Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e platformës X

9 July 2025 at 18:00

Linda Yaccarino largohet nga posti i drejtoreshës ekzekutive të X pas dy vitesh në krye të kësaj platforme sociale që është në pronësi të njeriut më të pasur në botë, Elon Musk.

Lajmi vjen një ditë pasi inteligjenca artificiale e Muskut u përfshi në një skandal, kur chatbot-i Grok, i zhvilluar nga kompania e tij xAI, gjeneroi postime në platformën X që shprehën admirim për Adolf Hitlerin dhe promovuan përmbajtje antisemitike.

Kujtojmë se kompania e Musk-ut për inteligjencë artificiale, xAI, në fund të marsit bleu X-in për 33 miliardë dollarë.

Ky veprim bashkoi zyrtarisht dy entitete që tashmë ishin ngushtësisht të lidhura, por njëkohësisht ngriti pyetje mbi rolin e ardhshëm të Linda Yaccarino.

After two incredible years, I’ve decided to step down as CEO of 𝕏.

When @elonmusk and I first spoke of his vision for X, I knew it would be the opportunity of a lifetime to carry out the extraordinary mission of this company. I’m immensely grateful to him for entrusting me…

— Linda Yaccarino (@lindayaX) July 9, 2025

Yaccarino njoftoi largimin e saj në një postim në X, duke thënë se është “jashtëzakonisht mirënjohëse” Muskut që i “besoi përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe për të transformuar X-in në një aplikacion për të gjithë”.

“Më e mira ende nuk ka ardhur, pasi X hyn në një kapitull të ri me xAI. Do të jem gjithmonë me ju ndërsa vazhdoni të ndryshoni botën,” shkroi ajo.

Ajo nuk e dha një arsye për largimin, por një burim pranë saj konfirmoi për NBC News se kishte menduar për këtë hap prej më shumë se një jave.

Musk komentoi largimin e saj duke thënë “Faleminderit për kontributin.”

Yaccarino, ish-drejtore marketingu në kompaninë mediatike NBCUniversal, mori drejtimin e Twitterit në qershor të vitit 2023, rreth tetë muaj pasi Musk bleu platformën.

Ajo u soll për të ndihmuar në përmirësimin e situatës problematike të reklamimit, pasi komentet dhe ndryshimet e Muskut në platformë kishin rrezikuar marrëdhëniet me markat e njohura. /Telegrafi/

The post Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e platformës X appeared first on Telegrafi.

Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

7 June 2025 at 19:39

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit. “Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe e tarracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK […]

The post Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit appeared first on Reporter.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi

19 May 2025 at 07:25

Interneti nuk do të ishte i njëjtë sot pa butonin e famshëm “Like” – një shenjë me gishtin e madh lart, të cilin Facebook dhe platforma të tjera e kanë shndërruar në ekuivalentin digjital të njohjes, mbështetjes dhe shpesh të varësisë.

Butoni, i cili prej kohësh ka shkuar përtej fushëveprimit të një klikimi të thjeshtë, është bërë një lloj simboli i epokës dhe komunikimit modern, transmeton Telegrafi.

Kjo ikonë është përgjegjëse për një revolucion të vërtetë në mënyrën se si njerëzit shprehin emocionet dhe bashkëveprojnë në internet.

Tani diskutohet në detaje në një libër të ri të quajtur “Like: The Button That Changed the World”, në të cilin autorët Martin Reeves dhe Bob Goodson zbulojnë se si një buton i thjeshtë u shndërrua në një fenomen global.

Frymëzimi për gishtin e madh lart (dhe gishtin e madh poshtë) daton që nga koha romake, kur publiku në Koloseum shprehu mendimin e tij mbi fatin e gladiatorëve.

Ky gjest u rikthye në fokusin e kulturës popullore falë filmit “Gladiator” të vitit 2000, dhe hyri në jetën e përditshme përmes personazhit të Fonzit nga seriali “Happy Days”, i cili i dha një shenjë miratimi çdo gjëje që i pëlqente.

Megjithatë, një rol kyç në modernizimin e atij simboli luajti Bob Goodson, atëherë një punonjës i Yelp. Më 18 maj 2005, ai vizatoi një skicë me gishtin e madh lart dhe poshtë, si ide për një vlerësim restoranti.

Edhe pse Yelp nuk e pranoi propozimin e tij, Goodson më vonë bashkoi forcat me Reeves për të hetuar gjenezën e simbolit.

Facebook nuk është krijuesi i butonit “Like”, megjithëse ishte rrjeti që e lansoi atë. Ideja është zhvilluar prej vitesh midis pionierëve të Silicon Valley – nga bashkëthemeluesi i Twitter, Biz Stone, te themeluesi i PayPal, Max Levchin dhe krijuesi i Gmail, Paul Buchheit.

Të gjithë kanë eksperimentuar me mënyra për të motivuar përdoruesit të publikojnë përmbajtje falas.

Edhe pse inxhinierët e Facebook-ut kishin zhvilluar idenë e një butoni “Like” që nga viti 2007, themeluesi Mark Zuckerberg ishte kundër kësaj, duke e konsideruar atë një shtesë të parëndësishme.

Megjithatë, rrjeti konkurrues FriendFeed – i themeluar nga Buchheit dhe presidenti aktual i OpenAI, Bret Taylor – nuk kishte dyshime të tilla dhe prezantoi versionin e vet në tetor 2007.

Facebook shpejt bleu FriendFeed dhe më 9 shkurt 2009, më në fund prezantoi butonin “Like”. Propozimi fillestar ishte që butoni të quhej “Mrekullueshëm”, por u refuzua si i tepërt.

Pas prezantimit të tij, “Like” u bë një mjet për mbledhjen e të dhënave mbi interesat e përdoruesve, gjë që i solli kompanisë miliarda përmes reklamave të synuara.

Meta Platforms, emri i ri i Facebook-ut nga viti 2021, fitoi më shumë se 165 miliardë dollarë vitin e kaluar vetëm nga reklamat.

Në vitin 2016, Facebook prezantoi reagime shtesë – “Dashuri”, “Haha”, “Uau”, “Trishtim” dhe “I zemëruar” – duke i dhënë përparësi shprehjes digjitale të emocioneve.

Por, së bashku me të gjitha përfitimet, butoni “Like” hapi edhe kutinë e Pandorës. Psikologët paralajmërojnë për probleme në rritje tek të rinjtë, vetëbesimi i të cilëve shpesh varet nga numri i “pëlqimeve”.

Narcistët ushqehen me reagime pozitive, ndërsa ata që nuk marrin njohje të mjaftueshme shpesh vuajnë nga ndjenjat e inferioritetit.

Reeves pranon se pasojat negative ishin të paplanifikuara, por edhe të pashmangshme: “Nëse nuk mund të parashikojmë as anët e mira të inovacionit teknologjik, atëherë si mund t’i parashikojmë efektet anësore”.

Megjithatë, autorët besojnë se butoni “Like” preku diçka thellësisht njerëzore – nevojën primare për përkatësi dhe konfirmim.

“Nuk mund të ngopesh lehtë me ndjenjën e pëlqimit dhe nevojën për t’ua treguar të tjerëve. Është rezultat i 100,000 viteve evolucion”, përfundoi Reeves.

Kështu, një gjest i përulur digjital u bë gjuha universale e internetit – një bekim dhe një mallkim i epokës digjitale. /Telegrafi/

 

The post Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi appeared first on Telegrafi.

Dorëzohet Bluesky

23 April 2025 at 21:30

Kompania do t’u mundësojë edhe organizatave “të besueshme” të verifikojnë përdoruesit.

Bluesky më në fund po pranon një sistem zyrtar verifikimi. Në një përditësim të fundit, kjo platformë deklaron se planifikon të miratojë shenjën blu të verifikimit për llogaritë “autentike dhe të spikatura”.

Përveç kësaj, disa organizata “të besueshme” do të lejohen të verifikojnë përdoruesit.

Ky vendim përbën një ndryshim të rëndësishëm për platformën që është ende në zhvillim, e cila më parë i rezistonte idesë së verifikimit të centralizuar.

Deri tani, Bluesky kishte përdorur një sistem verifikimi të bazuar në domene, por ky qasje shpesh ishte kritikuar si tepër e ndërlikuar dhe që nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme kundër imitimit.

Këto kritika janë shtuar me rritjen e popullaritetit të Blueskyt dhe afrimin e një numri gjithnjë e më të madh përdoruesish të njohur.

Bluesky thekson se njerëzit dhe organizatat ende inkurajohen të përdorin verifikimin përmes domaineve të personalizuara. Gjithashtu, në fazën fillestare, kompania njofton se nuk do të pranojë aplikime të drejtpërdrejta për verifikim. /Telegrafi/

The post Dorëzohet Bluesky appeared first on Telegrafi.

Një 10-vjeçare është rrëmbyer nga një burrë që takoi në Roblox – policia amerikane paralajmëron prindërit, zbulon detaje

17 April 2025 at 16:33

Një burrë nga Kalifornia është arrestuar për rrëmbimin e një fëmije 10-vjeçar që thuhet se e ka takuar në aplikacionet e mediave sociale Roblox dhe Discord, thanë autoritetet të mërkurën.

Matthew Macatuno Naval, 27 vjeç, u arrestua të dielën për rrëmbim dhe sjellje të paligjshme seksuale me një të mitur, tha në një njoftim për shtyp Zyra e Sherifit të Qarkut Kern, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Deputetët e qarkut Kern filluan të dielën kërkimin për fëmijën, e cila është një vajzë e re nga Taft, Kaliforni, pasi familja e saj e raportoi atë të zhdukur, tha policia.

Pas informacionit që tregonte mundësinë që e mitura e zhdukur të ishte rrëmbyer, detektivët thanë se zbuluan se e mitura kishte komunikuar me Naval përmes mediave sociale dhe besohej se ishin në zonën e Elk Grove, Kaliforni – më shumë se 250 milje larg.

Policia e qarkut Kern njoftoi autoritetet në Elk Grove, të cilët e gjetën fëmijën të dielën pasdite, thuhet në njoftim.

Naval u arrestua dhe më vonë u transferua në Kern County, ku ai po mbahet me kusht të caktuar në 250,000 dollarë, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Kern.

Ai ka një seancë gjyqësore të caktuar për të premten.

Zyra e sherifit paralajmëroi për “rëndësinë e sigurisë në internet”.

“Prindër, monitoroni të gjithë përdorimin elektronik dhe dini se me kë po komunikojnë fëmijët tuaj…”. /Telegrafi/

The post Një 10-vjeçare është rrëmbyer nga një burrë që takoi në Roblox – policia amerikane paralajmëron prindërit, zbulon detaje appeared first on Telegrafi.

Instagram më në fund po punon për një aplikacion në iPad

10 April 2025 at 07:20

Kompania Meta po zhvillon një version të aplikacionit Instagram për tabletin Apple iPad.

Aktualisht, përdoruesit e iPad përdorin vetëm versionin e “përgjatur” të aplikacionit për iPhone, kështu që një aplikacion zyrtar për Instagram do të ishte një hap pozitiv përpara.

Por, lind pyetja pse Meta po e bën këtë tani, pasi ka injoruar iPad për më shumë se një dekadë. The Information raporton se përgjigjja ndodhet në situatën e pasigurtë ligjore të rrjetit social TikTok, si dhe në taksat dhe ultimatumet për shitjen e rrjetit social që u imponuan nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kompania ka hezituar të zhvillojë një aplikacion Instagram për iPad. Në shkurt të vitit 2022, kreu i Instagramit, Adam Mosseri, iu përgjigj një postimi të Marques Brownlee-it në lidhje me arsyen pse Meta nuk ofron aplikacionin Instagram për iPad.

“Shpesh na bëhet kjo pyetje. Thjesht, grupi i përdoruesve nuk është i mjaftueshëm i madh për të qenë prioritet. Shpresojmë ta bëjmë këtë një ditë, por tani jemi të zënë me gjëra të tjera”, tha Mosseri atëherë.

Më pas, në vitin 2023, ai tha diçka të ngjashme “aktualisht nuk po punojmë për këtë. Mendoj se do ta bëjmë këtë një ditë. Kemi një numër të caktuar punonjësish, kështu që zgjedhim gjërat më të rëndësishme për të përmirësuar Instagramin. Për momentin, nuk po arrijmë të punojmë mbi këtë”.

Përdorimi i aplikacionit Instagram në Stage Manager në iPad të mbështetur është një përvojë e pranueshme, ndërsa aplikacioni në ueb ka përmirësuar gjatë viteve të kaluara. Megjithatë, versioni natyror shfrytëzon të gjitha avantazhet e ekranit të madh dhe për këtë ka pasur pritje të gjata.

Nga Meta ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ardhjen e aplikacionit Instagram për iPad. /Telegrafi/

The post Instagram më në fund po punon për një aplikacion në iPad appeared first on Telegrafi.

Meta bllokon Transmetimin Live për adoleshentët në Instagram

8 April 2025 at 15:50

Meta po zgjeron masat e saj të sigurisë për adoleshentët në Instagram me një bllokim të transmetimit të drejtpërdrejtë.

Masa, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka ardhur pasi kompania e mediave sociale shtrin masat e saj mbrojtëse nën 18 vjeç në platformat Facebook dhe Messenger.

Kështu, fëmijët nën 16 vjeç do të ndalohen të përdorin funksionin Live të Instagram-it, përveç nëse kanë lejen e prindërve.

Ata gjithashtu do të kërkojnë lejen e prindërve për të çaktivizuar një veçori që “turbullon imazhet” që përmbajnë lakuriqësi të dyshuar në mesazhet e tyre të drejtpërdrejta.

Ndryshimet u njoftuan së bashku me zgjerimin e sistemit të llogarive të adoleshentëve të Instagramit në Facebook dhe Messenger.

Llogaritë e adoleshentëve u prezantuan vitin e kaluar dhe u vendosën nën 18 vjeç si parazgjedhje në një mjedis që përfshin dhënien e prindërve mundësinë për të vendosur limite kohore ditore për përdorimin e aplikacionit, për të bllokuar adoleshentët nga përdorimi i Instagramit në periudha të caktuara dhe për të parë llogaritë me të cilat fëmija i tyre po shkëmben mesazhe. /Telegrafi/

The post Meta bllokon Transmetimin Live për adoleshentët në Instagram appeared first on Telegrafi.

Mediat sociale dhe realiteti i pavështruar: Një pasqyrë e vërtetë e jetës sonë

By: gaze tare
8 April 2025 at 12:47

Mediat sociale janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë përditshme, duke luajtur një rol të madh në mënyrën se si ndërveprojmë, komunikojmë dhe shpërndajmë përmbajtje. Megjithatë, shpesh harrojmë se shumë nga ato që shohim në platformat online, si momentet e lumtura, udhëtimet e paharrueshme dhe sukseset e arritura, janë vetëm pjesë e sipërfaqes. Kjo mund të na bëjë të humbasim nga sytë realitetin që ndodhet pas kamerave dhe postimeve.

Në një botë ku duket se të gjithë e tregojnë jetën e tyre perfekte, është e lehtë të harrosh se secili nga ne, edhe ata që shohim si idhuj, përballen me sfida të mëdha. Të gjithë kalojmë periudha të pasigurisë, të vështira, dhe ditë që nuk janë ashtu siç do të dëshironim. Por mediat sociale shpesh na krijojnë iluzionin se të tjerët kanë një jetë pa shqetësime, pa vështirësi dhe pa pengesa.

Në fakt, realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i sfumuar. Pas çdo fotoje të shkëlqyer të një udhëtimi, ka mundësi që të fshihen momente të lodhshme dhe sfida të përditshme. Pas çdo postimi që tregon një sukses, mund të fshihet puna e palodhur dhe vështirësitë që janë përballuar në rrugën e arritjes.

Prandaj, është e rëndësishme që të kujtojmë se media sociale, ndonëse na mundëson të ndajmë pjesë të jetës tonë, shpesh paraqet vetëm një version të redaktuar të saj. Është thelbësore të mbajmë një këndvështrim të shëndetshëm dhe të kujtojmë se pas çdo postimi që shohim, ndodhen sfida të padukshme dhe mundësi për të mësuar nga ato.

Kjo na ndihmon të jemi më të vetëdijshëm për përvojat tona dhe të kuptojmë se, përpara çdo postimi të përsosur, jeta është një udhëtim me të gjitha ngjyrat dhe nuancat e saj. Kjo është realiteti që ndodhet pas sipërfaqes./ICONSTYLE

The post Mediat sociale dhe realiteti i pavështruar: Një pasqyrë e vërtetë e jetës sonë appeared first on iconstyle.al.

Instagram sjell një përditësim të ri për Reels – tani mund t’i shikoni më shpejt

31 March 2025 at 07:50

Rrjeti social Instagram ka përgatitur një përditësim të ri për Reels, i cili do t’u mundësojë përdoruesve t’i shikojnë videot më shpejt.

Tani, aplikacioni lejon që Reels të shihen me shpejtësi të dyfishtë (2x) duke mbajtur shtypur skajin e djathtë ose të majtë të ekranit. Për të rikthyer shpejtësinë normale, mjafton të hiqni gishtin nga ekrani.

Disa përdorues kanë pasur këtë funksion për një kohë të gjatë, ndërsa të tjerët e kanë pasur dhe më pas e kanë humbur, pasi Instagram ishte në fazë testimi. Megjithatë, një përfaqësues i kompanisë ka konfirmuar se funksioni po shpërndahet gradualisht për të gjithë.

Kjo risi vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta nga përdoruesit, pasi formati i videove në Instagram nuk është më i kufizuar në 15 sekonda si më parë.

Sot, Reels mund të zgjasin deri në 3 minuta, dhe ka raportime se Instagram mund të lejojë publikimin e Reels deri në 10 minuta.

Instagram dhe TikTok shpesh “kopjojnë” funksionet e njëri-tjetrit. TikTok tashmë lejon ngarkimin e videove deri në 10 minuta dhe ofron prej kohësh opsionin e përshpejtimit të videove, gjë që është edhe më e nevojshme për përdoruesit e tij, pasi ata mund të publikojnë video deri në 1 orë. /Telegrafi/

The post Instagram sjell një përditësim të ri për Reels – tani mund t’i shikoni më shpejt appeared first on Telegrafi.

Njoftoi se llogaria në TikTok i është “bllokuar përgjithmonë”, Dylan Page tani thotë se papritmas i është rikthyer

30 March 2025 at 11:57

TikTokeri i njohur Dylan Page ka njoftuar se llogaria e tij në platformën TikTok, është “ndaluar” përgjithmonë.

Ai thotë se pavarësisht se nuk ka bërë ndonjë shkelje të rregullave të përdorimit të kësaj platforme, llogaria e tij është bllokuar”, transmeton Telegrafi.

Page i cili ka miliona ndjekës këtë njoftim e bëri në një video të postuar në rrjetet sociale, duke njoftuar se është ankuar për këtë vendim.

Megjithatë disa orë pas këtij njoftimi, ai gjithashtu informoi ndjekësit e tij se i është rikthyer llogaria.

Deri më tani nuk ka ndonjë sqarim zyrtar se pse i ishte bllokuar llogaria amerikanit të njohur. /Telegrafi/

@dailymail Dylan Page has announced his account has been banned from TikTok. #FreeDylanPage ♬ cigarette burns – slowed reverb – moonvampire

@dailymailDylan Page’s TikTok account is back online after it was ‘permanently banned’ earlier on Friday. Welcome back, News Daddy!♬ Star Spangled (Bass Boosted) – SNC

The post Njoftoi se llogaria në TikTok i është “bllokuar përgjithmonë”, Dylan Page tani thotë se papritmas i është rikthyer appeared first on Telegrafi.

Si ndikojnë mediat digjitale në marrëdhëniet tona

By: Ela
25 March 2025 at 10:39

Kur përdorim mediat sociale, nevojat sociale luajnë një rol të rëndësishëm. Përveç arsyeve praktike si kërkimi i informacionit apo argëtimi, ajo që na motivon më shumë është dëshira për të krijuar marrëdhënie. Aktualisht janë po hulumtohet për ndikimin që kanë këto marrëdhënie dhe mënyra se si ne i ndërtojmë marrëdhëniet në internet, në jetën tonë reale. Psikologia sociale Johanna Lisa Degen […]

The post Si ndikojnë mediat digjitale në marrëdhëniet tona appeared first on BoldNews.al.

Zvicra shqyrton ndalimin e qasjes në rrjetet sociale për të miturit

19 March 2025 at 18:23

Një vend tjetër po mendon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit.

Qeveria zvicerane do të shqyrtojë nëse ndalimi i qasjes në platforma të tilla si TikTok dhe Instagram, për moshat nën 16 vjeç do të ndihmonte në mbrojtjen e të miturve nga ndikimi i rrjeteve sociale.

Ndër të tjera, qeveria zvicerane do të shqyrtojë nëse ndalimi i telefonave në shkolla mund të mbrojë të miturit, transmeton Telegrafi.

Australia kohët e fundit u bë vendi i parë që ndaloi qasjen në TikTok dhe Instagram për fëmijët nën 16 vjeç.

Në disa vende të tjera si Franca, Greqia, Italia dhe Holanda ka gjithashtu ndalime apo kufizime për përdorimin e telefonave të mençur në shkolla. /Telegrafi/

The post Zvicra shqyrton ndalimin e qasjes në rrjetet sociale për të miturit appeared first on Telegrafi.

Instagram me probleme teknike, nuk po punon si zakonisht

17 March 2025 at 22:17

Instagram ka ndaluar së funksionuari si duhet në një ndërprerje të pazakontë.

Ndërsa ‘feed’, profilet dhe historitë ngarkoheshin, përdoruesit zbuluan se nuk ishin në gjendje të kërkonin dhe u goditën nga probleme të tjera teknike.

Shërbime të tjera që janë në pronësi të Metës, kompania mëmë e Instagramit, dukej se po funksiononin si zakonisht, transmeton Telegrafi.

Problemet filluan rreth orës 19:00, sipas ueb-faqes të gjurmimit Down Detector.

Problemet dukej se ishin të përhapura në të gjithë botën, sipas të njëjtës ueb-faqe.

The post Instagram me probleme teknike, nuk po punon si zakonisht appeared first on Telegrafi.

Krijuesit në Facebook mund të fitojnë para nga tregimet e tyre

15 March 2025 at 14:30

Meta ka nisur një iniciativë të re për të motivuar përdoruesit të krijojnë përmbajtje dhe të ndajnë fotografi dhe video në Facebook.

Meta ka njoftuar se krijuesit në programin Content Monetization të Facebook tani mund të fitojnë para duke i lejuar njerëzit të shohin Facebook Stories të tyre.

Duke marrë parasysh mënyrën e thjeshtë të publikimit të përmbajtjes, Stories përfaqëson një mundësi mjaft të lehtë për krijuesit që të fitojnë shtesë nga përmbajtja që publikojnë në Facebook.

Mundësia për të fituar nga Stories është e disponueshme në të gjithë botën, e bazuar në performancën e postimeve, dhe Stories duhet të jenë të hapura për publikun që të mund të monetezohen. Krijuesit që ende nuk janë pjesë e programit Content Monetization mund të aplikojnë përmes faqeve të internetit të Metës.

Ky mënyrë e re pagese është vetëm përpjekja më e fundit e Metës për të nxitur krijuesit që të publikojnë përmbajtje në Facebook në vend të Instagram ose aplikacioneve të tjera. Në janar, kompania prezantoi programin e bonuseve, i cili ofron 5000 dollarë për krijuesit që tashmë kanë një prani në një platformë tjetër të mediave sociale, për të publikuar një sasi të caktuar fotografish dhe videosh në Instagram dhe Facebook.

Koha e prezantimit të programit tregon qartë se Meta dëshiron të tërheqë krijuesit që do të humbin shpejt qasjen në TikTok. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump përkohësisht “shpëtoi” rrjetin social, duke i dhënë kohë krijuesve për të vepruar, por Meta po përpiqet ta shfrytëzojë kaosin në maksimum. /Telegrafi/

The post Krijuesit në Facebook mund të fitojnë para nga tregimet e tyre appeared first on Telegrafi.

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

22 February 2025 at 20:56

Instagram po sjell veçori të reja, duke përfshirë mundësinë e përkthimit të mesazheve në 99 gjuhë, opsionin për dërgimin e mesazheve në një kohë të caktuar deri në 29 ditë më vonë dhe shumë të tjera.

Përveç këtyre, platforma po prezanton mënyra të reja për ndarjen e muzikës, mundësinë për të fiksuar deri në tre biseda në krye të DM-ve, si dhe QR Code për bisedat në grup.

“Me funksionin e ri të përkthimit të mesazheve të Instagramit, mund të komunikoni lehtësisht në mbarë botën pa u shqetësuar për barrierat gjuhësore. Pavarësisht nëse dëshironi të lidheni me të afërmit në Korenë e Jugut pas një kohe të gjatë ose me mikun tuaj më të mirë në Spanjë, tani mund të përktheni mesazhet e tyre direkt në DM-të tuaja”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Për të përkthyer një mesazh në një bisedë, thjesht mbani të shtypur mesazhin që është dërguar ose pranuar në një gjuhë tjetër dhe më pas klikoni “përkthe” (translate). Mesazhi i përkthyer do të shfaqet menjëherë poshtë mesazhit origjinal në bisedën tuaj, shpjegon Instagram.

Përveç kësaj, tani është e mundur të caktoni dërgimin e një mesazhi në një kohë të caktuar, gjë që është ideale për raste të veçanta, si për shembull të dërgoni një mesazh urimi për ditëlindje menjëherë pas mesnate, edhe nëse nuk mund të qëndroni zgjuar deri vonë.

Kjo veçori mund të përdoret gjithashtu për kujtesa për miqtë mbi detyrat dhe angazhimet e përditshme.

Përdoruesit mund të caktojnë kohën e dërgimit të një mesazhi duke shkruar tekstin, duke mbajtur të shtypur butonin “dërgo” (send), duke zgjedhur datën dhe orën për dërgimin e mesazhit dhe më pas duke shtypur “dërgo”.

Gjithashtu, është shtuar mundësia për të ftuar miqtë në biseda në grup përmes QR kodeve, si dhe funksione të reja për dëgjimin dhe ndarjen e muzikës, sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë. /Telegrafi/

The post Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera appeared first on Telegrafi.

Studim: Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit!

By: gaze tare
22 February 2025 at 10:23

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe mirëqenien emocionale, sidomos tek të rinjtë. Hulumtimi, i cili analizoi sjelljen e mbi 5,000 adoleshentëve dhe të rriturve të rinj, zbuloi se ata që shpenzonin më shumë se tre orë në ditë në platforma si Instagram, TikTok dhe Facebook kishin më shumë gjasa të ndiheshin të pakënaqur me veten.

Sipas studiuesve, krahasimi i vazhdueshëm me jetën e kuruar të të tjerëve në rrjetet sociale krijon një perceptim të shtrembëruar të realitetit, duke çuar në ndjenja pasigurie dhe stres. “Truri ynë nuk është i programuar për të përpunuar kaq shumë informacione dhe krahasime sociale në një kohë kaq të shkurtër,” shpjegon Dr. Michael Roberts, një nga autorët e studimit.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kufizojnë kohën e kaluar në rrjetet sociale dhe të angazhohen më shumë në aktivitete që nxisin vetëvlerësimin, si aktiviteti fizik, meditimi dhe ndërveprimet e drejtpërdrejta me njerëzit. Studimi nënvizon rëndësinë e një marrëdhënieje të shëndetshme me teknologjinë për një mirëqenie më të mirë mendore.

The post Studim: Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit! appeared first on iconstyle.al.

Meta thotë se nuk po bën automatikisht që llogaritë e përdoruesve të ndjekin Trump në Instagram dhe Facebook

23 January 2025 at 21:57

Meta u është përgjigjur përdoruesve që thonë se e kanë gjetur veten automatikisht duke ndjekur presidentin Donald Trump, zëvendëspresidentin JD Vance dhe zonjën e parë Melania Trump menjëherë pas inaugurimit të Trump të hënën.

Në një deklaratë të së mërkurës në Threads, drejtori i komunikimit të Meta-s, Andy Stone, shkroi: “Njerëzit nuk u detyruan të ndiqnin automatikisht asnjë nga llogaritë zyrtare në Facebook ose Instagram për Presidentin, Zëvendës Presidentin ose Zonjën e Parë”.

Ai shtoi se përmbajtja në llogaritë e menaxhuara nga Shtëpia e Bardhë ndryshon me çdo administratë të re, procedurë që Meta ndoqi gjatë tranzicionit të fundit presidencial.

Kjo vjen pasi përdoruesit u ankuan në platforma si Instagram dhe Threads se llogaritë e tyre filluan të ndiqnin llogaritë @POTUS, @VPOTUS dhe @FLOTUS pa asnjë veprim nga ana e tyre.

Disa thanë gjithashtu se “unfollow” (mos ndjekja) e llogarive nuk ka funksionuar. /Telegrafi/

The post Meta thotë se nuk po bën automatikisht që llogaritë e përdoruesve të ndjekin Trump në Instagram dhe Facebook appeared first on Telegrafi.

Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok

19 January 2025 at 17:26

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump thotë se ka në plan të nxjerrë një urdhër ekzekutiv që do t’i japë më shumë kohë kompanisë mëmë me bazë në Kinë të TikTok për të gjetur një blerës të miratuar përpara se platforma popullore e ndarjes së videove t’i nënshtrohet një ndalimi të përhershëm në SHBA.

Trump e njoftoi vendimin në një postim në llogarinë e tij të Truth Social të dielën, ndërsa miliona përdorues të TikTok në SHBA u zgjuan për të zbuluar se nuk mund të hynin më në aplikacionin ose platformën TikTok, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Google dhe Apple e hoqën aplikacionin nga dyqanet e tyre dixhitale për të respektuar një ligj federal që i kërkonte ta bënin këtë nëse kompania mëmë TikTok ByteDance nuk ia shiste operacionin e saj në SHBA një blerësi të miratuar deri të dielën.

“Unë po u kërkoj kompanive që të mos e lënë TikTok të qëndrojë në errësirë!”, shkroi Trump. “Unë do të lëshoj një urdhër ekzekutiv të hënën për të zgjatur periudhën kohore përpara se të hyjnë në fuqi ndalesat e ligjit, në mënyrë që të mund të bëjmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare…”.

Siç theksojnë mediat, Ligji i jep presidentit në detyrë autoritetin për të dhënë një zgjatje 90-ditore nëse një shitje e mundshme është duke u zhvilluar.

Megjithëse investitorët bënë disa oferta, ByteDance më parë tha se nuk do të shiste TikTok.

Në postimin e tij të dielën, Trump propozoi ta bënte SHBA-në partnere në një marrëveshje.

Miliona përdorues të TikTok në Shtetet e Bashkuara nuk ishin më në gjendje të shikojnë ose postojnë video në platformën e mediave sociale pasi një ndalim federal për aplikacionin jashtëzakonisht të popullarizuar të ndarjes së videove hyri në fuqi të dielën mes pyetjeve se sa mund të zgjasë ndërprerja. /Telegrafi/

The post Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok appeared first on Telegrafi.

❌
❌