Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

By: Ardit
28 July 2025 at 17:55

Gazetari Enton Abilekaj ka ngritur alarmin për përmbajtjen dhe qëllimet e ndryshimeve të reja në Kodin Penal, të propozuara nga mazhoranca, Sipas Abilekajt, ky projekt është sjellë tinëzisht menjëherë pas zgjedhjeve, ku Partia Socialiste fitoi 83 mandate dhe ka tashmë mundësinë të miratojë ligje sipas interesit të saj. Ai theksoi se mazhoranca po paraqet një […]

The post “Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare appeared first on BoldNews.al.

Dashnor Sula: Doli llafi i Ramës kur thoshte: Rahmet pastë për LSI, tani kjo kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin

18 June 2025 at 21:21

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.

“Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori.

Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë.”, tha ai.

Ai theksoi se në fushatën e 11 majit nuk ka punuar fare për PD-në.

“Skam punuar për PD. Është refuzim pjesa e madhe”, tha ai./abcnews.al

 

Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

12 May 2025 at 23:30

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.

Ai ka thënë se përdorja e fesë nga një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, apo në përgjithësi shtetet rivale e armike mes vete, nuk është risi.

Sipas tij shtetet armiqësore përdorin metoda të ndryshme për epërsi ndaj shtetit tjetër, në këtë rast edhe Kosovës, që ta sfidojë qetësinë e saj.

“Serbia është duke ndjekur rrugën e njëjtë të Izraelit dhe Iranit në nivel global. Mos të harrojmë se në vitet e 90-ta Izraeli kishte rekrutuar rreth 30 mijë qytetarë, prej vegjëlisë i kishte shkolluar me emra Muhamed, u kishte mësuar fenë, njohës të mëdhenj të fesë islame dhe i kishte shpërndarë nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur konflikte dhe vrasje që po ndodhin sot nëpër Lindjen e Mesme.”

“Vendet armiqësore gjithmonë i kanë përdorur metodat e ndryshme, qoftë të spiunazhit, qoftë të infiltrimit,” ka thënë Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se neve si shoqëri kosovare na intereson dhe nuk guxojmë të jemi viktimë e strategjive të Serbisë apo të sionistëve në nivel global.

“Ne nuk guxojmë t’ia mveshim këto fesë Islame,” ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dyshon aspak në metodat e rrezikshme e perfide të Serbisë në raport me fenë Islame dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

The post Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja appeared first on Telegrafi.

Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja

12 May 2025 at 21:29

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala ka folur lidhur me përdorimin e fesë për propagandë dhe për agjentura.

Ai ka thënë se përdorja e fesë nga një shtet që nuk e njeh shtetin e Kosovës, apo në përgjithësi shtetet rivale e armike mes vete, nuk është risi.

Ai ka thënë se shtetet armiqësore përdorin metoda të ndryshme për epërsi ndaj shtetit tjetër, në këtë rast edhe Kosovës, që ta sfidojë qetësinë e saj.

“Serbia është duke ndjekur rrugën e njëjtë të Izraelit dhe Iranit në nivel global. Mos të harrojmë se në vitet e 90-ta Izraeli kishte rekrutuar rreth 30 mijë qytetarë, prej vegjëlisë i kishte shkolluar me emra Muhamed, u kishte mësuar fenë, njohës të mëdhenj të fesë islame dhe i kishte shpërndarë nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur konflikte dhe vrasje që po ndodhin sot nëpër Lindjen e Mesme.”

“Vendet armiqësore gjithmonë i kanë përdorur metodat e ndryshme, qoftë të spiunazhit, qoftë të infiltrimit,” ka thënë Kelmendi.

Ai tutje ka thënë se neve si shoqëri kosovare na intereson dhe nuk guxojmë të jemi viktimë e strategjive të Serbisë apo të sionistëve në nivel global.

“Ne nuk guxojmë t’ia mveshim këto fesë Islame,” ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk dyshon aspak në metodat e rrezikshme e perfide të Serbisë në raport me fenë Islame dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

The post Kelmendi: Fesë Islame po i m’veshen strategji të agjenturave të huaja appeared first on Telegrafi.

Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për disa ndryshime ligjin nr.75/2019 “Për Rininë”

Ministrja Muzhaqi u shpreh se ky projektligj vjen si një premtim i mbajtur ndaj të rinjve, si edhe për të përmbyllur një cikël katërvjeçar reformash në fushën e rinisë, që e kanë kthyer rininë në kryefjalë të politikëbërjes, në nivel vendor dhe kombëtar.

“Përgjatë 4 viteve të fundit, si pasojë e miratimit të akteve nënligjore të Ligjit për Rininë, sot janë ngritur dhe funksionojnë një rrjet strukturash, institucionesh, dhe programe që mbështesin të rinjtë në fusha të ndryshme dhe janë arritur rezultate të prekshme, dhe sigurisht prezantimi i ndryshimeve ligjore sot nuk do të ishte i plotë, pa përmendur arritjet e këtij 4 vjeçari në fushën e rinisë, si dhe arsyet që na kanë sjellë sot këtu me këto ndryshime ligjore”, tha Muzhaqi.

Sipas ministres Muzhaqi, “projektligji rregullon njohjen dhe përcaktimin e kompetencave dhe formimit profesional që duhet të kenë punonjësit rinorë”.

“Projektligji i hap rrugë dhe mbështetjes nga AKR-ja për pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit që do duan të certifikohen  si punonjës rinorë në programet profesionale që do të krijohen sipas ligjit. Në fund dua të theksoj se projektligji është harmonizuar plotësisht me rekomandimet dhe standardet e BE-së në fushën e rinisë.

Sot, është seanca e fundit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe besoj që në këtë kuadër, ky projektligj sot, ju jep të gjithëve ju mundësinë, për të bërë një akt sa politik, aq edhe qytetar duke votuar pro këtij projektligji që është tërësisht dhe në çdo pikë të tij, në të mirë dhe në mbështetje të interesave të të rinjve shqiptar.

Nuk ka vend për justifikime apo për arsyetime të tjera, ndaj ju ftoj ta votoni këtë projektligj për çdo të ri që njihni, që të lini një gjurmë pozitive në të ardhmen e tyre”, përfundoi Muzhaqi.

/a.f/

The post Muzhaqi: Ligji për rininë, i harmonizuar me standardet e BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debati i ashpër në “Big Brother”, Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

By: Ke Si
23 February 2025 at 18:10

itën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi pas hapjes së ‘valixhes së tundimeve’. Një një moment gjatë debatit, Egli u ul në gjunjë duke i thënë më fal se jam unë e keqe dhe ti i mirë.

Pjesë nga debati:

Gjesti: O vëlla ndalo, mos më hajde kështu mbrapa se po më luan

Egli: Ty të paska lënduar që unë kam menduar që ti të flesh rehat.

Gjesti: Natën e mirë

Egli: Ti qenke lënduar jashtë mase

Gjesti: Po ta respektoj. Të kam thënë po ta respektoj

Egli: Çfarë ke respektuar ti more

Gjesti: Kur të them nuk dua të flej, dua të fle tjetërkund mos më thuaj fle në tokë

Egli: Jam shumë e keqe, je shumë i mirë. U kry çdo sen. Më fal, më fal, më fal! Mos hajde të flasësh më me mua. Po të them më fal, po të kërkoj falje, t’u ula në gjunjë më fal që të kam ardhur dhe të kam thënë hajde fli tek kolltuku

Gjesti: Shpirtin këtu ma ke sjellë…/kb

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

By: Ke Si
23 February 2025 at 17:50

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd””, shkruan Rama./kb

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

By: Ke Si
23 February 2025 at 17:10

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë me NATO-n,” tha ai në një konferencë për shtyp “Ne jemi më afër një marrëveshjeje me SHBA-në për mineralet,” theksoi ai.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se do të jepte dorëheqjen “menjëherë” nga presidenca e Ukrainës në këmbim të anëtarësimit të vendit në NATO .

Duke hedhur në tavolinë një tjetër kartë negociatash, në një kohë kur presioni i SHBA-së po intensifikohet, me Trump dhe Musk që i bëjnë thirrje për të vazhduar me zgjedhje, presidenti ukrainas bëri një propozim, i cili megjithatë ka pak shanse për t’u pranuar.

E gjithë kjo, përpara bisedave kritike me Donald Trump për Ukrainën, që do të kenë këtë javë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

“Nëse ka paqe për Ukrainën , nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Mund ta shkëmbej atë me NATO-n”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Kiev, duke shtuar se ai do të tërhiqej “menjëherë” nëse është e nevojshme.

Presidenti ukrainas tha se qëllimi i tij është që homologu i tij amerikan, Donald Trump , të “kuptojë” pozicionin e tij dhe të vazhdojë me garancitë specifike të sigurisë për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër pushtimit rus.

“Dua shumë mirëkuptim nga Trump. Garancitë e sigurisë janë shumë të nevojshme”, ka theksuar më tej ai.

Duke folur me rastin e tre vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës, Zelensky shprehu shpresën se takimet me liderët e huaj që do të vizitojnë Kievin të hënën do të shënojnë një “pikë kthese”.

Zelensky tha gjithashtu se Kievi dhe Uashingtoni janë më afër një marrëveshjeje për qasjen e SHBA në burimet natyrore të Ukrainës në këmbim të ndihmës për sigurinë. “Ne po bëjmë përparim,” tha ai, duke shtuar se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë kishin qenë në kontakt për marrëveshjen më herët gjatë ditës./kb

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

By: Ke Si
23 February 2025 at 16:50

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej 500 milionë dollarësh që po realizohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.

“Kam folur me Putinin dhe Zelenskyn dhe po përpiqem të marr paratë tona. Evropa i dha Ukrainës 100 miliardë dollarë në formën e një kredie. Ne kemi vënë 300 miliardë lekë. Kështu që ne kërkojmë toka të rralla, naftë dhe gjithçka tjetër”, deklaroi Donald Trump duke folur në CPAC, konventa konservatore amerikane.

Kievi ka depozita të mëdha nëntokësore me vlerë 11.5 trilion dollarë jo vetëm të tokave të rralla si skandiumi, por edhe të mineraleve të tjera thelbësore, si litium, grafit, kobalt dhe titan.

Cilat janë tokat e rralla?

Elementët e tokës së rrallë janë një grup prej 17 elementësh në tabelën periodike që përfshin: skandiumin, itrin dhe 15 lantanidet, përkatësisht, sipas rendit të tabelës periodike, lantanium, cerium, praseodymium, neodymium, promethium, samarium, europium, gadolinium, terbium, erbholli, dhe thumbium. Këta 17 elementë prodhojnë një treg global që tashmë vlen pothuajse 11 miliardë dollarë dhe që deri në vitin 2031 do të arrijë në 21.7 miliardë dollarë me një rritje prej 7.4% në vit . Tokat e rralla përfaqësojnë vetëm një pjesë të të ashtuquajturave lëndë të para kritike. Sipas Bashkimit Evropian, 34 nevojiten për tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

Pse janë kaq të rëndësishme?

Këto lëndë të para janë të domosdoshme në industrinë e teknologjisë dhe të mbrojtjes . Për shembull, ato përdoren për të krijuar magnet të përhershëm, fibra optike, por ato janë gjithashtu thelbësore për turbinat me erë dhe panelet diellore. Ato janë të rëndësishme për të gjitha pajisjet elektronike më të fundit, por edhe për teknologjitë më të avancuara në sektorët e hapësirës ajrore, mbrojtjes dhe mjekësore.

Ku gjenden tokat e rralla?

Sipas të dhënave të fundit nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka pak më shumë se 90 milionë tonë rezerva në mbarë botën, duke përfshirë 44 milionë në Kinë , e cila është deri tani prodhuesi më i madh në botë. Në vend të dytë është Brazili me 21 milionë tonë. Në Indi janë rreth 7 milionë, në Australi 5.7 milionë. Rusia ka 3.8 milionë tonë të tjerë. Ndërsa rezervat amerikane arrijnë në 1.9 milionë tonë.

Pse Ukraina është strategjike?

Në Ukrainë, rezervat e depozitave të tokës së rralla në Azov vlerësohen të tejkalojnë ato të depozitave më të rëndësishme të Amerikës së Veriut. Kievi, përveç se ka depozita të tokës së rrallë, ka depozitime të shumicës së të ashtuquajturave lëndë të para kritike , të cilat përfshijnë gjithashtu litium, titan dhe minerale të tjera. Në veçanti, sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, vendi strehon depozitat e 22 nga 50 materialet e identifikuara si kritike nga Shtetet e Bashkuara dhe 20 nga 34 lëndët e para të identifikuara si kritike nga Bashkimi Evropian , siç kishte raportuar vetë Komisioni. Ukraina është ndër dhjetë vendet e para në botë për sa i përket rezervave të vërtetuara të titanit dhe përbën 7% të prodhimit global dhe është prodhuesi i pestë më i madh i galiumit. Depozita Zavalievsky është një nga depozitat më të rëndësishme të njohura dhe të pashfrytëzuara të grafitit në Evropë.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2023 nga Instituti Kombëtar Gjeologjik i Ukrainës, Ukraina ka afërsisht 2.6 miliardë ton rezerva tokash të rralla. Shumë nga depozitat kritike të lëndës së parë ndodhen në Donbass.

Pse Trump dëshiron tokat e rralla të Ukrainës?

Për të kuptuar se çfarë qëndron pas pretendimit të Trump për lëndët e para të Ukrainës, duhet marrë parasysh fakti se, sipas disa vlerësimeve, të paktën 12.4 trilion dollarë në vlerë totale të depozitave të energjisë, metaleve dhe mineraleve të Ukrainës janë aktualisht nën kontrollin e Moskës . Përveç 63% të depozitave të qymyrit të vendit, Rusia kontrollon 11% të depozitave të saj të naftës, 20% të depozitave të gazit natyror, 42% të depozitave të saj të metaleve dhe 33% të depozitave të saj të tokës së rrallë dhe mineraleve të tjera thelbësore, duke përfshirë litiumin. Kur mendoni se Rusia tashmë ka disa milionë tonë më shumë rezerva se Uashingtoni dhe se Pekini kontrollon më shumë se gjysmën e tyre, bëhet menjëherë e qartë pse Trump po përpiqet të luajë këtë lojë. Një numër tjetër mund të jetë i dobishëm për të kuptuar vlerën në fjalë: në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara shpenzuan 190 milionë dollarë për importin e tokave të rralla . Pa këto, teknologjitë më të fundit të zhvilluara nga gjigantët e Big Tech(Facebook, Amazon, Google dhe Apple) nuk mund të prodhohen./kb

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

By: Ke Si
23 February 2025 at 16:34

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të.

Ndërkohë që Kosova nga ana tjetër vendin e 141-të nga 145 shtete, pas saj gjenden vetëm Somalia, Republika e Afrikës Qendrore, Benini dhe Butani.

Në krye të renditjes gjendet SHBA-ja, pasuar nga Rusia, Kina, India e Koreja e Jugut. Në top 10 janë Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia.

Ky raport, që ka nisur të vlerësojë shtete nga 2006-a, përfshin vlerësimin e shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore, deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare. Vlen të theksohet se në vlerësimin e fuqisë së shteteve, përfshihen dhjetëra faktorë./kb

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

By: Ke Si
23 February 2025 at 16:20

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë përjashtim ditën e Enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e Mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius./kb

Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

By: Ke Si
23 February 2025 at 16:05

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë për një takim me Ramën. Në këtë takim do të firmosen marrëveshje bashkëpunimi mes vendit tonë dhe vendeve arabe.

Marrëveshjet do të jenë në fushën e energjitikës, por edhe në fusha të tjera.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë./kb

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

By: Ke Si
9 February 2025 at 22:40

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një ndërprerje totale të furnizimit me energji.

Sipas autoriteteve, vendi pësoi ‘black-out’ energjetik në të gjithë ishullin.

“Një majmun ra në kontakt me transformatorin tonë të rrjetit duke shkaktuar një çekuilibër në sistem,” u tha gazetarëve ministri i Energjisë Kumara Jayakody.

Incidenti ndodhi në një fshat në jug të kryeqytetit Colombo, tha ai. Energjia u rivendos në disa zona, me operacione që zgjatën afërsisht tre orë.

Ndërprerjet e fundit të mëdha të energjisë elektrike në ishull ndodhën në verën e vitit 2022. Kriza ekonomike që goditi vendin bëri që stacionet e karburanteve të boshatiseshin, duke i detyruar termocentralet të reduktonin prodhimin e energjisë elektrike./kb

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

By: Ke Si
9 February 2025 at 22:00

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025.

Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë faktorësh, duke përfshirë sigurinë, rreziqet mjekësore, ndryshimet klimatike dhe shëndetin mendor të qytetarëve, duke ofruar një pasqyrë të kërcënimeve të mundshme për udhëtarët.

International SOS, një kompani globale e shërbimeve të shëndetit dhe sigurisë, cakton rezultatet e rrezikut që pasqyrojnë ndikimin e ngjarjeve shkatërruese si konflikti, sëmundjet infektive dhe moti ekstrem. Nivelet e rrezikut vlerësohen në një shkallë nga “i ulët” në “shumë i lartë” për rreziqet mjekësore dhe nga “i lehtë” në “ekstrem” për rreziqet e sigurisë.

Sally Llewellyn, drejtore e sigurisë globale në International SOS, theksoi se tensionet gjeopolitike patën një ndikim të rëndësishëm në vlerësimet këtë vit.

“Asnjë vend nuk pa të reduktuar rezultatin e tij të rrezikut të sigurisë. Tensionet gjeopolitike ishin shkaktari më i spikatur, me ndryshime në rezultatet e rrezikut për vende të tilla si Sudani dhe Libani, ku intensiteti dhe përhapja e konfliktit tani prek më shumë qendra të popullsisë dhe rezultati i përgjithshëm i rrezikut është rritur”, tha ajo.

Somalia, Sudani, Sudani i Jugut dhe Republika e Afrikës Qendrore kryesojnë listën e vendeve më të rrezikshme për shkak të rreziqeve ekstreme të sigurisë, sipas një harte të përpiluar nga International SOS.

Vende të tjera të shënuara si jashtëzakonisht të rrezikshme janë Jemeni, Libia, Iraku, Afganistani, Siria dhe Ukraina.

Vendet me rreziqe “të larta” të sigurisë, një nivel nën “ekstrem”, përfshijnë Malin, Etiopinë, Nigerinë, Republikën Demokratike të Kongos, Pakistanin, Mianmarin, Papua Guinenë e Re, Venezuelën, Haitin dhe Hondurasin.

Studimi theksoi rajonet ku rreziqet e sigurisë u përshkallëzuan gjatë vitit 2024, duke përfshirë konfliktet në Sudan, Liban, Izrael dhe Mianmar. Zonat me rrezik të lartë ose ekstrem u vunë re se ishin zgjeruar në ato zona për shkak të dhunës së vazhdueshme.

Në të kundërt, Mbretëria e Bashkuar mori një rezultat “të ulët” të rrezikut në të gjitha kategoritë, përveç shëndetit mendor, ku rreth 15 për qind e popullsisë raportoi probleme, rezultati i dytë më i lartë globalisht.

Vendet që konsiderohen më të sigurtat në botë nga perspektiva e rrezikut të sigurisë përfshijnë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Francën, Marokun dhe Vietnamin./kb

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

By: Ke Si
9 February 2025 at 21:20

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për përdoruesit në Shqipëri, pa marrë parasysh moshën.

Ky vendim vjen pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit M.C, afër shkollës “Fan Noli”, ku autoritetet lidhën ngjarjen me rritjen e dhunës dhe bullizmit, të cilat thuhet se përhapen përmes TikTok.

Ky hap ka shkaktuar shqetësim te bizneset dhe influencerët që përdorin platformën për të shpërndarë përmbajtje dhe për të gjeneruar të ardhura.

Ndërkohë, ata që përdorin TikTok duket se kanë gjetur një alternativë: aplikacionin Clapper.

Ky është një platformë e ngjashme me TikTok, që ofron mundësinë për krijimin dhe shpërndarjen e videove të shkurtra. Clapper është zhvilluar nga Clapper Media Group, një kompani amerikane e krijuar në vitin 2020 nga Edison Chen.

Aplikacioni lejon përdoruesit të shprehen krijueshëm dhe ndihmon në ndërtimin e komunitetit përmes videove të ndryshme, duke ofruar mundësi redaktimi, efekte vizuale dhe filtra./kb

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

By: Ke Si
9 February 2025 at 21:00

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani. Sipas raportimeve, janë numëruar 5.29 për qind e votave.

Nga projeksionet e deri tanishme, asnjëra nga partitë kryesore nuk arrin dot që të formojë qeverinë e vetme, nëse rezultatet nuk ndryshojnë në vijim.

Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti nëse do të mbajë premtimin e dhënë, se nuk do të pranojë koalicion pas zgjedhorë, ajo do të kalojë në opozitë gjithmonë në opozita arrin dakordësinë për të qeverisur e bashkuar.

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq
Grafiku i rezultateve
Rezultatet e deri tanishme:

Deri më tani kryeson Lëvizja Vetëvendosje, LVV me 37.18 % ose ndryshe 10721 vota.

Partia Demokratike E Kosovës, PDK, me (25.10 %) ose ndryshe 7236 vota.

Lidhja Demokratike E Kosovës, LDK, me (17.28 %) ose ndryshe 4983 vota.

Aleanca Për Ardhmërinë E Kosovës, me (8.86 %) ose ndryshe 2554/kb

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

By: Ke Si
9 February 2025 at 20:40

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar se e njeh Eglin indirekt, pasi të dyja kishin pasur një mundësi për të realizuar një klip bashkë, por Xheneta refuzoi, duke kërkuar që të ishte e vetme.

Në studio, Xheneta duket se ka lënë disa ‘kunja’ për Eglin, të paktën kjo është ajo që u nënkuptua. Ky mesazh u lidh me një postim të Xhenetës në Instagram, ku ajo shkruante: “Mund të kopjosh sa të duash, gjithmonë do të jesh një hap pas.”

 

 


/kb

Rama: Mbrojtja e bektashizmit, amanet për çdo patriot shqiptar

25 January 2025 at 12:50

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku theksoi se “të gjithë duhet t’i premtojnë njëri-tjetrit, shpëtimin, mbrojtjen dhe promovimin e bektashizmit, kësaj trashëgimie të vyer kulturore shqiptare”.

“Askush, që flet shqip dhe që është shqiptar prej vërteti, se ka dhe ca që flasin shqip dhe që janë shqiptarë që Allahu na ruajtë neve prej tyre dhe Allahu u bëftë derman mendjes së tyre, por shyqyr, lavdi Allahut janë pak shumë.

Askush nuk ka pse t’i trembet idesë, të kësaj embleme, të këtij statusi të posaçëm të selisë së Kryegjyshatës Botërore, përkundrazi gjithkush duhet ta shohë si detyrim, për të mos e lënë të vdesë, por për t’ja garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e Bektashinjve e shkruar nga Naim Frashëri dora vetë”, u shpreh kryeministri Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se: “kjo fletore është e shkruar si një amanet për çdo patriot shqiptar, dhe si një udhërrëfyes kuptimplotë për këdo që do të kuptojë pa u munduar fare. Në këtë rast këtë ua sugjeroj analistëve që përgjithësisht nuk duan të mundohen për të kuptuar, dhe ngaqë nuk kuptojnë pa u munduar flasin shumëçka që është për t’ju ridrejtuar Allahut me lutjen që të bëjnë derman edhe për mendjet e tyre”.

“Fletorja e Bektashinjve lexohet shpejt dhe t’i thotë të gjitha ato që ke nevojë, për të mos u ngatërruar dhe për të mos i vënë shkopinj nën rrota një karvani të cilit i ka ardhur koha të ndalet dhe të hapë këtë portë të shpëtimit dhe të prosperitet krah për krah me komunitetet e tjera për komunitetin bektashi”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama e mbylli fjalën e tij me një mesazh nga Haxhi Bektash Veliu.

“Rruga jonë është rruga e dashurisë, në këtë rrugë nuk ka ndarje, sepse Zoti është një dhe zemrat tona janë tempulli i tij”.

The post Rama: Mbrojtja e bektashizmit, amanet për çdo patriot shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kelmendi: Organizata “Shqiptaria” ka fyer fenë islame

21 December 2024 at 22:34

Gëzim Kelmendi kryetar i partisë Fjala në Debat Plus ka folur rreth temës Kosova mes kombit dhe fesë.

Ai ka thënë për dikë është dashur të kalojnë 700 vite për ta kuptuar se ’’nuk qenkemi shqiptarë sa duhet’’.

’’Në fakt është e kundërta’’ ka thënë Kelmendi duke kritikuar përfaqësuesin e organizatës “Shqiptaria” për qëndrimin e tij rreth statistikave të dala nga ASK të cilat kanë nxjerrë se në Kosovë janë 93.49% mysliman.

Ai ka akuzuar organizatën “Shqiptaria” duke thënë se kanë fyer fenë islame.

‘’Këta publikisht e kanë fyer fenë islame e jo individët, me fye individ fundi i fundit nuk çon peshë, por e kanë fyer fenë islame dhe këta janë objekt i hetimit të Prokurorisë dhe dhashtë Zoti që së shpejti të shkojnë aty ku e kanë vendin së bashku me kriminelët e tjerë dhe ata që nxisin urrejtje e përçarje’’, ka thënë Kelmendi.

Sa i përket statistikave të dala nga regjistrimi i popullsisë nga ASK, Kelmendi ka thënë se ato nuk janë nxjerr nga ndonjë OJQ por nga një institucion kredibil siç është ASK.

The post Kelmendi: Organizata “Shqiptaria” ka fyer fenë islame appeared first on Telegrafi.

“I bëtë llogaritë gabim”/ Berisha pas rikthimit në Kuvend: E shoh çehren që ju ka rënë!

By: Oldi
3 December 2024 at 10:48

Pas 11 muajsh në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend. Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se tentoi që ta eliminonte opozitën duke burgosur Berishën pa asnjë provë në dhjetor të vitit të kaluar. Por sipas Berishës, Rama i kishte bërë llogaritë gabim. Kreu i PD tha […]

The post “I bëtë llogaritë gabim”/ Berisha pas rikthimit në Kuvend: E shoh çehren që ju ka rënë! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌