Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Thellohet skandali/ Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajza të showbizit takime “speciale” në Burgun e Reçit me grupin Bajri

By: M C
15 July 2025 at 20:47

Pas skandalit të raportuar në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë ku modelja kosovare Ziza Pajaziti, ka zhvilluar takime speciale me të burgosurin, Laert Haxhiu, të tjera ngjarje të tilla janë publikuar në media, kësaj radhe në shënjestër është vendosur burgu i Reçit në Shkodër.

Bëhet fjalë për dy vajza të pretenduara se vijnë nga shoëbizi shqiptar të identifikuara me inicialet A. D., dhe R. R., të cilat kanë kryer takime speciale me të burgosur të këtij institucioni në javë të ndryshme.

Nuk dihet saktësisht se cilët prej të burgosurve janë takuar me vajzat në fjalë, por burime për media tregojnë se takimet janë zhvilluar me anëtarë të fisit Bajri të Shkodrës.

Takimet speciale janë regjistruar rreth dy muaj më parë. Emrat e tyre rezultojnë të regjistruara në regjistrat e hyrjeve dhe daljeve të këtij burgu si dhe gjithashtu prezenca e tyre është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë së këtij institucioni.

Në dijeni të këtyre takimeve mendohet të ketë qenë dhe shefi i policisë së burgut të Reçit, Dylber Beqiri si dhe drejtori i burgut, Leonard Mardoda. Burime për media kanë bërë me dije se Drejtoria e Burgjeve ka lëshuar masat e pezullimit nga detyra të Beqirit dhe Mardodës.

The post Thellohet skandali/ Pas Ziza Pajazitit me Laert Haxhiun, vajza të showbizit takime “speciale” në Burgun e Reçit me grupin Bajri appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

By: Oldi
27 June 2025 at 21:23

Nga Elton Qyno Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9. […]

The post Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti appeared first on BoldNews.al.

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

26 June 2025 at 10:43

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të enjte për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë. Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në […]

The post “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën appeared first on BoldNews.al.

Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën

By: V K
26 June 2025 at 10:52

Këtë të enjte, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dhënë pretencën për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë.

Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në Shkodër, SPAK ka kërkuar dënimin me 15 vite burgim, ndërkohë për biznesmenin Pëllumb Gjoka është kërkuar dënimin me 14 vite heqje lirie.

Ndërsa për ish-efektivin e policisë Edmond Preka, është kërkuar dënimi me 11 vite burgim.

Për Astmer Bilalin, është kërkuar dënimi me 10 vite burgim, për ish zv.drejtorin e Policisë së Shkodrës Ardit Hasanbegajn 9 vite burgim, për ish-shefin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit Oltion Bistrin, 9 vite burgim dhe për ish-prokurorin Xhevahir Litën 6 vite burgim.

Ndaj tyre do të aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar për uljen e një të tretës së dënimit.

Në seancën e sotme në GJKKO, në sallë ishin të pranishëm të pandehurit Edmond Preka dhe Oltian Bistri. Mes diskutimesh, u kërkua dhe ndërprerja e seancës së sotme, gjë që nuk u pranua nga GJKKO-ja.

Avokati: M’u dha koha e mjaftueshme për takimin me të pandehurin, por ai ka kërkuar të mos mbrohet prej meje, pa më dhënë arsye.

Edmond Preka: Unë nuk dua të përfaqësohem nga avokati, ai ka në dorë jetën time, ai s’ka lexuar as dosjen.

Avokati: Kërkoj vazhdimin e gjykimit të çështjes ose të kërkojmë ndarje të çështjes, pasi nuk mund të penalizohet klienti im duke iu pezulluar afati i paraburgimit.

Avokati Gurali Brahimllari: Lidhur me vendimet e të pandehurit Edmond Preka, ligji parashikon një mbrojtje efektive, në kushtet kur mbrojtësi i zgjedhur prej tij mungon dhe ka paraqitur një raport mjekësor…

Gjykata: Nuk keni pse ju të flisni për të pandehurit tjerë, ju lutem mbroni klientin tuaj.

Avokati Gurali Brahimllari: Kërkoj që seanca e sotme të ndërpritet për shkak të raportit mjekësor. Flas në emër të vijueshmërisë së seancës pasi preket edhe e drejta e klientit tim

Avokati Rumano: Duke marrë parasysh se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në situata më kritike se ne dhe ka vijuar të jetë prezent në seanca, por ajo çfarë unë shoh nga gjykata është përshpejtimi i seancës, duke mos lejuar mbrojtjen efektive. Me gjithë respektin për kolegët, nuk munden avokatët kryesisht të përfaqësojnë të pandehurit, Gjykata e përdor si efekt procedurial pa marrë parasysh efektivitetin e mbrojtjes, situatë e cila mund të sjellë rigjykim.

Avokati Gurali Brahimllari: Dua të di nëse prokuroria ka paraqitur konkluzionet e 26 prill 2024, apo qëndrimi që ka mbajtur më 1 tetor 2024? Mbi çfarë baze autoritete ligjore franceze e kanë kryer këtë porosi?

Prokuroria: Do të lexoj vetëm dispozitivin dhe do ua paraqesim avokatëve një kopje.

Gjatë leximit të fakteve të nxjerrja nga hetimi, prej Prokurorisë së Posaçme, avokati Brahimllari u shpreh se; “Ajo çfarë po lexohet është e njëjta, gërmë për gërmë me dosjen që kanë paraqitur për gjykimin e këtij procesi”.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Pëllumb Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka, rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

SPAK akuzon biznesmenin Pëllumb Gjoka, se në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën, kanë kryer vrasjen e Gjin Boriçit dhe kanë siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

SPAK thotë se ata u ndihmuan edhe nga ish-shefi i krimeve në Shkodër, Ardrit Hasanbegaj, që u jepte informacione. Teksa hetimet treguan edhe se Pëllumb Gjoka e Behar Bajri, kishin korruptuar ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e forcave operacionale Oltion Bistri.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga “Sky Ecc” në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka, është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit, si dhe në Gjykatën Kushtetuese.

The post Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Behar Bajrin dhe Pëllumb Gjokën appeared first on Albeu.com.

Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

By: redi
24 June 2025 at 16:47

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Të akuzuarit e SPAK për një nga ngjarjet e bujshme kriminale në vend, vrasjen e Fatbardh Licit, i kanë bërë rekurs vendimeve që i kanë lënë në paraburgim përmes avokatit të tyre, Sokol Tahiraj. Vendimi i tyre vjen pasi Apeli i GJKKO-së i la në burg. Ngjarja ka ndodhur vite më parë në Shkodër dhe është…

Source

Vrasja e Fatbardh Licit/ Gjykata e Lartë rrëzon Bajrit dhe Astmer Bilalin

By: user 8
24 June 2025 at 16:51

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli i GJKKO i dënoi ata me burg.

Safet Bajri u arrestua më 17 Shkurt. Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale.

Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.

“Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

KRIMET PËR TË CILAT AKUZOHESHIN BAJRAJT NË 2018

14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.

14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionë lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi (Bajri).

15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. 18.08.2006 Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

04.08. 2006 Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

The post Vrasja e Fatbardh Licit/ Gjykata e Lartë rrëzon Bajrit dhe Astmer Bilalin appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin

By: M C
24 June 2025 at 16:46

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur vite më parë në Shkodër.

Tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Ngjarja për të cilën akuzohen është konsideruar si një nga rastet më të rënda me sfond hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale në veri të vendit.

Në pretendimet e tyre, të pandehurit dhe avokatët mbrojtës kishin argumentuar se procesi gjyqësor kishte pasur shkelje procedurale dhe mungesë provash të plota. Ata kanë paralajmëruar ndjekjen e mëtejshme të rrugëve ligjore për të provuar, sipas tyre, pafajësinë e klientëve të tyre.

The post Vrasja e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin appeared first on Albeu.com.

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

16 May 2025 at 13:39

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit, të regjistruar më 30 Tetor të vitit të kaluar në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha. Bëhet fjalë për shtetasin Gjuljo Vuksani, të cilit i është ndryshuar masa e […]

The post EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit appeared first on BoldNews.al.

“Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”/ Dumani tregon paktin me Behar Bajrin

18 April 2025 at 11:21

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka dëshmuar në gjykatë lidhur me dosjen “Plumbi i artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi lidhjet e tij me persona të botës së krimit.

Ai përmendi Behar Bajrin, të cilin e kishte njohur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, një prej viktimave të masakrës së Dobraçit.Dumani ka rrëfyer se kishte zhvilluar takime me Bajrat për të organizuar një goditje ndaj Dorjan Duli dhe Genc Tafilit, duke i dhënë atyre mbi 1 milion euro për këtë marrëveshje.

“Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli. Rrinte në Durrës dhe kam 15 vite që e njoh. Në telefon e kam pas rregjistru me emrin ‘Bisha’. Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat, këta të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjysmë euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morëm asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela, por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me SKY ECC,”-ka rrëfyer Dumani gjatë seancës në GJKKO.

Arlind Bushati, një nga viktimat e masakrës së Dobraçit, dyshohet se kishte lidhje të mëparshme me grupin e Bajrave.Ai kishte tradhtuar shokët e tij, duke i nxjerrë ata në pritë në momentin e atentatit.

Në kohën e sulmit, Bushati ndodhej në makinë me persona që ishin kundërshtarë të Bajrave dhe për të cilët dyshohet se kishte bashkëpunuar, duke tradhtuar grupin e tij të mëparshëm. Gjatë atentatit, ai humbi jetën së bashku me dy kalimtarë të pafajshëm.

Në atentatin e Dobraçit, ishin të përfshirë edhe Hamza Lici dhe Ibrahim Lici, që ishin pjesë e familjes kundërshtare të Bajrave.

The post “Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”/ Dumani tregon paktin me Behar Bajrin appeared first on Sot News | Lajme.

Dumani tregon telefonatat me Behaj Bajrin: I kërkova 1.5 milion euro!

By: user 4
17 April 2025 at 14:23

Dorasi i njohur i krimit të organizuar, Nuredin Dumani, ka zbuluar sot në sallën e gjyqit (17 prill 2025) një tjetër kapitull nga rrëfimet e tij kriminale, duke renditur me emër dhe mbiemër disa prej figurave më të errëta të botës së nëndheshme shqiptare: Suel Çela, Behar Bajri dhe Elton Basha. Rrëfimi i tij, i gjatë dhe i detajuar, hodhi dritë mbi marrëveshje për vrasje me pagesë, biseda në rrjete të koduara si ‘Sky’ e ‘Matrix’, takime të fshehta dhe pagesa që arrijnë në shifra deri në 1.5 milionë euro.

Në dëshminë e tij, Dumani tha se fill pas përfshirjes në vrasjen e një personi të njohur si “Masha”, që mendohet se ishte drejtuesi i shkollës Willson në Tiranë, iu ofrua bashkëpunim nga Suel Çela:

“Pasi nisa të merrem me vrasjen e Mashës, vjen Baho më thotë Suel Çela kërkon të bëjë diçka me ne. Në momentin kur jam plagosur unë ka folur Henriku me Suel Çelën. Ia kam dhënë telefonin Henrikut të fliste me Suelin, kisha dy telefona që komunikoja me Suelin, ai e hoqi ‘Matrix’ pas vrasjes së Bled Muçës në Belgjikë.”

Ai tregoi gjithashtu për lidhjet me një emër të njohur nga Burreli:

“Elton Basha nga Burreli ka vite që e njoh. Më shumë se 15 vite më parë. Në telefon e kisha ‘bisha’. Për herë të fundit e kam takuar kur erdhi në Kosovë 2021, fundi i këtij viti. Ka nejt disa herë te unë në Kosovë. E takoja si shok, ça llogarie.”

Një tjetër sekuencë e rëndë e rrëfimit ishte ajo e negociatave me Behar Bajrin:

“Behar Bajrin, e kam takuar me Arlind Bushatin. I kishte thënë Elton Basha Arlindit se është shoku im. Tha bjere Nuredinin. Kto prisnin takim me mua, unë nuk shkova, çova Eltonin bashkë me Altinin, s’më kujtohet mbiemri, është nga Dibra. Isha në kontakt me Eltonin. Kërkojnë Nuredinin ato, i japin telefonin, ja ku është. Behar Bajri më tha pas një bisede me tensione dhe të gjatë, për të bërë goditje për atë, Dorian Dulin, Genc Tafilin, dhe persona të tjerë po s’më kujtohen. I kam kërkuar 1.5 milionë euro. Ai më dha 200 mijë euro se aq sa kërkova unë tha të çohen të vdekurit nga varri, si bëj dot. Unë i kërkova në këmbim Behar Bajrit, Talo Çelën. Sepse ma ofroi, të më ndihmonte tha kam rob. Ia kërkova thashë ma gjej ku është. Pas disa kohësh tha se di. Suel Çela ma ka pranuar vetë se ka bërë takim me Talo Çelën. Me Behar Bajrin kam komunikuar me ‘sky’ ose ‘matrix’.”

Dumani nuk kurseu as detajet nga dita e atentatit që ai vetë pësoi, teksa ishte nisur për të ekzekutuar një tjetër emër – të njohur si ‘Oti’:

“Dy kallashnikovë kisha, një do ia jepja Suel Çelës dhe një do e mbaja vetë për të goditur. Henrikut s’i tregova se ku jam. Ndalova fillimisht në Pajovë. Henriku s’më jepte info ku është Oti. Fola me Suelin e pyeta, se s’po dilte Oti, i çova vendin e makinës ku jam te kthesa e Cërrikut. Pashë disa makina, kam identifikuar 5 makina. Nuk e shoh mirë situatën i them Suelit, po largohem. 5 min më pas makina që më bëri atentatin mori për Cërrik. Më bllokuan rrugën makina me targa greke, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re pas makinën tjetër që vinte. Një moment djathtas shoh që më gjuajnë me armë. Atë moment një ‘e clas’ vishnje pash. Ktheva instiktivisht, pash 3 veta, dy gjuanin e shoferi. I dhashë gaz makinës, kur gjujtën për së dyti më kapën plumbat. Ndalova makinën te një lokal, dhe kam zbritur në tokë. S’kam pas atë ditë info se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Otin.”

Në këtë mozaik të rrëfimeve mafioze, Dumani vazhdon të prodhojë akuza dhe rrëfime për disa nga njerëzit më të njohur të krimit, duke u shndërruar në një nga njerëzit që po hedh dritë në atë që ndodh në botën e nëndheshme të krimit.

The post Dumani tregon telefonatat me Behaj Bajrin: I kërkova 1.5 milion euro! appeared first on Lapsi.al.

Dumani: Me Bajrin flisja përmes Arlind Bushatit, i kërkova 1.5 mln euro për vrasjen e Dulit dhe Tafilit

17 April 2025 at 12:48

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka vijuar me dëshmitë e forta në sallën e gjyqit në GJKKO, ku iu përgjigjet pyetjeve të të pandehurve të tjerë. Nuredin Dumani ka deklaruar se me Beharj Bajrin ka folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, ku ky i fundit u vra në masakrën e Dobraçit, teksa ndodhej […]

The post Dumani: Me Bajrin flisja përmes Arlind Bushatit, i kërkova 1.5 mln euro për vrasjen e Dulit dhe Tafilit appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Berishës: Safet Bajri u transferua në burgun e Reçit me urdhër të Manjës

By: user 8
11 April 2025 at 17:22

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim sipas të cilit, Safet Bajri dhe Behar Bajri janë transferuar nga burgu 313 në burgun e Reçit me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ergys Agasit.

Në denoncimin që ka ardhur në adresë të Berishës, thuhet se Safet Bajri është drejtori real i burgut të Reçit. Ndërkohë Safet Bajri dhe anëtarët e bandës së tij janë të pajisur me telefona e bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi në darkë.

Denoncimi: 

Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Pershendetje dr Me urdher te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku ne fakt Safeti eshte drejtori real. Ai vet dhe dy te te burgosur te tjere jane paisur me telefona dhe bejne fushat elektorale nga mengjesi ne darke. Ju lutem anonim e kuptoji vet.

The post Denoncimi i Berishës: Safet Bajri u transferua në burgun e Reçit me urdhër të Manjës appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi i Berishës: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin

By: user7
11 April 2025 at 14:49

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim, që thekson se me urdhër të Ministrit Ulsi Manja dhe Ergys Agasit, Bajrat janë transferuar nga burgu 313 në burgun e Reçit. Sipas denoncimit, Safet Bajri është drejtori real i këtij burgu. Po ashtu theksohet se bashkë me anëtarët e bandës së tij janë të pajisur me telefona e bëjnë fushatë elektorale nga mëngjesi në darkë.

Postimi i Plotë:

Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Pershendetje dr Me urdher te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku ne fakt Safeti eshte drejtori real. Ai vet dhe dy te te burgosur te tjere jane paisur me telefona dhe bejne fushat elektorale nga mengjesi ne darke. Ju lutem anonim e kuptoji vet.

The post Denoncimi i Berishës: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin appeared first on Lapsi.al.

Berisha publikon denoncimin: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin

11 April 2025 at 15:29

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në rrjetin e tij social në facebook ka publikuar një denoncim. Sipas denoncimit Safet Bajri është drejtor i burgut të Reçit dhe të burgosurit janë të pajisur me telefona dhe bëjnë fushatë elektorale.

Postimi i Plotë:

Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Pershendetje dr Me urdher te ministrit Manja dhe Gys Agasit Bajret nga burgu 313 i Tiranes jane transferuar ne Burgun e Reçit ku ne fakt Safeti eshte drejtori real. Ai vet dhe dy te te burgosur te tjere jane paisur me telefona dhe bejne fushat elektorale nga mengjesi ne darke. Ju lutem anonim e kuptoji vet.

The post Berisha publikon denoncimin: Burgu i Reçit me drejtor Safet Bajrin appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për të dashurën e Safet Bajrit

2 April 2025 at 10:54

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008. Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, u arrestua më 21 Shkurt Safet Bajri. Ndërsa 5 ditë pas tij u prangos edhe Eria Ago, e cila dyshohet se drejtoi një prej makinave të përdorura në atentatin e bujshëm. Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

“Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja E.A. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet (Bajri) Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe se mjeti tjetër përdoret nga Eria Ago”, thuhet në dosjen hetimore.

Roli i ish-Missit në krim

Për të kryer vrasjen e Fatbardh Licit, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, në shoqërinë e të dashurës së Safetit, Eria Aga, udhëtuan që në orët e parë të mëngjesit të 10 gushtit 2018 nga Tirana për në Shkodër. Njëri prej mjeteve “Mercedes Benz CL”, i bardhë dhe me targë “AA989TE” është drejtuar nga Eria, e cila sipas SPAK, konfirmohet përmes komunikimeve që ajo ka pasur me Astmer Bilalin. Me këtë makinë, Eria Aga ka udhëtuar nga Tiranë në drejtim të Shkodrës bashkë me Astmer Bilalin, te makina e së cilës Astmeri ka harruar xhupin, që dyshohet se është qitësi në vrasjen e Fatbadh Licit.

The post Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së merr vendimin për të dashurën e Safet Bajrit appeared first on Sot News | Lajme.

“Jam në gjendje të rëndë”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli jep vendimin për ish miss-in Eria Ago

2 April 2025 at 11:09

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish miss-in Eria Ago, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras në Shkodër. Ajo akuzohet për veprën penale të krijimit të kushteve […]

The post “Jam në gjendje të rëndë”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli jep vendimin për ish miss-in Eria Ago appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr në dorë sagën e vrasjeve të Shkodrës, hetime për 4 ekzekutime dhe shpërthime me tritol

24 March 2025 at 19:27

6 ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018 janë duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e një sage hakmarrje mes fiseve Bajri dhe Lici në kryeqendrën e veriut. Konkretisht janë duke u kryer hetime mbi shpërthimin e një sasie eksplozivi në Janar të 2018 në lagjen Partizani, katër […]

The post SPAK merr në dorë sagën e vrasjeve të Shkodrës, hetime për 4 ekzekutime dhe shpërthime me tritol appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Fatbardh Licit/ Apeli lë në burg Safet Bajrin, dëshmia: Isha në resorant peshku!

20 March 2025 at 13:02

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat “Arrest me burg” për Safet Bajrin (Rustemi), Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët akuzohen se kanë kryer në bashkëpunim vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Tereza Merkaj, teksa gjatë seancën plenare Safet Bajri ka deklaruar se bisedat në […]

The post Vrasja e Fatbardh Licit/ Apeli lë në burg Safet Bajrin, dëshmia: Isha në resorant peshku! appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i Posaçëm nuk ndryshon masën e sigurisë, lë në burg Safet e Bajrin dhe Astmer Bilalin

20 March 2025 at 12:43

Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e “arrestit në burg”, për Safet e Behar Bajrin si dhe Astmer Bilalin të arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licin.

ABC News mëson se lidhur me këtë çështje, Safet Bajri ka pretenduar se një natë para se të ndodhte ngjarja ka qenë në një restorant në Tiranë. Më pas sipas tij ka qenë në një lokal nate. Safet Bajri ka pretenduar gjithashtu se përgjimet nuk provojnë që ai të jetë autor, për ngjarjen për të cilën akuzohet,.

Sipas SPAK, vrasja është kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërmi i Fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të Boran Bërçanës në korrik të 2018-tës.

Kujtojmë se Fatbardh Lici u qëllua me breshëri automatiku, në kohën që ishte i ulur në një lokal në lagjen Kiras kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ku ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur.

/abcnews.al/

 

Publikohen PAMJET/ Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit

By: Oldi
18 March 2025 at 20:50

Janë publikuar pamjet kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Prokuroria […]

The post Publikohen PAMJET/ Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌