Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ambasadorja shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri të plotë, kemi 5 shqiptarë në territor

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në një moment kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar dhe sulmet me raketa kanë rritur shqetësimet, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë një pasqyrë të situatës aktuale për Euronews Albania.

Ajo theksoi se që prej orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme, ambasada ka qenë në gatishmëri të plotë dhe ka marrë masa të rrepta sigurie, duke punuar nga shtëpitë dhe qëndruar pranë dhomave të sigurisë.

Kumbe theksoi se shërbimet në Izrael janë të kufizuara, ndërsa shtoi se janë udhëzuar pesë qytetarë shqiptarë që ndodhen në Izrael të qëndrojnë të mbyllur pranë dhomave të sigurisë.

“Që dje në orën 3 të mëngjesit jemi në gatishmëri të plotë. U bënë dy netë. I gjithë stafi i ambasadës jemi mirë. Zyrat nuk janë hapur për shkak të udhëzimeve të brendshme të sigurisë. Kemi punuar nga shtëpitë për të siguruar që jemi pranë dhomavë të sigurisë dhe që jemi në hapësira të mbyllura. Shërbimet në vend janë limituar me përjashtim të shërbimeve të nevojshme si supermarketet, farmacitë, spitalet, zjarrfikëset dhe policia.

Situata është mjaft e vështirë, sidomos mbrëmjen e djeshme. Në territor kemi 5 qytetarë shqiptarë të cilët ndodhen në Izrael kryesisht për punë dhe turizëm. I kemi udhëzuar të mbyllen pranë dhomave të sigurisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm duke pritur dhe sesi do të zhvillohen ngjarjet që të bëhet e mundur dhe organizimi për largimin e qytetarëve nga vendi”, tha Kumbe.

Ambasadorja nënvizoi gjithashtu se Ambasada së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Izrael

“Ne dhe stafi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë kemi qenë gjithë kohën në lidhje me shqiptarët në Izrael për të asistuar me sa mundemi, kryesisht me udhëzime gjatë kësaj periudhë. Prioritare për ne është që qytetarët ti marrin udhëzimet në kohë reale”, shtoi Meri Kumbe.

E pyetur lidhur me deklaratat e shtetit izraelit nëse do ketë sulme të tjera apo situata është nën kontroll nga ana e Izraelit, ambasadorja shqiptare tha se: “Situata është ende një proces në vazhdim. Kryeministri i vendit ka deklaruar që është një luftë dhe nuk është një sulm momenti”.

/gj.m/

The post Ambasadorja shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri të plotë, kemi 5 shqiptarë në territor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovës i bëhet thirrje ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në rrugën drejt BE-së

28 May 2025 at 15:14

Ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropianë në Prishtinë i kanë bërë thirrje Kosovës t’i “bëjë detyrat” dhe ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në bllokun evropian.

Ndër detyrat kryesore për të mbesin dialogu me shtetin fqinj Serbinë, e në veçanti Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas tyre.

Duke folur në konferencë në Prishtinë, e titulluar “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”, shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai francez Olivier Guerot thanë se Kosova tani ka një “dritare të hapur” në rrugën e saj drejt BE-së.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

“Tani, ajo që presim shumë nga Kosova është, së pari, të kemi një partner. Po, kemi një partnere, presidenten – por na nevojitet edhe pushteti ekzekutiv”, theksoi Orav në konferencën e organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Ai shtoi se BE-ja ka “nevojë për një partner me të cilin të flasim për hapat e ardhshëm, si të lëvizim më afër Bashkimit Evropian. Shpresojmë shumë që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Kosova po dështon t’i formojë institucionet e reja, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi asnjë parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Ambasadori gjerman Rohde tha se tani që BE-ja ka një përbërje të re – me Kaja Kallas si kryediplomate e bllokut, dhe Antonio Costa kryetar i Këshillit Evropian – Kosova duhet të punojë për t’i përmbushur kushtet për anëtarësim.

“Kemi një përbërje të re në BE tani, shfrytëzojeni rastin e keni një dritare të hapur. Lutja ime përsëri është bëjeni detyrat dhe shfrytëzojeni këtë rast dhe këtë e filloni duke formuar institucionet e reja”, tha Rohde.

Rohde tha se Kosova nuk duhet të shikojë gjithmonë çfarë bën fqinji i saj, por duhet t’i “bëjë detyrat” e veta.

“Mendoj se kemi nevojë edhe për mendësi ndryshe. Dje fola me një anëtar të qeverisë në detyrë, dhe i thashë se ka shumë çështje në lidhje me anëtarësimin në BE, ndër to dhe çështja e përftimit [të politikave] për vizat. Ai më tha se Serbia nuk e bën, nuk e bëjmë as ne” tha Rohde, duke shtuar se “kjo nuk është serioze”.

Ambasadori francez Guerot u bëri jehonë komenteve të Rohdes, duke thënë se Kosova ka tani një mundësi të re për anëtarësim në BE.

“Në të kaluarën ka pasur këso mundësi që nuk u shfrytëzuan dhe tani është edhe një tjetër e cila nuk do të vijë më. Nevojitet vullnet politikë nga të gjithë në Kosovë, nga qeveria në largim, apo në detyrë apo në ardhje, dhe nga opozita. Për të mos e humbur këtë mundësi duhet dialogu i Brukselit me Serbinë dhe reformat”, tha Guerot.

Ai theksoi se Kosova nuk është e izoluar, “përveç nëse e izolon veten”.

“Si e izolon veten? Duke mos i dëgjuar miqtë , duke kultivuar qëndrime se vetëm unë kam të drejtë, duke gjetur të gjitha arsyet për mos t’i respektuar zotimet. Lutja ime është dëgjojeni miqtë tuaj, Kallas dhe Costa ishin këtu, ndërsa në Tiranë u takuan [presidentja e Kosovës Vjosa] Osmani dhe [presidenti francez Emmanuel] Macron”, tha ai.

Ambasadorët i bënë thirrje Kosovës sërish ta themelojë Asociacionin, si një nga detyrat kryesore të saj në rrugën drejt BE-së.

“Një temë për të cilën të gjithë flasin – por të cilën politikanët këtu në Kosovë nuk pëlqejnë ta përmendin – është Asociacioni. Duhet të bëhet dhe është më mirë të bëhet më herët sesa më vonë, për të ecur përpara. Mesazhi im është se ne në BE jemi të gatshëm të ecim përpara dhe shpresojmë shumë që edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë”, tha Orav.

Në tetor të vitit 2023, të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, ia ofruan Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Kosova nuk ka pranuar ta themelojë atë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar ta dërgojë këtë draft-statut për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës – veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të tij.

Presidentja Osmani tha në mars se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë ia ka thënë edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Guerot tha se Kosovë nuk duhet “pyes veten se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet Asociacioni, por çfarë ndodh nëse ai nuk bëhet. Përgjigjen besoj e dini”.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut politik që nga shtatori i vitit 2023, për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve.

Prej atëherë janë mbajtur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

Bashkimi Evropian ua ka bërë me dije vazhdimisht Kosovës dhe Serbisë së normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore është kusht për secilën në rrugën e tyre drejt integrimit.

Ato arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2023 – nën ndërmjetësimin e BE-së – por nuk e kanë zbatuar atë deri më sot./ REL

The post Kosovës i bëhet thirrje ta shfrytëzojë “mundësinë e re” në rrugën drejt BE-së appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkëpunim me Izraelin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin e agrobiznesit

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti sot në një takim ambasadoren e Izraelit, Gali Peleg, dhe drejtorin e Qendrës së Trajnimit Bujqësor në MASHAV, Giora Tesler.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, me fokus në mbështetje teknike dhe transferimin e njohurive.

Ministrja Denaj theksoi rëndësinë e modernizimit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të agrobiznesit si një fushë me potencial të lartë ekonomik. Ajo veçoi gjithashtu mundësitë që ofron klima shqiptare për kultivimin gjithëvjetor.

“Në këtë frymë, ramë dakord për rëndësinë e një bashkëpunimi të strukturuar dhe të fokusuar në rezultate konkrete, me synimin për të ndërtuar një sektor bujqësor konkurrues, që do të nxisë zhvillimin rural të qëndrueshëm”, deklaroi ministrja Denaj.

Ky takim është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

1 nga 5

/a.f/

The post Bashkëpunim me Izraelin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin e agrobiznesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori i Finlandës: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, Evropa përballë sfidave të sigurisë

20 April 2025 at 11:49

PRISHTINË, 20 prill /ATSH/ Në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, flet për situatën aktuale politike në vend, nevojën për formimin e institucioneve të reja, si dhe për sfidat gjeopolitike në Evropë – nga lufta në Ukrainë te rëndësia e rolit të KFOR-it në Kosovë. Ai thekson edhe nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale, duke nënvizuar se vonesat në këtë proces përbëjnë pengesë për reformat e nevojshme dhe për përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Kosova përballë krizës institucionale, thirrja e ambasadorit finlandez

Në tentativën e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dështoi dy herë radhazi të zgjedhë deputeten Albulena Haxhiu si kryeparlamentare. Kësisoj, seanca u shty sërish për 48 orë.

“Së pari, vërtet shpresoj që formimi i institucioneve – institucione funksionale – të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se jetojmë në një situatë globale ku zhvillimet e reja nuk ndalen. Ato nuk presin gjatë që gjërat të formohen. Gjithashtu, reformat që janë të nevojshme këtu në Kosovë duhet të jenë në gjendje të ecin përpara. Prandaj mendoj se sa më shpejt, aq më mirë. Të kemi një qeveri të re dhe një Kuvend të ri të formuar do të ishte më e mira për popullin e Kosovës”, thotë ambasadori finlandez Matti Nissinen në intervistën për KosovaPress.

Qeveria e re dhe prioritetet për qytetarët

Ambasadori tha se, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarit, thotë se duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re.

“Unë gjithmonë them se duhet të investohet në njerëz. Kjo është diçka që e bëjmë në Finlandë. Nëse përqendroheni dhe i jepni prioritet sektorëve si arsimi, kujdesi shëndetësor apo edhe mirëqenia e prosperiteti, mendoj se këto janë disa nga prioritetet më të qarta që sjellin përfitime për gjithë shoqërinë”, thotë ai.

Ambasadori flet edhe për sigurinë në rajon dhe marrëdhëniet Kosovë-Finlandë.

Ai vlerëson lart praninë e KFOR-it në Kosovë, duke kujtuar kontributin e Finlandës me mbi 7,500 paqeruajtës finlandezë gjatë viteve. Sipas tij, KFOR-i mbetet një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“Nëse e shikoj nga këndvështrimi i vendit tim, Finlandës, ne kemi qenë të angazhuar në KFOR që nga fillimi. Dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë pjesë e këtij operacioni të rëndësishëm. Në total, rreth 7,500 paqeruajtës finlandezë kanë shërbyer në KFOR ndër vite. Kështu që ne e vlerësojmë shumë rëndësinë e këtij operacioni. Mendoj se edhe sot KFOR-i ka një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë, duke përmbushur mandatin e tij operacional së bashku me entitete të tjera – me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit, sipas mandateve të tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë”, thotë ambasadori Matti Nissinen.

Evropa dhe sfidat e reja të sigurisë

Zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare – përfshirë agresionin rus në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe rritjen e pasigurisë në Ballkan – kanë rikthyer çështjet e sigurisë dhe gatishmërisë ushtarake në qendër të politikave evropiane.

Evropa po përballet me një valë të re sfidash, ku vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s po rishikojnë strategjitë e tyre të mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Për ambasadorin finlandez, gatishmëria duhet të jetë qasja e Evropës në rrethanat aktuale.

“Mendoj se është në interesin më të mirë të gjithëve, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, që të jemi vigjilentë në këto kohë… Ky ka qenë një debat i gjatë në Evropë, dhe mendoj se kjo lidhet gjithashtu me çështjen e gatishmërisë dhe marrjen e përgjegjësisë për sigurinë tonë. Kam parë komentet e udhëheqësve tanë politikë në Evropë, dhe besoj se ka një konsensus të fortë që Evropa duhet të rrisë përpjekjet dhe kapacitetet e saj, dhe kjo përfshin edhe kapacitetet mbrojtëse. Mendoj se është ndër prioritetet më të mëdha në shumë vende evropiane për momentin”, thotë ai teksa flet për këtë çështje.

Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në sigurinë evropiane

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, lufta në Ukrainë ka ndryshuar rrënjësisht arkitekturën e sigurisë në Evropë. Kjo krizë ka nxjerrë në pah nevojën për unitet ndërkombëtar, respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të pavarura. Konflikti ka shkaktuar pasoja të thella politike, ekonomike dhe humanitare – jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë kontinentin.

Për vendet si Finlanda, e cila ka ndjekur një linjë të qartë përkrahëse ndaj Ukrainës dhe është tani anëtare e NATO-s, ruajtja e stabilitetit evropian dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse janë bërë prioritete strategjike. Lufta ka bërë që shumë vende të rishikojnë politikën e tyre të jashtme dhe të investojnë më shumë në sigurinë kolektive dhe në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Evropë.
Lexo po ashtuTë martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtitDeria flet për rëndësinë e përfundimit të luftës, ambasadori Matti Nissinen thotë se paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe të ruajë sovranitetin e Ukrainës. Thekson domosdoshmërinë që të përfshihen elementë të qartë për respektimin e rendit ndërkombëtar.

“Paqja duhet të arrihet në Ukrainë. Pyetjet e mëdha janë kur dhe si. Ne kemi theksuar gjithmonë që paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila merr parasysh pavarësinë e Ukrainës, sovranitetin e saj dhe respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Këto janë disa nga elementet që duhet të jenë në vend kur, shpresojmë, të arrihet paqja. Ka shumë elemente për të cilët mund të flasim kur flasim për paqen. Ka disa faza në këtë proces, si të arrihet armëpushimi, cilat janë elementet e negociatave të paqes dhe, në fund, cila është zgjidhja përfundimtare e negociatave për paqen. Por do të doja të theksoj fort faktin se duhet të jetë një zgjidhje apo marrëveshje paqeje që përfshin fuqishëm interesat e Ukrainës dhe sovranitetin e saj”, thotë ai për KosovaPress.

Marrëdhëniet Kosovë–Finlandë: Një partneritet i qëndrueshëm

Ambasadori finlandez flet edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës.

Ai tregon për KosovaPress për vizitën zyrtare të presidentes Vjosa Osmani në Finlandë, ku pritet të diskutohen tema si siguria evropiane, bashkëpunimi ekonomik dhe rritja e tregtisë mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera. Janë jashtëzakonisht të ngrohta dhe të thella, dhe datojnë shumë vite më parë. Jam shumë i lumtur që mund të ndërtoj mbi këtë themel të mirë që kemi. Një shembull që e thekson më tej këtë marrëdhënie të shkëlqyer dypalëshe do të jetë në fakt javën e ardhshme, kur presidentja Osmani do të vizitojë Finlandën për një vizitë pune. Kjo është një mundësi tjetër për ne që të thellojmë më tej marrëdhënien dhe të kemi rezultate konkrete nga kjo vizitë. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer, për shembull, për të folur për çështje urgjente të sigurisë evropiane, për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik, dhe si të rrisim tregtinë mes dy vendeve tona. Ka shumë gjëra për të cilat presidentët tanë mund të bisedojnë javën e ardhshme, dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë ngjarje të nivelit të lartë që do të ndodhë”, thotë ambasadori Matti Nissinen në fund të intervistës për KosovaPress.

/Kosovapress/

The post Ambasadori i Finlandës: Kosova ka nevojë për institucione funksionale, Evropa përballë sfidave të sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e El Salvadorit

2 April 2025 at 17:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi ambasadoren Bardi për emërimin e saj dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të El Salvadorit ndaj Kosovës.

Siç njofton Zyra e Presidencës, Osmani solli në vëmendje vizitën e saj në El Salvador vitin e kaluar me rastin e inaugurimit presidencial, duke shprehur admirimin për progresin e këtij shteti. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.

“Duke vlerësuar udhëheqjen e Presidentit Nayib Bukele, Presidentja Osmani nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm të El Salvadorit në siguri, rritje ekonomike dhe zhvillim të sektorit të turizmit. Ajo theksoi se si Kosova dhe El Salvadori janë renditur ndër vendet më të sigurta në botë, duke rritur kështu atraktivitetin për investime dhe turizëm”, citohet Vjosa Osmani në komunikatë.

Po ashtu thuhet se në këtë drejtim, u identifikuan mundësi për bashkëpunim në sektorët e teknologjisë së informacionit, inovacionit, ekonomisë, mbrojtjes, arsimit dhe turizmit. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e promovimit të investimeve të sektorit privat, nxitjes së ndërmarrësisë dhe organizimit të forumeve ekonomike për t’i afruar bizneset dhe institucionet e të dy shteteve. /Telegrafi/

The post Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e El Salvadorit appeared first on Telegrafi.

Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Kroaci-Kosovë-Shqipëri

25 March 2025 at 18:58

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shkarkuar nga detyra ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë. Në dokumentin zyrtar konfirmohet se Miliç është liruar nga detyra, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë end endonjë arsye […]

The post Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Kroaci-Kosovë-Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Kryetari Hyseni pret ambasadoren e Kanadasë – diskutojnë për projektet dhe sfidat e Komunës së Gjilanit

12 March 2025 at 14:50

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin, kanë priti në takim ambasadoren jo rezidente të Kanadasë për Kosovë, e cila është ambasadore rezidente në Kroaci, Jessica Blitt me bashkëpunëtorë.

I pari i Gjilanit e njoftoi për zhvillimet, projektet dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Komuna e Gjilanit.

“Shpresojmë që ky bashkëpunim i mirë dhe mbështetja të vazhdoj të thellohet edhe më tej”, tha kryetari Hyseni.

I pari i Gjilanit e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin tonë.

Nga ana tjetër ambasadorja Jessica Blitt, falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen, duke premtuar përkushtimin e vazhdueshëm të vendit të saj për Komunën e Gjilanit dhe Kosovës.

Sipas ambasadores Blitt, marrëdhëniet miqësore janë të mira dhe të cilat duhet zgjeruar edhe më tej  bashkëpunimin dhe mundësinë e bashkëpunimit e ndonjërës nga komunat në Kanada me Komunën e Gjilanit. /Telegrafi/

The post Kryetari Hyseni pret ambasadoren e Kanadasë – diskutojnë për projektet dhe sfidat e Komunës së Gjilanit appeared first on Telegrafi.

ITALI – Ambasadorja shqiptare në Romë, Bitri Lani / Marrëdhëniet italo-shqiptare një model për tu promovuar

ROME, 6 mars /ATSH/- Mes Italisë dhe Shqipërisë ka marrëdhënie miqësore të shkëlqyera, jo vetëm mes popujve, por edhe në nivel diplomatik, deklaroi në një intervistë Anila Bitri Lani, ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Itali, shkruan italpress.com.

“Ka një marrëdhënie të shkëlqyer, të shkëlqyer mes dy vendeve, të cilën ne kemi mundur ta ndërtojmë edhe në nivel historik dhe që është forcuar së fundmi me marrëveshjet e partneritetit strategjik”, theksoi Bitri Lani.

”Italia është një vend mik dhe vëlla. Marrëdhëniet tona janë më të mirat, është modeli për të promovuar në marrëdhëniet dypalëshe edhe në botën diplomatike”, shtoi ajo.

”Dje u ratifikua marrëveshja e pensioneve me Italinë, një tjetër gjë që bëmë së bashku për të drejtat civile të komunitetit tonë shqiptar por edhe të komunitetit tuaj italo-shqiptar. Ky është një lajm i madh”, shtoi ajo.

Senati italian miratoi ratifikimin e marrëveshjes me 129 vota pro. Ishte hapi i fundit drejt unifikimit të periudhave të kontributeve. Marrëveshja dypalëshe e sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë u nënshkrua nga të dy vendet më 6 shkurt.

Ambasadori shpjegoi se “ekziston një substrat historik që ka siguruar dhe lehtësuar progresin dhe evoluimin e marrëdhënieve, duke krijuar një ndërlidhje jo vetëm ekonomike, tregtare por dhe politike në këto 35 vitet e fundit, pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Ne kemi mundur të bashkojmë marrëdhëniet njerëzore, dy popuj, dy kultura”.

Bitri Lani i cilëson marrëdhëniet Itali-Shqipëri si “ një nga modelet më të mira”.

”Puna e diplomatit, e ambasadorit përfaqëson një urë. Ajo shërben për të vendosur, ndërtuar dhe përcjellë vlera. Këto janë ekonomike, sociale, njerëzore dhe politika forcon dhe lehtëson shtyllat e kësaj ure. Të punosh në Itali, të jesh ambasador i Shqipërisë në Itali, para së gjithash është një privilegj i madh, ti punon në një vend mik dhe vëlla dhe puna jonë është të ndjekim një dinamikë, një shpejtësi, një intensitet marrëdhëniesh. Duhet të përpiqemi të gjejmë jo vetëm kohën, por edhe energjinë për të ruajtur një ekuilibër, për të shoqëruar të gjithë aktorët që forcojnë apo krijojnë marrëdhënie”, theksoi ajo.

”Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë shumë intensive. Statistikat na tregojnë se në territorin shqiptar operojnë 3 000 kompani italiane”, shpjegoi ambasadorja.

”Përsa i përket shifrave, Italia është investitori i parë me prani të kompanive në territor, përveç kësaj duhet të kujtojmë se në territorin italian janë gati 30 mijë kompani me pronarë shtetas shqiptarë dhe 70 mijë, gjithmonë në territorin italian, ku një nga aksionerët, e ortakëve, është një italo-shqiptar. Më pas, nga një komunitet prej mbi 400 mijë shqiptarësh që jetojnë në Itali, kemi edhe 300 mijë të rinj, pra me nënshtetësi italiane dhe origjinë shqiptare, pra me dyshtetësi, vlerë e shtuar”, shton ajo.

”Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e Shqipërisë në Bruksel. Italia e ka mbështetur që në fillim aspiratën tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një mbështetje e vazhdueshme, e vazhdueshme, është sot dhe do të jetë nesër. Po punojmë që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030, është e vështirë por jo e pamundur. Dje u ratifikua marrëveshja e pensioneve me Italinë, një tjetër gjë që bëmë së bashku për të drejtat civile të komunitetit tonë shqiptar por edhe të komunitetit tuaj italo-shqiptar. Ky është një lajm i shkëlqyer”, përfundoi ambasadorja Bitri Lani në intervistën e saj. /os/

The post ITALI – Ambasadorja shqiptare në Romë, Bitri Lani / Marrëdhëniet italo-shqiptare një model për tu promovuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadorja Huber për ATSH: Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm, mbështetja jonë vazhdon

7 February 2025 at 13:57

TIRANË, 7 shkurt /ATSH-Gjergji Mima/ “Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe angazhimi dhe mbështetja jonë vazhdon.”

Kështu u shpreh ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Ambasadorja Huber foli për marrëveshjen për punësimin dhe aftësimin e të rinjve që është nënshkruar mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Ajo u shpreh se kjo marrëveshje zyrtarizon në nivel qeveritar grantin prej 10 milionë eurosh për sektorin e arsimit dhe formimit profesional (AFP-së) gjatë katër viteve.

Sipas saj, qëllimi është që të rinjtë nga e gjithë Shqipëria të gjejnë punë tërheqëse dhe fitimprurëse pasi të kenë marrë aftësi të reja dhe më të mira profesionale.

Huber nënvizoi se, deri në 29 400 të rinj, duke përfshirë ata me prejardhje të pafavorshme, do të përfitojnë nga mundësi më të mira arsimore dhe punësimi.

Ambasadorja Huber gjithashtu foli edhe për aktivitetet kulturore të Zvicrës në vendin tonë.

Ajo u shpreh se, Java e Kulturës Zvicerane që sapo u mbyll, u fokusua në veprat e artistëve dhe grupeve kulturore shqiptare.

Huber theksoi se Zvicra mbështet skenën e pavarur kulturore të Shqipërisë që nga viti 2017 përmes Fondit të Kulturës Zvicerane, duke ushqyer krijimtarinë e saj.

Gjithashtu ambasadorja Huber hodhi poshtë zërat për bllokime fondesh nga Zvicra për Shqipërinë.

Ajo tha se, “nuk ka bllokim fondesh, është një ripërshtatje e buxheteve tona. Deri në vitin 2028 do të bëjmë një largim gradual të fondeve nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ndërsa do të vazhdojë financimi nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike SECO përtej vitit 2028.

Sipas saj, ky reduktim gradual shkon në hap me përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Ajo theksoi se, “pas vendimit të parlamentit zviceran, ne do të ripërshtatim programin në Shqipëri dhe do të fokusohemi në fushat që do të mbështeten pas vitit 2028: stabiliteti makroekonomik, mjedisi i biznesit, shërbimet e infrastrukturës, rritja e sektorit privat dhe ndryshimet klimatike (agjenda e gjelbër)”.

Ambasadorja Huber nënvizoi se, Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit deri dhe pas vitit 2028

Intervista e plotë e ambasadores së Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber për Agjencinë Telegrafike Shqiptare

ATSH: Ambasadorja Huber, mund të na thoni më shumë rreth marrëveshjes për punësimin dhe aftësimin e të rinjve që është nënshkruar mes Zvicrës dhe Shqipërisë?

Ambasadorja Huber: Javën e kaluar ne nënshkruam një marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e ‘Aftësi për Punë / Skills for Jobs’ (S4J), një projekt që mbështet arsimin profesional në Shqipëri. Nënshkrimi zyrtarizon në nivel qeveritar grantin prej 10 milionë eurosh për sektorin e arsimit dhe formimit profesional (AFP-së) gjatë katër viteve. Zvicra nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), është një partner kyç në forcimin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri.

ATSH: Cilat janë qëllimet kryesore të kësaj marrëveshjeje dhe numri i të rinjve përfitues nga kjo marrëveshje?

Ambasadorja Huber: Qëllimi është që të rinjtë nga e gjithë Shqipëria të gjejnë punë tërheqëse dhe fitimprurëse pasi të kenë marrë aftësi të reja dhe më të mira profesionale. Projekti “Aftësi për Punë”, i zbatuar nga Swisscontact, synon të zgjerojë aksesin në trajnime profesionale cilësore dhe në mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rriturit me prejardhje të ndryshme.

Deri në 29 400 të rinj, duke përfshirë ata me prejardhje të pafavorshme, do të përfitojnë nga mundësi më të mira arsimore dhe punësimi. Projekti tashmë punon me 10 shkolla publike profesionale në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Berat, ndërsa mbështetja direkte do të shtrihet në katër shkolla të tjera. Praktikat e suksesshme do të zgjerohen në më shumë shkolla profesionale dhe biznese, në mënyrë që të ndërtohet një sistem AFP që do të vazhdojë të rritet dhe të evoluojë për brezat e ardhshëm.

ATSH: Si do të ndikojë kjo marrëveshje në mundësitë e punësimit për të rinjtë shqiptarë dhe si do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale të tyre?

Ambasadorja Huber: Evidenca – si nga Zvicra, edhe nga Shqipëria – tregojnë se studentët që marrin pjesë në trajnime praktike gjatë studimeve bëjnë një kalim më të shpejtë nga shkolla në punë. Në vitin 2023, 71,2% e të diplomuarve nga shkollat tona partnere ishin të punësuar ose të vetëpunësuar brenda një viti pas diplomimit. Për më tepër, 63,5% e të diplomuarve e kishin siguruar punën e tyre të parë përpara se të përfundonin shkollimin.

Fokusi është në pajisjen e të rinjve me aftësitë e kërkuara nga tregu i punës dhe kjo do të thotë ta bëjmë arsimin profesional më relevant dhe të orientuar drejt tregut të punës. Një komponent kyç është iniciativa ‘AFP e dyfishtë’, e frymëzuar nga modeli zviceran dhe e prezantuar me sukses në Shqipëri me mbështetjen tonë. Studentët shpenzojnë 50% të kohës së tyre në një vend pune ku ata vënë në praktikë mësimin teorik. Ky është një model ‘win-win’ si për studentët, ashtu edhe për punëdhënësit e sektorit privat.

“Aftësi për Punë” do të punojë në dy fronte: në modernizimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit profesional dhe në përfshirjen e kompanive të sektorit privat në proceset arsimore. Projekti prezanton qasje novatore të mësimdhënies: mësimin e bazuar në punë, mësimin e përzier dhe mjetet dixhitale. Për shembull, në vitin 2020 projekti prezantoi për herë të parë një platformë mësimore virtuale, MesoVET, në Shkollën Tregtare Vlorë. Që atëherë ai është bërë një mjet i rëndësishëm në sektorin e arsimit profesional, i cili mundëson vlerësimet dhe provimet digjitale dhe që sjell lehtësime si për studentët, ashtu edhe për mësuesit.

Është thelbësore që institucionet profesionale të bashkëpunojnë me bizneset për të siguruar që arsimi dhe punësimi janë të lidhura ngushtë. Projekti ka treguar rezultate të mira deri më tani në mbylljen e hendekut midis arsimit shkollor dhe nevojave të punëdhënësve.

ATSH: Cilat janë fushat ose sektorët ku do të fokusohet trajnimi dhe aftësimi i të rinjve?

Ambasadorja Huber: “Aftësi për Punë” mbështet institucionet profesionale për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe për t’u ofruar të rinjve aftësi që janë të rëndësishme për një gamë të gjerë industrish: TIK, hoteleri dhe turizëm, prodhim dhe sektorë të tjerë.

Duke i dhënë përparësi përshtatshmërisë dhe inovacionit në arsimin profesional, projekti ndihmon në krijimin e një fuqie punëtore që është më e përgatitur për tregun në zhvillim të punës. Kjo siguron që studentët dhe të diplomuarit të kenë shanse më të larta për punësim fitimprurës dhe mund të kenë një tranzicion të butë për në vendet e punës në të gjithë këta sektorë.

ATSH: Cila janë disa prej projekteve që janë planifikuar për të mbështetur këtë iniciativë dhe si do të sigurohet që ajo të arrijë në çdo qytet të Shqipërisë?

Ambasadorja Huber: Në këtë fazë të tanishme, projekti po zgjeron modelet e suksesshme – mësimin e bazuar në punë, digjitalizimin dhe partneritete më të forta biznesi – në më shumë institucione profesionale dhe kompani në të gjithë Shqipërinë.

Një element unik i projektit Aftësi për Punë është puna në nivel kombëtar me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencinë Kombëtare për AFP dhe Kualifikim (NAVETQ) dhe Agjencinë Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë (NAES). Kjo është duke nxitur ndryshim sistematik në arsimin profesional dhe duke siguruar që politikat e AFP-së në vend të jenë të përshtatshme. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë që programet e AFP-së të jenë praktike, gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës.

S4J po punon ngushtë gjithashtu me projektin tonë të Zhvillimit të Aftësive për Punësim (SD4E), të zbatuar nga UNDP për të integruar këto risi në sistemin arsimor. Duke forcuar menaxhimin institucional, duke përmirësuar cilësinë e arsimit dhe duke rritur përfshirjen e sektorit privat, ne po krijojmë një kornizë të qëndrueshme që do të vazhdojë të sjellë përfitim për të rinjtë përtej kohëzgjatjes së projektit.

ATSH: Si mendoni se do të ndikojë kjo marrëveshje në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe të fuqisë punëtore midis dy vendeve?

Ambasadorja Huber: Ajo do të përmirësojë më tej fuqinë punëtore të Shqipërisë, e cila është thelbësore për një rritje të qëndrueshme. Zvicra dhe Shqipëria ndajnë një partneritet të fortë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin, me arsimin profesional si nismën tonë flamurtare. Jemi krenarë që shohim Shqipërinë të zhvillojë sistemin e vet të AFP-së duke marrë frymëzim nga modeli zviceran i AFP-së së dyfishtë që kombinon mësimin teorik me trajnimin praktik.

ATSH: Java Kulturore Zvicerane, cilat janë aktivitetet në kuadër të kësaj jave dhe si prezantohet kultura zvicerane në Tiranë?

Ambasadorja Huber: Sapo po përmbyllim një javë kulturore shumë interesante dhe të suksesshme. Por nuk ishte java tipike kulturore siç organizohet zakonisht nga ambasadat. Ne e bëmë atë ndryshe: Java e Kulturës Zvicerane u fokusua në veprat e artistëve dhe grupeve kulturore vendas, shqiptarë. E përbashkëta e tyre ishte mbështetja nga Fondi i Kulturës Zvicerane. Do të kemi mundësi të tjera për të shfaqur kulturën zvicerane, por në këtë kohë kemi dashur të ekspozojmë projekte kulturore nga artistë të pavarur shqiptarë.

Një tjetër element unik i Javës Kulturore Zvicerane ishte ndërthurja e artit me dialogun dhe slogani i saj është “Dialog përmes kulturës”. Është më shumë se një festë artistike; është një platformë për shkëmbim dhe diskutim. Të gjitha aktivitetet kishin një temë apo çështje me vlerë dhe të rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Për shembull, disa aktivitete trajtuan temën e ballafaqimit me të shkuarën, përfshirë një koncert me kompozime origjinale të Mardit Lleshit që e çojnë dëgjuesin në një përvojë muzikore të të jetuarit nën regjimin totalitar komunist, apo dokumentari “Në parajsën socialiste (nuk bie shi)”, i Ermela Telit, që trajton temën e propagandës në art dhe rolin e saj të rëndësishëm politik.

ATSH: Kultura është një urë e fuqishme për të afruar kombet. Si mund të ndikojë ky lloj shkëmbimi kulturor në lidhjet e ardhshme ndërmjet dy popujve? Si e shihni ndikimin e aktiviteteve kulturore si kjo ngjarje në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës?

Ambasadorja Huber: Kultura kontribuon në zhvillim, demokraci dhe paqe. Ne jemi të privilegjuar të mbështesim skenën e pavarur kulturore të Shqipërisë që nga viti 2017 përmes Fondit të Kulturës Zvicerane, duke ushqyer krijimtarinë e saj, duke përforcuar zërat e saj, dhe në fund duke forcuar rolin e saj si një katalizator për ndryshim.

Dhe po, kultura gjithashtu i afron kombet dhe ne kemi parë lidhje më të forta midis dy vendeve tona përmes shkëmbimeve kulturore. Ne shpesh promovojmë artistë dhe aktivitete kulturore – qofshin zviceranë apo shqiptarë – me synimin për të rritur kontaktet dhe mirëkuptimin mes njerëzve.

ATSH: Si mund të kontribuoni për ndihmën e Shqipërisë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit përmes këtyre ngjarjeve kulturore?

Ambasadorja Huber: Është pjesë e politikave tona që të forcojmë një sektor të pavarur kulturor, sepse ai luan rol thelbësor në kohezionin social, lirinë e shprehjes dhe në ndërtimin e besimit. Për më tepër, me rritjen e sektorit të turizmit, bëhet më e rëndësishme që të kesh një sektor kulturor solid dhe të gjallë. Turistët duan më shumë sesa thjesht të shkojnë në plazhet e bukura të Shqipërisë: ata duan të zhyten dhe të përjetojnë kulturën dhe trashëgiminë e pasur lokale të vendit.

ATSH: A do të ketë ngjarje të tjera kulturore dhe artistike të Zvicrës që do të organizohen në Shqipëri në të ardhmen, për të pasuruar më tej marrëdhëniet tona kulturore dhe turistike?

Ambasadorja Huber: Po, gjatë gjithë vitit do të bashkëpunojmë me ambasada të tjera për javët e gjuhës frënge, gjermane dhe italiane. Në fund të marsit planifikojmë të kemi dy koncerte të muzikantit zviceran Christian Tschanz.

ATSH: Lidhur me bllokimin e fondeve nga Zvicra për Shqipërinë ka qarkulluar në media një lajm për bllokimin e fondeve për vendin tonë?

Ambasadorja Huber: Nuk ka bllokim fondesh, është një ripërshtatje e buxheteve tona. Deri në vitin 2028 do të bëjmë një largim gradual të fondeve nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, ndërsa do të vazhdojë financimi nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike SECO përtej vitit 2028.

Parlamenti zviceran vendosi për reduktime buxhetore që nxiten nga situata financiare në Zvicër, konteksti më i gjerë global përfshirë luftën në Ukrainë dhe nevojat aktuale në disa vende. Në projektet tona në vazhdim deri në vitin 2028 ne ende mund të zbatojmë shumë aktivitete dhe të arrijmë rezultate të rëndësishme. Ky reduktim gradual shkon në hap me përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

ATSH: Për çfarë projektesh dhe sektorësh do të kanalizohen fondet nga Zvicra?

Ambasadorja Huber: Programi ynë aktual i bashkëpunimit për zhvillim është ka një vëllim prej afro 28 milionë euro në vit dhe mbështet demokratizimin, zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe shëndetësinë. Pas vendimit të parlamentit zviceran, ne do të ripërshtatim programin në Shqipëri dhe do të fokusohemi në fushat që do të mbështeten pas vitit 2028: stabiliteti makroekonomik, mjedisi i biznesit, shërbimet e infrastrukturës, rritja e sektorit privat dhe ndryshimet klimatike (agjenda e gjelbër).

ATSH: Si e shihni rolin e Zvicrës në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të kushteve sociale në Shqipëri, veçanërisht në kuadër të përdorimit të këtyre fondeve?

Ambasadorja Huber: Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit deri dhe pas vitit 2028, veçanërisht përmes instrumenteve të bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të financuara nga SECO, duke promovuar një rritje ekonomike miqësore ndaj mjedisit dhe klimës. Një pjesë e mbështetjes tonë është mjaft e dukshme dhe e prekshme, si në rastin e përmirësimeve në arsimin profesional ku shkollat ofrojnë një cilësi më të lartë dhe nxënësit janë më të përgatitur për punësim fitimprurës, ose në shërbimet shëndetësore dhe sociale, ku mbështetja jonë ndihmoi në përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor dhe ngriti qendra sociale në nivel bashkie. Një lloj tjetër mbështetjeje është më pak e dukshme: institucione financiare më të forta, si në rastin e rritjes së kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë për politika monetare solide dhe kërkime. Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe angazhimi dhe mbështetja jonë vazhdon.

/a.f/r.e/

The post Ambasadorja Huber për ATSH: Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm, mbështetja jonë vazhdon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasani takon ambasadorët e Italisë dhe Sllovenisë: Përshpejtim i integrimit të Shqipërisë në BE

6 February 2025 at 15:21

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në takime të veçanta ambasadorin e ri të Sllovenisë, Jakob Štunf dhe ambasadorin e ri të Italisë, Marco Alberti.

Përgjatë dy takimeve u diskutua mbi përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përforcimin e partneriteteve strategjike ekzistuese me Slloveninë dhe Italinë në fusha si ekonomia, kultura dhe diplomacia.

Hasani shprehu mirënjohjen ndaj Italisë dhe Sllovenisë për mbështetjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Hasani takon ambasadorët e Italisë dhe Sllovenisë: Përshpejtim i integrimit të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi pret ambasadoren kanadeze: Kontribut për identifikimin e rreziqeve potenciale të sistemit PER

28 January 2025 at 20:06

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elissa Golberg.

Në takim u bisedua në detaje mbi përgatitjet e procesit të ardhshëm zgjedhor dhe shifrat e rëndësishme të regjistrimit të zgjedhësve nga jashtë.

Ambasadorja Golberg u interesua në hollësi për regjistrimin si votues nga jashtë të shqiptarëve me vendqëndrim në Kanada dhe vlerësoi punën e KQZ dhe platformën e regjistrimit PER.

Si vend drejtues i Mekanizmit të Reagimit të Menjëhershëm ndaj goditjeve kibernetike dhe ndërhyrjeve të huaja të grupimit të vendeve G-7, ambasadorja Golber ofroi kontributin e Kanadasë për identifikimin e rreziqeve potenciale krahas mbrojtjes që vetë PER ka në funksionim.

Gjithashtu Golberg u interesua për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e njohu KQZ me projektin e mbështetur nga qeveria kanadeze për edukimin zgjedhor të votuesve për herë të parë.

Celibashi e falënderoi ambasadoren e Kanadasë për gjithë kontributin, ndihmën dhe vlerësimin institucional.

Elissa Golberg shërben si ambasadore e Kanadasë në Itali, ambasadore e Kanadasë në Shqipëri dhe San Marino, Komisionere e Lartë për Maltën dhe Përfaqësuese e Përhershme e Kanadasë pranë Agjencive të OKB-së në Romë (IFAD, FAO, WFP).

1 nga 5

/r.e/j.p/

The post Celibashi pret ambasadoren kanadeze: Kontribut për identifikimin e rreziqeve potenciale të sistemit PER appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda pret ambasadoren japoneze: Ura të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët

21 January 2025 at 16:48

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti sot në një takim ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko, ku u dakordësuan për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takimin e kortezisë ndërmjet Prodës dhe ambasadores, të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë zëvendësambasadori i Japonisë, Fujimura Daisuke dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të dy shteteve, kryesisht për hetimin e krimeve kibernetike.

Proda dhe Kikuko shprehën vendosmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar japoneze, si dhe gatishmërinë dhe profesionalizmin e strukturave të Policisë shqiptare për të kontribuar në ndërhyrje policore me impakt global.

Gjatë takimit u konsiderua prioritare lufta kundër krimit kibernetik, krim me shtrirje globale. Agjencitë ligjzbatuese, ndonëse gjeografikisht larg, duhet të unifikohen, si dhe të veprojnë si partnere të barabarta dhe të besueshme gjatë ndërhyrjeve për përmbushjen e misioneve të përbashkëta, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve. /j.p/

1 nga 3

The post Proda pret ambasadoren japoneze: Ura të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha me ambasadoren e Japonisë: Forcim i bashkëpunimit në arsim dhe kërkim shkencor

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kato Kikuko, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit akademik mes Universitetit të Tiranës dhe institucioneve të arsimit të lartë japoneze.

Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Ambasadën e Japonisë dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Ambasadorja e Japonisë Kikuko shprehu mbështetjen e saj për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Një nga pikat kyçe ishte promovimi i bursave japoneze dhe programit prestigjioz MIRAI, që ofron mundësi unike për studentët dhe të rinjtë shqiptarë.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës, prof. dr. Anila Paparisto, drejtoresha e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, dr. Erida Elmazi si edhe Tsuboi Kohei, përgjegjës i sektorit të kulturës dhe shtypit në Ambasadën e Japonisë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe fuqizimit të lidhjeve mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Hoxha me ambasadoren e Japonisë: Forcim i bashkëpunimit në arsim dhe kërkim shkencor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elise Stefanik, ambasadorja e emëruar nga Trump në OKB

11 January 2025 at 22:12

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Margaret Besheer i hedh një vështrim karrierës dhe sfidave me të cilat ajo do të ndeshet. Elise Stefanik hyri në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2014 në […]

The post Elise Stefanik, ambasadorja e emëruar nga Trump në OKB appeared first on BoldNews.al.

Kurti – ambasadorëve: Veproni me vendosmëri dhe shpejtësi ndaj sulmeve nga Serbia

28 December 2024 at 13:12

PRISHTINË, 28 dhjetor/ATSH/ Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, diplomatët nga Kosova duhet të veprojnë me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime.  Partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet. Kështu është thënë sot kryeministri Albin Kurti në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e diplomacisë publike, derisa theksoi se përballë sulmeve të vazhdueshme hibride dhe kinetike nga Serbia, ambasadorët e Kosovës duhet reaguar shpejtë dhe me mprehtësi.

Kurti iu drejtua diplomatëve kosovarë se provimi i interesave ekonomike të sigurisë dhe politikës së jashtme, janë detyrë parësore për ata.

Ai tha se puna e ambasadorëve nuk është thjeshtë përfaqësim por edhe angazhim në fuqizimin e pozitës sonë.

“Ju duhet të veproni me vendosmëri, qartësi dhe të jeni të shpejtë në reagime. Për secilën gënjeshtër që shpërndanë Serbia apo elementet e saj, ne duhet të kemi të gatshme të vërtetën tonë. Në këtë pikë, duhet të jeni edhe aktiv edhe proaktiv dhe të kontribuoni në përgjigje të shpejta që duhet të ofrohen…

Puna juaj nuk është thjeshtë përfaqësim por angazhim në fuqizimin e pozitës sonë. Provimi i interesave ekonomike të sigurisë dhe politikës së jashtme janë detyra juaj parësore kurse demokracia, sundimi i ligjit, liria e shprehjes dhe drejtat e njeriut janë parimet dhe vlerat themelore që duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për punën tuaj, punën e të gjithë neve…Është përgjegjësi e juaja të tregojini historinë e popullit tonë, por edhe të mësoni e të kuptoni sa më mirë të mundeni historinë, kulturën dhe aspiratat e vendeve ku shërbeni…Aleanca, partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë prioritet. Të gjitha shtete NATO-s janë shtete ku ne përqendrohemi në intensifikimin e raporteve me ta”, theksoi Kurti.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nisi fjalimin e saj me liberalizimin e vizave, duke thënë se ky sukses është rezultat i Kosovës për të luftuar korrupsionin, gjë që partnerët ndërkombëtar e kanë njohur këtë përpjekje.
Ajo u ndal edhe te ndikimi i pasaportës së Kosovës dhe zgjedhjeve të përgjithshme që për herë të parë qytetarët do të votojnë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Sipas saj, një prej prioriteteve mbetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo shtoi se hapja e misioneve të reja në Kolumbi, Poloni dhe Malajzi, është një dëshmi se diplomacia e vendit tonë nuk njeh kufijtë dhe se çdo mision i ri është një mundësi për të sjellë përfitime të reja për qytetarët dhe vendin tonë.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu tha se sot përmes kësaj konference i jepet rëndësi e veçantë reflektimit mbi të arriturat dhe sfidat e diplomacisë.
Kryeziu potencoi se rëndësia e diplomacisë parlamentare nuk është vetëm një shtojcë në diplomacinë shtetërore, por një shtyllë e fuqishme e saj.
Në këtë konferencë nuk mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, përkundër faktit se një vit më herët iu drejtua të pranishmëve në konferencën e ambasadorëve. Njëjtë kishin marrë pjesë edhe ish presidentët Hashim Thaçi dhe Atifete Jahjaga, megjithatë, mospajtimet e Osmanit me Kurtin dhe Gërvallën.

/Kosovapress/

The post Kurti – ambasadorëve: Veproni me vendosmëri dhe shpejtësi ndaj sulmeve nga Serbia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat kufitare, lehtësim i lëvizjes së qytetarëve

23 December 2024 at 13:01

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Në festat e fundvitit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që rikthehen në atdhe, duke shtuar fluksin e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë në tërësi, si dhe u ndal tek lehtësimi i lëvizjes në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve, ku konkretisht ka një rritje të fluksit të qytetarëve që kthehen në atdhe për festa.

“Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, theksova nevojën për rritjen e komunikimit mes autoriteteve policore e doganore, si dhe shtimin e personelit nga pala greke në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë të lëvizjes”, shkruan ministri Hoxha në rrjetet sociale, pas takimit me diplomaten greke.

“Shprehëm angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta në dobi të qytetarëve të të dy vendeve”, theksoi Hoxha.

/gj.m/ /a.g

The post Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat kufitare, lehtësim i lëvizjes së qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karçanaj takon ambasadoren e Hungarisë: Shkëmbim eksperiencash mbi zgjidhje teknologjike inovative

18 December 2024 at 22:51

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, Martina Kasnyik.

Në takim u diskutua për mundësitë e shumta që ofron inteligjenca artificiale për sektorët strategjikë dhe rëndësinë e krijimit të një kornize bashkëpunimi afatgjatë për shkëmbim eksperiencash mbi zgjidhje teknologjike inovative.

Karçanaj bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte identifikimi i fushave prioritare, shkëmbimi i përvojave ndërkombëtare dhe forcimi i pozicionit të vendeve tona në tregjet globale, përmes ngritjes së kapaciteteve dhe integrimit të praktikave më të avancuara teknologjike.

“Një mundësi shumë e mirë gjithashtu, për të lidhur ekosistemet tona inovative dhe për të kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme dhe progresive. Besoj fuqimisht se partneritetet dhe shkëmbimi i njohurive do të jenë thelbësore për të forcuar rolin tonë si faktor kyç në rajon dhe për të ndihmuar zhvillimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe teknologjikisht të avancuar”, u shpreh Karçanaj.

/m.m/a.f-

The post Karçanaj takon ambasadoren e Hungarisë: Shkëmbim eksperiencash mbi zgjidhje teknologjike inovative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Huber: Inteligjenca Artificiale, mjet për të fuqizuar demokracinë

26 November 2024 at 13:10

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber deklaroi sot se, Zvicra qëndron dhe mbetet e palëkundur nga zotimi i saj për të mbështetur zhvillimet parlamentare në Shqipëri.

Në fjalën e saj në konferencën ndërkombëtare “Forcimi i rolit të parlamentit në vendimmarrjen e bazuar në të dhëna”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në kryesinë e Kuvendit, Huber tha se, “transparenca, llogaridhënia dhe demokratizimi, nuk janë vetëm gurkyç të procesit parlamentar, por edhe për krejt atë që quhet vitaliteti i vetë demokracisë”.

“Në këtë botë që ndryshon rrëmbimthi, këto duhen përqasur veçanërisht kur lundrojmë në sfida dhe mundësi të papara siç është dhe inteligjenca artificiale në proceset ligjvënëse”, tha ajo.

Huber u shpreh se, “studimi, kërkimi shkencor është ura lidhëse mes faktit dhe veprimit. Fuqizon ligjvënësit për të marrë vendime të informuara. Për të hartuar politika të shëndosha dhe për të monitoruar zbatimin e tyre në mënyrë të efektshme”.

“Kjo konferencë e sotme nënvizon rolin kritik të punës kërkimore në forcimin dhe rritjen dhe transparencës parlamentare në shtyrjen përpara të reformave dhe garantimin e atyre politikave që janë të linjëzuara me parimet demokratike”, tha ambasadorja zviceriane.

Ajo nxiti pjesëmarrësit të eksplorojnë mënyra dhe qasje për të fuqizuar rrjetin e punës kërkimore dhe kapacitetet institucionale.

Huber theksoi se, “përfshirja e inteligjencës artificiale në axhendën e sotme pasqyron vizionin e këtij aktiviteti”.

“Së bashku ne duhet të garantojmë që inteligjenca artificiale të na shërbejë si mjet për të fuqizuar demokracinë dhe jo si sfidë ndaj parimeve të saj”, tha Huber.

Ambasadorja nënvizoi se, “Zvicra qëndron dhe mbetet e palëkundur nga zotimi i saj për të mbështetur zhvillimet parlamentare në Shqipëri dhe atë që quhet aftësi ripërtëritëse demokratike në Shqipëri”.

“Ne pranojmë se nëpërmjet bashkëpunimit në mbarë sektorët dhe diskutimet ne mund të kapërcejmë sfidat e përbashkëta dhe të krijojmë një të ardhëm të ndritur për institucionet demokratike”, tha Huber.

Takimi në Kuvend për të dhënat, Foto: Florian Abazaj
1 nga 5

 

The post Huber: Inteligjenca Artificiale, mjet për të fuqizuar demokracinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë

19 November 2024 at 14:12

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit  të Republikës së Perusë, jo rezident në Shqipëri, Arturo Javier Arciniega Calderon.

Bashkë më urimin për suksese përgjatë këtij shërbimi, Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Perusë angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në nivel dypalësh dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Gjithashtu Presidenti Begaj, priti sot ambasadoren e Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë, jo rezidente në Shqipëri, Zaina Benhabouche.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale u rikonfirmua edhe angazhimi për të zgjeruar më tej agjendën dypalëshe dhe shumëpalëshe midis dy vendeve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot gjithashtu edhe ambasadorin e Republikës së Koresë, jo rezident në Shqipëri, Juseong Lim, të cilit i pranoi Letrat Kredenciale.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, është e gatshme të mirëpresë një prani të investitorëve në zhvillimin e projekteve ekonomike, si në infrastrukturë, energji, inovacion dhe programe kompjuterike”. /j.p/

1 nga 3

The post Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump zgjedh ligjvënësen Elise Stefanik për Ambasadore në OKB

By: lia rda
11 November 2024 at 16:40

Ligjvënësja republikane Elise Stefanik është zgjedhur për të shërbyer si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara në administratën e ardhshme amerikane, sipas një deklarate të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, të hënën.

“Jam i nderuar të emëroj Elise Stefanikun për të shërbyer në kabinetin tim si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Elise është një mbrojtëse e fortë dhe e mençur e politikave që e vendosin Amerikën të parën”, tha Presidenti i zgjedhur Trump.

Dyzet vjeçarja Stefanik, ligjvënëse nga Nju Jorku dhe kryetare e grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë një aleate e fortë e zotit Trump.

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përgatitet për një rikthim të zotit Trump në pushtet dhe përballjen e mundshme me shkurtime të financimit dhe angazhimit amerikan nëç raport me organizatën, gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan.

Një reduktim i angazhimit të Shteteve të Bashkuara në OKB mund të hapë derën Kinës, e cila ka forcuar ndikimin e saj në diplomacinë globale.

Presidenti i zgjedhur Trump ka ofruar pak detaje në lidhje me politikën e jashtme për mandatin e tij të dytë. Megjithatë, mbështetësit e tij thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij ‘paqe përmes forcës’ do të ndihmojë që udhëheqësit e huaj të përkulen ndaj vullnetit të tij. Ai është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe pritet t’i japë mbështetje të fortë Izraelit në konfliktet e tij me grupet militante, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.

Ndër shqetësimet kryesore në OKB janë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin të kontribuojnë më pak para për organizatën botërore me 193 anëtarë dhe të tërhiqen nga institucionet dhe marrëveshjet kryesore shumëkombëshe, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe marrëveshjen e Parisit për mjedisin.

Zonja Stefanik mori pozitë udhëheqëse brenda grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2021, kur ajo u zgjodh për të zëvendësuar ligjvënënesen Liz Cheney. Zonja Cheney humbi mbështetjen pas kritikave të saj lidhur me pohimet e pa mbështetura në fakte të zotit Trump për manipulime në zgjedhjet e vitit 2020.

Ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në nivel kombëtar kur e mbrojti zotin Trump gjatë ngritjes së akuzave në Kongres për shkarkimin e ish Presidentit republikan në vitin 2019. Mbrojtja që ajo i bëri atij nxiti ish Presidentin Trump ta krahasojë zonjën Stefanik me “një yll që sapo kishte lindur”, në politikë.

Ligjvënësja Stefanik ishte gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo fitoi në një qark që kishte votuar dy herë për presidentin demokrat Barack Obama dhe ishte përfaqësuar nga demokratët në Kongres që nga viti 1993.

Ajo shihej si një kandidate e mundshme për postin e nënpresidentes para se zoti Trump të zgjidhte senatorin JD Vance.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Trump tha gjatë fundjavës se nuk do t’i kërkonte ish-kandidates republikane për presidente, Nikki Haley, që t’i bashkohej kabinetit të tij të ri.

Zonja Haley shërbeu si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të parë të zotit Trump. Ajo i ofroi mbështetje zotit Trump për president pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.

Zoti Trump po vazhdon takimet me kandidatët e mundshëm për të shërbyer në administratën e tij përpara inaugurimit të tij si president më 20 janar./voa

❌
❌