Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pjesë e një rrjeti trafiku droge/ Arrestohet çifti shqiptaro-italian në Zvicër, u kapet 1.4 kg kokainë

29 July 2025 at 17:53

Autoritetet policore në Zvicër kanë arrestuar një çift shqiptaro-italian,më konkretisht një shtetas shqiptar 51 vjeç, rezident në Gjermani, dhe një shtetase italiane 35 vjeçe, me banim në zonën e Lugano-s, të cilët dyshohen për përfshirje në trafikimin e kokainës. Mediat e huaja raportojnë se çifti u ndaluan në banesën e tyre në Davesco-Soragno, ku gjatë kontrolleve […]

The post Pjesë e një rrjeti trafiku droge/ Arrestohet çifti shqiptaro-italian në Zvicër, u kapet 1.4 kg kokainë appeared first on BoldNews.al.

Dita Kombëtare e Zvicrës, Huber: Mbetemi partner i palëkundur i Shqipërisë

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Mbi 250 të ftuar, miq dhe partnerë u mblodhën në Tiranë për të festuar Ditën Kombëtare të Zvicrës. Ambasadorja zvicerane Ruth Huber mirëpriti të ftuarit për festimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, disa ditë para datës zyrtare të 1 gushtit.

Përfaqësues nga komuniteti diplomatik, qeveria dhe bashkitë, si dhe shoqëria civile dhe media iu bashkuan pritjes në Rezidencën Zvicerane. Këtë vit eventi përfshinte një performancë në alphorn – një instrument tradicional zviceran, degustimin e raclette-s dhe ëmbëlsirave zvicerane të ofruara nga Shkolla e Hotelerisë dhe Turizmit në Tiranë, e mbështetur nga Shkolla e Hotelerisë EHL e Lozanës.

Ambasadorja Huber theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat këtë vit shënojnë 55 vjet.

“Zvicra ka qenë dhe do të mbetet një partner i palëkundur në udhëtimin e Shqipërisë drejt zhvillimit. Edhe pse financimi nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC do të përfundojë gradualisht brenda pak vitesh, programi i bashkëpunimit zviceran, me financim nga SECO, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike, do të vazhdojë në fushën e zhvillimit ekonomik”, tha ambasadorja Huber.

“Këto aktivitete synojnë të promovojnë rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në më shumë vende pune dhe në një shoqëri të begatë. Fushat e mbështetura përfshijnë promovimin e financave publike të besueshme dhe tregjeve financiare të qëndrueshme për të rritur qëndrueshmërinë dhe konfidencën ekonomike”, vazhdoi ambasadorja Huber.

Gjatë vitit të kaluar, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, si dhe ish-presidenti Zviceran Alain Berset, kanë vizituar Shqipërinë me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian dhe aktiviteteve të tjera. “Shpresojmë të ndërtojmë mbi këto lidhje të forta me vizita të mëtejshme dypalëshe”, tha ambasadorja Huber.

Zvicra feston ditën e saj kombëtare më 1 gusht, një datë që shënon paktin e Rütlit në gusht të vitit 1291, kur tre kantone zvicerane krijuan për herë të parë atë që më vonë do të bëhej Konfederata Zvicerane.

/m.q//r.e/

The post Dita Kombëtare e Zvicrës, Huber: Mbetemi partner i palëkundur i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transferta ilegale me sistemin Hawala: Si u pastruan miliona euro nga Zvicra në Shqipëri dhe çka zbuloi SPAK?

20 July 2025 at 21:56

Në një botë gjithnjë e më të lidhur, ku teknologjia dhe bankat digjitale dominojnë tregun financiar, ekziston ende një sistem tradicional e i fuqishëm që funksionon përtej bankave dhe pa nevojën e ndonjë dokumentacioni zyrtar: Hawala.

Ky sistem, i përdorur prej shekujsh në vendet e Lindjes së Mesme, Azisë Jugore, Afrikës së Veriut dhe më gjerë, është një formë informale e transferimit të parave, që mbështetet në besimin personal, jo në institucionet financiare.

Çfarë është Hawala?

Hawala është një sistem alternativ për transferimin e parave, ku nuk ka lëvizje fizike të parave dhe as ndonjë regjistrim zyrtar të transaksionit. Në vend të kësaj, paratë kalojnë përmes një rrjeti agjentësh të njohur si “hawaladarë”, të cilët merren me dërgimin dhe pranimin e shumave të parave në mënyrë diskrete.

Për shembull, një person në Kanada dëshiron të dërgojë para në Pakistan. Ai i jep shumën një hawaladari në qytetin e tij. Ky hawaladar e njofton një tjetër në Pakistan që t’ia japë shumën marrësit. Marrësi i parave i tërheq ato menjëherë, ndërsa hawaladarët rregullojnë borxhet mes tyre më vonë, shpesh përmes tregtisë ose shkëmbimeve të tjera financiare.

Pse përdoret?

Hawala ka disa përparësi që e bëjnë tërheqës për shumë njerëz:

Shpejtësi – Transaksionet bëhen pothuajse në kohë reale.

Tarifa të ulëta – Shpesh më të lira se bankat tradicionale ose shërbimet si Western Union.

Diskrecion – Nuk kërkohet ID ose dokumente zyrtare.

Qasje për të gjithë – I përshtatshëm për komunitetet që nuk kanë akses në sistemet bankare moderne.

Për këto arsye, hawala është mjaft popullor në zonat rurale, mes emigrantëve dhe në rastet ku njerëzit nuk i besojnë bankave.

Rreziqet dhe kontestet ligjore

Megjithëse vetë koncepti i hawala-s nuk është kriminal, ai shpesh ndodhet në zonë të errët ligjore. Në disa vende, hawala është plotësisht i paligjshëm; në të tjera, ai lejohet vetëm nëse agjentët regjistrohen dhe raportojnë transaksionet.

Për shkak të mungesës së dokumentimit dhe transparencës, hawala është përdorur edhe për pastrim parash, financim të terrorizmit, dhe aktivitetet e paligjshme ndërkombëtare. Kjo ka bërë që shumë autoritete financiare dhe agjenci ndërkombëtare të ndjekin nga afër rrjetet hawala dhe ta lidhin me krimin e organizuar.

Përfundim

Hawala mbetet një fenomen unik në botën financiare moderne – një sistem që mbështetet jo te teknologjia, por te besimi mes njerëzve. Ai është dëshmi e mënyrës sesi strukturat tradicionale arrijnë të mbijetojnë përkrah zhvillimeve globale. Megjithatë, sfida kryesore është balancimi mes përfitimeve të tij praktike dhe rrezikut që paraqet për sigurinë financiare ndërkombëtare. Prandaj, diskutimi rreth hawala-s mbetet aktual dhe kompleks.

Çfarë ndodhi sot?

SPAK ka zbuluar dhe goditur një rrjet kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash, përmes sistemit “Hawala”.

Sipas njoftimit zyrtar nga SPAK, nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe ato të kryera nga autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave. Përmes këtij sistemi kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.

Ky sistem informal i transferimit të parave, i njohur me emërtimin “Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë, shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim.

Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.

Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë. Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

Në këtë mënyrë mundësohej transferimi i parave në një kohë shumë të shpejtë, pa qënë e nevojshme që të kryhej transportimi i menjëhershëm fizik i parave nga Zvicra në Shqipëri, si dhe njëkohësisht bëhej e pamundur për agjencitë e zbatimit të ligjit, rregjistrimi i transfertave të parave, identifikimi i personave dërgues dhe pritës të parave, si dhe verifikimi i burimit të parave që transferoheshin.

The post Transferta ilegale me sistemin Hawala: Si u pastruan miliona euro nga Zvicra në Shqipëri dhe çka zbuloi SPAK? appeared first on Telegrafi.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër”, reagon Noizy: Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore

By: M C
10 July 2025 at 19:55

Reperi i njohur shqiptar, Rigles Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, papritur ditën e shtunë është ndaluar në aeroportin e Zvicrës.

Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, ku ka shkaktuar një situatë të tensionuar për të dhe fansat e tij.

Së fundmi, Noizy ka reaguar në rrjetin social Instagram, i cili ka kërkuar falje fansave për performancës së tij në Zvicër, duke shpjeguar se ky incident ka qenë një keqkuptimi I rëndë dhe një shpifjeje e pastër.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje.

Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve,” shkruan Noizy.

The post “Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër”, reagon Noizy: Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore appeared first on Albeu.com.

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat…

10 July 2025 at 20:09

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar pas ndalimit nga autoritetet zvicerane më 5 korrik në aeroportin e Zyrihut. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron se gjithçka ka qenë pasojë e një shpifjeje.

Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i akuzuar nga shpifje e pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me ligjin, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve. Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkruan Noizy në reagimin e tij publik.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme në Zvicër, ndaj 38-vjeçarit shqiptar ishte kërkuar masa e paraburgimit, me dyshime për disa vepra penale.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë shpallur ende një vendim përfundimtar dhe theksojnë se për reperin zbatohet prezumimi i pafajësisë.

 

The post Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat… appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër

By: Ardit
10 July 2025 at 12:07

Reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar në Zvicër me urdhër të Prokurorisë së Shtetit të Kantonit të Zürich, sektori për Krime të Rënda me Dhunë. Deri tani askush, as menaxherët e reperit nuk kanë sqaruar se për çfarë akuzohet konkretisht Noizy. Për këtë arsye, arrestimi i tij ngre pikëpyetje serioze për përfshirjen e tij […]

The post Arrestimi i Noizy-t, dyshohet se reperi është përfshirë në një vepër të rëndë penale në Zvicër appeared first on BoldNews.al.

Mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizyn

By: gaze tare
10 July 2025 at 09:48

Noizy, u ndalua në aeroportin e Zvicrës të shtunën me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.

Media zviceriane “Watson.ch”, shkruan se për Noizyn është kërkuar të zbatohet masa e paraburgimit, por pa dhënë më tepër detaje mbi çështjen për të cilën reperi akuzohet.

Në artikull theksohet se ndaj këngëtarit shqiptarit rëndojnë disa vepra penale dhe se ndaj tij po kryhen një sërë procedurash. Noziy ndodhet në Zvicër që prej ditës së shtunë ku ishte nisur për të performuar në një prej klubeve vendase, ndërsa ndaj tij ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar.

The post Mediat zviceriane: Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Noizyn appeared first on iconstyle.al.

Arrestimi i Noizy me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

By: user 4
7 July 2025 at 12:01

Këngëtari shqiptar, Noizy, është arrestuar në Zvicër, pak pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut. 38-vjeçari do performonte në një klub të njohur nate. Ndërkohë media zvicerane Watson konfirmon se ai kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me Dhunë.

“Policia kantonale e Cyrihut konfirmon arrestimin, sipas kërkesës së Watson. Arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda me Dhunë. Klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti. Noizy u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor. Akuza ishte për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht. Në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje,” raporton media zvicerane.

The post Arrestimi i Noizy me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda appeared first on Lapsi.al.

“Krime të rënda dhe të dh*nshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

By: D Marku
7 July 2025 at 11:51

Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Cyrihut me qëllimin për të performuar në një klub të njohur nate.

Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.

Gjithashtu raportohet se klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.

Reperi u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht ndërsa në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.

The post “Krime të rënda dhe të dh*nshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër appeared first on Albeu.com.

Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet

6 July 2025 at 20:24

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane me të zbarkuar në aeroportin e Zurich-ut. Kjo ngjarje e papritur ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, teksa ndalimi nga Policia i ka pamundësuar Noizyt koncertin e paralajmëruar për mbrëmjen e kaluar në një nga “club-et” shqiptare në […]

The post Noizy ndalohet nga policia në aeroportin e Zvicrës, “mister” arsyet appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodhi? Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

By: M C
6 July 2025 at 19:30

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa duket ka prishur planet e reperit.

Burime për “Prive” bëjnë me dije se Noizy është ndaluar nga autoritetet zviceriane menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport.

Deri më tani nuk dihen ende arsyet se pse ai është ndaluar, por dyshohet se mund të ketë lidhje me çështje dokumentash ose viza pune.

Por, kjo pengesë nga autoritet ka anuluar planet e Noizyt. Pasi vihet re se të gjitha posteret dhe njoftimet e koncertit janë fshirë nga faqet zyrtare të klubit ku dhe do performonte.

The post Çfarë ndodhi? Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi me Noizy-n në Zvicër? Reperi ndalohet në aeroport, koncerti anulohet!

By: gaze tare
6 July 2025 at 17:34

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ishte i paralajmëruar të performonte më 5 korrik në një klub nate në Cyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Por planet duket se morën një kthesë të papritur.

Burime për ‘Prive By LS’ bëjnë me dije se Noizy është ndaluar menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport nga autoritetet zvicerane. Nuk dihen ende arsyet zyrtare të këtij ndalimi, por mendohet se mund të lidhen me çështje dokumentacioni ose vizash pune – një problem që shpesh prek artistët që udhëtojnë për koncerte në vendet e BE-së dhe më gjerë.

Fakti që shumë artistë performojnë pa njoftuar paraprakisht autoritetet vendore i vendos ata shpesh nën vëzhgimin e organeve ligjzbatuese. Rasti i Noizy-t mund të jetë një tjetër shembull i kësaj situate.

Ajo që vihet re është se të gjithë posterët dhe njoftimet për koncertin janë fshirë nga faqet zyrtare të klubit që do ta priste, ndërsa vetë Noizy nuk ka dhënë ende asnjë reagim publik lidhur me ndalimin apo anulimin e eventit.

The post Çfarë ndodhi me Noizy-n në Zvicër? Reperi ndalohet në aeroport, koncerti anulohet! appeared first on iconstyle.al.

Pishina zvicerane kufizon notin për të huajt pasi grupe të ndryshme shkaktojnë probleme

By: KultPlus
4 July 2025 at 20:30

Një pishinë e hapur në Zvicër thuhet se ka ndaluar shumicën e shtetasve të huaj dhe shumë turistë për periudhën e verës, duke i fajësuar ata për shpërthime të sjelljes antisociale.

Këshilli bashkiak ka kufizuar aksesin në pishinën në Porrentruy, në komunën Jura, që është afër kufirit me Francën, midis 4 korrikut dhe 31 gushtit, raportoi Aargauer Zeitung.

Vetëm qytetarët zviceranë, ata që kanë qëndrim të përhershëm dhe personat me një leje pune të vlefshme zvicerane do të lejohen të përdorin pishinën gjatë kësaj periudhe.

Turistët e huaj që qëndrojnë në një hotel ose kamping në Porrentruy gjithashtu mund të blejnë një kartë pushimesh, e cila do t’u lejojë atyre të përdorin pishinën.

Herën e fundit që të huajve iu ndalua përdorimi i pishinës ishte në vitin 2020, kur u mor vendimi për të lejuar aksesin vetëm për qytetarët zviceranë si rezultat i pandemisë Covid-19, transmeton albinfo.ch.

Pra, çfarë çoi në ndalim? Sipas Lionel Maitre, kreu i kohës së lirë në Shoqatën Bashkiake të Distriktit Porrentruy dhe kryetar bashkie i Boncourt, kjo ndodhi për shkak të sjelljes së keqe të një numri të rinjsh francezë nga përtej kufirit, tha gazeta.

Mbyllja e përkohshme e një pishine të hapur përtej kufirit në Delle e ka përkeqësuar situatën, por autoritetet presin që problemet të përsëriten edhe atje, pas rihapjes së saj më 8 korrik, tha Maitre.

Maitre raportoi se kishin parë raste të shumta sjelljeje të keqe në pishinën e Porrentruy nga të rinj, kryesisht nga departamentet franceze të Territoire de Belfort dhe Doubs, dy rajonet fqinje të Francës.

Incidentet përfshijnë “ngacmim të grave të reja, gjuhë të papërshtatshme, not me të brendshme dhe madje sjellje të dhunshme pasi u qortuan”, tha ai, raportoi gazeta.

Më shumë se 20 persona janë përjashtuar nga pishina dhe u është mohuar hyrja, sipas një deklarate nga autoritetet.

Në një përpjekje për të menaxhuar situatën, pishina punësoi roje sigurie, por zbuloi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Nga të gjithë njerëzit që u ndalohet hyrja, jo të gjithë vijnë nga Franca fqinje, por pak nga Zvicra janë një pakicë e qartë”, shpjegoi Maitre për gazetën, duke shtuar se kufizimi i aksesit ndihmoi gjithashtu në mbajtjen e numrit të vizitorëve në një nivel të menaxhueshëm./albinfo.ch/ KultPlus.com

Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

By: user 5
1 July 2025 at 18:47

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale nr. 108 të vitit 2024 ndaj dy të pandehurve kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Gëzim Bakalli (i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilët, sipas SPAK, kanë qenë pjesë aktive e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës që operonte mes Amerikës Latine, Gjermanisë dhe Zvicrës, përmes Shqipërisë.

Akuzat ndaj Gëzim Bakallit:

Sipas hetimeve, Bakalli ka qenë drejtues dhe financues i aktivitetit kriminal në 15 episode të ndryshme të trafikimit të drogës, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Ai akuzohet për:

Trafikim të lëndëve narkotike në formë të përsëritur dhe në bashkëpunim (nenet 283/a/2, 28/4, 334/1)
Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1)
Falsifikim të dokumenteve zyrtare: pasaportë, patentë dhe kartë identiteti kosovare
Akuzat ndaj Erjon Locit:

Loci akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në të paktën 6 episode. Ai dyshohet se ka ndihmuar në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në territorin zviceran.

Hetimi ndërkombëtar dhe sekuestrimet:

Procedimi penal është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit. Hetimet janë kryer përmes metodave speciale, përfshirë përgjimet në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”.

Si rezultat i operacionit të përbashkët janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti nga 86.9% në 44.2%)

22.25 kg heroinë (pastërti nga 62% në 30.7%)

1 kg kokainë (në tentativë)

2 kg marijuanë

10,000 tableta ecstasy

2 armë zjarri (SIG 210 dhe SIG 220), municion luftarak

Aksesorë luksi: një orë “Rolex” dhe një “Hublot”

6 telefona celularë, pajisje regjistruese, kapuçë maskimi

Dokumente pasurish dhe kontrata të dyshimta

Hetimet vijojnë për persona të tjerë

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, SPAK ka vendosur të ndajë një pjesë të hetimeve në një procedim të ri penal nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin hetimet janë ende në vijim.

Grupi, sipas SPAK, ka operuar në mënyrë të organizuar ndër vite (2018–2024) duke trafikuar dhe tregtuar sasira të mëdha droge në Zvicër dhe vende të tjera europiane.

The post Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ U është kapur rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

1 July 2025 at 17:36

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dy trafikantë droge të një grupi kriminal në Zvicër. Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Bakalli alias Shkembim Cërmanji, i cili dyshohet se ka qenë kreu i grupit dhe është marrë i pandehur për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në […]

The post EMRAT/ U është kapur rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge appeared first on BoldNews.al.

Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues

By: S SH
23 June 2025 at 14:27

Kosova ka rritur përpjekjet për të bindur një nga talentet më premtuese të mesfushës zvicerane, Leon Avdullahun.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është angazhuar personalisht për ta afruar 21-vjeçarin, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij për Basel dhe tani ka bërë hapin e madh drejt Bundesligës me TSG Hoffenheim.

Në Zvicër tashmë janë të vetëdijshëm për rrezikun e humbjes së një lojtari me potencial të jashtëzakonshëm. Avdullahu ka qenë pjesë e kombëtareve zinxhir të Zvicrës që nga grupmoshat U15 dhe konsiderohet si një prej mesfushorëve më premtues të brezit të tij.

Mediumi zviceran ‘Blick’ ka raportuar se te Zvicra duhet të kenë kujdes, pasi Kosova mund ta marrë një nga mesfushorët më premtues në shtetin helvetik.

“Kambanat e alarmit duhet të bien për trajnerin e ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin. Kosova është e interesuar për një nga talentet më premtuese të mesfushës zvicerane dhe aktualisht po bën përparime të konsiderueshme. Fotografia që qarkullon ngjan me një moment nënshkrimi kontrate. Në të shihen Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe Leon Avdullahu, dirigjenti i mesfushës së Bazelit që fitoi dy tituj sezonin e kaluar. Të dy shikojnë drejt kamerës. Ademi i ka vendosur krahun mbi shpatullën e 21-vjeçarit dhe buzëqesh në mënyrë djallëzore, sikur të kishte realizuar një “grusht shteti”. Sikur ish-lojtari i Baselit dhe tashmë profesionisti i TSG-së të kishte vendosur të luante për Kosovën”, shkruan Blick.

“Por nuk është kështu. Sepse në janar, Avdullahu kishte deklaruar se nuk kishte marrë asnjë kontakt nga Kosova. Tani, me transferimin e tij në Bundesligë te Hoffenheim, ai papritur është vënë në radarin e presidentit të federatës. “Një kafe në Basel me yllin e futbollit Leon Avdullahu. Urime për fitimin e titullit me FC Basel dhe për transferimin te TSG”, shkroi Ademi në mbishkrimin e fotos”.

“Që nga U15, Avdullahu ka përfaqësuar Zvicrën. A do të japin rezultat përpjekjet e 63-vjeçarit Ademi? Një gjë është e qartë: Avdullahu, gjyshi i të cilit dikur jetonte në Zvicër, është një vendas i vërtetë i Solothurnit dhe ndihet më së shumti në shtëpi në Gerlafingen, një komunitet me 6,000 banorë në rrethin Wasseramt”.

“Ai ka luajtur për Zvicrën që nga niveli U15 dhe duket se është vetëm çështje kohe para se të marrë thirrjen e parë në ekipin kombëtar të të rriturve. Kushdo që flet me zyrtarët e Shoqatës Zvicerane të Futbollit (SFV) e kupton respektin që gëzon Avdullahu brenda federatës. Zvicra është e pozicionuar mirë në mesfushën qendrore, me Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin që kryejnë rol të rëndësishëm. Por një lojtar si Avdullahu, me 71 paraqitje zyrtare në mesfushë në këtë moshë të re dhe i renditur ndër katër mesfushorët më të mirë U21 në botë, nuk ka arsye të ketë frikë nga konkurrenca”.

“Vetë Avdullahu nuk është duke menduar aktualisht se për cilën skuadër kombëtare do të luajë. Fokusi i tij është te TSG Hoffenheim, që nis përgatitjet për sezonin e ri më 4 korrik. Ai shihet si një lojtar kyç në planet e trajnerit Christian Ilzer”, shkruan Blick.

The post Zviceranët fillojnë të frikësohen: Kosova po na merr një nga talentet më premtues appeared first on Albeu.com.

Zvicra heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 June 2025 at 22:24

Zvicra njoftoi të premten se do të heqë një sërë sanksionesh ekonomike të vendosura ndaj Sirisë, përfshirë edhe ndaj bankës qendrore të këtij vendi në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.

Pas rrëzimit të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, do të mbeten në fuqi vetëm sanksionet ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me ish-qeverinë, bëri të ditur Këshilli Federal – organi qeverisës i Zvicrës.

“Qëllimi i këtij vendimi është të nxitet rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe paqësor”, thuhet në një deklaratë të Këshillit.

Pas një lehtësimi fillestar të sanksioneve në mars, Zvicra tani po heq kufizimet për ofrimin e shërbimeve të caktuara financiare, tregtinë e metaleve të çmuara dhe eksportin e mallrave luksoze, shtoi qeveria.

Gjithashtu, 24 entitete – përfshirë edhe bankën qendrore të Sirisë – janë hequr nga lista e sanksioneve.

Ky njoftim vjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të hequr sanksionet ekonomike ndaj Sirisë në fund të majit, pas një veprimi të ngjashëm nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në të njëjtin muaj.

Krejt këto lehtësimet u bën pasi në pushtet në Siri erdhi Ahme dal-Sharaa.

Zvicra mbyll përkohësisht ambasadën në Teheran

20 June 2025 at 17:58

Zvicra ka njoftuar mbylljen e përkohshme të ambasadës së saj në Teheran për shkak të luftës së vazhdueshme Izrael-Iran, me të gjithë stafin diplomatik të evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi.

“Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Iran, Zvicra po mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Stafi është larguar nga vendi dhe është i sigurt”, njoftoi Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme (FDFA).

Pavarësisht mbylljes, Zvicra riafirmoi angazhimin e saj të vazhdueshëm për të përfaqësuar interesat e SHBA-së në Iran sipas mandatit të saj të fuqisë mbrojtëse. FDFA-ja gjithashtu bëri thirrje për përpjekje urgjente diplomatike për të lehtësuar tensionet.

“Zvicra vazhdon të përfaqësojë interesat (e SHBA-së) në (Iran) sipas mandatit të saj të fuqisë mbrojtëse. Ajo bën thirrje për një kthim urgjent në dialog”, theksoi FDFA-ja.

Armiqësitë filluan të premten e kaluar kur Izraeli nisi sulme ajrore ndaj objektivave në Iran, duke përfshirë centralet ushtarake dhe bërthamore. Teherani u përgjigj me sulme me raketa që shënjestronin territorin izraelit.

Sipas mediave iraniane, të paktën 639 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Autoritetet izraelite, nga ana tjetër, thonë se 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane.

Shqipëria “kokë më kokë” me Zvicrën për çmimin e naftës

By: user 4
19 June 2025 at 17:50

Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson në Ballkanin Perëndimor me diferencë të fortë nga vendi i dytë… Serbia.

“Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, shprehet një qytetar.

Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, një litër naftë në pikat e karburanteve në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.

Shqipëria renditet e pesta në kontinentin Europian në drejtim të çmimit më të lartë të naftës, duke lënë pas eshë vende si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Në krye renditen Islanda, Lihtenshtaini dhe Danimarka.

“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thotë një tjetër qytetar.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria.

Në bursa çmimi është rritur disi, por nga ana tjetër dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.

Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar maj u blenë nga jashtë gati 280 tonë karburant.

Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me mbi 31 mijë tonë apo 12.8 për qind. (A2)

The post Shqipëria “kokë më kokë” me Zvicrën për çmimin e naftës appeared first on Lapsi.al.

Konferenca e ILO, Manjani: Shqipëria e angazhuar për drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm

Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Olta Manjani mbajti fjalën e saj sot në seancën plenare të Konferencës të 113-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

Manjani, e vuri theksin në angazhimin e Shqipërisë për të promovuar drejtësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në rrugën e saj të përparimit të shpejtë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Manjani tha se një tjetër angazhim i rëndësishëm është themelimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian, siç ishte edhe organizimi i takimit të parë inaugurues në Tiranë në muajin prill të këtij viti.

Një tjetër piketë, ku zv/ministrja e MEKI-t e vuri theksin ishte edhe aderimi i Shqipërisë në koalicionin global për drejtësi sociale, në reflektim të përkushtimi të saj për promovimin e vlerave të drejtësisë sociale në vend dhe në rajon, ndërsa Shqipëria është në rolin e një vendi pionier në Përshpejtuesin Global për Vendet e Punës dhe Mbrojtjen Sociale për Tranzicione të Drejta.

Manjani tha se Shqipëria mbështet miratimin e rezolutës për Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social, që do të mbahet në Doha në nëntor 2025, duke synuar ambicien kolektive drejt zgjerimit të aksesit universal në mbrojtjen sociale.

Njëkohësisht, Manjani realizoi takime bilaterale me Drejtoreshën Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Beate Andrees, si dhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.

Zv/ministrja e MEKI-t, Olta Manjani në seancën plenare të Konferencës të 113-të të Organizatës ...
1 nga 10
Zv/Ministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani

/e.i/a.f/

The post Konferenca e ILO, Manjani: Shqipëria e angazhuar për drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌