Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha

8 July 2025 at 18:02

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 8 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Teuta Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Shuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Teuta Hoxha appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

4 July 2025 at 11:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri appeared first on Reporter.al.

Bllokimi i armëve për Ukrainën, eksperti Hoti analizon synimin e Presidentit Trump

4 July 2025 at 11:42

Dritan Hoti, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka komentuar në Euronews Albania luftën Rusi-Ukrainë dhe qëndrimin e SHBA-ve në këtë mes.

Një ndër temat e disktuara gjatë këtyre ditëve ka qenë dhe bllokimi i ndihmave ushtarake të SHBA-së ndaj Ukrainës. Lidhur me këtë, Hoti e quajti thjeshtë një bllokim momental. Eksperti shprehet i mendimit se Trump, suksesin e tij diplomatik e arrin më lehtë në Lindjen e Mesme.

“Në mesin e kësaj lufte, SHBA-ve u intereson plani njerëzor pasi ka shumë viktima. Amerika kërkon që të përfundojë lufta por jo me një fitore përfundimtare nga ana e Rusisë, pasi do ishte një humbje për Perëndimin, dhe ktu Trump si president has gjithmonë një opinion publik në SHBA që është shumë herë më pro-ukrainas sesa opinionet publike në Evropë. Pra kërkon një paqe të ekuilibrave që mos të ketë një  triumf fundor të Rusisë.

Sa i përket ngrirjes së furnizimit të ushtrisë ukrainase, flitet për tre tipologji armësh: Gjylë topash, raketa që përdoren dhe goditen nga F16-ta si dhe sistemi Patriot për të cilën Ukraina ka shumë nevojë pasi duhet të neutralizojë sulmet e aviacionit rus.

Është një bllokim momental. Trump e sheh dhe në mënyrë pragmatike Lindjen e Mesme, pasi në krizën Rusi-Ukrainë është një terren ku suksesi i tij diplomatik është më i vështirë sesa Lindja e Mesme, pra ajo që quhet kreditet e suksesit të Trump-it, dhe këto janë më të arritshme në Lindje në Mesme sesa në luftën Rusi-Ukrainë. Trump përdor konceptin e militarizimit sa i përket vendeve evropiane. Ai e shikon se është një terren ku është e vështirë të arrihet paqe dhe të imponohet paqe nga ana e tij. Sa më shumë të thellohet lufta, aq më shumë SHBA-të do bëhen konsistente”, tha Dritan Hoti, ekspert.

The post Bllokimi i armëve për Ukrainën, eksperti Hoti analizon synimin e Presidentit Trump appeared first on Euronews Albania.

“Shqiptarët shiten si politikanët”, Lita komenton procesin e rinumërimit të votave

2 July 2025 at 11:38

Gazetari Lavdrim Lita komentoi në Euronews Albania procesin e rinumërimit të votave dhe dyshimet për ndërhyrje në zgjedhje, duke theksuar se hetimet e deritanishme nga SPAK dhe BKH nuk kanë prodhuar efekte penale dhe se manipulimi i votës mbetet një problem.

“Nuk është e lehtë të bindësh 20 mijë shqiptarë për votë, diçka ka ndodhur dhe është shumë e vështirë të hetohet. Kishim besim tek SPAK, nuk pash ndonjë veprimtari aktive të SPAK dhe BKH për të hetuar kandidatët. Ata u morën në përgjithësi me disa indicie që kishin ata vetë por nuk kanë prodhuar ndonjë efekt penal.

SPAK nuk mund ta bëjë këtë vend me demokraci. Partitë politike kanë vullnet për ta tjetërsuar votën e qytetarëve, çdo parti, nuk kanë skrupuj”, tha gazetari.

Lita gjithashtu komentoi fenomenin e shitblerjes së votave, duke theksuar se votat janë shitur nga një kontigjent i madh qytetarësh.

“Sa i përket hetimeve të Prokurorisë së Posaçme dhe shitblerjes së votave, saktësisht votat nuk janë blerë, janë shitur. Kemi një kontigjent shumë të madh qytetarësh që shiten, siç shiten deputetët, politikanët. Nga ana tjetër janë edhe ata që blejnë.

Këtë e konstatojmë në çdo qark që ka shitblerje masive të votës. SPAK ka bërë një farë pune ku ka kryer veprime duke bastisur zyra, shtëpi, kanë gjetur lista zgjedhësish, por volumi që është ushtruar për të tjetërsuar votën nëpër qarqe, ka qenë shumë i madh.

Duhet implementuar rekomandimet e OSBE-ODIHR që partitë politike bëjnë sikur nuk i dinë”, shtoi gazetari Lita.

The post “Shqiptarët shiten si politikanët”, Lita komenton procesin e rinumërimit të votave appeared first on Euronews Albania.

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Saraiva në sallën e gjyqit, masa ekstreme sigurie, përballje me 10 dëshmitarë

30 June 2025 at 11:35

Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar si vrasësi me pagesë i biznesmenit Ardian Nikulaj dy vjet më parë në lokalin “Coral” të të ndjerit në Shëngjin, nën motive hakmarrjeje.

Të paktën 10 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjykatë, në çështjen penale ndaj portugezit Saraiva.

Paraqitja e tij është bërë me forca të shumta policie dhe masa të forta sigurie, që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm kur është paraqitur në godinë (30 qershor).

Portugezi do përballet me dëshmitarët që ka thirrur Prokuroria, e cila thotë se ka prova se ai është autori.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, informon se procesi ndaj tij po vijon me gjykim të zakonshëm, ndërsa vetë i dyshuari i ka mohuar akuzat në mënyrë të përsëritur.

Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023 nga Maroku, ku dhe u arrestua dhe ku ishte fshehur pas atentatit, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “vrasja për gjakmarrje” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë në Angli dyshohet se është ekzekutori i Ardian Nikulajat.

Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptar që dyshohet se ka bërë pagesën dhe organizimin për llogari të kushërinjve të tij që kërkonin hakmarrjen dhe katër anglezë, të cilët vëzhgonin lëvizjet e viktimës dhe ia kalonin informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.

Më 7 mars të këtij viti Prokuroria e Lezhës dërgoi për gjykim dosjen. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e kaluar çështjen për gjykim. Avokati i Ruben Saraivës, Kujtim Cakrani në përfundim të seancës gjyqësore, u shpreh se nuk ka prova që e implikojnë klientin e tij në këtë vrasje.

The post Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Saraiva në sallën e gjyqit, masa ekstreme sigurie, përballje me 10 dëshmitarë appeared first on Sot News | Lajme.

Vala e të nxehtit mbulon Shqipërinë, Osmani:Temperaturat e korrikut deri në 39 gradë

30 June 2025 at 10:50

Meteorologu Hakil Osmani, bëri parashikimin e motit për fundin e muajit qershor dhe javën e parë të korrikut, teksa thekson se do të kemi të bëjmë me temperatura të larta, tipike të verës.

Ai shton se edhe në fundjavë do të kemi të bëjmë me intervale me diell por do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në krahasim me mes javën.

“Edhe kjo javë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës. Territori shqiptar do të ketë maskimume të cilat do të variojnë 38 gradë Celsius. Edhe nga dita e  martë dhe në vijim do të kemi temperatura të larta.  Temperatura të larta do të ketë edhe kryeqyteti me maksimume 39 gradë celsius. Edhe në zonat malore kemi rritje të ndjeshme të temperaturave me maksimume 34 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e premte dhe në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit edhe pse maksimumet mbeten në 34 gradë celsius, pra do të kemi një mot të qëndrueshëm të paktën deri në mes javë.

Sa i përket situatës në Rajon, do të kemi temperatura të larta ku maksimumet do shënojnë 36 gradë Celsius. Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut do ketë temperatura të larta në orët e para të mëngjesit. Intervalet me diell parashikohet të jenë dominante, kryesisht në Kosovë”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vala e të nxehtit mbulon Shqipërinë, Osmani:Temperaturat e korrikut deri në 39 gradë appeared first on Euronews Albania.

BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor

30 June 2025 at 11:30

Problemet me të drejtat pronësore në Kosovë, vazhdojnë të jenë një ndër sfidat më të mëdha të drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Për të adresuar këtë çështje, BIRN Kosova, në kuadër të projektit të mbështetur nga PIAKOS dhe në bashkëpunim me ATRC-në, ka ndërmarrë një iniciativë gjithëpërfshirëse përmes trajnimeve dhe diskutimeve ndër-institucionale, me qëllim përmirësimin e qasjes në të drejtat pronësore.

Në episodin e radhës të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica ndau detaje rreth këtij projekti që përfshin akterë kyç si Agjencia Kadastrale e Kosovës, gjyqtarë, noterë, përmbarues, ndërmjetësues dhe shoqërinë civile.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Leposhtica bëri të ditur se ndër aktivitetet më të veçanta ka qenë trajnimi i grave dhe vajzave që vuajnë dënimin në Institucionin Korrektues të Lipjanit.

“Kemi hasur raste ku gratë rrezikonin të humbnin të drejtën mbi pronën e tyre vetëm për shkak të mungesës së njohurive dhe mosveprimit në afatet ligjore”, tha Leposhtica.

Ai theksoi se qëllimi ka qenë jo vetëm informimi, por edhe përgatitja për riintegrim të suksesshëm në jetën ekonomike e sociale pas lirimit.

Në vazhdim, janë organizuar shtatë trajnime rajonale me gazetarë lokalë dhe aktivistë të shoqërisë civile, duke i pajisur me njohuri mbi të drejtat pronësore dhe ndryshimet ligjore të fundit, si ligji për kadastër dhe udhëzimet përkatëse administrative.

“Gazetarët janë formues të opinionit publik dhe zëdhënës të shoqërisë – ata duhet të jenë të informuar drejt dhe saktë,” theksoi Leposhtica.

Në kuadër të projektit, janë mbajtur trajnime edhe me zyrtarë kadastralë, përmbarues, noterë dhe gjyqtarë.

Diskutimet janë zhvilluar në tavolina të përbashkëta, ku secila palë ka pasur mundësinë të ndajë sfidat me të cilat përballet në praktikë.

“Në këto tavolina janë evidentuar probleme reale, duke filluar nga zvarritja e proceseve në gjykata e deri te mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve,” tha Leposhtica.

Ai shtoi se trajnimet u zhvilluan pas një procesi paraprak vlerësimi të nevojave, dhe se për çdo trajnim është ndërtuar një kurrikulë specifike dhe janë angazhuar ekspertë profesionalë.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Tutje gjatë diskutimit në këtë podcast, Labinot Leposhtica përmendi edhe gjendjen në gjykatat e Kosovës, ku një lëndë pronësore merr mesatarisht pesë vjet që të shqyrtohet.

Leposhtica tha se sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, një kontest pronësor në gjykatë zgjat mesatarisht pesë vjet në shkallën e parë.

“Nëse përfshihen edhe fazat e apelit dhe rikthimet nga gjykata supreme, kjo kohë mund të zgjatet deri në një dekadë. Kjo është dekurajuese, sidomos për gratë dhe grupet e margjinalizuara,” paralajmëroi ai.

Megjithatë, ai shtoi se ka mekanizma ligjorë për të ndjekur performancën e gjyqtarëve dhe për të kërkuar përgjegjësi për vonesat.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar  dhe askund nuk shihet kjo më qartë sesa në rastet e të drejtave pronësore”, u shpreh Labinot Leposhtica.

Në përfundim të projektit, BIRN do të publikojë një raport me rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, në bazë të sfidave të identifikuara./Telegrafi/

Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

The post BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva

By: Oldi
30 June 2025 at 09:50

Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës këtë të hënë. Në këtë seancë pritej të kishte dëshmitarë, por sipas burimeve mediatike ata nuk janë paraqitur në seancë. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të gjykatës së Marokut, e […]

The post Vrasja e Ardian Nikulajt, mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva appeared first on BoldNews.al.

“EPOS” në Amerikë – Kur drita gdhend historinë e Skënderbeut

26 June 2025 at 19:32

Në një sallë të mbushur me emocion dhe ndjeshmëri kulturore në Shtetet e Bashkuara, figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut mori një formë të re përmes një gjuhe artistike që bashkoi dritën, formën dhe kujtesën historike.

Ekspozita “EPOS”, e realizuar nga artisti vizual shqiptar Vlasov Sulaj, u prezantua për herë të parë përpara publikut amerikan dhe shqiptar të diasporës, duke shënuar një kapitull të veçantë në rrugëtimin artistik të autorit.

Ky cikël fotografik, më shumë sesa një dokumentim, është një rrëfim intim dhe i thellë për krijimin e një monumenti kushtuar figurës emblematike të Skënderbeut. “EPOS” u shoqërua edhe me promovimin e një libri fotografik me të njëjtin titull – një përmbledhje që zgjeron konceptin artistik dhe e përjetëson projektin përtej mureve të galerisë.

Në një intervistë për Telegrafi, Sulaj rrëfen përvojën që e çoi deri te kjo ekspozitë unike në SHBA. Ideja e “EPOS” lindi në Tuz, gjatë inaugurimit të monumentit të Skënderbeut, në bashkëpunim me skulptorët Ardian Pepa dhe Dylber Neziri. “E kuptova që kjo nuk ishte thjesht një skulpturë – ishte një epos në ndërtim,” thotë Sulaj. Pikërisht kjo frymë epike e frymëzoi për të ndjekur dhe dokumentuar me aparatin e tij gjithë procesin krijues.

Reagimi i audiencës amerikane dhe diasporës shqiptare e befasoi artistin, i cili e përshkruan si “dashamirës, të hapur dhe thellësisht të ndjeshëm ndaj mesazhit të veprës”. Kontributi i Shoqatës “Malësia e Madhe” në New York, “Malësia” në Kaliforni dhe “Jehona e Malësisë” ishte vendimtar për realizimin dhe promovimin e ekspozitës.

“EPOS” nuk është vetëm një titull – është gjuha përmes së cilës Vlasov Sulaj ndan rrëfimin e tij artistik. “Ky projekt është mënyra ime për të treguar histori që shkojnë përtej asaj që duket – është mënyra ime e të ndjerit dhe të treguarit”, pohon ai.

Ekspozita përfshinte 30 fotografi bardh e zi, të përzgjedhura nga mijëra imazhe të realizuara gjatë një periudhe 11-mujore. Zgjedhja për të punuar në bardh e zi nuk ishte rastësore – ajo synonte të zhveshte gjithçka nga zbukurimet dhe të përqendrohej në esencën: dritën, formën dhe hijen. “Ishte si të redaktosh poezi – çdo imazh duhej të kishte ritmin dhe teksturën e duhur”.

Sulaj e përshkruan figurën e Skënderbeut si një simbol që i përket kujtesës kombëtare, por që përmes këtij projekti është përjetuar edhe si njeri – nga balta në bronz, nga skica në përjetësi. “Ishte përgjegjësi, nder dhe sfidë”, rrëfen ai.

Fotografitë e ekspozuara janë dhuruar si gjest mirënjohjeje për tre shoqatat që e mbështetën projektin, duke u bërë pjesë e koleksioneve të tyre. Ndërkohë, “EPOS” ka hapur dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme, përfshirë interesimin nga akademikë dhe institucione për ta sjellë ekspozitën edhe në vende të tjera.

Në fund të këtij udhëtimi artistik, Sulaj e falënderon familjen si mbështetësen më të madhe dhe kuratoren e ekspozitës – njëkohësisht konceptuesen vizuale të librit – për vizionin dhe përkushtimin. “Ky projekt nuk do të kishte marrë jetë pa këtë bashkëpunim të ngushtë dhe njerëzor”, përmbyll artisti.

“EPOS” është dëshmi e fuqisë së artit për të ndriçuar historinë – jo si relike, por si përvojë e gjallë që na bashkon me rrënjët dhe na fton të shikojmë përtej formës. /Telegrafi/

The post “EPOS” në Amerikë – Kur drita gdhend historinë e Skënderbeut appeared first on Telegrafi.

Ndryshime në Kadastrën e Vlorës/ Genc Deromemaj emërohet në krye të institucionin

By: Rovena
24 June 2025 at 16:12

Ndryshime në Kadastrën e Vlorës. Genc Deromemaj emërohet në krye të institucionin. Deri më tani postin kreut të Kadastrës së Vlorës e ka mbajtur Paola Sulaj.

Genc Deromemaj deri pak vite më parë ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike Vlorë./abcnews.al

A mund ta sulmojë Irani Shqipërinë? Eksperti shpjegon hartën: Rrezja e raketave…

24 June 2025 at 11:50

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari, ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania, ku tha se teoria që Irani mund të sulmojë Shqipërinë, është një teori për të mbjellë panik, pasi ka tre arsye sipas tij, se përse Irani nuk mund ta sulmojë Shqipërinë.

Duke shpjeguar në hartë, eksperti tha se distance mes Iranit dhe Shqipërisë është shumë e madhe për të kryer sulme, ndërsa shtoi se kjo nuk është arsyeja e vetme se përse ky sulm nuk mund të ndodh.

“Distanca maksimale është 2 mijë km. Ka tre arsye se përse Shqipëria nuk mund të goditet nga Irani. Kjo teoria që Shqipëria mund të goditet nga Irani, është një panik që përhapet. E para, distanca e goditjes nuk arrin në Shqipëri. E dyta, nuk ka argument për të goditur Shqipërinë, e lidhin me MEK-un, por sot Iranit i bien aq shumë këmbora sa nuk ka kohë të ndiejë zilet e MEK-ut. E treta, Shqipëria është një vend i NATO-s. Në rast se sulmohet Shqipëria, goditja me raketa është një akt luftë nga një vend anëtar i NATO-s dhe aktivizohet neni i 5. Ndaj teoria që Shqipëria kërcënohet nga Irani, mbjell panik dhe merr klikime”,-shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A mund ta sulmojë Irani Shqipërinë? Eksperti shpjegon hartën: Rrezja e raketave… appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi

By: Besnik
19 June 2025 at 11:51

Gazetari Rid Berisha foli në një lidhje nga Kosova për Euronews Albania ku komentoi situatën aktuale politike në vend dhe zhvillimet e fundit në rajon, me fokus të veçantë përpjekjet ndërkombëtare drejt një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari Berisha kujtoi se ka qenë vetë i pranishëm në marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e firmosur nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, por që më pas u rrëzua nga qeveria Kurti.

Ai e cilësoi si shumë të gabuar rrëzimin e asaj marrëveshjeje dhe theksoi se situata në të cilën ndodhet sot Kosova është edhe pasojë e këtij vendimi ndërsa tha se SHBA-të janë të vetmet që mund t’i japin drejtim final marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pozicioni aktual i qeverisë Kurti është i vështirë, pasi kjo është e njëjta legjislaturë që rrëzoi marrëveshjen e 4 shtatorit 2020. Me zotin Trump, ndoshta mund të kemi një zgjidhje më ultimative, ku nuk do të pyetet as Kosova e as Serbia, në kërkim të trofeut të administratës Trump për t’i dhënë fund këtij konflikti formal.”

Me një Bruksel të lodhur nga ndërmjetësimi me pak rezultate në bisedimet Kosovë–Serbi, Berisha vlerëson se SHBA-të janë e vetmja shpresë për të dhënë një orientim final dhe për të mbyllur çdo veprim që mund të prodhojë konflikt mes dy vendeve.

“Britania e Madhe duket se i ka kthyer shpinën Kurtit, të cilin dikur e mbështeste kur ishte në opozitë. Gjermanët kanë heshtur, francezët nuk duken të përfshirë. Britanikët madje e kanë udhëzuar të mos marrë veprime në veri. Zoti Kurti është në vëzhgim, dhe ata aleatë që i kishte, po e braktisin, sepse nuk mund të jenë më garantë për të.”

Gazetari risolli në vëmendje edhe prapaskenat e marrëveshjes së 2020-s, duke komentuar mënyrën dhe arsyet pse ajo, sipas tij, u sabotua:

“Sot po del që akuzat e administratës Trump janë drejtuar kundër administratës Biden, e cila me prokurorët e saj si Jack Smith e sabotoi një projekt paqeje. Kam qenë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe kishte ndërhyrje ndaj zotit Hoti që ishte në SHBA ndërkohë që liderët nga Prishtina e telefononin për t’i bërë presion se çfarë po bënte, çfarë po nënshkruante. Gjithë vendi ishte i mbushur me konspiracione dhe një fjalor pothuajse toksik, që ishte implantuar nga partia e zotit Kurti. Thuhej se në Shtëpinë e Bardhë po vendoseshin pikat në hartë për Kosovën – imagjino, kjo është çmenduri. Por opinioni publik kishte marrë tatëpjetën dhe po dyshonte”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi appeared first on Euronews Albania.

“Shqipëria nën mbizotërimin e diellit”, Hakil Osmani bën parashikimin e motit

16 June 2025 at 09:49

Meteorologu Hakil Osmani, shpjegoi në Euronews Albania se kjo javë pritet të jetë në mbizotërimin e motit me diell, përgjithësisht në të gjithë territorin shqiptar. Në vlera minimale dhe maksimale, Osmani shpjegon se temperaturat e ajrit do pësojnë një rritje graduale, duke nisur nga dita e martë dhe në vijim.

“Dita e sotme nis në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, i gjithë territori shqiptar për gjatë gjithë 24 orëve do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell.

Në zonat malore, do të kemi kalime të lehta të vranësirave, vranësira të cilat nga dita e martë deri të premten, do të bëhen më të dukshme gjatë orëve të pasditeve dhe mbrëmjes.

Sa i përket temperaturave të ajrit, në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale në qytetet e zonave malore, janë regjistruar në 10 gradë Celsius. Në orët e pasdites do të kemi maksimumet me vlerë 34 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat e ajrit do të jenë makismumet jo më shumë se vlera 28 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e martë e në vijim, do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit, ku më e ndjeshme do të jetë në pjesën e dytë të javës, duke bërë që vlerat të regjistrohen edhe në 36-37 gradë Celsius.

Edhe në orët e para të mëngjesit vlerat minimale do të pësojnë rritje”, tha meteorologu.

Për vendet e Rajonit, Osmani tha se gjithashtu do të ketë prezencë të motit me diell, por gjatë pasdites nuk do të mungojnë vranësirat e shpeshta, në intervale të shkurtra kohore.

“Sa i përket situatës në rajon, edhe vendet e rajonit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Gjatë orëve të pasites do të kemi vranësira të shpeshta, ku më të dukshme do të jenë në Maqedoninë e veriut. Duke filluar nga dita e martë e në vijim, duke qenë se do të ketë rritje te lagështirës në ajër, do të bëjë që herë pas herë gjatë orëve të pasdites, do kemi prezente reshjet e izoluara të shiut, por me intervale të shkurtra kohore”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqipëria nën mbizotërimin e diellit”, Hakil Osmani bën parashikimin e motit appeared first on Euronews Albania.

Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri: Në Kosovë s’ka me kë të negociojë

16 June 2025 at 09:33

Presidenti i SHBA, Donald Trump në një deklaratë të fundit rreth situatës mes Izraelit dhe Iranit ka përmendur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke paralajmëruar se do t’i rikthehet bisedimeve për ta rregulluar atë siç thekson në postimin e tij në rrjetet sociale.

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Europian në Kosovë tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e Trump është dëshmi e qartë se administrata e re e SHBA ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Sipas tij, edhe nëse ka një vullnet të mirë nga SHBA për t’u ripërfshirë në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, klima politike në Kosovë do ta bëjë të vështirë këtë gjë.

“Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë. Marrëveshja e parë e nënshkruar në Uashington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë” , tha ish-ministri.

 

The post Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri: Në Kosovë s’ka me kë të negociojë appeared first on Euronews Albania.

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

9 June 2025 at 16:25

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 9 qershor me parashtrimet e prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë procesit të vetingut në shkallën e parë, prokurori Lamaj arriti të përmbysi barrat e provës që i’u kaluan […]

The post Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA appeared first on Reporter.al.

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

8 June 2025 at 21:28

Shumë vrasje që ndër vite mbeteshin pa autorë, i faturoheshin “profesionistëve”. Dyshimet hidheshin në disa drejtime. Për disa krime autorët aludohej se mund të ishin “ekspertë”, si ish-ushtarakë apo ish-policë, të stërvitur për të goditur në shenjë. E për disa të tjera, shpesh hetimet orientoheshin drejt vrasësve me pagesë, që nuk i lidhte asnjë motiv […]

The post Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë appeared first on BoldNews.al.

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

28 May 2025 at 14:22

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të martën, më 27 maj, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu, dhe e riktheu atë në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon […]

The post KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

19 May 2025 at 18:42

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 19 maj të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Françeskina Lekani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani appeared first on Reporter.al.

❌
❌