime me rreth 65 000 prindër të cilët “rekomanduan dhe ishin në favor të mbylljes ose kufizimit të platformës TikTok”.

Kabineti e nisi këtë masë vitin e kaluar pasi një adoleshent goditi me thikë për vdekje një adoleshent tjetër në nëntor pas një grindjeje që filloi në TikTok.

Kur kryeministri Edi Rama tha në dhjetor se synonin mbylljen e platformës së mediave sociale, TikTok kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë./ /os/

The post FOKUS – Shqipëria mbyll TikTok për një vit mes shqetësimeve për dhunën mes fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi/ Qeveria mbyll për një vit TikTok-un në Shqipëri

By: Ardit
6 March 2025 at 12:50

TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri. Pasi dështoi në tentativën e parë, sot qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e aplikacionit për një vit. Ishte ministrja e Asimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë (6 mars) është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok. […]

The post Vendimi/ Qeveria mbyll për një vit TikTok-un në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

SPAK nuk gjeti prova që inkriminonin Olsi Ramën, Berisha reagon për “Xibrakën”: Altin Dumani, anëtar i bandës

By: V K
11 January 2025 at 13:22

Gjatë vizitës së sotme në Pogradec, në një prononcim për gazetarët, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar nga qyteti i Pogradecit, lidhur me dosjen Xibraka që SPAK përfundoi hetimet ditën e djeshme duke deklaruar se Olsi Rama, i akuzuar nga Gazment Bardhi si i përfshirë në laboratorin e drogës, nuk ka lidhje me këtë çështje.

Berisha u shpreh se SPAK ka treguar se është vetë pjesë e dosjes “Xibraka”.

Gjtihashtu, lideri demokrat tha se tashmë jo vetëm vëllai i kryeministri, Olsi Rama, por dhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme është pjesë e këtij laboratori droge.

“Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për dosjen Xibraka, të rinisura disa muaj me parë pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Olsi Rama në veprimtari të paligjshme.

Në përfundim të hetimeve rezulton se nuk është gjetur asnjë provë që implikon në këtë çështje Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Përveç personave të cilët janë dënuar më parë, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.

The post SPAK nuk gjeti prova që inkriminonin Olsi Ramën, Berisha reagon për “Xibrakën”: Altin Dumani, anëtar i bandës appeared first on Albeu.com.

❌
❌