Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Policia zbulon skemën mashtruese me SMS, thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të panjohura, synojnë vjedhjen e llogarive bankare

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit njoftoi sot qytetarët në lidhje me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundmi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.

Sipas njoftimit të Policisë, “shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linqe të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linqe dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare”.

Policia e Shtetit thekson se “asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linqeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë”.

“Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve: Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura; Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online; Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore); Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

“Respektoni sigurinë tuaj digjitale! Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!”, ishte thirrja e Policisë për qytetarët.

/m.q//r.e/

The post Policia zbulon skemën mashtruese me SMS, thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të panjohura, synojnë vjedhjen e llogarive bankare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

By: Ela
18 July 2025 at 12:51

Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore. Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 […]

The post Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale appeared first on BoldNews.al.

Stoku i kursimeve në banka 1,38 trilionë lekë në fund të majit

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Depozitat në monedhën vendase dhe në valutë në sistemin bankar shënuan rënie në muajin prill 2025, krahasuar me një muaj më parë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, stoku i kursimeve në lekë dhe euro, në maj 2025 shënoi 1,38 trilionë lekë, ose 84 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë,

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave bankare në monedhën vendase, në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 0,73% ose rreth 5 miliardë lekë më shumë se në muajin prill 2025.

Ndërkohë stoku i depozitave bankare në monedhën euro arriti në 8,1 miliardë euro dhe me bazë vjetore (maj 2025/ maj 2024) u rritën me 618 milionë euro, ose 8,2% më shumë.

BSH bën të ditur se në një vit depozitat në monedhën vendase lek u rritën me 56 miliardë lekë dhe ato në euro u rritën me 618 milionë euro, me një total prej 1,17 miliardë euro kursime monetare që janë shtuar në banka për një vit.

/a.f//r.e/

The post Stoku i kursimeve në banka 1,38 trilionë lekë në fund të majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati i Metës i lë ‘dopio gjashtë-n’ në dorë Kryemadhit: Po qëndron në burg për një kartë bankare që e përdorte ajo

25 June 2025 at 11:15

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë. Cakrani në një emision tha se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se Ilir Meta ka firmosur lobimin. Sipas tij, Meta po qendron në burg për një kartë bankare që përdorej nga Monika Kryemadhi, për të cilën Meta s’kishte dijeni.

“Përveç lobimit të parë për të cilin ka qenë konform rregullave dhe ligjeve të SHBA dhe ato shqiptare, ku është bërë pagesë prej 100 mijë euro, për lobimin tjetër as ka firmosur dhe as ka qenë në dijeni, por janë persona të tjerë që kanë qenë në dijeni të plotë dhe me një kompani të huaj kanë bërë pagesa për llogari të tyre.

Ka ardhur prova nga Anglia, SHBA, Kanadaja dhe Qipro për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të zotit Meta, është zero. Pasuria e zotit Meta është zero. Problemi qëndron se ndaj zotit Meta është bërë hetim mbi gjithë karrierën e tij politike.

Nuk rezulton që të ketë urdhëruar një person të caktuar apo VKM për të bërë magazina peshku. Është vërtetuar që të vetmin pretendim që ka organi i akuzës, është një kartë bankare që zotëron ish-bashkëshortja e tij, zonja Kryemadhi. Është e një njeriu i afërt, për të cilin zoti Meta nuk ka patur dijeni dhe nuk kishte dijeni deri në momentin kur vendosi të zgjidhë martesën.

Karta ka ekzistuar si procedurë nga organi i akuzës, por nuk është verifikuar. Por përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Zoti Meta është vërtetuar se nuk ka blerë asnjëherë as gruan e Bilalit dhe as dashnorin e McGonigal. Flas si avokat i tij me bindje dhe prova dhe nëse këto që them vërtetojnë të kundërtën, mbaj përgjegjësinë time morale që të mos dalë më në publik. Është çështja më e bukur dhe më e lehtë për tu mbrojtur. Se zoti Meta nuk rezulton të ketë firmosur për dike”, tha ai.

The post Avokati i Metës i lë ‘dopio gjashtë-n’ në dorë Kryemadhit: Po qëndron në burg për një kartë bankare që e përdorte ajo appeared first on Sot News | Lajme.

Deputetët me llogari bankare plot, ja lista e milionerëve në Parlament

12 June 2025 at 19:50

Shqipëria mund të vijojë të kryesojë listën e vendeve të varfra në Evropë, por jo të gjithë njohin këtë anë të vendit tonë. Ajo është Shqipëria e ‘popullit’, e rrogëtarëve dhe e 1 milionë personave që jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (këtu mund të përmendim vonesat në pagesat e kredisë ose të qirasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra apo pamundësinë për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia si dhe pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja).

Por, ka dhe një Shqipëri tjetër, e atyre që kanë në duar taksat e këtyre të ‘varfërve’, që vulosin ligje, por që vetë mund të themi pa frikë se zotërojnë pasuri të frikshme.

E pavarësisht akuzave të njëpasnjëshme me të cilat mund të jenë përballur, nuk janë ‘tutur’ aspak që t’i fshehin pronat. E vetmja ‘lëvizje’ që mund të kenë bërë është kalimi i ndonjë prone si trashëgimi tek fëmijët, që në fund të fundit, flet mirë për ta si prindër.

Open Data, ka rreshtuar sot pasuritë e 50 deputetëve që pritet të betohen në Kuvend në shtator. ZËRI i vëzhgoi me vëmendje deklaratat e tyre të pasurisë, që ngjasojnë me ato të një elite botërore. ZËRI ju sjell sot një listë me emra deputetësh, të majtë e të djathtë, që kanë llogari marramendëse të mbushura me para e valuta të huaja, ndërsa në ekrane flasin për taksa, për rritje çmimesh, shtrëngojnë duart me biznesin e vogël përpara zgjedhjeve dhe kërkojnë votat e qytetarëve.

E shumë prej tyre nuk janë stepur t’i futen as botës së biznesit.

Përmendim këtu Agron Malajn. E ka nisur karrierën e tij si Drejtor Rajonal i OSHEE-së Burrel, por paralelisht ka themeluar dhe Global Security Sh.p.k, kompaninë e sigurisë private, e cila është lthyer në një nga më të përhapurat në vend. Në vitin 2019, Malaj u bë kryebashkiak i Matit, por tashmë pret të zërë ulësen në Kuvend si një prej deputetëve më të kamur. Dhe kjo, falë biznesit që zyrtarisht sot e drejton vëllai i tij, Fatos Malaj.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Arkend Balla, një nga emrat më të lakuar në zgjedhjet e 11 majit ka në llogari bankare plot 2.3 miliardë lekë, ose më saktë 230,207,998.00 ALL. A ka nevojë të shtojmë prona të tundshme dhe të patundshme për të kuptuar nivelin e pasurisë që zotëron Balla?

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Mirela Kumbaro është e radhës. Ajo i është futur politikës me një sërë pronash, që siç duket vijon t’i gëzojë ende. Ndryshime të vogla shohim vetëm në llogaritë bankare.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Socialistja Elisa Spiropali është gjithashtu një nga personat që në familje duket se timonin e ekonomisë ia ka lënë bashkëshortit, Salarjon Totaj, i cili zotëron një biznes në një nga zonat më të njohura, në rrugën “Abdi Toptani” dhe vetëm në vitin 2023 ka deklaruar afro 40 milionë lekë të ardhura nga ky aktivitet.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Vullnet Sinajt mjafton t’i përmendin thjesht emrin! Të gjithë e dinë tashmë që pas tij vjen rrjeti i “Big Market”, biznese, prona dhe një llogari prej 84,478,626.48 ALL. Lista e pasurive të tij nuk ka vërtet një fund, por ne po ju listojmë vetëm disa prej tyre.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Bledi Çuçi, me këto që shohim, nuk ka qenë kurrë i varfër! I është futur politikës duke pasur prona e llogari bankare, dhe jo, nuk janë pakësuar! Madje nëse shohim dhe të ardhurat e bashkëshortes së tij, Delina Fico, duket se situata për të ka qenë gjithmonë shumë mirë, aq sa edhe djalit, Endit, i kanë mundësuar një jetë me mjaft të mira materiale.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Me bizneset e bashkëshortit Artan Gaçi, deputetja Olta Xhaçka mund të renditet si një prej socialisteve më të pasura, edhe pse jo pak herë, kanë shkelur dhe në dyert e SPAK si familje!

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Emrin e Tom Doshit mund ta barazojmë fare mirë me fjalën biznes. Çfarë spikat në deklaratat e bëra ndër vite janë shoqëri të shumta biznesesh si në Shqipëri dhe jo vetëm. Siç duket, fokusi i tij nuk ka qenë asnjëherë karrigia në Kuvend, por ka ditur mjaft mirë të lundrojë në botën e shifrave. Nuk mund të mos përmendim faktin që prioritet u ka kushtuar edhe fëmijëve, pasi llogaritë e tyre nuk kanë qenë ndonjëherë të zbrazura.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Duke qenë se me socialistët mbaruam, duhet të themi që edhe anëtarët e Opozitës nuk mbeten pas. Dhe jo, nuk janë para të bëra nga karriera në politikë, janë para biznesi. Siç duket, është ‘jeleku i shpëtimit’ për të gjithë ata që nuk u ka ecur me grumbullimin e votave.

Dhe një prej tyre është Agron Shehaj, i cili zotëron edhe apartament në Itali, me vlerë 950 mijë euro. Me këto deklarime, Shehaj nuk ka pasur nevojë ta prekë ndonjëherë pagën si deputet! Megjithëse duhet thënë, ai ka deklaruar se e ka dhuruar, por jo se kjo gjë e ka sikletosur shumë financiarisht…

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Gazment Bardhi deklaron pagën e tij si deputet si një pjesë të mirë të ardhurave, por politikën nuk e ka nisur si ‘i varfër’. Ndoshta trashëgimia ka luajtur një rol mjaft të mirë tek financat e tij.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Edhe për Luan Baçin mund të themi të njëjtën gjë! Ai mund të jetojë lirishit deri në disa breza vetëm me qiratë e pronave që zotëron. Nuk mungojnë as llogaritë bankare, të të vetat apo edhe të bashkëshortes së tij, Elsa Baçi.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Tritan Shehut duket se i ka vlejtur më shumë bluza e bardhë e mjekur se sa ulësja në Kuvend. Këtë gjë e tregojnë të ardhurat e tij nga “Zoja e Këshillit të mirë”, që nuk krahasohen me ato të një ligjvënësi.

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Ndoshta është zona më e lirë, por Flamur Hoxha në pamje të parë duket sikur zotëron të gjithë Kukësin! Nga veprimtarët e shumta në të cilat është angazhuar, ai zotëron një sërë pronash të patundshme dhe i ka zgjeruar ato edhe në Jug të vendit. Nuk mungojnë as llogaritë bankare!

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Edhe për Isuf Çelajn e Ramadan Likën mund të themi të njëjtën gjë. Siç duket për opozitarët, rritja e pasurisë varet vetëm nga pronat në vendlindje, pastaj nëse at oi shumëfishojnë përmes biznese, është një bonus për ta!

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Ndryshe nga të tjerët, Fatmir Mediu e ka trashëguar tek vajzat aftësinë për të bërë biznes, të cilat janë angazhuar në këtë dhe mesa duket, u ecën mjaft mirë!

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Ina Zhupa është e vetmja grua demokrate në këtë listë. Ajo e ka nisur me disa llogari të vogla rrjedhëse, por sot gëzon një depozitë kursimi mjaft të majmë!

LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët meLISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me

Në një vend ku ndihma ekonomike është luks dhe paga minimale mban mijëra familje, ligjvënësit tanë duket se jetojnë në një realitet paralel, me karta krediti pa limit dhe pasuri të pamatë. Dhe ky nuk është më hendek social. Është një kontrast i rrezikshëm që e kthen dyshim te përfaqësimi. Kuvendi kushton shumë. Dhe mesa duket jo vetëm në lekë

The post Deputetët me llogari bankare plot, ja lista e milionerëve në Parlament appeared first on Sot News | Lajme.

Kujdes nga ky mesazh!/ Nuk e dërgon Posta Shqiptare, ju vjedh të dhënat e bankës

By: user 6
8 June 2025 at 17:47

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pthotë se ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Sipas njoftimi “domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP”.

“Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare. 

Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta! AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital” – thuhet në njoftim. /LAPSI.al

The post Kujdes nga ky mesazh!/ Nuk e dërgon Posta Shqiptare, ju vjedh të dhënat e bankës appeared first on Lapsi.al.

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

8 June 2025 at 17:35

Ditët e fundit, qytetarë të shumtë në Shqipëri kanë marrë mesazhe me linqe të dyshimta, të kamufluara si Posta Shqiptare, ku duket se synimi është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre. “I nderuar klient, Për shkak të informacionit të paplotë […]

The post KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare appeared first on BoldNews.al.

Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

3 June 2025 at 10:55

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, pas veprimeve hetimore, ka ndaluar pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që lidhen me mashtrimin kompjuterik dhe keqpërdorimin e kartelave bankare.

Të ndaluarit dyshohet se gjatë periudhës janar – tetor 2024 në komunën e Vitisë kanë vepruar në mënyrë të organizuar për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme pasuri përmes ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një institucioni bankar.

Sipas Prokurorisë, ata kanë shfrytëzuar një hapësirë kohore prej 15 sekondash gjatë sinkronizimit të transaksioneve mes shërbimeve bankare online dhe automatëve për para për tërheqjen e shumave të ndryshme të parave nga Raiffeisen Bank, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm prej 186 mijë eurosh.

Prokuroria njoftoi gjithashtu se ndaj të ndaluarve do të kërkohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”. REL/

The post Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare appeared first on Sot News | Lajme.

Totali i depozitave bankare 1,37 trilionë lekë në fund të prillit 2025

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Depozitat në monedhën vendase dhe në valutë në sistemin bankar shënuan rënie në muajin prill 2025, krahasuar me një muaj më parë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, stoku i kursimeve në lek dhe euro, në prill 2025 shënoi 1,37 trilionë lekë ose 4,8 miliardë lekë më pak se në mars 2025.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave bankare në monedhën vendase, në fund të muajit prill ishte 640 miliardë lekë, me një rënie rreth 5 miliardë lekë krahasuar me muajin mars 2025.

Ndikim në këtë rënie kanë dhënë, depozitat e koorporatave financiare që zbritën me rreth 6 miliardë lekë, ndërsa kursimet e individëve u rritën në këtë muaj me 0,3%.

Ndërkohë depozitat bankare në monedhën vendase, me bazë vjetore (prill 2025/ prill 2024) u rritën me 60 miliardë lekë, ndërsa depozitat në monedhën e përbashkët europiane u rritën me 566 milionë euro.

Stoku i kursimeve në euro në fund të muajit prill 2025 shënoi 8,1 miliardë lekë, me rritje 45 milionë krahasuar me muajin mars 2025.

/r.e/a.f/

The post Totali i depozitave bankare 1,37 trilionë lekë në fund të prillit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

24 May 2025 at 08:34

Ju nuk do të binit kurrë pre e një mashtrimi online, apo jo? Gabim, pohojnë ekspertët e sigurisë kibernetike. Mashtruesit përdorin taktika të provuara ndër vite, të cilat mund të funksionojnë te çdokush, pavarësisht moshës apo inteligjencës. Kriminelët kibernetikë shfrytëzojnë manipulimin psikologjik për t’ju mashtruar dhe për t’ju marrë paratë dhe strategjitë e tyre po […]

The post Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare appeared first on BoldNews.al.

Operacioni “Ura”/ Kompani, llogari bankare, restorante luksoze dhe miliona euro të sekuestruara në Itali dhe Sqipëri (LISTA)

By: V K
21 May 2025 at 12:06

Në kuadër të operacionit “Ura”, janë sekuestruar në Itali dhe Shqipëri asete me vlerë miliona dollarë.

Autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar gjithashtu, sekuestrime asetesh me një vlerë totale prej disa milionë eurosh , që kanë të bëjnë me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, llogari rrjedhëse, kompani dhe aktivitete tregtare.

Në Itali u sekuestruan;

9 apartamente,

4 kompani,

7 llogari bankare dhe 3 makina.

Në Shqipëri u sekuestruan;

Restorante luksoze,

1 rrjet televiziv,

1agjenci pasurish të paluajtshme dhe kompani ndërtimi .

The post Operacioni “Ura”/ Kompani, llogari bankare, restorante luksoze dhe miliona euro të sekuestruara në Itali dhe Sqipëri (LISTA) appeared first on Albeu.com.

Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe

By: Besnik
9 May 2025 at 16:56

Në fund të vitit 2024, 76% e stokut të kredisë bankare në Shqipëri ishte e mbuluar me kolateral, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Ky nivel paraqet një rritje të lehtë krahasuar me 75% që ishte regjistruar në fund të vitit 2023.

Kolaterali mbizotërues vijon të jetë pasuria e paluajtshme, që mbulon 61% të kredive të kolateralizuara dhe 46% të totalit të kredisë bankare.

Vetëm në vitin 2024, kreditë e mbështetura mbi prona rezidenciale shënuan një rritje vjetore prej 9%.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar për rritjen e ekspozimit të sistemit bankar ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve në treg.

Si përgjigje, janë ndërmarrë masa mbikëqyrëse, përfshirë rregullore të reja për raportimin dhe monitorimin e huadhënies për prona.

Ndërkohë, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur kufizime të reja për kreditë hipotekore, duke përcaktuar raportin maksimal kredi ndaj vlerës së pronës (LTV) në:

85% në Lekë dhe 75% në valutë të huaj për shtëpinë e parë,

80% në Lekë dhe 70% në valutë për shtëpinë e dytë.

Për të frenuar rritjen e shpejtë të kreditimit, është zbatuar gjithashtu për herë të parë shtesa kundërciklike e kapitalit.

Kjo shtesë u vendos në nivelin 0.25% në qershor 2024 dhe u rrit në 0.5% në dhjetor, duke hyrë në fuqi më 30 qershor dhe 31 dhjetor 2025.

Masa synon të forcojë qëndrueshmërinë e sektorit bankar ndaj rreziqeve të cikleve ekonomike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pasuritë e paluajtshme dominojnë huadhënien, Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Kamuflohej si filiali i një banke dhe iu merrte të dhënat bankare qytetarëve, arrestohet i riu

28 April 2025 at 08:40

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili akuzohet se iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria Në kuadër të operacionit të koduar “MISLEADING MESSAGES” […]

The post EMRI/ Kamuflohej si filiali i një banke dhe iu merrte të dhënat bankare qytetarëve, arrestohet i riu appeared first on BoldNews.al.

Vjedhje e të dhënave bankare, arrestohet 23-vjeçari francez


TIRANË, 28 prill /ATSH/ Një 23-vjeçar lindur dhe banues në Francë është arrestuar nga policia pasi u dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria.

Siç njoftoi policia “23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit”.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES””, njoftoi policia.

‘Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë’, vijoi më tej policia.

Sipas policisë “arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare”.

Policia bëri më dije se në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

/a.f/

The post Vjedhje e të dhënave bankare, arrestohet 23-vjeçari francez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

11 April 2025 at 19:57

Gjykata Kushtetuese ka prishur vendimin për sekuestrimin e disa prej pasurive të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë, duke e dërguar çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm. Më herët, […]

The post Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt appeared first on BoldNews.al.

KUJDES! Nëse kodi i kartës tuaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë

By: Ela
3 April 2025 at 19:09

Mashtrimi me kartat e kreditit po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm ndaj ata që përdorin karta krediti për pagesa ose tërheqje parash duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mbrojnë të dhënat e tyre. Kompania Meta ka publikuar një listë të fjalëkalimeve tona më të përdorura! Nëse jeni duke përdorur ndonjë prej tyre, […]

The post KUJDES! Nëse kodi i kartës tuaj të kreditit është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë appeared first on BoldNews.al.

Kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare, GJKKO rrëzon bashkëshorten e Veliajt

By: V K
13 March 2025 at 11:40

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare.

Apelii GJKKO-së, mori vendimin për të lënë në fuqi masën e sekuestros të vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj çiftit Veliaj.

Ndërkohë, Ajola Xoxa, mund të bëjë rekurs kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

The post Kërkoi heqjen e sekuestros për llogaritë bankare, GJKKO rrëzon bashkëshorten e Veliajt appeared first on Albeu.com.

Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7% vitin e kaluar

18 February 2025 at 10:00

Numri i llogarive në sektorin bankar u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri total i llogarive bankare në fund të vitit të kaluar arriti në më shumë se 3.45 milionë, me një rritje prej 6.7% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit të kaluar, numri i llogarive në sektorin bankar është zgjeruar me më shumë se 218 mijë të tilla.

Numri i llogarive bankare në Shqipëri arriti numrin më të lartë në vitin 2016, me pothuajse 3.5 milionë. Në periudhën 2016-2020, numri i tyre pati pësuar rënie të vazhdueshme, sidomos për shkak të uljes së numrit të bankave si rezultat i procesit të konsolidimit të sektorit. Megjithatë, pas vitit 2021 po shënohet një tendencë e re në rritje dhe tashmë numri i llogarive bankare është shumë afër nivelit më të lartë historik, të vitit 2016.

Numri i llogarive bankare të subjekteve rezidente në Shqipëri vitin e kaluar u rrit si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve.

Llogaritë e individëve rezidentë arritën në 3.09 milionë, me një rritje vjetore prej 5%. Numri i llogarive të individëve është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vitet e fundit, megjithatë ndodhet ende ngelet poshtë nivelit maksimal prej 3.24 milionë, që ishte regjistruar në vitin 2016.

Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare nga shqiptarët.

Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike do u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.

Në veçanti, bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të pagesave me tarifë zero, për kategoritë të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit përkatës në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, numri i llogarive të bizneseve shënoi një rritje të fortë, pas rënies së vitit 2023. Në fund të vitit të kaluar, bizneset kishin pothuajse 292 mijë llogari bankare, në rritje me 25.6% krahasuar me një vit më parë.

Edhe numri i llogarive të jorezidentëve u rrit me ritme të larta vitin e kaluar, me 18.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Numri i përgjithshëm i tyre arriti në pothuajse 72 mijë dhe llogaritë jorezidente përbëjnë rreth 2.1% të numrit të përgjithshëm të llogarive në bankat shqiptare. Llogaritë e jorezidentëve dominohen kryesisht nga individët dhe rritja e vitit të kaluar erdhi kryesisht në këtë segment.

Në analizat e fundit, Banka e Shqipërisë vlerëson se numri i individëve në moshë madhore që zotërojnë një llogari bankare ka arritur në 70%, nga rreth 40% që vlerësohej ky tregues në vitin 2017./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7% vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Skandali/ Denoncimi: “Raiffeisen Bank” më tërhoqi lekë nga llogaria pa më njoftuar

By: Ela
11 February 2025 at 15:21

Një qytetar ka denoncuar për Boldnews.al “Raiffeisen Bank” pasi, pa asnjë njoftim apo miratim si zotërues i llogarisë, ka ndërhyrë dhe i ka çuar në minus një shumë parash e cila i ishte depozituar në llogari si shpërblim. Qytetari tregon se “më datë 26 Dhjetor, më vjen njoftimi nga app i “Raiffeisen Bank” se në […]

The post Skandali/ Denoncimi: “Raiffeisen Bank” më tërhoqi lekë nga llogaria pa më njoftuar appeared first on BoldNews.al.

Apartamente, llogari bankare dhe automjete, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 5 personave

9 January 2025 at 10:55

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të sekuestruara të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

SPAk kërkon sekuestrimin e pasurive të Eridan Veliu, Sokol Sokol C(Ç)amer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave te lidhur, të cilët janë akuzuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale: “Organizate kriminale me qëllimin trafikim ndërkombetar lëndësh narkotike në bashkëpunim si dhe pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga legjislacioni penal belg, si edhe nga nenet 283/a, 287, 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me to.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të akuzuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Nësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë, në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.

The post Apartamente, llogari bankare dhe automjete, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 5 personave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌