Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli

By: Oldi
13 July 2025 at 19:45

Një avion i vogël është rrëzua pak minuta pas ngritjes nga pista në aeroportin e Southend, në Essex të Anglisë. Incidenti i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e së dielës (13 korrik), ku policia lokale njoftoi se ndodhet në vendngjarje dhe po bashkëpunon me të gjitha shërbimet emergjente. “Operacionet do të zgjasin për disa orë. […]

The post VIDEO/ Rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista në Angli appeared first on BoldNews.al.

U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

By: M C
11 July 2025 at 19:25

Ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 3, Erjon Dani është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Himarës. Mësohet se Dani është shpallur në kërkim, pas operacion të SPAK në Shkodër, për trafik droge.

Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe se i ka dhënë të dhënat e TIMS-i një krimineli për trafik droge.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e SPAK.

The post U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës appeared first on Albeu.com.

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

By: Oldi
11 July 2025 at 19:34

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e […]

The post Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani appeared first on BoldNews.al.

Rrëzohet një avion jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën

28 June 2025 at 16:40

Një aeroplan Yak-18T u rrëzua jashtë Moskës ndërsa po kryente një akrobaci me rrota barrel, tha Drejtoria Ndërrajonale Perëndimore për Hetimin e Transportit e Komitetit Hetimor Rus.

“Është vërtetuar paraprakisht se avioni është ngritur nga fusha ajrore Severka pa autorizim. Paraprakisht, aksidenti ndodhi kur piloti kreu një akrobaci të quajtur “furre roll” (rrotullim me fuçi),” tha agjencia në një deklaratë.

Sipas të dhënave paraprake të agjencisë, në aeroplan ndodheshin katër persona.

“Nuk pati të mbijetuar në aksident”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet një avion jashtë Moskës, 4 persona humbin jetën appeared first on Euronews Albania.

Tragjedi në Francë, rrëzohet avioni, humbin jetën tre persona

27 June 2025 at 19:49

Një fluturim privat përfundoi në tragjedi të premten pasdite (27.6.2025), pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit.

Sipas autoriteteve lokale, të tre personat në bordin e avionit u vranë. Prefektura njoftoi se aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, por “nuk goditi një shtëpi”. Dëmi i vetëm material u regjistrua në një makinë të parkuar.

Viktimat janë dy burra dhe një grua. Moshat e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Avioni i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres.

 

Pas aksidentit, trafiku në zonë u ndalua dhe u vu në vend një devijim trafiku. Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.

 

The post Tragjedi në Francë, rrëzohet avioni, humbin jetën tre persona appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi nga zogjtë në avion nuk shmanget dot? Eksperti: Nëse nuk hyn ajri i duhur…

By: Oldi
12 June 2025 at 21:51

Eksperti i Aviacioni, Feliks Baçi ka komentuar tragjedinë që ndodhi këtë të enjte në aksidentin ajror në Indi me qindra viktima. Teksa shpesh tragjeditë në aksidente ajrore ndodhin si pasojë e zogjve që goditen në motor, eksperti dha këtë shpjegim. “Deri më sot nuk është arritur të bëhet një mbrojtje ndaj sulmit të zogjve. Çdo […]

The post Sulmi nga zogjtë në avion nuk shmanget dot? Eksperti: Nëse nuk hyn ajri i duhur… appeared first on BoldNews.al.

Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi

12 June 2025 at 17:31

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes, ekspertët e aviacionit po analizojnë arsyet teknike që mund të kenë çuar në fatkeqësinë që mori mbi 200 jetë.

Sipas BBC-së, një nga pistat kryesore të hetimit është pozicioni i flapëve të krahëve pjesë të lëvizshme që ndihmojnë avionin gjatë ngritjes dhe uljes.

Flapet ndodhen në pjesën e pasme të krahëve dhe janë thelbësore për të krijuar ngritje shtesë në fazat kritike të fluturimit.

Një video e verifikuar, që tregon momentin e rrëzimit dhe një shpërthim të madh kur avioni prek tokën, është analizuar nga disa ekspertë. Geoffrey Thomas, analist i njohur i aviacionit,

ka thënë se në pamje duket qartë se treni i uljes ishte ende i nxjerrë, por flapet ishin tërhequr, gjë që është e pazakontë kaq herët pas ngritjes.

“Treni i uljes zakonisht futet brenda 10–15 sekondave pas ngritjes,” shpjegon ai, “ndërsa flapet tërhiqen gradualisht për një periudhë prej 10–15 minutash.” Mungesa e flapëve të shtrira mund të ketë bërë që avioni të mos fitonte mjaftueshëm ngritje për të vazhduar fluturimin.

Eksperti Terry Tozer shton: “Është e vështirë të thuhet me siguri për shkak të cilësisë së videos, por nuk duket se flapet janë në pozicionin e duhur.” Ndërkohë, Marco Chan, ish-pilot dhe pedagog, thekson se nëse kjo vërtetohet, mund të kemi të bëjmë me gabim njerëzor, por thekson nevojën për analiza më të thella teknike dhe shqyrtim të regjistruesit të fluturimit (“black box”).

Autoritetet indiane kanë konfirmuar se hetimet janë në vazhdim, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në vendin e ngjarjes. Tronditja nga ky aksident vazhdon të përfshijë jo vetëm Indinë, por edhe komunitetin ndërkombëtar.

The post Flasin ekspertët! Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi appeared first on Sot News | Lajme.

Mbi 50 britanikë, 7 portugezë/ Aksidenti tragjik në Indi

By: user7
12 June 2025 at 14:06

Sipas njoftimit zyrtar të “Air India”, në fluturimin tragjik AI171 ndodheshin pasagjerë të disa kombësive.

Në bord ishin:

169 shtetas indianë
53 shtetas britanikë
7 shtetas portugezë
1 shtetas kanadez

Aksidenti ndodhi pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel, në qytetin Ahmedabad, në shtetin perëndimor të Gujaratit. Avioni u rrëzua papritur dhe shpërtheu në flakë në një zonë të banuar pranë aeroportit.

The post Mbi 50 britanikë, 7 portugezë/ Aksidenti tragjik në Indi appeared first on Lapsi.al.

VIDEO-LIVE/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

12 June 2025 at 11:35

Një avion me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Gazeta “Times of India” raporton se avioni “Boeing 787 Dreamliner” i “Air India”, me destinacion Londrën, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel. Pas aksidentit, një re e dendur tymi e […]

The post VIDEO-LIVE/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë appeared first on BoldNews.al.

Aeroplani me 242 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

By: user7
12 June 2025 at 11:15

Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet se është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej.

Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me ambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një “zonë civile” jashtë një aeroporti. Ndërkohë Air India deklaroi se një fluturim nga Ahmedabad për në Londër Gatwick u “përfshi në një incident sot”.

“Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar, sinjali i fundit i aeroplanit u mor vetëm disa sekonda pas ngritjes. Sinjali nga avioni i Air India humbi në orën 10:08 të mëngjesit sipas kohës lokale, më pak se një minutë pas ngritjes.

The post Aeroplani me 242 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi ajrore/ Ishte nisur nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 pasagjerë

By: V K
12 June 2025 at 11:29

Një aeroplan i “Air India” me 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet në qiell.

Ka raportime se avioni po shkonte drejt Mbretërisë së Bashkuar, saktësisht në Gatwick të Londrës.

Sipas “Air India”, po studiohen detajet dhe do të jepen përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Ahmedabadi me 242 persona në bord, përbërë nga 2 pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil.

The post Tragjedi ajrore/ Ishte nisur nga India drejt Londrës, rrëzohet avioni me 242 pasagjerë appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord

12 June 2025 at 11:29

Një aeroplan i Air India u rrëzua në aeroportin e Ahmedabadit pak minuta para ngritjes të enjten. Sipas informacioneve fillestare, fluturimi duhej të nisej nga Ahmedabadi për në Gatwick të Londrës. Pamjet e frikshme nga toka tregojnë një re të madhe tymi të zi që del nga vendi i rrëzimit.

Sipas Air India, “Fluturimi AI171, që operonte Ahmedabad-Londër Gatwick, u përfshi në një incident sot, më 12 qershor 2025.” Kompania ajrore shtoi se në këtë moment po përcaktojnë detajet dhe do të ndajnë përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Ahmedabadi me 242 persona në bord, të përbërë nga 2 pilotë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të kabinës, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil, raportoi ANI.

The post E rëndë/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë në bord appeared first on Sot News | Lajme.

Turistja spanjolle rrëzohet dhe plagoset në kokë duke notuar në Himarë, policia jep detaje

9 June 2025 at 18:00

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.

Sot, rreth orës 16:00, Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë se një shtetase e huaj kishte pësuar një incident në zonën e plazhit të Filikurit.

Menjëherë, shërbimet e policisë u nisën drejt vendit të raportuar dhe konstatuan se shtetasja spanjolle ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë. Punonjësit e Policisë, së bashku me disa pushues të pranishëm në zonë, bënë të mundur nxjerrjen e saj prej vendit ku ishte bllokuar dhe më pas shoqërimin e saj me ambulancë në Qendrën Shëndetësore Himarë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Policia e Himarës falënderon pushuesit që u solidarizuan me rastin dhe ofruan ndihmën e tyre, si dhe mbetet e angazhuar për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent, për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari dhe vizitori.

The post Turistja spanjolle rrëzohet dhe plagoset në kokë duke notuar në Himarë, policia jep detaje appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëzohet një aeroplan në Tennessee

9 June 2025 at 08:09

Një aeroplan është rrëzuar sot në Coffee County, Tennessee, rreth nëntëdhjeteshtatë kilometra në jug të Nashville.

Sipas Patrullës së Autostradave të Tennessee, gjashtëmbëdhjetë deri në njëzet persona ishin në bord dhe disa prej tyre janë transportuar me helikopter në spitale, ndërsa të tjerët po vlerësohen në vendngjarje.

Askush nuk vdiq në rrëzim, por ka disa lëndime të lehta, sipas Lyle Russell, një zëdhënës i Qytetit të Tullahoma ku ndodhi rrëzimi.

“Rreth orës dymbëdhjetë e pesëmbëdhjetë sot, ndodhi një përplasje avioni në Aeroportin Rajonal Tullahoma,” tha Russell për CNN.

Vendi i ngjarjes po sigurohet nga autoritetet lokale, ndërsa zyrtarët e Administratës së Aviacionit Federal (FAA) janë në rrugë për të vazhduar hetimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzohet një aeroplan në Tennessee appeared first on Euronews Albania.

Plagosja e çiftit të bashkëshortëve pas konfliktit me komshiun/ Vetëdorëzohet në polici autori

6 June 2025 at 13:04

Shpëtim Osmani, rreth 56 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të fqinjit të tij, Sami Disha, gjithashtu rreth 56 vjeç. Autori i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës është vetëdorëzuar në polici.

Për pasojë, Disha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Gjithashtu e plagosur nga konflikti ka mbetur edhe bashkëshortja e Sami Dishës.

Ditën e sotme konflikti mes dy fqinjëve degjeneroi në përdorim armësh në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, konkretisht për çështjen e një qeni.

Pas ngjarjes autori u arratis. Por arratia e tij zgjati pak, pasi rreth një orë pas konfliktit me armë ai u vetëdorëzua në Policinë e Rrogozhinës.

The post Plagosja e çiftit të bashkëshortëve pas konfliktit me komshiun/ Vetëdorëzohet në polici autori appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

By: V K
6 June 2025 at 13:45

Paraditen e sotme, një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Rrogozhinë. Ndërkohë mësohet se Shpëtim Osma që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij Sami Disha dhe gruan e tij Nadire Disha, për arsye që ende nuk dihen, është vetë dorëzuar në policinë e shtetit.

Gjithashtu, mësohet se ai ka shkuar vetë në stacionin e policisë në Rrogozhinë.

Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadirja është plagosur në bark.

The post EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori appeared first on Albeu.com.

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjeve për politikat e migracionit

By: Besnik
3 June 2025 at 11:43

Koalicioni qeverisës në Holandë është rrëzuar zyrtarisht të martën, pas vendimit të liderit të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, për të tërhequr Partinë për Liri (PVV) nga qeveria, për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi politikat e migracionit.

Pas bisedimeve të shkurtra e të tensionuara mes katër partive të koalicionit të martën në mëngjes, Wilders bëri të ditur se kishte informuar kryeministrin për tërheqjen e PVV-së nga qeveria, duke theksuar se nuk mund të merrte më përgjegjësi për veprimet e kabinetit.

“Ne u bëmë pjesë e qeverisë për të zbatuar një politikë të fortë migracioni, jo për të rrënuar Holandën,” tha ai në një deklaratë për shtyp.

Wilders tha se partnerët e tij të koalicionit nuk ishin të gatshëm të mbështesnin idetë e tij për ndalimin e migracionit të azilit.

“Asnjë nënshkrim sipas planeve tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, tha Wilders në një postim në X.

Wilders tha se e kishte informuar kryeministrin Dick Schoof se të gjithë ministrat nga partia e tij PVV do të largoheshin nga qeveria ndërsa nuk ka ardhur ende një reagim nga ana e Schoof.

Wilders, lideri i partisë më të madhe në parlament pas fitores në zgjedhjet e nëntorit 2023, kishte paralajmëruar në fund të majit se do të tërhiqej nga koalicioni nëse nuk miratohej brenda pak javësh plani i tij dhjetëpikësh për kufizimin e imigracionit.

Plani i propozuar nga ai përfshinte ndër të tjera:

  • Mbylljen e kufijve për azilkërkuesit;
  • Ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët e pranuar;
  • Mbylljen e qendrave të pritjes për azilkërkues;
  • Forcimin e kontrolleve kufitare;
  • Dëbimin e shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë të dënuar për vepra penale.

Megjithatë, ekspertë të shumtë e kanë cilësuar planin si të pazbatueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kushtetutën holandeze.

Disa analistë politikë sugjerojnë se Wilders e ka përdorur planin si një mjet strategjik për të provokuar rënien e qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të reja.

Rënia e qeverisë pritet të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe të fusë Holandën në një periudhë të re pasigurie politike.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Holanda po përgatitet të presë një samit të rëndësishëm të NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjeve për politikat e migracionit appeared first on Euronews Albania.

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

1 June 2025 at 17:10

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance të fundit, kur u rrëzua sapo hyri në skenë.

Sapo u shfaq para publikut, duket se këngëtares i ngeci këmba apo u pengua në ndonjë gjë, çfarë e bëri të humbasë ekuilibrin dhe të përfundojë në tokë për pak sekonda.

Megjithatë, Tuna reagoi me profesionalizëm: u ngrit menjëherë, dhe vazhdoi performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ky moment u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

The post Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet appeared first on Sot News | Lajme.

Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do t’i mposhtim bindshëm

By: Mirgen
30 May 2025 at 21:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të shpallen zgjedhje të parakohshme, pas presionit të organizatave studentore që po protestojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Vuçiç, gjatë një vizite në qytetin Zajecar në lindje të Serbisë, komentoi deklaratat se nuk guxon të shkojë në zgjedhje. “Kur t’i përfundojmë përgatitjet, do t’i […]

The post Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme: Do t’i mposhtim bindshëm appeared first on BoldNews.al.

Giro d’Italia/ Rrëzohet çiklisti Lucas Plapp pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

By: V K
10 May 2025 at 15:47

Australiani Lucas (Luke) Plapp i skuadrës ‘Team Jayco–AlUla’, u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Mësohet se nuk ka asnjë dëmtim për çiklistin që humbi kohë në garën e kronometrit, edhe pse vijoi garën me biçikletë të re.

Nga ora 13:25 ka nisur Etapa e Dytë e “Giro d’Italia” nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga i biri, Zaho, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si edhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kanë valëvitur flamurin e nisjes së çiklistit të parë.

The post Giro d’Italia/ Rrëzohet çiklisti Lucas Plapp pranë stadiumit “Arena Kombëtare” appeared first on Albeu.com.

❌
❌