Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Krimet e luftës pa gjyqtarë të specializuar, kërkohet reformë në gjyqësor

4 May 2025 at 23:54

Profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës, do të ndikonte në efikasitet të këtyre rasteve, thonë njohës të sistemit të drejtësisë. Nga KGJK-ja thonë se me rritjen e numrit të gjyqtarëve në Departament Special, do të shikohet edhe një mundësi e tillë.

Pesë prokurorë në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, merren vetëm me hetimin rasteve të krimeve të luftës.

Por aktakuzat që dërgohen nga këta prokurorë, në Gjykatë nuk trajtohen nga gjyqtarë që janë të profilizuar për këtë fushë. Në departamentin special të Gjykatës në Prishtinës, trajtohen raste më komplekse përfshirë edhe krimet e luftës.

Albert Zogaj kryesues i Këshillit Gjyqësor, konfirmon se mundësia e profilizimit të gjyqtarëve për krime të luftës, do të shikohet sapo të përfundojë procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj për këtë departament.

“Jemi në proces të përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj në Departamentin Special dhe me rritjen e numrit të gjyqtarëve në këtë departament, sigurisht do të shikohet mundësia e profilizimit të gjyqtarëve për krime lufte”, ka theksuar për Tv Dukagjinin, Albert Zogaj – kryesues i KGJK-së.

Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se në rast se bëhet profilizimi i gjyqtarëve do të kishte efekte pozitive, për shkak se Kosova ka ende mungesë të praktikës gjyqësore për këto raste.

“Besoj që do të ketë efekte pozitive për faktin se bëhet fjalë për krime që janë komplekse, pastaj për krime që janë kryer në rrethana specifike, nuk janë zbatuar të gjitha ato rregulla të taktikës kriminalistikes kur është kryer vepra penale për shkak të rrethanave, mungesa e praktikës gjyqësore për raste të tilla, kjo do të kontribonte në aspektin e profilizimit të tyre për të qasë më lehtë”, ka deklaruar Fejzullah Hasani – ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Sipas Amer Aliajt përveç për krime lufte, gjyqtarët duhet të profilizohen edhe për fusha të tjera.

“Është mirë që të profilizohen gjyqtarë të krijohen trupa gjykues të cilët do të merren vetëm me gjykimet për krimet e luftës, për arsye se kjo e bënë që të kemi një trajtim më efikas do të ndikojë edhe tek unifikimi i praktikave, por edhe gjyqtarët do të profilizohen edhe do të fitojnë më shumë përvojë në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës”, ka theksuar Amer Aliaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.

Një kërkesë të tillë për profilizim të gjyqtarët e kishte bërë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e edhe prokuroria Speciale e Kosovës.

The post Krimet e luftës pa gjyqtarë të specializuar, kërkohet reformë në gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

14 March 2025 at 23:23

Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes.

Deri më 4 prill, kur është dita e fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuara të paraqes të gjitha dëshmitë, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, janë të parapara të mbahen edhe 8 seanca.

Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes prokuroria kishte njoftuar se kanë arritur të konfirmojnë vetëm një dëshmitar, e nuk kanë treguar nëse kanë arritur të sigurojnë edhe të tjerë.

“Ju keni identifikuar saktë numrin e ditëve të procesit gjyqësor. Informacioni që kërkoni nuk është publik”.

Për avokatin e akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, përfundimi i afatit për prokurorinë, mund të sjellë edhe ndryshimin e masës së sigurisë për të akuzuarit, që janë në paraburgim nga viti 2020.

“Palët pasi të kryhen dëshmitarët e prokurorisë ka një bazë të arsyeshme ku mund të kërkojnë nga gjykata që merr një vendim tjetër mbi masën e sigurisë të paraburgimit, derisa të kryhet gjykimi, sepse një nga arsyet që janë në paraburgim janë për shkak të ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë”, ka thënë Hodaj.

E, Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon për procedurën tutje të këtij procesi.

“Pas 4 prillit pala mbrojtëse ka të drejtë që të parashtrojë disa mocione për kundërshtimin e akuzave pas kësaj 10 ditë ka prokuroria që të jep kundërpërgjigje në këto mocione dhe lidhur me këto mocione gjykata e merr një vendim, nëse do të hedhet poshtë ndonjë akuzë.. me rregulloren e procedurës së provave pala tjetër që ka të drejtë të ftoje dëshmitarë është pala e dëmtuar…dhe pastaj vjen radha tek mbrojtja…”, ka thënë Aliaj.

Por, sipas ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, që ka qenë i angazhuar edhe në ekipin mbrojtës, ky proces gjyqësor është politik dhe i padrejtë.

“Kemi një proces të stërzgjatur dhe politik që është përcjell me padrejtësi, e i cili është përcjell me denigrim i cili është përcjell me vendime të padëgjuar në të drejtën ndërkombëtare dhe unë mendoj se kanë mbetur edhe pak muaj nga lirimi i krerëve të UÇK-së, sepse deri më tani prokuroria nuk ka arrit në asnjë pikë që të dëshmojë akuzat që i ka vendosur në aktakuzë”, ka thënë Artan Behrami.

Nga prilli i vitit 2023, kur edhe ka nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadrit Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, janë dëgjuar në gjykatore 123 dëshmitarë, e shumë dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.

Ish-krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. /Dukagjini/

The post Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë appeared first on Telegrafi.

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

27 February 2025 at 19:28

Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë refuzuar për herë të të dytë brenda pak kohësh kërkesën që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të vizitojë babanë e tij të sëmurë. Familja e Thaçit kanë thënë se refuzimi përveç i padrejtë dhe johuman, është edhe politik, derisa gjendja e babait të tyre thonë se është përkeqësuar shumë kohën e fundit.

Një tjetër JO e ka marrë ish-presidenti Hashim Thaçi në kërkesën e tij për t’u kthyer në Kosovë që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë.

Familja e tij, refuzimin e radhës nuk e ka pritur mirë, derisa përmendin se gjendja e Haxhi Thaçit ka shkuar duke u përkeqësuar.

Idriz Thaçi, vëlla i ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin, kritikon specialen për vendimin, të cilin e konsideron jonjerëzor e politik.

“Babës i është përkeqësuar sërish gjendja shëndetësore dhe ai vazhdimisht po kërkon të flas me Hashimin, ta shoh atë. Kjo është e hera e tretë që po hospitalizohet brenda një periudhe të shkurtër dhe gjendja e tij çdoherë e më shumë po përkeqësohet. Përballë kësaj gjendjeje, refuzimi i vizitës së vëllait tonë nga ana e Dhomave të Specializuara është johuman, i padrejtë dhe shkelje e të drejtave të tij. Nuk ka procedurë apo rregullore që nuk ia mundëson vizitën, prandaj ky refuzim është vetëm politik”, ka thënë Idriz Thaçi.

Gjykata Speciale, njoftoi një ditë më parë, se sërish ka refuzuar kërkesën, e dytë që Hashim Thaçi, ka bërë përmes avokatëve, për të qëndruar në Kosovë, duke thënë se ka alternativa të tjera që ai të jetë në kontakt me babanë e tij.

“Trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e z.Thaçi për këtë vizitë sepse situata e babit të z.Thaçi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk janë krijuar kushte për të lejuar vizitën në mbikëqyrje”, ka thënë zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thonë se, një kërkesë e tillë do duhej të aprovohej, meqë procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve tashmë është drejtë përfundimit, dhe arsyet janë humanitare.

“Më nuk ka arsye që dikush të ndikonte në dëshmitarë sepse tashmë dëshmitarët e prokurorisë nuk do të ftohen për tu dëgjuar dhe tani vjen radha tek palët e tjera, që të ftojnë dëshmitarët e vetë, por edhe kur mundësohet ajo vizita personat që janë nën përcjellje ata s’kanë kontakte me persona të tretë as nuk japin deklarata për media dhe janë nën përcjellje dhe kanë kontakt me familjarët e ngushtë…”, ka thënë Amer Aliaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat.

Dhomat e Specializuara, së voni kanë konfirmuar edhe aktakuzën e dytë ndaj Thaçit për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. /Dukagjini/

The post Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik appeared first on Telegrafi.

Akuzat e reja, Thaçi e Smakaj brenda 30 ditëve duhet të deklarohen rreth fajësisë

15 December 2024 at 21:39

Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj kanë kohë edhe 3 javë për tu deklaruar nëse e pranojnë fajësinë ose jo për akuzat që së fundmi u konfirmuan për pengim të drejtësisë. Megjithatë këta të dy, këtë mund ta bëjnë edhe të martën, kur pritet të mbahet një seancë, ku do të diskutohet për hapat drejt gjykimit për këtë rast.

Javën e ardhshme Hashim Thaqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi sërish do të dalin në gjykatore të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, për akuzat për pengim të drejtësisë,

Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka caktuar që këtë të martë, të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes, ku do të diskutohet për organizimin e shkëmbimeve midis palëve për të mundësuar përgatitje të shpejtë për gjykim.

Në këtë seancë, ish presidenti Hashim Thaçi, e ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj e kanë mundësisë të deklarohen rreth pranimit ose jo të fajësisë.

“Sa i përket pranimit ose jo të fajësisë në lidhje me akuzat të pandehurit ka të drejtë ta bëjë këtë gjë në afat prej 30 ditësh nga momenti i paraqitjes për herë të parë në Gjykatë”, ka theksuar për RTV Dukagjinin, Ardian Bajraktari – avokat.

Në seancat e paraqitjes së parë, Hajredin Kuçi, Fadil Fazliu e Isni Kilaj nuk kanë pranuar fajësinë, duke mohuar akuzat e zyrës së prokurorit të specializuar.

Përveç Kuçit, që është në liri e Thaçit, që ndodhet në paraburgim që nga 2020, të tre të tjerëve Gjykata iu caktoi masën e paraburgimit pas arrestimit, ndonëse të njëjtit kërkuan lirim me kusht.

“Tani ne nuk kemi shumë detaje në arsyetim, në provat në arsyetimet në propozimet e prokurorisë, dhe sigurisht që Gjykata i ka shqyrtuar një ka një dhe ka marr një vendim bazuar në kushtet dhe ligjit ashtu sa ka mundësi dhe ka ofruar masat adekuate”, ka theksuar Amer Aliaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Gjykata Speciale së fundmi ka konfirmuar aktakuzën e re, Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, duke ndikuar e zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, që ishin pjesë e rastit ku ish krerët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte.

The post Akuzat e reja, Thaçi e Smakaj brenda 30 ditëve duhet të deklarohen rreth fajësisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌