Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

By: Oldi
23 July 2025 at 20:45

Në mungesë të investimeve nga Bashkia e Elbasanit, edhe pse Gledian Llatja mbledh rregullisht taksat, banorët e fshatrave Pajun dhe Papër-Sollak u vunë vetë në lëvizje për të përmirësuar infrastrukturën. Ata vendosën t’i financojnë nga “xhepi” i tyre punimet për shtrimin e rrugës që i lidh, duke mbushur boshllëkun që institucioni lokal dhe qendror i […]

The post “Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën appeared first on BoldNews.al.

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11 July 2025 at 11:04

Edi Rama, gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive ka kritikuar publikisht edhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja. Ai u kap me zjarrin e rënë në varrezat e Elbasanit, ku sipas Ramës, bari jo vetëm që ishte lënë pa korrur, por po bëhej kallam. Rama iu drejtua Llatjas se duhet të rrijë pa gjumë dhe jo […]

The post “Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Llatja: Ndjesë për tymin, por do vazhdojë dhe dy ditë, zjarrin e fikëm me shkumë

6 July 2025 at 19:32

Zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është shuar pas 6 ditësh, por pas la një katastrofë mjedisore të shkaktuar nga tymi toksik i lëshuar nga djegia e mbetjeve të ndryshme urbane dhe industriale. Tymi është thithur prej 6 ditësh nga banorët e Elbasanit, duke u kthyer në një rrezik për […]

The post Zjarri në Elbasan/ Llatja: Ndjesë për tymin, por do vazhdojë dhe dy ditë, zjarrin e fikëm me shkumë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja

1 July 2025 at 19:52

Fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga zjarri rreth orës 15:00 të së hënës, në një kohë kur një makineri e kompanisë publike që menaxhon landfillin ishte duke punuar brenda tij. Flakët, të një zjarri të përsëritur në tre vitet e fundit, u përhapën me shpejtësi. Leli Kaja, administratori i EcoElb, kompanisë publike që […]

The post Zjarr në landfillin e mbetjeve në Elbasan, shkak temperaturat dhe tejmbushja appeared first on Reporter.al.

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

By: Oldi
29 June 2025 at 22:27

Varrezat e Elbasanit janë mbuluar nga bari dhe shkurret kurse bashkia “vjel” taksat e qytetarëve por nuk kryen asnjë shërbim. Banorët shprehen se nuk po arrijnë të gjejnë varret e të afërmve të tyre. Hapësira që duhet të ruajë qetësinë dhe kujtimin e të ndjerëve është lënë pas dore nga bashkia e Elbasanit. Si pasojë […]

The post Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë” appeared first on BoldNews.al.

“Funar Fest 2025” – Festa që i rikthen Elbasanit natyrën, turizmin dhe mikpritjen

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Fundjava e fundit e qershorit solli sërish Funar Fest, një nga aktivitetet më të dashura për banorët dhe vizitorët, që për të disatin vit radhazi mbush me jetë dhe energji zonën piktoreske të Funarit, vetëm pak kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Festa që promovon turizmin aktiv, dashurinë për natyrën dhe mikpritjen elbasanase, u organizua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili prej vitesh ka vënë në fokus zhvillimin e Funarit përmes investimeve në infrastrukturë, rrugë, sinjalistikë turistike dhe mbështetje për ekonominë lokale. Këto përpjekje po e kthejnë zonën në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turizmin natyror dhe aventuror.

Pjesë e festës ishin edhe deputetët Aulona Bylykbashi, Adi Qose dhe Agron Gaxho, të cilët përshëndetën të pranishmit dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe mbështetjes për nisma të tilla.

Panairi me produkte bio të banorëve të zonës, koncertet me këngëtarë të njohur lokalë, si dhe aktivitetet sportive si vozitje me kajak në liqenin e Funarit e bënë këtë ditë një përvojë të paharrueshme për vizitorët, mes tyre edhe turistë zviceranë që vlerësuan cilësinë e organizimit dhe bukurinë e natyrës shqiptare.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në këtë zonë ka qenë edhe hapja e bujtinave gjatë viteve të fundit, ku banorët, me mbështetjen e qeverisë, kanë kthyer banesat e tyre tradicionale në ambiente pritëse për turistët, duke ofruar kushte të përshtatshme dhe mikpritje karakteristike për udhëtarët, kryesisht të huaj. Ky transformim ka sjellë gjallërim ekonomik dhe ka rritur më tej interesin për turizmin rural në Funar.

Funar Fest është tashmë një traditë e përvitshme që jo vetëm feston, por edhe forcon identitetin dhe potencialin turistik të Elbasanit, duke e vendosur Funarin në hartën e destinacioneve më të veçanta për t’u vizituar në Shqipëri.

Nga Funar Fest në Elbasan
1 nga 17

/e.i//a.f/

The post “Funar Fest 2025” – Festa që i rikthen Elbasanit natyrën, turizmin dhe mikpritjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga kanalizimet te asfalti, transformohet rruga pranë Doganës në Elbasan

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Në Elbasan ka përfunduar investimi në asfaltimin e rrugës “Mefail Bicaku” në Rajonin Nr. 3, pranë Doganës, një ndër zonat më problematike të qytetit përsa i përket infrastrukturës.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet e përfunduara, duke theksuar se kjo rrugë, ndonëse nuk konsiderohet zonë informale, kishte mbetur pas në zhvillim, për shkak të ndërtimeve të shpejta dhe të pakontrolluara pas viteve ‘90.

“Edhe pse jemi në një zonë pranë dy shkollave profesionale dhe Doganës, kjo rrugë kishte mbetur pas për shumë vite. Ishte një kërkesë e kahershme e banorëve dhe bizneseve të zonës, e cila tashmë ka marrë zgjidhje”, u shpreh Llatja.

Rruga “Mefail Bicaku” është një rrugicë lidhëse ndërmjet rrugës “17 Marsi” dhe rrugës “Zogu i Parë”. Ajo u shërben rreth 120 banorëve dhe disa bizneseve lokale.

Vitin e kaluar është investuar në sistemin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ndërsa këtë vit është realizuar shtrimi i plotë me asfalt, në kuadër të një bashkëpunimi mes bashkisë Elbasan dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH).

“Edhe pse ishim në një periudhë zgjedhore, puna nuk është ndalur asnjë moment. Do të vazhdojmë me investime të tjera që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”, theksoi Llatja.

Ky investim vjen si pjesë e angazhimit të bashkisë për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të garantuar kushte më të mira jetese për qytetarët në çdo lagje të Elbasanit.

/k.s/j.p/

The post Nga kanalizimet te asfalti, transformohet rruga pranë Doganës në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Menjëherë pas zgjedhjeve, nisin investimet në Elbasan. Llatja dhe Qose inspektojnë punimet në Labinot-Fushë

By: lindita
21 May 2025 at 09:47

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputeti i sapozgjedhur më 11 maj, Adi Qose, kanë inspektuar nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugës në lagjen e Ballinjve, pjesë e fshatit Labinot, në njësinë administrative Labinot Fushë. Menjëherë pas zgjedhjeve, Bashkia Elbasan ka nisur me intensitet ndërhyrjet për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës…

Source

“Çfarë më shkel syrin?”/ Rama përplaset me Llatjan: Mos bëj presion

By: Ardit
24 April 2025 at 14:59

Teksa kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, duket se bullizimin dhe presionin ndaj kundërshtarëve apo anëtarëve të partisë që ai drejton, e ka kthyer në diçka të zakonshme këtë fushatë elektorale. Një prej grave biznesmene që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se […]

The post “Çfarë më shkel syrin?”/ Rama përplaset me Llatjan: Mos bëj presion appeared first on BoldNews.al.

Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit? Dyshimet dhe FOTO

18 April 2025 at 12:03

Nga Boldnews.al Në qendër të Elbasanit, vetëm pak metra nga Godina e Policisë, është në përfundim një ndërtesë dy-katëshe, dukshëm e destinuar për biznes. Një informacion i mbërritur në redaksinë e “Boldnews.al” thotë se godina është në pronësi të Leli Kajës, administratorit të shoqërisë publike të landfillit të Elbasanit, “Eco-Elb”. Sipas denoncimit, kjo godinë po […]

The post Shefi i “Eco-Elb”, Leli Kaja, ndërtim pa leje në qendër të Elbasanit? Dyshimet dhe FOTO appeared first on BoldNews.al.

Elbasani mirëpret trofeun “Dita e Verës”, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Elbasani mirëpriti sot trofeun “Dita e Verës”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh çiklistë nga qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar sportin dhe një stil të shëndetshëm jetese.

Të apasionuarit pas çiklizmit kaluan një ditë fantastike, duke përshkuar rrugët e qytetit në një atmosferë festive dhe plot energji. Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe sportdashësve në këtë event të rëndësishëm.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, turi u zhvillua pa probleme, duke garantuar sigurinë e çiklistëve dhe qytetarëve që ndoqën nga afër këtë garë sportive.

Trofeu “Dita e Verës” është kthyer në një traditë që jo vetëm promovon sportin, por edhe promovon qytetin e Elbasanit si një destinacion të rëndësishëm për evente sportive dhe kulturore. /j.p/

The post Elbasani mirëpret trofeun “Dita e Verës”, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani rikthen nostalgjinë me aktivitetin Retro në kuadër të Ditës së Verës

TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka përshëndetur sot aktivitetin Retro që u zhvillua në qendër të qytetit, si pjesë e vijimit të festimeve për Ditën e Verës.

“Dita e Verës nuk ka mbaruar në Elbasan, por vijon me aktivitete dhe surpriza të shumta gjatë gjithë fundjavës. Sot Retro ka ardhur në mëngjes në Elbasan, ku shumë nga ata që i pëlqejnë makinat e vjetra të stilit retro, por edhe kureshtarët, sidomos të rinjtë që nuk kanë njohuri për makinat klasike, kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë.

Gjithashtu, në shesh vijojnë aktivitetet për fëmijët, koncerti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe të Rinjve. Ndërsa në orën 16:00 të ditës së sotme do të vijojmë sërish me një super aktivitet, ku vetëm një natë më parë pati një aktivitet me këngë popullore, ku grupe nga të gjitha trevat shqiptare performuan në qendrën e qytetit të Elbasanit.

Aktivitete të shumta na presin edhe të dielën,” përfundoi Llatja.

Nga ativiteti Retro në Elbasan, i pranishëm edhe kryebashkiaku Gledian Llatja
1 nga 7

/a.f/

The post Elbasani rikthen nostalgjinë me aktivitetin Retro në kuadër të Ditës së Verës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Verës në Elbasan/ Kryebashkiaku Llatja: Fluks vizitorësh, masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë

By: Re Nato
13 March 2025 at 13:48

Dita e Verës ka sjellë një fluks vizitorësh në Elbasan, sipas kryebashkiakut të qytetit, Gentian Llatja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Llatja tha se do të organizohen aktivitete të shumta.

Kryebashkiaku shtoi se do të merren masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Kemi filluar me një sërë aktivitetesh. Elbasani është bërë gati, është hapur dhe panairi i zejeve. Do ketë koncert festiv. Ditën e nesërmne, Elbasani mirëpret të gjithë miqtë e tij. Në orën 10:00 do të mbahat parada, karnavale, është kthyer në traditë. Do ketë një sërë aktivitetesh. Në qendër do të kemi koncertin festinv. Në lulishten para Bashkisë së Elbasanit do të ketë një panair, panairi i ballokumeve. Sot, pasdite do të jetë edhe Sofra e Elbasanit. Ka pasur një gjallëri të jetës ekonomike gjatë kësaj jave në Elbasan. Hotelet dhe restorantet janë të prenotuara”, theksoi ai./abcnews.al

Llatja: Mbështetja për fermerët dhe zhvillimi i bujqësisë, prioritet

20 February 2025 at 14:06

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Blegtoria në Elbasan është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, falë edhe mbështetjes së bashkisë dhe Skemës Kombëtare të Subvencioneve.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka zhvilluar një takim të veçantë me fermerin Drinard Papri, i cili me përkushtim vazhdon traditën e blegtorisë të trashëguar nga gjyshi i tij.

Me 300 krerë dele, të ndara në dy tufa, Drinardi kujdeset personalisht për delet e sapolindura, ndërsa për tufën tjetër janë të angazhuar punëtorë që ndihmojnë në kullotjen dhe mirëmbajtjen e bagëtive.

“Drinardi është një shembull i jashtëzakonshëm i punës së palodhur dhe përkushtimit ndaj traditës. Ai e çon përpara me mund e sakrificë këtë pjesë kaq të rëndësishme të bujqësisë dhe blegtorisë, duke mos e humbur lidhjen me rrënjët”, u shpreh kryetari Llatja, gjatë bisedës me fermerin.

Për Drinardin, kjo punë është më shumë se një mënyrë jetese, është një pasion, që e ndan edhe me djalin e tij, të cilin e merr shpesh me vete në kullotat e zonës. Përkushtimi i tij ndaj blegtorisë dhe ruajtja e traditës familjare janë një model frymëzimi për brezat e rinj që zgjedhin të qëndrojnë në vendlindje dhe të kontribuojnë në zhvillimin rural.

Llatja vlerësoi angazhimin dhe punën e palodhur të Drinardit, duke theksuar se mbështetja për fermerët dhe zhvillimi i bujqësisë janë një prioritet për bashkinë Elbasan.

“Puna e njerëzve si Drinardi është një pasuri për komunitetin tonë. Ne do të vijojmë të mbështesim fermerët që me mund mbajnë gjallë traditat dhe ekonominë lokale”, përfundoi Llatja.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

The post Llatja: Mbështetja për fermerët dhe zhvillimi i bujqësisë, prioritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipërmarrja sociale “Tradita ime Artizanale”, Llatja: Histori suksesi në Elbasan

18 February 2025 at 15:15

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, së bashku me Sigrid Brettel, përfaqësuese e Komisionit Evropian, vizituan sot sipërmarrjen sociale “Tradita Ime Artizanale / My Craft Tradition”, një model i suksesshëm i ripërdorimit social të pronave të konfiskuara.

Kjo nismë inovative ka krijuar mundësi të reja punësimi për gratë dhe vajzat e Elbasanit, duke u kthyer në një shembull frymëzues se si asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar mund të transformohen në projekte që sjellin vlerë për komunitetin.

Gjatë vizitës, kryetari Llatja vlerësoi punën e bërë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së sipërmarrjeve sociale që fuqizojnë gratë dhe ruajnë traditat shqiptare.

“Kjo është një histori suksesi që tregon se si mund të krijojmë mundësi të reja nga vështirësitë dhe të mbështesim gratë në integrimin e tyre në tregun e punës”, u shpreh ai.

Nga ana e saj, Brettel nënvizoi rëndësinë që ka ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara në dobi të komunitetit, duke përgëzuar këtë nismë si një hap konkret në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale.

“Tradita Ime Artizanale” është tashmë një histori suksesi që jo vetëm krijon vende pune, por edhe mban gjallë trashëgiminë kulturore shqiptare, duke treguar se përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

/r.e/a.f/

The post Sipërmarrja sociale “Tradita ime Artizanale”, Llatja: Histori suksesi në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gledian Llatja i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

18 February 2025 at 08:43

Socialistët në Këshillin Bashkiak të Elbasanit miratuan në janar zgjerimin e territorit të tregut Agro-Ushqimor në pronësinë e babait të Suel Çelës – pavarësisht se ai është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK me akuzat e krijimit të një organizate kriminale dhe trafikut ndërkombëtar të kokainës. Përpara portës së rëndë metalike të tregut Agro-Ushqimor […]

The post Gledian Llatja i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës

18 February 2025 at 07:49

Përpara portës së rëndë metalike të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, rreth 3 kilometra larg qendrës së qytetit, vendin e tregtarëve e kanë zënë një grup djemsh vigjilentë rreth të 30-ave. Ky reporter nuk kishte zbritur ende nga taksia, kur njëri prej tyre bëri shenjë për t’u afruar me një të lëvizur të dorës dhe kërkoi […]

The post Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës appeared first on Reporter.al.

Faktoje prezanton gjetjet e monitorimit në bashkinë e Elbasanit

14 February 2025 at 15:00

Qendra e verifikimit të fakteve, Faktoje prezantoi të premten, 14 shkurt, përpara përfaqësuesve të Bashkisë, Këshillit Bashkiak, gazetarëve lokalë dhe shoqërisë civile, gjetjet e raportit mbi “Transparencën dhe mbajtjen e premtimeve”, pas monitorimit të kryer në harkun kohor të një viti mbi punën e kësaj bashkie.

Pjesë e monitorimit për vitin 2024 ishin 10 bashki; Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Dibra, Durrësi, Vlora, Fieri, Kavaja dhe Saranda.

Monitorimi bazohet në dy elementë kryesorë: niveli i transparencës së pushtetit vendor, si dhe përmbushja e premtimeve elektorale. Nisur nga ky monitorim, transparenca për Bashkinë Elbasan, matur përmes 16 indikatorëve që derivojnë nga kuadri ligjor vendas, arriti nivelin 50% duke u renditur e parafundit mes 10 bashkive të monitoruara.

*analiza krahasuese mes 10 bashkive të monitoruara për indikatorin e transparencës, viti 2024

Ky nivel transparence pasqyron një rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Sa i përket katër premtimeve elektorale të monitoruara nga qendra Faktoje, Bashkia e Elbasanit nuk ka përmbushur asnjë prej tyre.

Nga 40 premtime të verifikuara për 10 bashki, vetëm 5 janë mbajtur plotësisht, 14 janë përmbushur pjesërisht, ndërsa 21 premtime nuk janë realizuar. Kjo do të thotë se 52% e premtimeve të monitoruara kanë mbetur të pambajtura. 

2024 ishte viti i pestë që Faktoje monitoroi performancën transparencës dhe mbajtjen e premtimeve në 10 institucione të pushtetit vendor në Shqipëri në kuadër të projektit “40 premtime, 10 bashki”, mbështetur nga National Endoëment for Democracy (NED).

Analiza 5 vjeçare ka treguar se për periudhën 2019-2024, nga 135 premtime të verifikuara nga Faktoje, 76 premtime kanë mbetur të pambajtura, 34 janë përmbushur pjesërisht, dhe vetëm 25 janë realizuar plotësisht.

*analiza 5 vjeçare e premtimeve elektorale të monitoruara nga Faktoje

Bashkitë e Shkodrës dhe Lezhës kanë shënuar rezultatet më të mira në vite për përmbushjen e premtimeve, duke rritur gjithashtu nivelin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, bashkitë e Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës mbeten sfiduese në këtë aspekt. Monitorimi ka treguar se kryebashkiakët e këtyre bashkive kanë dështuar në përmbushjen e një numri të konsiderueshëm premtimesh, kryesisht në lidhje me infrastrukturën dhe shërbimet publike.

***

Faktoje është një organizatë e pavarur mediatike që ofron shërbimin e verifikimit të fakteve dhe që është pjesë e International Fact Checking Network (IFCN) si dhe European Fact-checking Network (EFCSN).

The post Faktoje prezanton gjetjet e monitorimit në bashkinë e Elbasanit appeared first on Faktoje.al.

Ambasadori i Sllovakisë viziton bashkinë e Elbasanit, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Sllovakisë në Shqipëri, Albin Otruba, me të cilin diskutoi për forcimin e marrëdhënieve mes institucionit që drejton dhe Sllovakisë duke u fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes sociale.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për bashkëpunimin mes dy palëve edhe në sektorë të tjerë me potencial zhvillimi, si turizmi, bujqësia dhe kultura.

Kryetari Llatja vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik në qytetin e Elbasanit.

Nga ana e tij, ambasadori Otruba shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe do të sjellin përfitime konkrete për komunitetin lokal.

1 nga 5

/k.s/j.p/

The post Ambasadori i Sllovakisë viziton bashkinë e Elbasanit, diskutohet forcimi i bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasan, ndriçim inteligjent dhe rritje e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike

14 January 2025 at 21:03

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Bashkia e Elbasanit po vijon bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë në projektet që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja priti sot në një takim delegacionin e Forumit të Partneritetit të Gap Fund, me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme si Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Qeveria e Luksemburgut, GIZ, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Botërore.

Në fokus ishte studimi i parafizibilitetit për ndriçimin inteligjent dhe rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike, dy projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Llatja vlerësoi se ky bashkëpunim jo vetëm që ndihmon në përballjen me sfidat klimatike, por gjithashtu tregon se Elbasani po bëhet një pikë referimi në rajon për politikat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai falenderoi Gap Fund dhe Bankën Europiane për Zhvillim për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

/m.m/a.f/r.e/

The post Elbasan, ndriçim inteligjent dhe rritje e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌