Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare”

By: Oldi
22 July 2025 at 22:20

Një ish-punonjës i burgut të Reçit ka denoncuar vonesat e vazhdueshme në pagesën kalimtare, të cilat janë një të drejtë e garantuar për ata që janë larguar nga shërbimi. Ai tregon se pas largimit për arsye familjare, ka kërkuar dhe është shpërblyer me “Pagesë Kalimtare”, e cila duhet të paguhet çdo muaj, duke qenë 50% […]

The post Denoncimi/ Ish-policët e burgut të Reçit prej muajsh pa “pagesë kalimtare” appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Ish-shefi i Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi u arrestua me urdhër të SPAK dhe kërkesë të AMP, për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK, pas një skemë gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar të Durrësit.

GJKKO njoftoi sot se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim, të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar GJKKO vendosi uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Gjithashtu u vendos heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 vjet.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15 gusht 2024 dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

/gj.m/j.p/

 

 

The post GJKKO dënon me 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion ish-shefin e antidrogës në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

14 July 2025 at 15:45

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Preçit i është ulur dënimi në 2 vjet e 4 muaj burgim. […]

The post 20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

10 July 2025 at 10:06

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët […]

The post Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Reporter.al.

Portreti i Marije Logorecit, i këtij ylli skenik, vezullimi i të cilit shkëlqen në yjësinë e traditës shqiptare të artit

By: berti
19 June 2025 at 16:12

Nga Albert Vataj Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Marije Logorecit (19 qershor 1988), kujtojmë një ndër figurat më përfaqësuese të skenës dhe ekranit shqiptar, një ikonë që me fuqinë e talentit, karakterit dhe përkushtimit të saj, ngjizi një art të pakrahasueshëm dhe të përjetshëm. Të përpiqesh të përshkruash Marije Logorecin është si të kërkosh të përkufizosh të pakufishmen.

Source

Marie Logoreci, një kometë që vjen nga e kaluara

By: Kult Plus
19 June 2025 at 10:56

Nga Flori Slatina (19 qershor, 2020)

Për përmasat e saj në interpretim, ai aktore e filmit dhe teatrit është shkruar vazhdimisht dhe për këtë është nderuar me titujt më të lartë që jepen në Shqipëri. Por sot, në këtë përvjetor, ia vlen të kujtojmë kujdesin dhe dashurinë që kishte Maria për brezin e ri të aktorëve, bisedat saj të dobishme me artistët e rinj, studentët që e admironin dhe çmonin për talentin dhe interpretimin. Aty nga fundi  viteve 70-të, plejada e shquar e Teatrit Kombëtar, ajo plejadë që krijoi teatrin profesionist në vend, pas 30 e ca vjetësh në skenë, suksese të njëpasnjëshme në kryevepra të dramaturgjisë vendase e të huaj, mendoi të jepte një ndihmë për aktorët e rinj të Akademisë së Arteve, diçka nga magjia e tyre. Jo të gjithë ata kishin pasur rast t’i shikonin në skenë këta yje si Sandër Prosi, Mihal Popi, Pjetër Gjoka, Gjon Karma etj.  Me interes për lexuesin janë disa pjesë të shkëputura nga bisedat që kjo artiste e madhe ka bërë me studentët e ILA, biseda mbi mjeshtërinë e aktorit.

Të’ jesh aktor, së pari duhet mjeshtëri, por ajo mjeshtëri edhe fitohet nga përvojat e kolegëve. Shkolla nuk është gjitha, arti nuk është thjesht një lexim apo shqiptim teksti. Është më tepër se aq, është emocion, është besim. Nuk është as imitim i mjeshtërve të mëdhenj, është origjinalitet, është vëzhgim, është përvojë që aktori e fiton  në jetën e përditshme, me të gjitha mënyrat. “Pyetja e parë që bën çdo aktor i ri, është edhe ajo që ka të bëjë me gjetjen e rrugës së drejtë për tek personazhi. Përgjigjja që do t’i jepte çdo aktor më i vjetër është se në krijimin e figurës në përgjithësi nuk ka receta. Kjo ka të bëjë me individualitetin krijues të çdo aktori”, nënvizon në një nga bisedat e saj aktorja e madhe Logoreci.

Marie Logoreci,  fragmente nga biseda me studentët e ILA, 1982

…Studenti që bën vetëm atë që i demonstrohet, apo i thotë pedagogu nuk ka shumë vlera dhe po qe se kështu mësohet nga pedagogu, nuk ka më keq. Studenti duhet të mësohet që të japë vetveten, se si të bëhet objekt dhe subjekt. Ai nuk duhet të marrë diçka kështu ose ashtu se e ka thënë dikush, por pasi ta provojë, ta ndjejë se ashtu është. Edhe Stanislavski thoshte: “Mos më imitoni, mos bëni si e bëj unë, por si e ndjeni ju”. Metoda nuk është diçka abstrakte, teorike, në hava, ajo është përgjithësim i përvojës së shumë aktorëve të mëdhenj, të asaj që ata na kanë lënë, të asaj që ne kemi konstatuar vetë, të asaj që ne kemi parë në interpretimin e L.Kovaçit, M.Popit, P. Gjokës, Gj.Karmës, M.Stefës etj., të brezit më të ri N.Frashërit, P.Mimës, N.Lucës, S.Prosit, I.Shytitë (Këtu mund të mos përmend ndoshta shumë aktorë të mirë, mos ma merrni për keq).

Të gjithë aktorët e teatrit tonë kanë qenë e janë të mirë, ky është mendimi im, me tituj e pa tituj, të përmendur e të papërmendur nga kritika, dhe të tillë unë mund t’ju përmend shumë, të kthjelltën Liza Vorfi, të mrekullueshmin Mihal Stefa etj., etj. Kështu pra për të mos dalë nga tema, përvoja e aktorëve më të vjetër, të atij brezi të shokëve të mi që tashmë kanë dalë në pension dhe të atyre me të cilët ju do të luani do të jenë për ju shkolla praktike, pasurimi i mësimeve që keni marrë.

– A interpretohet pa njohur teorinë?

– Sigurisht. Kështu kemi interpretuar ne aktorët e parë të teatrit shqiptar. Dhe jo vetëm pa teorinë e interpretimit, por në ansamblin tonë, pak ishim me shkollë të mesme, pra nuk kishim as një formim të përgjithshëm. Për disa vjet bëmë një përpjekje të madhe për të plotësuar mangësitë në arsimim, më vonë u organizuan kurset e plota, ku mësuam teorinë me disa nga emrat  e mëdhenj të regjisurës ruse. Kështu fillimi ynë ishte interpretim pa njohur Stanislavskin, Brehtin, etj., pa përvojën teorike e praktike, duke përjashtuar ata pak aktorë si Loroja, Gjoni, Pjetri që kishin luajtur në Shkodër.

Pra mund të interpretohet sepse mund të ndjesh dhe të shprehësh, kështu është interpretuar edhe pa u shkruar metodat. Por është teoria ajo që të bën të ndërgjegjshëm, të jep eksperiencën e brezave, të ndihmon të kërkosh e të ecësh përpara. Dhe tani mendoj se ka mjaft për të mësuar nga eksperienca jo vetëm e aktorëve të huaj, por edhe e aktorëve tanë.

– Ku janë vështirësitë në interpretim?

– Interpretimi është etapa përfundimtare e një pune të gjatë për zbërthimin e personazhit. Vështirësitë janë të ndryshme por unë po ndalem në vështirësitë që vijnë si rezultat i tekstit, sepse këto janë të shumta dhe të shpeshta dhe, është kjo që sjell edhe mosmarrëveshjet me autorët e dramave. Autori duke i dhënë rëndësi idesë, konfliktit etj., rëndon në kurriz të karakterit, botës së brendshme të personazhit. Aktori duke zbërthyer këtë personazh arrin t’i gjejë të meta edhe serioze atij. Dhe shpesh është tepër e vështirë t’i mbushësh mendjen autorëve, për fjalët e papërshtatshme, të vështira për t’u interpretuar e të pa motivuara që fusin në tekst. Ato janë fjalë boshe që nuk thonë asgjë, nuk ka art në to, janë më të rëndomta se në jetë dhe aktori kërkon më kot mendimet që duhet të dalin, nëntekstin. Sepse fjalët janë mendimi i shprehur dhe i pa shprehur, ato janë veprimi në dramë.

Problemet që lindin midis aktorit e autorit po edhe regjisorit e autorit bëhen seriozisht e të vështira kur autori është një personalitet në letërsi sidomos në dramaturgji, e, pretendon  se e njeh dramën.

– Thuhet se momenti i hyrjes në skenë është i vështirë, kjo vështirësi qëndron vetëm për të rinjtë?

– Hyrja në skenë është momenti i vështirë, jo vetëm për të rinjtë. Çdo aktor nuk u shpëton emocioneve të fillimit. Të parën gjë që dua të theksoj është, ajo që ka ndodhur më parë në dramë të përjetohet para hyrjes në skenë dhe, kur hyn në skenë të mos shkëputet prej ngarkesës emocionale të mëparshme. Këtë proces aktori duhet të realizojë sa hyn në skenë. Kështu ai hyn plot, di se pse ka hyrë, ku është, çfarë do të bëjë e çfarë do të thotë. Shpërqendrimi më i vogël në këtë moment sjell shkëputje, sjell mendime të tjera, sjell frikën nga publiku që herë – herë kthehet në panik, pasiguri në vetvete, kontraktim, gjë që do të sillte pasoja të mëdha në interpretim. Aktorët me përvojë këto momente shpërqendrimi i kanë më të vogla sepse ata e zotërojnë veten në çdo çast dhe mund të arrijnë të përqendrohen menjëherë. Kjo ka të bëjë me përvojën skenike. Ushtrimet e “rrethit” të përqendrimit që ju i mësoni tani teorikisht do t’ju hyjnë në punë gjatë gjithë jetës suaj skenike. Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka momenti i hyrjes në skenë saqë mund të varet fati i mbarëvajtjes së gjithë skenës për aktorin dhe partnerët.

– Çfarë do t’u rekomandonit aktorëve të rinj, teknikën apo ndjenjën?

– Art i vërtetë është ai që nuk mashtron dhe kjo në punën tonë fillon nga leximi i tekstit, puna me rolin, e, deri tek grimi. Disa, më të shumtën të rinjtë, sidomos femrat mendojnë se duke bërë një makiazh të bukur dhe duke u veshur në mënyrë të veçantë do të tërheqin vemendjen e publikut. Nganjëherë të këtij mendimi bëhen edhe regjisorët e operatorët. Por kësaj, si çdo anë e jashtme, nuk i duhet dhënë më tepër rëndësi seç ka, ajo që tërheq vëmendjen është interpretimi brenda karakterit të personazhit, sigurisht edhe elementët e tjerë kanë rëndësinë e tyre kur vihen në funksion të rolit. Po kështu edhe në punën  me rolin ose gjatë shfaqjeve. E kam thënë edhe herë tjetër se poqese në një moment gjatë interpretimit kam pasur lotë dhe kjo ka pasur reagim e sukses në publik, një natë tjetër mund të mos kem lotë dhe të kem po atë sukses. Atë moment emocional unë nuk e kërkoj teknikisht në kuptimin e artificeve, sepse dua që të jetë i vërtetë edhe për mua. Por kjo, jo duke iu dhënë krejtësisht ndjenjës. Aktori në skenë, sipas individualitetit të tij e shkollës së interpretimit që ndjek, vendos vetë disa raporte në interpretim, midis të qenit në rol, të qenit kritik dhe spektator i vetvetes njëkohësisht. Ai sigurisht nuk mund t’i jepet krejtësisht ndjenjës në interpretim, sepse duhet të jetë i vetëdijshëm në çdo moment për atë që bën e të mos humbasë për asnjë çast kontrollin e vetvetes. Për mua këto raporte janë në mbi 90 % interpretim dhe pjesa tjetër kritikë e spektator.

– Si veproni që emocioni të jetë i njëjtë në çdo shfaqje pavarësisht nga numri i tyre?

– Sigurisht që emocioni nuk mund të jetë i njëjtë nga një shfaqje në tjetrën, por nganjëherë rrezikon që të mos kesh emocionin e duhur në një fragment të caktuar. Eshtë gabim të mendohet se aktori sa më shumë të imitojë me besnikëri shfaqjet e mëparshme aq më mirë ka luajtur. Interpretimi është një gërshetim i të vetëdijshmes me të pavetëdijshmenë e vetë-dijshmja ka teknikën, e pavetëdijshmja ka akumulimin. Unë kam luajtur Loken shumë herë në teatër dhe një nga skenat e vështira ishte ajo ku Lokja vajton, fshehtas nga të tjerët, para trupit të të birit të vrarë. Kjo skenë në film nuk është. Ishte një skenë shumë emocionale për mua e që shkaktonte emocion edhe tek spektatorët. Fillimisht në interpretimet e para emocioni vjen natyrshëm, lehtësisht pa punë të ndërgjegjëshme vjen si një ndjenjë. Në skenë veç emocionit real përdoret edhe kujtesa emocionale e cila vjen në ndihmë kur emocioni zbehet. Pra në interpretim emocioni është emocion i momentit plus kujtesë emocionale dhe kjo duhet të jetë rrjedhë e shfaqjes, se sjellja me forcë e emocionit shkakton kontraktim, kurse kur aktori do ta shtyjë emocionin që e përfshin, atëherë mund të shpër qendrohet dhe emocioni të zhduket. Emocioni vjen me anën e përqendrimit. Varet shumë edhe nga gjendja shpirtërore personale. Duhet zotësi që emocionin ta përsërisësh. Kujtesa emocionale që është rrënjosur thellë në mendje është shumë e gjerë, jo të gjitha të hyjnë në punë atë moment, por ajo duhet ndjellë. Emocioni vjen duke ndjellë ndjenjën. Unë, siç ju thashë, momentin emocional nuk e kërkoj artificialisht, por e ndihmoj që të vijë në kohën e duhur me anë të kujtesës emocionale.

Aktori jo gjithmonë është në formë për të luajtur një rol, herë nuk është mirë fizikisht, herë është i lodhur, ka një dhimbje dhëmballe apo koke, por herë nuk është mirë psikologjikisht, një zënie, një sëmundje, një vdekje. Por atij i duhet të dalë në skenë dhe të interpretojë… Atëherë aktori kërkon të gjitha mjetet e arsenalit aktoresk t’i vërë në punë për të dalë nga situata.

– Në ç’raporte duhet parë logjika e personazhit dhe logjika e aktorit?

– Logjika e personazhit ka të bëjë me formimin, me botkuptimin e tij, me ngjarjet që i ndodhin, me epokën e vendin, me jetën që bën e klasës që i përket, mjedisin që e rrethon, me vetëdijen e cilësitë e tij. Ai vepron në dramë në përputhje me këto, pra me logjikë e sipas karakterit të tij. Në jetën skenike aktorit mund t’i qëllojë të interpretojë ndonjë personazh të ngjashëm me veten, por në të shumtën e rasteve do të ndodhi e kundërta. Ai nuk mund ti kanalizojë këta brenda karakterit të tij, se pastaj i thonë “të luash veten”. Ai mendon, vepron, e jeton në skenë si personazhi. Aktori duhet të besojë, t’i mbushë mendjen vetes se personazhi është ai, që, ka të drejtë dhe të mbrojë me forcë mendimin e tij. Aktori duhet të pyesë veten se çfarë do të bënte personazhi me atë botëkuptim në ato rrethana në atë periudhë historike! Pra logjika e aktorit udhëhiqet prej logjikës së personazhit.

– Në ç’raport është shkolla me talentin?

– Ashtu siç e kuptoj unë, shkolla, studentit nuk i jep talentin, por ia zgjon e zhvillon atë dhe i heq manierat, e mëson ta kontrollojë talentin, të ndërgjegjësohet për atë që bën, i mëson teknikën profesionale, i jep eksperiencën e brezave.

– Cili mendoni se duhet të jetë raporti regjisor-aktor?

– Aktorë të ndryshëm i japin rëndësi të ndryshme punës së një regjisori në një dramë a film. Unë mendoj se nuk është fjala regjisor që përmban rëndësinë, por se çfarë regjisori është. Për raportin regjisor-aktor, unë besoj nuk do t’ju them ndonjë gjë që nuk e dini, dikur dramat janë vënë në skenë pa regjisorë, më vonë ky doli i nevojshëm. Nganjëherë mendon të bësh diçka dhe del jo ajo që mendon. Këtë e ndjen ndoshta edhe vetë, por nuk e ke aq të qartë sa ç’e ka regjisori. Ai është një lloj dirigjenti që drejton një orkestër me disa solistë. Ai është një mjek që duhet të diagnostikojë. Ai analizon e zbërthen, kontrollon në përgjithësi e në detaje, diskuton e parashtron, tregon çfarë mungon që të realizohet si duhet. Aktori me eksperiencë është si të thuash mjek i vetvetes, atij i duhet pasqyra për t’u parë, e këtë e bëjnë edhe partnerët kur edhe këta janë me eksperiencë. Sigurisht më e mira është kur regjisori dhe aktorët janë me eksperiencë, por ndodh që një ansambël me aktorë me përvojë të drejtohet nga një regjisor pa eksperiencë e nganjëherë këta qëllojnë edhe mendjemëdhenj e fodullë, të cilët nuk dinë se ç’kërkojnë e mbërrijnë deri aty sa t’i monstrojnë aktorit, duke i treguar si duhet interpretuar. Rezultati shihet praktikisht në disa drama e në mjaft filma të dobët.

– A ju pëlqen kinematografia, e ç’vend zë tek ju?

– Unë jam aktore e teatrit dhe si të gjithë aktorët jam aktivizuar edhe në film, bile që në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj” e pastaj tek “Tana”, së bashku me Loro Kovaçin, Tinka Kurtin, Naim Frashërin etj. Filmi për mua është një gjini tjetër me specifikat e veta edhe  në interpretimin aktorial. Aty nuk ke një spektator të radhës së fundit si në shfaqje që të sheh e dëgjon, kamera është spektatori yt. Mungon edhe rrjedhshmëria e kronologjizmi, mungon dhe spektatori me reagimin e tij, me pëshpëritjen e heshtjen e tij, me duartrokitjen. Për një aktor të teatrit filmi është i bukur por skena është shtëpia e tij.

1982 /KultPlus.com

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e qeverisë’ ndaj integrimit

19 June 2025 at 08:21

Përmes dy dokumenteve jozyrtare dërguar qeverisë shqiptare, Komisioni Evropian skanon një gjendje shqetësuese mbi sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve, luftën antikorrupsion dhe situatën e medias në Shqipëri në kohën kur janë hapur grup-kapitujt themelorë në negociatat për anëtarësim. Edhe pse janë ende dokumente pune jozyrtare, raportet shprehin shqetësim për një sulm të mundshëm të […]

The post Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e qeverisë’ ndaj integrimit appeared first on Reporter.al.

37 vite nga vdekja e aktores së shquar shqiptare, Marie Logoreci

By: Kult Plus
18 June 2025 at 17:00

Marie Logoreci ishte aktore shqiptare e teatrit dhe filmit, pioniere e kinematografisë shqiptare. Paraqitja për herë të parë në film ishte tek Skënderbeu, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër ‘Fëmijët e saj’, dhe me pas në filmin e parë shqiptar ‘Tana dhe Toka jonë’ etj. Ajo luajti në filmin televiziv, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të nënës shqiptare, shkruan KultPlus.

Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës, vizatonte dhe këndonte. Në vitin 1945 ajo filloi të këndoje në Radio Tirana dhe në koncerte që jepeshin në qytete të Shqipërisë, si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit të Përgjithshëm të Shtetit. Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e teatrit ishte Elmira në komedinë Tartufi të Molierit. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar Skënderbeu.

Maria mbeti një aktore e madhe e skenës. Ajo krijoi artin e saj. Duke qenë vrojtuese e mprehtë e jetës së popullit arriti të mbledhë polenin jetësor e ta hedhë në veprën e saj artistike duke i dhënë spektatorit shpirtin e njeriut, dhembjen, protestën, revoltën, urrejtjen, cinizmin, hipokrizinë, dinakërinë, etj… atë që është esenca e rolit, atë magji që shkakton një art të vërtetë. Gjuha e saj artistike është ekspresive dhe me kolor, mjetet skenike që ka aplikuar Maria, janë realizuar prej saj me mjeshtëri duke vënë vulën e vet të interpretimit, atë që ishte personale të Maria.

Rolet më të suksesshëm të saj janë: Xhesi te Çështja ruse, Alisa Lengton te Rrënjë të thella, Kristina Padera tek Komploti i të dënuarve, Fatimja te Halili dhe Hajrija, Aljona Patrovna te Gjashtë dashnorët, Lokja te Toka jonë, Ledi Milford te Intrigë e dashuri, Tringa te Shtatë shaljanët, Gertruda te Hamleti, Bernarda Alba te Shtëpia e Bernarda Albës, Tadrahova te Morali i zonjës Dulska, nëna Xhun te Muri i madh pakapërcyeshëm’, Mara te Përkolgjinajt, plaka te Çatia e të gjithëve, nëna te Cuca e maleve, Gjela te Përmbytja e madhe.

Marie Logoreci vdiq në Tiranë në vilën e saj nga një atak kardiak më 19 qershor 1988.

Marie Logoreci përveç urdhrave dhe medaljeve te ndryshme mban edhe titullin e larte Artiste e Popullit dhe Nderi i Kombit. /KultPlus.com

Komandati i ri i Gardës së Republikës, Simon Zereci i theu brinjët qytetarit 3 vjet më parë (VIDEO)

By: Ardit
15 June 2025 at 10:46

Disa ditë pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, këtë të diel, është emëruar edhe Komandandi i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është emëruar Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe që mbante funksionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Simon Zereci që prej vitit 2013 […]

The post Komandati i ri i Gardës së Republikës, Simon Zereci i theu brinjët qytetarit 3 vjet më parë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Simon Zereci kombandohet në krye të Gardës së Republikës

By: Rovena
15 June 2025 at 11:21

Disa ditë pas Ermal Onuzit, Simon Zereci komandohet drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Zereci mbante detyrën si zëvendës drejtor i përgjithshëm i gardës.

Simon Zereci do të qëndrojë në krye të Gardës, derisa të mbyllet procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Zereci ka mbajtur detyrën si zëvendës drejtor i përgjithshëm i gardës.

Ai e ka nisur karrierën ushtarake në vitin 1986 në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, fillimisht si Komandant Toge në Repartin Ushtarak Zadrimë, më pas si Shef Stërvitjeje e të tjerë.

Kujtojmë se Ermal Onuzi dha dorëheqje nga posti më 3 qershor./abcnews.al

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

13 June 2025 at 09:55

Vitin e kaluar, Sherif Durmishaj punësoi një duzinë punonjësish të huaj – 10 nga Filipinet, dy nga India – për të punësuar në restorantin e fshatit të tij pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Ai i punësoi ata përmes njërës prej agjencive të rekrutimit që janë përhapur si kërpudha në përgjigje të kërkesës për punë përgjatë […]

The post Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto? appeared first on Reporter.al.

Ahmet Pasha, magjia e teatrit/ Tetë dekada Teatri kombetar, ju rrëfej 50 vite emocione mbi skenë mbi 100 role

By: xhir jeta
22 May 2025 at 13:30

“Teatri për mua është jetë, pa të nuk kam patur as frymëmarrje për një kohë të gjatë. Edhe pasi kam dalë në pension kam qenë aktiv,”- kështu e nis rrëfimin e tij në Pas Mesnate Ahmet Pasha ‘Artist i Merituar’, i cili numëron më shumë se 100 role në skenën e Teatrit apo në sheshxhirime.

Maji shënon 80 vite Teatër Kombëtar.

“Këto ditë kemi edhe 80 vjetorin e Teatrit, dhe kur hedh sytë pas me atë profesion kam lidhur jetën dhe familjen time. Familja jeton gjithmonë me shqetësimet e të madhit të familjes.

Mbase për të folur për fillimin e Teatrit duhet të ishte tjetër kush, por unë kur kam hyrë në Teatër kam patur shansin, kam patur fatin që disa prej tyre t;i kem edhe kolegë të bashkëpunoj me ta.

E kam ndjerë veten shumë inferior, kanë qenë Kadri Roshi, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Violeta Manushi, Marie Logoreci, Drita Pelinku, emra të cilët sot e kësaj dite kur i përmend kanë peshë të madhe.

Të krijonte një lloj kontrakture, se thoja si do të luaj unë me ta. Të duket vetja sikur je nën hijen e një rrapi të madh. Dhe për hir të së vërtetës, ata na kanë ndihmuar shumë të lulëzojmë në skenë,’-kujton ai, ndërsa thekson se Arturo Ui, është shfaqja më e mirë që ka vënë në skenë Teatri Kombëtar.

“Kishte disa elementë të ndryshëm që ishin të standardeve të larta. E para, materiali dramartugjik ishte një dramë e jashtëzakonshme, me ngjarje, dialogje, me të gjitha ngjyrat ishin brenda te ajo dramë që ngjithën bukur nën regjinë e gjigandit Pirro Mani, që i mungon shumë Teatrit Sot.” shton Pasha/abcnews.al

VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës

By: Oldi
21 May 2025 at 09:55

Drenica ia doli që të shpallej kampione në Ligën e Parë të Kosovës. Kështu, nga sezoni i ardhshëm, klubi drenicak do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, pra në elitë. Ndërkohë presidenti i klubit të Drenicës, Haxhi Reci duket se e ka shijuar në maksimum këtë sukses. Në një video të publikuar nga vetë […]

The post VIDEO/ Ngjitja në Superligë e “shfrenon”, presidenti i kampionëve shijon suksesin krah balerinës appeared first on BoldNews.al.

Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike

4 May 2025 at 07:58

Për vite me radhë, zonat rurale të Dibrës janë zbrazur nga banorët, ndërsa infrastruktura e premtuar dhe shërbimet bazike nuk mbërritën kurrë. Fushatë pas fushate elektorale, banorë të mbetur në fshat u duket sikur dëgjojnë të njëjtat premtime, të cilat nuk vihen kurrë në jetë. “Kemi pësuar si nusja e vaktit, e cila thoshte: me […]

The post Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike appeared first on Reporter.al.

Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri

By: Ela
3 May 2025 at 15:41

Nga Zef Preçi Përfshirja e personave me të shkuar kriminale apo që vijnë nga bota e malavitës në radhët e investitorëve strategjikë duhet parë në një kontekst më të gjerë. Nga një këndvështrim politik, ky fenomen përfaqëson dëshminë më të qartë të bashkëjetesës së krimit me politikën dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. […]

The post Sipërmarrja kriminale dhe politika e investimeve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Pjetër Gaci, një jetë në shërbim të muzikës shqiptare, krijuesi i talentuar dhe burri i urtë që triumfoi kurajshëm mbi diktaturën

By: swiss
27 March 2025 at 09:09

Albert Vataj Historia e muzikës shqiptare është e pasur me emra të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin dhe lartësimin e saj. Një prej këtyre emrave të ndritur është Pjetër Gaci, një kompozitor virtuoz, violinist i shquar dhe pedagog i përkushtuar, i cili me veprën e tij e bëri artin muzikor shqiptar të rezonojë me pasion, ndjenjë dhe përkushtim të rrallë.

Source

“Koçi xhaketë e kthyer, po abuzon Jareci jo Duka”:presidenti i Bylis Kapllanaj akuzon

By: user 2
26 March 2025 at 22:57

“Arbitri akordoi faull, pastaj u bë faull nga lojtari ynë dhe pastaj u dha penallti. Kjo është skandaloze, komplimentoj çunat për një ndeshje shumë të bukur që kanë bërë, por nuk mund të pranoj të tillë arbitër. Janë 2-3 sezone rresht që ky arbitër ka marrë fatet e Bylisit për ta hedhur nga kategoria”. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka shpërthyer pas ndeshjes kundër arbitrit Koçi dhe jo vetëm. Numri 1 i ballshiotëve ka akuzuar për një arbitrim të qëllimshëm nga një arbitër, që ka kohë që dënon klubin e tij: “Kam çuar 2-3 herë dokument të mos e drejtojë më Bylisin. Ky është përjashtuar nëse ju kujtohet një herë dhe është kthyer. Ky është ndër të paktët arbitra që kanë mbetur nga koha e xhaketave të kthyera mbrapa, nuk ka asnjë problem me federatën e presidentin”.

Sulm frontal ndaj shefit të arbitrave, Jareci

Presidenti Kapllanaj pastaj e ngriti shënjestrën kundër shefit të arbitrave Sokol Jareci: “Unë e thashë që nuk kam asgjë kundër federatës, presidentit, drejtuesve, ne gjithë problemet na vijnë nga Sokol Jareci, është personi që po abuzon aq shumë me Bylisin. Nuk është viti i parë, janë 2-3 vite, ai më ka bërë bllokim telefonit, që ne jemi drejtues klubi. Unë jam privat 100%, paguaj nga xhepi, bashkia jep 0 leke për Ballshin, janë lekët e familjes time, gjaku ynë. Nuk mund të tallet Jareci e ky arbitër në këtë mënyrë”.

Lexo më tej: Penalltia e polemikave: Kapllanaj nxjerr ekipin nga fusha, Tirana e Bylis barazojnë

Sipas tij, investimet e bëra në skuadër janë shumë të mëdha, por rezultatet kanë munguar për shkak të arbitrimit tendencioz: “Ne kemi investuar lekë edhe më shumë se Egnatia e se të gjithë, vetëm portieri merr 6 mijë euro në muaj. Kemi bërë investime për të qenë ndër skuadrat më të mira, se duhet të luajmë çdo ndeshje 11 me 14”.

Arbitra të huaj

Në fund Kapllanaj bëri një kërkesë të hapur për arbitra të huaj në javët e mbetur, si mënyra e vetme që Bylis të mbijetojë. Presidenti mallakastriot madej e ktheu çështjen në shkallë shumë më të gjerë: “Dua që në ndeshjet e mbetura, jemi gati të paguajmë para dhe të bëjmë ndeshje me arbitra të huaj. Normalisht jemi e vetmja skuadër në jug, ndoshta edhe misioni është të na hedhë nga kategoria, e kanë bërë një herë, dy, tre. Nëse nuk investojmë, të biem, por nëse jo, pse të biem, pse të paragjykohemi ne?”.

The post “Koçi xhaketë e kthyer, po abuzon Jareci jo Duka”:presidenti i Bylis Kapllanaj akuzon appeared first on Lapsi.al.

Ekstradimi i Lulzim Berishës, avokati: Cënohet rëndë rendi dhe siguria kombëtare…

By: Ela
19 March 2025 at 22:35

Avokati i Luzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar për emisionin “Open” në News24 një ditë pas ekstradimit të ish kreut të bandës së Durrësit. Avokati thotë se përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara cënon rendin dhe sigurinë kombëtare. Sipas tij, asnjë deklaratë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi nuk është konfirmuar […]

The post Ekstradimi i Lulzim Berishës, avokati: Cënohet rëndë rendi dhe siguria kombëtare… appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin

5 March 2025 at 07:14

Në fillim të dhjetorit 2024, Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, të njohura si “Themeloret”, në bisedimet për anëtarësim. Grupi i kapitujve “Themeloret” përfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në Administratën Publike, Gjyqësorin, Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë si dhe […]

The post Sulmet e Ramës ndaj SPAK vënë në pikëpyetje angazhimet e qeverisë për integrimin appeared first on Reporter.al.

Nexhmedin Zajmi, piktori i ngjyrave të gjalla dhe përjetimeve të thella

By: swiss
4 March 2025 at 10:58

Nga Albert Vataj Nexhmedin Zajmi, i përket plejadës së mjeshtrave të pikturës, si Vangjush Mio, Andrea Mano, Foto Stamo, Kel Kodheli, Kristina Koljaka, Zef Kolombi, Shefqet Agalliu, Hasan Reçi, Qamil Grezda, etj., vepra dhe vlerat e të cilëve janë faqe në historinë e traditës shqiptare të pikturës. Edhe pse veprimtaria e tyre krijuese shtrihet në kohë trazimta, për të vijuar në periudha…

Source

❌
❌