Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shembjet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

By: Ardit
12 July 2025 at 21:29

Operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit vijoi gjatë të shtunës. Një sipërmarrës nga kjo zonë ka shprehur shqetësimin duke nisur që nga fakti se çdo gjë është ndërtuar me mund dhe me djersë, dhe deri tek numri mjaft i lartë i turistëve që si rrjedhojë, banorët […]

The post Shembjet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish appeared first on BoldNews.al.

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

By: Ardit
12 July 2025 at 21:19

Nga Klodian Tomorri Nga të gjithë të indinjuarit për çështjen e Thethit, dallon një kategori. Këta nuk kanë asnjë lidhje me Thethin, mund të jenë nga Tirana, Korça, Peqini apo çdo cep i Shqipërisë. Shumica prej këtyre ndoshta s’kanë shkuar asnjëherë në Theth. E megjithatë këta janë shume te shqetësuar për shkatërrimin e Thethit nga […]

The post Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit? appeared first on BoldNews.al.

Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO)

By: V K
9 July 2025 at 14:48

Situata vijon të jetë e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia, po zhvillojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Banori Bekim Koçeku, ka dalë përpara fadromës, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë aksionin:

“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vijnë e të vënë dorë. Po na prishin shtëpitë, po na nxjerrin në rrugë të madhe. Le të më hipë sipër kamioni, le të vdes edhe unë.

I bëj thirrje Ramës, Benet Becit, kujt të mundet të vëjë dorë. Në të kundërt unë do të vdes sepse nuk kam para të paguaj borxhet”.

Edhe motra e tij, e pranishme në protestë, shprehu vendosmërinë për të mos lënë banesat e tyre: Kemi ndërtuar 5 shtëpi.

Bekimi ka marrë kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar. Pasha të madhin Zot, në fadromë vdes, këtë vend nuk e lëshojmë”.

Nga ana tjetër, drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, deklaroi se në Theth janë planifikuar për t’u prishur rreth 70-80 objekte të ndërtuara pa leje.

 

The post Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Alarm” nga shkenca: E mërkura mund të jetë dita më e shkurtër e jetës sonë, ja pse

By: gaze tare
8 July 2025 at 18:31

Shkencëtarët po paralajmërojnë për një fenomen të rrallë: rrotullimi i Tokës po përshpejtohet dhe dita e nesërme, 9 korrik, mund të jetë zyrtarisht më e shkurtër se çdo ditë tjetër që keni përjetuar ndonjëherë.

Sipas matjeve me orë atomike, pritet që disa ditë këtë verë, konkretisht 9 korriku, 22 korriku dhe 5 gushti, të jenë deri në 1.51 milisekonda më të shkurtra se dita standarde 24-orëshe.

Duket si një ndryshim i vogël? Ndoshta për jetën e përditshme, po. Por për sistemet satelitore, GPS-in dhe matjet e sakta të kohës, kjo është një ndërhyrje me pasoja të mëdha.

Çfarë po e shkakton këtë nxitim të Tokës? Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt, por mendohet se faktorë si shkrirja e akullnajave, ndryshimet atmosferike, lëvizjet në bërthamën e Tokës dhe një dobësim i fushës magnetike mund të jenë shkaktarët.

Dita më e shkurtër e regjistruar deri më sot ishte më 5 korrik 2024, kur Toka “vodhi” 1.66 milisekonda nga dita dhe tani duket se ky rekord mund të thyhet sërish.

Në një botë ku çdo sekondë ka rëndësi, edhe një milisekondë më pak është një kujtesë se edhe vetë koha nuk është aq e qëndrueshme sa mendojmë.

The post “Alarm” nga shkenca: E mërkura mund të jetë dita më e shkurtër e jetës sonë, ja pse appeared first on iconstyle.al.

Dita nuk zgjat më 24 orë? Ja çfarë po ndodh me rrotullimin e Tokës

By: gaze tare
29 June 2025 at 08:50

Edhe pse jemi mësuar të themi se një ditë zgjat 24 orë, ose 86,400 sekonda, në të vërtetë, kjo shifër nuk është aq e qëndrueshme sa duket. Rrotullimi i Tokës rreth boshtit të saj po ndryshon, dhe në vitet e fundit, ky ndryshim ka nisur të ndihet më shumë se kurrë.

Gjatë epokës së dinosaurëve, një ditë zgjaste rreth 23 orë. Me kalimin e miliona viteve, rrotullimi është ngadalësuar, por… çuditërisht, që nga viti 2020 shkencëtarët kanë vërejtur një përshpejtim të tij. Ky fenomen ka vënë në lëvizje alarmin te komuniteti shkencor, pasi për herë të parë në histori mund të kemi nevojë të heqim një sekondë nga koha zyrtare, ndryshe nga praktika e mëparshme kur ajo shtohej për të ruajtur saktësinë.

Sipas të dhënave më të fundit, dita më e shkurtër e vitit 2025 pritet të jetë më 5 gusht, dhe do të jetë rreth 1.51 milisekonda më e shkurtër se mesatarja. Edhe datat 9 dhe 22 korrik do të jenë ndër ditët më të shkurtra të vitit.

Shkaktarët? Mund të jenë që nga forcat gravitacionale të Hënës, tek tërmetet dhe vullkanet, e deri te ndryshimet e thella në bërthamën e Tokës. Madje, disa shkencëtarë dyshojnë se “diçka brenda Tokës” mund të jetë duke ndikuar në këtë përshpejtim të papritur.

Dhe nëse trendi vazhdon kështu, në një të ardhme shumë të largët, dita mund të arrijë të zgjasë 25 orë. Por për tani, koha vazhdon të rrjedhë… pak më shpejt se zakonisht.

The post Dita nuk zgjat më 24 orë? Ja çfarë po ndodh me rrotullimin e Tokës appeared first on iconstyle.al.

Bërthama e Tokës ka ndaluar dhe po rrotullohet në drejtim të kundërt!

By: gaze tare
21 June 2025 at 09:50

Një zbulim i habitshëm vjen nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC): bërthama e brendshme e Tokës, sfera metalike e vendosur thellë nën sipërfaqe, është ngadalësuar ndjeshëm dhe tashmë po rrotullohet në drejtim të kundërt krahasuar me mantelin përreth.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhëna sizmike nga tërmete dhe teste bërthamore që datojnë prej dekadash dhe kanë arritur në përfundimin se kjo lëvizje është pjesë e një cikli rreth 70-vjeçar.

Ndryshimi i rotacionit mund të ndikojë në sjelljen e fushës magnetike të Tokës, por edhe në fenomene të tjera si gjatësia e ditës.

Edhe pse nuk përbën rrezik të menjëhershëm, ky zbulim ngre shumë pyetje për mënyrën se si funksionon planeti ynë në thellësi.

The post Bërthama e Tokës ka ndaluar dhe po rrotullohet në drejtim të kundërt! appeared first on iconstyle.al.

Sekuestrohen 9 mijë metra katrorë tokë në Fushë Prezë, Altin Topalli e përfitoi nëpërmjet mashtrimit

By: Oldi
4 June 2025 at 12:39

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9 mijë m2 tokë në Fushë-Prezë, e përfituar në mënyrë të paligjshme nga Altin Topalli. Sipas njoftimit nga organi i akuzës, ky shtetas arriti që të përvetësojë tokën nëpërmjet mashtrimit dhe më pas e ka shitur për përfitime monetare. Hetimet nisën pasi shtetasi M.D. kallëzoi në prokurori se toka arë […]

The post Sekuestrohen 9 mijë metra katrorë tokë në Fushë Prezë, Altin Topalli e përfitoi nëpërmjet mashtrimit appeared first on BoldNews.al.

U përvetësua në mënyrë të paligjshme, Prokuroria Tiranë sekuestron 9000m2 tokë

4 June 2025 at 12:42

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9000 m2 tokë në Fushë-Prezë, e përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi me iniciale A.T.

Hetimet filluan pas kallëzimit të shtetasit me iniciale M.D., i cili denoncoi se toka e gjyshit të tij, nuk figuronte më si pasuri e familjes së tij. Nga hetimet rezultoi se shtetasi me iniciale A.T. kishte përvetësuar këtë pasuri nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, duke e shitur atë për përfitime monetare.

Gjatë hetimit, u zbuluan dy versione të ndryshme të shtetasit A.T. për origjinën e pasurisë: fillimisht ai tha se prona ishte e babait të tij dhe dispononte dokumentacion të vjetër, ndërsa më pas ndryshoi deklaratën dhe tha se e kishte blerë. Nuk u gjetën prova që të mbështesin aftësinë e tij për të paguar shumën e kërkuar për blerjen e tokës, prej 62,203,500 lekë (rreth 450,000 Euro).

Në vitin 2016, shtetasi A.T. ia dhuroi këtë pasuri shtetases B.V., e cila më pas, përmes një prokure të A.V., e shiti pasurinë për 100,000 Euro. Hetimet kanë zbuluar se A.T. ka mashtruar shtetasin H.D. dhe ka marrë pasurinë për t’ia kaluar në pronësi të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U përvetësua në mënyrë të paligjshme, Prokuroria Tiranë sekuestron 9000m2 tokë appeared first on Euronews Albania.

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

3 June 2025 at 22:47

Një kërcënim i papritur për Tokën mund të vijë nga asteroidët që rrotullohen rreth Venusit, pasi këto objekte ndjekin trajektore kaotike që i bëjnë parashikimet të vështira dhe janë shumë të vështira për t’u dalluar nga planeti ynë për shkak të pranisë së Diellit.

Për momentin, njihen vetëm 20, por mund të ketë shumë më tepër, siç theksohet nga studimi i udhëhequr nga Universiteti Shtetëror i San Paolos në Brazil, në të cilin Italia gjithashtu mori pjesë me Universitetin e Palermos.

Hulumtimi, online në platformën arXiv, pret të publikohet në revistën ‘’Astronomy and Astrophysics’’.

“Aktualisht, 20 asteroide njihen të jenë bashkorbitale me Venusin, domethënë ata ndajnë orbitën e saj rreth Diellit. Kjo karakteristikë i mbron ata nga takimet e ngushta me planetin, por jo nga ato me Tokën”, theksojnë studiuesit.

Një nga problemet kryesore është orbita e paparashikueshme e këtyre objekteve, pasi ato janë jashtëzakonisht kaotike dhe parandalojnë parashikimet që tejkalojnë 150 vjet.

‘Engjujt nuk jetojnë në tokë’, një fidan dhe poezi për 1133 fëmijët që s’e patën mundësinë të rriteshin

By: Kult Plus
2 June 2025 at 23:27

Flonja Haxhaj

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, nën tingujt e këngës “Engjujt nuk jetojnë në tokë” nga grupi 403, u mbajt sot një ngjarje përkujtimore me të njëjtin emër, në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Ngjarja, e organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, mbështetur nga Ministria e Arsimit , solli bashkë poetë, nxënës dhe artdashës që përmes vargjeve u përkulën përpara kujtimit të atyre që nuk patën mundësinë të rriteshin. “Engjëjt nuk jetojnë në tokë” ishte një takim letrar ku poezia u bë mjet i përjetimit dhe dhimbjes, por edhe i kujtesës kolektive që refuzon të heshtë.

Në këtë manifestim kulturor morën pjesë poetët e njohur Ibrahim Kadriu, Sali Bashota dhe Lulzim Tafa, të cilët lexuan poezi të dedikuara fëmijëve që tashmë janë shndërruar në dritë të përhershme të Kosovës. Përkrah tyre, me emocion të veçantë, u prezantuan edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” nga Prishtina, duke sjellë vargje të sinqerta dhe prekëse në kujtim të atyre që humbën jetën pa e njohur mirë.

E para në këtë takim e mori fjalën drejtoresha e KultPlus, Ardiana Pajaziti e cila theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe të rikthimit të vëmendjes drejt fëmijëve që humbën jetën apo u zhdukën gjatë luftës në Kosovë, në një muaj që tradicionalisht u kushtohet fëmijëve.

“Qershori është muaji dedikuar fëmijëve, e ne kemi vendosur që këtë ditë t’ua kushtojmë fëmijëve të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Është një dhimbje e madhe dhe ne kemi vendosur që ta shënojmë këtë ditë për t’i kujtuar këta fëmijë nëpërmjet leximit të poezive. Në të njejtën kohë ne kemi menduar që në nderim të tyre të mbjellim një fidan, si një symbol i kujtimit të tyre dhe një vend që u kushtohet vetëm atyre”, u shpreh Pajaziti.

Më pas, emocionet u bartën në duart e shtatë nxënësve të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, të cilët një nga një interpretuan poezi të përzgjedhura me ndjeshmëri dhe përkushtim.

Ajan Sinani nisi interpretimet me poezinë “Sikur të ndalej” të Ymer Elshanit, e ndjekur nga Ajana Hasani me interpretimin e poezisë “Për mësuesen” të Adelina Mamaqit. Djellza Ninaj solli freskinë e vargjeve të Vehbi Kikajt me poezinë “Pemët në verë”, ndërsa Era Stublla preku zemrat e të pranishmëve me “Kryefjala e fjalëve” të Odhise Grillos. Omer Havolli interpretoi poezinë “Pëllumb i bardhë” të Rifat Kukajt, Orion Kryeziu solli emocion me “Ditëlindja ime” të Qamil Batallit, dhe Tiara Fetahu e përmbylli me ndriçimin e fjalëve në poezinë “Dielli” të autores Dije Demiri – Frangu.

Më pas, fjalën e mori profesori dhe shkrimtari Ibrahim Kadriu i cili lexoi para të pranishmëve poezië ‘Librat në protestë’.

Pas tij, foli profesori Sokol Bashota, i cili para se të lexonte poezinë e përzgjedhur, theksoi rëndësinë e KultPlus në shënimin e ngjarjeve e dative të rëndësishme.

“KultPlus tashmë është një vend, gati – gati i shenjtë për krijuesit. Ardianë Pajaziti po bën një punë të jashtëzakonshme me aktivitetet në këtë hapësirë të jashtëzakonshme duke shënuar shumë data të rëndësishme, e një prej tyre është edhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e buzëqeshja e fëmijëve është motivi më i madh i shkrimitarit”, theksoi Bashota, teksa më pas lexoi poezinë e tij ‘Portret i pambaruar’, kushtuar vajzës së tij në kohën e luftës.

Pas tij, fjalën e mori poeti Lulzim Tafa, i cili lexoi poezinë e tij, ‘Asfalti mbi eshtra’, një poezi e shkurtër por që lë një brengë të madhe për të gjithë pjesëmarrësit. Këtë poezi, Tafa thotë se e ka kushtuar këtë poezi për fëmijët e vrarë e të pagjetur pasi në disa lokacione në Kosovë janë gjetur varreza masive me fëmijë e të rritur dhe më pas kanë shtruar asfalt për të shmangur gjurmët.

Ndërkaq, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe poetët Shqipe Bytyqi dhe Besnik Camaj, të cilët iu bashkuan kësaj ngjarje duke lexuar poezi që lidhen me ditën dhe ngjarjen e shënuar.

E në fund, pjesë simbolike dhe e veçantë e këtij organizimi ishte mbjellja e një fidani pranë ambienteve të KultPlis, në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur, një akt që synon të mbjellë kujtim e jetë në vend të dhimbjes së pafund.

Sipas të dhënave të dokumentuara, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999 dhe në muajt pas përfundimit të saj, janë vrarë 1.024 fëmijë, ndërsa 109 fëmijë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur./KultPlus.com

“Engjujt nuk jetojnë në tokë”, poezi dhe mbjellje fidani për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur 

By: Kult Plus
2 June 2025 at 09:32

Fotografia: Fatos Bytyqi

1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës do të kujtohen nëpërmjmet një takimi letrar, takim ku poetët do të lexojnë poezi me dedikim fëmijët që tashmë janë shndërruar në dritën e Kosovës. 

“Engjujt nuk jetojnë në tokë” është organizim-dedikim i gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, dhe në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë poetët: Ibrahim Kadriu, Sali Bashota e Lulzim Tafa, dhe me poezi për fëmijët engjuj do të prezantohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë. 

Ndërkohë, në kuadër të organizimit “Engjujt nuk jetojnë në tokë” do të mbillet edhe një fidan për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. 

Gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Kjo ngjarje do të mbahet sot, me 2 qershor, në ora 16:00 në KultPlus Caffe Gallery. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Arsimit në Kosovë./ KultPlus.com 

“Engjujt nuk jetojnë në tokë”, poezi dhe mbjellje fidani për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur 

By: KultPlus
30 May 2025 at 13:53

Fotografia: Fatos Bytyqi

1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës do të kujtohen nëpërmjmet një takimi letrar, takim ku poetët do të lexojnë poezi me dedikim fëmijët që tashmë janë shndërruar në dritën e Kosovës. 

“Engjujt nuk jetojnë në tokë” është organizim-dedikim i gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, dhe në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë poetët: Ibrahim Kadriu, Sali Bashota e Lulzim Tafa, dhe me poezi për fëmijët engjuj do të prezantohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë. 

Ndërkohë, në kuadër të organizimit “Engjut nuk jetojnë në tokë” do të mbillet edhe një fidan për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. 

Gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Kjo ngjarje do të mbahet me 2 qershor, në ora 16:00 në KultPlus Caffe Gallery. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Arsimit në Kosovë./ KultPlus.com 

New York po zhytet nën peshën e vet: Qyteti fundoset me 2 mm çdo vit

By: gaze tare
30 May 2025 at 12:38

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore Earth’s Future ka zbuluar se ndërtesat gjigante të New York-ut, me një peshë totale prej rreth 760 milionë tonësh, po ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi tokën ku qëndron qyteti – duke e zhytur atë ngadalë, deri në 2 milimetra në vit.

Sipas studiuesit kryesor Tom Parsons nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), disa zona me tokë më të butë si Lower Manhattan, Brooklyn dhe Queens po bien edhe më shpejt.

Në pamje të parë kjo mund të duket e papërfillshme – vetëm 2 cm për dekadë – por në një qytet që përballet tashmë me rritjen e nivelit të detit dhe përmbytje të shpeshta, çdo milimetër ka rëndësi.

Ekspertët thonë se procesi është i ngadaltë dhe i parashikueshëm, duke u dhënë inxhinierëve kohë për të ndërmarrë masa mbrojtëse. Por nëse ky ritëm përshpejtohet për shkak të ndryshimeve klimatike, rreziku për qytetin mund të bëhet real në dekadat që vijnë.

The post New York po zhytet nën peshën e vet: Qyteti fundoset me 2 mm çdo vit appeared first on iconstyle.al.

Temperatura globale në rritje, nxehtësia në Tokë drejt një tjetër rekordi

By: Besnik
28 May 2025 at 19:51

Planeti Tokë pritet të thyejë një tjetër rekord vjetor të temperaturës më të lartë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Paralajmërimi vjen nga një parashikim pesëvjeçar i publikuar të mërkurën nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas këtij raporti, janë kryer rreth 200 simulime kompjuterike nga 10 qendra shkencore ndërkombëtare, të cilat tregojnë se temperaturat mesatare globale pritet të rriten me 1.5 deri në 2 gradë Celsius në periudhën 2025–2030.

Dhjetë vite më parë, të njëjtat ekipe shkencore kishin parashikuar se temperaturat do ta kalonin pragun kritik prej 1.5°C rreth viteve 2020. Parashikimi i parë konkret u publikua vitin e kaluar.

Ekspertët shpjegojnë se një rritje mbi 1.5°C e temperaturës globale mesatare përkthehet në më shumë mot ekstrem, përfshirë uragane më të fuqishme, reshje intensive dhe thatësira të zgjatura.

Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 kishte si synim frenimin e kësaj rritjeje nga vendet me industri të zhvilluar, por pas një dekade, objektivat e saj mbeten të paarritura dhe shumë ekspertë e konsiderojnë atë tashmë si të dështuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Temperatura globale në rritje, nxehtësia në Tokë drejt një tjetër rekordi appeared first on Euronews Albania.

Kontakt nga jashtëtokësorët? Shkencëtarët parashikojnë përgjigje deri në vitin 2029!⁠

By: gaze tare
27 May 2025 at 08:52

Një analizë e re nga astronomët e UC Berkeley dhe UCLA parashikon se njerëzimi mund të marrë një përgjigje nga hapësira që në vitin 2029.⁠

Në vitin 2002, NASA dërgoi një sinjal drejt sondës Pioneer 10. Duke përdorur të dhënat e teleskopit hapësinor Gaia, studiuesit kanë zbuluar se ky sinjal ka mbërritur pranë një ylli xhuxh të bardhë. Nëse ndonjë civilizim inteligjent atje vendos të përgjigjet, sinjali i tyre mund të arrijë në Tokë për 6 vite.⁠

Edhe sinjalet e dërguara drejt sondave si Voyager 2 mund të kthejnë përgjigje nga yje të tjerë deri në 24 vite dritë larg — ndoshta në fillim të viteve 2030.⁠

Pra, kërkimi për jetë jashtëtokësore ka tani një afat më të qartë… dhe vendndodhje konkrete për të vëzhguar.

The post Kontakt nga jashtëtokësorët? Shkencëtarët parashikojnë përgjigje deri në vitin 2029!⁠ appeared first on iconstyle.al.

Nuk jemi 28 748 kilometra katrorë, kush e mori Shqipërinë?!

By: Ela
20 May 2025 at 14:28

Shqipëria nuk është më 28 748 kilometra katrorë. Tokën e ka marrë deti, ndërsa qindra mijëra hektarë terren bujqësor, kullota, livadhe dhe brigje lumenjsh, u zhdukën si pasojë e erozionit (gërryerjes së tokës). Më shumë se natyra, fenomeni njeri ndikoi në rrëshqitjen masive, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kuqe të rrezikut, rreth 11 herë më të lartë […]

The post Nuk jemi 28 748 kilometra katrorë, kush e mori Shqipërinë?! appeared first on BoldNews.al.

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

14 May 2025 at 13:24

Një ditë, jeta në Tokë do të vdesë dhe bashkë me të, edhe njerëzimi. Por kur dhe si do të ndodhë kjo? Një ekip ekspertësh kërkojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje me ndihmën e një superkompjuteri duke zhvilluar 400.000 herë të ardhmen e planetit tonë, shkruan Metro. Shkencëtarët e Toho University  përdoren modelet planetare të NASA për […]

The post Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë appeared first on BoldNews.al.

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

10 May 2025 at 19:26

Një anije kozmike sovjetike e epokës së Luftës së Ftohtë, e nisur më 1972 me qëllim eksplorimin e planetit Venus, ra në Tokë në mënyrë të pakontrolluar të shtunën, pas më shumë se gjysmë shekulli në orbitë. Agjencia e Mbikëqyrjes dhe Gjurmimit Hapësinor të Bashkimit Europian konfirmoi ri-hyrjen e saj në atmosferë, bazuar në analizat […]

The post Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë appeared first on BoldNews.al.

Një pjesë e Tokës që rrallë e vëmë re, por që mban një botë të tërë misterioze

By: gaze tare
8 May 2025 at 10:37

Kjo është ana e Tokës që rrallë na është dhënë mundësia ta shohim – Oqeani i Paqësorit në gjithë madhështinë e tij.


Nga ky këndvështrim i jashtëzakonshëm, Oqeani i Paqësorit mbulon një të tretën e sipërfaqes së Tokës, duke shtrirë 165 milionë kilometra katrorë. Ai është më i madh se të gjithë kontinentet së bashku. Në thellësitë e tij ndodhet “Challenger Deep”, pika më e thellë e njohur në Tokë, që arrin gati 10,935 metra. Ndërkaq, mbi sipërfaqen e tij numërohen mbi 25,000 ishuj – më shumë se në çdo oqean tjetër.

Një udhëtim drejt Pikës Nemo, 2,688 kilometra larg çdo toke, të çon në një vend ku njerëzit më të afërt nuk janë në asnjë ishull, por astronautët në orbitë. Kaq i izoluar është ky cep i planetit.

The post Një pjesë e Tokës që rrallë e vëmë re, por që mban një botë të tërë misterioze appeared first on iconstyle.al.

Fotografia që shkaktoi kaos: Tregon distancën reale midis Tokës dhe Hënës

By: gaze tare
7 May 2025 at 23:17

Një foto që kap shkallën e vërtetë të distancës midis Tokës dhe Hënës i ka çmendur njerëzit.

Një postim viral në Reddit na ka kujtuar edhe një herë se sa të vogla dhe në fund të fundit të parëndësishme janë jetët tona. Dhe nëse jeni të prirur ndaj ekzistencializmit, mund të dëshironi të merrni frymë thellë para se të shikoni më poshtë.

Çfarë është OSIRIS-REx dhe pse e bëri këtë foto?

Një foto e veçantë e bërë nga anija kozmike OSIRIS-REx e NASA-s e vendos vërtet në perspektivë. Më 8 shtator 2016, agjencia hapësinore amerikane nisi anijen kozmike nga Stacioni Hapësinor Cape Canaveral në Florida. Dhe pak më shumë se një vit më vonë, më 25 shtator 2017, ai bëri një foto të çuditshme që i ka lënë njerëzit të habitur.

NavCam 1 i anijes kozmike, një nga tre kamerat në sistemin “Touch-and-Go”, e bëri foton 804,000 milje (1,297,000 km) larg Tokës dhe 735,000 milje (1,185,000 km) nga Hëna.

OSIRIS-REx e bëri këtë imazh jo vetëm për të na bërë përshtypje, por edhe për të testuar kamerat dhe sistemet e saj të navigimit në rrugën e saj drejt asteroidit Bennu. Po, kjo anije kozmike kishte plane më të mëdha, si mbledhja e një mostre nga një asteroid dhe dërgimi i saj përsëri në Tokë, gjë që e bëri me sukses në vitin 2023.

Një përdorues i mediave sociale e ripostoi foton në komunitetin SpacePorn me 4 milionë anëtarë të Reddit, duke marrë 8,000 vota pozitive dhe qindra komente. “Distanca aktuale Tokë-Hënë e parë nga anija kozmike OSIRIS-REx “, shkroi ai.

The post Fotografia që shkaktoi kaos: Tregon distancën reale midis Tokës dhe Hënës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌