Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë, SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën. Tani druhen, se Elon Musk mund ta ndërpresë një ditë edhe aksesin në shërbimin satelitor Starlink, që i duhet Ukrainës për dronët.
Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë SHBA pezulloi fillimisht ndihmat ushtarake për Ukrainën. Së fundi u rrit shqetësimi, nëse Elon Musk mund ta ndërpresë edhe aksesin në shërbimin satelitor Starlink, ndonëse ai vet thotë, se nuk është shprehur për një gjë të tillë.
Rusia nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike qĂ« nga fillimi i pushtimit ka shkatĂ«rruar infrastrukturĂ«n ukrainase, pĂ«rfshirĂ« edhe furnizimin me rrymĂ« dhe internetin. ShpĂ«timi erdhi nga hapĂ«sira: MenjĂ«herĂ« pas sulmeve tĂ« para ruse zĂ«vendĂ«skryeministri i atĂ«hershĂ«m ukrainas, Mykhailo Fedorov i pati kĂ«rkuar nĂ« mars 2022 biznesmenit nga Teksasi Elon Musk pĂ«rmes twitter (sot X) tĂ« hapte satelitĂ«t e tij Starlink pĂ«r UkrainĂ«n. Dhe Musk iu pĂ«rgjigj spontanisht gjithashtu nĂ« twitter: âStarlink-u Ă«shtĂ« aktiv, tĂ« tjera sisteme marrĂ«se janĂ« nĂ« rrugĂ« e sipĂ«râ.
Që atëherë shërbimi i internetit satelitor, i ofruar nga kompania e Musk Space X, ka qenë një mbështetje kryesore e luftës mbrojtëse të Ukrainës. Kryesisht dronët ukrainas, por edhe aplikacionet e bazuara në internet për komunikim, për identifikimin dhe kapjen e objektivave përdorin Starlink.
Megjithatë besimi i Ukrainës te miliarderi Musk u trondit thellë që në shtator 2022. Gjatë sulmit të parë ukrainas me dronë kundër flotës ruse të Detit të Zi në Krime, kontakti i radios me të gjithë dronët u ndërpre papritmas, ata ranë dhe kundërsulmi dështoi. Një vit më vonë doli, se Elon Musk kishte urdhëruar personalisht inxhinierët e Starlink, që të fiknin sistemin.
Shqetësimi për humbjen e kontrollit
Sigurimi i Starlink për Ukrainën u krye përmes shërbimit privat të blogging X pa asnjë debat publik dhe pa asnjë kontroll nga parlamentet.
Që nga rizgjedhja e Trumpit i besuari i tij Musk ka pasur kompetenca shumë të gjera, dhe në të njëjtën kohë nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli të drejtpërdrejtë parlamentar. Ajo që ai bën me Starlink, është vendimi i tij privat.
Nuk mund të përjashtohet, që ai ta shesë në një moment projektin Starlink tek ofertuesi më i shtrenjtë. Sistemi i rëndësishëm strategjik i komunikimit satelitor mund të binte në duar të gabuara, nëse për shembull shtetet totalitare apo rivalët strategjikë do të mund të hynin në këtë rrjet global.
Sa e mundur është mbyllja e Starlink-ut?
Para skandalit në Shtëpinë e Bardhë miliarderi i teknologjisë Musk i kishte quajtur njoftimet e shtypit për një mbyllje të mundshme të Starlink-ut gënjeshtra. Ukraina dhe aleatët e saj po kërkojnë alternativa që mund të përdoren ushtarakisht. Por deri tani edhe sistemet e komunikimit satelitor të ofruara nga Suedia dhe Gjermania nuk mund të mbushin boshllëkun, që do të krijonte një mbyllje e Starlink.
Megjithatë edhe arsyet ekonomike mund të luajnë një rol për biznesmenin Musk. Sepse Musk ka investuar shumë në rrjetin Starlink dhe nuk dëshiron të trembë të interesuarit e ardhshëm. Aktualisht vetëm rreth 4 milionë njerëz përdorin Starlink-un. Deri tani ai është i disponueshëm në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Evropë, në pjesë të Afrikës Subsahariane dhe Jugore, në disa vende aziatike dhe në Australi dhe Zelandën e Re. Pra, jo detyrimisht zona me strukturë të dobët, që kanë vërtet nevojë për internetin satelitor. Kjo ndoshta edhe për faktin se interneti satelitor Starlink është shumë i shtrenjtë, vetëm aparati marrës kushton rreth 400 euro. Dhe tarifa mujore e përdorimit është 40-80 dollarë, në varësi të rajonit.
Ndër klientët kryesorë të Starlink-ut si Polonia, Italia, Indonezia dhe Groenlanda po shtohen dyshimet për besueshmërinë e sistemit, i cili varet vetëm nga arbitrariteti i pronarit të tij.
Prandaj ka mundĂ«si, qĂ« vĂ«nia nĂ« dispozicion e Starlink-ut tĂ« kufizohet gradualisht (âDownscalingâ), fillimisht pĂ«r zona mĂ« pak kritike pĂ«r luftĂ«n, si pĂ«rdorimi civil nĂ« UkrainĂ«, pastaj pĂ«r pjesĂ« tĂ« komunikimeve ushtarake dhe nĂ« fund pĂ«r pĂ«rdorimin nĂ« vijĂ«n e frontit, derisa qeveria ukrainase tâi dorĂ«zohet presionit.
Si funksionon Starlink në Ukrainë?
Starlink krijon akses në internet, duke transportuar të dhënat përmes dritës, si një kabllo me fibër optike. Por ky transferim bëhet nëpërmjet satelitëve. Për këtë qëllim Elon Musk po ndërton prej vitesh një rrjet satelitor, ku satelitët e veçantë i përcjellin njëri-tjetrit të dhënat përkatëse.
Koncerni hapësinor i Musk, SpaceX, ka lëshuar që nga viti 2019 gjithsej 7.770 satelitë starlink në orbitën e ulët të tokës (gjendja më 31 janari 2025). Qëllimi është zgjerimi i rrjetit deri në 42.000 satelitë.
Që të përdoren të dhënat satelitore, nevojitet edhe një pajisje marrëse në tokë, e cila vepron si një ruter dhe lidh pajisjet me satelitin më të afërt. Marrësi e drejton automatikisht pjatën marrëse, që i ngjan një pjate satelitore televizive, te një satelit i disponueshëm dhe kështu vendoset lidhja me internetin.
Cilat janë përfitimet nga Starlink?
Interneti satelitor Ă«shtĂ« relativisht i lehtĂ« pĂ«r tâu pĂ«rdorur. TĂ« dhĂ«nat rrjedhin pandĂ«rprerĂ« dhe jashtĂ«zakonisht shpejt. Sepse satelitĂ«t Starlink rrotullohen nĂ« njĂ« lartĂ«si prej 328 deri nĂ« 614 kilometra rreth tokĂ«s, qĂ« Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« e ulĂ«t se satelitĂ«t e konkurrentĂ«ve.
Për krahasim: Satelitët e kryesuesit të deritanishëm të tregut satelitor Hughesnet rrotullohen rreth tokës në një lartësi prej 35.000 kilometrash. Prandaj transmetimi i të dhënave zgjat rreth dhjetë herë më shumë sesa me Starlink.
Konkurrencë në orbitë
MegjithatĂ« edhe Elon Musk po âmbushâ orbitĂ«n tonĂ« me satelitĂ«t e tij privatĂ«. MĂ« shumĂ« se 13.000 satelitĂ« u rrotulluan gjithsej rreth tokĂ«s deri nĂ« nĂ«ntor 2024. Prej tyre rreth 8.600 i pĂ«rkasin SHBA.
Rrjeti Starlink do tĂ« pĂ«rfshijĂ« nĂ« tĂ« ardhmen 42.000 satelitĂ« â sĂ« shpejti orbita do tĂ« jetĂ« shumĂ« plot. Kjo rrezikon satelitĂ«t e tjerĂ« dhe pengon edhe vĂ«zhgimet astronomike nga toka. QĂ« tani satelitĂ«t Starlink bĂ«hen pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r shumicĂ«n e gati-pĂ«rplasjeve me satelitĂ« tĂ« tjerĂ«. Dhe sapo njĂ« satelit ndryshon automatikisht trajektoren e tij pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« pĂ«rplasje tĂ« mundshme, kjo mund tĂ« shkaktojĂ« njĂ« reaksion zinxhir fatal.
Një problem tjetër është jetëgjatësia relativisht e shkurtër e satelitëve Starlink, të cilët pas rreth pesë vjetësh pushojnë së punuari. Edhe pse ata në pjesën më të madhe digjen, kur rihyjnë në atmosferën e tokës, satelitë të rinj duhet të lëshohen vazhdimisht në hapësirë, për të mos lejuar krijimin e boshllëqeve në rrjet./DW
Â