Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

22 July 2025 at 09:05

Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të […]

The post Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës appeared first on BoldNews.al.

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

28 June 2025 at 07:59

Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre — por për të fituar trofeun e artë të vendeve që […]

The post Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

By: V K
19 June 2025 at 07:49

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.

Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.

Të dhënat fundit të Eurostat, bënë të ditur se konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023.

Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, po me 41%.

Në rajon të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, me rritje nga 65% vitin e mëparshëm.

Në vend të dytë është Serbia, me 56%, nga 55% një vit më parë. Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse në Maqedoninë e Veriut, kanë mbetur të pandryshuara në 49%. Kosova mungon në renditje.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnje Hercegovinën (në 35% të mesatares së Be në 2024-n, nga 36% në 2023-n). Sërish kryeson Mali i Zi me 54% të PBB-së, i ndjekur nga Serbia (51%) dhe Maqedonia e Veriut (42%).

Përmirësimi i Shqipërisë vetëm në treguesin e të ardhurave për frymë dhe jo në atë të fuqisë blerëse është një indikator i çmimeve të larta në vend, që bëjnë që qytetarët shqiptarë me të njëjtën sasi të ardhurat të blejnë më pak sesa familjet në shtetet e tjera të rajonit, përveç faktit që ata paguhen më pak se homologët në rajon.

Çmimet në Shqipëri sipas Eurostat janë sa 62.9% e mesatares së BE-së në 2024-n, më të shtrenjtat në rajon, të ndjekura nga Serbia (61.4%), Bosnjë Hercegovina (59.7%), Mali i Zi (57.9), Maqedonia e Veriut (49.6%).

Të dhënat e tjera nga institutet statistikore të vendeve tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në vitin 2024 ishte 770 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit i ka kaluar 1000 euro në muaj.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Në vitin 2024, konsumi individual aktual (AIC) për frymë, i shprehur në standardin e fuqisë blerëse (PPS), varionte nga 72% deri në 141% të mesatares së BE-së në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Nëntë vende të Bashkimit Europian regjistruan një konsum individual aktual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (41% mbi mesataren e BE-së), Holandë (20%) dhe Gjermani (18%).

Ndërkohë, tetëmbëdhjetë vende të BE-së regjistruan një AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (28% nën mesataren e BE-së), Bullgari dhe Estoni (26%).

Diferenca më të mëdha në PBB për frymë sesa në konsumin individual aktual

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë, një tregues i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregoi dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së.

Dhjetë vende regjistruan një PBB për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë u regjistrua në Luksemburg (242% e mesatares së BE-së), Irlandë (211%) dhe Holandë (136%).

Në anën tjetër të spektrit, PBB-ja për frymë më e ulët u regjistrua në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Greqi (70%) dhe Letoni (71%)./ Monitor

The post Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024 appeared first on Albeu.com.

Rriten të ardhurat në arkën e shtetit, në 5 muaj u arkëtuan 306 miliardë lekë

18 June 2025 at 16:54

Buxheti i shtetit ka siguruar nga mbledhja e të ardhurave 306 mld lekë deri në fund të muajit maj. Në raport me vitin e kaluar janë afro 19 mld lekë më shumë, nxitur nga numri i shtuar i turistëve dhe kontributet e pagave.

Rritja e numrit të turistëve ka shtuar konsumin dhe rrjedhimisht, edhe të ardhurat në buxhet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në 5 muajt e parë të këtij viti në financat e shtetit janë futur rreth 306 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë apo 187 milionë euro më shumë, ndërsa niveli i suficitit rezultoi 40 miliardë lekë.

Të ardhurat nga administrata tatimore për periudhën janar-maj 2025, u realizuan në shumën 111 miliardë lekë, me rritje vjetore 18% më shumë.

Arkëtimet nga TVSH-ja, të cilat janë tregues i drejtpërdrejtë i konsumit kanë pasur performancën më të mirë, me një rritje të regjistruar në 31.5% në raport me një vit më parë. Në total nga ky zë u mblodhën 30.5 miliardë lekë.

Po ashtu performancë të mirë kanë pasur të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, me një rritje prej 27%, ku janë mbledhur në total 34 miliardë lekë, ndikuar nga rritja e pagave dhe deklarimi i DIVA-s.

Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore gjithashtu kanë pasur rritje me 8 miliardë lekë dhe janë arkëtuar 73.5 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 5-mujore, arritën në rreth 265.5 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten të ardhurat në arkën e shtetit, në 5 muaj u arkëtuan 306 miliardë lekë appeared first on Euronews Albania.

MF: Të ardhurat arritën 305,92 miliardë lekë në 5-mujorin e parë

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën janar-maj 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat për janar-maj 2025, arritën në rreth 305,92 miliardë lekë, ose me një realizim në masën 100.2% të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë më shumë ose 6.5 % më shumë. Me bazë vjetore, të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.

Sipas MF-së, të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën janar – maj 2025,  janë në shumën 203.4 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani për periudhën janar-maj 2025. Krahasuar me janar–majin e vitit 2024, janë mbledhur 19.8 miliardë lekë ose 10.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën janar-maj 2025, u realizuan në vlerën 92.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 3.3% më shumë se janar–maji i vitit 2024.

Sipas statistikave zyrtare, të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 28.5 miliardë lekë, 899 milionë lekë, ose 3.3% më shumë se periudha janar-maj 2024. Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën janar – maj 2025, janë në shumën 34.1 miliardë lekë, 7.3 milardë lekë ose 27.2% më shumë se periudha janar – maj 2024, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 15.1% më shumë se plani i periudhës janar – maj 2025.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 28.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 243.42 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 12.6% më i lartë ose rreth 27.3 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 21.23 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.2% më i lartë ose rreth 461 milionë lekë më shumë.

Ndërsa niveli i suficitit, në periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 40.41 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 19.7% më i ulët ose 9.9 miliardë lekë më pak. /j.p/

The post MF: Të ardhurat arritën 305,92 miliardë lekë në 5-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri

By: user7
16 June 2025 at 07:28

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga puna arritën vlerën e 155 milionë eurove, 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e shtetasve të huaj nga puna në Shqipëri, të ardhurat nga puna arritën në 144 milionë euro, në rritje gjithashtu me 13% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Së në terma neto, ashtu edhe në ato bruto, të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna kanë arritur nivelin më të lartë historik për tremujorin e parë të vitit.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi. Për 3-mujorin e parë, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 251 milionë eurove, në rritje me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të marra së bashku, remitancat dhe të ardhurat nga puna kontribuuan me 406 milionë euro në bilancin e pagesave, shifër kjo 7% më e lartë krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 35% të deficitit tregtar në mallra për 3-mujorin e parë të këtij viti.

Deri në ngritjen e shpejtë të sektorit të turizmit, veçanërisht pas pandemisë së vitit 2020, puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare. Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë vendit, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 3-mujorin 2025, ato arritën në 199 milionë euro, 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasoneria në vitet e fundit ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe perspektivat e saj duken të zymta./ Monitor

The post Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën një rekord të ri appeared first on Lapsi.al.

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

By: user7
6 June 2025 at 08:08

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) kanë shtuar rreth 58,500 deklarues të rinj për 2024.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2024 janë 124,416 individë që kanë deklaruar DIVA. Më herët tatimet deklaruan se detyrimin për deklarimin e të ardhurave vjetore në DIVA e kishin 143,369. Pra janë rreth 19 mijë individë që nuk kanë dorëzuar në afat DIVA-n.

Për 2023, nga 73,850 individë që duhet të deklaronin DIVA, deklaruan 65,910 individë. Nga totali i deklaratave të dorëzuara për 2024, numri i deklaruesve të rinj është shtuar me 58,5 mijë krahasuar me 2023.

DIVA për 2024 pësoi disa ndryshime. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

Por nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara.

Për 2024 u afrua edhe afati për dorëzimin e deklaratës nga 30 Prill që ishte më parë, u përcaktua që DIVA duhet të dorëzohej brenda 31 Marsit.

Ata individë që për arsye të ndryshme nuk dorëzuan në afat DIVA penalizohen me një gjobë prej 3 mijë lekë.

Si kanë ndryshuar deklarimet në 6 vite

Në 6 vite, përkatësisht në periudhën nga 2019 deri në 2024 DIVA është plotësuar nga 345,2 mijë individë referuar të dhënave dhënave të tatimeve dhe atyre të publikuar te “Plani strategjik 2024-2028, i administratës tatimore”.

Për vitin 2019 DIVA u dorëzua nga 13,9 mijë individë. Në 2020 numri total i deklaruesve arriti në 58,3 mijë deklarues. Në raport me 2019-n numri i deklaruesve u rrit 3 herë. Rritja u ndikua nga përfshirja për herë të parë në 2020 në DIVA të dypunësuarve.

Në vitin 2020, tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve arriti në 38,983 individë. Pra në total për vitin 2020 deklaruan për herë të parë të ardhurat vjetore rreth 39 mijë të dypunësuar.

Në 2021 numri i deklaruesve arriti në 40,6 mijë deklarues me rënie rreth 30% krahasuar me 2020. Për 2022 numri i deklaruesve në DIVA i është kthyer rritjes së qëndrueshme. Krahasuar me 2021 u shtuan rreth 1,400 deklarues të rinj apo 3% më shumë.

Në 2023 u shtuan rreth 24 mijë deklarues të rinj krahasuar me 2023. Në DIVA individët përveç deklarimit të të ardhurave bruto vjetore nga punësimi apo dypunësimi, kanë detyrimin për deklarimin e të ardhurave bruto nga dividendi, nga qiraja, nga pasuria intelektuale nëpërmjet licencave, të ardhura të fituara nga lojërat e fatit, nga transaksionet nëpërmjet mjeteve virtuale etj. / Monitor

The post 58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n appeared first on Lapsi.al.

Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat

By: V K
28 May 2025 at 14:59

Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore, ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.

Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara.

Sipas administratës tatimore, aksioni për kontrollin e individëve që disponojnë automjetet e luksit, do të përfshihen në një proces verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

“Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitete.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:

Të ardhurave të deklaruara pranë AT

Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara

Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, thuhet në njoftim.

Verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 përcaktohet se një nga drejtimet kryesore të reformave të ndërmarrë nga Administrata Tatimore, është edhe verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara të tatimpaguesve, përmes ndërtimit të sistemeve të avancuara të mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

Krijimi i Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare, zbatimi i standardeve ndërkombëtare të shkëmbimit të informacionit (CRS), si dhe angazhimet konkrete në kuadër të Planit të Rritjes së Axhendës së Reformave të Komisionit Europian, përbëjnë themelin e këtij procesi.

Këto masa synojnë jo vetëm rritjen e përputhshmërisë tatimore, por edhe ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm financiar në vend.

Në strategji përcaktohet se deri në qershor 2025, AT duhet të ketë akses dhe të përdorë të dhënat e këtyre regjistrave për të hetuar pasuritë e pajustifikuara, me qëllim të identifikohen diferencat mes të ardhurave të deklaruara dhe stilit të jetesës/pasurive të zotëruara.

Po ashtu, më shumë se 200 individë me pasuri të lartë do të jenë objekt i auditimeve, bazuar në analizën e riskut dhe të dhënat nga sistemet e reja. Afati për kontrollin e tyre është deri në fund të vitit 2026.

“Me strukturën e re të AT të miratuar në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e Informacionit- Sektori i Komunikimit, i cili do jetë përgjegjës edhe për CRS. AT është në fazën e rekrutimit të stafit dhe me rektrutimin e tij lind nevoja edhe për trajnimin e tij lidhur me CRS.

Prioritare do të jetë krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për AT për të pasur të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

Bazuar në sistemet ekzistuese si dhe në sistemet e reja, në periudhën afatmesme AT do të ndërmarrë një seri auditimesh si të individëve ashtu edhe të tatimpaguesve.

Plani i Rritjes së Axhendës së Reformave të KE-së ka përcaktuar katër masa të qarta me indikatiorë e afate lidhur me krijimin e regjistrit të aseteve, përdorimin e të dhënave të palëve të treta, auditimi i mbi 200 individëve të pasur brenda vitit 2026. Masat që do të ndërmerren nën këtë komponent si dhe në komponentin 2.4 lidhur me zvogëlimin e shmangieve tatimore do të bëjnë të mundur realizimi e këtyre kushteve dhe të indikatorëve përkatës.

Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë:

Zbatim plotësisht i kushteve sipas Planit të Rritjes në:

1. Ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026.

2. Përdorimi i të dhënave nga palë të treta si nga regjistri i shërbimeve publike (elektrike, ujë , regjistri i automjeteve, bashkive për t’i mundësuar AT hetimin e pasurive të pajustifikuara te taksapaguesve (qershor 2025).

3. Kryerja e procedurave të auditimit për mbi 200 individë të pasur, bazuar në vlerësimin e riskut, brenda vitit 2026.

4. Shkëmbimi automatik i informacionit tatimor me administratat tatimore të huaja në kuadër të CRS dhe përdorimi i tij”./ Monitor

The post Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Pak shpenzimet për argëtim/ Shumica e të ardhurave shkojnë për strehim dhe ushqime, shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës

By: V K
24 May 2025 at 08:10

Rritja e kostove të jetesës nga çmimet më të larta të ushqimeve, qirave, shërbimeve shëndetësore dhe arsimore gjatë vitit të fundit kanë vënë në vështirësi shtresën e mesme, sipas një ankete që “Monitor” zhvilloi me 271 persona në shkurt-mars 2025, ku 95% e tyre ishin me arsim të lartë dhe studime pasuniversitare.

Rezultatet e anketës treguan se personat e arsimuar (58% kishin të ardhura familjare mbi 100 mijë lekë në muaj) shumicën e shpenzimeve mujore i çojnë për ushqime dhe strehim.

Gati 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024, ndërsa 12% pohuan se niveli i tyre i jetesës ishte përmirësuar, pjesa tjetër ishte njësoj.

Shumica pohuan se kishin vështirësi të përmbushnim nevojat mujore me ushqime dhe me strehim.

Për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, një pjesë e madhe po bënin më shumë se një punë ose kishin shkurtuar shpenzimet për argëtim etj.

Shumica vlerësuan se rritja e pagave dhe përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore bashkë me uljen e taksave do t’i ndihmonin.

Ballafaqimi i të dhënave tregon se kostot e jetesës në kryeqytet, janë rritur më shumë se të ardhurat e shtresës së mesme nga paga dhe biznesi.

Çmimet e qirave, banesave, ushqimeve dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se pagat e tyre.

Nga 271 personat që plotësuan sondazhin, 95% e tyre jetonin në Tiranë dhe 75% e tyre ishin në grupmoshën 35-54 vjeç. Shumica e pjesëmarrëseve, 66%, ishin të martuar.

Anketa e “Monitor” ishte me një kampion rastësor dhe që nuk synoi gjetje shkencore, por ka “fotografuar” gjendjen financiare të shtresës së mesme të mirarsimuar dhe me paga mbi mesataren në Tiranë.

Pas pandemisë Covid-19, çmimet e mallrave dhe shërbimeve kryesisht në Tiranë u bënë më të shtrenjta.

Zhvillimet demografike kanë rritur trysninë në kryeqytet dhe nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin të emigrojnë.

Bizneset në kryeqytet po vuajnë mungesën e punonjësve në një kohë që kërkesa po rritet nga prurjet vizitorëve të huaj.

Këto zhvillime kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve në Tiranë më shpejt se në qarqe, por ndërkohë pagat nuk janë rritur në atë masë sa të përballojnë kostot në rritje, pohuan pjesëmarrësit në sondazh.

“Kam kërkuar rritje page, por asgjë. Mundohem të mos sëmurem dhe të më gatuajnë prindërit. Njësoj për fëmijët mundohem të mos shpenzoj shumë, nuk i nxjerr në parqe, rrimë në shtëpi në fundjavë”, – tha një i anketuar.

Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

Përballimi i nevojave mujore për ushqime nuk është stres vetëm për të varfrit, por edhe për shtesën e mesme me arsim të lartë dhe me paga të mira për tregun shqiptar.

Nga 271 pjesëmarrësit në sondazh, 70% e tyre pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve.

58% e tyre pohuan se kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj, nivel më i lartë se paga mesatare në rang vendi. Rreth 16% e tyre pohuan se kishin paga ndërmjet 80-100 mijë lekë në muaj, 18% merrnin paga ndërmjet 50-80 mijë lekë në muaj, 6% kishin paga 40-50 mijë lekë në muaj dhe një pjesë tjetër, 2.6%, kishin paga më të ulëta se paga minimale 40 mijë lekë në muaj.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri gjithnjë rriten më shumë se mesatarja e përgjithshme. Vendi ynë është importues neto dhe konsumi në një pjesë të madhe të mallrave mbulohet nga importet. Vitin e kaluar, inflacioni mesatar në vend u rrit me 2.1%, ndërsa çmimet mesatare të ushqimeve u rritën me 2.6%.

“Kam reduktuar daljet, blej ushqime me çmime më të lira, edhe pse janë të cilësisë më të dobët, kam reduktuar udhëtimet me makinë dhe vizitat tek të afërmit”, komentoi një pjesëmarrës në anketë.

Rritja e kostove të jetesës dhe sidomos ushqimeve, po ekspozon një pjesë të madhe të qytetarëve ndaj pasigurisë ushqimore. Për të mbajtur kostot në kontroll synojnë blerje të lira që nuk janë shumë të sigurta.

Në shportën e mallrave për llogari të inflacionit, INSTAT përllogarit se ushqimet zënë 40% të shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare.

Mirëpo anketat e “Monitor”, kanë treguar se ushqimet një peshë shumë më të lartë në buxhetet e pensionistëve dhe atyre me paga minimale.

Madje anketa e fundit tregoi se personat me të ardhura mbi mesataren nuk arrinin të plotësonin të gjitha shpenzimet mujore me ushqimet e dëshiruara për ta, si bananet dhe fruta të tjera.

“Kemi ulur blerjet e panevojshme, fruta ekzotike apo shumë fruta të mos i marrim. Çdo gjë që nuk na duhet, tani nuk e marrim. Çmime të frikshme”, tha një tjetër i anketuar.

Tani këndet e supermarketeve me oferta janë më të frekuentuarat. Menaxherët tregojnë se më parë, ofertat parapëlqeheshin nga një e katërta e blerëseve, por tani kjo përqindje është rritur.

Konsumatorët janë bërë më të vëmendshëm për mundësitë që ofrojnë çmimet, duke ndryshuar shpesh edhe vendin e furnizimit.

“Bëj magazinimin e ushqimit me çmim më të lirë (kur gjej). Pazarin e fruta perimeve, aty ku ka ulje vetëm”, tha një tjetër pjesëmarrës.

Konsumatorët kanë ulur sasinë e blerjeve prej rritjes së çmimeve. P.sh. nëse më parë furnizimet për artikujt e shportës bëheshin me disa kilogram, tani furnizimet në sasi kanë pësuar rënie, pohojnë tregtarët e pakicës.

Janë shmangur furnizimet që bliheshin për një kohë të gjatë. Më së shumti ndryshimi i zakoneve të blerjeve po ndodh te shtresa e mesme, pasi mbi këtë nivel, konsumatorët kanë mbajtur qasjen të pandryshuar.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në anketë, mbi 44%, pohuan se shpenzonin mbi 50 mijë lekë në muaj për ushqim, 35% shpenzonin ndërmjet 30-50 mijë lekë në muaj, 20% shpenzonin 10-30 mijë lekë në muaj dhe 0.4%, më pak se 10 mijë lekë në muaj. Pas ushqimit, strehimi rëndon më shumë

Për familjet e shtresës në mesme, në vitin 2025, kostot e strehimit, shërbimeve shëndetësore dhe arsimit janë duke rënduar buxhetet e tyre.

Më shumë se 14% e pjesëmarrësve në sondazh pohuan se shpenzimi kryesor mujor i tyre ishte strehimi (kredia ose qiraja), për 4.4% të të anketuarve, shpenzimi kryesor ishin shërbimet shëndetësore; për 3.7% ishin shërbimet arsimore, dhe për 5,5% të pjesëmarrësve, shpenzimi kryesor mujor lidhej me nevoja të tjera.

Rreth 41% e pjesëmarrësve nuk kishin shpenzime për strehimin të tilla si qira apo kredi, por pjesa tjetër po përballet me kosto në rritje në këtë drejtim.

27% e të anketuarve pohuan se kishin shpenzime mujore mbi 40 mijë lekë për shlyerjen e kredive apo qirasë mujore, 20% pohuan se shpenzimet për strehimin ishin ndërmjet 20-40 mijë lekë në muaj, 6.6% pohuan se shpenzonin për strehimin ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj dhe 5.1%, më pak se 10 mijë lekë në muaj.

“Kam nevojë të zgjerohem për strehim, por çmimet janë aq të larta sa më detyrojnë që të vijoj të jetoj në një apartament të vogël banimi, edhe pse me fëmijë adoleshent në ngarkim”, tha një pjesëmarrës në anketë.

“Unë jam 31-vjeç dhe punoj në një departament shumë të mirë në sektorin bankar. Të ardhurat i kam mbi 100.000 lekë. Apartamenti në të cilin jetoj (2+1, 87 m²) është blerë nga kursimet e prindërve dhe kursimet e mia në vitin 2020.

Vlera e këtij apartamenti është rritur sot deri me 125% çmim shitje, por pa një rritje të arsyeshme, qoftë në kërkesë reale për banesa, si p.sh. në përmirësim të zonës përreth banesës, apo një rritjeje eksponenciale brenda këtyre 5 viteve në kosto ndërtimi (e njoh sepse kam qenë ‘head of audit’ në shoqëri ndërtimi).

Për ta përmbyllur arsyetimin, mendoj se kjo rritje në vlerën e pronës sime është vetëm copëz në mozaikun e flluskës së pasurive të paluajtshme në vendin tonë”, tha një pjesëmarrës në anketën e “Monitor”.

Rritja e peshës së shpenzimeve për arsimin, është më e dukshme tek të anketuarit që jetojnë në Tiranë.

Arsimi dhe shëndeti, shpenzimet në rritje

Për 8% të pjesëmarrëseve në sondazh, arsimi dhe shëndetësia zënë pjesën kryesore të shpenzimeve mujore.

Për 4,4% të pjesëmarrësve, shërbimet shëndetësore ishin shpenzimi kryesor në familjet e tyre kurse për 3.7% të anketuarve, arsimi. Personat që kanë në përbërje të familjeve të tyre pensionistë përballen me shpenzime të mëdha mujore për ekzaminime dhe ilaçe.

Të dhëna të tjera tregojnë se vit pas viti, barra e sëmundjeve në popullatë po rritet dhe moshat e reja po preken nga sëmundje jokronike.

Krahas këtyre zhvillimeve, njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin duke vënë më shumë fonde në dispozicion të tij. “Një pjesë e veshjeve dhe ilaçeve i blej jashtë vendit. Këtu janë më shtrenjtë”, tha një pjesëmarrës në sondazh.

Një tjetër komentoi se; “po ulim shpenzimet për ushqim e shërbime shëndetësore, ndodh që të marrim gjysmat e mjekimeve kur lind nevoja”.

Teksa një tjetër pohoi se; “ruhem që të mos sëmurem që të reduktoj shpenzimet për mjekim”.

35% e personave që plotësuan sondazhin pohuan se shpenzojnë për shëndetin (vizita, mjekime, barna) 5-10 mijë lekë në muaj, 24% shpenzojnë më pak se 5 mijë lekë, 22% shpenzojnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 10.7% shpenzojnë më shumë se 20 mijë lekë në muaj dhe 9.2% nuk shpenzojnë, sepse nuk kanë mundësi.

Për familjet me fëmijë duket se shpenzimet kryesore janë ato për arsimim. Sidomos familjet që i shkollojnë fëmijët në shkollat private.

Një i anketuar tha se; “i mbuloj shpenzimet për arsim nëpërmjet financimit me kredi dhe kam hequr dorë tërësisht nga argëtimi”.

Nga 271 pjesëmarrësit në anketë, 25% pohuan se shpenzojnë mbi 20 mijë lekë në muaj për shërbime arsimore; 16% ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj; 14% më pak se 5 mijë lekë dhe 32% pohuan se nuk përballen me shpenzime për arsimin, pasi nuk kanë fëmijë ose i kanë mbaruar studimet.

Rritja e tarifave të shkollave private në Shqipëri pas pandemisë, ka qenë në një tendencë rritje të vazhdueshme.

Mësuesit në shkollat private, veçanërisht ata me përvojë dhe kualifikime të larta, kërkojnë paga konkurruese, sidomos në një treg ku emigrimi i profesionistëve ka krijuar mungesë specialistësh.

Pas pandemisë, disa shkolla rritën pagat për të mbajtur dhe për të tërhequr staf cilësor, duke reflektuar këtë në tarifat e shkollimit.

Të dhënat tregojnë se tarifat e shkollimit pas pandemisë janë rritur minimalisht me 300 euro në vit.

Kostoja mujore mesatare për një fëmijë në shkollë private është 600 euro – tarifë shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.

Transporti dhe faturat utilitare, ja se shpenzojnë

Çmimet e larta të karburanteve, pagesat në tolle, tarifat e parkingjeve dhe shërbimin e makinave (servisin) së bashku me faturat e ujit dhe të dritave janë pjesë e rëndësishme e kostove mujore të personave të arsimuar që jetojnë kryesisht në Tiranë.

45% e të anketuarve pohuan se shpenzojnë 5-12 mijë lekë në muaj për shërbimet e transportit, 20% shpenzojnë 15-30 mijë lekë në muaj. 3,3% shpenzojnë më shumë se 30 mijë lekë në muaj dhe 7.4% i kanë eliminuar shpenzimet në këtë zë për shkak të pamundësisë.

Faturat e energjisë dhe ujit zënë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore. Mbi 38% e pjesëmarrësve pohuan se paguajnë 10-15 mijë lekë në muaj për ujë dhe energji, 36% pohuan se paguajnë ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj, 18.5% pohuan se paguajnë fatura ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj, 5.5% pohuan se paguajnë mbi 20 mijë lekë në muaj dhe 1.1%.

Shtresa mesme, pak shpenzime për argëtimin

Kur flitet për rritjen e kostove, shkurtimi më i madh i shpenzimeve bie mbi argëtimin. Një i anketuar tha se; “çdo ditë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga ato jo të domosdoshme, si argëtimi”.

Rreth 66% e pjesëmarrësve, pohuan se shpenzojnë për argëtim më pak se 10 mijë lekë në muaj. 10.3% pohuan se kanë eliminuar tërësisht shpenzimet e argëtimit, pasi nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

Rreth 15% pohuan se shpenzojnë ndërmjet 10-15 mijë lekë në muaj, 11% ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj dhe vetëm 8.5% më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

41%, në pamundësi për të kursyer

Një pjesë e madhe e shtresës së mesme mbi 41%, nuk kanë mundësi të kursejnë për shkak të pamundësisë për të përmbushur nevojat aktuale. 28% e pjesëmarrësve pohuan se nuk mund të kursejnë nga pamundësia, teksa 14% pohuan se jo vetëm që nuk kursejnë po janë edhe në borxhe.

Një pjesë e konsiderueshme, rreth 17%, pohuan se kursejnë mbi 30 mijë lekë në muaj, 15% pohuan se kursejnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 14% kursejnë më pak se 10 mijë lekë në muaj, 7% pohuan se kursejnë ndërmjet 25-30 mijë lekë në muaj dhe 4.8%, ndërmjet 20-25 mijë lekë në muaj.
Për 49%, niveli i jetesës është përkeqësuar nga 2024 në 2025

Rreth gjysma e pjesëmarrësve në anketë pohuan se, niveli i jetesës është përkeqësuar vitin e fundit, 39% pohuan se ka mbetur njësoj dhe vetëm 12% pohuan se është përmirësuar.

Kjo gjetje sugjeron se pasuria nuk po shpërndahet në mënyrë të barabartë. Teksa ekonomia rritet, përfitimet shpërndahen në pak persona, teksa të tjerët rëndohen më tej nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.

59% pohuan se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme, për të mbuluar nevojat bazë dhe 41% pohuan se ishin të mjaftueshme.

Rreth 25% e pjesëmarrësve thanë se kishin vështirësi të përmbushnin të gjitha nevojat mujore për ushqime, 25% kishin vështirësi për shpenzimet e strehimit, 5% kishin vështirësi të përballonin arsimin e fëmijëve, 5% nevojat shëndetësore dhe një pjesë tjetër 41% thanë se nuk mund të përballojnë të papriturat, udhëtimet, argëtimet, veshjet, pushimet, blerjet e mëdha, këstet e kredisë, etj.

Kostot e rritura, si po përballohen

Dypunësimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim, blerje në oferta, rritje profesionale, emigrim etj., janë disa nga masat që shtresa e mesme e arsimuar ka ndërmarrë ndaj kostove më të larta të jetesës.

Një i anketuar komentoi se; “nuk kam marrë asnjë masë momentalisht, por po konsideroj një punë e tjetër apo të largohem nga vendi”.

Një tjetër tha se; “nuk mund të punoj më shumë për shkak se dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi”.

Një shumicë e konsiderueshme pohuan se bëjnë nga dy ose tre punë për të përballuar kostot në rritje.

“Bëj tre punë”,  tha një pjesëmarrës në anketë.

Një tjetër tha; “dypunësim dhe shmangie taksash. Të merr shteti e nuk të jep asgjë mbrapsht. Dëm është për pensionet në të ardhmen, por ne po vdesim sot. Ç’më duhet e nesërmja, të paktën të çojmë fëmijët jashtë, të shohin një të ardhme”, komentoi një tjetër.

Një pjesë tjetër po shkurtojnë shpenzimet për të përballuar kostot në rritje. “Blej vetëm gjërat e domosdoshme dhe bazë”, – komentoi një pjesëmarrës.

Një tjetër tha se; “çdo ditë dhe më shumë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga shpenzimet jo të domosdoshme”.

Një pjesëmarrës referoi “duke kursyer te sasia dhe cilësia së ushqimeve dhe duke ulur vlerën për argëtim”. “Duke mos bërë kurrë pushime”, komentoi një tjetër.

Një pjesë tjetër pohoi se po marrin në konsideratë emigrimin pikërisht nga kostot e larta të jetesës. “Jam duke punuar në një shtet europian por i riregjistruar në Shqipëri. Dhe mendoj të transferohem përgjithmonë nga Shqipëria”.

Ulja e taksave dhe rritja e pagave shihen si zgjidhje

Shumica e pjesëmarrësve në anketë pohojnë se rritja e pagave, ulja e taksave dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore lehtësojnë barrën e kostove të jetesës për shtresën e mesme të arsimuar.

Të anketuarit dhanë më shumë se një sugjerim për lehtësimin e kostove, por 79% (214 persona) mendojnë se mjeti kryesor është rritja e pagave.

Nga 271 të anketuar, 150 prej tyre mendojnë se ulja e taksave është mjet efikas, dhe 185 pohuan se përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore çon në lehtësimin e kostove.

82 persona mendojnë se një nga tre zgjidhjet, është mbështetja financiare për familjet me të ardhura të ulëta dhe 62 pjesëmarrës konsiderojnë si mjet të rëndësishëm subvencionin e energjisë elektrike dhe ujit.

Një pjesëmarrës sugjeroi se; “duhen politika sociale, fëmijët tanë të mos rriten si ne me stresin se si do ta kalojmë muajin. Duhet të mendohet për të ardhmen, hiqni vendet e punës me mik si mësuesit, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e brezave. Policia duhet të jetë e pakorruptueshme”.

Një tjetër komentoi se; “duhet të ketë kontrolle shumë të rrepta për cilësinë e ushqimeve që tregtohen në mënyrë që qytetarët të mos sëmuren por të jenë më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë do të ulen kostot e sistemit shëndetësor”.

Një pjesëmarrës tjetër referoi se; “lufta ndaj korrupsionit/informalitetit, kontrolli ndaj normave të fitimit për biznesin, bllokimi i përdorimit të parasë nga aktivitete të paligjshme janë masa që lehtësojnë kostot e jetesës”.

Një tjetër sugjeroi “mbështetje sociale për fëmijët (mujore) dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në shtet (koha) me qëllim që të mos shpenzohet tek spitalet private”.

“Propozimi i politikave mbështetëse për strehimin e familjeve të reja nëpërmjet kredive të buta, banesave me kosto të ulët, subvencioneve”, tha një tjetër.

Një pjesëmarrës sugjeroi “uljen e TVSH-së për ushqimet bazë sepse ndonjëherë shkoj edhe në Kosovë për t’u furnizuar dhe po ju them se janë të paktën 20-30% më të lira se ushqimet këtu”.

Një tjetër tha; “unë banoj në Tiranë. Rritja e çmimeve të apartamente është çmenduri. Shteti të gjejë forma për ndaljen e këtij ritmi.

Shteti të ndërmarre nisma që të rinjtë (studentë, gjimnazistë) të punojnë ‘part time’ nëpërmjet lehtësive fiskale për bizneset që i punësojnë”./Monitor

The post Pak shpenzimet për argëtim/ Shumica e të ardhurave shkojnë për strehim dhe ushqime, shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës appeared first on Albeu.com.

MF: Të ardhurat arritën 246.45 miliardë lekë në 4-mujorin e parë

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar – Prill 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat totale për 4 mujorin e parë të vitit 2025 arritën në rreth 246.45 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike, për 4 mujorin e parë 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave: Të ardhurat totale, për periudhën Janar – Prill 2025, arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 14.45 miliardë lekë më shumë ose 6.2 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.6 përqind të planit vjetor.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Prill 2025, janë në shumën 163.9 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 0.9% më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Prill të vitit 2024, janë mbledhur 16.6 miliardë lekë ose 11.3% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) për periudhën Janar – Prill 2025 u realizuan në vlerën 72.4 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 5.1% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

MF informon se tregues në rritje shënojnë edhe të ardhurat nga TVSH, akciza e renta minerare.

“Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Prill 2025, janë 48.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në masën 20 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Prill 2025. Ndërsa të ardhurat nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në vlerën 786 milionë lekë, në masën 83.4 % kundrejt planit të periudhës Janar – Prill 2025”, thekson MF-ja.

Gjithashtu për periudhën Janar – Prill 2025, të ardhurat nga taksat doganore, janë arkëtuar në vlerën 2.8 miliardë lekë, 52 milionë lekë ose 1.9% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024, si dhe realizim në masën 89.7% kundrejt planit të periudhës.

Ndërsa të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 91.5 miliardë lekë, 13.1 miliardë lekë ose 16.7% më shumë se Janar – Prill 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 3.6% më shumë.

Sa i takon shpenzimeve korente për periudhën 4 mujore të vitit 2025, ato rezultuan në rreth 193.02 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 13.1 përqind më i lartë ose rreth 22.4 miliardë lekë më shumë.

 

1 nga 2

/a.f/

The post MF: Të ardhurat arritën 246.45 miliardë lekë në 4-mujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 milionë lekë për 3-mujorin e parë të vitit 2025

11 April 2025 at 19:17

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë dyfishuar shifrat e vitit të kaluar, duke arritur në rreth 50 milionë lekë, krahasuar me 24.4 milionë lekë që ishin për të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Në këtë mënyrë, AAPSK vazhdon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave, pasi në fund të vitit 2024 ka arritur një total prej 159 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 96.2% krahasuar me vitin 2023.

Kjo rritje është arritur përmes një menaxhimi më efikas dhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia. Të ardhurat e mbledhura nga qiradhënia përdoren për detyrat funksionale të Agjencisë, kompensimin e viktimave të krimit, mbështetje për agjencitë ligjzbatuese dhe investime infrastrukturore për komunitetin.

Menaxhimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga AAPSK kontribuon në përfitime të mëdha për shtetin dhe komunitetin, duke ofruar mundësi për shfrytëzimin e këtyre pasurive pa i tjetërsuar ato.

The post Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 milionë lekë për 3-mujorin e parë të vitit 2025 appeared first on Sot News | Lajme.

Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj

By: V K
1 April 2025 at 09:03

Ditën e sotme 1 Prill 2025, është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli).

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar tatimpaguesit se detyrim për plotësimin e DIVA 2024 do të jetë për 3 kategori.

DIVA do të dorëzohet e plotësuar brenda 1 Prillit, për gjithë individët me të ardhura vjetore bruto mbi 1,2 milionë lekë.

Përveç ndryshimit të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës, me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ulet edhe pragu i detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri.

Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Risi tjetër për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s, do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara.

Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk do të ndryshojë.

Pra të dy punësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Subjekt i këtij deklarimi është çdo individ që gjatë vitit 2024, plotëson të paktën 1 prej kritereve të mëposhtme:

1. Ka realizuar të ardhura bruto, nga të gjitha burimet me një total të barabartë ose më shumë se 1.200.000 lekë.

2. Ka qenë në më shume se 1 marrëdhënie punësimi, pra rezulton në më shumë se 1 listë-pagesë, në të paktën 1 muaj.

3. Pavarësisht se nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, nëse gjatë vitit 2024 ka realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.)

Informacion i shpejtë dhe i thjeshtë për këtë detyrim ofrohet në https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar tatimpaguesve.

Më herët, administrata tatimore njoftoi se në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale.

Nga verifikimet paraprake të administratës tatimore rezultuan rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Në ditën e parafundit të deklarimit për shkak të fluksit të lartë të deklaruesve, për rreth dy orë faqja e tatimeve rezultoi e paaksesueshme. Tatimpaguesit hasën probleme për deklarimin final edhe pas rregullimit të faqes.

Deklarata aktuale paraplotësohet nga sistemi e-Filing me të ardhurat të deklaruara nga paga, në listëpagesat, kudo që individi është regjistruar, si i punësuar, përfshirë tatimin e përllogaritur dhe tatimin e paguar.

Për deklarim të vonuar, penaliteti për individët është 3 mijë lekë./MONITOR

The post Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj appeared first on Albeu.com.

Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj

1 April 2025 at 08:23

1 Prilli është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli). Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 […]

The post Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj appeared first on BoldNews.al.

Profesionet e lira nuk “shpëtojnë” nga tatimi

4 March 2025 at 08:32

Profesionistët e lirë që iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan tatimit deri në 23% në vitin 2024, këtë vit do të duhet të paguajnë njësoj si të punësuarit (pasi u zbriten shpenzimet), nëse 80-90% të të ardhurave të tyre i kanë nga më pak sesa 3 klientë. Ata […]

The post Profesionet e lira nuk “shpëtojnë” nga tatimi appeared first on BoldNews.al.

MF: Të ardhurat për vitin 2024, rritje me 66,6 miliardë lekë

24 February 2025 at 21:47

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Ministria e Financave njoftoi sot për rritje të Planit të të Ardhurave për vitin 2024, ku kontribut dhanë të ardhurat e mbledhura nga tatimet, doganat, taksat nacionale dhe TVSH-ja.

Sipas MF-së, të ardhurat totale, për 12-mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 710,3 miliardë lekë, ose 99,5% e planit të periudhës, një realizim në masën 105,1% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.

Krahasuar me 12-mujorin 2023, u mblodhën rreth 66,6 miliardë lekë ose 10,4% më shumë.

Konkretisht, të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, janë në shumën 457 miliardë lekë, 34,5 miliardë lekë ose 8,2% më shumë krahasuar me 12-mujorin 2023.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 229,5 miliardë lekë, 12,7 miliardë lekë ose 5,9% më shumë se 12-mujori 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 12-mujorin janë 154,4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 5,5% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 63,4 miliardë lekë, 5 miliardë lekë ose 8,6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Ndërsa të ardhurat nga renta minerare në eksport u realizuan në vlerën 2,7 miliardë lekë, me një realizim në masën 101,2% kundrejt planit për 12-mujorin 2024 dhe të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9 miliardë lekë, një realizim në masën 96,2% kundrejt planit.

Sipas MF-së, të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për 12-mujorin 2024, u realizuan në masën 227,4 miliardë lekë, 21,8 miliardë lekë ose 10,6% më shumë se 12-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 12-mujor, të ardhurat e mbledhura janë 3,2 miliardë lekë ose 1,4% më shumë.

Gjatë vitit 2024, nga tatimi mbi të ardhurat personale u arkëtuan 66,1 miliardë lekë, 8,3 milardë lekë ose 14,3% më shumë se 12-mujori 2023, si dhe 1,7 miliardë lekë ose 2,6% më shumë se plani i 12-mujorit 2024.

Ndërsa nga taksat nacionale, për periudhën 12-mujore 2024, u mblodhën 44,7 miliardë lekë, 7,4 miliardë lekë ose 19,8% më shumë se 12-mujori 2023.

Rritje e të ardhurave shënohet edhe nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ku Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH mblodhën 160,7 miliardë lekë 17,1 miliardë lekë ose 11,9% më shumë se 12-mujori 2023. Ky tregues u realizua në masën 101,4% e planit për 12-mujorin 2024.

Duke iu referuar treguesve pozitivë, Ministria e Financave bën të ditur se, performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Dhjetor 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 12-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 728,6 miliardë lekë.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, shpenzimet e përgjithshme publike u realizuan në masën 98,8% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 94,5% të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.5, datë 19.12.2024.

Krahasuar me vitin 2023, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 8% më të larta ose rreth 53,7 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente për vitin 2024 rezultuan në rreth 606,3 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me vitin 2023 ky zë ka rezultuar 10,8% më i lartë ose rreth 59,3 miliardë lekë më shumë.

/r.e/

The post MF: Të ardhurat për vitin 2024, rritje me 66,6 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shifrat zyrtare/ Të ardhurat e mbledhura gjatë vitit të kaluar u rritën me afro 660 milionë euro, zhvlerësimi i euros ndikoi negativisht

By: A M
2 February 2025 at 20:42

Miliona euro më shumë fitoi arka e shtetit në vitin që lamë pas. Miliona euro më shumë se në 2023-shin arritën të mblidhnin administrata tatimore dhe ajo doganore, por nuk arritën të realizonin plotësisht planin e caktuar në buxhetin e 2024-ës nga Ministria e Financave.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë, gjatë vitit 2024, të ardhurat e mbledhura arritën në 7 miliardë e 95 milionë euro, ose afro 45 milionë euro më pak se planifikimi. Në buxhetin e vitit të shkuar pritshmëritë ishin për të mbledhur 7 miliardë e 140 milionë euro. Ndërsa për vitin 2025 pritshmëritë janë që të mblidhen rreth 7.5 mld euro.

Dy nga shkaqet kryesore të evidentuara gjatë vitit të shkuar që ndikuan negativisht në realizimin e të ardhurave, ishin zhvlerësimi i valutave, që ndikoi negativisht tek të ardhurat doganore, por nga ana tjetër edhe heqja e tatimit 15% për profesionistët e lirë uli pritshmëritë për të ardhurat.

Edhe pse me mosrealizim, në raport me vitin 2023, të ardhurat janë rritur me 659 milionë euro, pasi në total në vitin e krizës së inflacionit u mblodhën në total 6 miliardë e 436 milionë euro.

Kontributin më të madh në rritjen e ardhurave në raport me vitin 2023, e ka dhënë përmirësimi i ekonomisë, shtimi i konsumit si rezultat i turistëve të shumtë por edhe përmirësimi i aktivitetit të bizneseve. Paratë e mbledhura nga TVSH-ja, tatimi i pagave ndikuar edhe prej rritjes së rrogave dhe milionat e mbledhura nga akciza patën ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave vjet.

Në vitin që lamë pas situata më problematike ka qenë me shpenzimet që cilat nuk u realizuan me 372 mln euro, pasi nga 7.7 miliardë euro që patën në dispozicion institucionet, u shpenzuan pak më shumë se 7.3 miliardë euro.

Ministria e Financave thotë se shpenzimet patën ecuri të ngadaltë vjet për shkak të vonesave në procedurat tenderuese, vonesave në realizimin e projekteve si dhe në marrjen e fondeve të huaja./Shqiptarja.com

TË ARDHURAT PËR VITIN 2024:
Plani                    714 mld lekë         7.140 mln euro
Realizimi         709.5 mld lekë          7.095 mln euro
Diferenca           -4.5 mld lekë           -45 mln euro
TË ARDHURAT E MBLEDHURA :
Viti 2023        643.6 mld lekë         6.436 mln euro
Viti 2024        709.5 mld lekë         7.095 mln euro
Rritja              +65.9 mld lekë         +659 mln euro

Kompania Tesla e zhgënjyer me të ardhurat dhe fitimin në tremujorin e katërt të 2024

By: lia rda
30 January 2025 at 12:14

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla njoftoi rezultatet e tij për tremujorin e katërt të vitit 2024, i cili ishte jashtë pritshmërive të analistëve. Të ardhurat e Tesla për tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishin 25.71 miliardë dollarë dhe fitimet e rregulluara për aksion ishin 73 cent, që ishte më pak se vlerësimi i agjencisë LSEG prej 27.26 miliardë dollarësh të ardhura dhe fitimet e rregulluara prej 76 cent.

Fitimi i Tesla ra 71 për qind nga një vit më parë në 2.32 miliardë dollarë, ose 66 cent për aksion. Të ardhurat nga makinat e Tesla-s ranë tetë për qind nga viti në vit në 19.8 miliardë dollarë, shtoi raporti. Biznesi i energjisë i Tesla-s thuhet se ka ecur shumë më mirë këtë tremujor sesa divizioni i saj kryesor i automjeteve.

Firma raportoi të ardhura nga gjenerimi dhe ruajtja e energjisë prej 3.06 miliardë dollarë për tre muajt deri më 31 dhjetor 2024, 113 për qind më shumë nga viti në vit.

Aksionet e kompanisë Tesla u rritën ndjeshëm pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Musk e mbështeti Trumpin në kohën e fushatës dhe tani drejton Komitetin e ri Këshillimor për Efiçencën e Qeverisë (DOGE). Investitorët besojnë se ndikimi i Musk në administratën e re presidenciale do të ketë një efekt të favorshëm në operacionet e kompanive të tij./abcnews.al

Ligji i ri mbi të ardhurat/ Punonjësit nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, si duhet të veprojnë të dypunësuarit

By: V K
24 January 2025 at 08:02

Të gjithë të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, bazuar në ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat.

Kjo deklaratë, që nënshkruhet për qëllime të aplikimit të zbritjeve nga baza tatimore të përcaktuara në nenin 20 dhe 22 të pikës 1, germat “a”, “b” dhe “c” të këtij Ligji, në fakt prek vetëm ata që janë në më shumë se një marrëdhënie pune.

Për personat që janë vetëm në një marrëdhënie pune, nuk ndryshon asgjë pas nënshkrimit të deklaratës.

Ata që punojnë në dy vende pune apo më shumë, duhet ta nënshkruajnë këtë deklaratë vetëm për një prej punëdhënesve. I dy apo më shumë punësuari duhet të zgjedhë atë subjekt, ku i punësuari vendos të zbatojë kufirin e pagës së pa tatueshme sipas neneve 20 dhe 22 te Ligjit Nr. 29,2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” (deri në 30 mijë lekë). Subjektet e tjera ku punonjësi ka marrëdhënie punësimi, do të mbajnë tatimin mbi pagën mbi të gjithë shumën pa bërë asnjë zbritje.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, pagat deri në 30 mijë lekë tatohen zero, nga 30-200 mijë lekë 13% dhe mbi 200 mijë lekë tatohen 23%. Kur paga është 40 mijë lekë ose më pak, tatohet zero dhe kur është deri në 50 mijë lekë tatohet 50% * 13% të shumës mbi 30 000 lekë.

Deri tani, të dypunësuarit merrnin pagën në secilën kompani ku punonin, dhe secila tatohej individualisht. Psh nëse një individ kishte dy paga me nga 100 mijë lekë, ai përjashtohej nga tatimi deri në 30 mijë lekë për të dyja pagat dhe më pas tatohej 13%  nga 30-100 mijë lekë.

Në fillim të vitit të ardhshëm, i dypunësuarit bënte deklarimin e të ardhurave personale, ku paguante tatimin shtesë, pasi nuk e përfiton tatimin zero deri në 30 mijë lekë për njërën pagë. Tashmë ky tatim (13% e 30 mijë lekë) do i mbahet gjatë vitit nga njëri prej punëdhënësve dhe kur të bëjë deklarimin e të ardhurave personale deri në 31 mars të vitit të ardhshëm nuk duhet të paguajë më.

Për të dypunësuarit, paga e mbledhur e të cilëve i kalon 200 mijë lekë në muaj, ose 2.4 milionë lekë në vit dhe si rrjedhojë shtesa pas 200 mijë lekë tatohet me 23%, atyre do t`u mbahet tatimi për 30 mijë lekëshin e njërës pagë gjatë vitit, por sërish do të duhet të paguajnë tatimin shtesë prej 23% kur të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa shuma e paguar si tatim nuk ndryshon, lehtësia për të dypunësuarit lidhet me faktin se ai nuk do të duhet të paguajë më detyrimin shtesë në fillim të vitit të ardhshëm, por ai do t`i mbahet nga njëra pagë gjatë vitit, në rastin kur pagat e mbledhura nuk e kalojnë 200 mijë lekë.

Në rast se dy pagat bashkë e kalojnë kufirin e 200 mijë lekë në muaj, ata sërish duhet të bëjnë pagesë 23% të shumës mbi 2.4 milionë lekë në vit, me deklarimin e të ardhurave personale, por ndërkohë gjatë vitit do tu mbahet tatimi prej 13% deri në 30 mijë lekë, për njërën pagë.

Në udhëzimin e përgjithshëm Nr. 26, datë 8.9.2023, për tatimin mbi të ardhurat jepen dhe tre shembujt përkatës si do të veprohet. Fillimisht udhëzimi parashikonte që deklarata do të kërkohet që për listëpagesën e janar 2024, por më pas afati u shty edhe me një vit.

Akti normativ nr.7 dt.14.12.2023 përcakton që nis zbatimi që nga 1 Janari 2025. Financierët pohojnë se ata janë ende në pritje se si do të veprojnë në listpagesat e janarit 2025 për personat që janë të dypunësur, tek subjekti i dytë ku punëmarrësi nuk ka firmosur deklaratën e statusit personal.

SHEMBUJT

Shembull 1

Punëmarrësi K.P. është i punësuar në subjektin “Alpha”, dhe ka kontratë punësimi me pagë bruto mujore 100.000 lekë. Njëkohësisht K.P. në darkë punon me orar të reduktuar te subjekti “Beta”, me të cilin ka kontratë punësimi me pagë bruto mujore 50.000 lekë.

Punëmarrësi K.P. dorëzon te punëdhënësi “Alpha” “Deklaratën mbi statusin personal” dhe mbi këtë bazë, subjekti i llogarit në listëpagesë detyrimin e tatimit mbi të ardhurat personale nga paga 100.000 – 30.000 = 70.000 x 13 % = 9.100 lekë tatim.

Punëmarrësi K.P. nuk duhet të dorëzojë te punëdhënësi i dytë “Beta” “Deklaratën mbi statusin personal”. Punëdhënësi “Beta” i llogarit në listëpagesë detyrimin e tatimit mbi të ardhurat personale nga paga 50.000 x 13 % = 6.500 lekë tatim.

Në fund të vitit, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, individi K.P, bazuar në nenin 67 të ligjit, është i detyruar të dorëzojë “Deklaratën vjetore e të ardhurave personale”, ku do rillogarisë detyrimin tatimor të tatimit mbi të ardhurat personale nga paga, pasi ka qenë i dypunësuar”.

Të ardhurat mujore nga paga të realizuara: 100.000 + 50.000 = 150.000 lekë.

Tatimi i pagueshëm për të ardhurat e realizuara 150.000 – 30.000 = 120.000 x 13 % = 15.600 lekë.

Tatimi mbi baza mujore i paguar gjatë vitit: 9.100+6.500= 15600 lekë në muaj.

Tatimi i mbipaguar apo për t’u paguar: zero.

Shembull 2

Nëse të ardhurat e individit K.P., i cili do të punonte me kohë të pjesshme te të dyja subjektet, do të ishin 25.000 lekë te punëdhënësi i parë dhe 25.000 lekë te punëdhënësi i dytë.

Të ardhurat mujore nga paga të realizuara: 25.000 lekë + 25.000 lekë = 50.000 lekë.

– Tatimi i pagueshëm mujor për të ardhurat e realizuara 50.000 – 50.000 = 0 => 0 x 13 % = 0 lekë

Tatimi mbi baza mujore i paguar gjatë vitit: i. 25.000 lekë – 25.000 = 0 => 0 x 13% = 0 lekë tatim; dhe ii. 25.000 x 13 % = 3.250 lekë tatim. Gjithsej tatimi i paguar 3.250 lekë.

Tatimi i mbipaguar: 3.250 lekë – 0 lekë = 3.250 lekë në muaj ose 39.000 lekë në vit, të cilat i kthehen të punësuarit.

Shembull 3

Nëse të ardhurat mujore të individit K.P. do të ishin 200.000 lekë te punëdhënësi i parë dhe 180.000 lekë te punëdhënësi i dytë.

Të ardhurat mujore nga paga të realizuara: 200.000 + 180.000 = 380.000 lekë.

Tatimi i pagueshëm për të ardhurat e realizuara 380.000 – 30.000 = 350.000 lekë në muaj. (170.000 x 13 %) + (180.000 x 23 %) = 22.100 + 41.400 = 63.500 lekë tatim mujor.

Tatimi mbi baza mujore i paguar gjatë vitit: i. 200.000 lekë – 30.000 = 170.000 x 13 % = 22100 lekë tatim; dhe ii. 170.000 x 13 % + 10.000 x 23% = 24.400 lekë tatim. Gjithsej tatimi i paguar 46.500 lekë tatim.

Tatimi mujor shtesë për t’u paguar: 63.500 – 46.500 = 17.000 lekë në muaj ose 204.000 lekë në vit, të cilat i punësuari duhet t’i paguajë brenda datës 31 mars të vitit pasardhës sipas “Deklaratës vjetore të të ardhurave personale”.

Për t’u trajtuar si të ardhura nga punësimi dhe në mënyrë që detyrimi tatimor të llogaritet sipas tarifave progresive 13 % dhe 23 % të parashikuara në ligj, duhet që punëdhënësi të jetë përgjegjës edhe për llogaritjen e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore./Monitor

The post Ligji i ri mbi të ardhurat/ Punonjësit nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, si duhet të veprojnë të dypunësuarit appeared first on Albeu.com.

141 mijë punonjës deklarojnë të ardhurat, ulet pragu, afat deri në 31 mars

By: A M
19 January 2025 at 17:45

Deklarimi i të ardhurave vjetore do të jetë detyrim për më shumë punonjës këtë vit për shkak të uljes së pragut.

Për Drejtorinë e Tatimeve, janë rreth 141 mijë individë të cilët duhet të plotësojnë formularin, një pjesë të cilëve janë të dypunësuar dhe të tjerë kanë të ardhura bruto nga puna mbi 1.2 mln lekë në vit.

Për 2023 kur pragu ishte 2 mln lekë, DIVA u plotësua nga 74 mijë individë, përkatësisht nga 24 000 individë me një punë dhe 50 mijë të dypunësuar.

Pra, këtë viti parashikohet që deklarimet nga individët e rinj të shtohen në numër rreth 67,000.

Këtë vit data e fundit për të cilën kërkohet deklarim është 31 marsi, në mënyrë që të mos penalizohen me gjobën 3 mijë lekë.

Për ndryshimet e DIVA-s 2024, risi tjetër do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara.

Deklarimi i të ardhurave personale/ Ndryshon pragu dhe afati i dorëzimit të deklaratës vjetore

By: Re Nato
14 January 2025 at 14:21

Të gjithë individët që kanë realizuar të ardhura bruto mbi 1.2 milionë lekë në vit do të plotësojnë deklaratën individuale të të ardhuave për vitin 2024 për herë të parë. Deri më tani detyrimin për plotësimin e deklaratës së të ardhurave e kishin vetëm individet me te ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.

Sipas të dhënave të Tatimeve jane rreth 141 mijë individë që duhët të dorëzojnë DIVA-n pranë administratës tatimore. Krahas pragut, këtë vit ndryshon edhe afati i dorëzimit të deklaratës vjetore. Nuk do të jetë më 30 prilli, por ajo duhet të dotëzohet brenda datës 31 mars.

Po ashtu, DIVAn duhet ta deklarojnë edhe individët që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë të patatuara. Ndërkohë nuk ndryshon deklarimi për individët e dypunësuar në vend. për pasaktësi në të dhëna apo vonesë në plotësimin e deklaratës Tatimet parashikojnë edhe penalitete./abcnews.al

❌
❌