Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 300 fishekzjarrë në disa subjekte në Tiranë, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për pronarët e subjekteve.
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, si rezultat i kontrollove u goditen dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike dhe u sekuestruan rreth 300 lëndë piroteknike.
Policia Tiranë njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, nga kontrollet e përditshme në terren, në Astir, kanë konstatuar 1 dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, në rrugën “Dervish Hekali”, gjatë kontrollit në subjektin B.H, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë piroteknike.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 300 fishekzjarrë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, si dhe i këshillon ata të shmangin përdorimin e lëndëve piroteknike.
Policia e Shtetit vijon kontrollet e shtuara në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave.
The post Shiteshin në kundërshtim me ligjin, policia e Tiranës sekuestron mbi 300 fishekzjarre dhe kapsolle në disa subjekte appeared first on Sot News | Lajme.