Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të dielën se janë vendosur trarët kryesorë në urën e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë vendosur gjithsej 18 trarë, ndërsa ka shtuar se ura pritet të përfundojë dhe të hapet për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në muajin shtator.
“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”, ka shkruar Durmishi në Facebook, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi nga terreni.
Sipas tij, punimet tashmë janë në fazën përfundimtare, ku ka mbetur vetëm betonimi i pllakës së urës dhe shtrimi i asfaltit.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 7 nga 8 urdhër-arrestet për çështjen e call centerave.
Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi. Në mungesë ishin caktuar masat e sigurimit personal arrest në burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga.
Ndërsa arrest në shtëpi për Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.
Tetë shqiptarët u identifikuan nga një hetim i Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve gjermane si të përfshirë në mashtrim me pasoja të rënda nëpërmjet call centerave që vepronin në Shqipëri.
Vlera e dëmit të shkaktuar dhe të dokumentuar për këtë fazë të hetimit për periudhën disamujore të call center-it është mbi 363 mijë e 501 euro ndërsa bëhet fjalë për 14 viktima të mashtrimit në Gjermani./abcnews.al
Autorët e dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier kanë dhënë deklarata të ndryshme në gjykatë.
Sipas avokatit Kastriot Dyrmishi, deklaratat e tyre të mëparshme para hetuesve janë në kundërshtim të plotë me ato të dhëna para trupit gjykues.
“Deklaratat e bëra prej tyre këto ditë ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor para gjykatës. Sot mohuan plotësisht përfshirjen në vrasje. Ata thonë ‘nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne e gjetëm të vdekur”, shprehet për mediat avokati Kastriot Dyrmishi.
Në burg janë lënë:
Emanilda Rama, vajza e viktimës Valbona Rama, bashkëshortja Çlirim Dogani, i dyshuari për lidhje intime me vajzën dhe bashkëpunim në krim
Sipas hetimeve:
Vajza dyshohet se ka goditur babanë në zonën intime Më pas, Dogani e ka mbajtur, ndërsa ajo e ka mbytur me tel Nëna e saj ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e trupit
Ngjarja u zbardh nga përgjimet telefonike, ku pas krimit, Emanilda dhe Dogani komunikonin për inskenimin e ngjarjes si vdekje natyrale. Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë pasur lidhje të fshehtë me vajzën e viktimës.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi prezantoi masën e re të Planit operativ për vitin 2025 – Programi Punë e dobishme -komunale, me të cilin parashikohet angazhim i 300 personave të papunë për të siguruar shërbime sociale dhe shëndetësore në nivel lokal.
Siç sqaroi Durmishi, programi nuk është i dedikuar për punë komunale, por për mbështetje të drejtpërdrejtë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe fëmijët nga familjet e rrezikuara sociale.
Shërbimet e parashikuara përfshijnë kujdesin ditor, ndihmën në kushte shtëpiake, mbështetjen për jetesë të pavarur, si dhe asistentët arsimorë dhe personalë për fëmijët.
“Thirrja publike zgjat deri më 8 gusht të vitit 2025 dhe është i dedikuar për komunat dhe Qytetin e Shkupit. Të papunët që do të përfshihen do të marrin kompensim bruto prej 28.000 denarë në muaj për një periudhë prej 18 muajsh, me atë që gjashtë muajt e parë do të financohen nga shteti dhe pjesa tjetër nga vetëqeverisja lokale”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Ministri Durmishi, thuhet në njoftim, informoi edhe për rritjen e buxhetit për masat aktive të punësimit nga 16,08 milionë euro në 23,57 milionë euro, si dhe për përfshirjen e rritur të përdoruesve – për 815 persona të rinj në programet e vetëpunësimit.
Zgjebja (scabies) është një sëmundje ngjitëse e lëkurës, e shkaktuar nga një parazit mikroskopik që jeton dhe shumon brenda shtresave sipërfaqësore të saj. Ajo shfaqet në të gjitha grupmoshat dhe ka përhapje të shpejtë në kushte ku higjiena është e mangët dhe kushtet ekonomike janë të dobëta. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, zgjebja mund të marrë një formë të zgjatur dhe kronike
Dr. Erëza Y. Durmishi, PhD Candidate- Mjekësi Klinike
Si përhapet dhe kush rrezikohet nga zgjebja?
Zgjebja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik me një person të infektuar, por edhe përmes objekteve të ndotura, si rrobat, peshqirët dhe çarçafët. Rreziku i përhapjes është më i madh në mjedise kolektive si familjet, kopshtet e fëmijëve, shkollat, konviktet, ambientet e përbashkëta të ushtrisë apo institucioneve të kujdesit social.
Çfarë e shkakton zgjebën?
Shkaktari i saj është paraziti Sarcoptes scabiei var. hominis. Femra e këtij paraziti depërton në shtresën e jashtme të lëkurës (epidermë), ku krijon tunelesh mikroskopike dhe vendos 25–50 vezë. Pas vendosjes së vezëve, ajo ngordh. Gjatë një periudhe prej 2 deri në 3 javë, vezët zhvillohen në larva, të cilat arrijnë të rriten dhe të ripërhapin ciklin infektiv.
Cilat janë simptomat dhe shenjat klinike të zgjebes?
Shenja më e zakonshme dhe më shqetësuese është kruarja intensive, veçanërisht gjatë natës. Kjo ndodh si pasojë e reagimit të trupit ndaj lëvizjeve dhe pranisë së parazitëve dhe produkteve që ata lëshojnë në lëkurë.
Dallimet klinike mund të vërehen sipas moshës dhe gjinisë:
• Te meshkujt, shenjat zakonisht shfaqen rreth organeve gjenitale, në bark, rreth kërthizës, në duar dhe në hapësirat mes gishtërinjve.
• Te femrat, zonat më të prekura janë gjoksi, barku, ekstremitetet dhe po ashtu hapësirat ndërgishtore.
• Tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat, ndryshimet në lëkurë mund të vërehen edhe në fytyrë, pëllëmbë dhe shputa – zona të cilat zakonisht nuk preken te të rriturit.
Manifestimet në lëkurë përfshijnë:
• Papula (noduse të vogla),
• Vezikula (flluska të mbushura me lëng),
• Gërvishtje të shumta,
• Herë pas here edhe bula apo urtikarie (skuqje të lëkurës me kruarje të fortë),
• Në raste të avancuara, mund të vërehen infeksione të dytësuara bakteriale (piodermi), me pustula (flluska të mbushura me qelb) dhe krusta (shtresa të forta të tharjes së qelbit).
Në disa pacientë mund të shfaqen noduj të qëndrueshëm (noduli scabiei), të cilët vazhdojnë të jenë prezentë edhe pas trajtimit dhe zhdukjes së parazitit, për shkak të reagimeve imune të lëkurës.
Noduli Scabiei i lokalizuar në ndërsqetull
Si bëhet dallimi nga sëmundje të tjera?
Zgjebja mund të ngatërrohet me shumë sëmundje të tjera të lëkurës që shkaktojnë kruarje. Për këtë arsye, diagnoza duhet të bëhet me kujdes dhe të diferencohet nga:
• Prurigo – një sëmundje me kruarje të vazhdueshme,
• Strophulus – alergji tek fëmijët që krijon flluska dhe kruarje,
• Folliculitis – infeksion i folikulave të qimeve.
Prandaj, konsultimi me mjekun familjar apo dermatologun është i domosdoshëm.
Trajtimi dhe kujdesi mjekësor
Trajtimi i përgjithshëm
Për të arritur rezultat efektiv, të gjithë anëtarët e familjes apo personat që kanë pasur kontakt me të sëmurin duhet të mjekohen njëkohësisht, edhe nëse nuk shfaqin simptoma. Kjo parandalon rikthimin e infeksionit nga persona të padiagnostikuar.
Gjithashtu, është e nevojshme që:
• Të dezinfektohen rrobat, çarçafët, batanijet dhe sendet personale me larje në ujë të nxehtë (minimumi 60°C),
• Të evitohen kontaktet e ngushta derisa trajtimi të përfundojë plotësisht,
• Në rast infeksionesh dytësore, mund të nevojitet trajtim me antibiotikë dhe medikamente qetësuese apo antihistaminike.
Trajtimi lokal
Aplikohet direkt në lëkurë dhe përfshin:
• Preparatet me bazë squfuri, që janë të sigurta edhe për fëmijët;
• Benzoat benzili dhe krotamiton, që përdoren për të vrarë parazitin dhe për të lehtësuar kruarjen;
• Pomada antipruritike për qetësimin e lëkurës;
• Në raste me infeksione sekondare, përdoren pomada me antibiotikë dhe kortikosteroide për të ulur inflamacionin;
• Nodujt që zgjasin më shumë se disa javë mund të trajtohen me injeksione kortikosteroide intralezionale ose në raste të veçanta, me fototerapi PUVA (kombinim i barnave dhe dritës UV).
Zgjebja norvegjeze – Scabies Norvegica
E njohur ndryshe si zgjebja krustoze, kjo formë është më e rrallë dhe më e rrezikshme. Ajo prek zakonisht persona me imunitet të dobësuar, pacientë me probleme neurologjike, psikike ose me aftësi të kufizuara. Në këtë formë, lëkura mbulohet nga shtresa të trasha dhe të ngurta me ngjyrë gri, të cilat janë të ngarkuara me mijëra parazitë.
Zonat më të zakonshme ku shfaqen lezione janë: koka, fytyra, zverku, bërrylat dhe gjunjët. Për shkak të ngarkesës së lartë me parazitë, zgjebja norvegjeze është jashtëzakonisht ngjitëse dhe kërkon masa të forta izolimi dhe kujdesi mjekësor.
Trajtimi përfshin:
• Heqjen e shtresave të trasha me pomada keratolitike (që zbusin lëkurën),
• Përdorimin e mjeteve antiskabioze për eliminimin e parazitëve,
• Kujdes të veçantë në menaxhimin e higjienës personale dhe mjedisore.
Apel për kujdes dhe ndërgjegjësim
Zgjebja nuk është një problem thjesht estetik apo i përkohshëm, nëse nuk trajtohet siç duhet, mund të përhapet shpejt dhe të sjellë komplikime. Ndaj, është e rëndësishme që çdo person që vëren kruarje të fortë të natës dhe ndryshime në lëkurë, të kërkojë këshillë mjekësore sa më shpejt. Zbatimi i trajtimit korrekt dhe masat higjieno-sanitare janë kyçe për menaxhimin e kësaj sëmundje. /Telegrafi/
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për ecurinë e shpejtë të punimeve në dy urat e reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
“Paradite themeli i bregorës, e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë. Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmbë në trotuare”, ka shkruar Durmishi.
Projekti i ndërtimit të këtyre urave llogaritet se kap vlerën e afro 3 milionë euro.
Ndërkohë, për këtë kontratë ka nisur hetim Prokuroria Speciale, për të vlerësuar përputhshmërinë me procedurat ligjore të ndjekura gjatë tenderimit./Telegrafi/
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi mori pjesë mbrëmë në prezantimin publik të Planit Operativ të Punësimit 2025 në Kumanovë, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit.
Durmishi tha se do të investohen 40 milionë euro për masat aktive për qytetarët.
“Ne nuk ofrojmë premtime deklarative, por mjete konkrete për ndryshim. Investojmë 40 milionë euro në masa aktive që duhet të ndihmojnë qytetarët të qëndrojnë këtu, të përparojnë dhe të realizojnë potencialin e tyre”, theksoi ministri Durmishi.
Ai shtoi se plani për vitin 2025 parashikon investim prej 40 milionë eurosh, që synon më shumë se 10.000 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e deritanishme tregon se masat tashmë po japin efektin e dëshiruar.
Në Kumanovë u promovuan edhe të dyja masat aktualisht të hapura :
Masa 5 – Praktika, me shpallje publike që zgjat nga 1 deri më 31 korrik 2025, e dedikuar për persona juridikë dhe fizikë. Përmes kësaj mase, 1.352 të rinj deri në 29 vjeç do të përvetësojnë përvojë praktike, me kompensim mujor prej 12.000 denarë për periudhë prej tre muajsh.
Masa 3.1 – Trajnimi i vendit të punës me punëdhënës të njohur, me shpallje që zgjatë deri më 30 nëntor të vitit 2025, që mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me kompanitë që realisht kërkojnë staf.
Përveç kësaj, ministri rikujtoi masat e realizuara tashmë nga plani:
“Punësimi i subvencionuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me mbi 2.000 aplikime, gjë që tregon interes dhe besim të madh nga bashkësia e biznesit, Mbështetja financiare për fillimin e biznesit tuaj është mbyllur tashmë me sukses me mbi 6.000 aplikime, ndërsa në rrjedhë është përzgjedhja e përdoruesve. Këto shifra janë dëshmi që qytetarët e vërejnë kur shteti investon seriozisht te ta. Pas çdo aplikimi qëndron një ide dhe shpresë dhe është detyra jonë t ‘i mbështesim ato vendime me mbështetje konkrete”, deklaroi Durmishi.
Ngjarja në Kumanovë është pjesë e fushatës më të gjerë në terren nga Ministria dhe Agjencia e Punësimit në komunat me shkallë të lartë të papunësisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi thotë se në seancën e parë të Komisionit socialo-ekonomik do të diskutohet për metodologjinë e re të përllogaritjes së shportës minimale të konsumit.
Durmishi tha se shporta minimale sindikale, që për muajin maj ishte 63,908 denarë, nuk është reale.
“Ajo nuk është reale, për këtë do të bëjmë një shportë të shpenzimeve që do të jetë siç duhet, e qasshme dhe me të dhëna reale dhe realisht do të informohen qytetarët sesa do të jetë shporta e shpenzimeve për një muaj, për këtë po e bëjmë këtë shportë të shpenzimit, ku do të njoftoheni edhe ju, me të dhëna reale për një familje me 4 anëtarë. Sa i duhet një familjeje të shpenzojë për një muaj, në pjesën e ushqimit, në pjesën e pijes, në pjesën e veshjes etj”, theksoi Durmishi.
Ministri thotë se nuk kanë asgjë kundër përllogaritjes që e bëjnë sindikatat, por që sipas tij, e shporta minimale e tyre, nuk është reale.
“Atë që e publikojnë sindikatat, e dimë që e publikojnë, ok, nuk kemi asgjë kundër, por nuk është reale, për shkak se numrat nuk janë të saktë. Do të thotë në pjesën e ushqimit dhe pijeve, shumë herë e kemi thënë se kanë futur produkte që në atë periudhë kohore nuk harxhohen, ose produkte që nuk bëjnë pjesë në shportën minimale, por në tjetër. Kanë vendosur produkte që në muajin janar askush nuk i përdor. Kështu që, do të kemi shportë të shpenzimeve reale”, tha Durmishi.
Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur 62 rruaza magnetike.
E mitura u dërgua me urgjencë nga prindërit në Spitalin Pediatrik, ku mjekët zbuluan përmes grafisë sasinë e pazakontë të trupave të huaj në stomak.spitali pediatrik
Duke folur për rastin, mjeku gastrohepatolog Virtut Velmishi tregoi për procedurën e ndërlikuar që i shpëtoi jetën vogëlushes.
“Vajza mbërriti rreth orës 22:00 dhe nga mjeku i turnit më është referuar grafia. U evidencua një konglomerat sferash magnetike. Ajo kishte gëlltitur rreth 62 sfera magnetike, të cilat mund të dëmtonin rëndë traktin digjestiv dhe të rrezikonin jetën e fëmijës,” – u shpreh Dr. Velmishi.
Sipas tij, ky është një rast unik për nga sasia e madhe e objekteve të gëlltitura. Megjithëse paraqiste vështirësi të mëdha, ekipi mjekësor arriti t’i nxjerrë rruazat përmes një procedure endoskopike, duke shmangur kirurgjinë.
“Mendoni një stomak sa një portokall, ku duhet të heqësh një masë të madhe sferash magnetike. Endoskopia dhe ezofagu i një fëmije nuk e lejojnë lehtë këtë. Ia dolëm t’i ndajmë në katër pjesë dhe, me një kosh endoskopik, arritëm ta kryenim me sukses procedurën. Fëmija u shpëtua nga ndërhyrja kirurgjikale dhe brenda ditës u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore,” – shtoi ai.
Edhe pse rasti përfundoi me sukses, mjekët bëjnë apel për më shumë kujdes ndaj fëmijëve, sidomos atyre të moshës 1-3 vjeç. Rastet e urgjencave për shkak të gëlltitjes së objekteve të huaja janë të përditshme.
“Duhet treguar kujdes i veçantë me bateritë në formë pulle. Ato janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë djegie të ezofagut brenda vetëm dy orësh,” – paralajmërojnë mjekët.
Fëmija 3 vjeçar gëlltiti 62 rruaza, mjekët në QSUT bëjnë mrekullinë! Ia heqin dhe i shpëtojnë jetën pic.twitter.com/KlwLGG82sn
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike.
Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, shpreh shqetësimin për përhapjen e lajmeve të pavërteta të publikuara në disa media dhe portale në lidhje me sigurinë ushqimore.
AKU sqaron opinionin publik se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri e importuar nga Brazili, është bllokuar nga ky Autoritet më datë 28.1.2025, pas raport analizave të kryera, ku ka rezultuar i kontaminuar me salmonella spp.
Nisur nga ky fakt, sasia e mishit fileto derri ka qëndruar e bllokuar në magazinat e subjektit importues, deri më datë 16.4.2025, kohë kur subjekti importues ka bërë kërkesë për asgjësim, autoriteteve kompetente si: Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit (Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit të Ujërave), Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale AKU Tiranë.
Sigurojmë konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.
Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka denoncuar kandidatët e PS-së që mbështeten nga grupi kriminal i Troplinëve për të marrë vota në zgjedhje. Një prej tyre, sipas Berishës, është kandidati më i votuar në Durrës, Arkend Balla, me 20 718 vota, të cilit sipas Berishës i është premtuar se pas […]
Endometrioza nënkupton një sëmundje ku indet e ngjashme me mukozën e mitrës rriten në vende të tjera, siç janë vezoret dhe tubat fallopiane, madje edhe në organet e largëta
Dr. Erëza Y. Durmishi
Mund të fillojë nga menarka (menstruacioni i parë) dhe të zgjasë deri në menopauzë. Pra, endometrioza prekë gratë e çdo moshe. Karakterizohet nga një proces inflamator kronik, beninj. Mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën e personave të afektuar, por fatmirësisht ka trajtime që mund të ndihmojnë.
Cilat janë shenjat dhe siptomat e endometriozës?
Endometrioza shpesh shkakton dhimbje të forta në legen, veçanërisht gjatë periudhave menstruale. Endometrioza është shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve kronike të legenit tek gratë dhe shoqërohet me infertilitet. Disa gjithashtu kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose kur kryejnë nevojat fiziologjike, disa kanë vështirësi të mbeten shtatzënë, e të tjerë me endometriozë nuk kanë asnjë simptomë.
Simptomat e endometriozës janë të ndryshueshme dhe të lloj-llojshme që do të thotë se punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk mund ta diagnostikojnë atë lehtësisht. Simptomë e zakonshme është dhimbja në pjesën e poshtme të barkut (legeni).
Simptomat shpesh përmirësohen pas menopauzës, por jo gjithmonë. Individët me simptoma mund të mos jenë të vetëdijshëm për gjendjen.
Zonat rozë janë zakonisht zonat kryesore të dhimbjes; zonat e gjelbërta janë zakonisht zonat e referuara të dhimbjes dhe kryesisht të dhimbshme gjatë shpërthimeve dhe periudhave perimenstruale
Si shkaktohet endometrioza?
Shkaku i endometriozës është i panjohur. Ekzistojnë tri teori kryesore që mund të shpjegojnë shkakun e endometriozës, teoria më e pranuar është ajo e menstruacioneve retrograde sipas Sampsonit, teoria tjetër mbështetet në metaplazinë qelizore dhe teoria e fundit besohet që qelizat burimore mund të shkaktojnë sëmundjen, e cila më pas përhapet nëpër trup nëpërmjet gjakut dhe enëve limfatike.
Faktorë të tjerë mund të kontribuojnë gjithashtu në rritjen ose qëndrueshmërinë e indit endometrial ektopik. Për shembull, endometrioza dihet se varet nga estrogjeni, i cili nxit inflamacionin, rritjen dhe dhimbjen e lidhur me sëmundjen. Megjithatë, marrëdhënia midis estrogjenit dhe endometriozës është komplekse pasi mungesa e estrogjenit nuk do të thotë gjithmonë mungesë e endometriozës.
Si bëhet diagnostifikimi?
Një cikël menstrual tepër i dhimbshëm, për shembull, ose prania e dhimbjes së vazhdueshme gjatë marrëdhënieve seksuale (veçanërisht nëse lind pas periudhave të mungesës së dhimbjes) nuk janë normale. Ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore profesionale nëse i përjetoni këto ose ndonjërën nga simptomat e cekura më lartë.
Mjeku juaj kryen disa ekzaminime, për të konfirmuar diagnozën dhe për të përjashtuar shkaqet tjera që mund të japin simptoma të ngjashme.
Ekzaminimi bimanual
• Ekzaminimi digital (bimanual) i legenit: Njëra dorë ngre mitrën, ndërsa tjetra shtyn fundusin poshtë. Cistet ose dhëmbëzimet pas mitrës jenë të prekshme.
• Laparoskopia: Laparoskopia. Ky është padyshim testi më funksional diagnostik për diagnostikimin e endometriozës, sepse mundëson identifikimin edhe të nyjeve endometriotike shumë të vogla. Laparoskopia shpesh shoqërohet me biopsi dhe analiza histologjike të indit endometrial.
• Biopsia: Zakonisht gjatë një laparoskopie, mjeku juaj heq një kpjesë indi, i cili ekzaminohet nën një mikroskop nga një specialist patolog për të konfirmuar diagnoz
• Testet imazherike: Skanimet me ultratinguj, MRI ose CT të endometriozës na ndihmojnë të dallojmë indet dhe cistat që mund të jenë shenja të endometriozës. Vlerë më të madhe diagnostike kanë:
• Ultratingulli transvaginal;
• MRI e zonës së legenit;
Endometrioza prek 10-15% të të gjitha grave të moshës riprodhuese dhe 70% të grave me dhimbje kronike të legenit.
Statistikë botërore e epidemiologjisë së endometriozës
Si mund ta parandalojmë, trajtojmë apo shërojmë?
Nuk ka asnjë mënyrë të njohur deri më tani për të parandaluar endometriozën dhe nuk ka shërim, por simptomat e saj mund të trajtohen me medikamente ose, në disa raste, me kirurgji.
Trajtimet për të menaxhuar endometriozën mund të ndryshojnë në bazë të ashpërsisë së simptomave dhe nëse shtatzënia është e dëshiruar.
Këto trajtime përfshijnë:
medikamentet në formë të tabletave pajisje hormonale intrauterine (IUD) unaza vagjinale implantet injeksione arna (plaste)
Një sërë medikamentesh mund të ndihmojnë në menaxhimin e endometriozës dhe simptomave të saj. Medikamentet anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs) dhe analgjezikët si ibuprofeni dhe naprokseni përdoren shpesh për të trajtuar dhimbjen. Ilaçet hormonale si analogët e GnRH dhe metodat kontraceptive (kontrolli i lindjes) mund të ndihmojnë gjithashtu në kontrollimin e dhimbjes.
Këto metoda mund të mos jenë të përshtatshme për ato që duan të mbeten shtatzënë, pasi që ato ndikojnë në ovulacion. Disa trajtime shoqërohen me efekte anësore dhe simptomat e lidhura me endometriozën ndonjëherë mund të rishfaqen pas përfundimit të terapisë.
Trajtimi për infertilitetin për shkak të endometriozës përfshijnë heqjen kirurgjikale laparoskopike të endometriozës, stimulimin ovarian me inseminim intrauterin (IUI) dhe fekondimin in vitro (IVF), normat e suksesit ndryshojnë nga pacienti në pacient.
Kirurgjia ndonjëherë përdoret për të hequr lezionet e endometriozës, adhesionet (ngjitjet) dhe indin fibroz. Suksesi në reduktimin e simptomave të dhimbjes dhe rritjen e normave të shtatzënisë përmes operacionit shpesh varen nga shtrirja e sëmundjes. Përveç kësaj, lezionet mund të përsëriten edhe pas çrrënjosjes së suksesshme. Anomalitë e muskujve të dyshemesë së legenit mund të kontribuojnë në dhimbjen kronike të legenit, pacientët mund të përfitojnë nga fizioterapia dhe trajtimet plotësuese në disa pacientë.
Rritja e ndërgjegjësimit mund t’i ndihmojë njerëzit të diagnostikohen herët. Trajtimi i hershëm mund të ngadalësojë ose ndalojë përparimin natyral të sëmundjes dhe të zvogëlojë simptomat afatgjata. Si përfundim, zgjedhja e trajtimit varet nga efektiviteti në individ, efektet anësore negative, siguria afatgjatë, kostot dhe disponueshmëria. /Telegrafi/
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në bashkëpunim me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një memorandum të ri bashkëpunimi që sjellin investime të reja infrastrukturore në vlerë prej mbi 1.5 milion euro në komunën e Rahovecit.
Ky bashkëpunim konkretizon përkushtimin institucional për zhvillim dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore në zonat rurale dhe urbane, përmes bashkëfinancimit të dy projekteve kyçe:
– Rregullimi i rrugës Sapniq – Nashpall, me një investim prej 894,888.00 €;
– Ndërtimi i rrugës Fortesë – Celinë, në vlerë prej 650,000.00 €.
Këto projekte pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillimin ekonomik të zonave përkatëse.
Kryetari Latifi falënderoi MMPHI-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se këto investime janë dëshmi e angazhimit të përbashkët për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Rahovecit.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill.
Durmishi tha se inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar inflacioni është 2.6%.
“Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe
një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024. Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën – ne do të reagojmë menjëherë”.
“Dhe reagimi do të jetë vendimtar: Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara; të vendosim marzhe për të gjitha produktet; Ose të risim kufizimet ekzistuese”.
“Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg fer dhe të qëndrueshëm për të gjithë”, tha Durmishi./Telegrafi/
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një postim në rrjetin e tij social ”Facebook” ka deklaruar se masat e ministrisë që ai drejton kanë dhënë efektin e tyre duke mos patur rritje të çmimeve, inflacioni është stabil pas çka vërteton se masat kanë dhënë efektin e tyre.
Sipas Durmishit, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikë
“Sot, përsëri, lajme të shkëlqyera nga Enti Shtetëror i Statistikave. Inflacioni mbetet i qëndrueshëm!
Inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në prill 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni ishte 2.6%. Kostot e ushqimit dhe pijeve po stabilizohen, masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultate.
Çmimet e ushqimeve po ulen. Shpenzimet për ushqim dhe pije në prill u rritën me 0.3% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, pati një rënie prej -1.3%.
Me masa dhe politika sistemike, ne po punojmë për të ruajtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të stabilizuar çmimet për familjet”, shkruan Durmishi.
Vetëm 133 vota i nevojiteshin partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në vitin 2021 për të marrë një mandat deputeti, mandat që i kaloi socialistëve për një rezultat 8 me 6. Në rast se LSI do të kishte kaq vota më shumë, mandati i takonte asaj dhe rezultati i qarkut të Durrësit, një nga katër qarqet […]
Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për t’u kthyer më pas në sallam.
Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara. Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë. Përveç mishit, në arka ka edhe disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.
Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza. Te këto kova, sallami me myk dhe mishi kanë ndryshuar plotësisht ngjyrë, vetëm me anë të ngjyruesit. Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por këto pamje janë vërtet tronditëse. Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit. Por alarmi më i madh ngrihet për faktin se inspektorët e AKU-së kanë lejuar që ky subjekt të vijojë aktivitetin. Ato kanë mbyllur sytë para këtij krimi ushqimor, sepse pronari i biznesit ka “hapur kuletën” për t’i “mbyllur gojën”. /Marrë nga Ora News
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot në debat publik të mbajtur në Kuvend, arsyetoi Ligjin për angazhimin e personave me punë.
Ai tha se me ligj do të rregullohet punësimi i punëtorëve sezonal, pasi qëllim i ministrisë është ulja e ekonomisë gri.
“Ministria e Ekonomisë dhe Punës punon në mënyrë aktive në masat për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe sigurimin e mbrojtjes sociale për punëtorët. Në këtë drejtim është edhe propozim Ligji për angazhimin e personave me punë. Një nga qëllimet e këtij ligji është të parandalojë shpërnguljen e të rinjve, si dhe t’u japë kompanive maqedonase marrëdhënie legale për të angazhuar punëtorë për të ardhur deri te një numër sa më i madh i punëtorëve. Në këtë mënyrë ata mund të zgjerojnë veprimtarinë e tyre ekonomike. Gjithashtu, përmes këtij ligji, synojmë të forcojmë ekonominë meqë kur do të bëhet korniza legale edhe punëtorëve u jepet mundësia për të fituar në mënyrë legale, atëherë po ata punëtorë të njëjtë në bazë të pagës së pranuar, do t’i paguajnë tatime shtetit, por edhe përmes kontribuesve indirekt në ekonomi do të gjejnë një mënyrë për të forcuar konsumin personal, shteti të arkëtojë tatimet, etj. Me këtë ligj mundësohet procedurë më e thjeshtuar për angazhimin në punë të personave për punë të përkohshme dhe sezonale në veprimtari të caktuara, marrim numër më të madh përfitimesh në disa fusha të ndryshme. Ky ligj ka për qëllim plotësimin e nevojave për punë të punëdhënësve, ku lejohet angazhimi i personave me pension pleqërie, si dhe studentë të rregullt, pa humbur me këtë rast përfitimet tjera, siç janë përdoruesit e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, personat e evidentuar të papunë (e drejta e kompensim monetar dhe nuk fshihen nga regjistrat e të papunëve), përdorues i pensionit të pleqërisë dhe familjar, përdorues i së drejtës për sigurim social, statusi i studentit të rregullt…”, tha Durmishi.
Ai shtoi se ky ligj ndihmon në luftën kundër ekonomisë informale “gri” duke formalizuar punën e palajmëruar dhe është pjesë e angazhimeve strategjike të shtetit për të nxitur dhe mbështetur formalizimin e veprimtarive ekonomike informale duke krijuar sistem masash mbështetëse parandaluese dhe nxitëse.
“Me këtë zgjidhje me mbështetjen e donatorëve do të vendoset regjistër për evidencën e angazhimit me punë, më saktësisht do të vendoset mekanizëm institucional për angazhim me punë të personave pa ushtruar punë të natyrës së përkohshme dhe sezonale në veprimtari të caktuara në procedurë të thjeshtuar.
– Me Ligjin janë përfshirë 3 fusha:
• BUJQËSIA, PYLLTARIA DHE PESHKIMI
• OBJEKTE PËR AKOMODIM DHE VEPRIMTARI SHËRBYESE TË USHQIMIT
• VEPRIMTARI TË AMVISËRISË SI PUNËDHËNËS
Angazhimi me punë në procedurë të thjeshtuar do të bëhet duke lajmëruar personin përmes regjistrit për evidencën e angazhimit në punë të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, derisa arkëtimi i tatimeve dhe kontributeve do të bëhet përmes sendërtimit të sistemit për arkëtimin e tatimeve dhe kontributeve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike”, informoi ministri Durmishi.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka informuar për Rregulloren për mënyrën e publikimit të çmimeve të mallrave dhe për të dhënat që duhet të publikojnë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj që merren me tregti me pakicë, që dalin nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Si një hap përpara për sa i përket transparencës në zinxhirët e shitjeve me pakicë dhe mbrojtjes së standardeve të qytetarëve, në fillim të muajit mars u miratuan ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Me këto ndryshime shitësit me pakicë janë të detyruar të publikojnë çmimet e të gjitha produkteve. Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë hyrë në fuqi më 4 mars dhe përcaktojnë një detyrim ligjor në çdo gazetë, brenda 45 ditëve për publikun, shitës të vegjë, të mesëm dhe të mëdha që merret me tregtinë me pakicë të publikojë në faqen e tyre, veçmas për çdo objekt të shitjes, shitjen aktuale, pra çmimin për njësi në momentin e publikimit të çdo produkti që ofron për shitje.
Sipas ndryshimeve ligjore dhe Rregullores të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare, shitësit me pakicë do të kenë çmimet fillestare të publikimit të të gjitha produkteve në muajin prill. Rregullorja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj që merren me tregtinë me pakicë kanë detyrim që çmimet e mallrave që i vendos në treg t’i publikojnë në mënyrë të qartë dhe të aksesueshme në faqen e saj të internetit, përmes një seksioni të veçantë të faqes së internetit të tregtarit të dedikuar për çmimet, gjegjësisht Listës së Çmimeve.
Çmimet e publikuara duhet të jenë të disponueshme pa pasur nevojë për regjistrim ose hyrje shtesë.
Lista e çmimeve duhet të përmbajë:
-Emri i mallit-produktit (markë, model, etj.)
-Çmimi i shitjes me TVSH
-Çmimi për njësi për kilogram, litër, metër
-Përshkrimi i mallit
-Disponueshmëria në një pikë shitjeje
-Cmimi i rregullt me TVSH
-Çmim promocional ose zbritje që duhet të përfshijë një çmim me zbritje të shprehur në përqindje, llojin e promocionit, qoftë ofertë promocionale, paketë besnikërie apo zbritje sezonale, si dhe kohëzgjatjen e promocionit apo zbritjes, theksoi Durmishi
Në redaksinë e emisionit ”Stop” është ankuar një qytetar nga Durrësi, i cili kishte hapur një dyqan me produkte mishi dhe bulmeti. Së fundmi një kuzhinier i quajtur Mandi, rreth 50 vjeç, i kërkoi qytetarit 1.3 milionë lekë produkte mishi me premtimin që shumë shpejt do t’i jepte paratë. Pas 10 ditësh Mandi kërkon sërish […]