Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

15 July 2025 at 08:19

Shkollimi ishte një ëndërr për Alfredin, një 17-vjeçar me aftësi të kufizuara nga Mamurrasi, dhe rruga që ka përshkruar nuk ka qenë e lehtë. Paragjykimet dhe mungesa e aksesit në godinën e shkollës ishin sipas tij dy vështirësitë kryesore. Sot nxënës i gjimnazit “Besnik Syla”, Alfredi thotë se gradualisht po ia arrin qëllimit. Megjithatë, barrierat […]

The post Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Rrogozhinë, Kavajë dhe Peqin, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë si dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bordit të Kullimit Durrës.

Kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla ndau në rrjete sociale, momente nga ky takim, që kishte në fokus furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore.

“Gjatë këtij takimi u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional që ka për synim garantimin e furnizimit me ujë për vaditje në tokat bujqësore të zonës, duke siguruar mbarëvajtjen e sezonit bujqësor dhe mbështetjen e fermerëve në kohë”, shkroi Memolla.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor.

/a.f/

The post Marrëveshje ndërinstitucionale për furnizimin me ujë për vaditjen e tokave bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

By: Oldi
13 July 2025 at 20:55

Nga Edison Vatnikaj Prokuroria e posacme do të marrë pjesë së dëgjesës si dëshmtarë edhe disa biznesmen të cilët besohen se kanë përfituar apo kanë kryer veprime me qëllim marrjen e tenderave nga kompania 5D konstruksion që reuzlton në emër të dy ish drejtorëve të bashkisë Tiranë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Një nga biznesmenet […]

The post “5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Memolla: Vatër aktive zjarri në fshatin Zambishë, 70-80 hektarë bimësi e djegur

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Vatra e zjarrit që ka rënë para tre ditësh në fshatin Zambish e cila u përhap në disa fshatra të tjerë, vazhdon të jetë aktive.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ai falënderon Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse të Bashkisë Rrogozhinë, punonjësit e shërbimeve, banorët e zonës, Prefekturën e Tiranës dhe ndihmat nga ajri pasi terreni për ndërhyrje është shumë i vështirë.

Sipas Memollës, “aktualisht zjarri vazhdon të jetë aktiv i përhapur në disa vatra dhe po monitorohet nga forcat që janë në terren, nuk ka banesa të dëmtuara por rreth 70-80 ha sipërfaqe me bimësi të djegur”.

“Pavarësisht temperaturave të larta, zjarri nuk nis nga hiçi. Në këto kushte ju bëj thirrje të tregoni kujdes të shtuar sepse pakujdesia po rrezikon mundin e bashkëqytetarëve në tokat e mbjella dhe në rastin më të keq mund të përhapet duke rrezikuar banesa dhe jetë njerëzish”, tha Memolla.

“Merrni përgjegjësi qytetare dhe përtej dënimit penal tregohuni njerëzor nëse dikush ka vepruar qëllimisht”, përfundon ai.

Nga aksioni për shuarjen e vatra të zjarrit në fshatin Zambishë
1 nga 8

/e.i//a.f/

The post Memolla: Vatër aktive zjarri në fshatin Zambishë, 70-80 hektarë bimësi e djegur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Hotelin e ka Lali Eri…” punonjësja e “5D” tregon pse përmendi Veliajn me sms

By: user 4
3 July 2025 at 14:33

Në procesin e dosjes “5D” ka dëshmuar Jona Bejko, punonjësaj e kompanisë që zbulohet në komunikime tek flet për një hotel në Durrës, ku sipas saj është pronar kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, apo siç e quan ajo “Lali Eri”.

Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë.

Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë asnjëherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë.

Kam pasur marrëdhënie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qenë shefe finance në kompani. E kam pasur shumë shoqe. Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin “R”, dhe sa i takon Mariglen Qatos, i thonin “M”.

Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua që është pronar “Lali Eri” për kë e keni?

Jona Bejko: Janë në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndërtohej në Durrës. Në lidhje me fjalën që them është pronari jonë, i referohem Redi Mollës, duke qenë se ishte pronar trualli.

Prokurori: Tek fjalia që thoni “Lali Eri pronari”, kujt i referoheni?

Jona Bejko: Është e shëmtuar që keni nxjerrë këto biseda, nuk kam asnjë lloj interesi të dëshmoj. Kjo fjalë më ka përndjekur. Bëhet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them që kjo që mund të ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel.

Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë. Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli.

Në hotelin në Durrës, me vlerë disa miliona euro dyshohet se drejtorët e Veliajt po pastronin paratë që kishin përfituar nga tenderat e bashkisë.

Nga hetimet doli se punonjësja e kompanisë “5D”, e quajtur Jona Bejko shkruante në Whatssap se hotelin në Durrës po e ndërtonin drejtorët e Veliajt, duke shtuar se “është aks. pronari jon… Lali eri… e kta” duke iu referuar kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt. (faximile më poshtë)

Për bisedën më sipër, të nxjerrë nga celulari i Jona Bejkos, gjykatësi Apelit të GJKKO, Florian Kalaja i kërkoi prokurorëve të SPAK të interesohen dhe të ndjekin gjurmët që të çojnë tek e vërteta për investimin luksoz.

“Gjykata vlerëson se është e nevojshme dhe e domosdoshme për ecurinë e mbarëvajtjen e hetimit që Jona Bejko të pyetet dhe të hetohet lidhur me të dhënat e përmbajtjes së këtij komunikimi apo të kësaj dijenie të saj, duke e verifikuar gjithashtu edhe ekzistencën e këtij projekti në Durrës, natyrën e investimit të tij dhe kontributin apo përfshirjen e subjektit tregtar 5D KONSTRUKSION në këtë investim dhe gjithashtu edhe identifikimin e plotë të subjekteve që hasen apo që kanë interesa nga kjo shoqëri tregtare, qofshin ato persona fizikë, zyrtarë apo jo dhe qoftë edhe persona juridikë të tjerë të lidhur me të”.

Versioni se në krye të bandës së drejtorëve të bashkisë qëndron Erjon Veliaj përforcohet duke ditur se të arrestuarit kanë qenë miqtë e tij të afërt. Po ashtu kompania “5D” kishte përfituar një numër të madh tenderash në bashki dhe për këtë ishin investuar thuajse të gjithë drejtorët e bashkisë së Tiranës.

Por prova më e dukshme për implikimin e Veliajt në këtë aferë hajdutërie është qëndrimi që ai mbajti pas skandalit, kur mbrojti miqtë e tij të arrestuar nga SPAK për vjedhjen e taksave të qytetarëve.

Vendimi i Apelit/ Të hetohet punonjësja e 5D që përmend Erjon Veliajn

Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha u arrestuan në 28 Mars të vitit të kaluar për vjedhjen e tenderave të bashkisë me kompaninë “5D”. Tusha ishte i arrestuar më parë për procedurat e manipuluara të inceneratorit të Tiranës.

Vendimi i Apelit të GJKKO kërkonte që prokurorët e SPAK të mos lënë asnjë detaj pa hetuar, pa u druajtur se gjurmët mund t’i çojnë tek Erjon Veliaj, por dëshmia e sotme e Jona Bejkos tregon se prokurorët nuk shkuan më tej në hetimin e aferës 5D dhe se u mjaftuan me një përgënjeshtrim të saj publik për të justifikuar cektësinë e hetimeve.

The post “Hotelin e ka Lali Eri…” punonjësja e “5D” tregon pse përmendi Veliajn me sms appeared first on Lapsi.al.

Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për ish-drejtorët e dosjes “5D” (EMRAT)

By: V K
26 June 2025 at 12:13

Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e dy prej avokatëve të të pandehurve.

Seanca e sotme, kishte për qëllim marrjen e deklarimeve të 15 dëshmitarëve, të thirrur nga organi i posaçëm i akuzës.

Lista e dëshmitarëve:

1.   Eduard Meta

2.   Muhamet Petriti

3.   Alfred Qato

4.   Sabrina Qama

5.   Jonida Hoxhaj

6.   Jona Bejko

7.   Manjola Bunguri

8.   Algert Çifliku

9.   Marenglen Lika

10.  Klotilda Haxhiaj

11.  Kristi Grembi

12.  Vjola Bilçari

13.  Orjola Tane

14.  Ismet Elezaj

15.  Armand Çeçe

Të arrestuar për këtë dosje, janë vetëm tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të cilët e kanë përdorur për të fituar para publike nga tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Në lidhje me këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur shtetasit e mëposhtëm:

Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.

Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

Sipas organit të akuzës, në 12 procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë. Kjo kompani ka pëfituar tendera nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë gjatë kohës kur Redi Molla ka qenë drejtor, si dhe Mariglen Qato anëtar i Komisuionit të Vlerësimit të Ofertave.

The post Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për ish-drejtorët e dosjes “5D” (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Afera 5D, dënohen edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë

17 June 2025 at 12:40

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 17 qershor vendimin për deklarimin fajtorë të ish-titullares së entit Tirana Parking në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe të katër zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, të akuzuar se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të […]

The post Afera 5D, dënohen edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë appeared first on Reporter.al.

63 dëshmimtarë për dosjen “5D”/ Prokuroria do të zbardhë në gjykatë skemën e korrupsionit

By: V K
14 June 2025 at 11:29

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të dëgjohen 63 dëshmitarë për dosjen “5D”.

Prokuroria e Posaçme, përmes tyre do të tregojë skemën e përfitimit të tenderave, por edhe se si subjekti kishte pronar faktik dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

63 dëshmitarë janë kërkuar nga SPAK për t`u bërë pjesë e procesit gjyqësor ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës të cilët akuzohen se nëpërmjet kompanisë “5D”, kanë fituar tendera për punë publike në konflit të hapur interesi.

Mësohet se në listë janë punëtorët e kompanisë “5D konstruksion” si dhe i vëllai i Mariglenit, Alfred Qato.

Nëpërmjet tyre, Spak kërkon të zbulojë edhe më tej mënyrën se si funksiononte skema subjekti, por edhe marrëdhënia me Qaton dhe Mollën që konsiderohen pronar fakti, ndërsa ishin drejtorë në Bashkinë e Trianës në kohën kur kryetar i saj ishte Erjon Veliaj.

Një emër i rëndësishëm për SPAK është Eduard Meta, i cili rezulton se 22 janar 2016 ka themeluar kompaninë “Igor Elektrik”.

Që më pas ia ka shitur Muhamet Petritit 75 përqind të aksioneve.

Subjekti në vitin 2019 ndryshon emër, duke u shndërruar në VAS Construksion që më pas u kthye në “5D”.

Përgjatë këtyre datave ajo ka përfituar tendera nga Bashkia e Trianës. Jonida Hoxha dhe Jona Bejko, janë dy emrat kyç që SPAK i ka në procesin gjyqësor ndaj drejtorëve të Bashkisë Trianë.

Sekuestrimi i aparateve celulare dhe kqyrja e tyre kanë zbuluar tendera të përfituar nga “5D”, e po ashtu biseda përmes të cilave janë ngritur dyshimet mbi një hotel që po ndërtohet në Durrës.

Pas tyre, SPAK do të thërras edhe pjesen tjetër të personave që do të dëshmojë në procesin gjyqësor.

Gjykata e posaçme, pak javë më parë kundërshtoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-drejtoreve të tiranës.

Kjo kompani ka përfituar në mënyrë të parregullt 12 tendera publikë në vitet 2016-2020, që sipas prokurorisë janë marrë duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192 milionë lekësh.

The post 63 dëshmimtarë për dosjen “5D”/ Prokuroria do të zbardhë në gjykatë skemën e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Seancë në GJKKO për Bardh Spahinë, dëshmon kallëzuesi: Më shkarkoi me postë

By: Ela
5 June 2025 at 10:17

Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër, dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në procesin penal ndaj Bardh Spahisë, ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër. Molla, njëherazi kallëzuesi i çështjes, deklaroi se largimi i tij nga detyra ka ndodhur në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të tre vendimeve gjyqësore. Në dëshminë e tij, Molla tha se […]

The post Seancë në GJKKO për Bardh Spahinë, dëshmon kallëzuesi: Më shkarkoi me postë appeared first on BoldNews.al.

Mark Molla dëshmon në GJKKO kundër Bardh Spahisë: Nuk më la të hyja në zyrë

By: fra nc
5 June 2025 at 09:54

Mark Molla, ish-drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Shkodrës, ka dëshmuar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj ish-kryebashkiakut Bardh Spahia, të cilin e ka kallëzuar në SPAK për shkarkim të paligjshëm nga detyra dhe për moszbatim të vendimit të gjykatës që e rikthente atë në punë.

Molla, i cili ishte emëruar administrator me mandat 3-vjeçar, pretendon se është larguar nga detyra në mënyrë abuzive, pa ndjekur procedurat ligjore dhe pa qenë pjesë e mbledhjeve të Asamblesë së Ujësjellësit.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Molla deklaroi:

“Në 2022 kam qenë administrator i Ujësjellësit Shkodër. Si administrator kam bërë detyrën mirë. Nga ministrat Gjiknuri dhe Balluku ujësjellësi Shkodër është vlerësuar si nga më të mirët. Unë bëra një kallëzim penal, pasi ish-kryetarja, për shkak të performancës, më dha një mandat 3-vjeçar.”

Ai rrëfeu se që pas zgjedhjes së Bardh Spahisë në krye të Bashkisë Shkodër, nuk është lejuar më të ushtrojë funksionin e tij.

“Unë nuk jam parë sot e kësaj dite nga ish-kryetari i bashkisë. Jam njohur si njeri pa vlerë vetëm nga shkresat zyrtare. Unë nuk jam lënë të hyj në institucion. Unë kam pritur vendimet e gjykatës. Nuk është shkelur vetëm një, por tre vendime,” tha Molla.

Molla u ndal edhe te mungesa e transparencës në procedurën e shkarkimit.

“Nëse bëhet një mbledhje asambleje për largimin e administratorit, administratori merr pjesë. Unë nuk jam thirrur asnjëherë,” shtoi ai.

Për mënyrën si është informuar për vendimet e shkarkimit dhe reagimin e tij ligjor, Molla tha: “Në maj 2022 jam njohur me një urdhër largimi, që ka ardhur me postë. Unë i jam drejtuar gjykatës. Gjykata nuk e ka njohur si vendim. Spahia ka bërë një tjetër urdhër largimi. Edhe atë e godita në gjykatë, e cila po ashtu nuk e njohu vendimin e kryebashkiakut.”

Më tej, ai shtoi se edhe pas vendimit të tretë për largim, nuk është respektuar procesi ligjor.

“Për vendimet e gjykatës, e kam fjalën për sigurimin e padisë. Ndërkohë pas vendimit të tretë të largimit, erdhi një person nga Bashkia dhe më kërkoi të liroj zyrën. I thashë, që ta liroj, vetëm nëse më thotë gjykata. Unë atë ditë shkova në Postribë, për çështje pune. Ndërkohë godina e ujësjellësit u rrethua nga policia dhe policia bashkiake. Nga 320 punonjës, Spahia nxorri një urdhër që lejonte të futeshin në institucion vetëm 62 veta,” nënvizoi ai.

Për mënyrën si është larguar nga zyra, Molla tha:

“Unë nuk kam bërë asnjë dorëzim. Zyra është thyer në formë absurde nga një komision. Në datë 9 është bërë thyerja, ndërsa komisioni që bëri thyerjen është miratuar në datë 10.”

Në fund të dëshmisë, ai sqaroi se për dy vendimet e para të largimit është njoftuar me postë, ndërsa për të tretin është informuar nga drejtuesja e Asamblesë

“Për 2 vendimmarrjet e largimit jam lajmëruar përmes postës. Të tretën ma ka sjellë drejtuesja e Asamblesë,” përfundoi Molla.

The post Mark Molla dëshmon në GJKKO kundër Bardh Spahisë: Nuk më la të hyja në zyrë appeared first on Euronews Albania.

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

24 May 2025 at 15:06

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën grup kriminal me bazë në Durrës dhe Puglia, që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Për goditjen e grupit, autoritete u bazuan në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, si dhe në dëshmitë e tre […]

The post “Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali appeared first on BoldNews.al.

“Vdekshin ishalla motër*****”/ Biseda e Orges Mollës për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali

23 May 2025 at 18:55

Janë zbardhur detaje të reja nga dosja “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën grup kriminal me bazë në Durrës dhe Puglia, që trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Për goditjen e grupit, autoritete u bazuan në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i enkriptuar “Sky Ecc”, si dhe në dëshmitë e tre […]

The post “Vdekshin ishalla motër*****”/ Biseda e Orges Mollës për arrestimin e dy vëllezërve shqiptarë në Itali appeared first on BoldNews.al.

“Ca ke fillu me blejt qumësht e…marshal”/ Përgjimet që fundosën bandën e Visit të Pojës

23 May 2025 at 15:01

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e SPAK për operacionin “Ura” ku u lëshuan 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali dhe u godit një grup i fuqishëm kriminal i trafikimit ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës. Një nga bisedat e përgjuara mes trafikantëve shqiptarë (Gerti Aliut dhe Orges Mollës) është si më poshtë:

Pjesë nga përgjimet/ 

Gerti – po ku je mer vlla, ca ke fillu me blejt qumësht e…?

Gesi- po thash jam tu dal…

Gerti – e po ca psh…i je në ndal te pensioni e vlla…

Gesi- mos e ki kam? Gerti jam e Gerti…

Gesi- po e mora vesh e mora…

Gerti – hehehe me thash e keqen qat ko…

Gesi- hic per zotin, po nejta non vjem mormi i cik…

Gerti – mire lali mire, ca bon ti?…

Gerti – ca bohet ni naj e bukur?…

Gesi- ku je?…

Gerti – mire re marshal, shtyme me tu mar fryme, ca do bejme, shyqyr zotit na lan zotit kshu siq jemi pastaj…

The post “Ca ke fillu me blejt qumësht e…marshal”/ Përgjimet që fundosën bandën e Visit të Pojës appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për dosjen 5D, ndryshimi i avokatit sjell pezullim afatesh

By: E.K
17 April 2025 at 10:03

Seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “5D” është shtyrë, pasi i pandehuri Redi Molla ka ndërruar avokatin mbrojtës. Avokati i ri i çështjes kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes dhe për t’u pajisur me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për mbrojtjen ligjore. Në këto kushte, Gjykata vendosi pezullimin e […]

The post Shtyhet seanca për dosjen 5D, ndryshimi i avokatit sjell pezullim afatesh appeared first on FaxWeb.

Gjykata rrëzon gjykimin e shkurtuar për drejtorët e aferës 5D

3 April 2025 at 16:40

Procesi gjyqësor penal ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe pesë të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tyre në një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5D Konstruksion do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin […]

The post Gjykata rrëzon gjykimin e shkurtuar për drejtorët e aferës 5D appeared first on Reporter.al.

Dosja ‘5D’/ Refuzohet kërkesa e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë për gjykim të shkurtuar

By: Ardit
3 April 2025 at 11:10

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar procesi gjyqësore për dosjen 5D, ku nën hetim janë ish-drejtorët Bashkisë Tiranë. Ndërsa është refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve të dosjes “5D”. Sipas gjykatës, çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se çështja duhet t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm. Në vijim […]

The post Dosja ‘5D’/ Refuzohet kërkesa e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë për gjykim të shkurtuar appeared first on BoldNews.al.

Dosja “5D” kalon për gjykim/ Gjykata nuk pranon gjykim të shkurtuar për të pandehurit

3 April 2025 at 10:51

TIRANË- Në procesin që po mbahet për dosjen e njohur si “5D”, Gjykata e Posaçme nuk e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar bërë nga të pandehurit mes të cilëve edhe për Mariglen Qaton dhe Redi Molla.

Me rrëzimin e kësaj kërkesë te pandehurit nëse gjenden fajtorë nga gjykata nuk do të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3-tën.

Pas kësaj procesi gjyqësor do të vazhdojë me procedurën e zakonshme ku do të dëgjohen të gjitha provat dhe dëshmitarët në seancat që do të mbahen në themelin e çështjes.

Seanca e radhës do të mbahet më 17 prill në orën 09:00./abcnews.al

GJKKO kalon për gjykim dosjen/ Spahia: Akuzë qesharake! Nuk pranova gjykimin e shkurtuar

2 April 2025 at 10:35

Gjykata e Posaçme ka pranuarb ditën e sotme kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia. Ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. Sipas SPAK, Bardh Spahia, kur ushtronte detyrën e […]

The post GJKKO kalon për gjykim dosjen/ Spahia: Akuzë qesharake! Nuk pranova gjykimin e shkurtuar appeared first on BoldNews.al.

Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit

26 March 2025 at 17:12

Disa dhjetëra banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë u përplasën të mërkurën me policinë në afërsi të një zone 2.2 kilometra nga fshati ku filluan punimet për resortin turistik Blue Borgo, i cili ka marrë statusin e investimit strategjik nga qeveria në mbledhjen e 30 dhjetorit 2024. Banorët e zonës kërkuan ndalimin e punimeve deri […]

The post Përplasja për pronat në resortin e shpallur investim strategjik, policia shoqëron 6 banorë të Rrjollit appeared first on Reporter.al.

❌
❌