Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu, të pushtetshmit e mëdhenj që na çelën dyert e mendjes dhe të shpirtit

By: Kult Plus
13 August 2025 at 14:30

Shkruan Albert Vataj

Bertrand Russell, në analizën e tij të pushtetit, zgjedh katër figura që, sipas tij, kanë pasur ndikimin më të thellë në historinë e njerëzimit: Buda, Krishti, Pitagora dhe Galileu. Ky është një kuartet i pazakontë, jo sepse ata nuk meritojnë vendin, por sepse nuk përfaqësojnë tipin klasik të pushtetarëve që historia na ka mësuar të kujtojmë, nuk janë perandorë, as gjeneralë, as sundimtarë të fuqishëm me ushtri dhe territore. Përkundrazi, janë njerëz që e kanë përmbysur botën pa shpata, pa kala dhe pa trupa ushtarësh.

Pushteti i tyre nuk ishte për të sunduar, por për të çliruar.

Buda dhe Krishti u drejtuan zemrave dhe ndërgjegjeve të njerëzve, duke treguar rrugën për të mposhtur lakminë, pasionin e verbër dhe dëshirat që sjellin përçarje. Ata nuk luftuan kundërshtarë politikë, por zinxhirët e brendshëm që mbajnë shpirtin të robëruar. Ata nuk ofruan thjesht një moral të ri, por një mënyrë tjetër të qenit në botë, ku liria vjen nga brenda.

Pitagora dhe Galileu, nga ana tjetër, nuk u drejtuan te morali i brendshëm, por te ligjet e jashtme të universit. Ata nuk na çliruan nga frika e vetvetes, por nga frika e të panjohurës. Pitagora, me harmoninë e numrave dhe idenë se ekziston një rend i përjetshëm në natyrë, e hapi mendjen e njerëzimit drejt një bote të kuptueshme. Galileu, duke kthyer shikimin nga yjet dhe duke guxuar të thotë se Toka nuk është qendra e gjithësisë, i dha njerëzimit një horizont të ri të dijes dhe një guxim të ri për të vërtetën.

Russell thekson se asnjëri prej tyre nuk pati mbështetjen e shtetit në fillim, madje shpesh u përballën me kundërshtimin e tij. Ky është një mësim i heshtur për natyrën e vërtetë të ndikimit: pushteti i përhershëm nuk lind nga dhuna, por nga ideja; nuk mbështetet te frika që imponohet, por te shpresa që ndizet.

Në një botë ku shpesh pushteti shihet si aftësia për të kontrolluar trupat dhe tokat, Russell na kujton se pushteti më i madh është ai që hap dyert e mendjes dhe të shpirtit. Ai është pushteti që nuk skllavëron, por çliron; që nuk të urdhëron të përkulësh kokën, por të ngritësh sytë.

Në fund, mesazhi i tij është i kthjellët: njerëzit nuk drejtohen nga dhuna dhe lufta, por nga urtësia që prek dëshirën e përbashkët për lumturi, paqe dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse katër figurat që ai zgjedh i përkasin një bote të përtejshme të historisë, një bote ku pushteti është akt dashurie dhe akt besimi në mundësinë që njeriu të bëhet më i lirë./KultPlus.com

Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi

10 August 2025 at 08:29

Në Kremlin po fryn erë ndryshimi. Presidenti rus Vladimir Putin po lë mënjanë aleatët e vjetër, shumica tashmë në të shtatëdhjetat, për t’i bërë vend një brezi të ri, por jo për të hequr dorë nga pushteti. Sipas një raporti të gazetarit rus-amerikan Mikhail Zygar për Atlantic Council, ky brez i ri përbëhet kryesisht nga fëmijët […]

The post Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi appeared first on BoldNews.al.

Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj

4 August 2025 at 16:58

Kullat që ngrihen njëra pas tjetrës, shpesh pa transparencë dhe me pak konkurrencë, tregojnë se arkitektura është kthyer në një mjet për privilegje ku emrat e njohur të huaj përfshihen në skandale dhe hetime. Ndërkohë që qyteti humbet gjelbërimin dhe hapësirat publike, një pyll betoni po shkatërron identitetin urban dhe historik të kryeqytetit shqiptar. Nga […]

The post Tirana në ethet e betonit dhe pushtetit të arkitektëve të huaj appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës

By: Oldi
21 July 2025 at 19:43

Gazetari Basir Çollaku denoncoi kapjen e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Çollaku foli për një bashkëpunim të hapur mes politikës, prokurorisë dhe gjykatave, të udhëhequr nga interesat e ngushta të pushtetit, ku drejtësia nuk vepron më në funksion të shtetit dhe qytetarëve, por si një armë politike kundër opozitës, medias dhe çdo zëri kritik. […]

The post Çollaku: Drejtësia nuk përfaqëson më shtetin, por pushtetin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Kulla që mbulon Zotin me beton

8 June 2025 at 00:46

Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin.

Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të larmishme të tepihëve, inauguroi një nga kullat më të kontestuara të Tiranës.

E ngulur pas Sahatit dhe ngjitur me Xhaminë e Et’hem Beut, në zemër të zonës historike të qytetit, ajo kullë nuk është thjesht një ndërhyrje urbane.

Forma e saj pesëkëndëshe nuk është e rastësishme. Si vetë Pentagoni amerikan, simbol i komandës dhe i pushtetit absolut, kjo kullë ngrihet si një shenjë e arkitekturës që nuk strehon njerëz, por mbart një mesazh të koduar: një rit i ri flijimi, një ideologji e re.

Atje ku dikur sakrifikohej biri për një vizion hyjnor, sot sakrifikohet qyteti për një vizion personal.

Kjo kullë, që ka sfiduar ligjin dhe moralin, e ngritur mbi hirin e Bar Sahatit – e paralajmëruar dhe denoncuar pesë vjet më parë – është projektuar si një lavatriçe gjigande: një makineri betoni për riciklimin e parasë së zezë dhe larjen e mëkateve shtetërore me bojë estetike dhe forma arkitektonike.

Fjalimi i hapës i kryeministrit ishte një akt i mirëfilltë teatral. Me poezi, me metafora të ngarkuara me folklor, me përmendje të Abrahamit dhe “mendjeve të lira që nuk mbyten nga rregulloret”, ai nisi një spektakël ku arkitektura u shndërrua në alibi, dhe arti në pretekst për dominim, ku të vetmit spektator ishin mëkëmbësit e tij: Arkitektët.

Ai nuk ishte thjesht një fjalim, por një skenar për të legjitimuar një sistem. Një mashtrim i paketuar bukur për sytë e ushtrisë (siç i quajti vetë) prej 150 arkitektësh të huaj të ftuar, që si mëkëmbës të bindur duartrokitën – jo nga madhështia e idesë, por nga mirënjohja ndaj atij që u siguron çeqet dhe terrenin “më të lirë në Evropë” për të ndërtuar pa pyetur askënd: “në mënyrë të pabesueshme e lirë nga komforti i rregulloreve që nuk mbysin” (cit.).

Në emër të imagjinatës dhe ëndrrave arkitektonike, me investitorë të garantuar që s’kanë asnjë kërkesë përveçse të ndërtojnë shpejt, me vetëm një gjeneral idesh, dhe me projekte ku paguhen mbi 1 milion euro vetëm për dizajnin, Shqipëria u prezantua si vendi ku ëndrrat bëhen realitet – jo ëndrrat e qytetarëve, por të atyre që duan të pastrojnë para dhe të lyejnë krimin me ngjyrat e artit.

Si çdo lavatriçe që ka nevojë për aromatizues, edhe kjo lavatriçja e re urbane ka nevojë për arkitektë që të japin miratimin estetik. Ata u prezantuan si ushtri vizionarësh, por në thelb janë bashkëpunëtorë të një makinerie pushteti që përdor arkitekturën për të prodhuar amnezi kolektive.

Rama, i shndërruar nga piktor në arkitekt, nga kryeministër në “host-man”, ndoshta për disa minuta edhe e besoi atë që tha.

Por për të huajt që i vërtiten rrotull, fakti që kryebashkiaku i Tiranës është sot në burg për korrupsion, është thjesht një detaj – sa kohë që spektakli vazhdon, lejet vijojnë miratohen pa pengesa dhe çeqet 1 milion dollarësh plotësohen me përpikëri.

Për ne që jetojmë këtu, maketet, 3D-të dhe animacionet janë si tymi i djegies së plehrave – në pritje të inceneratorëve që nuk vijnë, dhe me sytë nga SPAK-u: kush e ka radhën pas Erionit?

Sepse ne e dimë, se pas atyre emrave dhe projekteve fshihen lejet e paligjshme, ndërhyrjet mbi monumente, mbi zonat historike, mbi zonat e mbrojtura, mbi malet dhe pyjet, bregdet, lumenj dhe liqene.

Pas shkëlqimit një ditor të “star-arkitektëve” fshihet dëbimi i njerëzve nga shtëpitë, dhe një ekonomi që mbijeton jo nga zhvillimi, por nga larja e parasë të bërë pis nga krimi dhe korrupsioni.

Arkitektët vendas, trullosur nga poezia e Kryeministrit, ndoshta dolën nga salla të frymëzuar – me atë vetëkënaqësinë e rreme se “arkitektura transformon jo vetëm hapësirën, por edhe mendjet” ose ndoshta si ushtarë të bindur – janë rreshtuar krah për krah me të huajt, përpara udhëheqësit të tyre, të cilit i kanë dhënë pushtetin e Kryearkitektit.

Ata u bënë bashkë në ditën e kurbanit – jo për të ndërtuar qytete më të drejta, më të qëndrueshme, më njerëzore – por për të zbatuar një mision shumë më të thjeshtë: Të shpëlajnë mëkatin me stil dhe të legjitimojnë krimin me dizajn.

Andaj, kulla pentagonale ku u prezantua ky “vizion” nuk është një koincidencë formale, porse ajo mishëron formën gjeometrike të një rendi të ri – ku sakrifica nuk është më akt besimi, por një strategji propagande.

Aty futen paratë e pista, betoni i paligjshëm dhe iluzioni i progresit, për të dalë më pas të pastruar me ngjyrat e artit dhe bekimin e arkitektëve të ftuar.

Prandaj, ngritja e saj pranë Sahatit dhe Xhamisë nuk ishte një zgjedhje arkitektonike-urbane – por një ritual i përmbysur flijimi, sepse sot, në këtë qytet, nuk sakrifikohet më djali për vizionin – por sakrifikohet vetë qyteti, për ta bërë vizionin të paprekshëm.

The post Kulla që mbulon Zotin me beton appeared first on Citizens.al.

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

By: Oldi
14 July 2025 at 11:14

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të qartë këtë të hënë gjatë ceremonisë së prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II”, ku të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Zaçaj i dha një mesazh të drejtpërdrejtë Kryetares së Kuvendit Elisa […]

The post Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar appeared first on BoldNews.al.

“Po i vjen fundi i pushtetit”, gazetari godet fort: Në Shqipëri ka vetëm një udhëheqës, gjithë të tjerët janë figurantë

30 June 2025 at 22:04

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në një studio televizive analizoi farsën e 11 majit dhe atë që pritet të vijë me një qeveri ‘Rama 4’. Gjatë bisedës, Shkullaku u shpreh se, një pushtet ku shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij.

Gazetari u shpreh se ‘një pushtet absolut, deformon edhe shoqërinë. Këtu nuk ka as sindikata, shoqëri civile, media të pavarura. Këtu nuk asnjë trup të ndërmjetëm që të bëhet si amortizator mes dhunës së pushtetit dhe të drejtave që duhet të gëzojë një shoqëri’.

‘Çdo regjim, sa më autoritar dhe absolut të bëhet, aq më të shpejtë mendoj e ka dhe fundin.

Por të shikosh dhe këtë qenërinë, mund ta quash se kjo fjalë i pëlqen Ramës, ndaj një njeriu që bën një shkrim. Një njeri që as nuk ka vrarë, as ka bërë gjë. Por ka bërë një shkrim dhe ka një një sulm ndaj tij.

Pse ndodh kjo? Mekanizmat e propagandës, levat që Rama ka nëpër media, i vë në lëvizje me një shikim, ata e dinë detyrën e tyre. Por po të shikosh ka dhe një turmë tjetër të madhe, që deri dje nuk i kishim dëgjuar emrat.

Po pse ndodh kjo? Kjo ndodh se në një pushtet absolut, përveç servilizmit që shtohet, lind dhe padobishmëria e kësaj lukunie.

Edi Rama nuk ka më nevojë për këtë lukuni, janë ata që tentojnë ti hyjnë ne qejf atij, jemi dhe ne. Kjo e deformon shoqërinë, nevoja për ta lidhur ekzistencën tënde, qoftë dhe atë materiale, me shikimin që të hedh udhëheqësi.

Nëse udhëheqësi nuk të ka në listën e vet, nuk ke përfitime, nëse të ka, ke përfitime.

Fatkeqësia e këtyre njerëzve është se me kë të rezultat dhe kontroll absolut që Edi Rama ka, nuk i duhen më dhe për të ruajtur fasadën, jam i bindur se SPAK do bëjë prap arrestime, ndalime, marrje në pyetje nga kampi i Ramës, por ato nuk do të kenë më asnjë vlerë.

Një pushtet absolut, deformon edhe shoqërinë.

Këtu nuk ka as sindikata, shoqëri civile, media të pavarura. Këtu nuk asnjë trup të ndërmjetëm që të bëhet si amortizator mes dhunës së pushtetit dhe të drejtave që duhet të gëzojë një shoqëri.

Këtu është zhdukur përfaqësimi, këtu është vetëm vullneti i një njeriut.

Këto Zegjinetë e këto janë të gjitha deformime që vijnë për shkak të pushtetit’, theksoi Armand Shkullaku.

 

 

The post “Po i vjen fundi i pushtetit”, gazetari godet fort: Në Shqipëri ka vetëm një udhëheqës, gjithë të tjerët janë figurantë appeared first on Sot News | Lajme.

Eurodeputeti Gahler: Në Shqipëri ka struktura kriminale

By: user7
4 June 2025 at 13:35

Zgjedhjet e 11 majit janë diskutuar ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian. Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga eurodeputeti gjerman i CDU Michael Gahler, i cili udhëhoqi dhe misionin vëzhgues në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Gahler ka ngritur një alarm në mbledhjen e komitetit, duke theksuar se strukturat kriminale në Shqipëri duan që të mbajnë pushtetin të palëvizur. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë grupet kriminale mund të vazhdojnë lirshëm me aktivitetet e tyre për të pastruar parat.

“Diçka tjetër që nuk është e lidhur direkt me zgjedhjet, por që ne nuk mund të bëjmë një sy qorr për këtë, është sigurisht fakti që në këtë vend dhe kjo është e rëndësishme për integrimin në Europë, ka struktura të qëndrueshme kriminale në vazhdim, që në një shkallë të madhe janë të angazhuara me pastrimin e parave, po të shohësh edhe ndërtimet që janë aty dhe gjithçka.

Ata kanë interes që të ruajnë këto struktura siç janë, në mënyrë që të jenë në gjendje të vazhdojnë këtë aktivitet. Mendoj se kjo është diçka e rëndësishme për BE-në, ne nuk mund të lejojmë këto struktura të pastrimit të parave dhe të trafikut drogës të vazhdojnë të paprekura. Siç e thashë, ndikimi indirekt tek zgjedhjet është se ata kanë interes të mbajnë situatën siç është, që t’i lejojë të vazhdojnë. Prandaj mendoj se kjo duhet adresuar qartësisht,” tha Gahler.

The post Eurodeputeti Gahler: Në Shqipëri ka struktura kriminale appeared first on Lapsi.al.

Haxhiu: Fuqia e karteleve të drogës vjen nga lidhjet me pushtetin

By: Mirgen
26 May 2025 at 22:45

Baton Haxhiu foli për sfidat që kanë shtetet e vogla në përballjen me kartelet e drogës. Ai theksoi se këto grupe kriminale janë të fuqishme dhe funksionojnë përtej kufijve shtetërorë, duke ndërtuar lidhje të forta me pushtetin. Sipas Haxhiut, vetëm shtetet e mëdha dhe organizmat me përvojë mund t’i luftojnë me sukses, duke përmendur si […]

The post Haxhiu: Fuqia e karteleve të drogës vjen nga lidhjet me pushtetin appeared first on BoldNews.al.

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14 May 2025 at 14:22

Socialistët dhe Edi Rama siguruan shumicën absolute në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Nuk është vetëm opozita që dyshon se zgjedhjet ishin të drejta, edhe OSBE sheh kushte të pabarabarta, sipas medias gjermane. Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i […]

The post DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta? appeared first on BoldNews.al.

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

By: Mirgen
13 May 2025 at 21:44

Drejtuesi politik i PD për Krujën dhe Fushë Krujën, njëkohësisht kandidat për deputet në këto zgjedhje, Gent Strazimiri u shpreh se në parlamentaret e 11 majit, nuk kishin përballë një parti politike, por një shtet. I ftuar në emisionin A Show, Strazimiri tha se ky proces zgjedhor është kategorikisht i refuzueshëm, pasi si në votën […]

The post Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja appeared first on BoldNews.al.

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

By: Ardit
13 May 2025 at 17:05

Nga Armand Shkullaku Marshimi i Edi Ramës nga “fitorja në fitorje”, po shoqërohet, siç ka ndodhur rëndom, me fenomenin e shpifur të dënimit të humbësit dhe shmangien e gjykimit për fituesin. Kjo po vihet re edhe këto ditë me fitoren e paprecedentë të Rilindjes, që në një shoqëri normale do të ngrinte qindra pikëpyetje për […]

The post Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë appeared first on BoldNews.al.

Pse u rrit Rama?

12 May 2025 at 13:14

Nga Andi Bushati Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandiduar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më shumë vërtetohen vjedhjet e paimagjinueshme të bandës në pushtet, aq më tepër asaj i rriten votat? Mos vallë ne jemi një […]

The post Pse u rrit Rama? appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Rama pushtet me oligarkë, banda dhe media të korruptuara, PS sot është një parti fashiste

By: Mirgen
7 May 2025 at 21:38

Analisti Andi Bushati tha se PS sot i ngjason një partie fashiste, ku sipas tij, Rama nuk ka asnjë ndryshim nga Musolini. Bushati tha se Rama e mban qeverinë nëpërmjet tri kollonave që janë, oligarkët, bandat dhe mediat e korruptuara. “Ajo që kam thënë kohë të ndryshme është e vërtetë. PS nuk është as socialiste […]

The post Bushati: Rama pushtet me oligarkë, banda dhe media të korruptuara, PS sot është një parti fashiste appeared first on BoldNews.al.

Kur bullizmi ofrohet si model nga maja e pushtetit

21 April 2025 at 14:54

Nga Lutfi Dervishi Brenda pak javësh, një tjetër i ri i dha fund jetës në të njëjtin qytet, në të njëjtën shkollë. Nuk kishte faj TikTok-u, i mbyllur tashmë. Kur jeta e të rinjve varet nga një fije shprese që nuk e gjejnë as në shkollë, as në shoqëri, as në rrjetet sociale, nuk mund […]

The post Kur bullizmi ofrohet si model nga maja e pushtetit appeared first on BoldNews.al.

Provat që lanë në burg Erion Veliajn, të përmendurit nga kryebashkiaku “kyçin” gojën

10 April 2025 at 21:49

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit ezkistojnë dyshime të mbështetura në prova se kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të ndërhyjnë në hetim dhe të manipulojnë provat, ishin vendimtare për masën e arrestit me burg. Më 13 mars, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në burg […]

The post Provat që lanë në burg Erion Veliajn, të përmendurit nga kryebashkiaku “kyçin” gojën appeared first on BoldNews.al.

Pasaportë Europiane, standarde Ballkanike!

31 March 2025 at 09:41

Nga Lutfi Dervishi Në një vend europian, kur nuk mban fjalën, kërkon ndjesë. Kur kapesh gafil, mban përgjegjësi, nuk kërcen te premtimi tjetër, më i madh, më i bukur, më i parealizueshëm. Pasaporta europiane kërkon ndarje pushtetesh, jo një gravitet politik, ku çdo gjë rrotullohet rreth njëshit. Ajo kërkon konkurrencë të lirë, jo kapitalizëm të […]

The post Pasaportë Europiane, standarde Ballkanike! appeared first on BoldNews.al.

‘Pushteti i medias’

By: FAKTOJE
28 March 2025 at 13:14

I ftuar: Mark Marku

Në episodin e pestë të podcastit ‘Jashtë Kazanit’, profesor Mark Marku na fton të reflektojmë mbi pushtetin e medias dhe sfidat e saj në Shqipëri. A është media pushtet i katërt, apo është vetë nën kontroll? Si mund të vetërregullohet ajo dhe të mbrojë lirinë e saj?

Nga siguria e gazetarëve te ndikimi i dezinformimit në fushatat elektorale, ky episod trajton çështje thelbësore për të ardhmen e gazetarisë në një shoqëri demokratike.

Podcasti realizohet në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania”, zbatuar nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen e Bashkimit
Evropian.

The post ‘Pushteti i medias’ appeared first on Faktoje.al.

“Para zgjedhjeve iu çoi formularin e OFL”/ Artan Hoxha: Krimi i organizuar i ka dhënë 5 deputetë Ramës

By: Ardit
27 March 2025 at 22:38

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se krimi i ka dhënë Edi Ramës të paktën 5 deputetë që Rama të mbajë pushtetin. Hoxha më tej tha se Rama i çoi krimit të organizuar formularët dhe ju thoshte se, nëse nuk më mbështesni u lëshoj institucionet në kurriz. Ndërsa po ashtu gazetari tha se […]

The post “Para zgjedhjeve iu çoi formularin e OFL”/ Artan Hoxha: Krimi i organizuar i ka dhënë 5 deputetë Ramës appeared first on BoldNews.al.

Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës?

By: Ardit
9 March 2025 at 13:37

Paralajmërimin fillestar Edi Rama e dha që në fjalimin e parë si kryeministër në parlament kur u shpreh se; “nuk keni parë asgjë akoma”. Por kulla më e re në sheshin “Skënderbej” i kalon të gjitha. Godina, që po zhvishet ngadalë nga skelat ka zbuluar një surprizë të denjë për një mendje të sëmurë: një […]

The post Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌