Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kapet në flagrancë duke shitur drogë në Rahovec, arrestohet i dyshuari

9 July 2025 at 10:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi që i njëjti u kap në flagrancë duke shitur marihuanë.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe konfiskoi 4 qese me marihuanë në peshë totale 2.23 gramë, si dhe një telefon.

Përveç kësaj, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

The post Kapet në flagrancë duke shitur drogë në Rahovec, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Siguria në shkollat e Rahovecit, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor

31 May 2025 at 23:51

Nën vëzhgimin e kamerave, mësimi në shkollat e komunës së Rahovecit zhvillohet normalisht. Por, në njërën nga shkollat më të mëdha të kësaj komune, kohë më parë u tentua të demolohet dhe të vidhen pajisje duke e dëmtuar komplet rrjetin e vëzhgimit.

Në shkollat e komunës së Rahovecit janë instaluar kamerat e sigurisë, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe sigurinë e nxënësve dhe stafit mësimor gjatë orarit të punës. Sipas Avni Morinës, drejtor i Arsimit në këtë komunë, në objektet shkollore që nuk ka pasur mbulueshmëri me kamera, kanë ndodhë vjedhje dhe demolime.

“Në njërën prej shkollave që është edhe shkolla më e madhe e komunës sonë, është shkolla “Isa Boletini”, njëri objekt i saj ka pas instalimin e kamerave, mirëpo për shkak të prishjeve që kanë ndodhur, dhe një rasti të tentim vjedhjes, që ka ndodhur në vitin e kaluar, ishte prishur sistemi i monitorimit më kamera, ne e parashikuam si projekt dhe tashmë e kemi përfunduar, ndërkohë që do të vazhdojmë edhe me objektin e shkollës profesionale, e cila nuk ka pas kamera”, thotë Avni Morina, drejtor i DKA-së në Rahovec.

Vendosja e kamerave, instinktivisht ndikon edhe në rregullin dhe sjelljen e nxënësve dhe mësimdhënësve. Shkolla më e madhe e Rahovecit,” Isa Boletini” numëron 1027 nxënës, në dy objekte me 50 paralele, ndërsa monitorohet nga 21 kamera, thotë drejtori Sakip Kryeziu.

“Me plot përgjegjësi po e them është shumë më lehtë me e menaxhua, e shofsh hyrjen e daljen, i shohish edhe pjesët përreth shkollës kush është, kemi pas edhe rastin që kemi pas si demolim kur kemi mbetur pa kamera, por edhe kur janë rivendos kamerat, është një ndjesi e veçantë se sado-kudo fëmijët kur e shohin se janë nën vëzhgim e kanë një sjellje pak më serioze dhe sillen siduhet”, thotë Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës së mesme të ulët “Isa Boletini”.

E nxënësit pohojnë se, nën vëzhgimin e kamerave, ndihen më të sigurt, në orët e mësimit dhe ambientet e jashtme të shkollës.

“Po, e di që është nën vëzhgimin e kamerave dhe është një siguri e madhe sepse nëse mund të ndodh diçka, atëherë ka kamera që mund të shohim se çfarë ka ndodhur”, thotë nxënësja Vesa Daka.

“Jemi më të sigurt tani që ka kamera, sepse na vëzhgon ç’do gjë që bëjmë, jemi më të sigurt nga problemet, sepse më herët kur nuk kishim kamera, disa nxënës, mund të krijonin probleme”, shton nxënësja Amel Hoxha.

“Me vendosjen e kamerave është rritur niveli i sigurisë në shkollë, sepse në të kaluarën kur nuk kishte kamera, kemi pasur dëmtime të herëpashershme në pronën e shkollave”, thotë Avni Morina, drejtor i DKA-së.

Në disa shkolla si ajo në Krushë të Madhe dhe Ratkoc, nuk ishin planifikuar vendosja e kamerave, ndërsa drejtori Morina tha se tashmë edhe në këto shkolla do të vendosen nën vëzhgimin e kamerave, pasi është bërë edhe projekti. Për të mbuluar me kamera katër shkolla, komunës së 12 mijë euro për ta monitoruar procesin mësimor në katër shkolla të komunës së Rahovecit.

The post Siguria në shkollat e Rahovecit, 12 mijë euro për monitorimin e procesit mësimor appeared first on Telegrafi.

Dëmtohet ndriçimi në parkun prapa ShML “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, autoritetet reagojnë menjëherë

21 May 2025 at 13:44

Autoritetet komunale të komunës së Rahovecit kanë reaguar me shpejtësi pas raportimeve për dëmtimin e shtyllave të ndriçimit në parkun që ndodhet prapa Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda – Toni”, shkollë e cila gjindet në këtë komunë.

Pasi janë njoftuar për incidentin, përfaqësues të komunës, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë menjëherë në terren për të parë nga afër gjendjen dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Aktualisht, shtyllat dhe elementet tjera të ndriçimit janë duke u riparuar, pasiqë kompania përgjegjëse për mirëmbajtje është angazhuar për sanimin e dëmeve që dyshohet të jenë shkaktuar nga persona të papërgjegjshëm.

Autoritetet kanë bërë apel të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, e veçanërisht të rinjve, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj hapësirave publike.

The post Dëmtohet ndriçimi në parkun prapa ShML “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, autoritetet reagojnë menjëherë appeared first on Telegrafi.

Gazment Bardhi denoncon krimin mjedisor në Roskovec: Ajri që vret, banorët jetojnë nën një re gazi të padukshme

By: D Marku
4 May 2025 at 15:37

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka denoncuar një tjetër problematikë, kësaj here bëhet fjalë për krim mjedisor në një prej fshatrave të Roskovecit.

Sipas Bardhit, një re gazi e padukshme po vret banorët e Jagodinës, prandaj duhet një ndërhyrje e menjëhershme e autoriteteve.

Postimi i plotë e Gazment Bardhit: 

AJRI QË VRET — Krimi mjedisor në Jagodinë, Roskovec

 

Çdo ditë, banorët e fshatit Jagodinë në Roskovec zgjohen dhe jetojnë nën një re gazi të padukshme, por shumë të rrezikshme. Ky nuk është thjesht një problem mjedisor. Kjo është një kërcënim direkt për jetën! Ky është një KRIM i rëndë.

Jagodina është një zonë bujqësore dhe me njerëz shumë punëtor. Ndotja ka dëmtuar prodhimet bujqësore, ka ulur rendimentin dhe cilësinë e ushqimit që vjen nga toka. Por më e rënda është se kjo ndotje po dëmton shëndetin e banorëve: probleme me frymëmarrjen, alergji, sëmundje kronike — e askush nuk mban përgjegjësi. Institucionet shtetërore e dinë çfarë po ndodh, por zgjedhin të mos veprojnë, të heshtin.

I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale: NDËRHYNI TANI! Ndaleni menjëherë këtë krim të rëndë ndaj jetës dhe shëndetit të banorëve të asaj zone. Banorët nuk kërkojnë mëshirë, kërkojmë ajër të pastër, tokë të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurt. Personalisht do ta ndjek këtë çështje kudo, dhe do jem zëri i këtyre banorëve, që kanë kohë që bërtasin me zë të lart, por për qëllime korruptive nuk i dëgjon askush, as bashkia, as qeveria dhe as prokuroria.

The post Gazment Bardhi denoncon krimin mjedisor në Roskovec: Ajri që vret, banorët jetojnë nën një re gazi të padukshme appeared first on Albeu.com.

‘Hardh Fest’ zbulon datat për edicionin e sivjetëm të festivalit në Rahovec

By: Kult Plus
3 May 2025 at 22:00

Festivali agro-kulturor “Hardh Fest” ka bërë të ditur se edicioni i sivjetëm do të mbahet më 5, 6 dhe 7 shtator.

Organizatorët e festivalit përmes një shkrimi në facebook kanë njoftuar se hyrja për këtë vit do të jetë falas.

Ky festival tradicional zhvillohet çdo vit në qytetin e Rahovecit dhe, përveç mbrëmjeve festive, ofron edhe aktivitete të ndryshme që promovojnë kulturën dhe trashëgiminë e qytetit të njohur për kultivimin e rrushit.

Ende nuk është bërë i ditur linë-up i artistëve për edicionin e sivjetëm, por se siç njofton Hardh Fest do të bëhen të ditur më vonë.

“Festivali është i veçantë, me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund”, thuhet në njoftim.

Rivarroset Elhami Tahiraga, ishte zhdukur 27 vjet më parë nga forcat serbe

25 April 2025 at 23:29

Në Ditën Kombëtare për të Pagjeturit, familja Tahiraga nga Rahoveci më në fund gjeti eshtrat e Elhamiut, por jo drejtësinë. Mbetjet mortore u rivarrosën pasi u gjetën 27 vjet nga zhdukja nga forcat serbe.

Në korrik të këtij viti bëhen plot 27 vjet që familja nga Rahoveci ka kërkuar të dijë për Elhami Tahiragën. Bashkëshortja, Nailja, thotë se çdo ditë kanë pritur një lajm për Elhamiun.

“Jemi mashtruar mos është në burg, gjithmonë jemi mashtruar, ama tash sot pak më lehtë, por normal e kemi varrin e çelur, sepse shumë kohë e gjatë është kjo, për neve, ka qenë një katastrofë”, tha bashkëshortja e Elhamiut, Naile Tahiraga.

Ramadan Mergja mban mend që ishte me Elhamiun në momentin kritik.

“Kam marrë vesh se Destanin e kanë vrarë të nesërmen, Elhamiu ka qenë i gjallë, pastaj nuk di çka u bë …”, tha dëshmitari Ramadan Mergja.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, i cili vazhdon të kërkojë babanë e tij për 26 vjet, kërkon që ndërkombëtarët të bëjnë presion mbi Serbinë, për të ofruar informacione për secilin person të listës së dhimbjes dhe shpresës.

“Bashkëpunimi nuk është që ne të takohemi, sepse mund të takoheni ç’do ditë, por ti imponojë atyre që të japin informacion kredibil”, tha Hoti.

” Ata që e ekzekutuan bashkëqytetarin tonë, Elhami Tahiraga, me 19 korrik 1998, duke e fshehur trupin e tij nga familjarët dhe nga bota, kanë dëshmuar se nuk i takojnë civilizimit”, tha kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi.

Mbetjet mortore të Elhami Tahiragës u rivarrosën, pasi i identifikuan 27 vjet pas vrasjes.

The post Rivarroset Elhami Tahiraga, ishte zhdukur 27 vjet më parë nga forcat serbe appeared first on Telegrafi.

Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion

15 April 2025 at 14:58

Gjatë ditës së sotme Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me një informacion që ka pranuar për një person i dyshuar për mbajtje të paaurtorizuar të armëve.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Sheremet Elezaj, udhëheqës i Zyrës Për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, DRP në Gjakovë.

Në komunikatën drejtuar mediave, thuhet se në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH.B., në fshatih Guri i Kuq, komuna e Rahovecit.

Sipasa Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator, dhe 82 copë fishekë.

“Lidhur me këtë rast dhe në koordinim me Prokuronin kompetent, ky rast është iniciuar si rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

The post Policia në Rahovec sekuestron një armë të gjatë dhe municion appeared first on Telegrafi.

Pas dëmevë të shkaktuara nga ngricat, Komuna e Rahovecit themelon komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në perimekulturë dhe pemtari

15 April 2025 at 12:59

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit përmes një njoftimi të postuar në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ka njofiar të gjithë fermerët e kësaj komune se, pas dëmeve të shkaktuara nga ngricat e fundit, është themeluar komisioni për vlerësimin e dëmeve në sektorë perimekulturë dhe pemtari.

Komisioni i krijuar, pas pranimit të kërkesave nga fermerët, pritet të në terren për të evidentuar dëmet dhe do të hartojë një raport zyrtar, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar kompensimin e mundshëm për fermerët e dëmtuar.

Të gjithë fermerët e sektorit të perimeve dhe pemëve që kanë pësuar dëme, së bashku me kërkesën e tyre për kompensim to dëmeve të pësuara duhet të dërgojnë edhe letërnjoftimin, konfirmimin e llogarisë bankare, certifikatën e pronësisë së parcelës, si dhe nëse posedojnë fotografi të dëmeve të shkaktuara.

Ndërsa, në këtë njoftim thuhet se për sektorin e vreshtarisë, fermerët nuk kanë nevojë të paraqesin kërkesë, pasi komisioni për këtë sektor tashmë është funksional dhe do të punojë mbi bazën e kadastrit zyrtar të vreshtave në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Tutje në këtë njoftim thuhet se sfati për dorëzimin e kërkesave është nga data 14 prill deri më 25 prill 2025.

The post Pas dëmevë të shkaktuara nga ngricat, Komuna e Rahovecit themelon komisionin për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në perimekulturë dhe pemtari appeared first on Telegrafi.

26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

31 March 2025 at 08:38

PRISHTINË, 31 mars/ATSH/ Sot bëhen 26 vjet nga Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit – një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Për këtë masakër, deri më tani nuk është dënuar asnjë person./Kosovapress/

The post 26 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Zjarri dyshohet se u shkaktua nga stufa ngrohëse” – detaje mbi vdekjen e të moshuares në Rahovec nga djegia e shtëpisë

31 March 2025 at 07:30

Një grua ka humbur jetën të shtunën në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë ku ajo po jetonte.

“Është raportuar se aksidentalisht është përfshi nga zjarri një shtëpi banimi, ku dyshohej se brenda shtëpisë gjendej një person. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin”, thuhej në raportin e policisë.

Por, Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje tjera rreth këtij rasti.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se viktima ishte një grua e moshës 85 vjeçare nga komuniteti serb.

“Me datën 29.03.2025 rreth orës 14:55, është njoftuar policia se në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit dhe emergjenca, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas lokalizimit të zjarrit, brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb. Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, ka njoftuar policia.

Tutje policia ka theksuar se nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes””, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post “Zjarri dyshohet se u shkaktua nga stufa ngrohëse” – detaje mbi vdekjen e të moshuares në Rahovec nga djegia e shtëpisë appeared first on Telegrafi.

Kori i Filharmonisë prezantohet me koncert në Rahovec

By: Kult Plus
26 March 2025 at 22:06

Kori i Filharmonisë së Kosovës sonte ka mbajtur koncert në qytetin e Rahovecit, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, ku janë interpretuar vepra nga kompozitorë vendorë dhe botërorë.

Në rolin e solistëve u prezantuan sopranot Kaltrina Miftari dhe Shkurte Hykaj, si dhe baritoni Endrit Rexhepi. Në disa vepra, kori u shoqërua nga Ansambli Harkor i Filharmonisë së Kosovës, me pianistët Andi Duraku dhe Lekë Salihu, si dhe perkusionistëve Patris Berisha dhe Meriton Zajmi.

Koncerti i radhës i Filharmonisë mbahet më 28.03.2025, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, nën drejtimin e dirigjentit Marco Crispo dhe me solistët Liza Kerob dhe Altin Tafilaj./ KultPlus.com

Filhamonia me koncertin e radhës në Rahovec

By: Kult Plus
17 March 2025 at 21:00

Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se koncertin e radhës do ta mbaj në qytetin e Rahovecit.

Në këtë performancë do të paraqiten Kori i Filharmonisë së Kosovës dhe Ansambli i Filharmonisë së Kosovës.

“Jemi të lumtur të prezantojmë koncertin e Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe Ansamblit të Filharmonisë së Kosovës në Rahovec më 26 mars 2025 (E mërkurë), nga ora 19:30, në Hollin e Institucionit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Selajdin Mullaabazi – Mici” – Rahovec”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë./ KultPlus.com

Bujqësia në Rahovec vazhdon të jetë e suksesshme pavarësisht sfidave

9 March 2025 at 23:17

Fermerët e Komunës së Rahovecit po shfrytëzojnë motin e mirë që po mbretëron këto ditë për të nisur zinxhirin e prodhimit të perimeve.

Punët në bujqësi nuk përfundojnë në asnjë stinë të vitit në komunën e Rahovecit. Që nga mesi i janarit kultivuesit e fidanëve të perimeve kanë filluar te hedhin farën me qëllim që koha optimale për mbjelle t’i gjejë gati.

Çlirim Duraku nga Krusha e Madhe që tradicionalisht merret me këtë punë thotë se kanë arritur të kultivojnë varietete me cilësi të lartë, ndonëse kostoja e prodhimit është e lartë, pasi serat ku ai kultivon fidanë është nxehur me dru.

“Fidanët në serën tonë janë gati në fazën e shitjes, kemi faza edhe më të vonshme, por tash është gati për tregun e shitjes për sera. Interesimi tani është fillojmë me specin dhe me  lakrën, tash është koha e lakrës më shumë dhe specat në sera, më vonë fillojmë me domate, shalqin, pjepër etj”, tha ai për RTK-në.

Ai tha se edhe institucionet lokale dhe qendrore kanë qenë pjesë e ndihmës së tyre. “Institucionet lokale në fillim na kanë ndihmuar me sera më të thjeshta, na e kanë hapur rrugën në qeveri për të na dhënë këtë projekt”, tha Duraku.

Në një parcelë tjetër Ymer Gashi po bën gati serat për mbjelljen e trangullit. Ai thotë se dimri i butë nuk shkon në favor të bujqësisë.

“Kur ka ardhur marsi kemi mbjell, gjithnjë ka qenë koha në mars. Baba kur ka punuar para 30 vjetëve kur ka ardh marsi i kemi mbjell këto rastana. Pra krejt i kemi bërë gati në mars. Lagështi ka shumë pak, dimri shumë i butë është, kap miza më shumë, sëmundjet janë më të mëdha. Kur ka dimër të fortë sëmundjet janë më të vogla”, tha ai.

Duke qenë se Rahoveci prioritet e ka bujqësinë, institucionet lokale thonë se po mundohen t’u vijnë në ndihmë bujqëve me kapacitetet që kanë.

“Sikur vitin e kaluar edhe këtë vit do t’i përkrahim fermerët në sektorin e vreshtarisë, në sektorin e perimkulturës. Gjithashtu javën e kaluar kemi hapur një thirrje për kompanitë që merren me përpunimin e perimeve, kryesisht janë të fokusuar perimet që mbillen në fushë të mbyllur ose sera, trangulli kornishin, speca të llojeve të ndryshme. Kjo është një lidhshmëri në mes të fermerëve dhe atyre që merren me tregun”, tha Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë.

Për këtë vit, me sera sipas tij në Rahovec me sera janë ndihmuar rreth 90 fermerë, ndërsa sipërfaqja e perimeve që kultivohen në ambient të mbyllur me këto ndihma është rritur për tre hektarë.

The post Bujqësia në Rahovec vazhdon të jetë e suksesshme pavarësisht sfidave appeared first on Telegrafi.

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

1 March 2025 at 09:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës së mitur, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar dy bashkëmoshatar.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

Rritet numri i votuesve në rajonin e Gjakovës

9 February 2025 at 16:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e numrit të votuesve të cilët kanë votuar deri në orën 15:00 në komunat e Rajonit të Gjakovës, ku vërehet një rritje e konsiderueshme e numrit të votuesve që nga ora 11:00.

Nga 9039 votues që kishin votuar në komunën e Gjakovës, nga të dhënat e KQZ-së bëhet e ditur që deri në ora 15:00 numri i qytetarëve që kanë votuar ka shkuar në 23 mijë 864 qytetarë.

Ndërsa ky numër ka shënuar rritje edhe në komunën e Rahovecit, ku nga 3144 qytetarë që kishin votuar deri në ora 11:00, deri në ora 15:00 numri i votuesve në këtë komunë ka arritur në 11 mijë e 623 votues.

Numri i votuesve ka shënuar rritje edhe në komunën e Malishevës, ku nga 4684 votues sa kishin votuar në ora 11:00, sipas të dhënave të KQZ-së deri në ora 15:00 numri i votuesve në këtë komunë ka shkuar në 15 mijë e 627 votues.

198 ishte numri i votuesve në komunën e Junikut deri në ora 11:00, derisa deri në orën 15:00 numri i votuesve në këtë komunë ka arritur në 1308. /Telegrafi/

The post Rritet numri i votuesve në rajonin e Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Haradinaj në Rahovec: Trefishim i subvencioneve për bujqësi, ujë dhe elektricitet pa ndërprerje 

6 February 2025 at 19:20

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Kosova Fituese”, Ramush Haradinaj, prezantoi në Rahovec planin gjithëpërfshirës për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit, duke vënë theksin te shndërrimi i Rahovecit në zonë strategjike bujqësore dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve.

“Me Ligjin e veçantë për bujqësi, Rahoveci do të shndërrohet në zonë strategjike. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Komasacion dhe ndërtimi i Liqenit Akumulues në Zhdrellë do të revolucionarizojnë bujqësinë,” u shpreh Haradinaj para qytetarëve të Rahovecit.

Në kuadër të projekteve infrastrukturore, kandidati për kryeministër paraqiti planet për zgjerimin e rrugës Rahovec-Malishevë, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë. Sipas tij, zgjerimi i sistemit të ujitjes nga Liqeni i Dukagjinit do t’i japë energji të re prodhimit vendor.

“Duke e rritur prodhimin vendor të energjisë, do të sigurojmë energji elektrike pa ndërprerje dhe me çmim 20% më të ulët. Çdo punëkërkues do të ketë mbështetje financiare deri në punësim, e çdo student do të ketë bursë,” theksoi lideri i Kosovës Fituese, duke shtuar se pagat mesatare do të kalojnë 1000 euro, ndërsa pensionet, përfshirë ato të veteranëve, do të arrijnë në 500 euro.

Programi parasheh gjithashtu grante pa kthim për bizneset e reja të të rinjve dhe anëtarësimin direkt në NATO, duke synuar një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti për Kosovën.

The post Haradinaj në Rahovec: Trefishim i subvencioneve për bujqësi, ujë dhe elektricitet pa ndërprerje  appeared first on Telegrafi.

Largohet nga banesa në drejtim të paditur, familja alarmon policinë për zhdukjen e vajzës

16 January 2025 at 11:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec është raportuar një vajzë e zhdukur.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, rasti ka ndodhur më 13 janar, dhe është raportuar nga babai i vajzës.

“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 13.01.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull m/k, ka njoftuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

The post Largohet nga banesa në drejtim të paditur, familja alarmon policinë për zhdukjen e vajzës appeared first on Sot News | Lajme.

Zhduket një vajzë në Rahovec, ja çfarë ka ndodhur

By: E.K
16 January 2025 at 11:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në Rahovec është raportuar një vajzë e zhdukur. Rasti ka ndodhur më 13 janar. “Rr. Xhelal Hajda, Rahovec / 13.01.2025 – 14:00. Ankuesi mashkull m/k, ka njoftuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

The post Zhduket një vajzë në Rahovec, ja çfarë ka ndodhur appeared first on FaxWeb.

Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje

13 January 2025 at 08:39

Një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00, në Rahovec.

Tutje thuhet se viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Gruaja nga Rahoveci piu detergjent e medikamente pas një mosmarrëveshje me burrin, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Operacion policor në Rahovec – sekuestrohen armë dhe municion, arrestohet i dyshuari

23 December 2024 at 08:43

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në Rahovec. Sipas njoftimit më datën 22 dhjetor, policia ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes.

Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur.

“Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, një pistoletë dhe 25 fishekë, një pushkë ajrore dhe një pistoletë për sinjalizim me zë.

“Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin. /Telegrafi/

The post Operacion policor në Rahovec – sekuestrohen armë dhe municion, arrestohet i dyshuari appeared first on Telegrafi.

❌
❌