Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane

22 August 2025 at 11:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja.

“Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të matshme që vetë BE ka vendosur, por se vendosmëria, një qasje e drejtë dhe një rrugë e parashikueshme janë të nevojshme për përparimin e vendit dhe shtoi se vendi qëndron fort në prioritetet e tij strategjike: anëtarësimin në NATO, angazhimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Ministri iu referua gjithashtu anëtarësimit në NATO dhe kontributit të vendit në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale, duke përfshirë edhe Partneritetin për Siguri dhe Mbrojtje midis Maqedonisë dhe BE-së, si dhe marrëveshjeve të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë.

Lidhur me ekonominë, Ministri theksoi se sipas statistikave të fundit, Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe në Evropë për sa i përket vëllimit të investimeve të huaja në raport me PBPV-në./Telegrafi/

The post Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane appeared first on Telegrafi.

ESHR: MPJ, kontratë për prokurim publik për mbi 124 milionë denarë, s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar paratë

7 August 2025 at 17:25

Sipas raportit të Entit Shtetëror për Revizion, nuk ekziston evidencë se çfarë saktësisht ka marrë Qendra Sportive për rekreacion “Boris Trajkovski” nga kontratat e lidhura me Ministrinë e për adaptimin dhe rregullimin e objektit për nevojat e samitit të OSBE-së.

Revizorët kanë konstatuar se megjithëse MPJ atëherë ka realizuar prokurime publike në vlerë mbi 120 milionë denarë, megjithatë nuk ka dhënë raport për mënyrën se si janë shpenzuar saktësisht paratë.

“Pas kryerjes së procedurave për dhënien e kontratave për prokurim publik, Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontrata me vlerë prej 124.234 denarësh. Nga revizioni është konstatuar se nuk janë dorëzuar procesverbale nga MPJ-ja për të konfirmuar punët e kryera dhe pajisjet e instaluara. Nuk është vepruar as sipas dispozitave të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, domethënë pajisjet dhe gjërat e instaluara në shoqëri ende nuk janë dorëzuar në posedim të saj”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Samiti i OSBE-së u mbajt në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor të vitit 2023, dhe në atë periudhë ministër i Punëve të Jashtme ishte Bujar Osmani. Përveç samitit të OSBE-së, Revizioni për Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” tregoi se akuaparku ka punuar me humbje në të kaluarën, ndërsa këtë vit nuk është në funksion fare. /Alsat/

The post ESHR: MPJ, kontratë për prokurim publik për mbi 124 milionë denarë, s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar paratë appeared first on Telegrafi.

Mucunski: SHBA uli dukshëm tarifat për produktet nga RMV, dëshmi se po vendosen marrëdhënie të reja ekonomike mes dy vendeve

1 August 2025 at 18:00

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ulje të dukshme të tarifave për produktet e Maqedonisë së Veriut – prej 33 në 15 për qind.

Sipas Mucunskit “ky hap përfaqëson nxitje të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe sinjal i qartë për ndërtimin e partneritet më ambicioz tregtar”.

Ai theksoi se edhe pse bisedimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse për liberalizimin e tarifave ende po vijojnë.

“Ky vendim është dëshmi konkrete për përkushtimin e përbashkët në hapjen e mundësive të reja për eksportuesit tanë, kompanitë dhe ekonominë në tërësi. Mbetemi plotësisht të përkushtuar në finalizimin e marrëveshjes e cila do t’i mënjanojë barrierat e tjera tregtare dhe do të krijojë përfitime afatgjate për të dyja ekonomitë. Jam i bindur se me këtë vendosen themelet për kapitull të ri në marrëdhëniet ekonomike Maqedoni e Veriut -SHBA”, është shprehur Mucunski.

The post Mucunski: SHBA uli dukshëm tarifat për produktet nga RMV, dëshmi se po vendosen marrëdhënie të reja ekonomike mes dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në

28 July 2025 at 13:42

“Shteti nuk mbrohet me fjalë. Mbrohet me aleatë, pajisje dhe dituri. Vlerat e përbashkëta nuk deklarohen – mbrohen dhe jetohen”, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në video fjalimin në rrjetet sociale, në të cilën flet për rëndësinë dhe përfitimet nga partneriteti i siguruar me Bashkimin Evropian, me ç’rast e potencoi rëndësinë që shteti ynë është i pari në rajon që nënshkruan partneritet të këtillë me BE-në.

Kjo thekson se përmes këtij partneriteti shteti merr 15 milionë euro mbështetje për Armatën, pajisje moderne, trajnim, sisteme komunikuese dhe rezistencë të kërcënimeve të reja dhe se ky është vetëm fillimi.

“Drejt kusjt synojmë. Një armatë më të fuqishme. Siguri e vërtetë dhe siguri për qytetarët. Integrimi evropian që nuk është vetëm fjalë, por realitet. Kjo nuk është simbolikë – kjo është strategji që e jetojmë. Me vepra”, porosit Mucunski.

Vitin e kaluar, vendi nënshkroi një Marrëveshje për Partneriteti për siguri dhe mbrojtje me Bashkimin Evropian, duke e bërë atë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që krijon një partneritet të tillë me BE-në. Marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së u nënshkrua në Bruksel nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Joseph Borrell.

The post Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive

26 July 2025 at 13:30

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski thotë se zhvillimi i situatës me nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Protokollit të takimit të dytë të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese nga ish-deputetja e RDM-së, Liljana Popovska, do të konfirmojë nëse ndryshimet kushtetuese janë pengesa e vetme për Bullgarinë për zhbllimin e procesit tonë eurointegrues.

“Bullgaria, në pozicionet zyrtare që i ka mbajtur, të paktën deri më tani, thotë se problemi i vetëm janë ndryshimet kushtetuese. Fatkeqësisht, unë nuk e besoj këtë sepse ndjek si retorikën ashtu edhe atë që po bëhet në praktikë, përfshirë atë që po ndodh në Parlamentin Evropian. Ndër të tjera, zhvillimi i kësaj situate do të jetë një konfirmim nëse vetëm ndryshimet kushtetuese janë problem apo ka diçka shumë më tepër. Para së gjithash, sepse ky protokoll në përmbajtjen e tij del jashtë kornizës së Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, ku vetë Bullgaria është e detyruar të na mbështesë në rrugën drejt integrimit evropian. Do të ndjekim, kemi skenarë të shumtë, po mendojmë se çfarë mund të ndodhë, sigurisht që prioriteti ynë mbetet rruga drejt anëtarësimit në BE, ndryshe nga paraardhësit tanë”, tha Mucunski sonte në një paraqitje në TV Kanal 5.

Sipas tij, i ashtuquajturi protokoll është një nga dokumentet më të dëmshme në historinë e politikës sonë të jashtme dhe i tillë siç është në këtë moment, nuk ka zbatim të detyrueshëm ligjor.

Mucunski tha se marrëdhëniet tona me Sofjen nuk duhet të maten me këtë lloj çështjesh, por duhet të jenë progresive, të shikojnë drejt së ardhmes dhe të jenë të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve.

“Le të presim që Sofja përfundimisht të dalë nga retorika e shekullit të 19-të. Një vend-anëtar i BE-së nuk mund t’i referohet vazhdimisht standardeve që lidhen me të drejtat e njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë mohon të drejtat që lidhen me vetëvendosjen, me interpretimin tonë të historisë sonë kombëtare, me gjuhën tonë dhe me elementë të tjerë që janë pjesë e të ashtuquajturit identitet tonë si popull. Kjo është një e drejtë themelore njerëzore. Marrëdhëniet tona dypalëshe duhet të synojnë gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha këto sfida dhe të presin me padurim lëvizjen e vendit drejt BE-së”, tha Mucunski.

Ai njoftoi se ende nuk ka pasur asnjë përgjigje nga pala bullgare për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për të parashtruar një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për të garantuar identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Ai bëri thirrje për arsye dhe për të parë se çfarë mund të na bashkojë, duke shprehur keqardhje që, siç tha ai, retorika nga Sofja është tmerrësisht negative, si dhe që edhe opozita ka një retorikë të tillë.

“LSDM-ja ka hyrë me vetëdije ose pa vetëdije në retorikën e Bullgarisë, nëse ka qenë e qëllimshme apo e paqëllimshme, varet nga ata që të përgjigjen”, theksoi ministri Mucunski.

The post Mucunski: Presim që Bullgaria të dalë nga retorika e shekullit të 19-të, duhet të shikojmë drejt së ardhmes progresive appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja

22 July 2025 at 21:57

Me Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja për projekte reale që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve: hekurudhë me shpejtësi të lartë, spitale të reja, rrugë dhe infrastrukturë teknologjike më të mirë, tha, ndër të tjera, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili në një video të postuar në rrjetet e tij sociale flet për përfitimet specifike nga Marrëveshja.

“Fjalët nuk janë të mjaftueshme. Rezultatet janë ato që vlejnë: puna, zhvillimi, jeta më e mirë”, tha Mucunski.

Ai theksoi se nuk premtojnë, por i përmbushin, duke theksuar se qëllimi përfundimtar është që të rinjtë të qëndrojnë në vend, që të hapen mundësi të reja për investitorët dhe që qytetarët të fitojnë një cilësi më të mirë jetese.

“Kjo nuk është politikë, kjo është çështje për të ardhmen”, tha Mucunski.

The post Mucunski: Marrëveshjen për Partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar hapen mundësi të reja appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s

28 June 2025 at 13:40

Sofja ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s. Kjo u deklarua nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski dhe i bëri thirrje Bullgarisë të sillet në mënyrë racionale.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar Zheljazkov, i cili iu ankua Presidentit të BE-së Antonio Kosta për gjuhën e urrejtjes nga autoritetet maqedonase, Mucunski deklaroi se asnjë nga përfaqësuesit zyrtarë shtetërorë, askund, nuk ka deklaruar ose thënë gjuhë urrejtjeje ndaj Bullgarisë dhe se është turp në shekullin e 21-të, që një fqinj, i cili është anëtar i BE-së, të përdorë pozicionin e tij si mjet për ripërcaktimin e identitetit maqedonas.

Ministri i Jashtëm përsëriti se qeveria nuk do të devijojë nga vijat e kuqe, por do të bëjë gjithçka që mundet për të drejtuar, siç tha ai – arsyen dhe vetëdijen brenda institucioneve evropiane. Megjithatë, ai nuk tha se çfarë po diskutohet saktësisht, para votimit vendimtar në Parlamentin Evropian. Lidhur me votimin në AFET, ai tha se është një moment historik, por jo një moment për triumf dhe se nuk dihet se cili do të jetë raporti që do të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Ndërsa lufta diplomatike midis Shkupit dhe Sofjes po zhvillohet në disa fronte, Maqedonia po përgatit Planin e Veprimit për Minoritetet.

Ministri i Jashtëm deklaroi se po punojnë për këtë së bashku me ekspertë vendas dhe të pavarur nga Këshilli i Evropës dhe se një version draft i është dërguar KE-së.

Sipas kornizës negociuese me BE-në, vendi ka tre detyra të brendshme për të filluar automatikisht negociatat. Këto janë: përfundimi i shqyrtimit me BE-në, përfundimi i ndryshimeve kushtetuese dhe miratimi i Udhërrëfyesve nga Këshilli.

The post Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s appeared first on Telegrafi.

MPJ-Maqedoni: Nëna me tre fëmijë janë evakuuan nga Izraeli, mbetet në fuqi rekomandimi kundër udhëtimit në Lindjen e Mesme

25 June 2025 at 09:57

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se dje, katër shtetas të RMV-së një nënë dhe tre fëmijë u evakuuan me një fluturim nga Tel Avivi për në Athinë.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i qytetarëve nga vendi jonë të evakuuar ka arritur në 12, tetë nëpërmjet Egjiptit me një aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë, shtatë nga një total prej 12 personash.

“Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë, qytetarët që fillimisht ishin përgatitur për evakuim emergjent aktualisht po e shtyjnë largimin e tyre.

Kufizimet që lidhen me konfliktin me Iranin janë hequr dhe shkollat, institucionet dhe dyqanet janë duke funksionuar përsëri”, njoftojnë nga MPJ-ja./Telegrafi/

The post MPJ-Maqedoni: Nëna me tre fëmijë janë evakuuan nga Izraeli, mbetet në fuqi rekomandimi kundër udhëtimit në Lindjen e Mesme appeared first on Telegrafi.

MPJ e Maqedonisë i shpreh ngushëllime Indisë pas rrëzimit tragjik të aeroplanit

12 June 2025 at 19:40

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot i shprehu ngushëllime Indisë me rastin e tragjedisë së madhe në aeroportin e qytetit Ahmedabadi, ku mbi 130 persona humbën jetën në një aksident ajror.

“Me trishtim të thellë mbajmë zi për aksidentin tragjik të fluturimit AI171 të Air India nga Ahmedabad në Londër.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta Qeverisë së Indisë, Ministrit të Punëve të Jashtme, S. Jaishankar, si dhe familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe tragjike”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MPJ-së./Telegrafi/

The post MPJ e Maqedonisë i shpreh ngushëllime Indisë pas rrëzimit tragjik të aeroplanit appeared first on Telegrafi.

MPJ: Diplomacia e Maqedonisë nuk është pronë e asnjë partie, pas disa vitesh abuzim, tashmë po ia rikthejmë diplomacinë vendit

11 June 2025 at 21:31

Diplomacia e Maqedonisë nuk është dhe nuk do të jetë pronë e asnjë partie. Pas vitesh të abuzimit politik, ia rikthejmë diplomacinë vendit – në mënyrë institucionale, profesionale dhe në përputhje me ligjin, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Interpretimi autentik i nenit 39 paragrafi 3 i Ligjit për Punë të Jashtme është procedurë legjitime, procedurë e bazuar në kushtetutë, miratuar nga Kuvendi – i vetmi organ kompetent për interpretimin e ligjeve. Ministria nuk ka as autorizim, as ndikim mbi këtë proces. Anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme nga LSDM-ja, Faton Bejta, e drejtojmë në lëndën e së Drejtës Kushtetuese në çdo Fakultet juridik në vend, ku do të mund të rikujtojë se shteti bazohet në parimin e ndarjes së pushtetit – legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Qëllimi i këtij interpretimi është të sjellë një filtër shtesë demokratik dhe transparencë publike në përzgjedhjen e ambasadorëve – jo të hiqet kompetenca kushtetuese e Presidentit, por të rritet përgjegjësia dhe transparenca ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Procedura parlamentare, e zhvilluar para Komisionit për Punë të Jashtme i përbërë nga deputetë të të gjitha partive politike, siç thuhet, është dëshmi për përfshirje dhe pavarësi të procesit.

Në vend që të mbajnë konferenca për mediat të pabaza, nga Ministria kërkojnë që LSDM-ja të përgjigjet, siç thonë, pse ambasadorët e tyre për vite me radhë kanë qenë apatikë, të padukshëm ose haptazi të politizuar, ndërsa emërimi i disa prej tyre ka qenë në kundërshtim me Ligjin për Punë të Jashtme.

Nga LSDM-ja sot më herët në një konferencë për mediat, akuzuan se Qeveria në mënyrë antikushtetuese ka uzurpuar diplomacinë dhe e shndërroi atë në një krah të zgjatur të partisë. “Duke e shfrytëzuar shumicën parlamentare, OBRM-PDUKM dhe ministri i Jashtëm, Mucunski, po ndërhyjnë drejtpërdrejt nga pushteti legjislativ në atë ekzekutiv, përmes keqpërdorimeve politike të interpretimit autentik të nenit 39, paragrafi 3 të Ligjit për Punë të Jashtme”, tha në konferencën për mediat Faton Bejta nga Komisioni për Punë të Jashtme të LSDM-së.

Nga LSDM akuzuan qeverisjen aktuale për partizim të madh të institucioneve.

The post MPJ: Diplomacia e Maqedonisë nuk është pronë e asnjë partie, pas disa vitesh abuzim, tashmë po ia rikthejmë diplomacinë vendit appeared first on Telegrafi.

Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

2 June 2025 at 17:43

Ballkani Perëndimor është prova e vërtetë e aftësisë së Bashkimit Evropian për t’u pozicionuar si një lojtar i fortë global. Ky ishte mesazhi kryesor i Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski, në fjalimin e tij në konferencën shkencore dhe profesionale të organizuar nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës me temë: “Drejt një zone të sigurt euroatlantike në një botë të globalizuar”.

Dimitrovski theksoi se në kohë tensionesh të mëdha gjeopolitike, të shkaktuara veçanërisht nga lufta në Ukrainë, Evropa duhet të tregojë unitet dhe vendosmëri.

Sipas tij, e ardhmja e Bashkimit Evropian varet nga aftësia e tij për t’iu përgjigjur kërcënimeve me një strategji të qartë dhe politika të qëndrueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ky rajon prej kohësh nuk është më vetëm një periferi, por një pjesë thelbësore e hapësirës evropiane të sigurisë dhe ekonomisë. Politikat e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor janë një provë e vërtetë për ambicien e saj globale. Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare këtu”, tha Dimitrovski.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Drexler, theksoi se Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e saj dhe se partneriteti transatlantik me Shtetet e Bashkuara mbetet një shtyllë kyçe për paqen dhe stabilitetin.

“Paqja dhe siguria në kontinent nuk mund të merren si të mirëqena. Nevojiten investime në aftësitë mbrojtëse, por edhe në partneritete të forta. Vetëm një Evropë e bashkuar mund t’u përgjigjet sfidave të reja”, tha Drexler, duke njoftuar rritje të investimeve në siguri dhe mbështetje për Ukrainën./Telegrafi/

The post Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Mucunski pjesëmarrës në shënimin e 30-të vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në SHBA

25 May 2025 at 13:30

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga sot do të qëndrojë në Dejton, Ohajo të SHBA-së, me rastin e shënimit të 30-të vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Siç informuan nga MPJTJ, vizita është me ftesë të kongresmenit dhe shefit të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner.

Ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në darkën e punës të organizuar për liderët e rajonit dhe mysafirë të shquar, kushtuar temave të lidhura me paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të ngjarjes do të diskutohet për progresin e vendeve nga rajoni, sfidat me të cilat përballen, si dhe për nevojën e fokusit të rinovuar ndërkombëtare ndaj paqes, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit. Theks i veçantë do të vendoset në vlerën e Marrëveshjes së Dejtonit për paqen dhe stabilitetin në Bosnja e Hercegovinë dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit, ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në dy ngjarje nga programi zyrtar – panel diskutim kushtuar progresit të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe në seancën plenare me të cilën do të mbyllet ngjarja.

The post Mucunski pjesëmarrës në shënimin e 30-të vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në SHBA appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Plani A është anëtarësimi i plotë në BE, presim parashikueshmëri nga Brukseli, jo zgjidhje me çdo kusht

16 May 2025 at 14:55

Plani A është anëtarësimi i plotë në BE dhe vendi nuk do të devijojë nga ai plan dhe nuk ka asnjë dilemë në lidhje me angazhimin tonë ndaj rrugës evropiane. Megjithatë, ajo që presim nga Unioni është largpamësi, domethënë që çështjet dypalëshe të mbeten dypalëshe dhe ne nuk pranojmë një zgjidhje me çdo kusht, tha Ministri i Jashtëm Tim[o Mucunski në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij austriake Beate Meinl-Reisinger.

Mucunski, në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me mesazhet e Presidentit të Këshillit të BE-së Antonio Costa se vendi duhet të përqendrohet në Planin A dhe se, në një takim me Presidenten Gordana Siljanovska Davkova, tha se propozimi për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar është i papranueshëm për palën bullgare, përsëriti se vendi ynë vazhdimisht po e vërteton qëllimin e tij strategjik për anëtarësim të plotë në BE me hapa konkretë.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që nënshkruajmë një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në, diçka që tani po dëshmohet të jetë shumë e rëndësishme në kontekstin aktual. Një vend kryesor sipas qëndrimit të përfaqësuesve të lartë të BE-së në zbatimin e Agjendës së Reformës, e cila është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Pra, ne po tregojmë në veprim se Plani A është anëtarësimi i plotë në BE”, tha Mucunski./Telegrafi/

The post Mucunski: Plani A është anëtarësimi i plotë në BE, presim parashikueshmëri nga Brukseli, jo zgjidhje me çdo kusht appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë

9 May 2025 at 17:19

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të ministrit ukrainas, Andri Sibiha dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, qëndroi për vizitë njëditore në Lavov, ku mori pjesë në takimin ministror për formimin e Tribunalit special për agresion kriminel kundër Ukrainës dhe në takimin joformal të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot kumtuan se Mucunski ishte i vetmi ministër nga Ballkani Perëndimor, i pranishëm në ngjarjet.

“Në takimet u konfirmua mbështetja për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për iniciativën për të vendosur përgjegjësi ligjore për aktet e agresionit. Ministri Mucunski e riafirmoi mbështetjen parimore të vendit tonë, duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga Rusia dhe angazhim të përbashkët për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme”, theksohet në kumtesë.

Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski, së bashku me kolegët e tij, kanë bërë homazhe për heronjtë ukrainas në varrezat “Lychakiv” në Lavov.

The post Mucunski: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Me Taravarin jam i zhgënjyer, së bashku me VLEN-in lufta u bë që ta dërgojmë BDI-në në opozitë

26 April 2025 at 11:40

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski thotë se është i zhgënjyer me Arben Taravarin për shkak të veprimeve të tij, të cilat vetëm sa e ndihmojnë BDI-në të funksionojë në terren.

“Jam vërtet i zhgënjyer, sepse kam një mendim pozitiv për Arben Taravarin si person, si koleg timin, dhe ai është dikush me të cilin duhet të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë një të ardhme së bashku. Por në të njëjtën kohë, zhgënjehem kur shoh se si veprimet e tij vetëm sa ndihmojnë funksionimin e BDI-së në terren. Shpresoj që koalicioni VLEN do të arrijë të gjejë një gjuhë të përbashkët, por sigurisht me një BDI si kjo dhe me këdo që bashkëpunon me një BDI kaq të pareformuar, nuk besoj se OBRM-PDUKM duhet të bashkëpunojë”, tha Mucunski në emisionin “Tema e Ditës” në televizionin Sitel.

Duke folur për ngjarjet në VLEN, ai theksoi se lufta ishte e përbashkët, ndër të tjera, për ta dërguar BDI-në në opozitë.

“Tani që BDI po përpiqet të nxisë tensione etnike çdo ditë, kushdo që punon në favor të BDI-së po punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe OBRM-PDUKM nuk mund të bashkëpunojë me aktorë të tillë politikë”, tha ai.

Mucunski theksoi se shumica qeverisëse është plotësisht e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë dilemë për këtë, megjithëse kreu i opozitës po e politizon temën.

The post Mucunski: Me Taravarin jam i zhgënjyer, së bashku me VLEN-in lufta u bë që ta dërgojmë BDI-në në opozitë appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Vizita në EBA sjellë përfitime konkrete për qytetarët

16 April 2025 at 22:50

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot realizoi disa takime.

Siç kumtoi MPJTJ, Mucunski pati tkaime me përfaqësues të odave ekonomike, fonde investuese dhe me përfaqësues individë të koorporatave të mëdha të cilët shprehën interes për investime potenciale në vend.

Në fokus të bisedimeve, siç informoi Ministria, ishin mundësitë për investime në infrastrukturë, turizëm dhe në kuadër të zonave të zhvilluara teknologjiko-industriale.

“Qëllimi ynë është i qartë – më shumë vende të punës, por edhe të paguara më mirë në vendin tonë. Në ditët në vijim do të kumtojmë një lajm jashtëzakonisht pozitiv, i cili do të thotë shumë për qytetarët tanë, për ekonominë, tregtinë dhe turizmin”, deklaroi ministri Mucunski.

Ai shtoi se vizita në EBA “sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme” dhe se “Qeveria vazhdon me dinamikën dhe përkushtimin e njejtë në ditët në vijim të vizitës”.

The post Mucunski: Vizita në EBA sjellë përfitime konkrete për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia

13 April 2025 at 13:10

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Forumit Diplomatik Antalia, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirliogllu, me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmit, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihail Popshoju, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maka Boçorishvili, si dhe me eurodeputetin në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk.

Në takimin me Përfaqësuesin e Lartë Shmit, informuan nga MPJTJ-ja, në fokus ishte situata politike në rajon, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e angazhimit të vazhdueshëm për stabilitet, paqe dhe pajtim. Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Sinirliogllu, ishte jashtëzakonisht konstruktiv – me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë dhe identifikimin e potencialit për promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Në takimet me ministrat e Punëve të Jashtme të Moldavisë dhe Gjeorgjisë u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe shumëpalësh, me një angazhim të përbashkët për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe intensifikimin e mbështetjes në kuadër të proceseve integruese evropiane.

Në takimin me eurodeputetin Ilhan Kuçuk, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e hapjes dhe zhvillimit të negociatave për anëtarësim si mekanizmi më i mirë për sigurimin e pakthyeshmërisë së proceseve reformuese dhe zhvillimit demokratik. Ai theksoi se është e nevojshme të deeskalohen bllokadat dypalëshe dhe të kthehet procesi i integrimit evropian në kornizën e tij thelbësore – vlerësimi sipas meritës dhe kritereve të përmbushura.

The post Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, Mucunski në takim me disa politikanë në Forumim Diplomatik Antalia appeared first on Telegrafi.

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

27 February 2025 at 13:51

Pasi disa nga portalet e lajmeve në vend kanë publikuar mëngjesin e sotëm se me vendim të qeverisë janë tërhequr disa ambasadorë të emëruar nga presidenti i mëparshëm i vendit, Stevo Pendarovski, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftojnë se bëhet fjalë për pretendime të pasakta, të cilat, siç shtojnë, nuk përkojnë fare me gjendjen aktuale.

Lidhur me procedurën për tërheqjen e një numri të caktuar të ambasadorëve, Ministria informon se janë në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kabinetin e Presidentes së vendit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Siç njoftojnë dhe sqarojnë ata, deri më tani, përmes sistemit zyrtar të komunikimit të brendshëm, nëntë ambasadorë janë njoftuar për përfundimin e mandatit të tyre dhe se në periudhën në vijim presidenti i vendit pritet të nënshkruajë dekretet për tërheqjen e tyre.

Nga Ministria theksojnë gjithashtu se i gjithë koordinimi dhe komunikimi institucional, përfshirë atë me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, bëhet përmes një sistemi të brendshëm të mbrojtur dhe jo përmes emailit.

Gjithashtu, ata theksojnë se kohët e fundit në rrjetet sociale dhe në disa media janë shfaqur shpesh herë foto të fabrikuara dhe të pasakta të komunikimit të pretenduar me email mes punonjësve të Ministrisë.

“Për zbardhjen dhe përpunimin e duhur të këtyre dukurive, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme tashmë ka paraqitur një raport dhe ka kërkuar ndërhyrje nga Sektori i Krimit Kibernetik të MPB-së”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve

29 January 2025 at 20:39

Përveç Igor Nikollovit i cili është emëruar për ambasador në Francë, janë propozuar edhe tre ambasadorë të rinj edhe atë në Ukrainë, Japoni dhe Kroaci. Burime qeveritare për MIA-n konfirmojnë se për ambasador në Ukrainë është propozuar Dimitar Bllazhevski, për ambasador në Japoni Andrijana Cvetkoviq, ndërsa për në Kroaci Dragan Gjurçevski.

Në seancën e djeshme qeveritare është marrë vendim për fillimin e procedurës për tërheqjen e nëntë ambasadorëve aktualë. Mes tyre janë ambasadorja në Bullgari Agnesa Rusi-Popovska, në Mal të Zi Zeqir Ramçiloviq, në Belgjikë Metodija Belevski, ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës Svetllana Geleveva, si dhe ambasadori dhe shefi i Misionit të përhershëm pranë Organizatave ndërkombëtare Pajo Aviroviq.

Në këtë listë janë edhe ambasadorët në Bosnje e Hercegovinë Jakup Rexhepi, në Çeki Emil Kërstevski, në Suedi Xhenk Sejfulla, si dhe Katerina Stavreska ambasadore në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

The post Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve appeared first on Telegrafi.

MPJ do të kërkojë sqarim për dëbimin e shtetases së Maqedonisë nga Serbia

24 January 2025 at 17:04

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shprehu shqetësim dhe tha se do të kërkonte shpjegim nga autoritetet serbe, pasi një shtetase e Maqedonisë u dëbua nga Serbia me një vit ndalesë për hyrje në vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh brengë për shkak të dëbimit nga Republika e Serbisë dhe ndalesën për hyrje për një vit të shtetases së Maqedonisë me qëndrim të rregullt në shtet, e cila sipas autoritetit kompetent të Republikës së Serbisë, paraqet “kërcënim për sigurinë”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Në këtë kontekst, shtojnë nga atje, MPJTJ do të kërkojë sqarim duke e marrë parasysh arsyeshmërinë e masave të ndërmarra, veçanërisht duke i marrë parasysh pritjet tona se të njejtat janë në pajtim me kornizat ligjore të Republikës së Serbisë, por edhe me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Sinqerisht pres që ky rast të zgjidhet në mënyrë adekuate, përmes dialogut dhe me vullnet të mirë nga të dyja anët, si dhe në interes të mbajtjes së vazhdimësisë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira miqësore dhe fqinjësore ndërmjet dy vendeve”, shtohet në kumtesën e Ministrisë.

Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Mbështetjen e Personave me Nevoja të Veçanta “Solem” Iskra Roso është shtetase e Maqedonisë dhe përfaqësuese e sektorit joqeveritar e cila është arrestuar dhe dëbuar nga policia serbe dhe është deportuar nga Serbia në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë me shkrim për MIA-n ajo thekson se më 21 janar të këtij viti gjatë pjesëmarrjes së saj në një trajnim për strategjitë e gjenerimit të të ardhurave për organizata joprofitabile, e cila është mbajtur nga data 20 deri më 21 janar në Beograd, është përballur me një incident të papritur kur pas kthimit në hotel është mbajtur nga policia pa sqarim të qartë. Roso thotë se më vonë e ka kuptuar se i është bërë ndalesë për hyrje në Serbi në kohëzgjatje prej 12 muajsh në bazë të Ligjit për të huajt.

“Pas kthimit në hotelin ku po qëndroja, u ndalova nga policia dhe së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë u transferova në stacion policor pa një shpjegim të qartë. Më vonë mësova se më ishte shqiptuar një ndalesë 12-muajshe e hyrjes në Serbi, bazuar në nenin 78 të Ligjit për të Huajt. Gjatë procesit nuk mora asnjë shpjegim për ndalimin, gjë që rriti edhe më shumë pasigurinë dhe ankthin tek unë dhe pjesëmarrësit e tjerë. Edhe pse duhet të përmend se policia në Beograd është sjellë jashtëzakonisht profesionale. Tashmë kam dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup për të marrë informacione për arsyet e dhënies së ndalimit të hyrjes, po ashtu jam duke përgatitur një proces për ankesë ndaj vendimit”, tha Roso në një deklaratë për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Mediat e Ballkanit shkruajnë se natën mes 21 dhe 22 janar në Beograd gjithsej 13 shtetas të huaj nga Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Austria dhe Çekia janë arrestuar, ndërsa pastaj edhe të dëbuar nga Serbia pa sqarim. Ata ishin pjesë e Akademisë Erste për Organizata Joqeveritare, në organizim të Fondacionit Erste. Pjesëmarrësit janë arrestuar natën në hotelin ku ishin akomoduar në Beograd pa sqarim, ndërsa pas mbajtjes disa orëshe në stacionin policor është dashur menjëherë të largohen nga Serbia. Megjithatë ata kanë marrë edhe ndalesë prej një viti për hyrje në vend.

Për dëbimin e aktivistëve civil dje u shpreh edhe Komisioni Evropian, i cili kërkoi nga Serbia si kandidat për anëtarësim në BE t’i respektojë të drejtat e organizatave të shoqërisë civile.

The post MPJ do të kërkojë sqarim për dëbimin e shtetases së Maqedonisë nga Serbia appeared first on Telegrafi.

❌
❌