Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurdaria frymëzon rezistencën kundër hidrocentraleve në Mat

14 August 2025 at 20:13

Bar-kafe “Kadiu” në fshatin Kurdari të Matit ishte mbushur plot mëngjesin e së martës. Banorët e zonës ishin mbledhur për të ndarë shqetësimet e tyre të dy muajve të fundit: ndërtimi i hidrocentralit “Doma” dhe shoqërimet e vazhdueshme në polici të atyre që kundërshtojnë punimet.

Rrufitjet e kafeve shoqëroheshin në sfond nga gurgullima e ujit në kanalin vaditës krah rrugës së shtruar gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ndryshe, çezma e lokalit nuk kishte ujë.

“Nuk kemi ujë të pijshëm, jo më ujë për të ndërtuar HEC-e në këtë zonë,” tregoi për Citizens.al Erind Saliaj, banor, njëherësh administrator i njësisë administrative Suç të bashkisë Klos, e cila përfshin pesë fshatra.

Në lumin e Lusës, që kalon mes tre prej këtyre fshatrave – Kurdari, Skënderaj dhe Kurqelaj – parashikohet të hapet 4.4 kilometra trase rruge dhe rrjedha e lumit të futet në tuba.

Ardhja e makinerive të kompanisë “Global Interprise Group”, e cila do të ndërtojë hidrocentralin ka trazuar banorët. Ata i kanë pritur me protesta pasi e shohin projektin me rrezik për jetesën e tyre, të përqendruar kryesisht te bujqësia dhe blegtoria.

“A nuk është gjynah ta kthesh në shkretëtirë, ku asnjë lloj gjallese të mos ekzistojë. Fshati që është në Kurqelaj, dil matanë është HEC, ec në këtë anë është HEC, ku t’i kullosë delet dhe dhitë ai?”, shprehet i revoltuar Abdulla Abdullaj, banor i fshatit.

Erindi tregon se tentativat e para për hidrocentrale në këtë zonë kanë qenë që nga vitet 2006 e 2013, me dokumente të plotësuara më pas në vitin 2018. Ai thotë se ato janë shoqëruar pa dëgjesa publike dhe me kontrata të nënshkruara pa transparencë.

Rexhep Kuleni, gjithashtu banor, i angazhuar që në fillim kundër projektit, thotë se procesverbalet e dëgjesave janë manipuluar.

“Në listën me 19 veta të dëgjesës së vitit 2018 figurojnë edhe dy 14-vjeçarë që s’kanë firmosur as vetë,” kujton ai teksa shton se Drejtoria e Mjedisit Dibër e pati cilësuar dëgjesën me shumicë “pro”, pavarësisht se të paktën 12 prej pjesëmarrësve ishin shprehur “kundër”.

Vonesa në konkretizimin e projektit bëri që kompanisë t’i përfundonte leja dhe për këtë ajo provoi sërish të merrte një leje të re duke thirrur një dëgjesë tjetër në korrik të vitit 2020. Por kësaj here falë angazhimit të banorëve, kompania mori një refuzim masiv prej 613 personash.

“Unanimisht e kanë refuzuar kompaninë për të ardhur dhe për të ndërtuar HEC-et,” u shpreh Erindi.

Mirëpo, pavarësisht këtij refuzimi, kompania u kthye sërish në vitin 2023 duke iu shmangur dëgjesave me pjesëmarrje të gjerë.

Rexhepi thotë se dëgjesat e reja u bënë pa praninë e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe pa një prezencë të zgjeruar të banorëve prej qindra vetash si në rastin e vitit 2020.

“Unë nuk e di, ata që kanë firmosur… të besosh katër-pesë persona pa dëgjesë dhe të mos besosh një popull që kanë thirrur mbi 1,450 vetë kundër, vetëm pesë pro,” kujton i revoltuar Rexhepi.

Banorët i kanë ndaluar makineritë e kompanisë “Global Interprise Group” të hyjnë në fshat. Disa prej tyre janë shoqëruar në polici, mirëpo ata theksojnë se do të vijojnë të rezistojnë dhe nuk do ta lejojnë hidrocentralin që të ndërtohet.

“Nuk do ta lejojmë,” këmbënguli Enver Dara, banor, i cili theksoi se dëgjesat publike do të kishin shmangur përplasjet me kompaninë.

“Të vijë të na pyesë, nëse e jep populli, edhe nëse 51%, i 52-ti do jem unë, do t’ia jap unë vetë ta bëjë, dhe unë do rri në shtëpinë time, nuk do të dal më as në protestë, asgjë.”

Kabina e hyrjes së kantierit të hidrocentralit në anën perëndimore të lumit të Lusës, Kurdari/Citizens.al

Ikja e ujit, shpërngulje e banorëve

Për Ferik Topallin, futja e ujit në tuba është “vdekje për fshatin”. Ai paralajmëron shpërngulje masive dhe e argumenton këtë me faktin se shumica e banorëve merren me bujqësi dhe blegtori.

“Duhet të porosisim 200 arkivolë dhe të zhduket njerëzimi këtu në Kurdari”, tha ai, ndërsa shtoi se përpiqet prej kohësh për të siguruar të ardhmen pa u larguar nga vendi.

“Këta duan të na marrin pikën e ujit, të na marrin shpirtin, të na masakrojnë. Duan të na telendisin!”, vijoi Feriku.

Sipas Erind Saliajt, zona është “hambari i Matit”, me prodhim bujqësor që furnizon tregjet e Burrelit, Klosit e Bulqizës.

“Të gjitha produktet tona bujqësore dhe blegtorale ne i hedhim në treg. Kemi disa hektarë vreshta, plantacione me pemë frutore dhe ka shumë që merren me kopshtari, me zarzavate dhe perime. Punojnë në tokën e tyre, shfrytëzojnë këtë ujë që na ka falur natyra dhe nxjerrin një ndihmë të vogël për familjet e tyre”, tregon Erindi.

Enver Dara na shoqëroi përmes tokave të tij duke na treguar trasetë e rrugëve të hapura anës rrjedhës së lumit. Ai na tha se kompania nisi të punojë në dy drejtime të ndryshme, lindje-perëndim për të shpejtuar në vendosjen e tubave.

“Jo ai, por askush me qenë, edhe Edi Rama s’ka për të kaluar në tokën time, është e imja ajo. Ai mund të më marrë dhe shpirtin se është shteti, por unë nuk e lej”, theksoi Enveri.

Reduktimi i ujit të zonës duket se rrezikon edhe rezervuarin kryesor të Kurdarisë, i prekur ndjeshëm nga thatësira e verës së këtij viti.

“Sot kalojmë lumin me këpucë, jo më me çizme,” kujton Abdulla Abdullaj, teksa na tregon për situatën.

Beteja e komunitetit të Matit kundër HEC-eve

Pesë fshatrat e Njësisë Administrative Suç: Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj, Suç e Kujtim, kanë qenë shënjestër të veprave energjetike prej vitit 2006. Në atë kohë projekti për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Lusës nuk u përfundua.

Në vitin 2017-2018 dy shoqëri të ndryshme si “Indrolusa” dhe “Global Interprise Group” aplikuan për të ndërtuar hidrocentrale në këtë zonë.

Në vitin 2017, qeveria i dha leje firmës “Idrolusa” për ndërtimin e HEC-eve “Lusa 1 dhe Lusa 2”.

Banorët, u përpoqën t’i bindnin institucionet se ishin kundër këtyre projekteve, prandaj në 2020 iu drejtuan zyrës së Kryeministrisë.

Në përgjigjen zyrtare, thuhej se qeveria ishte në dijeni të problemit të ngritur nga banorët dhe se ajo “mbështet para së gjithash interesat e komunitetit”.

Makineritë e kompanisë bllokuar në anën lindore të lumit të Lusës, Kurdari/Citizens.al

Por, pas përfundimit të afateve ligjore dhe mos realizimit të këtyre veprave në fshat, kompania “Idrolusa” u rikthye në fshatin Skënderaj në vitin 2022 për një konsultim, por ata refuzuan ta zhvillojnë takimin.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit u shpreh atë kohë për Citizens.al se komuniteti nuk kishte shqetësime për ndërtimin e këtij hidrocentrali.

Në takim është prezantuar projekti, janë dëgjuar sugjerimet e pjesëmarrësve, të cilat do të merren parasysh nga ana e investitorëve, gjatë kohës së shfrytëzimit”, tha AKM-ja në përgjigjen për Citizens.al.

Në vitin 2018, shoqëria “Global Interprise Group” donte të ndërtonte në të njëjtin lum hidrocentralin “Doma”. Ndaj zhvilloi një dëgjesë publike, ku morën pjesë 19 banorë.

Në dokumentet nga Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, thuhet se ata shprehën dakordësinë për zhvillimin e hidrocentralit.

Mirëpo, 12 prej tyre, janë shprehur me shkrim se firma e pjesëmarrjes së tyre u është manipuluar si deklaratë dakordësie.

Deklarojmë se kemi marrë pjesë si dëgjues për projektin ‘Doma’, por nuk kemi shprehur dakordësi pasi bie ndesh me interesat jetikë”, thanë ata në deklaratë.

Më pas, një tjetër tentativë për të zhvilluar një dëgjesë me komunitetin për zhvillimin e projekteve hidrike u përsërit në vitin 2020, por u refuzua masivisht nga banorët dhe u mblodhën 631 firma kundër.

Pesë vite më pas situata duket shqetësuese për banorët. Kompania ia ka dalë të marrë lejen përmes një procesi konsultimi publik të pazbardhur ende. Ata pretendojnë se nuk janë pyetur dhe për këtë po shqyrtojnë ngritjen e një padie për ta ndjekur edhe në rrugë ligjore pretendimin e tyre.

Por deri atëherë, ata zotohen se nuk do ta lënë kompaninë të vijojë punimet.

Lexoni gjithashtu:

The post Kurdaria frymëzon rezistencën kundër hidrocentraleve në Mat appeared first on Citizens.al.

Ngecin hetimet për fondet IPARD

12 August 2025 at 14:00

Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion, por hetimet e SPAK-ut nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete. Brukseli këmbëngul që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, duke theksuar se paratë europiane duhet të mbrohen siç duhet. Ministria e Bujqësisë deklaron se po punon për auditimin e jashtëm dhe të tjera masa përmirësuese, por ende nuk ka një datë të qartë për rifillimin e financimeve IPARD.

Esmeralda Topi 

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. Brukseli ka dy vite që u kërkon autoriteteve shqiptare ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje, por deri më tani reagimi i tyre i ngjan ritmit të breshkës.

Që prej vitit 2020, dosja për hetimin e abuzimeve me fondet e IPARD ka kaluar nëpër tryezat e institucioneve të drejtësisë shqiptare, pa asnjë rezultat konkret. Fillimisht, çështja u regjistrua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas dy vitesh, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës. Në shtator 2023, dosja u rikthye sërish në SPAK.

Asokohe, SPAK i tha Faktoje.al se hetimi penal mbi shpërndarjen e fondeve ishte ende në fazë paraprake dhe, për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të jepte më shumë informacion.

Të njëjtën përgjigje e dha edhe këtë fillim gushti.

“Çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme,” – SPAK.

Pra, edhe pas dy vitesh, hetimi për dosjen IPARD vijon të endet në fazë paraprake. Asnjë emër. Asnjë arrestim. Asnjë akt akuze.

“Të detyrojnë të besosh se nuk ka drejtësi!” – thotë Romeo Nazarko, një nga denoncuesit e parë të skemës së abuzimeve me fondet IPARD në Shqipëri. “Kam bërë tre kallëzime në SPAK, përfshi edhe IPARD-in, të treja në gjumë,” shton ai.

Në vitin 2023, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) përfundoi hetimin administrativ mbi abuzimet me fondet e IPARD II dhe ia përcolli raportin përfundimtar, së bashku me rekomandimet, autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Evropian. Në një reagim për Faktoje.al zyra e shtypit pranë OLAF nënvizon se tanimë vendimmarrja për çdo hap të mëtejshëm u takon autoriteteve kompetente vendase, sipas vlerësimit të tyre. Me fjalë të tjera, OLAF e kalon topin në fushën tonë.

“OLAF zhvillon hetime administrative. Më pas, u takon autoriteteve kompetente të vendosin mbi çdo veprim të mëtejshëm lidhur me rekomandimet e OLAF, sipas vlerësimit të tyre. Për këtë arsye, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej, përfshirë detajet e hetimit dhe provat e mbledhura nga OLAF”, nënvizon zyra e shtypit të OLAF për Faktoje.al.

Paratë europiane të mbrohen siç duhet

Që kur u pezulluan fondet IPARD, Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që çështja të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare. 

Për dy vite me radhë, kanë theksuar nevojën për masa korrigjuese dhe për transparencë të plotë në hetimin e abuzimeve, duke e bërë këtë kusht të domosdoshëm për rifillimin e financimeve.

Komisioni është në dijeni të një auditimi të jashtëm që qeveria shqiptare ka kontraktuar për të verifikuar grantet dhe pagesat e IPARD II, si dhe sistemin e ri të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm. Por ndërkohë që procedurat bilaterale vazhdojnë, nuk jepen detaje të tjera, ndërsa pritshmëria është që çështja të zgjidhet shpejt e me përgjegjësi.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet.”- bën të qartë një zëdhënës i Komisionit Evropian për Faktoje.al.

Nuk ka datë për rikthimin e IPARD

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaron për Faktoje.al se “është e angazhuar maksimalisht dhe po zbaton një plan veprimi me masa konkrete, dakordësuar me strukturat e Komisionit Evropian.” 

Auditimi i jashtëm, që sipas ministrisë “është në fazë zbatim dhe rezultatet e tij priten brenda këtij viti”, është një nga hapat kryesorë për rifillimin e fondeve.

Pas përfundimit të tij, ministria thekson se do të kryhen “procedurat në zbatim të Marrëveshjes Financiare Kuadër të Partneritetit dhe Marrëveshjes Sektoriale”, të cilat janë vendimtare për finalizimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin IPARD III dhe hapjen e thirrjeve për aplikime.

Por pavarësisht përpjekjeve, ende nuk ekziston një datë konkrete për rikthimin e fondeve IPARD. Ministria shton se “në përfundim të auditimit dhe përmbushjes së rekomandimeve të dhëna, do të finalizohet Marrëveshja e Financimit dhe më pas do të hapen thirrjet për aplikime.” 

Megjithatë, për fermerët dhe gjithë sektorin e bujqësisë, këto janë vetëm hapa në një proces që po zvarritet prej kohësh. Ata kërkojnë një datë të saktë për rifillimin e financimeve që do t’i japin frymëmarrje bujqësisë shqiptare.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion. 

IPARD #Bujqësi #SPAK #Korrupsion #Shqipëri #KomisioniEvropian

The post Ngecin hetimet për fondet IPARD appeared first on Faktoje.al.

Hyjnë në fuqi 9 masat e reja për investime deri në 50% të vlerës në bujqësi

12 August 2025 at 13:06

Skemës kombëtare në bujqësi i janë shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë.

Mbështetja me grante përfshin deri në 50% të vlerës, me kufizime sipas sipërfaqes dhe shumave përkatëse që variojnë nga 250 mijë lekë deri në 15 mln lekë, në varësi të sektorit që do të kryhet aplikimi.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Në udhëzimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 14, datë 28.3.2025, “për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural” të botuar në Fletoren Zyrtare do të mbështesë sektorët bujqësorë dhe blegtoralë për investime në serrat diellore, mbjellje të reja pemësh, rrjeta kundër breshëri, sisteme ujitjeje, mbarështim kafshësh, mekanizim fermash, agroturizëm dhe akuakulturë detare.

Udhëzimi gjithashtu përcakton se përfituesit e masave të reja nuk duhet të jetë debitor ndaj Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR). Nuk duhet jetë debitor ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas legjislacionit në fuqi, ku duhet të kenë shlyer “sigurimet shoqërore” në rastin e fermerëve individualë.

Aplikuesit gjithashtu duhet të ketë tokën në pronësi dhe/ose me qira/huapërdorje për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit. Të ketë lejen përkatëse të ndërtimit sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës.

Aplikimet për masat mbështetëse (nr. 9–17) bëhen me dosje fizike në zyrat qendrore të AZHBR-së nga data 30.7.2025 deri më 30.9.2025. Aplikantët duhet të paraqiten me letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike për identifikim. Nëse fondi nuk ezaurohet, mund të shpallen thirrje të tjera, me data të miratuara nga ministri i Bujqësisë.

Masat e reja

9 Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 00 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

10 Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha. Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

11 Rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

12 Për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistues. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

13 Për ndërtimin e ambienteve të reja për për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt.

14 Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

15 Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

16 Mbështetje për investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15,000,000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt.

17 Mbështetje për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat). Masa e përfitimit të jetë në 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15,000,000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

 

 

 

 

The post Hyjnë në fuqi 9 masat e reja për investime deri në 50% të vlerës në bujqësi appeared first on Revista Monitor.

Qendër e re Ekselence në Bujqësi në shkollën “Mihal Shahini”, me mbështetjen e Izraelit

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi sot nisjen e punimeve për ngritjen e një Qendre të re të Ekselencës në Bujqësi, pranë shkollës profesionale bujqësore “Mihal Shahini”, në Cërrik të Elbasanit.

Sipas saj, kjo qendër do të ngrihet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe me mbështetjen e Agjencisë Izraelite për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MASHA).

Denaj tha se, gjatë një vizite të zhvilluar në ambientet e shkollës, ekipi i MASHAV kreu vlerësime teknike duke inspektuar tokën, furnizimin me ujë dhe infrastrukturën ekzistuese, përfshirë edhe serrat.

Ata zhvilluan gjithashtu takime me furnitorët për të garantuar një nisje efikase të projektit.

“Qendra e re do të fokusohet në nevojat e prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, duke ofruar një platformë trajnimi praktik për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional bujqësor. Qëllimi është përgatitja e tyre sipas kërkesave të tregut dhe vizionit strategjik “Shqipëria 2030”. Qendra do të funksionojë si një fermë demonstrimi moderne”, u shpreh ministrja.

Ajo do të shërbejë si një hapësirë inovacioni për bujqësinë, duke promovuar efikasitetin, planifikimin, rritjen e prodhimit dhe cilësisë, menaxhimin para korrjes, shitjet dhe eksportet. Ky model synon të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për fermerët dhe të kontribuojë në sigurinë ushqimore të vendit.

Ministria Denaj shprehu falenderime për Ambasadën e Izraelit për kontributin e saj në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar dhe për sjelljen e përvojës dhe praktikave më të mira izraelite në këtë fushë.

1 nga 3

/e.xh//a.f/

The post Qendër e re Ekselence në Bujqësi në shkollën “Mihal Shahini”, me mbështetjen e Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Garancia Sovrane për fermerët, aplikimet për kredi me interes 2% deri më 20 nëntor

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 3 miliardë lekë në formën e garancisë sovrane, me qëllim nxitjen e investimeve në sektorin e bujqësisë.

Skema synon të lehtësojë aksesin në kredi për fermerët, të cilët përfitojnë hua deri në 25 milionë lekë me kushte të favorshme, përfshirë normë interesi deri në 2% dhe afat shlyerjeje nga 3 deri në 5 vite.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes kësaj skeme, shteti garanton  70% të shumës së huasë. Aplikimet janë të hapura pranë bankave të nivelit të dytë deri më 20 nëntor. Për të përfituar, fermerët duhet të jenë të regjistruar me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të mos kenë detyrime të papaguara.

Garancia Sovrane është një tjetër mekanizëm që ka ndër qeveria në mbështetje të rritjes së akset në financim të bujqësisë, paralelisht me Skemën Kombëatre që ofron subvencione për fermerët, apo dhe Skemën Kombëtare të Investimeve që financon grant 50% të vlerës së investimit duke shtuar këtu edhe shumë projekte të donatorëve të huaj që mbështesin fermerët dhe sipërmarrjet në bujqësi.

Ndërkoh që qeveria ka tashmë të qartë një strategji afatgjatë që përfshin politikat mbështetëse, sigurimet bujqësore në raste fatkeqësish natyrore, fuqizimin e ekspertizës teknike dhe mekanizimin e procesit bujqësor sipas stanadrve më të mira.

Aktualisht, bujqësia përfiton më pak se 2% të kredisë totale në vend, për shkak të faktorëve si informaliteti, problemet me pronësinë dhe risku i lartë që paraqet ky sektor.

/e.xh//a.f/

The post Garancia Sovrane për fermerët, aplikimet për kredi me interes 2% deri më 20 nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

10 August 2025 at 08:02

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta. Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë. […]

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë appeared first on BoldNews.al.

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:08

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta.

 

Ersuin Shehu

Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.

Jo shumë vite më vonë, drejtori i përgjithshëm i njërës prej bankave kryesore me kapital të huaj, menjëherë pas emërimit në Shqipëri, zhvilloi një ndër takimet e para publike në një aktivitet për kreditimin e bujqësisë në Lushnjë, ku theksoi rëndësinë e madhe që bankat shqiptare të zbrisnin në terren për të financuar këtë sektor.

Edhe më shpesh ka ndodhur që drejtues të Bankës së Shqipërisë në fjalimet e tyre t’u drejtojnë apele bankave, për t’i dhënë më shumë vëmendje bujqësisë.

E shkuara jo shumë e largët na kujton se, në fakt, rëndësia e rritjes së kredisë për bujqësinë është një temë që prej vitesh kthehet periodikisht në qendër të vëmendjes së institucioneve të lidhura shtetërore dhe sektorit financiar.

Ndonjëherë me deklarata nxitëse nga Banka e Shqipërisë dhe nga institucionet qeveritare, ndonjëherë me vlerësime të bankierëve rreth potencialeve të pashfrytëzuara të kreditimit të bujqësisë dhe ndonjëherë edhe me nisma konkrete të palëve për të lehtësuar financimin e këtij sektori.

Pavarësisht retorikës dhe dëshirës së mirë, statistikat dëshmojnë se kreditimi i bujqësisë nga sektori bankar ngelet ende në përmasa shumë të vogla dhe pothuajse të papërfillshme në raport me kontributin që ky sektor jep në ekonomi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për sektorin e bujqësisë vitin e kaluar kishte vlerën e 2.7 miliardë lekëve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me vitin e mëparshëm.

Kredia e re për bujqësinë përbënte rreth 1% të shumës së përgjithshme të kredisë për biznes të disbursuar nga sektori bankar, nga 1.2% që përbënte një vit më parë.

Vlera totale (teprica) e portofolit të kredisë për sektorin bujqësor në fund të muajit maj të këtij viti kishte vlerën e 6.1 miliardë lekëve, në rënie me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo shumë përbën rreth 1.2% të vlerës totale të portofolit të kredisë për biznesin.

Pesha e bujqësisë në portofolin e kredisë për ndërmarrjet private ka qenë historikisht poshtë nivelit të 2%, por këtë vit ka arritur nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Shifrat tregojnë qartë se kreditimi i bujqësisë nuk ka njohur ndonjë hov domethënës, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit dhe diskutimeve të herëpashershme rreth nevojës për të rritur mbështetjen e këtij sektori me hua.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Pse bujqësia është e vështirë të kreditohet?

Sipas ekspertëve të sektorit bankar, kreditimi i bujqësisë paraqet shumë vështirësi dhe sfida që, me pak përjashtime sporadike, e kanë mbajtur në përgjithësi larg sistemin bankar nga ky sektor.

Problemet më të mëdha me kreditimin e bujqësisë lidhen me informalitetin, mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentimin e lartë të tokës (fermat e vogla) e si pasojë moskrijimi i ekonomive të shkallës dhe mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

Në vitet e fundit, problemet e bujqësisë po rëndohen edhe më shumë nga emigrimi i të rinjve drejt zonave urbane ose jashtë vendit, duke e tkurrur më shumë fuqinë punëtore dhe në përgjithësi, numrin e fermave.

Një gjendje e tillë e ka bërë sektorin jokonkurrues në përgjithësi dhe pak tërheqës për t’u mbështetur me kredi nga bankat tregtare. Bankat arrijnë deri te sipërmarrjet më të mëdha dhe më të strukturuara të lidhura me bujqësinë, si njësitë agropërpunuese apo grumbulluese.

Kreditimi i mirëfilltë i fermave prodhuese bujqësore dhe blegtorale bëhet pothuajse ekskluzivisht nga institucionet financiare jo banka ose shoqëritë e kursim-kreditit.

Mbështetur edhe në përvojat ndërkombëtare, këto institucione kanë ndërtuar modele dhe praktika të posaçme për administrimin e riskut në këtë sektor.

Por, nga ana tjetër, kreditimi i një sektori me risk më të lartë dhe kosto më të mëdha operacionale të procesit të huadhënies, natyrshëm shoqërohet edhe me norma më të larta interesi.

Banka Qendrore ka theksuar se skemat e garancisë mund të jenë zgjidhje në afatin e shkurtër dhe të mesëm, por zbutja e rreziqeve të kreditimit të bujqësisë në afatin e gjatë do të kërkonte ndërhyrje më thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori.

 

 

Pse nuk ka sigurime në bujqësi?

Një nga mekanizmat kryesorë që bankat dhe institucionet financiare përdorin për kontrollin e rreziqeve të kredisë janë produktet e sigurimit.

Nëse merrni një hua për blerjen e një pasurie të paluajtshme, institucioni financiar në shumicën e rasteve do t’ju detyrojë të siguroni jetën.

Në rast se huamarrësi humbet jetën pa shlyer plotësisht kredinë, atëherë detyrimi i mbetur paguhet nga kompania e sigurimit.

Madje, në vitet e fundit sigurimi i jetës po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe në produktet e kredisë konsumatore, që në përgjithësi kanë vlera më të vogla.

Në fakt, detyrimi për sigurimin e jetës nuk është i lidhur vetëm me zbutjen e riskut të kredisë, por është edhe një burim të ardhurash për institucionet financiare, që përfitojnë komisione të mëdha shitjeje për këto produkte sigurimi.

Një shembull i ngjashëm është edhe sigurimi i pronës. Nëse vendos një pronë si kolateral për kredinë, është kusht i detyrueshëm nga banka që ky kolateral të sigurohet në favor të saj për rreziqet nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

Në pjesën dërrmuese, tregu i sigurimit të jetës dhe të pronës në Shqipëri “mbahet” kryesisht nga kreditë bankare.

Sigurimi do të ishte një mjet që do të ulte ndjeshëm rreziqet për kreditimin e bujqësisë dhe do të lehtësonte kreditimin e fermerëve.

Fakti është që produkte të tilla pothuajse nuk ekzistojnë. Sipas ekspertëve të sigurimeve, arsyeja kryesore është se primet e sigurimit zakonisht rezultojnë shumë të larta, në nivelin e 7-8% të shumës së siguruar.

Po të shtojmë edhe nivelin e ulët të edukimit financiar, shitja e këtyre produkteve për fermerët vlerësohet shumë e vështirë.

Ekspertët sugjerojnë se një zgjidhje mund të jetë subvencionimi i pjesshëm i primeve të sigurimit nga shteti, si formë e mbështetjes së fermerëve.

Një zgjidhje e tillë do të ulte ndjeshëm rreziqet edhe për institucionet e kredidhënies, duke iu dhënë fermerëve më shumë akses në kredinë bankare.

Megjithatë, natyrshëm lind pyetja pse institucionet financiare që “të detyrojnë” të sigurosh jetën dhe pronën nuk tentojnë ta përdorin sigurimin si një mjet për të ulur rrezikun edhe në bujqësi dhe për ta bërë më të lehtë kreditimin e saj.

Përgjigjja e parë që të vjen në mendje është se bujqësia do të kërkonte një dalje nga zona e komfortit për bankat dhe kompanitë e sigurimit.

Sektori bankar u jep prioritet segmenteve me risk më të ulët dhe më të lehtë për t’u kredituar, ndërkohë që kompanitë e sigurimeve duken të kënaqura duke e mbështetur biznesin e tyre në produktet ekzistuese ligjërisht ose faktikisht të detyrueshme.

Megjithëse ka pasur disa përpjekje nga institucione financiare për të ofruar produkte të tilla në bashkëpunim me kompani sigurimi, këto mekanizma nuk kanë gjetur vijimësi.

 

BSH ofron kredi të lirë, por a mund të kreditohen fermerët me 3.5%?

Në muajin janar të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi një program të mbështetjes për Bizneset e Vogla dhe të Mesme (SME).

Ky është i pari program me anë të të cilit Banka e Shqipërisë tenton mbështetjen direkte të një segmenti të veçantë të biznesit në treg, duke ofruar financim me kushte të lehtësuara.

Ky program, në fakt, nuk i adresohet specifikisht sektorit të bujqësisë, por megjithatë, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë vendosur posaçërisht fokusin te mundësitë që ky program shtron për sektorin e bujqësisë.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat do të ketë një normë interesi vjetor prej 0.5%.

Kostoja e rifinancimit do të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se dhe për sa kohë kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit.

Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

Në rast se këto kredi do të sigurohen me garanci shtetërore, norma tavan e interesit do të jetë edhe më e ulët.

Në rastin kur garancia mbulon 15 – 35% të rrezikut të kredisë, interesi nuk mund të jetë më i lartë se 3%. Në rast se garancia sovrane mbulon 35 – 55% të rrezikut të kredisë, interesi maksimal do të jetë 2.5%.

Në rast se garancia sovrane mbulon 55 – 75% të rrezikut të kreditit, norma tavan e interesit do të jetë 2%.

Sipas kushteve të programit të miratuar, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2025.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo periudhë u jep kohë të mjaftueshme bankave për të identifikuar klientët potencialë dhe plan-bizneset e vlefshme në përmbushje të objektivave të SME-ve, duke mbajtur fokusin në projektet investuese.

Kreditë në kuadër të skemës duhet të kenë një afat nga tre deri në pesë vjet.

Kufiri total i programit të financimit të SME-ve do të jetë 25 miliardë lekë, shumë kjo e përafërt me 1% të PBB-së së Shqipërisë për vitin 2024.

Vlera maksimale e një kredie ose vlera kumulative e disa kredive të disbursuara nga një bankë individuale, për një biznes specifik të identifikuar përmes NIPT-it, do të jetë 25 milionë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shumë është e përafërt me vlerën mesatare të një kredie me destinacion investimi të disbursuar nga një bankë individuale për një SME.

Megjithëse qeveria dhe Banka e Shqipërisë janë përpjekur ta paraqitin këtë program si një shans për kreditimin e bujqësisë, ekspertët kanë dyshime nëse një skemë e tillë mund t’i shërbejë realisht kreditimit të fermerëve.

Sipas tyre, kostot e riskut, kostot operacionale dhe ato logjistike në sektorin e bujqësisë janë shumë të larta.

Një marzh interesi prej 3%, siç parashikohet në programin e Bankës së Shqipërisë për SME-të, nuk mund t’i mbulojë këto kosto dhe asnjë institucion financiar nuk do të kishte interes të kreditonte fermerët e vegjël me një çmim të tillë.

Edhe në rastin që risku i kredisë do të mbulohej pjesërisht me një skemë garancie, kostot e tjera ngelen aq të larta, sa është pothuajse e pamundur që një normë e tillë e interesi të jetë e leverdishme për një institucion financiar.

Ekspertët mendojnë se programi i SME-ve mund t’u shërbejë ndoshta sipërmarrjeve agropërpunuese, por vështirë se do të sjellë ndonjë dobi për fermerët e vegjël.

 

Qeveria ofron garanci sovrane

Për të plotësuar më tej programin e financimit me kosto të ulët, të hartuar nga Banka e Shqipërisë, Qeveria ka vendosur të ofrojë, posaçërisht për sektorin e bujqësisë, një skemë të garancisë sovrane.

Skema e garancisë sovrane nuk është detajuar plotësisht, por, megjithatë, mbështetur në informacionin e ndarë me bankat tregtare nga ministri i Financave dhe ministrja e Bujqësisë, ajo do të konsistojë në një fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro, është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

Garancia do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese.

Ministria e Financave vlerëson se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi që këtë Garanci Sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj.

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

 

 

Skemat e garancisë, jo të gjitha histori suksesi

Programi i garancisë për sektorin e bujqësisë pritet të jetë skema e pestë e këtij lloji e aplikuar nga qeveria shqiptare në pesë vitet e fundit.

Përdorimi i skemave të garancisë në favor të biznesit nisi në vitin 2020, menjëherë pas shpërthimit të pandemisë.

Fillimisht, u miratua një skemë garancie për kredi, me qëllim që bizneset të mund të paguanin pagat gjatë periudhës së kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Një muaj më vonë, u miratua një skemë e dytë garancie shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia. Këto skema së bashku kishin një vlerë limit të ofruar prej 26 miliardë lekësh.

Në maj të vitit 2022, pas goditjes së fortë inflacioniste që pasoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u miratua një skemë e tretë e garancisë sovrane, me vlerë maksimale prej 3 miliardë lekësh, për financimin me kredi të subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si një masë për sigurimin e rezervave të mjaftueshme të këtyre produkteve.

Skema e katërt e garancisë sovrane u miratua në prill të vitit të kaluar, me qëllim garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese.

Kjo skemë kishte kryesisht qëllim të ndihmonte sektorin e fasonerisë për të përballuar pasojat e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Statistikat më të fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në mars të këtij viti, vlera totale garancive aktive për skemat e mësipërme ishte rreth 2.8 miliardë lekë.

Në masën dërrmuese, me më shumë se 91% të totalit, kjo shumë dominohet nga skema e dytë e garancisë sovrane për rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik nga pandemia, e vitit 2020.

Kjo tregon se qartësisht skema në fjalë ka rezultuar më e përdorura nga bizneset mes mekanizmave të këtij lloji të ofruar nga qeveria.

Shfrytëzimi i kësaj skeme arriti nivelin më të lartë në vitin 2023, me afërsisht 6 miliardë lekë garanci sovrane të përdorura për kreditë e marra nga bankat tregtare.

Nëse përjashtojmë skemën e parë të garancisë sovrane, për pagesën e pagave, që kishte një objekt afatshkurtër dhe që në pjesën më të madhe është shlyer dhe maturuar (u përdorën më shumë se 5 miliardë lekë) duket se skemat e mëvonshme, të vitit 2022 dhe 2024, kanë pasur shkallë të vogël përdorimi nga bizneset.

Qetësimi i tregjeve dhe rënia e çmimeve të mallrave të konsumit pas goditjes së vitit 2022 e shuan alarmin lidhur me nevojën e grumbullimit të rezervave ushqimore.

Niveli maksimal i shfrytëzimit të kësaj skeme arriti në rreth 430 milionë lekë, në vitin 2023.

Ndërkohë, skema e garancisë e vitit të kaluar për sektorin e fasonerisë është përdorur në vlera të papërfillshme, me më pak se 43 milionë lekë në fund të tremujorit të parë 2025.

Me sa duket, një skemë garancie, ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur problemet e mëdha këtij sektori, të goditur nga forcimi i Lekut dhe nga rritja e kostos së punës.

 

Pesha e bujqësisë në ekonomi ka rënë në minimumin historik

Statistikat makroekonomike tregojnë se bujqësia është ndër sektorët ekonomikë që kanë shfaqur ecurinë më zhgënjyese të prodhimit në vitet e fundit.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në këtë sektor është në rënie prej katër vitesh radhazi.

Vitin e kaluar, rritja reale e PBB-së në bujqësi ishte negative në masën 2%, në thellim të mëtejshëm nga rënia prej 1.38% e një viti më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

Tendenca rënëse konfirmohet edhe nga të dhënat e para të vitit 2025.

Për tremujorin e parë 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e bujqësisë pësoi rënie me 0.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e prodhimit në sektorin bujqësor, paralelisht me rritjen e sektorëve të tjerë, kryesisht të lidhur me shërbimet dhe pasuritë e paluajtshme, ka bërë që pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare të bjerë në minimumin historik.

Pesha specifike e bujqësisë në prodhimin kombëtar vitin e kaluar zbriti në 15.45%, nga 16.27% një vit më parë dhe afërsisht 20% që ishte një dekadë më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë appeared first on Revista Monitor.

“Union Bank, më shumë se 23 milionë euro financim për agrobiznesin”

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:06

Intervistë me Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit SME në Union Bank

 

Union Bank ka mbështetur me më shumë se 23 milionë euro financime sektorin e agrobiznesit.

Loreta Gogaj, drejtore e Departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Union Bank, thotë për “Monitor” se, pavarësisht sfidave të mëdha strukturore që shtron bujqësia, banka prej më shumë se katër vjetësh po financon me paketa produktesh të posaçme këtë sektor.

Lidhur me programet lehtësuese të përgatitura së fundmi nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, znj. Gogaj thotë se pritshmëritë e bankës janë të ulëta.

Sipas saj, fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.

Ajo shprehet se zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.

Znj. Gogaj vlerëson se përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

 

Cilat janë aktualisht sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për bankat tregtare?

Kreditimi i bujqësisë nga bankat në Shqipëri përballet me një sërë sfidash strukturore dhe operacionale. Këto sfida lidhen si me natyrën e sektorit bujqësor, ashtu edhe me sistemin financiar.

Disa nga sfidat kryesore do të rendisja:

1 – Treg i vogël dhe fragmentar i prodhimit. Prodhimi bujqësor shpesh është në sasi të vogla dhe i shpërndarë mes shumë fermerëve. Mungesa e kooperativave ose bashkimeve bën që ekonomitë e shkallës të mungojnë, duke e ulur efikasitetin e investimeve.

2 – Mungesa e kolateralit dhe formalizimi i ulët i fermerëve. Shumë fermerë nuk kanë dokumentacion të rregullt të pronësisë mbi tokën bujqësore, ndërkohë edhe bankat shpesh nuk e pranojnë si kolateral për shkak të problematikave të ndryshme që mund të kenë familjet bujqësore.

Nga ana tjetër, sektori haset me informalitet (pa regjistrim, pa bilance financiare) duke e bërë më të vështirë vlerësimin e kapacitetit pagues dhe riskut të kredimarrësit.

3 – Rreziku i lartë sezonal dhe klimatik dhe mungesa e sigurimeve bujqësore funksionale.

Bujqësia varet shumë nga kushtet atmosferike dhe sezonaliteti, ku një vit i keq klimatik mund të çojë në falimentim të fermerit, duke rritur rrezikun për bankën.

Ndërkohë sigurimet në bujqësi nuk janë të zhvilluara në Shqipëri në mënyrë që fermerët të jenë të mbrojtur ndaj humbjeve dhe bankat nuk kanë garanci për kthimin e kredisë.

4 – Mungesa e krahut të punës me cilësi dhe mekanikës në procese, që lidhet si me problemet e burimeve njerëzore të migrimit të brendshëm dhe emigracionit, ashtu edhe me fragmentimin e tokës dhe diversifikimin e kulturave bujqësore.

 

Cila ka qenë qasja e Union Bank ndaj sektorit të bujqësisë dhe cilat janë rezultatet e deritanishme në punën tuaj për financimin e këtij sektori?

Union Bank mbështet prej më shumë se 4 vitesh sektorin e agrobiznesit me paketa produktesh të posaçme.

Ne sot kemi mbi 1,700 fermerë që operojnë në bankë dhe një portofol kredie mbi 23 milionë euro.

Kryesisht rajoni Fier-Lushnjë-Berat mbetet rajoni më i rëndësishëm, i cili zë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë.

Megjithatë, një rritje të rëndësishme kemi edhe në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës e Kavajë, të cilat kanë mundësi për të hyrë në sektorin agro, në veçanti në aktivitete si: prodhimi i vajit të ullirit apo agroturizmi.

Bashkëpunimi me fonde të ndryshme garancie na krijon mundësinë të rrisim financimin në këtë sektor dhe të krijojmë produkte më fleksibël kundrejt kërkesave për kolateral.

 

Pse kreditimi i bujqësisë mbetet në nivele shumë të ulëta, pavarësisht promovimit të herëpashershëm të programeve të mbështetjes me linja financimi ose me fonde garancie?

Një arsye janë politikat publike të paqëndrueshme. Subvencionet dhe programet e mbështetjes janë një nxitës i mirë në këtë sektor dhe kanë pasur efekt pozitiv në rritjen e kreditimit kundrejt këtij sektori.

Por, shpesh janë të paparashikueshme dhe ndryshojnë nga viti në vit, duke e bërë të vështirë planifikimin afatgjatë për investime.

Mungesa e ekspertëve dhe këshilluesve në zbatimin e këtyre programeve krijon shumë herë paqartësi, mosrealizime në kohë dhe rritje të rrezikut të mospërfitimit në kohë apo edhe të dështimit të projekteve.

Dhe pavarësisht këtyre programeve që nxisin investimet, rreziku i dështimeve për shkak të ndryshimeve klimatike, problematikave të inputeve, mungesës së punëtorisë dhe informalitetit, mbetet ende shumë i lartë

Edhe njohuritë e kufizuara të bankave për sektorin bujqësor krijojnë vështirësi në këtë drejtim.

Union Bank prej disa vitesh investon në drejtim të trajnimit dhe profilizimit të këshilluesve të biznesit dhe kjo kërkon investime në kapacitete njerëzore dhe njohuri të profilizuara.

Shumë banka nuk kanë staf të specializuar për të analizuar projektet bujqësore. Vlerësimi i investimeve në bujqësi kërkon ekspertizë teknike që shpesh mungon.

Duhen gjetur mënyra se si kjo ekspertizë të merret nga qendra të specializuara dhe me një proces eficient që të sillet kjo njohuri shpejt dhe me cilësi në bankë dhe pa kosto të larta investimi.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga programet e mbështetjes të prezantuara këtë vit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare, përkatësisht me linja financimi me çmim të ulët dhe një fond për garantimin e kredive?

Ne kemi krijuar produktin e posaçëm për këtë program të paraqitur nga Banka e Shqipërisë dhe së fundmi dhe me elementin e garancisë sovrane nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, duke e promovuar dhe duke ofruar te klientët tanë në këtë sektor.

Gjithsesi, interesi ka qenë i ulët dhe nuk u vu re një shtim i kërkesës prej agrobiznesit.

Nga ana tjetër, kriteret e vendosura në disa raste nuk mund të përmbusheshin, si afati i shkurtër, mungesa e kolateralit, informaliteti i lartë duke mos plotësuar raportet e ripagimit të kredisë, etj.

Gjithashtu, investimet që bëhen në këtë fushë në makineri, blerje linjash prodhimi, janë në vlera të konsiderueshme që nuk mbulohen nga ky program.

Ndaj, pritshmëritë tona lidhur me këto programe janë të ulëta sa u përket aplikimeve të reja që mund të nxiten nga këto skema. Fermerët, më shumë se normat e interesit, kërkojnë fleksibilitet në produkte, afate apo kërkesa ndaj kolateralit.

 

Në këndvështrimin tuaj, përveç formave të mësipërme, çfarë masash apo ndërhyrjesh do ta bënin sektorin e bujqësisë më të kreditueshëm nga sektori bankar?

Në përgjithësi, zhvillimi i kreditimit në bujqësi në Shqipëri kërkon një qasje të integruar mes bankave, shtetit dhe institucioneve mbështetëse.

Përmirësimi i regjistrimit të pronës, zhvillimi i sigurimeve bujqësore, edukimi financiar i fermerëve dhe ndërtimi i partneriteteve mes bankave dhe agrobizneseve janë hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre sfidave.

Përdorimi i fondeve të garancisë apo subvencioneve që mbulojnë pjesën e sigurimit të prodhimit do të ishte një nxitje më e madhe dhe mbështetje, në veçanti për fermerët. Skemat e IPARD janë ato që nxisin kryesisht agroprodhimin.

 

 

 

The post “Union Bank, më shumë se 23 milionë euro financim për agrobiznesin” appeared first on Revista Monitor.

“Receta” e mikrofinancës për kreditimin e bujqësisë

By: Mira Leka
9 August 2025 at 22:04

Intervistë me Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e NOA

 

Institucionet financiare jobanka deri më sot kanë pasur peshën kryesore në kreditimin e fermerëve të vegjël në Shqipëri.

Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e institucionet financiar NOA, thotë në një intervistë për “Monitor” se kreditimi i sektorit bujqësor mbështetet në modele të veçanta biznesi, që ka mundësuar mbështetjen e këtij sektori, pavarësisht sfidave që ky sektor shtron.

Sipas saj, qasja e institucioneve mikrofinaciare nuk e vlerëson riskun e kredisë duke pritur dokumentacion nga klienti, sepse për gjendjen e sektorit bujqësor në Shqipëri kjo është e pamundur.

Këto institucione kanë ndërtuar modele të brendshme të vlerësimit të riskut, në përputhje me tipologjinë e aktivitetit bujqësor.

Këto modele japin informacion që shkon përtej asaj që mund të ofrojnë pasqyrat financiare të një klienti, duke mundësuar vlerësimin e rreziqeve dhe financimin e fermerëve.

Ndërkohë, sipas saj, element i domosdoshëm i kreditimit të bujqësisë është prania e vazhdueshme në terren, për këshillimin e klientit dhe ndjekjen e vazhdueshme të ciklit të kredisë.

 

Cilat janë sfidat kryesore të kreditimit të bujqësisë për institucionet financiare?

Bujqësia mbetet një sektor i vështirë për t’u financuar, sidomos nga sektori bankar, për shumë arsye. E para dhe duhet ta pranojmë të gjithë, bujqësia ngelet ende një nga sektorët më informalë të ekonomisë shqiptare.

Pjesa më e madhe e fermerëve janë ende të paregjistruar dhe nuk kanë as histori kreditimi. Këto përbëjnë një vështirësi madhore për të krijuar një profil të rrezikut të klientit, për ta kredituar atë.

Një aspekt tjetër është sezonaliteti i të ardhurave. Bujqësia, për shkak të ciklit të prodhimit, ka luhatshmëri të të ardhurave, mund të ketë një apo dy sezone në vit kur fermeri arkëton para dhe ka mundësi të paguajë kreditë.

Kjo kërkon një përshtatje të produktit financiar me këtë cikël të të ardhurave.

Fragmentimi i tokave dhe mungesa e kolateraleve ngelet një problem i madh, sidomos kur bëhet fjalë për të financuar projekte të reja investimi, që kërkojnë shuma më të mëdha.

Në përgjithësi, kreditë për fermerët që kanë qëllim financimin e farërave apo inputeve bujqësore kanë shuma të vogla dhe jepen pa kolateral, si dhe me sezone të shkurtra.

Bujqësia është një nga ata sektorë ku rreziqet natyrore janë të mëdha, në varësi të fenomeneve atmosferike. Këta janë faktorë jashtë dëshirës dhe vullnetit të fermerit dhe e bëjnë të vështirë parashikimin e sezonit të prodhimit.

Për fat të keq, në Shqipëri mungojnë edhe siguracionet për produktet bujqësore. Kjo është një problematikë madhore që duhet adresuar, në mënyrë që kreditimi i bujqësisë të rritet më shumë, edhe nga sektori bankar.

Vitet e fundit kemi hasur një problematikë tjetër që lidhet me emigracionin.

Tendenca e brezave të rinj në zonat rurale është të mos ndjekin traditën familjare në menaxhimin e fermave, por të vendosen në zonat urbane ose të emigrojnë jashtë vendit.

Kjo ka ndikuar në uljen e numrit të njësive aktive bujqësore dhe në përgjithësi, në rënien e fuqisë punëtore në bujqësi.

Të mos harrojmë që bujqësia në Shqipëri ka një shkallë të ulët automatizimi dhe pjesa më e madhe e punëve kryhen manualisht, ndaj tkurrja dhe plakja e fuqisë punëtore ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e rendimentit të fermës dhe në mundësitë për ta menaxhuar.

Nga ana tjetër, edhe kostoja e procesit të kredidhënies në bujqësi dhe blegtori është shumë e lartë.

Kjo kërkon më shumë kohë dhe më shumë kosto logjistike dhe operacionale për një institucion financiar, jo vetëm për ta dhënë, por sidomos për ta monitoruar në vazhdimësi ecurinë e saj.

 

Si keni arritur t’i adresoni këto sfida dhe cila ka qenë qasja juaj në kreditimin e fermerëve dhe sipërmarrjeve bujqësore?

Është një model biznesi i ndërtuar në vite, që i ka fillesat në modelet e ngjashme ndërkombëtare.

Disa prej institucioneve mikrofinanciare, si NOA, janë krijuar nga institucione të huaja financiare me fokus kryesor financimin e zonave rurale.

Modelet janë të tilla që të jenë sa më fleksibël në përputhje me karakteristikat e sektorit. Ne kemi kredi që mund të kenë një apo dy këste gjithë vitin, në varësi të ciklit të shitjes së prodhimit dhe mbledhjes së të ardhurave.

Patjetër që çdo kredi për bujqësinë nuk mund të jepet nga zyra.

Stafi ynë bën një monitorim të vazhdueshëm në terren, jo vetëm në fazën e aplikimit të fermerit për kredi, por gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj dhe sidomos në momentin kur cikli i prodhimit është në pikun e tij, për të siguruar ecurinë e mirë të ciklit dhe shlyerjes së kredisë.

Kemi qenë shumë fleksibël në garancitë me pasuri të paluajtshme.

Ne kemi qenë shumë të pranishëm në financimin e nevojave për kapital qarkullues dhe në vlera atë vogla, që nuk kërkojnë mbulim me kolateral.

Nuk kemi qenë shumë të pranishëm në financimin e investimeve të tokave, magazinave, fabrikave, pikave të grumbullimit, sepse ato janë biznese që kanë mundësi të ofrojnë kolaterale dhe më shumë shërbehen nga sektori bankar.

Ndërsa fermeri i vogël është kryesisht i adresuar te ne.

Duke pasur kosto risku më të lartë, edhe marzhet tona me këto kredi janë më të larta. Nuk janë të krahasueshme me normat e sektorit bankar për ndërmarrjet më të mëdha të agrobiznesit.

Ç’është më e rëndësishmja, modeli ynë nuk e vlerëson riskun e kredisë duke pritur dokumentacion nga klienti, sepse për gjendjen e sektorit bujqësor në Shqipëri kjo është e pamundur.

Ne kemi ndërtuar modele të brendshme të vlerësimit të riskut. Mund të kemi mbi 35 karta të vlerësimit të riskut, në përputhje me tipologjinë e aktivitetit.

Ne bëjmë një vlerësim të brendshëm me matrica të mirëndërtuara, në bashkëpunim edhe me Universitetin Bujqësor, të cilat na japin edhe produktivitetin, edhe përfitueshmërinë që mund të ketë çdo fermë sipas aktivitetit të saj.

Këto modele na japin informacion që shkon përtej asaj që mund të ofrojnë pasqyrat financiare të një klienti.

Kjo na ka dhënë forcën kryesore për të zbutur sa më shumë rreziqet. Nga ana tjetër, siç e përmenda, prania e vazhdueshme në terren është element i domosdoshëm, duke filluar nga këshillimi i klientit.

Oficerët tanë janë gjithmonë pika kontakti për informacion dhe këshillim nga fermerët.

 

Çfarë përmasash ka aktualisht kreditimi i bujqësisë nga sektori financiar jobankar?

Ne grumbullojmë të dhëna për sektorin e bujqësisë edhe brenda shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Kredia për bujqësinë dhënë nga anëtarët e kësaj shoqate, duke përfshirë institucione financiare jo banka, por edhe shoqëri kursim-krediti, është më shumë se 90 milionë euro, në fund të 2024-s.

Kjo shumë është më e madhe krahasuar me portofolin prej rreth 64 milionë eurosh të sektorit bankar.

 

Ndërkohë, kredia për bujqësinë paraqet edhe tregues të mirë të performancës, me një raport të kredive me probleme pranë nivelit të 3%?

Ky është një element shumë i rëndësishëm për ne, sepse kostoja e riskut mbahet mirë nën kontroll.

Fermerët e vegjël janë shumë të përgjegjshëm te rikthimi i kredisë, sepse e kanë kuptuar sa e rëndësishme është të ruash një marrëdhënie me institucionin financiar dhe të kesh një derë të hapur për financime të tjera në të ardhmen.

Në përgjithësi, edhe kur ka probleme, arrijmë të gjejmë zgjidhje në bashkëpunim me fermerin, nëpërmjet ristrukturimeve dhe kemi arritur të ruajmë marrëdhëniet me fermerin.

Për shembull, në rastin e fundit të sëmundjes së bagëtive të imëta, kemi pasur jo më shumë se 10 raste të klientëve të prekur nga situata, jo direkt për shkak të sëmundjes, por për shkak të masave për ndalimin e tregtimit.

Problematikat me riskun në bujqësi, në fakt, lidhen kryesisht me emigracionin.

Kryesisht sot kreditë me probleme në bujqësi lidhen me raste të largimit ose emigrimit të fermerëve.

Megjithatë, në përgjithësi fakti që kreditë janë në shuma të vogla dhe rreziku është i shpërndarë në shumë huamarrës ndihmon për ta mbajtur nën kontroll treguesin e kredive me probleme.

 

Sa mund të ndihmojnë programet mbështetëse (linja financimi, skema garancie, etj.) për rritjen e kreditimit të bujqësisë?

Nismat për lehtësimin e kreditimit të bujqësisë patjetër që janë shumë pozitive. Mendoj se është për t’u përshëndetur përpjekja për të ndërtuar skema garancie për biznesin e vogël, duke përfshirë edhe bujqësinë.

Ne nuk jemi pjesë e skemave të prezantuara kohët e fundit nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, dhe i kemi vlerësuar ato në distancë.

Natyrisht, fakti që ato u adresohen vetëm klientëve të sektorit bankar i bën ato më pak gjithëpërfshirëse, sidomos për fermerët e vegjël dhe për ato arsye që përmenda më lart.

Ndaj mendoj se këto skema do t’u shërbejnë më shumë kompanive më të mëdha dhe më të strukturuara, sidomos duke qenë se ato shoqërohen me norma tavan interesi për financimet.

Sidoqoftë,  mendoj se janë nisma pozitive, sepse ndihmojnë në ndërgjegjësimin e fermerëve për rëndësinë e formalizimit, që të përfitojnë prej këtyre skemave në të ardhmen.

Ne prej vitesh përpiqemi të japim stimuj për formalizimin, duke bërë edhe diferencim në çmim mes fermerëve të formalizuar dhe atyre të paformalizuar.

Mendoj se këto skema duhet të jenë më përfshirëse, duke përfshirë në to edhe institucionet financiare jobanka, si një hallkë me përvojën e duhur që mund të ndihmojë edhe në rritjen e formalizimit.

Për sa i përket vendosjes së normave maksimale të interesit, e thamë që bujqësia ka kosto të larta operacionale, ndaj është e vështirë që me atë normë interesi të mbulojë minimalisht kostot e institucionet financiar.

Ndaj, mendoj se duhen skema që mund të përfshijnë realisht fermerin e vogël, aty ku ka informalitet dhe kosto më të larta financimi.

Vendosja e një garancie nga qeveria e bën më të lehtë procesin, sepse kjo e ul disi riskun e financimit, por nuk i mbulon dot të gjitha kostot.

Unë do të shtoja dy gjëra në këto skema.

E para që, përtej garancisë, të shtohet edhe një produkt për sigurimin e fermerëve. Dhe e dyta, duhet patjetër edhe këshillimi dhe edukimi financiar për fermerin, sepse ata kanë shumë nevojë për një mbështetje të tillë.

 

Mund të sugjeroni masa apo ndërhyrje që do ta bënin bujqësinë një sektor më konkurrues dhe më të kreditueshëm nga sektori financiar?

Unë do të shtoja edhe sigurimin e zinxhirit të vlerës. Një nga problematikat e fermerëve ndër vite është luhatja e çmimeve.

Ndoshta krijimi i një forme ligjore ku fermerët të hyjnë në kontrata paraprake që në momentin kur ata fillojnë të prodhojnë diçka, me çmim të paracaktuar, do t’i mbronte ata nga pasiguria në momentin e shitjes së prodhimit.

Ekzistojnë shembuj të tillë në botë, ku formalizimi i zinxhirit të vlerës e ka ndihmuar shumë fermerin e vogël.

 

Ju përmendët produktet e sigurimit, si një element që do të ndihmonte rritjen e kreditimit të bujqësisë. A mund të kenë një rol institucionet financiare të kredidhënies në ofrimin e këtyre produkteve edhe në Shqipëri?

Mendoj se bashkëpunimi i institucioneve financiare me kompanitë e sigurimit mund të rezultojë shumë i frytshëm për të ndërtuar produkte sigurimi për sektorin e bujqësisë.

Ne kemi shembuj të mirë në Ballkan, siç është rasti i Maqedonisë së Veriut. Edhe në Shqipëri është tentuar disa herë, por ka pasur vetëm rezultate sporadike.

Thuhet shpesh që primi i sigurimit në bujqësi është i lartë, por nëse fermerit i shpjegohet rëndësia e sigurimit ai mund të jetë i gatshëm ta paguajë këtë prim si pjesë e kësteve të kredisë, siç ndodh sot me produkte të tjera sigurimi që kërkohen nga sektori bankar dhe financiar.

Rasti më tipik është sigurimi i pronës për kredinë.

Mendoj që duhet të ndërtohet një bashkëpunim i tillë edhe për kreditimin e bujqësisë.

 

 

The post “Receta” e mikrofinancës për kreditimin e bujqësisë appeared first on Revista Monitor.

Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi

8 August 2025 at 07:42

Për Kimete Hotin nga Krusha e Madhe, pranvera nis ende pa zbardhur agimi dhe mbyllet në mesnatë. Tash e 26 vite ora katër e mëngjesit e gjen Kimeten përballë listës së gjatë të punëve që sjellin bletaria dhe përgatitja e ajvarit.

Presioni i verës rritet mes gumëzhimës së bletëve dhe aromës së specave, teksa kujdesi për bletët dhe përgatitja e mjaltit dhe ajvarit kërkojnë kohë dhe përkushtim.

Me ardhjen e vjeshtës dhe ftohtësisë që ndjehet në ajër, puna arrin kulmin. Nëntori shënon fundin e sezonit dhe për Kimeten, përfundimin e një periudhe të mundimshme.

“Nganjëherë them a u bon 24 orë apo u bon 30 orë? E kam vetëm pauzën e ushqimit dhe të kafes se sezoni është shumë i shkurtër”, rrëfen Kimetja.

Ajo udhëheq sot me përkushtim biznesin “Mjaltë dhe Ajvar i Krushës”, por 26 vite më parë ajo mbijetonte përmes bletarisë, konservimit të turshive dhe përgatitjes së ajvarit, pasi në moshën 27 vjeçare ajo mbeti nënë vetushqyese pas vrasjes së bashkëshortit në luftë.

Përkundër se Krusha e Madhe ofron terren të përshtatshëm për bujqësi, puna shpesh pengohet nga reshjet dhe ndryshimet klimatike, ndërsa dimri shton sfidat duke rrezikuar përhapjen e sëmundjeve që një bletë e infektuar mund t’ia transmetojë gjithë kosheres.

“Ndodh për shembull ndonjëherë që mundet edhe me dështu, nuk mundesh me marrë mjaltë aq sa mendon për shkak të të reshurave”, shpjegon Kimetja.

Kryerja e punëve në një punëtori të mbyllur e të mbrojtur nga temperaturat ekstreme do t’i përmirësonte kushtet e Kimetes dhe do të ulte barrën financiare të punës në shtëpi.

“Shpenzime ka mjaft sa nganjëherë thu qysh do t’i nxjerrë këto shpenzime. Nisur së pari nga bletaria. Bleta për shembull, kosherja, fundi, sandeku, rrobat, teli, dylli, pastaj kutia, mandej kapaku, mos të flas tjera e tjera sene”, numëron Kimetja, e cila me shpenzime përballet edhe kur bie fjala te përgatitja e ajvarit.

Organizata joqeveritare “Gruaja Fermere” nga Rahoveci, themeluar më 2006, merret me sfidat e grave dhe organizimin e trajnimeve për avancimin e tyre.

Muradije Shehu nga kjo organizatë përmend si pengesa kryesore mungesën e marketingut, importin, mungesën e agronomëve në terren dhe nevojën për trajnime në plane biznesi dhe kultivim cilësor.

“Për sfidat që sjellin ndryshimet klimatike, gratë që punojnë në sektorin e bujqësisë duhet të bashkëpunojnë me një agronom në komunë dhe të informohen si duhet t’i përshtaten kultivimit të prodhimeve në ndryshimet klimatike”, sqaron Shehu.

Ajo shton se mungesa e tokës në emrin e grave ua vështirëson atyre qasjen në subvencione dhe mbështetje financiare.

Në botën e mbushur me kimikate “99 Lule” sjell natyrën në shishe

Edhe pse ndryshimet klimatike e kanë vështirësuar bujqësinë në Kosovë, Havushe Bunjaku e themeloi më shumë se dhjetë vite më parë kompaninë “99 Lule” që merret me bimë medicinale, çajra natyralë, vajra esencialë dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

“Motivimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë një ndërmarrje që mbështet zhvillimin e mjedisit dhe rritjen e grupeve të margjinalizuara, duke ofruar mundësi punësimi dhe edukimi për gratë nga zonat rurale”, shprehet Bunjaku.

Përkundër këtij rrugëtimi, angazhimi i kamotshëm i “99 Lule” shpesh sfidohet nga reshjet dhe thatësirat, të cilat vështirësojnë punën dhe rrisin kostot e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

“Periudhat e thatësirës kanë kërkuar më shumë investime në sistemin e ujitjes, ndërsa reshjet e shumta kanë rritur nevojën për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit, duke rritur përdorimin e substancave natyrale për mbrojtje, që janë shpesh më të shtrenjta”, përshkruan Bunjaku.

Gratë më të prekura nga ndryshimet klimatike në bujqësi

Besim Aliu, Koordinator dhe Parashikues i Motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës – IHMK, shpjegon se reshjet e tepërta mund të shkaktojnë përmbytje dhe erozion, ndërsa thatësira ndalojnë prodhimin dhe furnizimin me ujë, duke rritur varësinë nga inputet bujqësore si sistemi i ujitjes.

Në këtë kontekst, Aliu thotë se gratë hasin më shumë sfida përballë ndryshimeve klimatike.

“Gratë në sektorin bujqësor, të cilat shpesh merren me kultivime të vogla dhe ndihmojnë në menaxhimin e ekonomive familjare, janë më të prekura për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe qasjes në teknologji moderne”, sqaron ai.

Rëndësinë strategjike të bujqësisë si një shtyllë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit e vlerëson Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai nënvizon nevojën për programe të mirëplanifikuara për zhvillimin e bujqësisë, duke theksuar se sigurimi i ushqimit dhe ulja e importit duhet të jenë prioritete për vendin.

“Pra, vendit i nevojiten programe konkrete e jo të ashtuquajtura strategji të shumta që janë bërë nga OJQ të ndryshme të cilat janë pothuajse të karakterit deskriptiv”, tregon Rusinovci.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) thonë se në kuadër të programeve vjetore mbështetëse kanë aplikuar masa afirmative për veprimtaritë e grave fermere.

Sipas MBPZhR-së, në masën 1 “Investime në asete fizike të ekonomive bujqësore” secila grua që i plotëson kriteret e pranueshmërisë, merr 2-5 pikë shtesë.

“Duhet theksuar se tashmë është e njohur si për MBPZhR-në dhe të gjithë fermerët se ndryshimet klimatike viteve të fundit po e shprehin ndikimin e tyre negative në sektorin e bujqësisë”, është përgjigjur ministria.

Ky institucion ka bërë të ditur se janë ndërmarrë disa iniciativa përmes projekteve në bashkëpunim me MBPZhR-në, me synim trajtimin serioz të kësaj çështjeje dhe zbatimin e masave për përshtatjen e kulturave bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike. /Bubulina Peni dhe Donjeta Rexhbogaj/

Artikulli origjinal është publikuar në platformën e QIKA – Qendra për Informim, Kritikë, dhe Aksion, përmes projektit “Barazia Gjinore në Zbutjen dhe Përshtatjen e Ndryshimeve Klimatike” të mbështetur nga qeveria gjermane dhe i zbatuar përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024 – “Skema e Mbështetjes së Shoqërisë Civile (CSS)” organizuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

The post Nën qiellin që ndryshon, gratë bartin mbi supe ndryshimet klimatike në bujqësi appeared first on Telegrafi.

Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase.

“Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri shqiptar”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi nëpermjet një video të publikuar në rrjetet sociale se opozita ka propozuar që TVSH-ja në bujqësi të unifikohet në 6%, si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të ndihmuar formalizimin e sektorit.

“Për këtë arsye kemi propozuar me ligje që taksa në bujqësi, TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje dhe të jetë në vlerën 6% në mënyrë që të formalizohet i gjithë sektori”, u shpreh Tabaku.

Tabaku tha më tej se “dëgjon ministrat e qeverisë që kanë dalë dhe po nxisin fermerët që të marrin kredi për investime në bujqësi. Pse duhet të marrë fermeri kredi në bujqësi kur kishte fondet e IPARD dhe u dogjën!! Çfarë vlere ka kredia në bujqësi, kur sot ka rënë prodhimi në bujqësi, kur pjesa më e madhe e produkteve janë duke u importuar nga jashtë, për çfarë i duhet një fermeri në mes të sezonit të verës, kur janë duke i përfunduar të gjithë të vjelurat e stinës të marrë një kredi”.

Sipas saj, bujqësia ndodhet në krizë të thellë për shkak të politikave të qeverisë.

“Bujqësia sot ndodhet në një situatë të vështirë edhe për shkak të këtyre politikave, politikës së taksës, politikës së mbështetjes së bujqësisë dhe politikës së shpërndarjes së fondeve”, tha Tabaku.

/m.q//a.f/

The post Tabaku: TVSH-ja në bujqësi të jetë e njëjtë në hyrje dhe në dalje në nivelin 6% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Subvencione për bujqësinë/ Fermerët nisin aplikim për financim për makineri bujqësore, serra e stalla

By: xhir jeta
4 August 2025 at 15:24

Fermerët në Fier kanë nisur aplikimet për  të përfituar mbështetje financiare  nga shteti për të investuar në bujqësi.

Të shumtë janë ata që kanë  kërkuar sqarime për përgatitjen e dosjeve pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural  këtë fillim gushti.

Kërkesat me të shumta janë për makineri bujqësore,   ndërtim  të serave dhe  stallave.

Fermerët thonë se  rimbursimi i gjysmës së  vlerës së investimit ndihmon në uljen e kostove të shërbimeve dhe zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

Përvec financimit me 50% të vlerës së investimit, qeveria po ofron edhe  kredi te bute.

Gjithsej janë  9 skema mbeshtetese me financim nga shteti që bashkë  me  me skemat kombetare te subvencioneve mbulojne ne total 17 sektore bujqesore.

Aplikimet e nisura  me  30 korrik përfundojnë në shtator.

Skema financuese per bujqesine po aplikohet per te dytin vit rradhazi.

Fermerët paralajmërojnë: Tokat mund të mbesin të papunuara nëse vazhdojnë vonesat në subvencione

3 August 2025 at 11:59

Fermerët kanë korrur e vjelur disa prej prodhimeve bujqësore për këtë vit, por ende nuk i kanë marrë subvencionet, pagesat direkte financiare nga Ministria e Bujqësisë, raporton KosovaPress.

Ndonëse, me vonesë krahasuar me vitin e kaluar, disa fermerë kanë nisur t’i pranojnë këto ditë vendimet nga Ministria e Bujqësisë për këtë mbështetje financiare.

Për vonesa të subvencioneve po ankohen disa fermerë, të cilët thonë se për shkak të saj po u vështirësohet puna në bujqësi.

Ata kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të fillojnë sa më shpejtë procedurat për ekzekutimin e pagesave.

Fermeri nga fshati Suhadoll i Lipjanit, Valon Vehapi, vlerëson se një nga vështirësitë kryesore për bujqit është vonesa në shpërndarjen e subvencioneve. Ai thekson se këto mjete duhet të lëshohen në kohë, siç thotë ai më së largu në mes të shtatorit, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të përgatiten për mbjelljet e vjeshtës.

Sipas Vehapit i cili këtë vit kishte mbjellur rreth 120 hektarë me grurë, vonesat sjellin vështirësi financiare, pasi shumë fermerë nuk kanë pasur fitime të mjaftueshme këtë vit për të mbuluar shpenzimet e punës në tokë.

Ai paralajmëron se nëse subvencionet nuk dalin në kohë, një pjesë e madhe e tokave mund të mbeten të papunuara.

“Përkrahja e ministrisë nuk është e keqe, nuk mund të ankohemi. Por, çka e kemi një problem është se po vonohen mjetet. Sikur të na lëshoheshin mjetet e subvencioneve së paku deri më 15 shtator, do të ishte mirë edhe për vetë shtetin për arsye se bujqit do të kishin pasur të holla të mjaftueshme edhe për ta mbjellur tokën në vjeshtë. Mos të vonohen më shumë se në shtator. Mandej po kemi vështirësi në të holla. Vitin e kaluar i kemi marrë në korrik…Sa më herët që të lëshohen mjetet aq më mirë për bujqit… Fermeri dëmtohet nëse nuk lëshohen mjetet para kohës së mbjelljes tani që i kemi në vjeshtë. Fermerët nuk kanë pasur fitim këtë vit shumë të madh. Nëse nuk lëshohen mjetet nuk i punojnë tokat. Nëse lëshohen mjetet atëherë çdo njëri do të shkojë të blejë farën, naftën dhe do ta bëjë punimin e tokës”, thotë Vehapi.

Edhe fermeri Bunjamin Jashanica shpreh nevojën që subvencionet të shpërndahen më herët, duke theksuar se vonesat e vitit të kaluar kanë krijuar vështirësi në përgatitjet për sezonin e punës bujqësore.

Ai tregon se subvencionet përfundimtare i ka pranuar në dhjetor, një periudhë kur mbjelljet tashmë kishin përfunduar. Sipas tij, fermerët kanë nevojë për mbështetje financiare që në shtator, pasi atëherë fillojnë përgatitjet në arë, si lërimi i tokës, ndërsa në tetor nis mbjellja.

Jashanica i cili këtë verë vit korri rreth 25 hektarë me grurë, tregon se mjetet përdoren kryesisht për blerjen e naftës, plehrave dhe farës, të cilat kërkojnë pagesë të menjëhershme.

“Mbi 10 vite merrem me bujqësi, vështirësitë e veta i ka edhe bujqësia, por ia dalim disi. Subvencionet janë ato të cilat na motivojnë për të punuar. A dalin në kohë mjetet? Jo, deri më tash kemi pasur shumë vonesa.Mjetet deri në fund të vitit ka pasur vonesa. Kur i keni marrë subvencionet vitin e kaluar? Përfundimtarët, nëse nuk gaboj në muajin dhjetor. Ndikon sepse ne eventualisht gjatë muajt shtator përgatitemi me lavër, në tetor veçse fillon mbjellja, neve na duhen mjetet pikë së pari për naftë, për plehra, për fara, të gjitha duhet t’i paguajmë më pare cash (kesh). Sipas meje subvencionet duhet të dalin maksimalisht fillim ose mes shtatorit”, tregon Jashanica.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Ministria e Bujqësisë, përkatësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), bën të ditur se vonesat në procesin e këtij viti janë rezultat i nisjes së thirrjes për aplikim më vonë se zakonisht.

Siç thonë ata procesi i shtypjes së Vendimeve për Pagesat Direkte për programin e vitit 2025 ka filluar më 20 korrik 2025 dhe vazhdon ende.

AZHB-ja njofton se janë shtypur mbi 10 mijë vendime nga afro 34 mijë aplikues, derisa vlera totale arrin rreth 17 milionë euro.

“Ju njoftojmë se procesi i shtypjes së Vendimeve për Pagesat Direkte për programin e vitit 2025 ka filluar më 20.07.2025 dhe është duke vazhduar. Deri më tani për gjithsej 33,781 aplikues, janë shtypur 10,240 vendime në një vlerë të përgjithshme prej afërsisht 17 milionë Euro. Pritet që këto pagesa të ekzekutohen së shpejti, ndërkohë që aplikimet e mbetura janë në fazën e kontrollit administrativ ose të kontrollit në terren. Arsyeja pse këtë vit jemi me vonesë përafërsisht 20 ditë kalendarike, qëndron se këtë vit thirrja për aplikim ka filluar gati me një muaj vonesë krahasuar me vitin e kaluar”, thonë nga AZHB-ja për KosovaPress.

Vitin 2024, subvencionet për grurë kishin filluar të ekzekutohen që nga fundi i muajit qershor.

The post Fermerët paralajmërojnë: Tokat mund të mbesin të papunuara nëse vazhdojnë vonesat në subvencione appeared first on Telegrafi.

(Qumështi dhe Rigoni) Të blesh a është si të votosh?

By: Mira Leka
1 August 2025 at 22:04

Nga Fatos Fico*

 

Votimin e krahasojnë me blerjet. Kur e blen një produkt është si të kesh votuar për atë zgjedhje, po kjo me paratë e tua. Zgjedhja nuk duket e thjeshtë kur blen: krahason çmimet, ofertat, lexon etiketën, shikon skadencën, kontrollon paratë, e vendos.

Kjo zgjedhje mund të duket më e lehtë po ta krahasosh me zgjedhjet politike. Dhjetëra mijë shqiptarë kërkuan të zgjidhnin një profesor avokat dhe një profesor me gradë doktor, por panë se kishin zgjedhur njerëz të tjerë shumë më të thjeshtë nga ana profesionale.

Ndërsa procesi i zgjedhjes në përgjithësi ishte jo i lehtë mes qindra emrash e simbolesh, në etiketën e ofertës së tyre ishte dhe shpjegimi që çfarë “po blen” është e hapur e jashtë që ndryshon nga ajo e mbyllur dhe brenda.

Ngjashmëri të votimeve jo vetëm me blerjet e zakonshme, por dhe me fenomenet natyrore si tërmetet, uraganet, etj., gjenden me shumicë, por do të ndalojmë te blerjet, ato zgjedhje që i bëjmë për ditë.

 

Qumështi i purpurt

Krahasimi i zgjedhjeve me blerjet është i diskutueshëm, por më pak i diskutueshëm duket konstatimi se tregjet janë më të forta.

Në periudhën romake, një veshje mëndafshi e bardhë që vinte vetëm nga Kina e largët kushtonte sa katër vite pagë e një legjionari, ndërsa mëndafshi i ngjyer i purpurt sa dyzet vite pagë.

Vështirë se një ushtar do të jetonte aq gjatë sa të kursente aq para. Perandorët e Senati u përpoqën ta ndalonin shitjen e mëndafshit, për shkak të kërkesës së lartë, ari dhe paratë e Romës rridhnin drejt Lindjes, por pa sukses.

Shqiptarët sot mund ta blejnë një veshje të purpurt mëndafshi kinez edhe me pagën e një muaji.

Dilema më e madhe që kanë është të blejnë qumështin e papasterizuar të fermerëve, të prodhuar pak kilometra larg tyre, në Laknas a Rrethina, që shitet me bidonë plastikë të përdorur, apo të blejnë qumësht vendi a importi UHT me kuti “tetrapack”.

Në mes qëndron dhe një qumësht lokal “i freskët”, i pasterizuar, por i perceptuar jo rrallë si i manipuluar me vaj palme e qumësht pluhur. Ky perceptim i manipulimit rritet edhe më shumë kur konsumatorët përballen me blerjen e nënprodukteve të qumështit.

Dilema bëhet më e fortë edhe për shkak të çmimeve të afërta, preferencës në shije e traditë për qumësht lokal, mosdëshirës për të blerë qumësht UHT importi e vendi dhe qumësht të freskët të pasterizuar, këto dy të fundit nuk besohen shumë të jenë thjesht vetëm qumësht.

Megjithatë, qumështi UHT përfitohet duke e sterilizuar qumështin e freskët me anë të trajtimit me temperaturë të lartë, jo më pak se 135 gradë Celsius për pak sekonda. Shija si e pjekur e karamelizuar, për shkak të denatyralizimit të proteinave, e bën atë të ndryshëm në shije nga qumështi i freskët i pasterizuar në 72 gradë Celsius.

Trajtimi i fortë termik e bën qumështin UHT të ruhet deri në 9 muaj në temperaturë ambienti, sepse mikroorganizmat zhduken dhe ambalazhimi i duhur aseptik, e bën të mundur.

Qumështi humbet veçoritë e shijes origjinale, një pjesë e vogël e vitaminave shpërbëhen në nxehtësi, si B12, por ai ruan kalciumin, proteinat e mineralet.

Transportohet lehtë në krahasim me qumështin e freskët që kërkon ftohje, dhe mund të mbahet në raftet e dyqaneve e të shtëpisë për një kohë të gjatë.

Qumështi i rikrijuar me qumësht pluhur është i detyrueshëm të tregohet në etiketë që është i tillë dhe ka tregje të veçanta, por dhe segmente konsumatorësh që e kërkojnë, p.sh. kur kërkon më pak yndyrë, më shumë proteina, vitamina, të cilat shtohen, e ka kosto më të ulët.

Nëse qumështi pluhur përdoret për prodhimin e kosit, djathit, akulloreve, ëmbëlsirave, etj., duhet të tregohet në etiketë si përbërës.

Vaji i palmës prej kohësh në botë ka gjetur përdorim në industrinë e nënprodukteve të qumështit dhe është një përbërës i cili duhet të tregohet në etiketë.

Qumështi i freskët i pasterizuar vendas po gjen treg me vështirësi për shkaqe në të gjithë zinxhirin: çmim i lartë kur del nga ferma, probleme me cilësinë e qumështit për proteinat, yndyrat, mastitin, probleme dhe kosto e lartë e zinxhirit ftohës, kosto më të larta të tregtimit, të gjitha që çojnë në një çmim më të lartë e duke shtuar këtu ndoshta një trajtim termik më të fortë – si nevojë e problematikave me ftohjen, transportin, higjienën – i cili ndikon në shije, e bëjnë të mos ketë një kërkesë të lartë dhe vështirësi në shitje.

Homogjenizimi nuk njihet si trajtim i zakonshëm që i bëhet qumështit të freskët të pasterizuar nga një pjesë e madhe e konsumatorëve.

Ai proces bën që yndyra të “grimcohet”, të “tretet”, ose të bëhet “njësh” me qumështin, prandaj homogjenizimi dhe mungesa e ajkës e gjalpit në grykën e shishes së qumështit, edhe kur ai është me yndyrë të plotë, perceptohet sikur qumështit i është marrë yndyra më parë, d.m.th. ka më pak vlerë dhe është mashtrim.

Qumështi e ka yndyrën, por ajo për shkak të grimcimit nuk arrin të krijojë shtresë si në qumështin e patrajtuar.

Arritja e standardeve nga një fermë në Shqipëri që të shesë qumësht të freskët të papasterizuar, duket për momentin një mision i pamundur.

Fermat duhet të përdorin ujë të pijshëm për higjienizim, ftohja kërkohet direkt pas mjeljes, kërkohen kontrolle të rregullta veterinare, mirëqenie e shëndet i plotë i kafshëve, jo vetëm për TBC, brucelozë, po dhe mastitin, salmonelën, etj.

Fermeri duhet të njohë HACCP ose të dijë të bëjë një analizë të rreziqeve dhe të stadeve të kontrollit, si dhe të ketë gjurmueshmëri të prodhimit për secilën lopë.

Ambalazhimi kërkohet steril. Larja edhe me ujë të pijshëm e bidonave plastikë të përdorur më parë për lëngje të sheqerosura, nuk është e mjaftueshme për sterilizim.

Zierja e qumështit të papasterizuar është e domosdoshme të shkruhet në etiketë, por kjo është një praktikë e njohur dhe bëhet gjithmonë nga konsumatorët.

Ndërsa qumështi UHT dhe qumështi i freskët i pasterizuar kanë çmime pothuaj të njëjta në tregjet e BE-së, çmimi i qumështit të freskët të papasterizuar është dy-tri herë e ndoshta dhe më shumë, i lartë se ato, për shkak të kushteve më strikte në prodhim dhe shitje.

Në Shqipëri, duke e krahasuar me çmimin e qumështit të freskët të pasterizuar e UHT vendase, do të duhej të ishte në nivelin e rreth 300 lekëve për litër.

Por, a ka në Shqipëri një fermë të certifikuar sipas ligjit nr. 9441, të vitit 2005, që mund të shesë qumësht të papasterizuar direkt në fermë ose direkt te konsumatori?

 

 

Standardet me kredi dhe rimbursim TVSH-je

Sa pamë më sipër ishte një tablo teknike e shkurtër e qumështit që gjendet në treg, llojet e tij dhe si arrihet tek ato.

A na duhet si informacion? Njerëzit u revoltuan në mediat sociale lidhur me aksionin e qeverisë për sigurinë ushqimore dhe arsyeja ishte se prodhuesit lokalë nuk do të arrijnë më të shesin e do të zhduken.

Kërkohen standarde, jo vetëm se po afrohemi me BE-në; ligji i qumështit është i vitit 2005, mjaft i mirë për kohën, e madje kërkon që standardet e qumështit të importuar të mos jenë më të ulëta se ato të prodhimit vendas, duke e mbrojtur atë nga konkurrenca e padrejtë.

Problemi real në fakt është, jo vetëm për qumështin, por në përgjithësi për bujqësinë shqiptare si prodhuese e ushqimit, e industrinë e agropërpunimit është – kush do të paguajë për këto standarde?

E për më tej, jo vetëm kush do të paguajë, por kush do t’i krijojë e do t’i bëjë funksionale institucionet përgjegjëse për standardet?

Prodhuesit, konsumatorët apo qeveria? Kjo e fundit, po me paratë e taksapaguesve konsumatorë, por dhe me fonde të BE-së.

Standardet në blegtori dhe përpunimin e qumështit e mishit janë nga më të munguarat në Shqipëri dhe ndërsa mund të eksportojmë prodhime bimore, mishi, qumështi e nënproduktet e tyre janë të ndaluara të eksportohen në BE për sa kohë nuk ka një sistem të plotë e të verifikueshëm të sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve, e gjurmueshmërisë, të ngjashëm me atë të BE-së.

Roli i parë është i qeverisjes, por ajo po përpiqet të përdorë e të shtyjë së pari aktorët e tregut, konsumatorët e prodhuesit, të paguajnë për ato.

Kështu duket përpjekja me instrumente financiare për të ofruar kredi me interes të ulët, si dhe përpjekja monetare për një rikthim te rimbursimi i TVSH-së me vlerë 10% të çmimit për fermerët që shesin me faturë.

Të dyja këto përdoren në BE dhe janë të nevojshme: kredi e lehtësuar, rimbursimi i TVSH-së si parim për fermerët e vegjël (vlera e propozuar mund të jetë mbikompensim ose e pamjaftueshme në mungesë të një studimi), e madje dhe sigurim i lehtësuar i prodhimit të fermës.

Në BE, prodhimi, siguria ushqimore si në kuptimin e standardeve, por dhe të sasisë, d.m.th. sovraniteti ushqimor, mirëqenia e fermerëve, mbrojtja e tokës, ujit, ajrit, natyrës bazohen mbi subvencionet si ato direkte, e ato të lidhura me zhvillimin rural.

Në kushtet aktuale kur një nga shpenzimet e domosdoshme të buxhetit shqiptar është rritja e detyruar e shpenzimeve të mbrojtjes, rritja e fondeve për mbështetje direkte për fermerët si dhe fuqizimi i institucioneve që merren me standardet dhe sigurinë ushqimore duket i vështirë.

Por a nuk janë dhe këto pjesë të sovranitetit? Qeverisja duhet të punojë në tërheqjen e fondeve të BE-së nga programet e bujqësisë e zhvillimit rural bashkë me fonde të tjera që po ashtu ndikojnë më së shumti në zhvillimin rural si fondet e Rajoneve e të Kohezionit.

Kërkohen institucione që dinë të planifikojnë, zbatojnë e monitorojnë. Nuk mund të pritet me vite që AZHBR të certifikohet, nuk mund të pritet me vite që të mbarojë regjistrimi kadastral i tokës.

Sado kredi të jepen, sado të rriten eksportet, sepse tregtarët do të kenë një incentivë më shumë me përqindjen e rimbursimit, nuk zgjidhet problemi madhor që fermat kanë nevojë për injeksione të rregullta kapitali në para e kapital njerëzor që e bëjnë vetëm subvencionet.

Standardet në rritje drejt atyre të BE-së janë kosto të shtuara që fermerët secili më vete nuk i përballon dot, por duhen ndihmuar me ndërhyrje që i prekin të gjithë, si TVSH edhe më e ulët ose zero e inputeve, e mjeteve, makinerive, këshillimit, ushqimit të blegtorisë.

Investime në ujitje dhe mbrojtje nga përmbytjet. Konsumatori shqiptar paguan për ushqimet një kosto tepër të lartë për standarde të munguara, një TVSH prej 20%.

Reduktimi i TVSH-së finale të ushqimeve është një veprim i domosdoshëm social për shtresat më të varfra, por duhet një pakt i përkohshëm midis qeverisjes, blerësve dhe prodhuesve vendas, ku blerësit preferojnë e vazhdojnë të paguajnë çmime edhe më të larta për prodhimet vendase dhe pse me më pak TVSH, por fermerët, përpunuesit marrin një çmim më të lartë, duke ofruar në këmbim më shumë standarde prodhimi e cilësi.

TVSH-ja e mbledhur nga qeveria nuk reduktohet aq sa të ndikojë në investime e subvencione, kjo duke pasur rritje të konsumit dhe të ekonomisë formale.

Të ngjashme me votimet janë dhe këto aksionet me fushata, u dëgjua më shumë tallava me rigon. Zhvillimi vjen kur vendos qëllimet, objektivat, ndërton politikat për t’i arritur ato me programet, të bazuara mbi buxhete.

Kur të mbarojë aksioni, një fermer ku do t’i kërkojë standardet? Ku do ta gjejë ujin e pijshëm për fermën blegtorale?

A do të ketë sistemet e gjurmueshmërisë? A do të ketë regjistër kombëtar dhe një regjistër ferme? A është në gjendje sistemi veterinar të ofrojë kontrollet e duhura?

A ndryshoi ndonjë gjë për sistemin ftohës?

A u ulën kostot e ushqimit blegtoral?

Duhen disa programe për të gjitha këto, ku AI mund të ndihmojë nëse di si të kërkosh ndihmë nga AI, do të thotë njerëz e kompetenca dhe ca … fonde më shumë e taksa më pak për ushqimin, si për fermerët dhe për blerësit që të vazhdojnë të votojnë për prodhimin vendas me standarde të BE-së.

 

*Ekspert i zhvillimit rural. Opinionet janë personale të autorit

 

 

 

 

 

 

 

The post (Qumështi dhe Rigoni) Të blesh a është si të votosh? appeared first on Revista Monitor.

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 – 9 masat mbështetëse

30 July 2025 at 13:00

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor  hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën.

Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:

  • ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve,
  • luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës;
  • mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;
  • rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;
  • sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta;
  • ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë;
  • mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale;
  • pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri;
  • investime në agroturizëm;
  • koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

The post Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 – 9 masat mbështetëse appeared first on Revista Monitor.

Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka konceptuar një model të ri funksional për Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shqipëri, në kuadër të vizionit strategjik “Bujqësia 2030”.

Qendrat në Fushë-Krujë, Lushnjë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër do të bashkërendohen për herë të parë në një strukturë të vetme kombëtare, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe ofruar një qasje moderne, efikase dhe të matshme për kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj fermerëve.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë me përfaqësues të Institutit Tony Blair, Universitetit Bujqësor dhe aktorë të tjerë të sektorit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e kësaj reforme për transformimin e sektorit.

“Me këtë reformë, “Bujqësia 2030” merr formë konkrete përmes një infrastrukture të re që vendos në qendër fermerin, dijen dhe teknologjinë, duke e kthyer transformimin e sektorit në një realitet të prekshëm dhe të matshëm,” u shpreh ministrja Denaj.

Sipas saj, ky model i ri përbën një riorganizim thelbësor të sistemit ekzistues, duke forcuar lidhjen me fermerët përmes strukturave rajonale dhe krijuar terrenin për më shumë financime ndërkombëtare, projekte të reja dhe përfshirje të ekspertizës së specializuar.

Reforma gjithashtu synon përdorimin më eficient të aseteve dhe ndërtimin e një sistemi më funksional dhe të përgjegjshëm. /j.p/

 

The post Denaj: Qendër kombëtare për Teknologjitë Bujqësore, qasje efikase për kërkimin shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të blesh a është si të votosh?

By: Mira Leka
28 July 2025 at 08:40

(Qumështi dhe Rigoni)
 
Nga Fatos Fico*
Votimin e krahasojnë me blerjet. Kur e blen një produkt është si të kesh votuar për atë zgjedhje, po kjo me paratë e tua.
Zgjedhja nuk duket e thjeshtë kur blen: krahason çmimet, ofertat, lexon etiketën, shikon skadencën, kontrollon paratë, e vendos. Kjo zgjedhje mund të duket më e lehtë po ta krahasosh me zgjedhjet politike.
Dhjetëra mijë shqiptarë kër...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Të blesh a është si të votosh? appeared first on Revista Monitor.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri

By: V K
27 July 2025 at 14:16

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend.

Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve në vend, me tradita në zhvillimin e bregtorisë.

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2024, numri i lopëve në vend arriti në 224 mijë krerë nga 232 mijë në vitin 2023, me rënie 3,5%.

Rënia e numrit të lopëve është shënuar për qarqet, si: Berat, Korçë, Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan.

Berati është qarku që ka pësuar uljen më të madhe të numrit të lopëve në nivel kombëtar. Numri i lopëve ka rënë nga 11,2 mijë në 9,1 mijë, një tkurrje prej rreth 18,2%. Kjo tregon një tendencë të fortë në tkurrjen e blegtorisë në këtë zonë.

Korça, një nga qarqet më të njohura për blegtorinë, ka pësuar ulje të ndjeshme prej 15,8%. Nga 27,3 mijë lopë në vitin 2023, numri i tyre ka rënë në 23 mijë në 2024.

Edhe pse një nga qarqet me numër të lartë lopësh, Shkodra ka shënuar një ulje prej 13,7% nga 23,8 mijë krerë në 2023, në rreth 21 mijë krerë lopë për 2024.

Gjirokastra gjithashtu ka pësuar rënie të numrit të lopëve prej 6,3%, nga 9,2 mijë në 8,7 mijë lopë. Edhe për Qarkun e Elbasani, numri i lopëve ka pësuar një rënie prej 5,8%, ku nga 18,4 mijë krerë që ishin në 2023, numri i tyre për 2024 arriti në 17,3 mijë lopë.

 

 

Rënie nëpër qarqe është shënuar edhe te numri i deleve. Qarku me rënien më të madhe është Berati, ku numri i deleve ka rënë nga 62 mijë në 51,3 mijë, që përkthehet në një ulje prej rreth 17,2%. Korça gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme, nga rreth 140 mijë krerë në 126 mijë, apo 10% më pak.

Vlora ka pësuar rënie prej rreth 4,7% nga rreth 283 mijë krerë në 270 mijë. Qarqet e Dibrës dhe Durrësit kanë pësuar ulje të vogla, përkatësisht rreth 2,3% dhe 5,2%. Elbasani ka pasur rënie prej 4,6%. Kukësi ka rënë me rreth 2%.

Në anën tjetër, disa qarqe kanë pasur rritje të lehtë të numrit të deleve, si: Fieri me një rritje prej 1,1%. Gjirokastra pothuajse e pandryshuar. Lezha, Shkodra dhe Tirana kanë shënuar rritje të vogla nga 2-5%.

 

 

Po ashtu, në vitin 2024, numri i dhive ka pësuar ndryshime në qarqe të ndryshme. Qarqet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Tiranë kanë shënuar rënie në numrin e dhive, me rënien më të madhe në Berat prej rreth 19,7%.

Gjirokastra është e qëndrueshme me një ndryshim minimal, ndërsa Shkodra dhe Vlora kanë regjistruar rritje të dukshme përkatësisht 19% dhe 11,3%.

Grumbullimi i qumështit ndjek tendencën rënëse të bagëtive

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe gjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive, veçanërisht për fermat e vogla.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonësh nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023.

Krahasuar me 2023, sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.

Rënia është shënuar për të gjitha llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me rënie prej 6,5% krahasuar me 2023. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

Ndërsa sasia e qumështit të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

 

 

Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkoi për përpunim.

Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe 0,5% qumësht i skremuar.

Përpunuesit e qumështit në vend raportojnë rënie të ndjeshme të sasisë së qumështit të grumbulluar, e ndikuar drejtpërdrejt nga mbyllja progresive e fermave të vogla me 4, 5 apo 10 krerë bagëti.

Sipas tyre, ky trend ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë.

Së pari, emigracionit masiv në zonat rurale, që ka boshatisur familjet dhe ka lënë fermat pa trashëgimtarë aktivë.

Së dyti, kostove të papërballueshme të fuqisë punëtore, sidomos për punët në stallë, ku mungesa e të rinjve e ka bërë të domosdoshme punësimin e stafit të paguar.

“Shumë prej drejtuesve të fermave të vogla janë të moshuar dhe nuk mund t’i përballojnë më punët e përditshme të fermës. Ata janë të detyruar të punësojnë të rinj, por aktualisht një punëtor stalle kushton nga 800 deri në 1,000 euro në muaj.

Kjo kosto është e papërballueshme për fermat me pak krerë”, – pohon një nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit në vend.

Kjo situatë po krijon një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu, për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar jashtë po përdoret, kryesisht në sezonin e verës, si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 milionë litra qumësht. Kjo ishte sasia më e lartë e qumështit të importuar prej 2016-s. Në janar-prill 2025 u importuan 5,1 milionë litra qumësht.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, importet janë ulur 15,4%./ Monitor.al

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar, blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

By: Ardit
27 July 2025 at 13:59

Shtimi i kostove ushqyese për kafshët, emigracioni i të rinjve dhe mungesa e fuqisë punëtore janë faktorë që vijojnë të reflektojnë negativisht te blegtoria në vend. Edhe për 2024, numri i kafshëve prodhuese për qumësht që përdoret si lëndë e parë nga industria përpunuese vijon të jetë në rënie në pjesën më dërrmuese të qarqeve […]

The post Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Zinxhiri jo konkurrues i qumështit, me kosto të larta prodhimi

By: Mira Leka
26 July 2025 at 22:10

Kostoja e lartë e prodhimit të qumështit si lëndë e parë prej mungesës së ekonomisë së shkallës e subvencioneve dhe konkurrenca nga importet po rrisin vështirësitë te industria përpunuese. Fabrikat po përballen me kosto të lartë të prodhimit, ndërsa produktet vendase po humbasin konkurrueshmërinë përballë importeve më të lira. Prej katër vitesh, konsumatori blen mallrat e bulmetit me çmime që kalojnë mesataren e BE-së. Për uljen e kostove, qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së te fermeri në masën 10%.

 

Dorina Azo

Në Shqipëri, për të prodhuar 1 kg djathë lope me feta, më shumë se gjysma e kostos shkon vetëm për qumështin. Në Gjermani, qumështi si lëndë e parë zë gati 37% të kostos, sepse lënda e parë qumësht ndaj përpunuesit shitet nga fermat, mesatarisht 35 deri në 40% më lirë sesa në Shqipëri.

Aktualisht nga fermat, qumështi i lopës po tregtohet sipas përpunuesve me çmim shitjeje 80 lekë/litër me TVSH. Teksa në derën e fermave në Gjermani, çmimi i shitjes ka arritur 46 cent euro apo 46 lekë për litër me TVSH.

Çmimi i shitjes në vend rezulton rreth 44% më shtrenjtë sesa në Gjermani.

Për prodhimin e 1 kg djathë lope, përpunuesit sqarojnë se nevojiten mesatarisht 7,5 litra qumësht.

Në Shqipëri, me çmimin aktual të qumështit prej 80 lekësh për litër, vetëm lënda e parë kushton 600 lekë (6 euro), që përbën rreth 65% të kostos totale të prodhimit.

Në disa raste, përpunuesit pohojnë se lënda e parë përbën edhe deri në 75% të kostos së prodhimit për këtë produkt bulmeti.

Në Gjermani, me çmim mesatar prej 46 cent (46 lekë) për litër, kostoja e qumështit për të njëjtën sasi është 3.45 euro (345 lekë), që përfaqëson vetëm 37% të kostos totale.

Kjo tregon qartë pabarazinë strukturore në koston e prodhimit të lëndës së parë që po ndikon te çmimet dhe humbja e konkurrueshmërisë së produkteve të bulmetit në tregun shqiptar dhe të huaj.

Për drejtuesin e fabrikës së përpunimit të qumështit ADG, z. Luis Ndreka problematika me koston e mallrave të bulmetit nuk është te procesi i prodhimit të tyre, por te kostoja e lartë e prodhimit të qumështit, ku më shumë se gjysma e qumështit të prodhuar si lëndë të parë vjen nga një sistem bujqësor me sfida strukturore.

“Çmimi i qumështit nga ferma përbën rreth 65% të kostos totale të prodhimit të 1 kg djathë.

Ky është faktori kryesor që ndikon në çmimin përfundimtar të produktit. Në Shqipëri, ne e blejmë qumështin mesatarisht 35-40% më shtrenjtë sesa në Europë, dhe kjo ndodh për disa arsye kryesore.

Së pari, klima e thatë për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë në jug të Europës.

Klima mesdhetare dhe e thatë rrit koston e ushqimit për kafshët, sepse bari i njomë është më pak në dispozicion. Ushqimi për lopët duhet të blihet më shpesh dhe shpesh edhe të importohet. Kjo rrit shpenzimet për fermerët dhe në fund, çmimin e qumështit.

Së dyti, shumica e qumështit vjen nga ferma të vogla. Mbi gjysma e qumështit prodhohet në ferma me pak lopë, që nuk kanë efikasitet dhe teknologji moderne. Nuk përfitojnë nga ekonomia e shkallës, pra prodhojnë me kosto më të lartë për njësi”, pohon z. Ndreka.

Edhe përpunues të tjerë thonë se prodhimi me kosto të lartë i lëndës së parë të qumështit mbetet faktori kryesor që po ndikon në humbjen e konkurrueshmërisë së bulmetit shqiptar.

Problematikat kryesore që po rrisin kostot e prodhimit, sipas tyre, janë: Fragmentimi i lartë i tokave bujqësore dhe mungesa e bashkëpunimit për përdorim të përbashkët të burimeve.

Ferma të vogla dhe të shumta në numër, që operojnë me mjete të kufizuara dhe pa qasje në teknologji moderne. Mungesë e sistemeve vaditëse, çka rrit ndjeshëm kostot për prodhimin e ushqimit për kafshët.

 

 

Kostoja e lartë për prodhimin e ushqimit të kafshëve

Sipas anëtarëve të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit, faktorët që po e bëjnë prodhimin vendas më të shtrenjtë janë të shumtë dhe kompleksë, duke filluar që nga struktura e fermave e deri te mungesa e investimeve në infrastrukturë bujqësore.

Fermerë me mbi 1,000 krerë bagëti, anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit raportojnë se kostoja e ushqimit të kafshëve është sfida më e madhe që po përballojnë.

Edhe pse kanë marrë me qira dhe bashkuar toka për kultivimin e misrit dhe ushqimeve të tjera për bagëtinë, mungesa e vaditjes po sjell pasoja të drejtpërdrejta në xhepat e tyre.

“Për një vaditje të një sipërfaqeje prej 10 hektarësh, ne duhet të paguajmë rreth 30,000 lekë vetëm për ujin, që e marrim nga lumi.

Ndërkohë, nëse do të kishim një sistem të brendshëm vaditjeje, kostoja do të përgjysmohej.

Misri, për shembull, kërkon mesatarisht tre vaditje deri në fazën e prodhimit. Nëse nuk prodhojmë misër dhe jonxhë me kosto të ulët, nuk kemi as qumësht të lirë”, pohojnë drejtues së Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit.

Për blegtorët e Shoqatës së Prodhimit të Qumështit, edhe kur ushqimi blihet i importuar në Shqipëri për shkak të kostos dhe marzheve të fitimit të shitësve të shumicës tregtohet 20 deri në 30% më shtrenjtë.

 

Shpenzimet e tjera

Përveç kostos së lëndës së parë në vlera të konsiderueshme për përpunuesit shqiptarë mbeten edhe kostot e tjera për prodhimin e bulmetit. Ata thonë se kostoja nga shpenzimet e tjera, ku përfshijnë transportin, energjinë, koston e fuqisë punëtore, taksat etj., llogaritet se arrin 20 deri në 25%.

Përpunuesit thonë se Shqipëria ka kosto më të ulëta të fuqisë punëtore krahasuar me vendet e BE-në, por mungesa e trajnimit profesional të punonjësve të stallave po ndikon në produktivitet.

Energjia dhe transporti janë më të lira në vlerë absolute, por infrastruktura e dobët, po ndikon negativisht te zinxhiri i shpërndarjes dhe magazinimit të produkteve, që shkakton humbje kohe dhe rritje të kostove operative.

 

Marzhi i fitimit

Drejtuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit llogarisin se marzhi i fitimit në Shqipëri llogaritet 5 deri në 10%.

Sipas tyre, marzhi i fitimit është më i ulët krahasuar me rajonin për të mbetur konkurrues në treg. Për shkak të fuqisë blerëse më të ulët të konsumatorit shqiptar, fabrikat nuk mund të vendosin çmime të larta pa humbur klientelën.

 

 

Si ndryshoi skema e TVSH-së dhe pasojat që paralajmëruan përpunuesit e qumështit

Përveç problematikës me kostot e larta të prodhimit të lëndës ushqyese për kafshët, edhe taksa e TVSH-së vlerësohet si një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar te kostoja.

Përfaqësues të industrisë së përpunimit të bulmetit kanë ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për ndikimin negativ të heqjes së skemës së TVSH-së së kreditueshme, që sipas tyre ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostove të prodhimit dhe uljen e konkurrueshmërisë së produkteve vendase.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

“Menjëherë pas heqjes së skemës, pasojat u reflektuan te përpunuesit. Nga 2019, me uljen e TVSH-së së kreditueshme deri në 2022, me heqjen e skemës, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Po ashtu ndikon në rritjen e çmimit për konsumatorit final dhe ul marzhet e fitimit për përpunuesin, pasi gjendet në presionin e likuiditetit deri te krijimi i pozitës të dobët konkurruese ndaj produkteve të importit”, pohon drejtuesi i fabrikës së përpunimit të qumështit ADG, Luis Ndreka.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në atë kohë,  përpunuesit theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë.

Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur. Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

 

Çfarë rekomandohet për një sektor më konkurrues të qumështit dhe bulmetit në Shqipëri?

Sipas përfaqësuesit të industrisë Luis Ndreka, zgjidhja për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare nuk qëndron vetëm te subvencionet, por te një qasje e integruar e ekonomisë së shkallës që nis nga prodhimi në arë e përfundon me politikën fiskale.

  1. Prodhim më i lirë që në fushë – ulja e kostos që në burim
  2. Riorganizimi i strukturës bujqësore. Më pak fragmentim, më shumë eficiencë. Sot, shumë fermerë operojnë në sipërfaqe të vogla, të shpërndara dhe pa mundësi të ekonomisë së shkallës. Kjo ul produktivitetin dhe rrit kostot.

 

The post Zinxhiri jo konkurrues i qumështit, me kosto të larta prodhimi appeared first on Revista Monitor.

❌
❌