Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

VIDEO/ Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit/ Kë po “kërcënon” Erion Veliaj?

By: V K
26 August 2025 at 12:27

Kryetari arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej shkurtit, ka publikuar një mesazh, ku paralajmëron se mund të flasë dhe fjalët e tij do të përbëjnë lajm.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Tik Tok” një video, të cilën e shoqëron me një tekst në gjuhën angleze që përmban këtë mesazh: ”Kur unë të flas do të jetë breaking news”.

Më pas, në tekstin që shoqëron videon, ai shton: “Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë”.

Kujtojmë se Erion Veliaj, është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Në korrik, atij dhe bashkëshortes Ajola Xoxa, i janë komunikuar akuzat, mes të cilave përfshirja në korrupsion dhe pastrimi i parave, ndërsa në shtator SPAK do t’u komunikojë atyre edhe përfundimin e hetimit.

Vetë Veliaj dhe Xoxa, i kanë mohuar akuzat në reagime të mëparshme për mediat dhe kryebashkiaku i ka konsideruar ato si sulm politik.

 

The post VIDEO/ Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit/ Kë po “kërcënon” Erion Veliaj? appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

By: Iconstyle
21 August 2025 at 00:30

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve

Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim. Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të vitit 2023, Caprio bëri publike diagnozën e tij dhe iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 ai festoi përfundimin e trajtimit me një ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, ai publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, ai u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga viti 1985 deri në pensionimin e tij në vitin 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: ai u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

The post Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

By: Elva
17 August 2025 at 18:55

Në Shqipëri, pas mbylljes së përkohshme të TikTok-ut në mars 2025, për një periudhë 12-mujore, për shkak të shqetësimeve për ndikimin e tij tek të rinjtë, ngjarje të dhunshme mes adoleshentëve vazhdojnë të ndodhin. Një rast i fundit është vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri në fshatin Pirg të Maliqit, […]

The post TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, duhen masa konkrete

17 August 2025 at 12:31

Pas vrasjes së një tjetër 14-vjeçari dy ditë më parë ën Maliq ka reaguar familja e Martyin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë po nga një bashkëmoshatar te shkolla “Fan Noli” në kryeqytet.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, prindërit e Martin Canit shprehen se kjo tragjedi tregoi që mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik.

“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?”, thuhet në deklaratan e prindërve të Martinit, përcjell A2 CNN.

Ata kërkojnë nga qeveria masa konkrete për përmirësimin e sigurisë në shkolla për të parandaluar tragjedi të tilla. Sipas tyre 14-vjeçarë nuk u vranë nga rrjetet sociale por nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve.

“Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh. Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet”.

Ata i shprehin ngushëllimet familjes së të miturit në Maliq dhe apelojnë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj”./a2cnn/

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit: Mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, duhen masa konkrete appeared first on Telegrafi.

Tregim nga Fradl Shtok: E reja e Hinde Gitelit

By: Kult Plus
17 August 2025 at 11:33

Fradl Shtok (1888 – 1952), shkrimtare hebreo-amerikane e gjuhës jidish. Ajo kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Austro-Hungaria në moshën 19 vjeçare.

Në momentin që Hinde Giteli u kthye me të renë e saj të re, i gjithë qyteti mbeti i shastisur: e reja e Hindi Gitelit ishte bukuria vetë.

E shoqja e Alterit u drodh kur e pa për herë të parë atë. Ajo u tha grave të tjera se të qëndronte pranë asaj fytyre rrëzëllitëse ishte si të qëndronte në praninë e ndonjë princeshe.

A e di emrin e saj ndokush?

“Lantsi”.

“Lantsi?”.

Hinde Giteli, e ve, shiste produkte bulmeti nga shtëpia e saj. Çdo vit biri i saj i madh, Çaimi, ngrente një çadër në pazar për të shitur të mirat e tyre bulmetore. Përveç Çaimit aty ishte edhe Shloymeli, gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Hinde Giteli ishte e frikësuar nga e reja e re. Çaimi e kishte dëshiruar nga çasti që ia kishte hedhur sytë për herë të parë. Edhe kur e morën vesh se mesiti kishte gënjyer dhe ajo s’kishte prikë, ai s’donte t’ia dinte të hiqte dorë prej saj. Sidoqoftë u martuan në atë qytet të largët. Kjo është arsyeja pse Hinde Giteli ishte aq e frikësuar. Ajo mendonte për vetveten, Çka do të ndodhë më vonë

Shumë shpejt pas martesës Hinde Giteli i hodhi fjalën tërthorazi se mbase Lantsi, në ujdi me traditën hebreje, në fund do t’i priste flokët. Por Lantsi u acarua dhe me një zë të çuditshëm tha, “Jo”. Dhe kështu mbeti. Ajo nuk i preu flokët. Hinde Giteli po luante mendsh, nga sikleti si të dilte në qytet tash. Por prindërit e Lantsit i kishin ftuar ata me shumë mirësjellje t’u shkonin për vizitë. Sapo shkuan atje, nëna e Lantsit ia arriti ta bindte atë të bartte një parukë mbi flokët e saj.

Sidoqoftë, posa që Lantsi mbërriti te vjehrra e vet mëngjesin e nesërmë, për tmerrin e Hinde Gitelit, ajo e fshehu parukën në një sirtar, vuri një shami të kuqe të mëndafshtë me dantella ngjyrë kremi që nuk ia mbulonte tërësisht flokët dhe u ul pranë dritares. Hinde Gitel vejevinte duke psherëtirë. Kur një gërshet nxori kokën nga dantella, ajo u turr drejt Lantsit, duke e qortuar t’i fshehë flokët: “Nuk është e lejueshme, bijë. Një vajze hebreje nuk i lejohet t’i tregojë flokët e saj”.

Por, kur Lantsi e ndjeu dorën e vjehrrës, e shtyu kokën anash dhe i hodhi një shikim me një kryelartësi të tillë sa e la Hinde Gitelin krejtësisht të shushatur. Atëherë Lantsi shqiptoi tri fjalë të shkoqura: “Më lër rehat”.

Prej atëherë Hinde Giteli e la të qetë.

Të gjithë të tjerët u turren t’i hidhnin një sy. Gra e burra gjenin çdo shkas të mundshëm të ndaleshin para dritares së saj; vinin të blinin qumësht veç për ta parë atë. Sapo e shikonin në fytyrë njëherë më nuk mund t’ia shqitnin sytë.

Kasapi që jetonte mbrapa shtëpisë së Hinde Gitelit nisi të hynte në thertore nga rrugica e mbrapme. Ai e bindi veten se nëse kalonte përmes rrugës në të vërtetë arrinte më shpejt kështu që do të detyrohej për çdo ditë të hidhte shikimin përmes dritareve të Hinde Gitelit. Thënë të vërtetën, kjo i doli për hundësh. Ai vuante në heshtje, duke e ndëshkuar veten me gjysëm dite më shumë kohë pune. Po prapëseprapë detyrohej të shikonte.

Të gjithë ndiheshin të detyruar të shikonin. Lantsi i nxori të gjitha te dritarja, kështu që ata mund të shihnin atë dhe të dridheshin nga frika. Ata dyshonin se po u bënte ndonjë magji. Me sytë që u shkëlqenin dhe gojëhapur i pëshpërisnin njëri-tjetrit për të.

Ajo nuk dilte kurrë jashtë. Thjesht ulej te dritarja dhe nuk bënte gjë. Mund ta kalonte gjithë ditën te dritarja duke i larë duart, duke e spërkatur me ujë fustanin e saj. Kjo gjë e mërziti Hinde Gitelin.

“Në shtëpi, bijë, është mëkat të rrish me fustan mëndafshi. Dhe duart e tua janë ta pastra si argjendi; bijë, nuk duhet t’i lash aq shumë”.

Lantsi u përgjigj me fjalë të matura se ajo nuk i kishte mbaruar atë rroba thjesht për t’i mbajtur në dollap dhe se prapë do t’i lante duart. Ajo ishte e kujdesshme të mos e dëmtonte fustanin, por vazhdoi t’i sapuniste dhe lante duart.

E gjithë kjo natyrisht ishte nën dinjietin e saj. Ajo shtëpi me gjithë ato të mira bulmetore. Asaj s’i hynte gjë në punë. Ajo ishte vazhdimisht e merakosur me vetveten. Jeta e saj e brendshme ishte mister për të gjithë përveç vetë asaj. Vetëm ajo e kuptonte pse vepronte ashtu e përmbajtur, refuzonte idenë të prekte çkado me dorë, thua se gjithçka ishte e kontaminuar.

Çaimi ishte një i ri i rëndomtë me një mjekër të shkurtër të verdhë, i cili i shikonte punët e veta besnikërisht. Deri më tash kishte qenë një djalë i ri si çdo kush tjetër, por posa njerëzve u ra në sy gruaja e tij, nisën ta shikonin ndryshe edhe atë. Filluan t’i kushtonin vëmendje, ta dëgjonin me respekt të thellë dhe nuk ia ndërprisnin fjalën kurrë. Shikonin të gjenin një kuptim në gjithçka që thoshte a mendonte ai, Përnjëmend duhej të kishte diçka në të përderisa kishte një grua të tillë.

Njerëzit filluan t’i dilnin përpara, të shfaqnin zgjuarsinë e tyre, t’i vinin njëri-tjetrit ndërskamëza, ta nxirrnin në shesh gabimet e njëri-tjetrit ashtu që Çaimi të mund të shihte dhe mbase t’i fliste asaj për ta.

Gruaja e Alterit kallëzoi se si një herë shikoi përmes dritares dhe pa gruan e re të zgjohej natën, të lidhte gërshetë flokët, të vishte fustanin e kuq të mëndafshtë dhe të dilte në bahçen e priftit. Aty ajo dha e mori me lulet, duke mbledhur vesen dhe duke e larë me të fytyrën. Pastaj shkoi nga bahçja në bahçe gjatë gjithë natës, e përthithur nga lulet dhe duke e larë fytyrë me to. Mirë, jo më kot fytyra e saj flakërinte ashtu.

Dikush tha se ajo lahej me qumësht, duke u zhytur në të çdo natë. Jo më kot duart e saj ishin të pastra si argjendi.

“A e keni parë si i bën gërshetë flokët?”.

“Me këta dy sytë e mi”.

“Jo më kot ajo shkon rrotull me shami. Përposh asaj shamie ka dy gërsheta të gjata. Nuk i pret. Çfarë paturpësie. Vajzë hebreje, pale”.

Vëllai i vogël i Çaimit, Shloymele, ishte ai lloji i njeriut që mpakej së qeshuri edhe për gjënë më të vogël. Pasi që Lantsi erdhi në shtëpinë e tyre, ai zuri një qoshk. Nuk hante më rregullisht bukë dhe u zverdh. Pjesën më të madhe të kohës shmangte shtëpinë. Veç kur dilte në bahçe vetëm nuk ndihej në siklet ta ngritne kokën, ngase aty nuk ishte askush tjetër ta shikonte në sy.

Lantsi e pa se ai po rrinte mënjanë dhe e dinte pse. Pas së gjithash, ajo ishte e mësuar me diçka të tillë. Kështu që nisi të tregonte më shumë kudjes për të se për këdo tjetër dhe ta sillte vërdallë.

Njëherë, teksa ai po rrinte në dhomën tjetër, një vajzë erdhi për një çerek qumështi. Bukuria e pashoqe e Lantsit e bëri vajzën aq të vetëdijshme sa e fshehu katruvën në palët e fustanit. Shloymele ngarendi nga dhoma tjetër, ia mori katruvën dhe ia mati një çerek qumështi.

Kur vajza ia zgjati Lantsit gjashtë kruzerë, Lantsi nuk deshi t’i merrte dhe i tha Shloymelet, “Merri”.

“Jo, duhet t’i marrësh ti”.

“Nuk duhet të jesh kaq formal me kunatën tënde. Hajt, merri”.

Ai i mori gjashtë kruzerët dhe në pjesën tjetër të ditës qëndroi i shashatur – Nuk duhet të jesh kaq formal me kunatën tënde… Hajt, merri…

Atë mbrëmje Shloymele i kushtoi vëmendje të madhe Çaimit. Vërejti një shikim të çudtishëm në sytë e Çaimit, të cilit s’e kishte vërejtur kurrë më parë. Vëllai i tij disi ishte bërë më i dinjitetshëm. Dukej sikur donte t’i vërsulej botës. Po fliste për Lashkowitzin, se si e kishte me nguti të shkonte në Lashkowitz të merrte dhurata për të.

Po ajo? Lantsi? Nuk i hidhte sy. Vazhdonte të prekte fustanin e saj dhe t’i fuste gishtat nëpër flokë. Nuk do të vinte kurrfarë paruke.

Njëherë, pas darkës, kur Çaimi doli jashtë të kujdesej për lopët, ajo e thirri: “Shloymele. Njëra këpucë e imja po më vret këmbën. Ajo e atllasit të bardhë. Merre çoje te këpucari, a mundesh?

Ajo e nxori një këpucë të atllasit të bardhë dhe ia zgjati.

“Shiko, këtu po më vret”. Teksa u përkul drej tij, ai mundi t’u merrte erë flokëve të saj. Koka i erdhi rrotull; ia mori mendja se po vdiste.

Ajo u përkul drejt tij, afër e më afër, duke e mbajtur këpucën e atllastë, duke e lënë t’u merrte erë flokëve të saj. Zëri i saj e tronditi: “Shloymele!”.

Ishte hera e parë që ajo po e thërriste në emër.

Tingulli i thirjes së saj “Shloymele” nuk iu shqit kurrë. I vërtitej përreth si gjarpër me zile, një gjarpër i ëmbël, duke ia shtrydhur jetën.

Në hajatin e errët të këpucarit nxori këpucën nga kutia, e largoi kapakun e kadifenjtë dhe e futi këpucën brenda.

Balli kishte nisur t’i digjej.

Ajo u ul në kapelën e saj, duke shikuar nga dritarja. Kurdo që ndonjë grua vinte për qumështin e saj, ajo ngrihej, i hidhte një sy gruas dhe kovës së saj të qumështit dhe me kryelartësi i thoshte: “Mate ti vetë!”. Posa gruaja e habitur e maste qumështin e saj dhe paguante gjashtë kruzerët, Lantsi i fuste paratë në një tas në bufe, e shikonte gruan në sy, lane duart dhe kthehej te dritarja.

Në qytet njerëzia nisën të thoshin se jo më kot fqinji i tyre Menaçemi kishte nisur të vërdallisej si i marrë. Shpesh e më shpesh njerëz të ndryshëm kallëzonin se si ajo ngrihej natën, bënte flokët gërshetë dhe shkonte nga bahçja në bahçe.

Gruaja e Alteri bëri be: “E kam parë me sytë e mi se si ajo lante fytyrën mes luleve natën. Jo më kot fytyra e saj flakëron në atë mënyrë”.

Dhe të tjerët bënë be,”Ajo lahet në qumësht. Për çdo natë ajo bën banjë në qumësht. Jo më kot duart e saj janë si argjend…”.

/Marrë nga Fradl Shtok, Selected stories”, Northwestern University Press, 2002 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së

10 August 2025 at 14:32

Edi Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura. Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel […]

The post Rama betonizon parqet kombëtare/ Nga Gent Sula te Hamit Mustafa, kujt ia dha 4 tendera Pirushi i AKZM-së appeared first on BoldNews.al.

Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat

By: Ela
8 August 2025 at 08:08

Sektori i televizionit në Shqipëri po përballet me sfida të mëdha për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të preferencave të të rinjve. Rrjetet sociale dhe platformat digjitale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit konsumojnë përmbajtje dhe duke ndikuar tregun tradicional televiziv. Kjo ka ndikuar edhe në tregun […]

The post Influencerët e Instagram-it dhe TikTok-erët “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat appeared first on BoldNews.al.

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

3 August 2025 at 21:47

Sikurse gjykatat që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen. Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet. Konkretisht, 122 […]

The post 49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat) appeared first on BoldNews.al.

TikTok po teston një funksion “kontroll përmbajtjeje” për krijuesit

1 August 2025 at 07:20

Rekomandimet “For You” në TikTok kanë qenë prej kohësh një mister për krijuesit në këtë platformë, dhe madje as ata më me përvojë nuk e kuptojnë gjithmonë pse disa video bëhen virale ndërsa të tjerat jo.

Prej kohësh është spekuluar për llojet e përmbajtjes që nuk pranohen nga algoritmi i rekomandimeve të kësaj aplikacioni, por tani kompania synon t’u ofrojë krijuesve më shumë transparencë rreth mënyrës se si funksionon ky sistem.

TikTok po teston një funksion të ri të quajtur “kontrolli i përmbajtjes” (content check), i cili do t’u mundësojë krijuesve të kontrollojnë nëse videot e tyre përmbajnë ndonjë problem që mund t’i pengojë të shfaqen në faqen “For You”.

Gjithçka fillon me një version të thjeshtuar të këtij funksioni, të quajtur “Content Check Lite”, i bazuar në web dhe i disponueshëm për desktop në TikTok Studio.

Ky funksion do të kontrollojë nëse videot e ngarkuara përmbushin kushtet për t’u rekomanduar në “For You” dhe do të theksojë problemet e mundshme përpara publikimit. Kompania thotë se është në “fazat e hershme” të eksperimentimit me një funksion më të zgjeruar të kontrollit të përmbajtjes, i cili do të tregojë nëse një përmbajtje është në përputhje me të gjitha udhëzimet përpara se të publikohet, si dhe do të ofrojë komente konkrete për përmirësimin e përmbajtjes që nuk është e pranueshme. Aktualisht, një grup i vogël krijuesish po merr pjesë në testim.

TikTok tashmë e ka testuar një version të këtij funksioni për shitësit në TikTok Shop dhe thotë se kjo ka sjellë një ulje prej 27 për qind të “përmbajtjes me cilësi të ulët”. Ky funksion mund ta ndihmojë kompaninë të fitojë më shumë besim nga krijuesit, të cilët shpesh spekulojnë për “ndalime të fshehta” dhe pyesin pse disa video nuk marrin aq shikime sa presin.

Kompania gjithashtu ka shtuar disa risi të tjera për krijuesit, duke përfshirë kontrolle të reja për heshtjen dhe filtrimin e komenteve, të cilat e bëjnë më të lehtë heqjen e fjalëve të caktuara nga komentet në transmetimet live dhe postimet e tjera.

Aplikacioni do të ketë gjithashtu një “kuti mesazhesh për krijuesit”, për të lehtësuar menaxhimin e komunikimit në aplikacion. Krijuesit që duan një hapësirë të veçantë për të ndërvepruar me ndjekësit e tyre do të mund të përfitojnë nga “dhomat e bisedës për krijuesit”, të cilat u lejojnë profileve të aprovuara të krijojnë një hapësirë të dedikuar për biseda me deri në 300 ndjekës. /Telegrafi/

The post TikTok po teston një funksion “kontroll përmbajtjeje” për krijuesit appeared first on Telegrafi.

Tik Tok do të krijojë një aplikacion të ri vetëm për SHBA-në

By: Kult Plus
29 July 2025 at 20:50

ByteDance raportohet se po zhvillon një version të ri të aplikacionit TikTok vetëm për SHBA-në që do ta lançojë më 5 Shtator. Sipas The Information, kompania po ecën përpara me këtë plan për të qenë në përputhje me ligjin që kërkon shitjen e biznesit të TikTok në SHBA ose përndryshe rrezikon dëbimin nga vendi.

Raportoi sugjeron se përdoruesit në SHBA duhet të përdorin një aplikacion të ri nëse duan të kenë qasje në rrjetin social TikTok. Thuhet se ByteDance do të heqë aplikacionin ekzistues të TikTok nga dyqanet e aplikacioneve në SHBA në momentin që i riu debution.

Besohet se versioni ekszitues i aplikacionit do të ndalojë së funksionuari në Mars dhe pse afatet mund të ndryshojnë.

Ky është zhvillimi më i fundit në sagën e TikTok ndërsa e ardhmja e tij është e paqartë pasi presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një ligj që i jepte afat deri më 19 Janar të këtij viti të shiste biznesin Amerikan ose mund të dëbohej.

Por presidenti Trump vendosi ta shtyjë dy herë këtë afat përmes një urdhri ekzekutiv. Tashmë besohet se një marrëveshje është pranë ndërsa pritet miratimi i qeverisë Kineze./KultPlus.com

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

By: gaze tare
26 July 2025 at 16:57

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga kanaçet te lodrat e fëmijëve, me një këmbë të kryqëzuar mbi tjetrën, gjithmonë me taka. Quhet “Nicki Minaj Challenge” dhe është frymëzuar nga poza ikonike e këngëtares në videoklipin “High School” (2013).

Fillimisht nisi si një përpjekje për të riprodhuar pozën, por tani ka marrë përmasa ekstreme: njerëz që balancohen mbi gota vere, torta apo madje edhe pesha palestre, për t’u dukur sa më origjinalë e të guximshëm.

Por, a është kjo sfidë e sigurt? Ekspertët paralajmërojnë: qëndrimi në një këmbë, mbi objekte të paqëndrueshme dhe me taka, mund të jetë rrezik i madh për dëmtime.

Nëse doni ta provoni, ekspertët këshillojnë të zgjidhni sipërfaqe të sigurta dhe të bëni kujdes maksimal. Duket si lojë, por trupi juaj nuk e merr aq lehtë.

The post Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un? appeared first on iconstyle.al.

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur

21 July 2025 at 10:22

Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët më të lumtur – 70% hapësira për qytetarët, 30% për bizneset   Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fushata për çlirimin e trotuareve ka dhënë efektet e para pozitive, duke theksuar se qytetarët tashmë ndihen më të lirë dhe më të lumtur në hapësirat publike. Gjatë një daljeje publike, ai […]

The post Rama: Trotuarët u çliruan, qytetarët ndihen më të lumtur appeared first on Saranda Web.

E la burrin duke u rrezitur në plazh, tre orë më vonë e gjen në ujë duke fjetur në shezllon

20 July 2025 at 23:34

Një video virale në TikTok i ka lënë përdoruesit e internetit të habitur me aftësinë e një burri për të fjetur pa pushim.

Në video, një grua shfaqi gjumin tepër të thellë të burrit të saj në plazh – një gjumë që sfidoi një baticë në rritje, transmeton Telegrafi.

Ajo që filloi si një seancë e qetë për tu rrezitur shpejt u shndërrua në një “film horror” për gruan e tij, e cila e gjeti atë pothuajse tërësisht të zhytur në ujë orë më vonë.

Që kur video u postua, ajo ka marrë gati 6 milionë pëlqime.

“Cili është filmi juaj i preferuar horror? Ndoshta ai ku e lashë burrin tim në plazh për të fjetur dhe e kontrollova tre orë më vonë për ta gjetur deri në qafë, ende duke fjetur në ujë”, shkroi gruaja në mbishkrimin e videos.

Videoja tregon burrin e saj të shtrirë në një karrige plazhi, në dukje të pashqetësuar, ndërsa valët e oqeanit i përplasen rreth shpatullave. /Telegrafi/

@rhcobb84 Love that for him #fyp #beach #foryou #wth ♬ I Love You, I’m Sorry – Gracie Abrams

The post E la burrin duke u rrezitur në plazh, tre orë më vonë e gjen në ujë duke fjetur në shezllon appeared first on Telegrafi.

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri

4 June 2025 at 12:34

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ta marrë në shqyrtim vendimin e kontestuar të qeverisë për mbylljen e platformës TikTok. Ajo ka vendosur ta shqyrtojë me seancë plenare publike, një vendim që u përshëndet nga organizatat e medias dhe shoqërisë civile si një fitore e përkohshme për lirinë e shprehjes.

Një grup organizatash dorëzuan në muajin mars ankesën për shpalljen si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave që ndalon qasjen në platformën TikTok në Shqipëri.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), një nga organizatat që pati dorëzuar ankesën, deklaroi përmes një postimi në Facebook se ky është një hap kyç për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

“Ne jemi të bindur se ndalimi i një platforme të komunikimit publik, pa transparencë dhe pa vlerësim proporcional të ndikimit të saj, përbën një precedent të rrezikshëm për liritë themelore në vend”, u tha në reagimin e AGSH-së.

Gjykata Kushtetuese nuk pranoi ta pezullojë vendimin e qeverisë, por megjithatë vendimi për të kaluar çështjen në shqyrtim të thelluar dhe publik është konsideruar si tregues i seriozitetit dhe rëndësisë që ka për rendin kushtetues.

“Liria e shprehjes është themel i demokracisë, ajo nuk mbrohet duke mbyllur gojën e qytetarëve, por duke hapur më shumë dritare për informacion dhe debat”, thuhet më tej në deklaratë. 

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Asambleja e Përgjithshme e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga AGSH, që dënon ndalimin e TikTok në Shqipëri dhe e cilëson atë si një kërcënim ndaj lirisë së shprehjes në mbarë rajonin.

Kjo rezolutë […] thekson se ndalesa e TikTok, […] përbën një precedent të rrezikshëm për censurimin e rrjeteve sociale në të ardhmen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë në Evropë”, tha AGSH në një reagim.

Vendimi i qeverisë për të mbyllur TikTok u kundërshtua nga mbi 20 organizata të medias dhe shoqërisë civile, duke e cilësuar një kufizim ekstrem të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Organizatat argumentojnë se mbyllja mund të krijojë precedentë shqetësues për Shqipërinë dhe rajonin. Ky veprim rrezikon t’i hapë rrugën kufizimeve të mëtejshme, duke kërcënuar lirinë e shprehjes dhe qasjes në internet në mënyrë më të gjerë.

The post Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ndalimin e TikTok-ut në Shqipëri appeared first on Citizens.al.

Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë

16 July 2025 at 14:31

Një person i moshës 32 vjeçare është gjobitur me 1 milion lekë të vjetra nga Policia e Tiranës, pas një videoje virale në rrjete sociale, ku shfaqet duke hedhur mbeturina nga një automjet në lëvizje.

Nga pamjet e publikuara dhe nga policia, i dyshuari shfaqet duke mësuar një turist të huaj si të hedhë mbeturinat në tokë nga makina, duke e cilësuar një gjë të tillë si normale në Shqipëri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve, kryen verifikimet dhe bënë të mundur identifikimin e 32-vjeçarit.

Ai u shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç. Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm juridik. /Telegrafi/

The post Publikoi videon në rrjetet sociale duke ndotur ambientin, gjobitet 32 vjeçari në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme

By: Ela
16 July 2025 at 14:14

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të shkeljes. Bëhet fjalë për personazhin e njohur të TikTok, Kozak Braçi, 32 vjeç. Pavarësisht se pamjet ishin regjistruar disa kohë më parë, autoritetet arritën të […]

The post Video në TikTok i sjell probleme! Shoqërohet në komisariat Kozak Braçi, merr gjobën e majme appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “TikTok”, policia nuk ndërhyn

14 July 2025 at 21:31

Emisioni “FiksFare” denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”, të cilat thanë për emisionin se persona që fshihen pas një tastiere shkruajnë ofendime shumë të rënda. Të dyja, njëra 19 dhe tjetra 36 vjeçe, deklaruan se një person u hedh foto dhe video me […]

The post FOTO/ Kërcënohen dhe ofendohen dy motra nga Saranda në “TikTok”, policia nuk ndërhyn appeared first on BoldNews.al.

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë

14 July 2025 at 21:07

Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë   Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, ka reaguar menjëherë pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të institucioneve vartëse në qytet.     Ky vendim vjen pas thirrjes së Kryeministrit për një […]

The post Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë appeared first on Saranda Web.

Zubin Potok, zjarri përfshin një veturë dhe disa pajisje

12 July 2025 at 09:25

Më 11 korrik 2025, rreth orës 22:00, në fshatin Qaber të komunës së Zubin Potokut ka shpërthyer një zjarr si pasojë e pakujdesisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi.

“Raportohet se nga pakujdesia ka shpërthyer një zjarr ku janë djeg një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Telegrafi/

 

The post Zubin Potok, zjarri përfshin një veturë dhe disa pajisje appeared first on Telegrafi.

FOKUS – Fenomeni kozmetik “dupe”, një rrezik i përhershëm shëndetësor

PARIS, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Larg nga ofertat e reklamuara, “kopjet” kozmetike – kopje pak a shumë diskrete të produkteve të markave të njohura për kujdesin e lëkurës, makijazhin ose kremrat kundër diellit – të shitura me çmime të ulëta në internet, pasi mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, paralajmërojnë profesionistët e industrisë.

  • Kujdes nga kopjimet!

Në median sociale, veçanërisht në TikTok, disa qindra mijëra video të grave të reja nxjerrin në pah gjetjet e tyre të fundit si “kopje” të produkteve ekzistuese kozmetike.

Fondatina, buzëkuqi, kremi hidratues ose kremi kundër diellit supozohet se arrijnë të njëjtat rezultate si produktet e tyre origjinale, për më shumë se gjysmën e çmimit.

”Një kushëri i falsifikimit, fenomeni është më delikat dhe nganjëherë i vështirë për t’u identifikuar”, thotë Xavier Guéant, drejtor i çështjeve ligjore në Federatën e Kompanive të Bukurisë (FEBEA).

”Por këto produkte, në rritje në numër dhe gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e konsumatorëve të rinj, përfaqësojnë një rrezik për shëndetin”, pohon ai.

Objektivi i federatës janë produktet e shitura në platformat e tregtisë elektronike jashtë Bashkimit Evropian, kryesisht në Azi, të tilla si ”Temu”, ”Shein” ose ”AliExpress” dhe të prodhuara jashtë çdo kuadri rregullator për higjienën ose kontrollin e cilësisë.

Sipas një studimi të ”C-Ways” të kryer për FEBEA-n, në mars 2025, 31% e francezëve kishin blerë një kopje të tillë.

Por, 96% e tyre nuk janë në dijeni të rreziqeve.

  • Metalet e rënda ose ftalatet

“Në Francë, sistemi është rigoroz. Por sapo largohemi nga ky kuadër dhe furnizohemi nga vende ku nuk ka kontrolle, e ekspozojmë veten ndaj rreziqeve të shumta”, shpjegon Stéphane Pirnay, ekspert i toksikologjisë dhe drejtor i kompanisë ”Expertox”.

”Përveç rrezikut të alergjenëve, produktet me cilësi të dobët mund të përmbajnë substanca toksike, të ndaluara ose që tejkalojnë kufijtë e autorizuar, të cilat mund të paraqesin rreziqe reale për shëndetin”, këmbëngul ai.

Toksikologu paralajmëron gjithashtu për një rrezik kimik, pasi disa produkte të testuara përmbajnë rregullisht metale të rënda ose ftalate, substanca kimike që konsiderohen si prishës endokrinë.

Një rrezik tjetër i identifikuar është një rrezik infektiv, pasi disa produkte të studiuara mund të përmbajnë patogjenë të shumtë.

“Jemi vërtet të habitur kur shohim të gjitha gjërat që mund të gjejmë në falsifikimet në përgjithësi si papastërti, gurë, jashtëqitje, pendë zogjsh”, liston Pirnay.

Laurence Coiffard, një profesor i farmacisë në Fakultetin e Nantes i specializuar në kozmetologji, ka studiuar kremrat e diellit që shiten në këto platforma.

Me ekipin e saj, ajo analizoi dy produkte të falsifikuara që pretendonin SPF 50+, si dhe disa kopje.

Rezultati? “Asnjë nga këto produkte nuk përmbante filtra UV”, zbulon ajo.

“Prandaj, ato nuk ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve UV dhe ekziston një rrezik i madh në përdorimin e tyre”, paralajmëron ajo edhe pse ekspozimi në diell është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës.

Sipas një studimi të publikuar nga Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) në shkurt, më shumë se 80% e produkteve të testuara të blera në ”Temu” nuk ishin në përputhje me legjislacionin evropian.

Për kozmetikën, shkeljet më të rëndësishme përfshinin lista përbërësish që mungonin ose ishin të pasakta, duke e bërë të pamundur të dihej se çfarë përmbanin në të vërtetë produktet.

Me lançimin e TikTok Shop në Francë në mars (i cili lejon që blerjet të bëhen direkt brenda aplikacionit), Xavier Guéant ka frikë se kjo lidhje më e drejtpërdrejtë midis shitësit dhe blerësit mund t’u sjellë dobi mashtruesve dhe falsifikuesve.

Së bashku me FEBEA-n, ai bën thirrje për forcimin e kuadrit ligjor për të “sqaruar zonat gri” dhe për të rritur burimet e dedikuara për zbatimin e ligjit./ a.jor.

The post FOKUS – Fenomeni kozmetik “dupe”, një rrezik i përhershëm shëndetësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌