Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane

22 August 2025 at 11:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja.

“Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të matshme që vetë BE ka vendosur, por se vendosmëria, një qasje e drejtë dhe një rrugë e parashikueshme janë të nevojshme për përparimin e vendit dhe shtoi se vendi qëndron fort në prioritetet e tij strategjike: anëtarësimin në NATO, angazhimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Ministri iu referua gjithashtu anëtarësimit në NATO dhe kontributit të vendit në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale, duke përfshirë edhe Partneritetin për Siguri dhe Mbrojtje midis Maqedonisë dhe BE-së, si dhe marrëveshjeve të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë.

Lidhur me ekonominë, Ministri theksoi se sipas statistikave të fundit, Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe në Evropë për sa i përket vëllimit të investimeve të huaja në raport me PBPV-në./Telegrafi/

The post Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane appeared first on Telegrafi.

Mucunski: SHBA uli dukshëm tarifat për produktet nga RMV, dëshmi se po vendosen marrëdhënie të reja ekonomike mes dy vendeve

1 August 2025 at 18:00

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind.

Sipas Mucunskit “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”.

Ai theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë.

“Ky vendim është dëshmi konkrete për përkushtimin e përbashkët në hapjen e mundësive të reja për eksportuesit tanë, kompanitë dhe ekonominë në tërësi. Mbetemi plotësisht të përkushtuar në finalizimin e marrëveshjes e cila do t’i mënjanojë barrierat e tjera tregtare dhe do të krijojë përfitime afatgjate për të dyja ekonomitë. Jam i bindur se me këtë vendosen themelet për kapitull të ri në marrëdhëniet ekonomike Maqedoni e Veriut -SHBA”, është shprehur Mucunski.

The post Mucunski: SHBA uli dukshëm tarifat për produktet nga RMV, dëshmi se po vendosen marrëdhënie të reja ekonomike mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në

28 July 2025 at 13:42

“Shteti nuk mbrohet me fjalë. Mbrohet me aleatë, pajisje dhe dituri. Vlerat e përbashkëta nuk deklarohen – mbrohen dhe jetohen”, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në video fjalimin në rrjetet sociale, në të cilën flet për rëndësinë dhe përfitimet nga partneriteti i siguruar me Bashkimin Evropian, me ç’rast e potencoi rëndësinë që shteti ynë është i pari në rajon që nënshkruan partneritet të këtillë me BE-në.

Kjo thekson se përmes këtij partneriteti shteti merr 15 milionë euro mbështetje për Armatën, pajisje moderne, trajnim, sisteme komunikuese dhe rezistencë të kërcënimeve të reja dhe se ky është vetëm fillimi.

“Drejt kusjt synojmë. Një armatë më të fuqishme. Siguri e vërtetë dhe siguri për qytetarët. Integrimi evropian që nuk është vetëm fjalë, por realitet. Kjo nuk është simbolikë – kjo është strategji që e jetojmë. Me vepra”, porosit Mucunski.

Vitin e kaluar, vendi nënshkroi një Marrëveshje për Partneriteti për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian, duke e bërë atë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që krijon një partneritet të tillë me BE-në. Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së u nënshkrua në Bruksel nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell.

The post Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive

26 July 2025 at 13:30

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski thotë se zhvillimi i situatës me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga ish-deputetja e RDM-së, Liljana Popovska, do të konfirmojë nëse ndryshimet kushtetuese janë pengesa e vetme për Bullgarinë për zhbllimin e procesit tonë eurointegrues.

“Bullgaria, në pozicionet zyrtare që i ka mbajtur, të paktën deri më tani, thotë se problemi i vetëm janë ndryshimet kushtetuese. Fatkeqësisht, unë nuk e besoj këtë sepse ndjek si retorikën ashtu edhe atë që po bëhet në praktikë, përfshirë atë që po ndodh në Parlamentin Evropian. Ndër të tjera, zhvillimi i kësaj situate do të jetë një konfirmim nëse vetëm ndryshimet kushtetuese janë problem apo ka diçka shumë më tepër. Para së gjithash, sepse ky protokoll në përmbajtjen e tij del jashtë kornizës së Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ku vetë Bullgaria është e detyruar të na mbështesë në rrugën drejt integrimit evropian. Do të ndjekim, kemi skenarë të shumtë, po mendojmë se çfarë mund të ndodhë, sigurisht që prioriteti ynë mbetet rruga drejt anëtarësimit në BE, ndryshe nga paraardhësit tanë”, tha Mucunski sonte në një paraqitje në TV Kanal 5.

Sipas tij, i ashtuquajturi protokoll është një nga dokumentet më të dëmshme në historinë e politikës sonë të jashtme dhe i tillë siç është në këtë moment, nuk ka zbatim të detyrueshëm ligjor.

Mucunski tha se marrëdhëniet tona me Sofjen nuk duhet të maten me këtë lloj çështjesh, por duhet të jenë progresive, të shikojnë drejt së ardhmes dhe të jenë të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve.

“Le të presim që Sofja përfundimisht të dalë nga retorika e shekullit të 19-të. Një vend-anëtar i BE-së nuk mund t’i referohet vazhdimisht standardeve që lidhen me të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë mohon të drejtat që lidhen me vetëvendosjen, me interpretimin tonë të historisë sonë kombëtare, me gjuhën tonë dhe me elementë të tjerë që janë pjesë e të ashtuquajturit identitet tonë si popull. Kjo është një e drejtë themelore njerëzore. Marrëdhëniet tona dypalëshe duhet të synojnë gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha këto sfida dhe të presin me padurim lëvizjen e vendit drejt BE-së”, tha Mucunski.

Ai njoftoi se ende nuk ka pasur asnjë përgjigje nga pala bullgare për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për të parashtruar një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për të garantuar identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Ai bëri thirrje për arsye dhe për të parë se çfarë mund të na bashkojë, duke shprehur keqardhje që, siç tha ai, retorika nga Sofja është tmerrësisht negative, si dhe që edhe opozita ka një retorikë të tillë.

“LSDM-ja ka hyrë me vetëdije ose pa vetëdije në retorikën e Bullgarisë, nëse ka qenë e qëllimshme apo e paqëllimshme, varet nga ata që të përgjigjen”, theksoi ministri Mucunski.

The post Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja

22 July 2025 at 21:57

Me Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja për projekte reale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve: hekurudhë me shpejtësi të lartë, spitale të reja, rrugë dhe infrastrukturë teknologjike më të mirë, tha, ndër të tjera, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili në një video të postuar në rrjetet e tij sociale flet për përfitimet specifike nga Marrëveshja.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme. Rezultatet janë ato që vlejnë: puna, zhvillimi, jeta më e mirë”, tha Mucunski.

Ai theksoi se nuk premtojnë, por i përmbushin, duke theksuar se qëllimi përfundimtar është që të rinjtë të qëndrojnë në vend, që të hapen mundësi të reja për investitorët dhe që qytetarët të fitojnë një cilësi më të mirë jetese.

“Kjo nuk është politikë, kjo është çështje për të ardhmen”, tha Mucunski.

The post Mucunski: Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja appeared first on Telegrafi.

Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

3 July 2025 at 22:26

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Në takimin u bisedua për avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik – si konfirmim të partneritetit të fuqishëm strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve.

Theks i posaçëm u vendos në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahjes së iniciativave të orientuara drejt përforcimit të tregtisë dhe investimeve, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në bisedë gjithashtu janë këmbyer mendimet për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, partneriteti i fortë në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe përpjekjet për të promovuar vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri Mucunski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe dhe kontributin aktiv të shtetit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

The post Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet si bamirësi, por një hap drejt paqes

1 July 2025 at 22:49

Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet të shihet si bamirësi, por si një investim dhe një hap drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit ekonomik, si për rajonin ashtu edhe për Evropën, tha ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.

Mucunski e vlerësoi Planin e Rritjes si një mjet ku reforma nënkupton një shpërblim dhe një mekanizëm përmes të cilit qytetarët do të shohin se qeverisja e mirë funksionon vërtet.

“Ne nuk e shohim agjendën e reformave si zëvendësim për negociatat e pranimit, sepse agjenda e reformave nuk mund të zëvendësojë negociatat e pranimit. Por nga ana tjetër, ne e shohim atë si një mjet përmes të cilit BE-ja dhe shtetet anëtare mund të vlerësojnë nëse qeveria, qytetarët, kombi, OJQ-të, komuniteti akademik dhe të gjithë të tjerët po investojnë në rrugën evropiane”, tha Mucunski./Telegrafi/

 

The post Mucunski: Zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet si bamirësi, por një hap drejt paqes appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s

28 June 2025 at 13:40

Sofja ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s. Kjo u deklarua nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski dhe i bëri thirrje Bullgarisë të sillet në mënyrë racionale.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar Zheljazkov, i cili iu ankua Presidentit të BE-së Antonio Kosta për gjuhën e urrejtjes nga autoritetet maqedonase, Mucunski deklaroi se asnjë nga përfaqësuesit zyrtarë shtetërorë, askund, nuk ka deklaruar ose thënë gjuhë urrejtjeje ndaj Bullgarisë dhe se është turp në shekullin e 21-të, që një fqinj, i cili është anëtar i BE-së, të përdorë pozicionin e tij si mjet për ripërcaktimin e identitetit maqedonas.

Ministri i Jashtëm përsëriti se qeveria nuk do të devijojë nga vijat e kuqe, por do të bëjë gjithçka që mundet për të drejtuar, siç tha ai – arsyen dhe vetëdijen brenda institucioneve evropiane. Megjithatë, ai nuk tha se çfarë po diskutohet saktësisht, para votimit vendimtar në Parlamentin Evropian. Lidhur me votimin në AFET, ai tha se është një moment historik, por jo një moment për triumf dhe se nuk dihet se cili do të jetë raporti që do të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Ndërsa lufta diplomatike midis Shkupit dhe Sofjes po zhvillohet në disa fronte, Maqedonia po përgatit Planin e Veprimit për Minoritetet.

Ministri i Jashtëm deklaroi se po punojnë për këtë së bashku me ekspertë vendas dhe të pavarur nga Këshilli i Evropës dhe se një version draft i është dërguar KE-së.

Sipas kornizës negociuese me BE-në, vendi ka tre detyra të brendshme për të filluar automatikisht negociatat. Këto janë: përfundimi i shqyrtimit me BE-në, përfundimi i ndryshimeve kushtetuese dhe miratimi i Udhërrëfyesve nga Këshilli.

The post Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s appeared first on Telegrafi.

Takimi Mucunski – Rubio: Në kohën e sfidave komplekse të sigurisë me të cilat ballafaqohet bota, të vazhdojmë të punojmë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit

29 May 2025 at 20:50

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në Uashington ka mbajtur takim dypalësh me sekretarin e shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marko Rubio, në të cilin janë biseduar mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve tregtare, arritjen e një hapi të rëndësishëm përpara dhe përparimin drejt mundësisë së fillimit të procesit të nënshkrimit të tarifave të lira dhe të marrëveshjes së lirë.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, i cili bazohet në vlerat e përbashkëta, interesat politike dhe miqësinë e kahershme.

“Ministri Mucunski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë për avancimin e dialogut politik me SHBA-në, si dhe përkushtimin konkret për institucionalizimin e partneritetit strategjik përmes zbatimit të Planit të përbashkët të veprimit”, thuhet në kumtesë.

Gjatë bisedës u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare, arritjen e një hapi të rëndësishëm përpara dhe progresin në uljen e tarifave dhe mundësinë e fillimit të procesit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë. Ministri Mucunski theksoi hapjen e Qeverisë së Maqedonisë drejt promovimit të bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve amerikane dhe rritjes së prezencës së kompanive amerikane në vend.

U shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin e sigurisë brenda NATO-s, ku vendi ynë vazhdon të japë një kontribut aktiv si aleat i besueshëm, me investime mbi dy për qind të PBB-së në sektorin e mbrojtjes. Vëmendje e veçantë iu kushtua stabilitetit rajonal dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

Mucunski shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me bindje se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me dinamikë edhe më të madhe dhe rezultate konkrete, në nivel bilateral, rajonal dhe global.

“Po e mbyllim vizitën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të rëndësishëm me sekretarin e shtetit Marko Rubio, në të cilin konfirmuam edhe një herë lidhjen e fortë strategjike mes dy vendeve, përkushtimin e përbashkët për stabilitetin rajonal, integrimin tonë evropian, si dhe investimet në siguri dhe mbrojtje si aleatë të NATO-s. Nga Sekretari Rubio dhe në emër të administratës amerikane, morëm një garanci të fortë se partneriteti dhe aleanca jonë mbeten vendimtare, duke e parë vendin tonë si një faktor të rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Ndër të tjera, biseduam për hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut strategjik dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, theksoi ministri Mucunski.

Në frymën e partneritetit të përforcuar, mbështetja nga SHBA, theksoi Mucunski, vazhdon me intensitet të shtuar, veçanërisht në proceset reformuese, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Në kohën e sfidave komplekse të sigurisë me të cilat ballafaqohet bota, konstatuam se është me rëndësi vendimtare që të vazhdojmë të punojmë për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në nivel global”, theksoi ministri Mucunski pas takimit.

The post Takimi Mucunski – Rubio: Në kohën e sfidave komplekse të sigurisë me të cilat ballafaqohet bota, të vazhdojmë të punojmë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit appeared first on Telegrafi.

Mucunski pjesëmarrës në shënimin e 30-të vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në SHBA

25 May 2025 at 13:30

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga sot do të qëndrojë në Dejton, Ohajo të SHBA-së, me rastin e shënimit të 30-të vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Siç informuan nga MPJTJ, vizita është me ftesë të kongresmenit dhe shefit të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner.

Ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në darkën e punës të organizuar për liderët e rajonit dhe mysafirë të shquar, kushtuar temave të lidhura me paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të ngjarjes do të diskutohet për progresin e vendeve nga rajoni, sfidat me të cilat përballen, si dhe për nevojën e fokusit të rinovuar ndërkombëtare ndaj paqes, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit. Theks i veçantë do të vendoset në vlerën e Marrëveshjes së Dejtonit për paqen dhe stabilitetin në Bosnja e Hercegovinë dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit, ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në dy ngjarje nga programi zyrtar – panel diskutim kushtuar progresit të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe në seancën plenare me të cilën do të mbyllet ngjarja.

The post Mucunski pjesëmarrës në shënimin e 30-të vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në SHBA appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Plani A është anëtarësimi i plotë në BE, presim parashikueshmëri nga Brukseli, jo zgjidhje me çdo kusht

16 May 2025 at 14:55

Plani A është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendi nuk do të devijojë nga ai plan dhe nuk ka asnjë dilemë në lidhje me angazhimin tonë ndaj rrugës evropiane. Megjithatë, ajo që presim nga Unioni është largpamësi, domethënë që çështjet dypalëshe të mbeten dypalëshe dhe ne nuk pranojmë një zgjidhje me çdo kusht, tha Ministri i Jashtëm Tim[o Mucunski në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger.

Mucunski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me mesazhet e Presidentit të Këshillit të BE-së Antonio Costa se vendi duhet të përqendrohet në Planin A dhe se, në një takim me Presidenten Gordana Siljanovska Davkova, tha se propozimi për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar është i papranueshëm për palën bullgare, përsëriti se vendi ynë vazhdimisht po e vërteton qëllimin e tij strategjik për anëtarësim të plotë në BE me hapa konkretë.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që nënshkruajmë një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në, diçka që tani po dëshmohet të jetë shumë e rëndësishme në kontekstin aktual. Një vend kryesor sipas qëndrimit të përfaqësuesve të lartë të BE-së në zbatimin e Agjendës së Reformës, e cila është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Pra, ne po tregojmë në veprim se Plani A është anëtarësimi i plotë në BE”, tha Mucunski./Telegrafi/

The post Mucunski: Plani A është anëtarësimi i plotë në BE, presim parashikueshmëri nga Brukseli, jo zgjidhje me çdo kusht appeared first on Telegrafi.

Mucunski-Stenergard: Mirënjohje Suedisë për ndihmën e dhënë në trajtimin e pacientëve nga tragjedia në Koçan

12 May 2025 at 19:41

Në kuadër të vizitës së tij në Stokholm, Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Maria Malmer Stenergard.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, procesin e integrimit evropian të vendit, si dhe çështjet aktuale rajonale, evropiane dhe globale.

Mucunski konfirmoi partneritetin e fortë dhe marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve. Ai shprehu mirënjohje për mbështetje edhe për popullin dhe shtetin suedez për reagimin e shpejtë dhe vendimtar pas zjarrit në Koçan, ku disa nga pacientët u trajtuan në Stokholm.

The post Mucunski-Stenergard: Mirënjohje Suedisë për ndihmën e dhënë në trajtimin e pacientëve nga tragjedia në Koçan appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë

9 May 2025 at 17:19

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të ministrit ukrainas, Andri Sibiha dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, qëndroi për vizitë njëditore në Lavov, ku mori pjesë në takimin ministror për formimin e Tribunalit special për agresion kriminel kundër Ukrainës dhe në takimin joformal të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot kumtuan se Mucunski ishte i vetmi ministër nga Ballkani Perëndimor, i pranishëm në ngjarjet.

“Në takimet u konfirmua mbështetja për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për iniciativën për të vendosur përgjegjësi ligjore për aktet e agresionit. Ministri Mucunski e riafirmoi mbështetjen parimore të vendit tonë, duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga Rusia dhe angazhim të përbashkët për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme”, theksohet në kumtesë.

Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski, së bashku me kolegët e tij, kanë bërë homazhe për heronjtë ukrainas në varrezat “Lychakiv” në Lavov.

The post Mucunski: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Me Taravarin jam i zhgënjyer, së bashku me VLEN-in lufta u bë që ta dërgojmë BDI-në në opozitë

26 April 2025 at 11:40

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski thotë se është i zhgënjyer me Arben Taravarin për shkak të veprimeve të tij, të cilat vetëm sa e ndihmojnë BDI-në të funksionojë në terren.

“Jam vërtet i zhgënjyer, sepse kam një mendim pozitiv për Arben Taravarin si person, si koleg timin, dhe ai është dikush me të cilin duhet të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme së bashku. Por në të njëjtën kohë, zhgënjehem kur shoh se si veprimet e tij vetëm sa ndihmojnë funksionimin e BDI-së në terren. Shpresoj që koalicioni VLEN do të arrijë të gjejë një gjuhë të përbashkët, por sigurisht me një BDI si kjo dhe me këdo që bashkëpunon me një BDI kaq të pareformuar, nuk besoj se OBRM-PDUKM duhet të bashkëpunojë”, tha Mucunski në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitel.

Duke folur për ngjarjet në VLEN, ai theksoi se lufta ishte e përbashkët, ndër të tjera, për ta dërguar BDI-në në opozitë.

“Tani që BDI po përpiqet të nxisë tensione etnike çdo ditë, kushdo që punon në favor të BDI-së po punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe OBRM-PDUKM nuk mund të bashkëpunojë me aktorë të tillë politikë”, tha ai.

Mucunski theksoi se shumica qeverisëse është plotësisht e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë, megjithëse kreu i opozitës po e politizon temën.

The post Mucunski: Me Taravarin jam i zhgënjyer, së bashku me VLEN-in lufta u bë që ta dërgojmë BDI-në në opozitë appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Vizita në EBA sjellë përfitime konkrete për qytetarët

16 April 2025 at 22:50

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot realizoi disa takime.

Siç kumtoi MPJTJ, Mucunski pati tkaime me përfaqësues të odave ekonomike, fonde investuese dhe me përfaqësues individë të koorporatave të mëdha të cilët shprehën interes për investime potenciale në vend.

Në fokus të bisedimeve, siç informoi Ministria, ishin mundësitë për investime në infrastrukturë, turizëm dhe në kuadër të zonave të zhvilluara teknologjiko-industriale.

“Qëllimi ynë është i qartë – më shumë vende të punës, por edhe të paguara më mirë në vendin tonë. Në ditët në vijim do të kumtojmë një lajm jashtëzakonisht pozitiv, i cili do të thotë shumë për qytetarët tanë, për ekonominë, tregtinë dhe turizmin”, deklaroi ministri Mucunski.

Ai shtoi se vizita në EBA “sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme” dhe se “Qeveria vazhdon me dinamikën dhe përkushtimin e njejtë në ditët në vijim të vizitës”.

The post Mucunski: Vizita në EBA sjellë përfitime konkrete për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia

13 April 2025 at 13:10

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Forumit Diplomatik Antalia, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirliogllu, me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmit, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihail Popshoju, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maka Boçorishvili, si dhe me eurodeputetin në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk.

Në takimin me Përfaqësuesin e Lartë Shmit, informuan nga MPJTJ-ja, në fokus ishte situata politike në rajon, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm për stabilitet, paqe dhe pajtim. Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Sinirliogllu, ishte jashtëzakonisht konstruktiv – me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë dhe identifikimin e potencialit për promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Në takimet me ministrat e Punëve të Jashtme të Moldavisë dhe Gjeorgjisë u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe shumëpalësh, me një angazhim të përbashkët për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe intensifikimin e mbështetjes në kuadër të proceseve integruese evropiane.

Në takimin me eurodeputetin Ilhan Kuçuk, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e hapjes dhe zhvillimit të negociatave për anëtarësim si mekanizmi më i mirë për sigurimin e pakthyeshmërisë së proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik. Ai theksoi se është e nevojshme të deeskalohen bllokadat dypalëshe dhe të kthehet procesi i integrimit evropian në kornizën e tij thelbësore – vlerësimi sipas meritës dhe kritereve të përmbushura.

The post Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Duhet të investojmë më shumë në siguri, SHBA-të kanë të drejtë në kërkesat e tyre

4 April 2025 at 11:45

Shtetet e Bashkuara kanë absolutisht të drejtë që ne aleatët evropianë në NATO duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për paqen dhe stabilitetin, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me të mbërritur në ditën e dytë të takimit të krerëve të diplomacisë së Aleancës në Bruksel.

“Pesë për qind mund të mos arrihet brenda natës, por ne duhet të vazhdojmë me investime në industritë tona të mbrojtjes, duhet të vazhdojmë me investime në kapacitetet tona ushtarake dhe kjo është trajektorja e duhur që duhet të ndjekim të gjithë”, tha Mucunski në lidhje me deklaratën e djeshme të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio se anëtarët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në nivelin e pesë për qind të BPV-së së tyre.

Sipas Mucunskit, këtu nuk bëhet fjalë për marrëdhënie dypalëshe me SHBA-në, por për investime në siguri, sepse pa të nuk ka stabilitet dhe pa siguri dhe investim adekuat në të, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajonin Indo-Paqësor dhe në pjesë të tjera të botës, shoqëritë që kemi krijuar nuk do të mbijetonin.

“Nuk do të jetë e lehtë dhe do të jetë një proces sfidues, por është diçka që duhet të synojmë të gjithë”, theksoi Mucunski.

Lidhur me Ukrainën, Mucunski theksoi se beson fuqishëm se administrata aktuale amerikane ka qasjen e duhur, që synon arritjen e paqes me pjesëmarrjen e Kievit dhe të gjithë aleatëve të NATO-s në atë proces./Telegrafi/

The post Mucunski: Duhet të investojmë më shumë në siguri, SHBA-të kanë të drejtë në kërkesat e tyre appeared first on Telegrafi.

Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë

3 March 2025 at 19:52

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së Timço Mucunski, edhe një herë theksoi mbështetjen që Hungaria i jep RMV-së për anëtarësim në BE, por gjithashtu theksoi se të dyja vendet janë për paqe në Ukrainë, të cilën e kanë treguar me mbështetjen e Rezolutës në OKB.

“Ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut jemi në anën e paqes. E mbështesim presidentin Trump dhe gjithashtu suksesin e bisedimeve amerikano-ruse, sepse shohim qartë se paqja mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje amerikano-ruse. Maqedonasit dhe hungarezët janë të interesuar për kthimin e paqes, dhe këtë e dëshmon bashkëpunimi ynë që nga java e kaluar në KB kur e mbështetëm rezolutën e SHBA-së. Në fund u miratua propozimi i SHBA-së”, tha Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp në Budapest.

Ai potencoi se kthimi i paqes nuk është vetëm në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, por të gjithëve sepse, siç tha, përforcimi i ekonomisë së vendeve dhe BE-së varet nga paqja dhe zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja ka nevojë për forcë të re dhe kjo mund të vijë vetëm nga Ballkani Perëndimor”, tha Sijarto, i cili beson se BE-ja aktualisht është më e interesuar për anëtarësimin e disa vendeve sesa vetë vendet.

Akuzoi se “një numër i madh i shteteve sillen në mënyrë hipokrite dhe se kjo kontribuon në shkatërrimin e besimit në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sijarto tha se RMV ka një shans të shkëlqyer për të ardhmen “sepse falë ndryshimeve në anën tjetër të Atlantikut, tani rritet shansi për kthimin e paqes në Evropë”.

“Por, fatkeqësisht ka edhe forca që po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar marrëveshjen e paqes të presidentit Trump”, tha ai në konferencën për shtyp.

Duke folur në samitin e liderëve të BE-së në Londër, ministri hungarez i Punëve të Jashtme tha se tetë anëtare të Unionit kanë vendosur të vazhdojnë luftën në Ukrainë.

 

The post Sijarto: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut mbështesin paqen në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Kemi pozitë historike në administratën e re të SHBA-ve

15 January 2025 at 08:40

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski njoftoi se do të jetë pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump në Uashington.

“Ardhja e një administrate të re amerikane është padyshim një ngjarje e rëndësishme për ne. Mickoski do ta udhëheqë delegacionin tonë atje dhe së bashku me të do të jemi pjesë e shumë aktiviteteve formale dhe joformale, si dhe vetë inaugurimit. Le të afirmojmë qëndrimet tona me administratën e ardhshme, le të vazhdojmë të kultivojmë ato marrëdhënie të mira dhe personale mes kryeministrit, meje dhe palëve të tjera të interesit në Qeveri. Le të konfirmojmë gjithashtu vazhdimësinë që presim nga politika e jashtme amerikane, përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me rajonin, përkushtimin për integrimin evropian, në NATO dhe gjithçka që është e rëndësishme për ne nga pikëpamja e sigurisë evropiane dhe rajonale dhe çështjeve që si shtet na prekin më së shumti”, tha Mucunski në një paraqitje në Telma.

Lidhur me vizitën e tij të fundit në SHBA, Mucunski shpjegoi se ka pasur takime me njerëz që janë pjesë e tranzicionit të presidentit.

Ai vlerësoi se ka nevojë për forcimin e marrëdhënieve tregtare dypalëshe me SHBA-në, jo vetëm në aspektin e investimeve, por edhe në portofolin e import-eksportit të vendit. Në këtë drejtim, Mucunski beson se me administratën e re mund të bëhet një ndryshim pozitiv, duke marrë parasysh, siç thotë ai, afërsinë e kryeministrit Mickoski me ministrin e tregtisë, Howard Lutnick, i cili e vizitoi vendin para disa muajsh.

The post Mucunski: Kemi pozitë historike në administratën e re të SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Ministri i MPJ-së në RMV do të mund t’i tërheq ambasadorët që nuk i kanë paraqitur tezat para komisionit parlamentar

24 December 2024 at 16:35

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi interpretimin autentik të nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme, i cili e konsideron paraqitjen e tezave diplomatike para deputetëve si kërkesë të domosdoshme ligjore për çdo kandidat për ambasador.

Domethënë, pas miratimit të këtij interpretimi autentik, Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë dorë të lirë për të tërhequr ambasadorët që janë dërguar në mision diplomatik me nënshkrimin e ish-presidentit Pendarovski, por që më parë nuk i kanë paraqitur tezat para komisionit parlamentar për punët e jashtme./Telegrafi/

 

The post Ministri i MPJ-së në RMV do të mund t’i tërheq ambasadorët që nuk i kanë paraqitur tezat para komisionit parlamentar appeared first on Telegrafi.

❌
❌