Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kasëm Trebeshina banon në katin e katërt të njërit nga pallatet e shumtë pa ngjyrë!

13 August 2025 at 12:45

Nga: Ardian Klosi (1957–2012)

Kasëm Trebeshina banon në katin e katërt të njërit nga pallatet e shumtë pa ngjyrë, pa suva dhe pa gëzim të Tiranës. Hyrja është tepër e ngushtë. Kasëmi punon në dhomën ku priten miqtë. Të vjen çudi se si mund të strehohen në atë dhomë të vogël gjithë ato dorëshkrime që ka shkruar ai në jetën e tij. Nga jashtë nuk duket pothuaj asgjë, veç zbukurimeve në bufenë dymbëdhjetëmijëshe, sheh disa libra në rusisht dhe anglisht. Meqë kjo dhomë pritjeje është e vogël, aty s’ka vend për tryezë pune. Shkrimtari e vë makinën e shkrimit mbi divan dhe punon i përkulur mbi të. Qëkurse ka dalë nga burgu, jeton me një pension prej 370 lekësh.

Në fëmini kishim frikë nga Kasëm Trebeshina, i cili është martuar me një kushërirën time. Të rriturit na thoshin se, për fat të keq, në rrethin tonë prej familjesh të mira, komuniste, kemi edhe një njeri jo të mirë që Partia dhe shteti detyrohen ta mbyllin në burg, prej ligësisë së tij. Pastaj, Kaso është pak i sëmurë, vërenin. Për hir të së vërtetës duhet thënë edhe që në fund të këtij rundi bisede për Kasëmin, im atë shtonte: “megjithatë në Luftë ka qënë shumë trim, është plagosur pesë herë”. Prandaj, sa herë shkonim për vizitë te kushërira, unë kisha frikë në zemër se mos na dilte si fantazëm nga dhoma e tij ai njeri i frikshëm, me kobure në dorë, dhe bënte ndonjë veprim të sëmurë. “Po punon”, thoshte e shoqja. Në të vërtetë, Kasëmi nuk dilte të na takonte.

 

The post Kasëm Trebeshina banon në katin e katërt të njërit nga pallatet e shumtë pa ngjyrë! appeared first on Telegrafi.

Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Klosi: Fokusin do ta kemi për Integrimin, kodi elektoral me konsensus

By: redi
4 August 2025 at 14:59

Sezoni i ri parlamentar nis në shtator, dhe për numrin dy të selisë rozë, Blendi Klosi mandati i katërt qeverisës do të jetë në shërbim të Integrimit Europian dhe jo një mekanizëm për të treguar arrogancë me pushtetin. Pavarësisht se është i vetëdijshëm që 83 mandate në sallën e Kuvendit do ta lehtësojnë projektin qeverisës të Edi Ramës. ”Objektivi ynë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat me…

Source

KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive

31 July 2025 at 10:50

Në një dokument të firmosur nga të pestë anëtarët e KAS-it, pasi përshkruhet procesi nga numërimi fillestar, ankimimet e partive dhe më pas rinumërimi, konstatohet se numëruesit kanë kryer shkelje. “Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona zgjedhore provoi në disa raste mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit nga […]

The post KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive appeared first on Reporter.al.

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 06:11
Edi Rama

Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky […]

The post ‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on Reporter.al.

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

By: Elva
18 July 2025 at 12:10

Nga Boldnews.al Ceno Klosi, një prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i zv.kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë probleme serioze me ligjin penal. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar tolerime të shumta dhe abuzive që ai i ka bërë kompanisë “Gjikuria”, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të […]

The post Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Shkarkohen drejtorët e bashkive, Klosi në Dibër: Rritje e performancës së administratës

By: redi
16 July 2025 at 15:24

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi pati një vizitë në Bashkinë e Dibrës ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit të pushtetit vendor. Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës së administratës për shërbimet ndaj qytetarëve.

Source

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

By: Elva
7 July 2025 at 17:43

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me tone të ashpra procesin e rinumërimit të votave dhe kulturën politike në vend, pas zbulimeve për manipulime në Qarkun e Fierit. I ftuar në studion e “News24”, Lubonja tha se figura si Ceno Klosi nuk fitojnë nga vlerat, por përmes ndikimit të institucioneve dhe klientelizmit, duke përmendur Tatimet si […]

The post Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: armand
5 July 2025 at 14:49

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit. Ai shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, […]

The post Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

By: V K
5 July 2025 at 15:24

Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme, që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Ai shprehet se; krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij, u verifikua edhe nga pamjet filmike.

Bardhi apelon SPAK, të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

“Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm”, shkruan Bardhi.

Postimi:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

-80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

-180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

-50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.

Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

 

The post Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on Albeu.com.

“PD nuk i njeh zgjedhjet, Klosi është hajdut me çizme”/ Berisha: Kthyen Zegjinenë dhe dolën lakuriq…

3 July 2025 at 14:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për gazetarët lidhur me zgjedhjet e 11 majit si edhe rinumërimin e votave të kandidatëve në disa qarqe të vendit.

Beerisha u ndal të rinumërimi i qarkut Fier, nga ku kandidatja Zegjine Çaushi humbi mandatin për 10 vota, duke i dhënë mandatin kandidates Maldrita Bardho. Por kjo e fundit nuk e pranoi mandatin duke ia rikthyer sërish Zegjinesë.

Lidhur me këtë Berisha u shpreh: “Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë. I duhej Zeqineja dhe e futën në parlament, qytetarët votuan për zonjën tjetër dhe ajo nuk hyri në Kuvend. E kthyen te Zegjineja, e kthyen dhe dolën lakuriq para botës”.

Gjithashtu Berisha tha se PD nuk i njeh zgjedhjet e 11 Majit, teksa akuzoi Ceno Klosin si “hajdut me çizme” dhe produkt të narko-regjimit që manipulon vullnetin e qytetarëve.

“PD nuk njeh zgjedhjet. Ceno Klosi, hajdut me çizme. Ceno Klosi është lubi Balluku”, tha Berisha.

The post “PD nuk i njeh zgjedhjet, Klosi është hajdut me çizme”/ Berisha: Kthyen Zegjinenë dhe dolën lakuriq… appeared first on Sot News | Lajme.

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

2 July 2025 at 19:15

Rinumërimi i votave në qarkun e Fierit zbuloi qindra vota të tjetërsuara dhe prodhoi ndryshim rezultati brenda listës së hapur të Partisë Socialiste, ku Zegjine Çaushi humbi vendin e deputes ndaj kandidates tjetër socialiste, Maldrita Bardho. Por numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, njëherazi drejtuese politike e qarkut të Fierit e konsideron këtë si “produkt […]

The post Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier appeared first on Reporter.al.

Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin

2 July 2025 at 17:06

Me një diferencë vetëm prej 64 votash në numërimin e parë në favor të Çaushit, gjatë procesit të rinumërimit Bardho ka dalë përpara me 10 vota plus duke rikuperuar votat që nuk i ishin njohur gjatë numërimit. Çaushi i janë hequr 48 vota të marra padrejtësisht ndërsa Bardhos iu shtuan 26 vota pas rinumërimit. Procesi […]

The post Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin appeared first on Reporter.al.

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

2 July 2025 at 16:54

Ka përfunduar procesi i rinumërimit për të gjitha kutitë e Qarkut të Fierit, si për votat e subjekteve politike ashtu edhe për ato preferenciale. Ndryshimi i vetëm është humbja e mandatit të Zegjine Çaushit, ku pas rinumërimi i kalon kandidates tjetër socialiste Maldrita Bardho. Pas rinumërimit të 586 kutive në total, rezulton se Partisë Demokratike […]

The post Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD

2 July 2025 at 14:53

Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë […]

The post Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD appeared first on Reporter.al.

Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve

By: user 6
1 July 2025 at 23:32

Nëse në qarkun e Tiranës lëvizjet e votave nga rinumërimi ishin “të pranueshme” ajo që ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur të forcave politike në qarkun e Fierit është e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 që janë gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjë lëvizje të fortë votash mes partive.

PS ka shtuar edhe 15 vota të tjera ndërsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendonte një mandat, deri tani është larg pasi edhe vetë ka humbur 7 vota. Por le të shohim se çfarë ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetë nga lista e hapur.

Më i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumërimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti që “e ka pësuar më shumë është Klevis Jahaj të cilit në 11 maj i janë hequr padrejtësisht 462 vota deri tani. 78 vota i janë hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janë hequr edhe “yllit të fushatës” Zegjine Çaushi.

Jo më pak vota janë transferuar edhe brenda demokratëve që nuk mundën dot të plotësonin as listën e mbyllur. Bie në sy Silva Hasaj që ka 690 vota më shumë nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 më shumë dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i është ngrënë Ledion Çalës që i kanë marrë 125 vota. ©LAPSI.al

The post Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve appeared first on Lapsi.al.

Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh

1 July 2025 at 22:02

Ndryshe nga Tirana, procesi i rinumërimit për qarkun Fier nxjerr në dukje një tjetër specifike, ku kandidantë të caktuar si Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD, rezultojnë me qindra vota fiktive. Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, […]

The post Ceno Klosi “namin” me vjedhje votash në Fier, Braho: Jo gabime njerëzore, por favorizim kandidatësh appeared first on BoldNews.al.

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

1 July 2025 at 17:02

Vijon procesi i rinumërimit për Qarkun e FIerit, ku sa i përket subjekteve politike, KQZ ka përditësuar rezultatin për 361 kuti nga 557 në total. Deri më tani, sa u përket dy subjekteve politike kryesore, Partisë Demokratike i janë hequr 142 vota, ndërsa Partisë Socialiste i janë shtuar 63 vota. Ndërkohë, sa i përket koalicionit […]

The post Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena appeared first on BoldNews.al.

Berlini mbështet integrimin/ Klosi në Kongresin e PSD: Qeverisja e të majtëve, shembull për reformat e BE

28 June 2025 at 13:13

Partia Social-Demokrate në Gjermani, mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I pranishëm në kongresin zgjedhor, të një prej partive më të mëdha të së majtës europiane, sekretari i përgjithshëm I PS, Blendi Klosi tha se këto përfaqësime i japin mazhorancë më shumë motivim për të çuar përpara sfidat e anëtarësimit.

Klosi thotë se qeverisja e të majtëve është shembull në përmbushjen e reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian.

Përgjatë këtyre 9-muajve, Shqipëria ka çelur katër grupkapituj nga 6 në total. Vendi ynë është në pritje të konferencës së radhës ndërqeveritare për të hapur negociatat për grupkapitullin “Agjenda e Gjelber dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, dhe mbetet vetëm “Bujqësia dhe Kohezioni.” Ambicia e qeverisë është që deri në 2027 të mbyllë të gjithë grupkapitujt e negociatave.

/abcnews.al/

Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, së bashku me Sekretaren për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, morën pjesë si përfaqësues të Partisë Socialiste në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialdemokrate Gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës evropiane, e cila zgjodhi sot kryetarin e ri.

Klosi nënvizon se në takim mori mbështetjen e kryetarit të sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil për rrugën e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në takimin me kryetarin e sapozgjedhur të SPD, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të lartë të së majtës evropiane morëm mbështetjen e plotë të socialdemokratëve në rrugën tonë për integrimin në Bashkimin Evropian”, u shprehet Klosi në një postim në rrjetet sociale.

“Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të përfaqësohet me të gjithë kapacitetin në familjen e madhe të socialistëve evropianë dhe të japë shembullin e saj me reformat në qeverisjen e vendit dhe procesin e integrimit në BE”, theksoi më tej Klosi.

/gj.m/ j.p/

The post Klosi dhe Kuko në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane: Morëm mbështetje për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌