Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet për 1 orë qarkullimi i mjeteve

By: M C
24 July 2025 at 20:23

3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë.

Si pasojë e situatës së krijuar, qarkullimi i mjeteve për efekt sigurie për qytetarët u ndërpre për gati 60 minuta.

Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull, u shpreh se situata u vendos nën kontroll falë angazhimit të forcave të repartit zjarrfikës, por edhe mbërritjes së dy avionëve nga shteti fqinj.

Për fat të mirë, nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa lëvizja vijon normalisht pranë pikës kufitare./A2

The post Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet për 1 orë qarkullimi i mjeteve appeared first on Albeu.com.

Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë

By: Oldi
24 July 2025 at 21:11

Zjarri i rënë pasditen e sotme në fshatin Kakavijë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Deri më tani, janë djegur 3 banesa dhe 2 kasolle, ndërsa flakët janë zgjeruar edhe në territorin grek. Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë me intensitet për të izoluar plotësisht vatrën, e cila ndodhet pranë qendrës së fshatit. Fatmirësisht, situata është nën […]

The post Digjen 3 banesa dhe 2 kasolle/ Dëme të konsiderueshme nga zjarri në fshatin Kakavijë appeared first on BoldNews.al.

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet qarkullimi i mjeteve

By: redi
24 July 2025 at 19:24

Si pasojë e flakëve, 3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë. Për këtë qarkullimi i mjeteve për efekt sigurie për qytetarët u ndërpre për gati 60 minuta. Dhimitraq Toli, kryetari i Bashkisë Dropull, u shpreh se situata u vendos nën kontroll falë angazhimit të forcave të repartit zjarrfikës, por edhe mbërritjes së dy avionëve nga shteti…

Source

Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

By: V K
24 July 2025 at 15:24

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije, e cila ndodhet në qendër të fshatit.

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për banesat përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara.

Policia e kufirit të gjelbër dhe jo Frontex, po ndihmojnë në evakuimin e banorëve.

Ndërhyrja e shpejtë është thelbësore, për të mbrojtur kishën dhe komunitetin lokal.

 

 

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën nga afër dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.

Situata duket e rënduar, teksa është kërkuar ndihmë me forca të tjera zjarrfikëse. Efektivët e policisë kufitare janë në ndihmë të forcave zjarrfikëse dhe atyre të bashkisë Dropull.

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, situata duket e rënduar teksa flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on Albeu.com.

Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth

By: Ela
24 July 2025 at 15:27

Një zjarr ka rënë në ambientet rrethuese të kishës së fshatit Kakavije. Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve duke rritur rrezikun për banesat përreth. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara. Policia e kufirit të gjelbër dhe ajo […]

The post Zjarr në kishën e Kakavijës, flakët rrezikojnë të përhapen edhe në banesat përreth appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpëtohen 13 persona në rrezik në det


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Vijon operacioni “Siguria Detare” përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe lumore, me kontrolle intensive nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare për të garantuar siguri në ujë gjatë sezonit turistik.

Gjatë javës janë kontrolluar 431 mjete lundruese dhe janë bllokuar 30 prej tyre për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mungesë dokumentacioni.

Mjetet e ndaluara përfshijnë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji.

12 mjete janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë 100 mijë lekë secili.

Po ashtu, janë realizuar 7 ndërhyrje për të shpëtuar 13 shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ndodheshin në rrezik në det për shkak të dallgëve të forta ose defekteve në mjete.

Policia Kufitare bën apel për respektimin e perimetrit të sigurisë dhe përdorimin e mjeteve lundruese vetëm në zonat e lejuara dhe me pajisje të plota shpëtimi. Qytetarët dhe pushuesit ftohen të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/r.e/

The post Operacioni “Siguria detare”, bllokohen 30 mjete lundruese, shpëtohen 13 persona në rrezik në det appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë konstatuar dhe sekuestruar një shumë prej 14 mijë eurosh, të cilat një shtetas tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetasit O. K., 40 vjeç, banues në Fier, u gjetën të fshehura 14 mijë euro të padeklaruara. Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ndaj 40-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/a.f//r.e/

The post Kapet me 14 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 40-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin

By: E.K
14 July 2025 at 14:57

Një 40-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të nxirrte përmes pikës kufitare të Kakavijës 14 000 euro, pa i deklaruar. Paratë e gjetura pas kontrolleve të kryera u sekusetruan si provë materiale. “Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në […]

The post Kakavijë/ Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 14 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 40-vjeçarin appeared first on FaxWeb.

Shpat Kasapi flet për raportin me Selvijen, ajo e “thumbon” me një mesazh që ngre dyshime në rrjet

By: M C
10 July 2025 at 20:33

Prej disa kohësh, rrjetet sociale janë ndezur nga thashethemet dhe aludimet për një ndarje mes Shpat Kasapit dhe partneres së tij, Selvije Jao.

Së fundmi, Shpati ka vendosur të reagojë ndaj këtyre thashethemeve, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka sqaruar situatën. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për një ndarje, por për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu, ai tha se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh të ndajë ndjenjat e saj me fansat në rrjetet sociale, çka sipas tij ka krijuar keqkuptime.

Megjithatë, deklaratat e Shpatit nuk është pritur mirë nga Selvija, e cila ka reaguar në InstaStory.“Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?” shkruan ajo.

Mësazhi i saj u intepretua si një thumb nga fansat, duke lënë të kuptohet se ajo brenda vetes mban një tjetër version të ngjarjes.

The post Shpat Kasapi flet për raportin me Selvijen, ajo e “thumbon” me një mesazh që ngre dyshime në rrjet appeared first on Albeu.com.

U kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 65 vjeçaren në Kakavijë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë u procedua penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.

Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Sipas Policisë, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

The post U kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 65 vjeçaren në Kakavijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

By: E.K
29 June 2025 at 12:14

Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara. Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të […]

The post Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar appeared first on FaxWeb.

Kakavijë, u kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet 65-vjeçarja

29 June 2025 at 12:11

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 65-vjeçare e cila udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete.

Në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kakavijë, u kap me 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet 65-vjeçarja appeared first on Euronews Albania.

Po udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë, 65-vjeçarja kapet me 25 mijë euro të padeklaruara

29 June 2025 at 13:59

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 65-vjeçare e cila udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete.

Në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Po udhëtonte nga Shqipëria drejt Greqisë, 65-vjeçarja kapet me 25 mijë euro të padeklaruara appeared first on Telegrafi.

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

By: D Marku
29 June 2025 at 12:12

Një 65-vjeçare që udhëtonte drejt Greqisë është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara.

Gjatë kontrollit rutinë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, u gjet shuma e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur procedimi penal për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Shuma prej 25 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar appeared first on Albeu.com.

Tarran vizitë në Kakavijë, në fokus forcimi i sigurisë ndërkufitare

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi përmes rrjeteve sociale se ditën e djeshme, kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, zhvilloi një vizitë në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Kjo vizitë vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, forcimin e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë për menaxhimin e kufijve. Gjithashtu, u theksua roli i misionit të FRONTEX në këtë drejtim.

OSBE u shpreh mirënjohëse për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të forcuar kapacitetet institucionale në menaxhimin e kufirit.

1 nga 3

/a.f//r.e/

The post Tarran vizitë në Kakavijë, në fokus forcimi i sigurisë ndërkufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

By: Besnik
21 June 2025 at 14:03

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 73-vjeçarin J. K., banues në Greqi, i shpallur më herët në kërkim, pasi në autobusin e agjencisë së tij të udhëtimit u tentua të kaloheshin nga Shqipëria drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, një shumë prej 74 240 eurosh dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 29 maj 2025, ndërsa 73-vjeçari ishte shpallur në kërkim me dyshimin për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa policia sekuestroi asokohe shumën e parave dhe dokumentet e dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal për këtë shtetas.

Policia njofton se ndaj tij do të vijojnë procedurat përkatëse nga autoritetet kompetente.

 

Çfarë ndodhi më 29 maj 2025 në Kakavijë?

Policia ndërmori një kontroll të imtësishëm në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, ndaj një autobusi të një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A. L., 32 vjeç.

Me ndihmën e qenit të Policisë, në mjet u zbuluan 3 zarfe me 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara të falsifikuara (përfshirë karta identiteti dhe leje qëndrimi të vendeve të BE-së).

Si rezultat:

U arrestuan në flagrancë:

  1. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit
  2. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë

U shpall në kërkim pronari i agjencisë, J. K.

Shoferi i dytë i autobusit u procedua penalisht në gjendje të lirë

U sekuestruan:

74 240 euro

15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara

4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale

Njoftimi i Policisë i ditës së shtunë për ndalimin e 73-vjeçarit J.K

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë kanë kapur shtetasin J. K. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për këtë shtetas,” thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim appeared first on Euronews Albania.

Shpat Kasapi ndan mesazh të fortë pas ndarjes nga Selvija Jao

By: gaze tare
11 June 2025 at 18:14

Pas ndarjes së tij nga bashkëshortja Selvija Jao, Shpat Kasapi ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh që po tërheq shumë vëmendje. Në postimin e tij, ai shkruan:

“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan…se s’të fal, të len.”

Ky mesazh nuk duket vetëm një thirrje për një stil jetese të shëndetshëm, por edhe një reflektim personal i këngëtarit mbi marrëdhënien e tij me Selvijen. Gjatë kohës së bashkëjetesës, marrëdhënia e tyre ka kaluar momente të bukura, por edhe sfida që më në fund çuan në ndarje.

Shpat dhe Selvija janë prindër të një djali të quajtur Roel, i cili erdhi në jetë në vitin 2022. Pavarësisht largimit, ata nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen në publik, por mesazhi i Shpatit lë të kuptohet një moment reflektimi dhe mësimesh për të gjithë.

The post Shpat Kasapi ndan mesazh të fortë pas ndarjes nga Selvija Jao appeared first on iconstyle.al.

Me 160 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë

By: user 11
6 June 2025 at 10:28

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Ai hyri ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Me 160 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 41-vjeçari në Kakavijë appeared first on Lapsi.al.

I dënuar për trafik droge në Greqi, shqiptari arrestohet në Kakavijë

By: user 5
2 June 2025 at 19:31

Një shqiptar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë greke në pikën kufitare të Kakavijës. Shqiptari i cili është dënuar për trafik droge, u ndalua nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit.

Gjithashtu ndaj shqiptarit, pritej një vendim nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Volosit për shkelje të legjislacionit për drogën, me anë të të cilit ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg, për posedim, blerje dhe trafikim të drogës.

The post I dënuar për trafik droge në Greqi, shqiptari arrestohet në Kakavijë appeared first on Lapsi.al.

Kakavijë/ Sekuestrohen 74 mijë euro, shpallet në kërkim pronari i një agjencie udhëtimi

29 May 2025 at 10:35

Në pikën kufitare të Kakavijës gjenden të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi dhe sekuestrohen 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara.

Në pranga kanë përfunduar, drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë. Procedohet penalisht drejtuesi tjetër i autobusit.

Shpall në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit, i cili ishte pritësi i shumës së parave.

Sasia monetare u gjet e  fshehur në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).

Shuma e parave, dokumentet false dhe 4 celularë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

The post Kakavijë/ Sekuestrohen 74 mijë euro, shpallet në kërkim pronari i një agjencie udhëtimi appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌