Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Waitz: Kam marrë kërcënime për vdekje nga ekstremistët bullgarë për raportin e PE-së mbi Maqedoninë

14 July 2025 at 19:38

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, deklaroi në një intervistë për “Kanal5” se ishte objekt sulmesh të ashpra për shkak të raportit për RMV-në, duke thënë se është i kënaqur me raportin mbi progresin e vendit që u prezantua në PE javën e kaluar.

Sipas Waitz, kërcënimet kundër jetës së tij vazhduan edhe pas votimit të raportit javën e kaluar.

“Po, isha nën sulm të ashpër, ishte një fushatë e tërë shpifjesh kundër meje. Më quajtën të anshëm, më akuzuan se kisha pasur më shumë biseda me Maqedoninë e Veriut sesa me Bullgarinë… më akuzuan se isha i korruptuar, ndanë numrin tim të telefonit në grupet e ekstremit të djathtë në “Telegram”. Mora kërcënime për vdekje dhe të gjitha llojet e kërcënimeve, dhe kjo vazhdoi edhe pas votimit. Fatkeqësisht, kjo u përshkallëzua plotësisht në Bullgari”, thotë Waitz./Telegrafi/

The post Waitz: Kam marrë kërcënime për vdekje nga ekstremistët bullgarë për raportin e PE-së mbi Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë

14 July 2025 at 09:42

“Duke u larguar nga tema e shtetësisë bullgare në Maqedoni, ky është problemi kryesor – nuk ka problem të jesh shtetas gjerman, çek, por për një shtetas bullgar, për mbi 200 mijë shtetas maqedonas që kanë marrë shtetësi bullgare, ky është problem”, tha këtë mëngjes eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev në një emision për mediat bullgare.

“Zhvillimi i karrierës së tyre është ndalur, biznesi i tyre është nën presion, fëmijët e tyre fyhen në shkollë. Dhe ata fshihen, si në rastin e kryetares së Bashkisë së Shkupit, ajo thotë se ka shtetësi çeke, sepse askush nuk është e interesuar për këtë. Problemi i vetëm është se dikush është me origjinë bullgare dhe ka shtetësi bullgare. Kjo duhet të ndryshojë nëse ky vend dëshiron të ketë shtetësi evropiane”, theksoi Kovachev.

Ai theksoi se “pretendimet se kemi punuar së bashku me Hristijan Mickoskin janë qesharake”.

“Ai vuri veto ndaj integrimit evropian të Maqedonisë. Në vend që të përfshijë bullgarët në Kushtetutë dhe të fillojë negociatat me BE-në, ai vendosi ta rihapë temën duke lobuar fort në PE për të futur këto fjali rreth identitetit dhe gjuhës, të cilat nuk kanë vend në një raport të tillë progresi”, tha eurodeputeti.

The post Kovaçev: Mickoski i vendosi veto integrimit europian të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

12 July 2025 at 13:10

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë.

“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri.

Mickoski përmendi dhe rastin e sulmit ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.

Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.

 

 

The post Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas appeared first on Telegrafi.

SOFJE – Qeveria bullgare i mbijeton votimit të katërt të mosbesimit

11 July 2025 at 17:03

SOFJE, 11 korrik /ATSH-ANSA/- Qeveria bullgare e kryeministrit Rossen Zhelyazkov, një anëtar i partisë së qendrës së djathtë GERB, e cila formoi qeverinë e saj më 16 janar në koalicion me Socialistët (BSP) dhe partinë populiste “Ka një popull si ky” (ITN), miratoi sot me sukses një mocion të katërt mosbesimi në Parlament të paraqitur nga opozita nacionaliste.

Partia nacionaliste “Velicie” (“Madhështia”), e mbështetur nga dy parti të tjera sovraniste, “Vazrazhdane” (‘Rilindja’) dhe “Mec” (akronimi bullgar për ‘Moral, Unitet, Nder’), akuzojnë qeverinë për një dështim në mbrojtjen e mjedisit dhe të ujit.

Sipas nacionalistëve, qeveria është përgjegjëse për dështimin në menaxhimin e mbeturinave dhe për pamundësinë për të ndaluar një krizë që është shndërruar në një katastrofë mjedisore.

“Politika e qeverisë në këtë fushë përbën një kërcënim për shëndetin e bullgarëve dhe për natyrën në përgjithësi. Ky votë mosbesimi justifikohet nga një shkelje serioze e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm”, deklaroi në parlament Krassimira Katincharova, deputete për zonën zgjedhore Velicie.

Sipas saj, arroganca e qeverisë në lidhje me krizën mjedisore, mungesa e kapacitetit të saj menaxhues dhe përpjekja e saj për të fshehur dhe minimizuar problemin kufizohet me kriminalitetin.

Më 3 prill, qeveria e Zhelyazkov i mbijetoi votimit të parë të mosbesimit të thirrur nga nacionalistët pas refuzimit për të ndjekur një politikë të jashtme sovrane, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë.

Më 17 prill, vota e dytë e mosbesimit e thirrur nga nacionalistët dështoi gjithashtu, këtë herë për shkak të “dështimit të qeverisë në luftën kundër korrupsionit në vend”.

Më 4 korrik, qeveria e Zhelyazkov miratoi një votë të tretë mosbesimi për shkak të një “dështimi në politikën fiskale të vendit”. //a.i/

 

 

The post SOFJE – Qeveria bullgare i mbijeton votimit të katërt të mosbesimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve

11 July 2025 at 11:50

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë dënoi ashpër deklaratën e djeshme të kryeministrit, Hristijan Mickoski, në të cilën ai, duke reaguar ndaj epitetit “Kryeministër maqedonasverior“, që i dha kreu i diplomacisë bullgare Georg Georgiev, tha se atij iu dha detyra të ngacmonte ashtu siç ngacmon një mi një luan.

“Epo, nuk do të komentoja për atë djalë. Ju bëj thirrje juve, mediave, lëreni atë djalë aty. Kjo është një qeveri që drejtohet nga dikush tjetër në sfond, ata njerëz duhet të punojnë dhe i thanë, i dhanë detyrën, ‘vazhdo dhe ngacmo’. Është njësoj si kur një mi ngacmon një luan”, tha Mickoski dje.

Mickoksi e bëri këtë deklaratë pasi Georgiev e quajti atë “Kryeministri maqedonasverior“.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare thuhet se deklarata e Mickoskit është e papajtueshme me normat elementare të dialogut diplomatik dhe politik, si dhe me parimet e fqinjësisë së mirë, të cilat, siç akuzuan ata, Maqedonia e Veriut deklaron publikisht se i ndan, por në praktikë i shkel rëndë.

“Ministria e Jashtme Bullgare dënon kategorikisht gjuhën e papranueshme dhe ofenduese të përdorur nga Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar Ministrit të Jashtëm bullgar. Përdorimi i përsëritur i mbiemrave vulgarë ndaj përfaqësuesve të shtetit bullgar jo vetëm që minon besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve tona, por vë në pikëpyetje edhe angazhimin autentik të udhëheqjes politike në Maqedoni ndaj marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe ndaj dëshirës së deklaruar për t’u bashkuar me BE-në, një proces që kërkon respekt të ndërsjellë, përgjegjësi dhe pjekuri politike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë./Telegrafi/

The post MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Vizita zyrtare në Bullgari, Spiropali takon Presidentin Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit nga Presidenti Rumen Radev.

Në takim ishte e pranishme edhe zëvendëspresidentja, Iliana Iotova.

“Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë për mbështetjen e integrimeve euro-atlantike, anëtarësimit e partneritetit në NATO dhe rrugëtimin drejt familjes europiane, si një proces i mbështetur në meritën, anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade, për të cilën gjatë kësaj vizite konstatova mbështetjen e Qeverisë dhe Parlamentit të Bullgarisë”, u shpreh Spiropali gjatë takimit.

Sipas saj, marrëdhëniet mes dy vendeve lehtësohen, përveçse nga lidhjet historike e tradicionale, edhe nga bullgarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Madrica, në provincën e Ivaylovgrad, dhe pakica bullgare në Shqipëri, komunitete që janë  asete të çmuar dhe ura miqësie.

“Vlerësojmë politikat mbështetëse e zhvillimore për Diasporën Shqiptare në Bullgari, për të promovuar jetesën në zonat ku jeton, duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Qeveria shqiptare është e angazhuar për respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Shqipëri, në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare përkatëse”, vijoi kryetarja e Kuvendit.

“Si aleatë dhe partnerë në NATO, Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe po forcojmë kapacitetet mbrojtëse për përballimin e tyre, bazuar në interesat kombëtare dhe parimet e integrimit euroatlantik. Shqipëria është një kontribuese aktive dhe faktor  i rëndësishëm për paqen në rajon dhe udhëhiqet nga parimi  i marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit”, theksoi Spiropali.

“Marrëveshja Trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, e nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, tregon angazhimin për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, bashkëpunimin e shtuar kundër kërcënimeve hibride si edhe aspiratat euro-atlantike të Kosovës. Kjo nismë është në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe Busullën Strategjike të BE-së dhe mirëpret çdo vend të rajonit për t’iu bashkuar.”, u shpreh Spiropali.

Presidenti Radev e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të respektuar e luajale dhe nënvizoi se është vendi që po përparon shumë më shpejt se vendet e tjera kandidate drejt BE-së dhe Kuvendi ka një kontribut të rëndësishëm në këtë proces. Plani i Shqipërisë për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë.

Presidenti Radev vlerësoi standardet europiane të Shqipërisë ndaj pakicave dhe respektimit të të drejtave të njeriut si edhe rolin e bullgarëve me origjinë shqiptare dhe minoritetit bullgar në Shqipëri si pasuri për vendet tona.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit edhe nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Spiropali është e para kryeparlamentare e ftuar në Parlamentin e Bullgarisë, pas zgjedhjes së Kryetares Kiselova.

“Intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Asamblesë Kombëtare do të nxisë marrëdhëniet dypalëshe si edhe dialogun politik mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, të cilat janë aktualisht të shkëlqyera, të qëndrueshme dhe pa asnjë çështje të pazgjidhur mes dy vendeve.

Shqipëria është në pararojë të vendeve kandidate drejt BE-së dhe konstatojmë me kënaqësi që ky plan, i cili ka fituar mbështetjen e Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe parlamenteve të mjaft vendeve anëtare, ka  edhe mbështetjen e vendosur të Asamblesë Kombëtare dhe të Bullgarisë.

Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor, si  një proces i mbështetur në meritën dhe një prioritet i zgjerimit, është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian.

Parlamentet mbështesin forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve tona si anëtare të NATO-s, bazuar në interesat kombëtare,  parimet e integrimit euroatlantik dhe nevojën për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e paqes në rajon, Europë dhe në botë.”,  u shpreh Spiropali.

Kryetarja Kiselova vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, përgëzoi Spiropali për miratimin nga Parlamenti Europian në 9 korrik të Rezolutës për Shqipërinë, e cila u votua nga të gjithë eurodeputetët bullgarë, dhe e vlerësoi vendin tonë si një kampion në procesin e  anëtarësimit. Objektivi i Shqipërisë për anëtarësim brenda vitit 2030 ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë dhe plani i juaj është edhe i yni.

Pas takimit, Spiropali dhe Kiselova zhvilluan një konferencë për shtyp.

Gjatë qëndrimit në Sofje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë,  Nataliya Kiselova, zhvilloi një bashkëbisedim me ambasadorë e diplomatë të akredituar në Sofje, parlamentarë, gazetarë, studentë dhe përfaqësues të biznesit mbi arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kjo veprimtari u organizua nga Klubi i Atlantikut i Bullgarisë dhe organizata PanEuropa.

/gj.m/j.p/

 

The post Vizita zyrtare në Bullgari, Spiropali takon Presidentin Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari me ftesë të homologes, Nataliya Kiselova.

E shoqëruar nga kryeparlamentarja Kiselova, Sipiropali vendosi mëngjesin e sotëm një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje, në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë.

Dje, në ditën e parë të vizitës Spiropali u prit në takim nga kryeministri Rossen Jeliazkov, ku theksoi se “Bullgaria është një partner ekonomik tradicional i Shqipërisë dhe mes vendeve tona ka mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorë si infrastruktura, turizmi, energjia etj., të cilat ndihmojnë zhvillimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit”.

Kryeministri Jeliazkov vlerësoi marrëdhëniet, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në  Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari
1 nga 6

/k.s//r.e//a.f/

The post Spiropali vendos kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MPJ e Bullgarisë për Raportin: Maqedonia e Veriut dështoi ta përfshijë PE-në në instrumentalizimin politik

9 July 2025 at 14:49

Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme merr në konsideratë Raportin e miratuar me shumicë bindëse nga Parlamenti Evropian, i cili, siç thonë ata, shmang përfshirjen e institucionit në përpjekjet për instrumentalizim politik nga ana e Maqedonisë së Veriut, që synojnë anashkalimin e detyrimeve që rrjedhin nga i ashtuquajturi kompromis evropian i vitit 2022.

Kjo thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare pas Raportit të miratuar mbi progresin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Nga atje thonë se në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën duhet të merren në konsideratë brenda kornizës së diskursit shkencor dhe akademik, pasi nga natyra e tyre ato nuk bien në fushëveprimin e vlerësimit institucional të progresit të vendeve kandidate në lidhje me kriteret objektive dhe të matshme të pranimit.

“Me vendimin e sotëm, Parlamenti Evropian konfirmoi rolin e tij si një organ i paanshëm dhe i pavarur i dedikuar për monitorimin e progresit të reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi të veçantë janë gjetjet në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, funksionimit të institucioneve demokratike, zbatimit të reformave kyçe, zbatimit të detyrimeve kontraktuale, si dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm. Këto janë aspektet që duhet të jenë në fokus të përpjekjeve të autoriteteve në Shkup, nëse qëllimi mbetet integrimi i qëndrueshëm evropian”, thonë nga MPJ e Bullgarisë.

Ministria e Jashtme bullgare deklaron se Sofja mbështet vazhdimisht perspektivën evropiane të të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bazuar në kritere objektive anëtarësimi dhe me zbatim të rreptë të parimit të meritave të veta./Telegrafi/

The post MPJ e Bullgarisë për Raportin: Maqedonia e Veriut dështoi ta përfshijë PE-në në instrumentalizimin politik appeared first on Telegrafi.

Kovaçev: Maqedonia e Veriut e portretizon Bullgarinë si armike

9 July 2025 at 10:24

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev vazhdoi retorikën e tij kontraverse dhe ofenduese kur bëhet fjalë për çështjen maqedonase dhe integrimin evropian të RMV-së. Dje, në debatin plenar në Parlamentin Evropian me rastin e Raportit të Progresit për Maqedoninë drejt BE-së, ai tha se “qytetarët e vuajtur të Maqedonisë së Veriut kanë pritur të ardhmen e tyre të merituar evropiane për më shumë se dy dekada, por politikanët në Shkup nuk janë qartësisht me nxitim dhe po e sabotojnë sistematikisht këtë proces”.

“Në vend të reformave dhe progresit të vërtetë, ne shohim populizëm, retorikë nacionaliste dhe një portretizim të të Bullgarisë si armik, prandaj integrimi evropian i vendit nuk po shkon mirë. Kjo politikë çon gjithashtu në shtypje të drejtpërdrejta kundër njerëzve që kanë ruajtur identitetin e tyre bullgar, trashëgimtarëve të shumicës së bullgarëve maqedonas. Ata i nënshtrohen presionit, diskriminimit dhe kërcënimeve të hapura, siç është rasti i Ljupço Gjorgievskit, një nga përfaqësuesit më të shquar të komunitetit bullgar në Maqedoni, i cili është këtu në sallë sot. Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj kësaj.

Duhet të ndalojë së shkeluri të drejtat e qytetarëve të vet për shkak të etnisë së tyre, dhe ndarja e së vërtetës rreth historisë nuk duhet të çojë në beteja ligjore.

Autoritetet në Shkup duan garanci se nuk do të ketë kushte të tjera nëse përmbushin detyrimet që kanë ndërmarrë tashmë. Unë e kuptoj që ata gjithashtu duan stimuj shtesë në formën e njohjes së identitetit dhe gjuhës, gjë që i ka vënë raportuesit në një situatë të vështirë”, tha Kovaçev në fjalimin e tij nga foltorja e PE-së.

Eurodeputeti tha se Bullgaria nuk do të vendos kushte shtesë për anëtarësimin e RMV-së në BE.

“Garancia më e madhe për RMV-në është përmbushja e përfundimeve të miratuara të Këshillit të vitit 2022 dhe Kornizës Negociuese. Rregullat kërkuan më shumë dhe morën qëndrimin e vendosur të Bullgarisë, të miratuar unanimisht nga Parlamenti bullgar, se nuk ka dhe nuk do të ketë kushte të tjera në të ardhmen përveç atyre të përmendura më sipër”, tha ai./Telegrafi/

The post Kovaçev: Maqedonia e Veriut e portretizon Bullgarinë si armike appeared first on Telegrafi.

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

By: Mira Leka
4 July 2025 at 22:02

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë hap.

Ndërsa qeveria e konsideron anëtarësimin në Eurozonë si përparësi, shumë qytetarë mbeten skeptikë ndaj këtij vendimi, duke shprehur frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar.

Kryeministri Rosen Zhelyazkov e sheh anëtarësimin në Eurozonë si një hap të rëndësishëm drejt një stabiliteti dhe zhvillimi më të madh ekonomik.

Megjithatë, opozita ndaj këtij procesi po rritet, e ushqyer nga forcat nacionaliste, që paralajmërojnë pasoja negative. Sipas një sondazhi të fundit në të gjithë Bashkimin Europian (BE), rreth gjysma e bullgarëve janë kundër përdorimit të Euros si monedhë zyrtare.

Protestat tashmë kanë shpërthyer, të nxitura nga frika se kalimi në një monedhë të re do të shkaktojë rritje të çmimeve dhe do të dobësojë kontrollin kombëtar.

Valentin Tataru, ekonomist në ING, shpjegon se njerëzit shqetësohen kryesisht për rritjen e mundshme të kostos së jetesës gjatë periudhës së tranzicionit, pasi disa biznese mund të përfitojnë nga ndryshimi për të rrumbullakosur çmimet në mënyrë të padrejtë.

Kjo është veçanërisht shqetësuese për banorët e zonave më të varfra dhe rurale. Megjithatë, Tataru thekson se kursi fiks i këmbimit që Bullgaria ka me Euron duhet të zbusë ndikimin inflacionist, duke parandaluar luhatje të forta të çmimeve.

Një tjetër shqetësim i përmendur shpesh është humbja e perceptuar e sovranitetit. Leva, monedha zyrtare e Bullgarisë për shumëkënd përfaqëson një simbol të pavarësisë kombëtare.

Heqja dorë nga ajo, paralajmëron Andrius Tursa, këshilltar për Europën Qendrore dhe Lindore pranë kompanisë Teneo, mund të jetë një çështje e ndjeshme si politikisht, ashtu edhe emocionalisht për shumë bullgarë.

Ai shton se anëtarësimi në Eurozonë do të thotë, që Bullgaria do të dorëzojë një pjesë të kontrollit mbi politikën monetare, pasi vendimet do të kalojnë në duart e Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Ndërkohë, si Tursa ashtu edhe Jasmine Gröschel, ekonomiste e lartë në Allianz, theksojnë përfitimet që sjell anëtarësimi.

Tursa shpjegon se vendet anëtare të Eurozonës përfitojnë norma më të ulëta interesi falë besueshmërisë së BQE-së, gjë që e bën huamarrjen më të lirë për individët dhe bizneset.

Gröschel shton se mbikëqyrja nga BQE mund të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin për rritje afatgjatë.

Pritet gjithashtu, që investimet e huaja të rriten ndërsa Bullgaria thellon integrimin në Eurozonë. Sipas Gröschel, integrimi më i thellë financiar dhe mbikëqyrja nga BQE-ja do të forcojnë sistemin financiar dhe do të sjellin më shumë stabilitet monetar.

Në vlerësimin e saj, përdorimi i Euros jo vetëm që do të forcojë pozitën e Bullgarisë brenda BE-së, por gjithashtu do të rrisë besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.

Tursa gjithashtu vë në dukje se Euro do të ndihmojë në uljen e kostove dhe barrierave, që lidhen me këmbimet valutore – një zhvillim që mund të sjellë përfitime të veçanta për tregtinë dhe turizmin.

Meqenëse Bashkimi Europian është tashmë partneri kryesor tregtar i Bullgarisë, anëtarësimi në Eurozonë do të thjeshtojë transaksionet dhe do të përmirësojë efikasitetin në të gjithë sektorët.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh përfshirjen e ngushtë të Bullgarisë në zinxhirët europianë të furnizimit.

Megjithatë, rreziqet politike mbeten të pranishme. Tursa paralajmëron se pakënaqësia e publikut ndaj Euros mund të nxisë më shumë mbështetje për partitë populiste dhe euroskeptike.

Protestat e deritanishme tregojnë se kjo është një çështje me ngarkesë të fortë emocionale, e cila mund të shndërrohet në faktor përçarës në skenën politike të vendit.

Ekonomistë si Gröschel besojnë se përfitimet afatgjata që sjell anëtarësimi në Eurozonë i tejkalojnë disavantazhet.

Edhe pse Bullgaria do të humbasë një pjesë të autonomisë ekonomike dhe do të përballet me rregulla fiskale më të rrepta, ajo argumenton se përfitimet – si qëndrueshmëria më e madhe financiare, kostot më të ulëta të transaksioneve dhe lidhja më e fortë me tregjet e BE-së – e bëjnë këtë tranzicion të vlefshëm.

Tataru nga ING ndan të njëjtin mendim, duke vënë në dukje se lidhja e gjatë që ka pasur Leva me Euron tregon se ky kalim do të jetë relativisht i lehtë.

 

 

 

 

 

The post Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë appeared first on Revista Monitor.

Georgiev: Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor

2 July 2025 at 08:28

“Politikat e vazhdueshme të papranueshme të shkeljes së të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmojnë nevojën objektive ekzistuese për një mekanizëm të siguruar financiarisht për mbrojtje ligjore dhe përfaqësim procedural në rastet e ndjekjeve penale të motivuara politikisht, manifestimeve të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes mbi baza antibullgare”.

Këtë e deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Georg Georgiev, në përgjigje të një pyetjeje nga një deputet nga radhët e koalicionit bullgar “Vazhdimi me Ndryshimet – Bullgaria Demokratike”. Pyetja ka të bëjë me fondet për mbështetjen e komunitetit bullgar në vendet e huaja.

Sipas Georgiev, Ministria e Jashtme e Bullgarisë po bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar mbrojtje ligjore për bullgarët nga Maqedonia, dhe si rast përmendin ish-presidentin e klubit të shuar “Ivan Mihajlov”, Ljupço Georgievski.

“Shteti bullgar në nivelin më të lartë institucional është konsistent në mbështetjen e tij për Georgievskin. Ministria e Punëve të Jashtme ka ndjekur nga afër zhvillimin e procesit ligjor kundër tij që nga fillimi i tij, më shumë se dy vjet më parë”, deklaroi Ministri.

Në vitin 2025, nga buxheti i Bullgarisë janë ndarë 2.700.000 leva për zbatimin e Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia dhe për Qytetarët e Maqedonisë me vetëdije bullgare./Telegrafi/

The post Georgiev: Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor appeared first on Telegrafi.

Milloshoski: Përveç ndryshimeve kushtetuese Bullgaria ka edhe dhjetëra kërkesa tjera

1 July 2025 at 20:09

Deputeti i OBRM-PDUKM–së, Antonio Milloshoski thekson se Maqedonia nuk po e pret këtë takim rastësisht, sepse theksi vihet në planin e rritjes së Komisionit Evropian, i reflektuar përmes agjendave të reformave në të cilat Maqedonia ka treguar rezultatet më të mira.

“Sipas mendimit tim, nuk ishte rastësi që Maqedonia u zgjodh për të pritur këtë takim, sepse tema kryesore ishte plani i rritjes së Komisionit Evropian, i reflektuar përmes axhendave të reformave të të gjitha vendeve në rajon.

Në atë fushë, Maqedonia deri më tani ka arritur rezultatet më të mira, ka demonstruar një axhendë të mirë reformash dhe, sa i përket zbatimit të saj, mendoj se jemi një nga vendet që ka pasur një zbatim mesatar më të mirë.

E gjithë kjo është në një farë mënyre një njohje e angazhimit të Qeverisë për reforma dhe një shprehje respekti për Qeverinë tonë, për të pritur një takim të tillë ku Komisioni Evropian prezantoi hapat e ardhshëm në lidhje me vendet kandidate për anëtarësim në BE”, shpjegoi Milloshoski në “Alfa”.

Milloshoski shpjegoi se sjellja e parlamentarëve bullgarë është në një farë mënyre një kthjellim për ata që besojnë se Bullgaria nuk po kërkon asgjë më shumë sesa një korrigjim të vogël të Kushtetutës.

“Sjellja e parlamentarëve bullgarë në Parlamentin Evropian nuk është një surprizë, por ndoshta është një kthjellim i mirë për disa shërues që krijojnë iluzionin se Bullgaria nuk po kërkon asgjë më shumë sesa një korrigjim të vogël të Kushtetutës. Ndryshimi i Kushtetutës për Bullgarinë po hap vetëm derën përmes së cilës ata synojnë të shtyjnë dhjetëra kërkesash të tjera të tilla të vështira”, shtoi Milloshoski./Telegrafi/

The post Milloshoski: Përveç ndryshimeve kushtetuese Bullgaria ka edhe dhjetëra kërkesa tjera appeared first on Telegrafi.

Zheljazkov: Patëm një bisedë të mirë me Siljanovska-Davkovën, qëllimi është që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

26 June 2025 at 13:17

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov i thotë se takimi me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova ishte i mirë dhe se ata diskutuan për vlerat evropiane.

“Qëndrimi i Bullgarisë është që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Patëm një bisedë shumë të mirë, folëm për të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, folëm për faktin se gjuha e përfaqësuesve zyrtarë të vendeve duhet të mbjellë miqësi, jo urrejtje.

Do t’i lejoj vetes një analogji, qëllimi i miqve tanë nga Maqedonia e Veriut nuk është të pushtojnë Babiloninë, por të hyjnë në Bashkimin Evropian, gjë që ndodh duke përmbushur kriteret e anëtarësimit”, tha Zheljazkov për mediat bullgare./Telegrafi/

The post Zheljazkov: Patëm një bisedë të mirë me Siljanovska-Davkovën, qëllimi është që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE appeared first on Telegrafi.

Eurodeputetët bullgarë: Mickoski i dinte amendamentet para se të publikoheshin, a ka rrjedhje të informacioneve në PE?

24 June 2025 at 11:28

Dy eurodeputetë bullgarë, Stanislav Stojanov nga “Prerodba” dhe Ivajlo Valchev nga “ITN”, i kanë dërguar një letër Komitetit të Punëve të Jashtme (AFET) në lidhje me Draft-Raportin e Progresit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në të, ata e informojnë Komitetin për ato që i quajnë parregullsi shqetësuese që shoqërojnë procesin e negociatave të pranimit të vendit.

“Në disa raste, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, iu referua publikisht elementëve specifikë të raportit përpara se ato t’u viheshin në dispozicion eurodeputetëve. Që gjatë takimit të parë të raportuesve në hije, u bë e qartë se Maqedonia kishte fituar në një farë mënyre akses në draft-amendamentet e kompromisit. Askush i pranishëm nuk mund të shpjegonte se si këto dokumente kishin arritur tek ata. Për më tepër, Mickoski pretendon se ka punuar me eurodeputetët për 11 muaj për të arritur një rezultat të mirë”, thuhet në letër.

Valchev dhe Stojanov e informojnë Komitetin për atë që e quajnë një rast veçanërisht shqetësues në të cilin një nga raportuesit në hije dërgoi një email me një propozim të vogël teknik, vetëm për të sqaruar diçka.

“Ky mesazh iu dërgua vetëm raportuesve në hije, këshilltarëve të tyre dhe sekretariatit të AFET. Megjithatë, brenda 24 orëve, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dukej se ishte plotësisht në dijeni të përmbajtjes së propozimit konfidencial.

Sipas dy eurodeputetëve bullgarë, kjo ngre shqetësime serioze në lidhje me një rrjedhje të mundshme sistematike informacioni ose një shkelje të mundshme të sigurisë së IT-së së Parlamentit Evropian nga një vend i tretë./Telegrafi/

The post Eurodeputetët bullgarë: Mickoski i dinte amendamentet para se të publikoheshin, a ka rrjedhje të informacioneve në PE? appeared first on Telegrafi.

LUKSEMBURG – BE: Mbështesim hyrjen e Bullgarisë në zonën euro nga 1 janari 2026

LUKSEMBURG, 20 qershor /ATSH-BTA/ – Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare të BE-së (ECOFIN) ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën e euros që nga 1 janari 2026, deklaroi Komisioneri Evropian për Ekonominë dhe Produktivitetin, Valdis Dombrovskis në konferencën për shtyp të ECOFIN.

“Përshëndes vendimin e sotëm të ECOFIN për të mbështetur anëtarësimin e Bullgarisë në euro që nga 1 janari 2026. Ky është një moment i rëndësishëm. Prandaj, çështja tani do të shkojë në Këshillin Evropian për diskutime dhe më pas do të kthehet në ECOFIN për një vendim përfundimtar në takimin e ECOFIN në korrik”, tha Dombrovskis pas takimit ministror.

Ministri polak i Financave Andrzej Domanski, i cili kryesoi takimin në emër të presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian’’, theksoi se ”ministrat e Financave e kishin marrë vendimin e tyre unanimisht”.

ECOFIN përbëhet nga ministrat e Ekonomisë dhe Financave të 27 shteteve anëtare të BE-së, si dhe ministrat e Buxhetit kur diskutohen çështjet buxhetore.

Këshilli është përgjegjës për politikën e BE-së mbi politikën ekonomike, taksimin dhe rregullimin e shërbimeve financiare.

Të enjten në mbrëmje, Eurogrupi miratoi një rekomandim nga shtetet anëtare të eurozonës për Këshillin e BE-së, duke rekomanduar që Bullgaria të prezantojë euron më 1 janar 2026.

Rekomandimi pritet të miratohet nga Këshilli i ECOFIN (me shumicë të kualifikuar të shteteve anëtare të eurozonës) në takimin e tij më 20 qershor. Pritet të miratohet një letër drejtuar Këshillit Evropian. Këshilli Evropian do ta diskutojë çështjen në takimin e tij më 26-27 qershor.

Procesi do të përfundojë më 8 korrik me Parlamentin Evropian që voton për mendimin e tij dhe Këshillin e BE-së që miraton vendimet përfundimtare./   /os/

The post LUKSEMBURG – BE: Mbështesim hyrjen e Bullgarisë në zonën euro nga 1 janari 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eurodeputeti Minçev: Sjellja e Mickoskit ngre dyshime nëse ai dëshiron një raport mbi progresin e Maqedonisë apo po e saboton qëllimisht procesin

19 June 2025 at 13:27

Njohja e kulturës dhe identitetit të asnjë vendi nuk është punë e Parlamentit Evropian (PE). Këtë për “BTA” e deklaroi Nikolla Minçev, eurodeputet nga grupi “Rinovojeni Evropën”/“Vazhdimi me Ndryshimet – Bullgaria Demokratike”, në margjinat e PE-së në Strasburg.

Ai theksoi se raporti mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE) është raporti i parë i tillë që përfshin tekst në lidhje me njohjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës.

“PE është një organ politik, jo historik dhe kulturor, dhe duke njohur kulturën dhe identitetin, hapet një “Kuti e Pandorës” që të njëjtat kërkesa të shfaqen edhe në vendet e tjera”, theksoi ai.

Më 4 qershor, Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së ra dakord të shtyjë votimin për raportin mbi progresin e vendit drejt BE-së me propozimin e raportuesit Thomas Weitz. Votimi në komisionin parlamentar është planifikuar për 24 qershor, dhe në sallën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg në korrik.

Sipas Minçevit, sjellja e Kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, është arsyeja e vonesës së raportit. Ai theksoi se pretendimet e Mickoskit se raporti njeh identitetin dhe kulturën shekullore të Republikës së Maqedonisë janë krejtësisht në kundërshtim me realitetin, pasi fjala “shekullore” nuk gjendet askund në draft-raport. Ky është një interpretim nga Mickoski, për shkak të imponimit të të cilit në javët e fundit PE-ja u detyrua të reagonte dhe të mos linte vend për keqinterpretime.

“Do t’i bëja thirrje Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtojë sjelljen dhe qëndrimin e tij si ndaj Bullgarisë ashtu edhe ndaj punës së Parlamentit Evropian”, tha Nikolla Minçev, në përgjigje të deklaratës së Kryeministrit se pret që eurodeputetët bullgarë të tërheqin amendamentet që i referohen “identitetit dhe gjuhës shekullore maqedonase” nga raporti i progresit të vendit për PE-në.

“Sjellja e tij ngre dyshime nëse ai dëshiron një raport apo po e saboton qëllimisht procesin, vetëm që miratimi i raportit të dështojë dhe ai të gjejë një viktimë të përshtatshme në emrin e Bullgarisë, të cilën më pas mund ta paraqesë si fajtore para votuesve të tij”, tha eurodeputeti./Telegrafi/

The post Eurodeputeti Minçev: Sjellja e Mickoskit ngre dyshime nëse ai dëshiron një raport mbi progresin e Maqedonisë apo po e saboton qëllimisht procesin appeared first on Telegrafi.

Bullgaria kërkon hetim për Thomas Waitz, raportuesin në Parlamentin Evropian për Maqedoninë

9 June 2025 at 18:51

Eurodeputetët bullgarë kërkojnë një hetim ndaj raportuesit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Thomas Waitz.

Ata e akuzuan atë se ishte i njëanshëm në draftin e Raportit.

Debati për Raportin u shty për më 24 të këtij muaji, dhe kryeministri Hristijan Mickoski është i bindur se teksti i Weitz do të miratohet.

“Nuk ka shpëtim, ai Raport do të miratohet, sepse e gjithë Evropa dhe Brukseli e dinë identitetin e veçantë shekullor maqedonas dhe do ta mbështesin atë”, tha Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë bullgarë kritikuan edhe Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

The post Bullgaria kërkon hetim për Thomas Waitz, raportuesin në Parlamentin Evropian për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova.

Gjatë takimit, Spiropali, vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve si dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dypalësh, nëpërmjet shkëmbimit të vizitave politike të nivelit të lartë.

Spiropali u shpreh se marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera, të qëndrueshme dhe pa çështje të pazgjidhura mes vendeve.

Spiropali vlerësoi mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe për planin ambicioz për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

“Ky objektiv i yni shkon krah për krah me prioritetet e agjendës së Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, të prezantuara në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian, AFET. Ne kemi besim në mbështetjen e Bullgarisë, edhe në mbledhjet e Këshillit të Bashkimit Evropian, si një vend anëtar. Shqipëria ka bërë thirrje për një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në familjen evropiane, i cili është i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për vetë Bashkimin Evropian, nëse mbajmë parasysh pasojat dhe implikimet e luftës Rusi-Ukrainë në Ballkanin Perëndimor dhe në kontinentin evropian. Të njëjtën dëshirojmë e urojmë edhe për integrimin evropian të vendeve të tjera të rajonit tonë, destinacioni i natyrshëm i të cilëve është Bashkimi Evropian.

Bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë është intensiv dhe po zhvillohet në nivele të larta. Këtu kam parasysh jo vetëm takimin e sotëm, por edhe vizitën e ish kryeparlamentarit Zhelyazkov në Kuvendin e Shqipërisë në shkurt 2024 dhe takimet në nivele të tjera.

Bullgaria është një partner ekonomik i Shqipërisë, por mendoj se ka ende potenciale për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

Të dy vendet tona do të vazhdojnë të mbështesin luftën e drejtë dhe sigurinë e Ukrainës, si pjesë e një kuadri më të gjerë të mbrojtjes europiane dhe përtej kontinentit.

Ndajmë të njëjtat vlerësime se komuniteti shqiptar në Bullgari dhe komuniteti bullgar në Shqipëri kanë mbështetjen e parlamenteve, qeverive dhe institucioneve, për ruajtjen e gjuhës e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e prosperitetin, si asete me vlerë dhe ura miqësie mes dy vendeve”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, përgëzoi Shqipërinë për përparimet e shënuara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe theksoi se Bullgaria do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Kiselova u shpreh se, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një faktor stabiliteti për Ballkanin Perëndimor.

/a.f/

The post Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

By: Ela
5 June 2025 at 08:26

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit të komisionit vitin e kaluar Bullgaria kishte bërë me sukses përpjekje për të ulur përqindjen e inflacionit nga mbi 9.5 përqind në rreth 2.7 përqind. Komisioni Evropian pret që deri në vitin 2026 inflacioni në Bullgari të […]

The post Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës appeared first on BoldNews.al.

‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro

4 June 2025 at 22:28

Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Sofjes kundër planit të qeverisë për kalimin e Bullgarisë në eurozonë. Protestuesit, të organizuar nga partia e djathtë ekstreme “Ringjallja”, mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrimin “Larg duart nga monedha jonë!”, duke shfaqur kundërshtimin e tyre ndaj zëvendësimit të levës me euron.

Tensionet u reflektuan edhe në parlament, ku deputetët e “Ringjalljes” bllokuan foltoren dhe përshkallëzuan situatën me përplasje fizike. Një nga udhëheqësit e kësaj partie, Tsoncho Ganev, shtyu deputetin Yavor Bozhankov nga partia “Vazhdojmë Ndryshimin”, duke shkaktuar kaos në sallën plenare.

Këto zhvillime pasojnë miratimin nga Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane të raportit të konvergjencës që konstaton se Bullgaria i ka përmbushur kushtet ekonomike për të hyrë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Me këtë hap, Bullgaria do të bëhej vendi i 21-të anëtar i zonës së përbashkët monetare.

Pavarësisht përpjekjeve për integrim që prej hyrjes në BE në vitin 2007, mbështetja publike për euron ka rënë ndjeshëm. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit, rreth gjysma e bullgarëve shprehen skeptikë për adoptimin e monedhës së përbashkët, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj në rritjen e çmimeve.

The post ‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌