TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se, Kalaja e Lezhës gjatë muajit korrik ka pritur mbi 1 000 vizitorë.
Vizitorët, vendas e të huaj, i bashkon pasioni dhe dëshira për të njohur vlerat arkeologjike dhe historike të kësaj kalaje, por edhe për të shijuar peizazhin përreth që ajo ofron.
Kalaja e Lezhës, e vendosur si një kurorë dhe e rrethuar plot me histori nga bukuritë e qytetit, ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit të Lezhës, pjesë e qytetit antik Lissus.
Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e qytetit të Lezhës, luginës së Drinit dhe e Detit Adriatik. Këtu mund të gjejmë gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine, veneciane dhe osmane.
Banorët e gjashtë fshatrave të Kaçinarit në Mirditë u mblodhën sot në shenjë proteste para Gjykatës së Lezhës ku pritej të shqyrtohej vijimi ose jo i hetimeve për mënyrën se si iu dha e drejta për të ndërtuar katër hidrocentrale në këtë zonë kompanisë “Shpërdhaza-Energji”.
Pasi e shtyu fillimisht seancën për mungesë dokumentacioni të plotë, nga ora 11:30 në 15:30, gjykata vendosi që ta shtyjë përfundimisht shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për mbyllje të çështjes për më 15 shtator ora 9:00.
Banorët pretendojnë se kompania e ka përfituar koncesionin me shkelje, pa konsultim publik dhe madje duke falsifikuar firmat e banorëve. Për këtë, në vitin 2019 ngritën kallëzim kundër kompanisë.
Prej asokohe, ata janë endur dyerve të gjykatës duke kërkuar drejtësi. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dy herë pushimin e çështjes, teksa gjykata i ka kërkuar rihetimin. Por situata duket të ketë ngecur këtu.
“Jemi munduar me mbi 32 protesta paqësore në harkun kohor të gjashtë viteve si në Kaçinar dhe Tiranë, dhe sot jemi para gjykatës së Lezhës për të njëjtën gjë, të rihetohet çështja dhe të dalin personat përgjegjës për falsifikimet e të gjithë koncesionit,” u shpreh paraditen e së hënës para gjykatës Gjon Pjetri.
Gjergj Deda, kryetar i fshatit Simon, i bëri thirrje gjykatës të mos të pranojë pushimin e çështjes, por të detyrojë prokurorinë për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë.
“I bëj thirrje prokurorisë e gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë mos ta lerë problemin ta zgjidhë komuniteti. Nëse do të bëhet puna ta zgjidhë komuniteti do të jetë fatale për zonën e Kaçinarit”, u shpreh Deda.
Për Tonin Beqirin, banor i fshatit Simon kjo është një çështje që prek interesat e një komuniteti prej 3 mijë banorësh, për të cilin nuk mund të vendosin firmat e disa personave.
“Preket interesi i shumëkujt, jo i dikujt. Nuk kërkojmë kurrgjë, kërkojmë vetëm drejtësi,” theksoi Beqiri.
Për banorët që jetojnë në fshatrat e njësisë administrative të Kaçinarit, uji është jetësor për përditshmërinë e tyre.
“Nëse do ta fusin ujin nëpër tuba nuk do të ketë më burime. Nuk do ketë ku të pinë ujë gjallesat e natyrës. Çdo gjë do të shkretohet do të bëhet Sahara”, u shpreh Gjok Beqiri për Citizens.
Avokati Marash Logu denoncoi mungesën e dokumenteve dhe shtyrjen e seancave prej katër vitesh. Sipas tij, hetimi nuk ka qenë i thelluar, por tentativë për ta mbyllur rastin teksa banorët protestojnë prej dhjetë vitesh.
Njësoj si një javë më parë, seanca u shty për mungesë dokumentacioni. Logu tregoi se prokuroria paraqiti një akt-ekspertizë të paplotë me mungesë të shumtë faqesh.
“Të gjitha faqet tek mungojnë. Pra kemi faqen 1-2, mungon faqja tre, kemi faqen katër, mungon pesa… si mund ta kuptojmë një akt ekspertimi, të cilit i mungojnë 27 faqe dhe kjo mbetet një pikëpyetje e madhe,” argumentoi avokat Logu.
Ndërkohë banorët janë të shqetësuar pasi kompania ka vazhduar punimet pavarësisht se, sipas avokatit Logu, asaj i kanë përfunduar leja e ndërtimit, leja mjedisore dhe leja për shfrytëzimin e burimeve ujore.
Banorët dhe bashkia Mirditë kanë kërkuar pezullim të punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, por makineritë në Kaçinar vazhdojnë të dëmtojnë terrenin.
Kundërshtitë ndaj projektit të katër hidrocentraleve të “Shpërdhaza-Energji” vijojnë prej vitesh.
Në fund të marsit të 2025 banorët e Kaçinarit protestuan në Qafën e Vorres, ndërsa makineritë ishin ngjitur në atë zonë. Ata kërkuan zmbrapsjen e tyre teksa kompania kishte nisur të ndërtonte fillimisht rrugën, për të vijuar më pas me ndërtimin e HEC-eve.
Me 15 prill banorët organizuan protestën tjetër në bjeshkë, ndërsa u panë forca të shumta policie që shoqëronin përkrah makineritë e rënda të kompanisë.
Në 2 maj, banorët protestuan para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkuan ndërhyrje të institucioneve për të ndalur punimet. Por deri më sot duket se protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.
Policia e Lezhës ka arrestuar Klaudio Vuksanin, i cili lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit. Policia bën me dije se gjatë kontrollit, 21-vjeçarit iu sekuestrua 1 armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me fishek në fole, dhe 2 krehra me municion luftarak. “Gjatë operacionit, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar […]
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar sot këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të ndërtimeve pa leje në vend. I ftuar në “Frontline”, Ndreu shprehu dakordësinë e tij për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke thënë se subjekti i parë që u prek ishte vëllai i tij, që zotëronte një lokal në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Shembja e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit, për Ndreun është një vendim i përligjur e qeverisë, por mendon se koha që duhej të zhvillohej do të ishte më e duhur ajo pas sezonit turistik.
“Gjithmonë ka pasur ndërhyrje të tilla. Qeveria nuk është ajo që kujdeset për hapësirat publike, e ka pushteti lokal, bashkitë e kanë detyrë. U përmend Lezha dhe unë mendoj se edhe Lezha ka probleme. Lokali i parë që është rrëzuar te bulevardi Zogu i Parë është lokali i vëllait tim, këtu në Tiranë. Ka pas disa vite që paguante taksa, por në fund të fundit ka një filozofi, një mënyrë si trajtohen hapësirat publike. Ka një klauzolë për leje provizore që duhet të rinovohen një herë në vit. Shumica e atyre nuk kanë ardhur për t’i rinovuar. Bashkia nuk mund të lërë leje të përhershme në hapësirë publike. Leje të lehta me rinovim.
Kam konflikt interesi se Thethi është dashuria ime e pikave malore në Europë. Thethi për mua është diçka që e adhuroj. Jam frekuentues familjarisht i Thethit prej vitesh dhe banorët e Thethit janë më të mirët që kam parë. Nuk janë banorët e Thethit shumica e atyre që kanë hyrë tani në Theth. Janë shumë të tjerë që nuk kanë lidhje me shtëpitë e vjetra të Thethit. Kam frikë se kanë përfituar njerëz në paligjshmëri.
Kryeministri u ka thënë që do t’u japë tapitë tokat, të gjitha atyre që kanë paur bujtina, kanë pas një shtëpi. Kisha një vit e sa pa hyrë në Theth, ishte komplet tjetër gjë. Kam ngelur i befasuar nga një bum shumë i madh ndërtimi. Unë mendoj që institucionet që e kanë pasur për detyrë atë punën e kanë pasur përgjegjësinë. Nëse unë shkoj ndërtoj aty dhe nuk më thotë njeri gjë, unë mund të ndërtoj”, tha Ndreu.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar pasi shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit. Janë sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 1 celular.
“D. H., 50 vjeç, banues në fshatin Balldre i Ri, Lezhë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në zonat brgdetare të Shëngjinit. Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al
Policia e Lezhës ka arrestuar një 25-vjeçar të shpallur më parë në kërkim për kultivim të lëndënve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
“Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, të zhvilluar më datë 25.05.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:M. B., 25 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të kryera në bashkëpunim”, njofton policia./abcnews.al
Në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe të qetë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka intensifikuar kontrollet në terren për parandalimin dhe ndëshkimin e ndotjes akustike.
Operacioni, i fokusuar kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit, por i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e frekuentuara, synon të sigurojë një mjedis paqësor për pushuesit vendas e të huaj dhe për vetë banorët.
Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë kryer verifikime dhe matje të nivelit të zhurmave në një sërë subjektesh private, si bare, restorante dhe klube nate.
Për të garantuar saktësinë dhe zbatimin rigoroz të ligjit, ekipet e policisë kanë përdorur pajisje të certifikuara për matjen e zhurmës, duke ndjekur procedura të standardizuara.
Këto veprime bazohen në kuadrin të Ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis” dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit, të datës 15 nëntor 2023.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga verifikimet e kryera deri më tani, të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar në përputhje me normat e lejuara të zhurmës. Gjithashtu, është konstatuar respektimi i fashës orare të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të jashtme, e cila është e përcaktuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Policia e Lezhës bën me dije se këto kontrolle nuk do të jenë sporadike, por do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit turistik në të gjithë territorin e qarkut.
Policia fton qytetarët dhe pushuesit të bëhen partnerë në këtë përpjekje, duke denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit apo ndotjes akustike, me garancinë për një reagim të menjëhershëm, profesional dhe të vendosur nga strukturat policore.
Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e shantazhuar vajzat shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale. Për herë të parë emri i tij u bë publik gushtin e vitit të kaluar, kur edhe pse nga qelitë e burgut ku ligji parashikon […]
TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Një 26-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Lezhës pasi drejtonte makinën pa patentë si dhe tentoi të largohej me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Falë ndërhyrjes së policisë, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.
Policia njoftoi sot se “rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës”.
“Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhrave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente”, njoftoi Policia.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.
“Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, bëri me dije Policia.
Policia një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.
Shëngjini po shndërrohet në një nga destinacionet më të kërkuara, si për pushuesit vendas dhe të huaj, ashtu edhe për investitorët.
Tashmë kanë nisur ditët e para të verës dhe plazhet në Shëngjin janë të mbushura.
Qytetarë nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur për të kaluar pushimet, derisa temperaturat e larta kanë shtuar kërkesën për pushime pranë detit.
Numrin më të madh të pushuesve e përbëjnë ata nga Kosova që thonë se nuk e ndërrojnë Shëngjinin prej vitesh, ndërsa edhe banorët rezidentë kanë vënë re një shtim të dukshëm të turistëve këtë sezon.
Nga ana tjetër, sipas banorëve Bashkia e Lezhës ka ndërhyrë në infrastrukturë, duke përmirësuar sistemin e ujësjellësit. Kjo ka ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve, jo vetëm në hotele, por edhe në plazhet publike dhe në shtëpitë private që ofrojnë akomodim.
Paralelisht me fluksin e turistëve, është rritur ndjeshëm edhe interesi për të blerë prona në këtë zonë.
Vetëm këtë vit, mbi 360 shtetas polakë kanë blerë apartamente në Shëngjin, duke e kthyer këtë qytet në një pikë të nxehtë për investime të huaja.
Një prej projekteve më të mëdha në këtë zonë është nisur në Ranën e Hedhun, ku Dukagjini Group po realizon një investim të jashtëzakonshëm, i cili konsiderohet si perla e veriut.
Më poshtë keni videon, ku mund t’i dëgjoni edhe deklarimet e qytetarëve nga Kosova dhe banorëve të Shëngjinit:
Ditën e sotme, një i burgosur është gjetur i pajetë në burgun e Lezhës, konkretisht shtetasi Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Allush Hysa, është gjetur pa puls rreth orës 07:00 mëngjesin e sotëm.
I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor.
Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
Njoftimi:
Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.
I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.
Zhurmat nga muzika në zonat turistike kanë qenë në fokus të kontrolleve të policisë së Lezhës këtë fundjavë. Policia njofton se, në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike. Ka nisur gjithashtu zbatimi i detyrave të […]
Prokuroria e Lezhës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen penale nr. 332/ 2024 në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur tre persona, mes të cilëve edhe Armando Ndreca, 30 vjeç- vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Dy të pandehurit e tjerë janë Armel […]
Një 78-vjeçar nga Torovica e Lezhës ka humbur kontaktet me familjen që prej 5 ditësh. Lekë Ndreshaj, 4 ditë më parë ka qenë te Kisha e Shkrelit në Malësi të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një miku të tij.
Por pas përfundimit të ceremonisë mortore, Ndreshaj nuk është kthyer më në Torovicë, aty ku jeton. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
I biri i të moshuarit shprehet se ka qenë në varrim, pasi ka qëndruar gjithë natën, ditën e varrimit ka kërkuar të largohet pasi sipas tij nuk është ndjerë mirë. Dhe pasi është larguar nuk është parë më…
Familjarët kërkojnë ndihmën e çdo personi që mund të ketë dijeni për fatin e 78-vjeçarit./abcnews.al
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 57-vjeçarit Pjetër Kaza. Gazetari i ABC News, Gjergji Figuri raporton se viktima u qëllua me plumb pas koke dhe pas shpatulle.
Me sa kuptohet 57-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga autorët, deri sa ka mbërritur në banesë. Dyshohet që autorët e kanë qëlluar kur viktima ka qenë brenda makinë, megjithatë makina nuk ka xhama të thyer, që të kuptohet se 57-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt me silenciator.
Pjetër Kaza u vra në orët e para të mëngjesit, të kësaj të diele, në oborrin e banesës së tij. Ishte bashkëshortja e tij e cila pa trupin e pa jetë të 57-vjeçarit. Ajo pa vetëm një njollë të vogël gjaku, dhe më pas lajmëroi familjarët të cilët konstatuan se Kaza ishte vrarë.
Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.
Ndue Kaza u vra më 7 janar të vitit 1994 në mes të qytetit të Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën pas krimit. Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.
Konflikti nuk u mbyll me kaq. Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel, ku autorët e goditën disa herë në kokë dhe kraharor./abcnews.al
Personi që shihnin në foton e mësipërme është, 57-vjeçari Pjetër Kaza, i cili u vra mëngjesin e kësaj të diele në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale të Lezhës.
Viktima, Pjetër Kaza, u zbulua pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë gjatë natës.
Pjetër Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate. Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit./abcnews.al
Pjetër Kaza, 57-vjeçari që u vra mëngjesin e kësaj të diele të Tale të Lezhës punonte në minierën e Spaçit dhe sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate. Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.
Ndue Kaza u vra më 7 janar të vitit 1994 në mes të qytetit të Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën pas krimit. Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.
Konflikti nuk u mbyll me kaq. Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel, ku autorët e goditën disa herë në kokë dhe kraharor.
Pjetër Kaza është viktima e tretë në familjen Kaza në kuadër të këtij konflikti, i cili duket se vijon prej më shumë se tri dekadash. Hetimet e prokurorisë janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al
Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,585 vota ose 42.23% me një diferencë prej 1899 votash në favor të opozitës. Në bazë të këtyre rezultateve paraprake, Partia Demokratike arrin të sigurojë 4 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialiste merr 3 mandate […]
Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të dy të arrestuar në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur pak ditë më parë në Laç, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe një shitëse ambulante.
Klevis Ndreca ishte i pranishëm në sallën e gjyqit për t’u njohur me vendimin, ndërsa Daniel Gjeloshi, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve, u përfaqësua nga avokati mbrojtës.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari Lirim Buluca e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën “arrest me burg” për veprat penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Nga të dhënat hetimore rezulton se Klevis Ndreca ndodhej në makinë së bashku me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi udhëtonte me Liridon Ismailajn dhe Gerald Bitrin.
Sipas hetimeve, konflikti ka nisur pas një përplasjeje të pasqyrave të makinave gjatë lëvizjes. Palët kanë rënë dakord të ndalojnë dhe të sqarohen në një vend të caktuar, por sapo kanë zbritur nga mjetet, Ndreca ka hapur zjarr me armë.
Të dy të rinjtë kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Nga të shtënat e Klevis Ndrecës mbetën të plagosur tre persona, përfshirë shokun e tij Amarildo Ndoj dhe një shitëse ambulante.
Gerald Bitri, i cili ishte mes të plagosurve, humbi jetën më vonë në spital. Ndërkohë, Daniel Gjeloshi ka qëlluar në drejtim të kundërshtarëve, por nuk ka shkaktuar plagë tek asnjë prej tyre. Në lidhje me kete ngjarje vijojnë ende hetime për zbardhjen e plotë të saj.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT të qytetit, është gjetur i pajetë shtetasi H. B., rreth 28 vjeç. Dyshohet se i riu është vetëvarur. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e saj ligjor.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.