TIRANË, 15 mars/ATSH/Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në sesionin e tretë të podkastit maratonë për prezantimin e skuadrës garuese të PS për zgjedhjet e 11 majit, kishte të ftuar sot edhe tre nga kandidatët për deputetë të qarkut Lezhë.
“Në këtë qark të gjithë i kemi kandidatë të rinj, përjashto drejtuesin politik Ulsi Manja. Kemi Pranvera Skana, Admir Kadeli dhe Ermal Pacajin, i cili në rrugëtimin e tij në PS ka vite”, tha Rama
Pranvera tregoi se, vjen si kandidat nga platforma “Deputeti që duam”.
Ajo tha se ka studiuar në Mirditë dhe ka ndjekur studimet e larta në Londër. Ndërsa lidhur me anën profesionale, ajo veçoi eksperiencën në Londër si konsulente në diplomaci.
Ndërsa Admiri, djali i ish-deputetit socialist Gjovalin Kadeli, tregoi se iu bashkua PS në gjurmët e babait të tij, për të qenë më pranë në nevojat e komunitetit dhe për të kontribuar për vendin e tij.
Sot Admiri mban peshën e biznesit të babit të tij, i cili nuk jeton më, por gjithashtu është angazhuar dhe po kontribuon në politikë.
Rama vuri në dukje se, Lezha është shumë komplekse.
“Lezha është një territor i historisë së veriut të vendit që ka shumë degë që zgjaten me mirditorët, malësorët, lezhjanët, pukianët dhe si qark ka Rrëshenin e Kurbin dhe gjithë kjo si qark të shtrydhet dhe të nxjerri Gjin Gjonin, që është një simboli korrupsioni i njohur botërisht, domethënë që këtë dhuratë Lezhës ia bën vetëm këneta dhe asnjëherë “, u shpreh kryeministri.
Rama tha se, “ne këtu nuk jemi për të marrë një mandat se, një mandat të katërt ne mund ta merrnim dhe pa kalamajtë. Por jemi për të hedhur bazat e PS 2030, të gjeneratës tjetër, sepse PS duhet të vazhdojë dhe e shoh si pjesë të misionit tim, që stafeta të merret nga një gjeneratë që do të bëj pjesën e punës që i takon një vendi anëtar të BE-së. Dhe këtu nuk është çështje e disa deputetëve të reja dhe të rinj, por është çështja e një mesazhi të gjatë për një gjeneratë tjetër dhe hedhja e urave. Duke ju vënë juve atje në Lezhë, ne hedhim urat dhe i flitet një gjenerate tjetër, drejtëpërdrejtë me moshën e vet”, tha Rama.
Pranvera tha se aplikoi në platformën e PS me shumë besim. “Me besim sepse Mirëdita është drejtuar nga gratë dhe PS është ajo forcë politike që mbështet gratë”, tha ajo.
Ndërsa Ermali tregoi se, është diplomuar sociologji dhe e do shumë fshatin e tij ku ka lindur. Rruga Thumanë- Kashar e ka bërë Lezhën lagje të Tiranës, u shpreh ai.
“Unë jam kulak”, tha ai, teksa nënvizoi se, ky vend bëhet me PS dhe kjo i jep kurajo të eci përpara.
“Nuk arrij ta kuptoj sesi ka akoma njerëz që kanë qenë të quajtur kulak apo të persekutuar, akoma e diskutojnë që kjo parti është e vetmja parti për ta sot. Kush e bëri hapjen e dosjeve; kush e bëri Muzeun e Gjetheve që ka ekspozuar të gjitha dhimbjet e së shkuarës; kush i botoi të gjitha historitë e dhimbjes, kush po e bën Muzeun e torturës në Shkodër, kush ia dha këstet për të gjithë të përndjekurit e gjallë. Se, ata vërtetë i vinin paratë, por i merrnin për vete dhe ka akoma njerëz që e diskutojnë drejtimin e PS”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama bashkëbisedoi edhe me Marjeta Nelin, Aurora Reçin dhe Andon Gjonin tre kandidatët e tjerë të PS-së në Qarkun e Lezhë.
Andoni 26 vjeç i lindur në Greqi, është rikthyer me familjen në Shqipëri kur ishte tre vjeç dhe është rritur në Shënkoll, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Tiranë në degën e Informatikës.
Ai tregoj se si djalë i ri e shihte të ardhmen në Tiranë. Por rasti e solli që të aplikonte në Bashkinë e Lezhës për IT dhe sot punon aty, ku dhe kontribuon për zonën e vet.
Ai e sheh angazhimin në PS si një eksperiencë që i ka dhënë përfshirje dhe e ka bërë aktiv për të ndihmuar komunitetin. “Unë kam aplikuar në platformën “Deputeti që duam” ku mora mbështetje dhe ndjeva përgjegjësi për të kontribuar në këtë projekt të madhe të PS për ta bërë këtë vend, anëtarë të BE-së”, tha Andoni.
Ndërsa Aurora vjen nga Lezha. Ajo tha se është myslimane por është martuar me një djalë katolik.
“Unë kam studiuar për administrim biznesi, gjatë këtyre viteve kam qenë pjesë e Forumit Rinor Socialist të Shqipërisë dhe e vlerësoi politikën si instrumentin që më ka ndihmuar të rritem në ndërveprimin me komunitetin dhe jam besimplotë t’i shërbej qytetit tim, ku dua të rrisë fëmijët e mi”, tha ajo.
Rama tha se, “plani i ri për skuadrën e re ka qenë që të kemi një përfaqësim deputetësh që rrinë në vendin e tyre, sepse u bë si modë që vinin në Tiranë dhe ulte nivelin e kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetin”.
Ndërsa mësuese Marjeta ndau përvojën e saj të re në angazhimin në politikë. Ajo ka lindur dhe punon në qytetin e Mamurrasit. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe jeton në Mamurras.
“Angazhimi në politikë është mision me përgjegjshmëri dhe jam e bindur që me PS do t’ja dalim”, tha ajo.
Kryeministri Rama bashkëbisedoi edhe me Marjeta Nelin, Aurora Reçin dhe Andon Gjonin tre kandidatët e tjerë të PS-së në Qarkun e Lezhë.
Andoni 26 vjeç i lindur në Greqi, është rikthyer me familjen në Shqipëri kur ishte tre vjeç dhe është rritur në Shënkoll, ndërsa studimet e larta i ka kryer në Tiranë në degën e Informatikës.
Ai tregoj se si djal i ri e shihte të ardhmen në Tiranë. Por rasti e solli që të aplikonte në Bashkinë e Lezhës për IT dhe sot punon aty, ku dhe kontribuon për zonën e vet.
Ai e sheh angazhimin në PS si një eksperiencë që i ka dhënë përfshirje dhe e ka bërë aktiv për të ndihmuar komunitetin. “Unë kam aplikuar në platformën “Deputeti që duam” ku mora mbështetje dhe ndjeva përgjegjësi për të kontribuar në këtë projekt të madhe të PS për ta bërë këtë vend, anëtarë të BE-së”, tha Andoni.
Ndërsa Aurora vjen nga Lezha. Ajo tha se është myslimane por është martuar me një djalë katolik.
“Unë kam studiuar për administrim biznesi, gjatë këtyre viteve kam qenë pjesë e Forumit Rinor Socialist të Shqipërisë dhe e vlerësoi politikën si instrumentin që më ka ndihmuar të rritem në ndërveprimin me komunitetin dhe jam besimplotë t’i shërbej qytetit tim, ku dua të rrisë fëmijët e mi”, tha ajo.
Rama tha se, “plani i ri për skuadrën e re ka qenë që të kemi një përfaqësim deputetësh që rrinë në vendin e tyre, sepse u bë si modë që vinin në Tiranë dhe ulte nivelin e kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetin”.
Ndërsa mësuese Marjeta ndau përvojën e saj të re në angazhimin në politikë. Ajo ka lindur dhe punon në qytetin e Mamurrasit. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe jeton në Mamurras.
“Angazhimi në politikë është mision me përgjegjshmëri dhe jam e bindur që me PS do t’ja dalim”, tha ajo.
/e.xh/ /a.g/ /a.f/
The post Rama me kandidatët për deputetë të Lezhës: Hedhim bazat e PS 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.